28/05/2004 http://www.korrieri.com/



PS-PD, konsensus per ligjin e pronave

Pasditen e djeshme, dy partite kryesore kane arritur konsensusin e kerkuar
per miratimin e projekt-ligjit per pronat duke hedhur poshte nenin per
"tatimin e jashtezakonshem". Ky ishte kushti kryesor qe i kishte vene PD,
mazhorances per ta miratuar perfundimisht kete projekt-ligj. Mediu: "Ligji
eshte antiparimor"

Renato KALEMI

Kuvendi i Shqiperise i ka hapur dje rrugen, miratimit te projekt-ligjit "Per
kthimin dhe kompensimin e pronave" te paraqitur nga Partia Socialiste dhe te
mbeshtetur edhe nga Organizata per Sigurim dhe Bashkepunim ne Evrope (OSBE).
Ne seancen e djeshme parlamentare, deputetet socialiste dhe ata demokrate
arriten konsensusin e kerkuar dhe hodhen poshte nenin per "tatimin e
jashtezakonshem", i cilesuar si "klecka" nga e cila varej vota "pro" e PD-se
per te miratuar kete projekt-ligj. Ne kete menyre, pasi socialistet jane
bindur per ta rrezuar kete nen, duket se gjithcka eshte e zgjidhur mes te dy
kraheve te kundert politike te vendit ne lidhje me kete ceshtje, mjaft te
debatuar gjate koheve te fundit. Tashme, per here te pare edhe ish-pronaret
shqiptare do te kene nje ligj te mirefillte qe do te tentoje te zgjidhe
kthimin dhe kompensimin e pronave te tyre, nje kusht ky, i vene edhe nga
strukturat evropiane per integrimin e Shqiperise ne to. Nderkaq, ata qe
kerkonin rrezimin e variantit te projekt-ligjit te paraqitur prej OSBE-se
dhe PS-se, ishin kryesisht deputetet e partive te vogla tradicionale
opozitare si, Partia Republikane, Levizja e Legalitetit apo edhe Balli
Kombetar, te cilat kesaj rradhe kane qene kunder qendrimit te partise me te
madhe te opozites (PD) per kete ceshtje. Keshtu, pas kalimit ne parim te
ketij projekt-ligji ne Kuvend, me konsensus mes PS-se dhe PD-se, eshte
realizuar edhe kerkesa e Presidentit te Republikes, Alfred Moisiu i cili
deklaroi dy dite me pare se "pres qe ai (projekt-ligji) te miratohet mbi
bazen e nje konsensusi sa me te gjere te mundshem, duke kaluar permes nje
procesi transparent e gjitheperfshires, si dhe duke i'u permbajtur kerkesave
te Kushtetutes". Presidenti Moisiu e vleresoi kete ligj si me te
rendesishmin per Shqiperine.

Nderkohe, nga diskutimet e deputeteve, te cilat u zhvilluan gjate paradites
dhe oreve te drekes, doli qarte se ky projekt-ligj do te miratohej me
konsensus vetem ne rast se mazhoranca do te pranonte amendamenetet e
propozuara nga PD-ja. Kryetari i PR-se, Fatmir Mediu deklaroi se ky
projekt-ligj eshte antiparimor dhe tenton te shkaterroje cdo shprese te
pronareve legjitime "duke i hapur rruge korrupsionit dhe vrasjeve". Sipas
tij, ky ligj eshte ne kundershtim te hapur me nenet 41 dhe 181 te
Kushtetutes se Shqiperise dhe konventave nderkombetare te te drejtave te
njeriut. Por, nga ana tjeter, krejt te kunderta kane qene fjalet e
zevendes-kryeministrit, Namik Dokle, i cili e cilesoi projekt-ligjin si me
te mirin e mundshem. Ndersa, nga fjalet e Kreut te PD-se, Sali Berisha doli
qarte se se nese nuk hiqej neni per "tatimin e jashtezakonshem" dhe nuk
merreshin parasysh amendamentet e PD-se, atehere varianti i projekt-ligjit
per pronat, i paraqitur nga PS dhe OSBE, nuk do te kishte voten e saj.

Neni per "tatimet e jashtezakonshme", i miratuar nga Kryesia e Keshillit
Antifashist Nacional Clirimtar me date 13 janar 1945, perjashtonte mundesine
e kthimit dhe kompensimit te pronave te konfiskuara nga shteti.

Miratohet ne parim projekt-ligji

Kuvendi i Shqiperise miratoi dje ne parim projekt-ligjin "per kthimin dhe
kompensimin e pronave" me 93 vota pro, 12 kunder dhe vetem 2 abstenime.
Megjithate, gjithcka eshte shtyre per ne seancen e ardhshme parlamentare, qe
do te zhvillohet te henen, ku do te votohet perfundimisht projekt-ligji per
pronat. Ky vendim erdhi nga Kryetari i Kuvendit, Servet Pellumbi pas me
shume se tete ore debatesh dhe diskutimesh, te ndara ne dy seanca. Seanca e
djeshme u nderpre ne kohen kur po diskutoheshin nje per nje, 28 nenet e
projekt-ligjit ne fjale dhe pikerisht neni 10 i tij. Nderkaq, nente nenet e
para u miratuan duke i bere edhe ndryshimet perkatese te propozuara nga
opozita, pozita dhe Komisionet Parlamentare te Ekonomise dhe Ligjeve.

Fatmir Mediu, Kryetar i PR-se:

"Pas tij, ky ligj fsheh legjitimimin e korrupsionit. Ai eshte ne kundershtim
te plote me nenet 41 dhe 181 te Kushtetutes se Shqiperise si dhe me
konventat nderkombetare te te drejtave te njeriut. Ky projekt-ligj nuk ka
asnje siguri per t'u zbatuar dhe kufizon plotesisht te drejten e ankimimit
nga pronaret. Ai do ta lere Shqiperine jashte Bashkimit Evropian. I kerkoj
Partise Demokratike qe ta votoje kunder kete projekt-ligj dhe Presidentit te
Republikes qe ta hedhe poshte ne rast se ai miratohet".

Sali Berisha, Kryetar i PD-se:

"Ky ligj eshte ligji me I rendesishem qe ka miratuar ndonjehere
legjislatura. Ai ligj eshte i barabarte me cdo nen te kushtetutes se
Shqiperise. Zgjidhja ideale do te ishte sikur te abrogohej ligji 7501 dhe
dekreti per pronesimin e 160 mije fermereve nga pronat shteterore, por jam
kunder ketyre te dyjave. Ne qofte se ju (shumica) doni qe te perligjni
shkaterrimin e sistemit kapitalist ne Shqiperi, atehere kjo eshte
hipokrizi".

Namik Dokle, zevendes-kryeminister:

"Projekt-ligji eshte I plote dhe ai realizon thenien e vjeter te popullit
"Shkon haku, tek I zoti". Ai ka ecur ne parimet e legjislacionit civil dhe
te se drejtes civile. Kerkohet vetem vullnet politik per te pranuar te
verteten nga te gjithe ne".

Ylli Bufi, Kryetar i Komisionit te Ekonomise:

"Zgjidhja qe ofron ky projekt-ligj vleresojme se eshte perfundimtare, eshte
kushtetuese dhe plotesisht e zbatueshme e ne perputhje me konventat
evropiane. Ne jemi per minimizimin e kompensimit financiar, pasi do te ishte
nje barre teper e rende per taksa paguesit shqiptare".


----------------------------------------------------------------------------

http://www.shekulli.com.al/
Me mirėkuptimin e dy grupeve parlamentare kryesore, u miratua heqja e
Tatimit tė Jashtėzakonshėm

PD-PS, konsensus pėr pronat

Parlamenti miraton 8 nenet e para tė ligjit pėr kthim dhe kompensim

TIRANE - Parlamenti gjen konsensusin pėr heqjen nga ligji "Pėr kthimin dhe
kompensimin e pronave ish -pronarėve" tė kufizimit pėr moskthimin e pronave
mbi tė cilat ka vepruar ligji "Pėr tatimin e jashtėzakonshėm". Me
mirėkuptimin e dy grupeve parlamentare kryesore, u miratua nga Kuvendi
mospėrfshirja e kėtij kufizimi nė ligjin pėrfundimtar, gjatė votimit nen pėr
nen tė draftit. Kjo ēėshtje ishte kushti kryesor qė grupi parlamentar i
PD-sė kishte vendosur pėr tė mbėshtetur votimin nė tėrėsi tė draftit nė
fjalė. I vetmi qė shprehu rezerva pėr heqjen e kėsaj pike nga ligji i ri pėr
pronat, ishte kryetari i komisionit tė Ligjeve Spartak Braho, duke pohuar se
ishte detyrim ligjor dhe kushtetues qė Tatimi i Jashtėzakonshėm tė ngelej nė
ligj, pasi ligji do tė ishte i mangėt. Por nga ana tjetėr kreu i PSD-sė
Skėnder Gjinushi, tha se heqja e kėsaj pike nuk e cėnonte ligjin dhe nuk
pėrjashtonte detyrimet qė rridhnin prej saj. Sipas tij, kjo nuk do tė thotė
qė kategoria e prekur nga ky ligj, pas kėsaj do tė marrė pronat, por nė ēdo
rast do tė ketė punė me Gjykatėn Kushtetuese. Nė seancėn e gjatė tė
zhvilluar dje pėr shqyrtimin e kėtij projektligji, u miratuan vetėm 8 nenet
e para, duke iu bashkangjitur neneve bazė disa amendime tė rėndėsishme tė
hartuara nga komisioni parlamentar i Ligjeve dhe ai i Ekonomisė. Nė parim
projektligji u mbėshtet nga 93 deputetė, ndėrsa 12 votuan kundėr dhe 2
abstenuan. Votat kundėr ishin pėrkatėsisht tė tre grupeve parlamentare tė
opozitės PR, PLL dhe PBK, procesi i votimit nė disa raste u shoqėrua me
konfuzion, pasi pėr tė njėjtin nen ishin disa amendime.
Ndėrkohė ndryshimet kryesore iu bashkėngjitėn projektligjit nė nenin 8, pėr
trojet. Pėrfaqėsuesit e opozitės kundėrshtuan amendamentin e hartuar nga
komisioni i Ekonomisė, pėrkatėsisht pika 4, sipas tė cilit, pėr tokat e
dhėna me koncesione ose me qira tė gjatė sipas ligjit, qiratė i pėrfiton
shteti deri nė pėrfundim tė kontratės, duke kėrkuar qė paratė e qirasė t'i
pėrfitonte pronari i tokės. Pėr shkak tė debateve tė shumta, kjo pikė do tė
ridiskutohet pasi tė pėrfundojė edhe njė herė nė seancėn e sė hėnės kur do
tė vazhdojė miratimi i neneve tė tjera. Ndryshime u bėnė edhe nė nenin 6 ku
u pėrcaktuan, se u njihet e drejta e pronės subjekteve tė shpronėsuar,
pronat e tė cilėve janė pėrmbytur nga ndėrtimi i hidrocentraleve, nė ato
raste kur nuk kanė pėrfituar nga ndonjė ligj tjetėr. Po kėshtu nė kėtė nen u
pėrfshi si pikė mė vete, amendamenti i grupit tė PS-sė pėr tė kompensuar
tokėn bujqėsore deri nė 100 ha. Nė nenin 8 u pėrcaktua moslejimi i
tjetėrsimit tė tokave, deri nė pėrfundim tė procesit tė kthimit dhe
kompensimit. Ndėrsa pėr nenin 9, pėr banesat, u debatua gjatė lidhur me
faktin nėse duhet ta paguajė shteti pas dy vjetėsh qiranė, ashtu siē ėshtė
pėrcaktuar nė draft, pikė kjo qė e mbėshteti edhe opozita. Disa deputetė
kėrkuan qė tė pėrcaktohet nė ligj afati se kur duhet tė lirohen nga
qiraxhinjtė banesat e ish -pronarėve. Berisha nga ana tjetėr propozoi qė nė
kėtė nen tė shtohet si pikė me vete klauzola, kur banorėt e ndėrtesave tė
ngritura nga shteti janė ish -pronarė, ata pėrfitojnė truallin e banesės si
kompensim. Por pėr shkak tė konfuzionit asnjė nga ēėshtjet e pėrmbledhura
dhe amendamentet e kėtij drafti nuk u miratuan.
Debatet dhe qėndrimet
Maxhoranca dhe opozita nuk u tėrhoqėn nga qėndrimet e mbajtura publikisht
lidhur me projektligjin "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave
ish -pronarėve". Diskutimi nė parim i draftit tė shqyrtuar nė komisionet
parlamentare, u ndal kryesisht tek ēėshtjet kryesore pėr tė cilat dy partitė
kryesore parlamentare, nuk kanė gjetur konsensusin para se projektligji tė
kalonte pėr miratim nė seancė plenare. Ndėrkaq opozita u shfaq edhe nė kėtė
seancė e pėrēarė, duke dalė me dy qėndrime tė ndryshme, pro dhe kundėr
projektligjit. Grupi parlamentar i PD-sė ripėrsėriti kushtet pėr tė votuar
projektligjin e "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave" duke e vėnė theksin
tek heqja e kufizimit qė nuk lejonte tė pėrfitonin ish -pronarėt e prekur
nga ligji i 1945-ės "Pėr tatimin e jashtėzakonshėm". Ndėrsa PR, PBK, u
shprehėn kundėr miratimit tė draftit duke e cilėsuar atė si goditjen
pėrfundimtare qė u bėhej pronarėve legjitimė dhe si ligjin qė u vinte kapak
tė gjitha veprimeve abuzive me tokat tė realizuara gjatė 13 viteve tė
fundit. PD kėrkoi qė kryetari i Komitetit Shtetėror tė Kthimit dhe
Kompensimit tė Pronave, duhet tė caktohej me emėrimin e presidentit Moisiu
dhe jo nga qeveria.
Ajo qė u duk qartė gjatė diskutimeve tė djeshme nė Parlament, ishte
vendosmėria e dy partive kryesore pėr tė mos abroguar ligjin 7501 "Pėr
ndarjen e tokės bujqėsore". Kreu demokrat Sali Berisha tha se ishte kundėr
abrogimit tė kėtij ligji, edhe pse kjo mund tė ishte zgjidhja ideale e
problemeve tė ndėrlikuara me pronat, sepse do tė kishte efekte tė rėnda.
Sipas tij lėvizjet e mėdha demokrafike nė vend, tė diktuara nga bllokimi qė
i bėri lėvizjes sė lirė regjimi komunist, bėnė tė pamundur qė nė Shqipėri tė
realizohej njė ndarje tjetėr. "Kompensimi fizik pėr ish -pronarėt duhet tė
realizohet nė zonat e lira qė janė nė bregdet, sepse aty ka mundėsi reale
pėr ta bėrė kėtė gjė", -tha Berisha. Ndėrkaq deputeti Ridvan Bode kritikoi
ligjin pėr faktin se ai ishte i pashoqėruar nga njė faturė financiare, pėr
tė realizuar kompensimin nė lekė pėr ish -pronarėt qė nuk mund tė
kompensoheshin nė natyrė. Nga ana tjetėr ministri i Financave Arben Malaj
tha dje se realizimi i kompensimit, duke iu referuar ēmimeve tė tregut dhe
kėrkesave tė disa deputetėve, ishte i pamundur. Ai shtoi se afati i mbylljes
sė kėtij procesi mund tė vazhdonte deri nė 20 vjet. Malaj vėrejti, se asnjė
nga detyrimet e papaguara nga aktivitete tė tjera pėr ndonjė ish -pronar,
nuk do tė faleshin pėr efekt tė kompensimit. Ndėrsa zv/kryeministri Dokle
tha se ligji nuk njihte kufizime pėr pronėn. Ai shtoi se kompensimi 100 pėr
qind i pronarėve tė mėdhenj ishte i pamundur sepse, vetėm 20 prej tyre
zotėronin 35 mijė ha tokė, qė do tė thoshte me vlerėn e tregut disa milionė
dollarė.
-------------------------
Deputetėt janė treguar pasivė dje gjatė senacės sė miratimit tė ligjit

Ligji i pronave, Parlamenti bosh

A.Rama

TIRANE - Parlamentarėt shqiptarė tregohen pasivė gjatė shqyrtimit dhe
miratimit tė disa neneve tė projektligjit "Pėr kthimin dhe kompensimin e
pronave". Sikur tė mos mjaftonte paraqitja me vonesė nė tė dyja pjesėt e
seancės sė djeshme, thuajse gjatė gjithė kohės salla e Kuvendit ka qenė e
boshatisur. Madje indiferenca mė e madhe ėshtė shfaqur nga deputetėt e
maxhorancės, tė cilėt gjatė paradites mungonin, pėrfshirė kėtu edhe pjesėn
mė tė madhe tė kabinetit qeveritar. Kryeministri Nano nuk u pa dje as pėr
njė moment nė Parlament, ndėrsa kundėrshtari i tij Sali Berisha ka marrė
pjesė aktivisht gjatė diskutimeve dhe debateve pėr nene tė caktuara.
Mungesėn e socialistėve nė Parlament e vuri nė dukje lideri opozitar
Berisha, i cili i kėrkoi kryetarit tė seancės qė pėr diskutimin e njė ligji
tė tillė, Parlamenti tė tregonte seriozitetin maksimal, duke kėrkuar qė
ministrat e qeverisė dhe maxhoranca tė vinin nė Parlament, ndryshe edhe
pėrfaqėsuesit e opozitės do tė largoheshin pėr t'u marrė me punėt e tyre.
Ajo qė vlen tė veēohet ėshtė fakti se pjesa mė e madhe e deputetėve ishin
pasivė si gjatė diskutimit nė parim, ashtu edhe gjatė procesit tė votimit
duke ngritur kartonin jeshil nė mėnyrė automate. Kjo vinte si pasojė e
mosnjohjes sė ligjit nga ana e tyre, gjė qė e pohoi deputeti Dritan Prifti,
i cili tha se nuk do tė merrte pjesė nė procesin e votimit. Sipas tij ai nuk
e njihte draftin, pasi jo tė gjitha komisionet parlamentare e kishin marrė
atė si dokument. Kundėr mėnyrės se si po procedohej gjatė votimit u shpreh
edhe socialisti Zyhdi Pepa, duke shtuar se edhe ai nuk do tė merrte pjesė nė
votim.

Nenet e miratuara

Neni 1/Ky ligji ka pėr objekt
rregullimin e drejtė, sipas kritereve tė nenit 41 tė Kushtetutės, tė
ēėshtjeve tė sė drejtės sė pronėsisė qė kanė lindur nga shpronėsimet,
shtetėzimet apo konfiskimet
kthimin dhe aty ku sipas kėtij ligji, kthimi ėshtė i pamundur, kompensimin e
saj
procedurat pėr realizimin e kthimit dhe kompensimit tė pronave si dhe
organet administrative tė ngarkuara pėr realizimin e tyre
Neni 2/ E drejta e pronėsisė
Ēdo subjekt i shpronėsuar ka tė drejtė tė kėrkojė nė pėrputhje me kėtė ligj,
njohjen e tė drejtės sė pronėsisė nė rast se i ėshtė hequr sipas akteve
nėnligjore, vendimeve penale tė gjykatave ose tė marrė nė ēdo mėnyrė tjetėr
tė padrejtė nga shteti nga data 29.111944 si dhe kthimin ose kompensimin e
pronės sė kėrkuar.
Neni 3/ pėrkufizime
a) "Kompensim", nėnkupton shpėrblimin e drejtė, sipas vlerės sė tregut nė
momentin e njohjes sė shpėrblimit tė kryer sipas nenit 11 tė kėtij ligji
b) "Pronė", nėnkupton njė send tė paluajtshėm sipas pėrcaktimit nė Kodin
Civil
c)" Subjekt i shpronėsuar", nėnkupton personat juridikė ose fizikė apo
trashėgimtarėt e tyre, prona e tė cilėve, ėshtė shtetėzuar, shpronėsuar apo
konfiskuar, sipas akteve ligjore e nėnligjore nė fuqi apo sipas vendimeve
gjyqėsore penale
d) Tjetėrsim, nėnkupton kalimin e pronėsisė nga njė person fizik ose juridik
tek njė tjetėr sipas Kodit Civil
e) Truall, nėnkupton tokėn qė ndodhet brenda vijave kufizuese tė qendrave tė
banuara nė ēastin e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji
Neni4/Pėrjashtimet nga ky ligj
Dispozitat e kėtij ligji nuk zbatohen pėr
a) pronat e pėrfituara si rezultat i zbatimit tė ligjit 108 datė 29.08.145
"Pėr reformėn agrare" me ndryshimet e mėvonshme
b)shpronėsimet kundrejt njė shpėrblimi tė drejtė dhe qė pėrdoren pėr
interesa publike
c)pronat qė i janė dhuruar shtetit, veprim pėr tė cilin ka dokumente zyrtare
Neni 5/prona e luajtshme
Njohja, kthimi dhe kompensimi i pronave tė luajtshme rregullohet me ligj tė
veēantė
Neni 6
1)Subjekteve tė shpronėsuara u njihet e derjta e pronėsisė dhe u kthehen pa
kufizim pronat e paluajtshme, me pėrjashtim tė, tokės bujqėsore e cila
kthehet ose kompensohet deri nė 100 ha
2)subjekteve tė shpronėsuara, pronat e tė cilėve janė pėrmbytur nga
hidorcentralet, trajtohej sipas kėtij ligji
3)subjektet e shpronėsuar pėrftitojnė kompensimin, pėr tė gjitha ato raste
kur nuk kanė pėrfituar nga ligje tė tjera
Neni 7
Nuk kthehen pronat e paluajtshme qė shėrbejnė pėr interesa publikė dhe qė
a)shėrbejnė pėr realizimin e detyrimeve tė shtetit shqiptar qė rrjedhin nga
traktatet dhe konventat nė tė cilat shteti ynė ėshtė palė
b)kanė investime ose pėrdoren pėr realizimin e projekteve me shtrirje
territoriale ose vendore nė fushėn e transporteve tė ēdo lloji, tė
energjitikės, e telekomunikacioneve si dhe investime tė tjera tė pėrcaktuara
sipas ligjit "Pėr shpronėsime publike"
c)shėrbejnė pėr ruajtjen e mjedisit, kulturės, arsimit publik ose edukimit
parashkollor
d) shėrbejnė nė fushėn e mbrojtjes kombėtare
e) janė pasuri e veēantė kulturore ose historike e pėrcaktuar nė ligjet nė
fuqi
f)janė tė zėna sipas akteve ligjore paraqitur nė shtojcėn 1 tė kėtij ligji,
pėrveē rasteve kur sipas kėtyre ligjeve shteti ėshtė pronar dhe prona e
paluajtshme nuk i shėrben njė interesi publik
g) Nė rast se pronat e paluajtshme kur kėrkohen tė tjetėrsohen nga shteti,
ato u kthehen ish -pronarėve
Neni 8/ trualli
1.Nė rastin kur trualli u ėshtė tjetėrsuar personave tė tretė dhe mbi tė nuk
janė ngritur ndėrtesa tė pėrhershme dhe tė ligjshme, ai u kthehet subjekteve
tė shpronėsuara, ndėrsa shteti u kthen tė tretėve vlerėn sipas ēmimit tė
blerjes tė shumėzuar me indeksin e rritjes sė ēmimeve.
2.Kur mbi truallin e subjektit tė shpronėsuar, shteti a persona tė tretė,
kanė kryer ndėrtime ose investime "tė rėndėsishme", nė pėrputhje me
legjislacionin nė fuqi, ato llogariten sipas vlerės sė tregut nė ēastin kur
i njihet e drejta e pronėsisė subjektit tė shpronėsuar dhe veprohet :
a) Kur vlera e investimeve pėrbėn deri nė 100% -150% tė vlerės sė truallit,
prona i kthehet subjekteve tė shpronėsuara, pasi ato tė kenė paguar
kundėrvlerėn e investimeve tė kryera
b)kur vlera e investimeve pėrbėn mė shumė se 100 % -150 % tė vlerės sė
truallit, shteti ose personat e tretė ruajnė pronėsinė dhe subjekte
kompensohen sipas kėtij ligji.
3)Nė rastet e ndėrtimeve mbi truall tė bėra para datės 10.8.1991, pėr tė
cilat nuk ėshtė regjistruar pronėsia e truallit, personi qė ka nė pronėsi
ndėrtesėn detyrohet tė paguajė vlerėn e truallit sipas vlerės fillestare tė
trualli, sipas nenit 10 tė ligjit 7652 "Pėr privatizimin e banesave
shtetėrore", tė shumėzuar me indeksin e rritjes sė ēmimeve
4) Nė rastet e ndėrtimeve tė ligjshme tė bėra nė truallin e dhėnė nga shteti
me qira ose koncesion, pronari i ndėrtesės paguan vlerėn e truallit mbi tė
cilin ėshtė bėrė ndėrtesa sipas ēmimeve tė tregut
4) Nė raset e ndėrtimeve tė ligjshme tė bėra nė truallin e dhėnė nga shteti
me qira ose koncesion, subjektit tė shpronėsuar i rinjihet pronėsia dhe i
kalojnė tė gjitha tė drejtat pronėsore qė deri me hyrjen nė fuqi tė kėtij
ligji i gėzon shteti, me kusht qė ai tė respektojė kontratėn e nėnshkruar.
Nė pėrputhje me Kodin Civil, pas pėrfundimit tė kontratės, subjekti i
shpronėsuar vendos vetė pėr marrėdhėniet e mėtejshme me tė tretėt. Subjektet
e shpronėsuara kanė tė drejtė tė heqin dorė nga prona e tyre kundrejt
kompensimit, sipas nenit 11 tė kėtij ligji. (Do tė diskutohet sėrish)
Neni 8/1 pronat nė zonat turistike
1) Subjekteve tė shpronėsuara nė zonat e stimuluara pėr zhvillimin e
turizmit, u rinjihet, kthehet dhe kompensohet prona sipas dispozitave tė
kėtij ligji
2) Pėr tokat nė zonat e stimuluara pėr zhvillimin e turizmit qė janė nė
pronėsi tė shtetit, organet kompetente tė administratės publike, ndalohet tė
lidhin kontrata posedimi a pronėsie me tė tretė deri nė pėrfundimin e
procesit tė kthimit dhe kompensimit tė pronave.

---------------------------------
http://www.balkanweb.com/
Partia e Ballit Kombėtar kundėrshton projektligjin pėr 'kthimin e kompesimin
e pronave'

Lajmi i ores 9:10 PM


TIRANE (28 Maj) - Kryetari i Partisė sė Ballit Kombėtar (PBK), Adriatik
Alimadhi, kundėrshtoi tė Premten miratimin nė parim nga Kuvendi, tė
projektligjit 'pėr kthimin dhe kompesimin e pronave'. Gjatė njė konference
pėr shtyp, Alimadhi i kėrkoi Presidentit Alfred Moisiu, qė tė mos e
dekretojė projektligjin qė sipas tij 'bie ndesh nė mėnyrė flagrante me
kushtetutėn'. Duke iu referuar konsensusit tė arritur sė fundi mes Partisė
Socialiste dhe Partisė Demokratike pėr miratimin e projektligjit pėr pronat,
Alimadhi e cilėsoi kėtė njė "marrėveshje tė fshehtė mes dy palėve". Gjatė
diskutimit tė djeshėm, nė Kuvend tė kėtij projektligji, deputetėt e PBK-sė
nuk e votuan nė parim kėtė draft tė rėndėsishėm bm/bm(BalkanWeb)


   PS e PD bėjnė pakt pėr pronat, hiqet Tatimi i Jashtėzakonshėm

Lajmi i ores 8:50 AM

Parlamenti shqiptar


 TIRANE (28 Maj) - Pas njė muaj debatesh pėr futjen apo jo nė ligjin e
pronave tė "Tatimit tė Jashtėzakonshėm", kėrkesė kjo permanente e Partisė
Demokratike, PS-ja ėshtė dorėzuar. Dje PS ka pranuar heqjen e Tatimit tė
Jashtėzakonshėm, sepse ky ligj i pėrket pronave tė luajtshme. Pėr PD heqja e
"Tatimit tė Jashtėzakonshėm ka njė rėndėsi tė madhe morale nė krahasim me
atė materiale, duke qenė se ėshtė njė ligj qė i pėrket diktaturės komuniste.
Diskutimet nen pėr nen tė projektit u ndėrprenė dje rreth orės 21.00 kur
palėt nuk kanė rėnė dakord me amendamentet e nenit 9, i cili ka tė bėjė me
banesat, pronė e subjekteve tė shpronėsuara, por tė zėna nga qeramarrėsit.
Diskutimet do tė vazhdojnė ditėn e hėnė. Demokratė e socialistė dukeshin nė
njė unison tė paparė prej njė kohė shumė tė largėt, tek i dėgjoje tė
diskutonin mbi tė mirat qė do ti sjellė shoqėrisė ligji ri i pronave. Kreu i
demokratėve Berisha u shpreh se ky ėshtė i vetmi ligj, i cili do tė bėjė tė
mundur bllokimin e tjetėrsimit tė pronave nga pushtetarėt. Duke pranuar
mundėsitė qė ky ligj i lė abuzivizmit me pronat, Berisha u shpreh se ėshtė
mėse e mundur qė tė hartohet metoda transparente dhe kontrolluese pėr tė
gjitha veprimet qė duhet tė kryhen pėr zbatimin e kėtij ligji. Diskutimi i
kreut tė Republikanėve Fatmir Mediu pėr variantin e OSBE-sė tė ligjit tė
pronave ishte mjaft i egėr. Sipas tij ky ligj nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė
ligj antiparimor. "Ky ligj po tenton tė shkatėrrojė ēdo shpresė tė ish
pronarėve dhe i hap rrugė vrasjeve dhe korrupsionit", tha Mediu. Sipas tij
miratimi i kėtoj ligji do tė thotė shkelje e hapur e Konventave
Ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut. ro/ro (GazetaShqiptare/BalkanWeb)



---------------------------
http://www.panorama.com.al/  © 2003 Gazeta Panorama


Faqe 5 - Politikė 28Maj 2004

Ligji i pronave
debati
Mazhoranca u jep fund shpresave pėr heqjen e "Tatimit tė Jashtėzakonshėm" me
praninė e opozitės
PS-PD: Pronat e konfiskuara s'kthehen
Dokle e Berisha: Nuk mund tė ketė kthim e kompensim tė plotė


Nikolin Todolli

Pronat e konfiskuara nė vitin 1945 nuk do tė kthehen mė. Kuvendi e ka
miratuar kėtė ndryshim nė projektligjin "Pėr kthimin dhe kompensimin e
pronave", pasi e ka miratuar draftin nė parim me 93 vota pro, 12 kundėr dhe
2 abstenime.

Megjithėse miratimi ėshtė shtyrė pėr tė hėnėn paradite, Kuvendi ka vendosur
dje pėrfundimisht tė mos kthejė pronat e pėrfituara nga ligji i 1945-ės "Pėr
reformėn agrare", shpronėsimet kundrejt njė shpėrblimi tė drejtė dhe pėr
interesa publike, si dhe pronat e konfiskuara nė bazė tė tatimit tė
jashtėzakonshėm. Megjithėse gjatė gjithė debatit tė paradites, lideri
demokrat Berisha ka kėmbėngulur nė heqjen e tatimit tė jashtėzakonshėm, ai
nuk ka protestuar kur deputetėt e mazhorancės kanė votuar pro pėrjashtimit
tė kėsaj pike nga ligji i ri pėr pronat. Kėshtu, pavarėsisht nga debatet dhe
replikat, PD-ja e ka mbėshtetur numrin dy tė qeverisė, i cili ka pohuar
pėrfundimisht pamundėsinė e kthimit dhe kompensimit tė plotė tė pronave.
Dokle u ka bėrė thirrje gjithashtu brezave qė tė gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt
pėr tė kuptuar sistemin e ri tė kompensimit. "Prona mund tė kthehet vetėm nė
njė mėnyrė qė tė kanaqė pronarėt dhe palėt e tjera tė pėrfshira nė kėtė
proces", tha Dokle.

Aleatėt kundėr Berishės
Debati i djeshėm prej dhjetė orėsh nė Parlament tregoi qėndrimet e kundėrta
midis partive opozitare. Kryerepublikani Mediu, si dhe legalistėt dhe Partia
e Ballit kanė dalė kundėr demokratėve, duke deklaruar votėn kundėr draftit
tė Kuvendit dhe tė OSBE-sė. Opozitarėt "e vegjėl" kanė braktisur seancėn,
pasi kanė parė se PD-ja nuk ka dėgjuar apelin e tyre tė fundit pėr tė
shfuqizuar Ligjin 7501 tė vitit 1991 "Pėr kthimin e tokės".

PS: Duam kohė pėr propozimet tona
PS-ja ka kėrkuar kohė deri tė hėnėn pėr tė miratuar disa nga propozimet e
saj. Kryetari i Komisionit Parlamnetar tė Ekonomisė, Ylli Bufi, tha se duhen
kompensuar vetėm 100 ha tokė bujqėsore, ndėrkohė qė shteti duhet t'u kthejė
pronarėve tokat e shpronėsuara gjatė ndėrtimit tė hidrocentraleve, por qė
nuk janė pėrdorur pėr interes publik. Ndėrkohė, qė Kuvendi ka pranuar dje tė
shtojė nė ligj kthimin e pronave tė tjetėrsuara pėr interes jopublik.
Ndėrkohė qė Komisioni i Ekonomisė dhe ai i Ligjeve do tė diskutojė pėrsėri
lidhur me kthimin dhe kompensimin e pronave nė zonat turistike, si dhe pėr
problemin e familjeve qė rrinė me qira. Nė kėtė pikė, Berisha propozoi qė
shteti t'u japė qiraxhinjve kredi tė buta afatgjata.

Ndryshimet nė ligjin pėr pronat

Pėrjashtimet nga ligji

Pronat e pėrfituara nga ligji i 1945-ės "Pėr reformėn agrare"
Shpronėsimet kundrejt njė shpėrblimi tė drejtė dhe qė pėrdoren pėr interesa
publike
Pronat qė i janė dhuruar shtetit, pėr tė cilat ka dokumente zyrtare
Ligji nuk trajton pronat e shtetėzuara apo tė konfiskuara sipas ligjit tė
1945-sės "Pėr tatimin e jashtėzakonshėm"
Nuk kthehen pronat:

Qė shėrbejnė pėr interes publik, pėr ruajtjen e mjedisit, shėndetit,
kulturės, arsimit publik ose edukimit parashkollor
Qė shėrbejnė pėr mbrojtjen kombėtare
Qė janė pasuri e veēantė kulturore ose historike, e pėrcaktuar sipas
legjislacionit nė fuqi
Pronat e ndara sipas 7501-shit dhe ligjeve tė miratuara pas vitit 1991
Ndryshime tė tjera

Shteti nuk ka tė drejtė tė lėshojė mė toka me qira
Kur vlera e investimit pėrbėn deri nė 150% tė vlerės sė truallit, prona u
kthehet subjekteve tė shpronėsuara, pasi ato tė kenė paguar kundėrvlerėn e
investimeve tė kryera
Nė rastet e ndėrtimeve mbi truall tė bėra para viti 1991, pėr tė cilat nuk
ėshtė regjistruar pronėsia e truallit, ai qė ka bėrė nė pronėsi ndėrtesėn
detyrohet tė paguajė vlerėn e truallit me vlerėn e tregut


opinione

Arben Malaj
Trajtimi i kėtij projektligji duhet tė zhvillohet mbi baza tė njė analize
teknike. Asnjė forcė politike nuk mund tė kėrkojė miratimin e amendamenteve
nė njė ligj tė tillė pėr kredo politike. Duhet t'i mėshohet kėrkesės qė e
drejta pėr t'u kompensuar tė realizohet nėpėrmjet kompensimit fizik tė
pronės. Mendoj se, duhet tė synojmė qė tė arrijmė njė kompensim fizik
maksimal tė mundshėm tė pronės dhe kompensim financiar sa mė tė vogėl.

Namik Dokle
Kthimi dhe kompensimi i pronės nuk mund tė realizohet 100%. Projektligji i
ri, duke u bazuar tek e drejta civile dhe ajo ndėrkombėtare, ndėrton raporte
besimi midis shtetit dhe pronarėve. Duhet vullnet pėr tė pranuar tė
vėrtetėn, si dhe pėr t'u integruar nė Evropė nevojitet harmoni brezash. Nė
vitin 1944 97 familje kanė pasur rreth 100 - 300 ha tokė. Ndėrsa vetėm
shtatė familje kanė patur rreth 2000 ha tokė.

Spartak Braho
Ėshtė e gabuar dhe nonsens tė kėrkohet kthimi i pronės, aq mė tepėr tė
kėrkohet qė t'u kthehet prona kolaboracionistėve. S'mund tė ketė kthim
absolut, por vetėm njė rregullim maksimal tė ēėshtjes sė pronės. Ēdo tė
bėhet me ata qė pėrfituan nga Ligji 7501? Kėta mund tė shpronėsohen vetėm
kundrejt njė shpėrblimi sipas nenit 42 tė Kushtetutės, por kjo do tė sillte
njė faturė tė madhe financiare.

Sali Berisha
Unė shprehem kundėr shfuqizimit tė Ligjit 7501 dhe dekretit pėr dhėnien e
pronės 160 mijė familjeve fshatare. Nė asnjė vend tė botės nuk ka ndodhur
qė, pėr shkak tė eksplozionit demokgrafik tė mbetet shumė pak tokė, siē ka
ndodhur kėtu. Edhe sot po tė kishte familje tė mėdha pronare tokash, reforma
do tė kryhej pėrsėri. Nuk mund tė ruhej sistemi i bujqve.

Ritvan Bode
PD-ja ka qenė e gatshme qė tė marrė pjesė nė komisionet e ndryshme pėr
pronėn, duke siguruar kthimin dhe kompensimin maksimal tė pronės me vlerėn e
tregut. Abrogimi i Ligjit 7501 ėshtė i vonuar. Askush mė sot nuk beson nė
prishjen e njė strukture ekonomike tė ndėrtuar brenda 14 viteve tė fundit.
PD-ja ka propozuar krijimin e njė fondi publik pėr kompensimin e
ish-pronarėve, duke u pėrfshirė nė buxhet, kthimin e asaj prone qė ėshtė
shpronėsuar, por nuk ėshtė pėrdorur pėr qėllime publike.

Jozefina Topalli
Po tė diskutohej sot pėr lojėrat e fatit, atėherė salla do tė ishte plot me
deputetė tė mazhorancės. Gjatė diskutimit tė projektligjit nėpėr komisione
ka pasur anomali tė rėnda. Ndėrkohė qė me kalimin e viteve ka humbur kuptimi
i sė drejtės tė pronės. Ėshtė e vėrtetė se ky projektligj ka njė vakuum
ligjor, pasi nuk ka marrė parasysh tė gjitha tė dhėnat, por kjo mund tė
rregullohet. PD-ja e ka zgjeruar konceptin e pronės.