28/07/2004 http://www.shekulli.com.al/
Pronat, PS, tė hapur me PD

D.Tanushi

TIRANĖ - Deputetė socialistė kanė vendosur dje, tė jenė tė hapur me opozitėn
pėr tė diskutuar rreth ndryshimeve tė tjera nė ligjin pėr pronat, por nėse
PD-ja nuk do tė pranojė, atėherė nė seancėn plenare tė ditės sė enjte PS do
ta kalojė ligjin sipas ndryshimeve qė ajo vetė ka miratuar. "Partia
Socialiste ėshtė e gatshme pėr tė arritur konsensusin e pėrbashkėt me
opozitėn nė lidhje me ligjin e pronave, nė mėnyrė qė ky ligj tė miratohet nė
Kuvend, duke zhbllokuar kėshtu procesin e rėndėsishėm tė kthimit dhe
kompensimit tė pronave", -deklaroi dje, pas mbledhjes sė grupit parlamentar
nėnkryetari i tij, Bardhyl Agasi. Sipas tij, "socialistėt janė tė vendosur
ta miratojnė kėtė ligj gjatė seancės plenare tė ditės sė enjte, duke pranuar
diskutimet pėr ndryshime tė mėtejshme". Nė kėtė mėnyrė, deputetėt
socialistė, tė cilėt morėn nė shqyrtim vėrejtjet dhe sugjerimet e
presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu pėr ligjin e pronave, shprehen tė
hapur pėr negociata me drejtues tė grupit parlamentar tė PD-sė. Por, sipas
Agasit, socialistėt janė tė vendosur qė "tė mos ketė asnjė lloj ndryshimi nė
lidhje me ligjin 7501 qė ka tė bėjė me tokėn bujqėsore". Ndėrkaq nuk ėshtė
lėnė asnjė takim, por ėshtė autorizuar kryetari i grupit Gramoz Ruēi tė
takohet me kreun e grupit parlamentar tė PD-sė Bamir Topi pėr tė arritur nė
njė pikė konsensusi, qoftė edhe para seancės sė tė enjtes. Agasi tha se
opozita nuk ka paraqitur asnjė version, apo ndonjė mundėsi bashkėpunimi.
Agasi sqaroi gjithashtu se mund tė gjendet kompromis edhe pėrsa i pėrket
pėrbėrjes dhe kompetencave tė Komitetit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit
tė pronave, gjė qė kėrkon PD-ja, por gjithmonė nuk do tė lejojnė qė tė ketė
shkelje tė ligjit 7501. Deputetė socialistė kanė vendosur tė miratojnė
propozimin e tretė tė presidentit, qė ėshtė pėrbėrja, por duket se do tė
jetė e vėshtirė tė pranojnė sugjerimet pėr kompetencat e kėtij komiteti.
----------------------------


28 Korrik 2004 http://www.kohajone.com/

PS: PRONAT, TE GATSHEM PER KONSENSUS ME PD-NE


Socialistet fajesojne opoziten per mungese te vullnetit politik per te
gjetur konsensus sa i takon ligjit te pronave. Keshtu gjate mbledhjes se
djeshme, grupi parlamentar socialist mori serish ne shqyrtim kete ligj duke
iu referuar dhe ndryshimeve te kerkuara nga presidenti Moisiu. Por ne nje
prononcim per shtyp, Sekretari per Marredheniet me Publikun prane selise
roze, Bardhyl Agasi, terhoqi vemendjen e opozites parlamentare, e cila deri
me tani nuk ka afruar asnje mundesi bashkepunimi me mazhorancen. Duke u
ndalur ne ceshtjet te cilat kishte ne rend te dites kjo mbledhje, Agasi
theksoi se "me shume pergjegjesi u diskutua rreth dekretit te presidentit
per ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave. Me kete rast dua te
theksoj se grupi yne parlamentar i PS-se eshte krejt i hapur per te
negociuar me tej me opoziten dhe me PD-ne, kryesisht per te gjetur
konsensusin e perbashket ne menyre qe ky ligj te kaloje me ate konsensus qe
ka kerkuar ne nje nga verejtjet e bera edhe presidenti". Ne kete menyre,
sipas Agasit, socialistet per disa here radhazi kane marre ne shqyrtim dhe
kane diskutuar per ndryshimet ne ligjin e pronave duke iu referuar
verejtjeve dhe ndryshimeve te propozuara nga presidenti, ne dekretin e
dorezuar para disa ditesh ne Kuvend. Nderkohe qe nga kampi tjeter
parlamentar, pra nga opozita nuk nuk eshte paraqitur ndonje version, ndonje
mundesi bashkepunimi, diskutimi te perbashket. Megjithate, edhe pse nuk
eshte afruar dicka e tille nga opozita parlamentare, Agasi theksoi se "ne
jemi te gatshem, qofte edhe para edhe gjate seances, per te arritur
konsensusin e perbashket ne menyre qe ky ligj te kaloje medoemos, qe te
zhblokohet ky proces mjaft i rendesishem i kthimit dhe kompensimit te
pronave". Madje, socialistet shprehen te vendosur per ta kaluar kete ligj ne
seancen e dites se enjte, duke pranuar diskutimet per ndryshime te
metejshme. Por edhe pse shprehen se jane te gatshem per te pranuar ndryshime
ne ligj, socialistet jane te vendosur, lidhur me miratimin nen per nen te
ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave, edhe pse nje votim i tille u
be pa prezencen e partive opozitare. Lidhur me kete fakt, vete Agasi u
shpreh se "jemi shume te vendosur qe te mos kete asnje lloj ndryshimi ne
lidhje me ligjin 7501, qe ka te beje me token bujqesore". Nderkohe qe ky
ndryshim, eshte kerkuar nga opozita qe ne momentin kur nisi shqyrtimi mbi
ligjin i pronave. Megjithate do te jete seanca e dites se neserme e cila do
t'i jape fund odisese se pronave.

Propozimi

Por gjate mbledhjes se tij, grupi parlamentar socialist diskutoi dhe lidhur
me kandidaturat qe do te kandidojne per Keshillin Kombetar te
Radio-Televizionit. "U diskutuan kandidaturat qe do te zgjidhen per
Keshillin Kombetar te Radio-Televizionit. Konkretisht u diskutua rreth nje
kandidature te paraqitur nga presidenti Moisiu, mbi dy kandidaturat e
paraqitura nga opozita, ku dihet qe deri me sot nje vend ka qene bosh ne
kete institucion mjaft te rendesishem, pasi opozita nuk i kishte paraqitur
ato, si dhe dy kandidatura te paraqitura edhe nga PS-ja. Sigurisht votimi
eshte i fshehte dhe i lire", u shpreh Agasi lidhur me kete ceshtje duke vene
ne dukje gjithashtu faktin se miratimi i ketyre kandidaturave ne seancen e
dites se neserme eshte domosdoshmeri. Grupi i PS-se rrezoi kandidaturen e
Lutfi Dervishit si anetar te KKRT-se me argumentin se ai eshte gazetar i
shtypit te shkruar dhe jo medias elektronike.

O. Xhilaga

---------
SPAHIA: OSBE-JA GABOI ME REFORMEN ZGJEDHORE

Zoti Spahia, cili eshte qendrimi juaj lidhur me protokollin PS-PD per
reformen zgjedhore?

PLL-ja dhe grupi i saj parlamentar ka shprehur vazhdimisht shqetesimin per
reformen zgjedhore. Por ky shqetesim u shtua me tej, ne momentin kur dy
partite e medha PS-PD nenshkruan nje marreveshje midis tyre lidhur me ete
ceshtje. E them kete pasi kjo marreveshje rrezikon zhvillimin e zgjedhjeve
te lira dhe per me teper te pakontestuara. Nderkohe qe zgjedhjet e ardhshme
parlamentare jane nje bankoprove per institucionet e perfshira ne kete
proces, ashtu sikurse keto zgjedhje jane nje testim per politiken shqiptare
ndaj faktorit nderkombetar. Ne kete menyre eshte e domosdoshme qe ne te
bashkepunojme per te realizuar nje Kod Zgjedhor qe te mund te sjelle
zgjedhje te lira, duke respektuar dhe voten e elektoratit shqiptar. Ne nje
moment te tille vjen dhe nenshkrimi i marreveshjes midis PS-PD. Sic jeni dhe
ne dijeni, PLL-ja se bashku me 12 forca te tjera politike, qofshin keto te
majta apo te djathta, kane kontestuar kete marreveshje dhe pikerisht
ngritjen e komisionit parlamentar per permiresimin e Kodit Zgjedhor. Ky
kontestim nuk vjen per arsye se perse kjo marreveshje u nenshkrua nga keto
dy parti, por per menyren se si u nenshkrua dhe menyren se si ajo u paraqit
ne parlament.

Cfare kontestoni konkretisht nga marreveshja mes partive te medha?

Me konkretisht, kontestimi qendron ne piken 4 te kesaj marreveshjeje, e cila
ka te beje me vendimmarrjen ne komisionin e ngritur per reformen zgjedhore.
Kjo menyre vendimmarrjeje, pra nepermjet vetos, te le te dyshosh se vendi
nuk mund te kete zgjedhje te lira dhe te pakontestuara, per vete faktin se
politika shqiptare ka pervoja negative nga komisione te tilla. Nje gje e
tille eshte e vertetuar, pasi vete PS-PD kane punuar per hartimin e Kodit
Zgjedhor, e me pas kane qene po keto forca politike te cilat kane akuzuar
njera-tjetren per manipulime te zgjedhjeve. Gjithashtu duke iu referuar
ketij momenti, OSBE-ja si bashkepunetore me keto dy forca, duhet te pranoje
gabimet e saj sa i takon reformes zgjedhore. Megjithate PLL-ja sebashku me
forcat e tjera, kontestojne ngritjen e ketij komisioni, per vete faktin se
vendimmarrja me ane te vetos, nuk eshte e shkruar ne asnje paragraf te
rregullores se parlamentit dhe te Kushtetutes. Por duhet te theksoj se ne
nuk jemi per te penguar punen e ketij komisioni, por eshte e domosdoshme qe
te gjitha partite politike te japin kontributin e tyre per nje proces
zgjedhor demokratik. Per kete arsye kerkojme qe Gjykata Kushtetuese te jape
vendimin e saj lidhur me kerkesen qe kane drejtuar nje grup deputetesh sa i
takon ngritjes se ketij komisioni. Kjo pasi per hartimin e Kodit Zgjedhor
duhet te unifikohen te gjitha forcat politike dhe jo te kete kundervenie
midis tyre.

Cfare zgjidhjeje propozoni ju per kete ceshtje?

Ne shpresojme qe fillimi i sesionit te ri te kete eficence te plote lidhur
me kete ceshtje kaq te rendesishme. Per kete arsye ne emer te PLL-se, u bej
thirrje te gjitha partive politike qe ne muajin gusht, te zhvillojme nje
tryeze me qellim qe te shprehen te gjitha vullnetet politike, per reformen
zgjedhore. Per realizimin e kesaj tryeze kerkojme dhe vullnetit e
presidentit Moisiu, i cili zoteron kompetenca kushtetuese te cilat luajne
nje rol pozitiv sa i takon kesaj ceshtjeje. Kjo tryeze duhet te ndalet
sidomos ne thelbin e reformes zgjedhore, sic eshte per shembull sistemi
zgjedhor. Per kete pike PLL-ja dhe partite e tjera jane shprehur per nje
sistem proporcional te paster apo rajonal. Ne kete menyre do te mund te
unifikojme qendrimet tona ne sherbim te nje procesi zgjedhor te drejte dhe
te lire.

Si jane marredheniet tuaja e PD-ne pas ngritjes se komisionit bipartizan?

Marredheniet e PLL-se me partite e tjera te opozites si dhe me vete PD-ne,
jane shume te mira per vete faktin se bashkepunimi midis tyre eshte mese i
domosdoshem, per te goditur ato fenomene negative te qeverisjes aktuale.
Nese do te kishim deshire qe te kishim qendrime te njejta dhe disa ceshtje
te tjera sic eshte ajo kombetare, regjimi, per pronat si dhe per ish-te
perndjekurit politike. Por ajo qe eshte me e rendesishmja, eshte
bashkepunimi per hartimin e nje Kodi Zgjedhor.

Bisedoi: Oli Xhilaga
-----------------

ALEANCA E PARTIVE TE VOGLA KUNDER PS-PD

Pollo, Spahia, Gjinushi, Ceka dhe krere te tjere te partive te vogla e kane
kundershtuar qe ne fillim protokollin PS-PD per ngritjen e komisionit
bipartizan. Sipas tyre iniciativa e dy partive te medha eshte
antikushtetuese dhe antiligjore. "Te vegjlit", nuk kane pranuar te marrin
pjese ne takimin e pare te komisionit dypalesh per reformen zgjedhore, duke
pritur nderkohe qe Gjykata Kushtetuese te jape vendimin e saj, lidhur me
ankimin qe partite e vogla parlamentare kane depozituar prane kesaj gjykate.
Keshtu ne kete takim ishin te pranishem vetem anetaret, perfaqesues te dy
forcave te medha politike PS-PD. Ndersa deputeti reformator Nard Ndoka, mori
pjese ne kete takim vetem si vezhgues dhe jo si pjesemarres ne komision. Por
ne kohen kur ky komision zgjodhi dy kryetaret e saj, Ndoka e cilesoi kete si
nje shkelje te rregullores. Kjo pasi sipas tij, nuk mund te zgjidhen
kryetaret e komisioneve parlamentare pa pranine e te gjitha forcave politike
dhe ne kete rast ne komisionin e ngritur per permiresimin e Kodit Elektoral,
nuk ishte prezent asnje perfaqesues i partive te vogla.

E.M
 -------------------------

http://www.balkanweb.com/

Kryetari i PLL-sė, Spahiu propozon mbledhjen e njė tryeze bisedimesh pėr
sistemin zgjedhor


Lajmi i ores 3:15 PM

TIRANE (28 Korrik) - Kryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit, Eqerem Spahiu
u propozoi tė Mėrkurėn partive parlamentare mbledhjen e njė tryeze
bisedimesh pėr sistemin zgjedhor. Gjatė njė konference pėr shtyp, Spahiu
sqaroi se "PLL propozon qė tryeza tė mblidhet nė muajin Gusht, nėn drejtimin
e Presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu". Sipas tij, tryeza do tė
shėrbejė unifikimit tė vullnetit politik pėr ndryshimin e sistemit zgjedhor
aktual, nė atė propocional tė pastėr ose rajonal. "Ndryshimi i sistemit
zgjedhor nė propocional do tė shmangė manipulimet e mundėshme dhe rezultati
nuk do tė kontestohet", pėrfundoi Spahiu bm/bm (News24/BalkanWeb)