Gusht 28, 2004 http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

Faqja 4 – POLITIKE

 LEVIZJA PER ZHVILLIM KOMBETAR HARTON STRATEGJINE

"Nuk ka bashkėpunim me PD"

"PD ėshtė kthyer nė parti qė i shėrben vetėm NJE-shit"

Artemida Ēollaku

Lėvizja pėr Zhvillimin Kombėtar nuk ka asnjė shpresė pėr tė bashkėpunuar me Partinė Demokratike, nisur nga qėndrimi qė kjo parti ka mbajtur ndaj kėsaj lėvizjeje. Ndėrkohė pritet qė nė fillim tė muajit shtator tė zhvillohet mbledhja tjetėr e Kėshillit Kombėtar, pėr tė kristalizuar njė sėrė detyrash.

LAJMI

Lėvizja pėr Zhvillimin Kombėtar e sheh tė pamundur bashkėpunimin me partinė mė tė madhe tė opozitės, Partinė Demo-kratike. Nė njė prononcim pėr Gazetėn, anėtari i Kėshillit Kombėtar tė kėsaj lėvizjeje, Hysen Sinani, u shpreh se njė gjė e tillė ėshtė shumė e vėshtirė pėr t'u realizuar. "Do tė ishte ideale sikur tė gjendej mundėsia pėr tė bashkėpunuar me opozitėn dhe pėr tė dalė nė njė front tė pėrbashkėt nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por unė e shoh tė pamundur njė gjė tė tillė", tha Sinani. Sipas tij, pengesa pėr ta bėrė tė mundur njė gjė tė tillė ėshtė te PD-ja. "E them kėtė sepse te PD-ja shoh mė shumė 'kriptokomunistė' qė do tė thotė komunistė tė fshehur, sesa te Partia Socialiste", tha Sinani. Ai u shpreh se kjo parti ėshtė kthyer nė njė parti "sekt", "sa edhe kur tenton nė mėnyrė demagogjike t'ua hapė dyert intelektualėve apo shoqėrisė civile, e bėn nė njė mėnyrė shumė butaforike, duke i nxjerrė njė ditė nė tribunė dhe ditėn e dytė nuk i shikon mė". Sipas tij, duket se opozita shqiptare ėshtė personalizuar "pėr tė realizuar qėllimet e numėr Njė-shit tė saj, doktor Berishės. Ndėrkohė ai e ka vlerėsuar moralisht lėvizjen qė lindi nė radhėt e socialistėve, LSI. "Ajo ėshtė njė alternativė e forcave tė majta qė vėrtet duan zhvillim", tha Sinani.

Synimet e Lėvizjes
Lėvizja pėr zhvillim kombėtar ndodhet nė fazėn e pėrpunimit tė programit tė saj. Janė pėrcaktuar komisionet, duke filluar qė nga komisioni politik dhe deri tek ai kulturor. "Tė gjitha kėto komisione kanė pėrfunduar tashmė pjesėt pėrkatėse tė programit tė kėsaj lėvizjeje dhe tani po bėhet njė unifikim i tij", tha Sinani. Nė mbledhjen e ardhshme tė Kėshillit Kombėtar tė LZHK-sė, qė pritet tė mblidhet nė fillim tė muajit shtator, do tė vendoset dhe pėr strukturat e tjera qė do tė ngrihen.

Objektivat
Tashmė janė pėrcaktuar edhe ēėshtjet qė do tė jenė temė diskutimesh nė mbledhjen e ardhshme tė LZHK-sė. Kėshtu, njė prej tyre ėshtė miratimi i programit pėrfundimtar tė LZHK-sė. Po kėshtu, njė nga temat mė tė diskutueshme do tė jetė edhe pėrcaktimi i kandidaturave pėr deputetė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sinani u shpreh se do tė jetė vetė pretendenti pėr fronin mbretėror Leka I, ai qė do tė bėjė prezantimin e tė gjitha kandidaturave pėr deputet nė tė 100 zonat zgjedhore tė vendit.

-----------------------------------------------

E Shtune, 28 Gusht 2004 http://www.korrieri.com/

PLL, nuk firmos dokumentin elektoral te Mbretit Leka

 Drejtuesit e larte te PLL, nuk firmosin nje marreveshje politike me karater elektoral, te ofruar nga Leka Zogu dhe zyrtare te larte te Oborrit Mbreteror. Dokumenti u kerkon partive nenshkruese qe te bien dakort per te dale ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare nen siglen e LZHK dhe, drejtues i fushates te jete Mbreti

Armando META

Drejtuesit e larte te PLL, nuk firmosin nje marreveshje politike me karater elektoral, te ofruar nga Mbreti Leka Zog dhe zyrtare te larte te Oborrit Mbreteror. Lajmi ne fjale eshte bere i ditur posacerisht per gazeten "Korrieri", nga drejtues te larte te dy subjekteve politike, si Partise Konservatore dhe ajo Fshatare, te cilat kane pranuar te hedhin firmen ne marreveshjen ne fjale. Marreveshja, sipas firmetareve, eshte nje dokument mjaft i shkurter, ne te cilin, ne vija te pergjithshme, theksohet se, duke marre parasysh nenin 16 te Ligjit per Zgjedhjet, partite nenshkruese te kesaj marreveshje bien dakort qe te dalin ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nen siglen e Levizjes per Zhvillim Kombetar (LZHK) dhe drejtues i fushates elektorale te Levizjes te jete Mbreti Leka Zog.
Kryetari i PKons. Armando Ruco beri te ditur se kjo marreveshje ploteson, ne mase te konsiderueshme, qellimet e perfaqesimit elektoral te LZHK. Po sipas tij, tre emrat e subjekteve politike, te cilat ishin ftuar te firmosnin marreveshjen ne fjale, ishin PLL, Pkons. dhe Partia Fshatare. "Ne firmosen marreveshjen e ofruar nga Mbreti Leka, por drejtuesit e larte te PLL, parti e cila eshte edhe e para ne kete liste, nuk firmosen. Nuk mund te aresyetoj se perse kreu i PLL nuk e hodhi firmen ne marreveshje, pasi gjykoj se kjo eshte ceshtje e raporteve politike midis Oborrit Mbreteror dhe PLL. Ajo qe dua te theksoj eshte fakti se jane nje numer mjaft i madh subjektesh te tjera politike, te cilat jane duke e firmosur kete marreveshje", nenvizoi Ruco. Mos hedhja e firmes nga ana e drejtuesve te larte te PLL, ne dokumentin elektoral te ofruar nga Mbreti Leka, sic bwn tw ditur Ruci, ben te qarte se ndryshe nga cishte menduar ne fillim, LZHK nuk do ta kete te lehte te operoj politikisht ne skenen politike shqiptare, aq me shume ne formesimin e nje koalicioni te gjere me parti shume me te rendesishme ne spektrin politik se sa dy partit te cilat kane pranuar deri me tani ta firmosin kete dokument, nen emblemen e LZHK. Aresyet e mosfirmosjes se dokumentit nga ana e krereve te larte legalisteve ende nuk jane bere publike, me gjith kembenguljen e gazetes "Korrieri", qe ata te jepnin argumentat e tyre per kete qendrim. Drejtues te larte te PLL nuk pranuan te deklaroheshin per lajmin ne fjale. Ajo qe duket se e komplikon pak situaten politike ne raportet mes PLL dhe LZHK eshte fakti se PLL, duket ose kwrkon njw marrwveshje mw tw plotw ose sepse ende nuk ka marre nje vendim ne forumet drejtuese te kesaj partie se cfare do te bej me koalicionin "Bashkimi per Fitore", te drejtuar nga PD, ne te cilin legalistet bejne pjese per afro 4 vitesh. Llogjika politike kerkon qe Keshilli Kombetar i PLL te mblidhet per te marre nje vendim se cdo te bej me koalicionin "BF", si dhe per te vendosur nese do te firmose dokumentin elektoral te ofruar nga Mbreti Leka. Kurse nga ana tjeter edhe marreveshja me tre rreshta e ofruar nga Mbreti Leka per aderim te PLL ne LZHK, duket qarte se nuk ngroh askend. Ngrica behet me e madhe po te kihet parasysh se kesaj Levizje i mungon qartazi, deri me tani, programi i saj politik per Zhvillimin e Kombit. Tabloja e paraqitur deri me tani nga LZHK, si dokumenti me tre rreshta per te bere koalicion, si dhe mungesa e programit, ka pak gjasa te frymezoje subjekte serioze politike per tu rreshtuar pas emblemes se LZHK.

Ligji per Zgjedhjet

Neni 16



Koalicionet zgjedhore

1. Dy ose me shume parti politike te regjistruara ne KQZ, sipas nenit 15 te ketij Kodi, mund te regjistrohen ne KQZ si koalicion zgjedhor, duke paraqitur 35 dite perpara dates se zgjedhjeve, marreveshjen perkatese te koalicionit.
Marreveshja duhet te percaktoje nese partite perberese te koalicionit do te paraqiten ne votimin proporcional vecmas, ose koalicioni do te paraqitet si subjekt i vetem.

2. Brenda afatit te parashikuar ne nenin 78 te ketij Kodi, koalicionet e regjistruara depozitojne ne KQZ listat shumemerore, ne perputhje me nenet 84 dhe 85 te ketij Kodi.

3. Marreveshjet e koalicionit zbatohen drejtperdrejt nga KQZ-ja kur ato permbajne:

a) daten e krijimit, te dhenat mbi perberjen dhe emertimin e koalicionit;

b) listen shumemerore te perbere kur partite e koalicionit paraqiten vecmas ne fleten e votimit, ose listen shumemerore te perbashket kur koalicioni paraqitet si subjekt i vetem;

c) formulen e shperndarjes se votave midis partive anetare te koalicionit, ne rastet kur koalicioni paraqitet ne fleten e votimit si subjekt i vetem zgjedhor.
Formula e shperndarjes se votave nuk eshte e vlefshme per perllogaritjen e mandateve plotesuese te koalicionit.

4. Partite politike nuk mund te marrin pjese ne me shume se nje koalicion.