28 Shtator 2004 http://www.kohajone.com/
 
LZHK-JA NUK DO TE NDIKOHET NGA POLITIKA
 
Kryetari i grupit parlamentar te LZHK-se, z. Maks Begeja, komenton per "KJ" zhvillimet politike ne vend
 
Heqja e imunitetit te z.Lesi, cenim i figures se deputetit
 
Grupi yne parlamentar do te votoje kunder heqjes se imunitetit te Nikolle Lesit, sepse nje veprim i tille do te ishte cenim i figures se deputetit. Deputetet konsiderohen njerezit e zgjedhur nga populli shqiptar. E ne fund te fundit, sa vlen ti si person para parlamentit? Dhe ketu kam parasysh qofte kryeministrin, qofte cilindo pushtetar tjeter qe i qenka cenuar autoriteti
 
Intervistoi: Esmeralda Gjoka
 
- Zoti Begeja, cila eshte strategjia qe do te ndjeke ne Kuvend grupi juaj parlamentar?
 
- Se pari, dua te theksoj se grupi i ri parlamentar i bazuar ne Levizjen per Zhvillim Kombetar, s'ka te beje me pikesynimet per kthimin e monarkise ne vend, pasi ky eshte nje problem qe do t'i lihet te ardhmes dhe vete popullit shqiptar. Se dyti, LZHK-ja eshte nje ide e iniciuar nga Leka Zogu me qellimin e vetem, bashkimin e te gjithe shqiptareve per te shpetuar Shqiperine. Pra, ky eshte thelbi i kesaj levizjeje. Eshte e qarte qe gjithsecili nga ne po i vuan keto vite tranzicioni gjate te cilave, cilido shqiptar aspiroi per nje jete me te mire, per nje demokraci te vertete. Sipas gjykimit tone ne vitet "90-'91 kjo periudhe duhej te ishte e shkurter, por fatkeqesisht kjo u zgjat dhe ne nuk po dalim dot nga tranzicioni. LZHK-ja synon pikerisht daljen nga ky impakt i ekonomise shqiptare, nga gjendja e mjeruar ekonomike, apo streset e akumuluara gjate ketyre viteve. Kjo levizje ka si mision te ngjalle besimin e humbur qe Shqiperia mund te behet. Shqiperia nuk eshte vend i Afrikes, por vend evropian. Shqiptaret kane treguar qe jane te afte ta bejne dhe ta drejtojne vendin e tyre, por qe sot per sot, ky besim ka humbur. Klasa politike shqiptare, partite politike e kane degjeneruar kete situate, duke u bere pre e interesave te ngushta partiake "mbi baze te te cilave jane te ndertuara edhe interesat personale te drejtuesve te partive politike).
 
- Per ceshtje te ndryshme vota e grupit tuaj parlamentar do te bashkohet me ate te grupeve te tjera opozitare, apo gjithcka do te behet mbi baze gjykimi individual?
 
- Vota jone nuk do te ndikohet nga politika, as majtas dhe as djathtas. Ne do te votojme ne parlament ato ligje qe i sherbejne qellimit per te cilin eshte ngritur qofte grupi yne parlamentar, qofte Levizja per Zhvillim Kombetar. Cdo ligj qe i sherben vendit do te miratohet nga ana jone. Duhet theksuar se kjo levizje eshte e djathte. Leka Zogu ne vetvete eshte i djathte, i persekutuar nga regjimi komunist. Per 50 vjet rresht ai eshte deskriminuar, denigruar ne te gjitha menyrat dhe format. Prandaj kjo levizje nuk mund te jete e majte. Eshte nje levizje e djathte dhe qellimi i saj eshte permbysja e pushtetit te te majteve dhe rikthimi ne pushte i atyre forcave te djathta qe e bejne Shqiperine dhe jo i atyre partive qe synojne te realizojne vetem interesat e tyre te ngushta politike. Kjo eshte levizje qe mbeshtetet ne intelektin e kombit shqiptar, ne figurat me te cmuara te kombit shqiptar, te cilet vertet jane te afte ta bejne kete vend.
 
- Kjo do te thote qe ju nuk do te beheni pjese e nje strategjie te perbashket e te gjitha forcave parlamentare opozitare?
 
- Duhet te ndajme dy momente. Momenti i pare eshte qendrimi yne ne parlamentin shqiptar. Ne duhet te miratojme ato ligje qe i sherbejne qellimit per te cilin eshte ngritur Levizja per Zhvillim Kombetar, ato ligje qe i sherbejne vendit, i sherbejne popullit shqiptar. Vec kesaj, ne ne parlament do te marrim edhe iniciativa per te cilat kerkojme mbeshtetjen dhe konsensusin e te gjitha forcave politike. P.sh. ne do te ndermarrim iniciativa ligjvenese per permiresimin e ligjeve ekzistuese, sic eshte ai i pronave; do te marrim iniciative ne parlament per ceshtjen came sepse ajo u hodh poshte permes deklarates qe u kerkua te miratohej ne parlament. Kete iniciative do ta veme ne plan te pare. Ne mendojme gjithashtu se duhet ristrukturuar policia e shtetit, e cila ndoshta duhet kthyer ne nje xhandarmeri. Emri "xhandarmeri" mbase tingellon keq, sepse i tille eshte lakuar nga regjimi i kaluar. Por gjate viteve para Luftes se Dyte Boterore, kemi pasur te bejme me nje institucion qe kishte vendosur rregull dhe stabilitet ne vend. Ne duhet t'u rikthehemi dhe te shohim funksionimin e te gjitha policive qe ekzistojne sot, qe nga policia e shtetit, ajo elektrike, policia ndertimore, pasi te gjitha keto mund te ristrukturohen. Kemi ne projekt edhe rishikimin e ligjeve qe kane te bejne me ekonomine, me gjendjen sociale, ligji per ndertimet e paligjshme, etj. Ka shume momente ne te cilat do te perqendrohet grupi yne parlamentar gjate ketij sesioni. Nga ana tjeter, per ato ligje qe i sherbejne vendit ne do te mbeshtesim qendrimet e PD-se. Sikurse kerkojme qe edhe PD-ja te mbeshtese qendrimet tona per ato ligje qe gjykojme se i sherbejne qellimit tone te perbashket.
 
- Si e vleresoni punen e deritanishme te komisionit bipartizan per reformen zgjedhore?
 
- Une mendoj se ky eshte nje ngerc, te cilin nuk po e kapercejme dot. Qe me pare kam deklaruar qe nese ky komision arrin nje konsensus sipas te cilit gjithcka duhet zgjidhur nga dy partite e medha, PD dhe PS, atehere keto dy parti le te marrin persiper te gjitha pergjegjesite qe do te burojne nga veprimet e tyre. Nese ato kerkojne mbeshtetjen dhe ndihmen e forcave te tjera politike, grupeve te tjera parlamentare, atehere vendimmarrja ne kete komision do te jete jo me me veton e dy forcave te medha, por me voten e te gjithe pjesemarresve. Ne si grup parlamentar mbeshtesim amendamentin e paraqitur nga Partia Demokrate e Re, sipas te cilit, pika 4 e vendimit per komisionin bipartizan duhet te shfuqizohet. Nga ana tjeter, ky komision duhet te pershpejtoje punen e tij. Komisioni duhet te filloje sa me pare punen me KQZ-ne, listat e zgjedhesve dhe ndarjen territoriale te vendit, sepse nuk ka me kohe per te humbur. Ngerci ka mbetur tek KQZ-ja, per te cilin mendoj se duhet te jete i balancuar dhe qe te jete i tille, aty duhet te kete perfaqesues edhe nga grupet e tjera parlamentare sipas perfaqesimit te tyre ne Kuvend. Pra perberja e komisionit te jete tre me tre ndersa anetari i shtate te zgjidhet me konsensus mes dy forcave te medha. Nese nuk zgjidhet me konsensus, atehere le t'i lihet ne dore Presidentit te Republikes qe te propozoje nje person te shtate. Por vendimmarrja te jete gjithmone me 3/5 e votave. Nderkaq, me imediate se sa KQZ-ja, eshte hartimi i listave te zgjedhesve qe kerkojne volum te madh pune dhe shume kohe. Pikerisht listat e zgjedhesve, ishin arsyeja qe kontestuam qofte zgjedhjet e vitit 2001, qofte zgjedhjet per pushtetin vendor te vitit 2003. Krahas permiresimit te listave duhet te rishikohet ndarja territoriale e zonave zgjedhore, e cila aktualisht eshte teresisht abuzive.
 
- Cili do te jete qendrimi qe grupi juaj parlamentar do te mbaje ndaj kerkeses per heqjen e imunitetit te zotit Lesi?
 
- Ceshtja Lesi eshte kthyer ne nje moment politik nga kryeministri Nano. Ai po kerkon te ndikoje ne parlament dhe po perpiqet ta nxjerre kete te fundit jashte kontureve te tij. Kjo do te thote ta vesh parlamentin ne nje pozicion inferioriteti, qe ne cdo kohe, cilido perfaqesues i nje partie politike te kerkoje pa problem heqjen e imunitetit per kedo, mjafton qe ai te kete prekur sadopak ne "kallo" nje funksionar te kesaj partie dhe ne kete menyre te hapen procese gjyqesore dhe te abuzohet me ligjin. Deputetit nuk mund t'i hiqet imuniteti per gjera te tilla, nuk mund t'i hiqet imuniteti vetem se paska ofenduar apo share dike. Nuk eshte kjo rrugezgjidhja. Grupi yne parlamentar do te votoje kunder heqjes se imunitetit te Nikolle Lesit, sepse nje veprim i tille do te ishte cenim i figures se deputetit. Deputetet konsiderohen njerezit e zgjedhur nga populli shqiptar. E ne fund te fundit, sa vlen ti si person para parlamentit? Dhe ketu kam parasysh qofte kryeministrin, qofte cilindo pushtetar tjeter qe i qenka cenuar autoriteti. Mbi te gjitha, ne rastin konkret po dhunohet e drejta e fjales, liria e shtypit, per te cilen luftuam qe ne vitet '90. Kerkuam te kemi liri fjale, liri shtypi. Nuk mund te rivendosim diktaturen e 50 viteve te kaluara per nje moment te tille. Do te ishte vetevrasje per demokracine shqiptare.
 

 
http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
Faqja 14/15 - SPECIALE

Shtator 28, 2004

 
HISTORIA
 
Reforma e kohės sė mbretėrisė, favoret e disfavoret dhe lėnia e pronarėve legjitimė nė pritje tė kompensimit pėr pronat e marra
Si e zgjidhi mbreti Zogu I problemin e tokave nė vend

Rezarta Delisula


Shpresa e pėrparimit ekonomik ėshtė varur tek pronarėt e mėdhenj. Ky ka qenė slogani i fillimviteve '30, kur shteti i drejtuar nga Ahmet Zogu nisi tė hartojė njė sėrė reformash pėr rritjen e nivelit ekonomik tė vendit. Vetė drejtuesit tė shtetit iu desh tė hiqte dorė nga kryesimi i grupit konservator tė pronarėve tė mėdhenj tė tokave, tė cilin e kryesoi deri nė vitin 1924, duke hartuar ligjin e ri tė pronave. Po si e zgjidhi Zogu I problemin e tokave, cilat ishin favoret e disfavoret e kėtij ligji dhe pse nuk u zbatua plotėsisht kjo reformė? Ndėr gazetat e vitit 1930 kemi gjetur diskutimet e shumta pėr Ligjin e Reformės Agrare.


Fillimi
"Shqipėria nuk mund tė qėndronte mė nė kėtė pozitė. Pasuri kryesore e vendit ėshtė toka dhe mosdhėnia e kėsaj e vret fare shtetin. Po tė mos japė toka, ku do tė gjejė shteti tė holla qė nesėr tė ngrefė universitet, tė ndreqė rrugė, tė pėrkujdeset pėr shėndetin e popullit e tė bėjė vepra pėrparimtare. Ne s'jemi tė parėt qė po bėjmė njė reformė tė kėtillė, sepse para nesh e kanė bėrė shtetet e Balltikut, Irlanda, Jugosllavia, Rumania, Greqia... Kėshtu deklaroi nė prill tė vitit 1930 ministri i Ekonomisė Kombėtare, Mehdi Frashėri, teksa nė parlament diskutohej ligji i Reformės Agrare. ("Gazeta Shqiptare", 1 prill 1930). Bisedimi mbi kėtė reformė agrare u miratua unanimisht dhe zgjati dy mbledhje tė dhomės sė deputetėve. Nė kėto mbledhje tė pranishėm kanė qenė pėrfaqėsues shtetėrorė dhe nga publiku. Nė mbledhje qe i pranishėm edhe kryeministri Pandeli Vangjeli dhe anėtarėt e kabinetit. Artikujt e ligjit bujqėsor, 88 gjithsej, u panė mė parė nga njė komision i veēantė parlamentar. Mbreti Zogu I mori si kėshilltar ekspertin italian nė fushėn agrare Lorenzoni. Nė fillim tė vitit 1930 profesor Lorenzoni dorėzoi propozimin e tij mbi reformėn.

Reforma
Reforma do tė zbatohej nė kujdesin e njė drejtorie indipendente, tė varur vetėm nga Kryeministria. Mbi kėtė ēėshtje u bėnė shumė diskutime, ku disa sugjeronin qė kjo t“i kalonte si detyrė Ministrisė sė Ekonomisė Kombėtare. Mė nė fund u pranua varianti i parė, pasi Kryeministri nuk kishte asnjė portofol.
Sipas ministrit tė Ekonomisė Kombėtare tė Kohės sė Zogut, Mehdi Frashėri, reforma nuk dėmtonte asnjė. Nė ēdo 1000 dynymė pronarit i do t'i liheshin vetėm 600. Nė 400 dynymėt e mbetur, 200 i liheshin me konditė pėrmirėsimi dhe 200 tė tjera do t'ia merrnin. Por, edhe nė kėtė rast, sipas ligjit, toka e marrė do i paguhej pronarit pėr 10-15 vjet dhe kėtij tė fundit s'i mbetej gjė tjetėr veēse tė bėnte durim. Qeveria deklaroi se, njė e treta nė vend tė gjysmės qė po shpronėsohet, do tė mjaftojė, dhe kjo qeveri nuk ka pėr tė kėrkuar tokė mė vonė. Pėr tė mos u dhėnė shkak kapitalistėve qė tė blejnė shumė tokė e tė bėjnė tė nevojshme hartimin e njė reforme tjetėr nė kohėn e ardhme, u ndalua blerja e mė shumė se 40 hektarėve "tokė buke".

Banka
Paralelisht me miratimin e Ligjit pėr Reformėn Agrare u miratua edhe ngritja e Bankės Agrare. Kjo e fundit, qendrėn do e kishte nė Tiranė dhe kapitalin fillestar do ta kishte 5 000 000 franga ari. Kjo Bankė do tė drejtohej nga njė drejtori dhe njė inspektor. Sipas rregullores sė atėhershme, veprimet e zyrės agrare do tė kontrollohshin nga 3 veta tė emėruar me dekret mbretėror. Mė parė ishte propozuar qė grupi i inspektorėve tė ishte 6-3, tė emėruar nga mbreti dhe 3 nga Parlamenti, por me qenė se Parlamenti kishte tė drejtėn e kontrollimit tė pėrhershėm, kjo u pa e tepėrt. Nga burimet e shumta pėr tė shtuar fondin e Bankės dallonin: pasuria e Sarandės, dhuruar nga sovrani; njė muaj rrogė e nėpunėsave; pasuritė shtetėrore etj. Mbas ligjit mbi bankėn u pranuan edhe 20 nenet mbi kontratėn tip me disa ndryshime. Sipas qeveritarėve tė atėhershėm kjo bankė do tė vihej nė shėrbim tė bujkut.

Pėrfituesit
Neni 5 i ligjit thoshte se nuk pėrfitojnė nga reforma ata qė janė dėnuar me vendime tė prera pėr veprėn penale tė vjedhjes, vrasjes, internimit dhe gėnjeshtrės. Por ky nen u hodh poshtė dhe tani tė gjithė bujqit proletarė, bujqit pronarė qė nuk kanė toka tė mjaftueshme, agronomėt qė kanė mbaruar shkollėn e mesme dhe bujqit proletarė qė kanė njė pasuri tė pamjaftueshme pėr jetesėn e tyre nė moshėn 60 vjeē, tė tėrė pėrfitojnė nga reforma agrare, pa pėrjashtim. Ēdo anėtar familjeje bujku do tė merrte 5 dynymė secili, kurse agronomit, nė qoftė se nuk ka nėpunėsi, do i dyfishohej. Tokat e shpronėsuara pėr instalim do t'u jepeshin bujqve dhe agronomėve me liri tė plotė zotėrimi, me kusht qė kėta tė fundit t'i nėnshtroheshin konditave tė caktuara me ligj. Brenda njė viti nga shpallja e kėtij ligji, lipsej tė bėhej njė tjetėr ligj i posaēėm pėr pronat familjare, me tė cilin do tė rregullohej regjimi juridik i kėtyre pronarėve bujqėsorė. Deri sa tė pėrgatitej ligji i lartpėrmendur, kėto prona s“do tė ndaheshin, tjetėrsoheshin apo shiteshin ndėr persona tė tjerė dhe as tė hipotekoheshin pa lejen e zyrės agrare. Gjithashtu, kėto prona pėrjashtoheshin nga shpronėsimi i detyrueshėm pėr ēdo detyrė tė kontraktueme, pa pėlqimin e zyrės agrare, pas detyrimeve kundrejt shtetit. Nė gazetėn "Besa" tė 14 korrikut 1931 kjo pikė u kritikua shumė. "Ai qi shkaktoi katastrofėn e pronarit ėshtė dispozita e ligjit agrar qė nuk e lejon atė tė shesi dhe tė hipotekojė tokat e tija para se tė aplikohet reforma agrare e cila duket se nė disa vise tė Shqipėrisė do tė vonojė edhe shumė vjet", shkruan mes tė tjerash kjo gazetė.

Sanksionet
Ky ligj parashikonte edhe sanksione. Kėshtu, nė qoftė se i zoti i tokės sė konceduar (i quajtur kėshtu nė kohėn nė fjalė) nuk kryente detyrimet qė kishte marrė pėrsipėr me lejen e zyrės agrare, pronat mund tė shiteshin nė ankand, tė gjitha apo pjesėrisht, por nė kėtė ankand nuk mundej tė merrte pjesė pėrveē se zyra agrare dhe bujqit qė kishin njė pjesė mė pak se normalja. Ligji parashikonte edhe detajet, nė rast tė vdekjes sė pronarit bujk, ku pronėsia i shkonte atij mashkulli tė familjes i cili e fitonte kėtė tė drejtė nė bazė tė trashėgimisė. Marrja e tokės disa pronarėve tė mėdhenj qė kishte Shqipėria, mes tė cilėve ishte edhe vetė Zogu I dhe ndarja e njė pjese tė tyre bujqve tė varfėr u cilėsua si njė pėrpjekje serioze e shtetit tė asaj kohė, por njė pėrpjekje e cila, pėr disa shkaqe, nuk funksionoi. Nė librin e Bernard Fisherit "Mbreti Zog dhe pėrpjekja pėr stabilitet nė Shqipėri" pėrshkruhet nė kėtė mėnyrė ecuria e reformės: "Nėpunėsit e qeverisė shkuan nė Myzeqe tė Fierit pėr tė shpronėsuar disa toka dhe aty panė se pronari i kishte copėtuar ato midis pjestarėve tė shumtė tė familjes sė tij tė madhe, nėpėrmjet akteve tė shitjeve dhe tė dhurimit, saqė nuk kishte mbetur asgjė pėr t'u shpronėsuar. E njėjta gjė ndodhte edhe pranė Tiranės".


Ē'shkruan Fisheri pėr reformėn e mbretit Zog tė vitit 1930

Nė rast se Zogut do t'i lihej kohė, dhe nė rast se vendi do tė njihte qetėsinė, shanset pėr sukses do tė ishin vėrtet tė mėdha", shkruan Bernard Fisher nė librin "Mbreti Zog dhe pėrpjekja pėr stabilitet nė Shqipėri". Sipas tij, vėllimi i reformės dhe legjislacionit ishte i konsiderueshėm, por fatkeqėsisht pjesa mė e madhe mbeti nė letėr ose dėshtoi tėrėsisht. Sipas Fisherit, arsye kryesore e dėshtimit mbetej fakti se shqiptarėt, madje edhe vetė Zogu ishte tepėr i lidhur me traditat e lashta shekullore, duke e pasur tė vėshtirė tė asimilonin me lehtėsi idetė e reja tė huaja. "Jo vetėm makina administrative, e cila duhej t'i impononte kėto reforma, ishte shumė primitive, por edhe parimet mbi tė cilat mbėshteteshin kėto ndryshime moderne ishin tė huaja pėr popullin shqiptar", shkruan Fisheri. Kėshtu, historiani shpjegon se shumė prej kodeve tė adaptuara prej Zogut nuk gjetėn zbatim nė shoqėrinė shqiptare edhe pse sa herė qė kėto kode hasnin vėshtirėsi, mbreti mundohej tė krijonte ligje tė tjera pėr tė bėrė mė tė pranueshme zbatimin e tyre.


Projektligjet e sotme qė mbėshteten nė ato tė hartuara 74 vjet mė parė

Ditėt e fundit nė komisionet e pėrhershme tė Kuvendit po diskutohet projektligji pėr legalizimin e zonave informale. Nė fakt objekti i kėtij ligji ėshtė jo vetėm legalizimi i kėtyre zonave informale, por mbi tė gjitha integrimi i tyre nė zhvillimin territorial dhe infrastrukturor tė vendit, si dhe pėrmirėsimi i kushteve tė jetesės. Projektligji i hartuar nga qeveria, mbėshtetet mbi njė skemė sipas sė cilės toka mbi tė cilėn ėshtė bėrė ndėrtimi pa leje do t'u merret ish-pronarėve nga shteti me ēmimin qė ka statusi i tokės nė momentin e marrjes sė pronėsisė. Ndėrsa pronarėve tė ndėrtimeve pa leje shteti do t'ua shesė kėtė tokė me ēmimin aktual tė truallit. Kjo vlerė qė do t'u merret pronarėve tė ndėrtimeve pa leje ėshtė shumė herė mė e lartė se ajo qė do t'u jepet ish-pronarėve tė tokės. Nė projektligj parashikohet se diferenca e vlerės midis asaj qė do t'u merret ndėrtuesve, me vlerėn qė do t'u jepet ish-pronarėve, do tė pėrdoret pėr procesin e urbanizimit tė kėtyre zonave informale. Njė skemė e tillė pėr menaxhimin e tokės nga shteti ėshtė kundėrshtuar nga parlamentarėt, tė cilėt e kanė vlerėsuar tė kundėrligjshme idenė e bėrjes sė shtetit pronar. Sipas tyre, shteti nuk ka asnjė atribut pėr t'u marrė ish-pronarėve tokat e tyre dhe t'ua shesė atė pronarėve tė ndėrtimeve pa leje. Megjithatė, zv/ministri i Rregullimit tė Territoreve dhe Turizmit, Artan Lame, u shpreh se njė skemė e tillė ėshtė pėrdorur edhe nga mbreti Zog. "Kjo skemė ėshtė pėrdorur nga qeveria e Zogut pėr legalizimin e zonės sė Tiranės sė Re. Qeveria bleu tokat e pronarėve, menaxhoi vetė, duke sistemuar nė kėtė zonė qytetarė tė tjerė", tha Lame. Ai u shpreh se kjo skemė nuk do tė sjellė kosto tė lartė pėr buxhetin e shtetit. Kjo skemė do tė pėrdoret vetėm nė rastet kur ish-pronari i tokės dhe pronari i ndėrtesės pa leje nuk bien nė konsesus pėr tė shitjblerjen e tokės.


Kuriozitete

1. Bisedimet e projekt-ligjit tė Reformės Agrare u zhvilluan tė premten pasdreke nė datėn 11 prill 1930 dhe zgjatėn 4 orė. Ditėn e shtunė u zhvilluan dy seanca, paradite dhe pasdite, ku u miratua njėzėri edhe reforma e re.

2. Qė nga miratimi i ligjit mė 1930 e deri nė maj tė vitit 1938 ishin shpronėsuar vetėm 4698 hektarė tokė ose 11600 dynymė tokė shtetėrore.

3. Banka Bujqėsore, e cila duhej tė kryente tė gjitha veprimet e reformės, u krijua vetėm nė vitin 1937.


MESAZHI I MBRETIT ZOG PER REFORMEN AGRARE

Populli i jonė e dashtun shef me kėnaqėsitė tė madhe, realizimin e nji dėshire tė nxehtė tė tij tė pėrfundueme prej pėrfaqsuesve besnik tė vet. Vendimi i Sotshėm asht nji hapė e fortė nė rrugėn e pėrparimit, plot lavdata; pėr ket historia do tė jetė dėshmuėse. Kėta vendime janė qi e shquejnė zotsiėn e nji populli nė vet-urdhėnimin e tij. Brezat e ardhshėm do t'a ēmojnė si duhet vendimin t'uej plot sakrifica pėr Shtet, tė dhanė nė nji qetėsi tė plotė. Me ket vendim Shteti i jonė kryenaltė mbėshtjellė bijt e tij njisisht nė gjinin e vet. Gjithmonė ka qenė dėshira e jonė me pa bijt e Kombit zot nė shtėpien e tyne. Tue dishenue vazhdimin e kėtyne vendimeve decizive dhe kryesore, urojmė me gjithė zemėr Parlamentin pėr pranimin e Reformės dhe krijimin e Bankės agrare.
Teksti origjinal i mesazhit tė mbretit dėrguar kryesisė sė Dhomės sė Deputetėve

Message adressé au Parlement par le roi Zog Ier ą l'occasion de la réforme agraire

Notre peuple voit avec grande satisfaction la réalisation d'un de ses vœux les plus chers par ses fidčles représentants.

La décision d'aujourd'hui est un pas important dans le développement de notre pays. L'Histoire sera témoin de ce progrčs.

Ces décisions sont une preuve de l'aptitude du peuple ą gérer ses affaires d'une faēon indépendante. Les futures générations vont estimer votre décision prise avec sérénité.

Avec cette décision, notre Etat, avec fierté, rassemble ses enfants dans l'égalité. De tout temps, notre désir fut de voir nos fils de la nation maītres dans leur demeure.  

En espérant que ces décisions importantes auront une suite favorable, nous adressons nos félicitations chaleureuse au Parlement pour l'adoption de la réforme agraire et la création de la Banque agricole.