E Diele, 28
Nentor 2004 http://www.korrieri.com/
Alia: Luften
Nacionalclirimtare, askush nuk mund ta njollose
|
||||||||||||||
EKSKLUZIVE/
Ish Presidenti i Shqiperise, Ramiz Alia flet per 60 vjetorin e
Clirimit te vendit nga pushtuesit nazi- fashiste dhe Luften e Dyte
Boterore. Vendi dhe roli i partizaneve dhe komunisteve ne te, si dhe e
figures se Enver Hoxhes. Si e gjykon Ai rolin nga ana tjeter te
forcave te tjera nacionaliste, te Ballit dhe Legalitetit ne kete
periudhe. Por, edhe impaktin e kesaj lufte, deri ne ditet tona. Pse
sipas tij, armiqte e Shqiperise vazhdojne ta erresojne edhe sot
kontributin e shqiptareve, duke shkuar deri atje, sa Gjykata e Hages,
te vere shenjen e barazimit mes krimeve te Milloshevicit ne Kosove dhe
luftes se UCK-se. Kritikat e Ramiz Alise edhe per te majten ne pushtet,
qe nuk lejoi asnje kenge per luften Nacionalclirimtare, ne Festivalin
Folklorik te Gjirokastres Nga Alfred PEZA Pervjetori i 60-te i clirimit te Shqiperise nga pushtuesit italiane dhe gjermane gjate Luftes se Dyte Boterore, ka rihapur keto dite, si edhe gjate ketyre 14 viteve te fundit qe nga rrezimi i komunizmit, nje debat te madh rreth rolit te forcave shqiptare qe moren pjese ne te. Nuk eshte vetem ceshtja e dates se clirimit te vendit, me 28 apo 29 nentor 1944, qe vazhdon te ndaje jo vetem dy kampet e asaj kohe, partizanet dhe forcat e tjera nacionaliste te Ballit dhe Legalitetit. Por, kjo date, megjithese per te kane dale ne drite shume dokumenta arkivore, perfshi edhe ato te ushtrise gjermane te asaj kohe, vazhdon te ndaje edhe dy kampet aktuale te politikes shqiptare, te majtet dhe te djathtet. Megjithese Parlamenti, i dominuar nga shumica e majte ka fiksuar zyrtarisht pak vjet me pare, 29 nentorin si diten e clirimit; te djathtet kur ishin ne pushtet, nga 1992- 1997, kishin mare edhe ata nje vendim per te festuar 28 nentorin si date clirimi. PS dhe aleatet e saj dhe PD me partite e tjera te spektrit te djathte, vazhdojne ta festojne te ndare edhe kete vit, festen e 60- vjetorit te clirimit. Por, debati gjate ketij muaji, nuk eshte zhvilluar vetem ne rrafshin politik dhe ideologjik, por edhe ne rrafshin akademik. Jo vetem protagonistet e asaj periudhe, por historianet shqiptare, kane qene gjithashtu te ndare edhe keto dite, rreth te vertetave te tyre, per rolin e komunisteve dhe forcave te tjera qe moren pjese ne luften per clirimin e Shqiperise. Megjithe perpjekjet e Institutit te Historise prane Akademise se Shkencave, Muzeut Historik Kombetar, Arkivit Qendror te Shtetit dhe institucioneve te tjera, per ti ofruar keto dite publikut, dokumenta, foto, filmime, relike dhe prova te tjera qe mund ti sherbenin kremtimit sa me dinjitoz dhe sa me afer te vertetes histotike te asaj periudhe, beteja ideologjike dhe politike rreth kesaj ceshtje, ka qendruar edhe pas 60- vjetesh nga perfundimi i Luftes se Dyte Boterore, si nje re e zeze mbi kokat e shqiptareve, per nje nga momentet me te rendesishme te historise sone. Pavaresisht nga virusi i banalizimit shpeshhere i ketyre temave ne mediat shqiptare me histori personazhesh te dyshimte dhe nga deshmi qe fokusohen vetem rreth rolit dhe figures se Enver Hoxhes apo edhe te ndonje personazhi tjeter qe i sherben marketingut te dites, gazetat dhe televizionet kane ndihmuar keto dite ne zhvillimin e disa debateve serioze, rreth kesaj teme. Nga ana tjeter, eshte nje fakt i dhimbshem per eliten shqiptare, qe ne shume raste, historianet dhe studiuesit e huaj te ceshtjeve shqiptare, kane ofruar per lexuesit, versione me te paanshme, te thella dhe serioze rreth temes se luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi. Ndryshe nga nje pjese edhe e studiuesve shqiptare, historiani gjerman me pasaporte kanadeze, qe jeton ne SHBA, Bernd Fisher, qe i ka dhene bibliotekes shqiptare te studimeve librat e tij brilante "Mbreti Zog dhe Perpjekja per Stabilitet ne Shqiperi" dhe "Shqiperia gjate Luftes, 1939- 1945", gjate nje interviste ekskluzive per "Korrieri" me rastin e 60 vjetorit te Clirimit, shprehet: "Shqiptaret nuk kane bere asgje qe te kene turp ne gjerat qe lidhen me Luften". Me tej ai shprehet se "Shqiperia e Enver Hoxhes prodhoi historiane te mire, por jo gjithmone histori te mire. Ne ditet tona, ekziston mundesia qe ajo te prodhoje nje histori te mire, por edhe historiane te mire ne te njejten kohe". Megjithate, duket se do te jete shume e veshtire edhe per disa vite, qe shoqeria jone te shkeputet nga shikimi ende bardh e zi i ceshtjeve te tilla kardinale per historine e Shqiperise, sic eshte edhe peridha e luftes kunder pushtimit nazi- fashist te vendit. Gazeta "Korrieri" per disa jave me radhe, eshte munduar te kontribuoje sadopak ne kete debat, kur ka ofruar per lexuesit e saj, mendimet e protagonisteve, por edhe studiuesve vendas dhe te huaj, per periudhen 1939- 1994 per ceshtje te tilla si ajo per Konferencen e Pezes se 16 shtatorit 1942, roli i forcave komunisteve, nacionaliste, ballisteve dhe legaliste gjate Luftes se Dyte Boterore, etj. Sot, kur Shqiperia do te kremtoje kete pervjetor, faqet tona jane hapur per ish Presidentin e Shqiperise Ramiz Alia, si nje nder protagonistet kryesore jo vetem te jetes politiko- shoqerore te vendit gjate epokes komuniste, por edhe gjate luftes. Ne kete interviste, nga te rrallat qe ai ka dhene vitet e fundit per mediat shqiptare, Alia jep gjykimet e tij jo vetem per simboliken e 60- vjetorit te clirimit te Shqiperise, por edhe per rolin e faktoreve dhe aktoreve te asaj kohe, ne kete ngjarje qe ai e konsideron si nje nder me te rendesishmet e historise se vendit. |
Interviste ne Ramiz Aline |
E Diele, 28 Nentor 2004 |
Nga
Fatos VELIU Keto dite po festohet ne Shqiperi, me aktivitete te ndryshme, 60- vjetori i Clirimit. Si ish partizan dhe ish drejtues i formacioneve partizane, por edhe si ish President i vendit, c'mund te na thoni per kete ngjarje? Nder festat e ndryshme, 60- te vjetori i Clirimit te vendit nga pushtuesit nazi- fashiste ze vendin kryesor. Eshte nje ngjarje e madhe historike; eshte kurorezimi i Luftes Nacionalclirimtare qe, jo vetem i solli lirine e humbur Shqiperise, por e radhiti ate, si pjestare te denje, ne koalicionin antifashist qe udhehiqej nga aleatet e medhenj anglo-sovjeto- amerikane Lufta per Clirimin e vendit eshte veper e gjithe atyre qe rrembyen armet kunder fashizmit qe me 7 prill 1939 e me pas, deri ne diten e clirimit, me 29 nentor 1944; eshte veper e popullit te fshatit e te qytetit, qe nga jugu ne veri te vendit, qe u bene strehe e partizaneve dhe u perfshine edhe vete ne aksionet e ndryshme luftarake. Clirimi i atdheut lidhet me heroizmin e 28 mije deshmoreve, qe Shqiperise dhe lirise se saj i falen rinine dhe jeten e tyre; ai lidhet me sakrificat e panumurta te nenave shqiptare, me vuajtjet e te burgosurve dhe te internuareve nga pushtuesit, me shtepite e fshatrat e djegura, portet e urat e shkaterruara. Per kete arsye, ne kete pervjetor nderimi i vecante u perket tere shqiptareve, pjesemarresve te Luftes, veteraneve, familjeve te deshmoreve. Lufta Nacionalclirimtare kujtohet me nostalgji nga nje pjese e shqiptareve, por keto dite, si edhe gjate ketyre 14 viteve, ka debate dhe jane shfaqur mendime te ndryshme rreth saj. C'mendoni per kete? Festen e Clirimit e kremton tere populli. Natyrisht veteranet, ish- partizanet, e kujtojne Luften edhe me nostalgji, ndryshe nga brezat e rinj qe nuk e kane jetuar ate. Pjesemarresit e Luftes, qe sot jane 80 vjecare, e sjellin ndermend ate si nje ngjarje te lavdishme, qe kerkonte vendosmeri e guxim, vuajtje dhe sakrifica. Me Luften per liri ata lidhen rinine e tyre, idealet dhe enderrat me te mira, jo vetem per nje Shqiperi te Lire e te Pavarur, por edhe per nje te ardhme me te mire e me te bukur per te gjithe shqiptaret. Veteraneve te Luftes Nacionalclirimtare festa e Clirimit u jep force per te jetuar dhe per te kapercyer veshtiresite e ndryshme qe u nxjerre jeta. Ata jane progresiste dhe duan perparimin e vendit. Ata nuk kerkojne asgje per vete, por vetem nderim e respekt. Ata e ruajne me dinjitet emrin e nderit, partizan. Ju thate se disa mendojne ndryshe per Luften. Po, ka edhe te tille, bile ka disa qe perpiqen edhe ta shtremberojne karakterin dhe permbajtjen popullore te Luftes Nacionalclirimtare, ta quajne ate si "lufte civile" apo si lufte "komuniste" e pallavra te tilla. Por keto kane qene dhe jane perpjekje deshtakesh. Asgje nuk mund te njollose Luften qe kishte si objektiv te larte Clirimin e vendit nga pushtuesit e huaj. Qendrimet te tilla, ndoshta, burojne nga fakti se historiografia jone per gati 50 vjet, trumbetoi vetem ate pjese te luftes qe udhehoqen komunistet, te cilet siguruan edhe pushtetin pas perfundimit te saj. C'mund te na thoni per kete? Se pari, qe komunistet ishin ne krye te Luftes dhe qe Partia Komuniste Shqiptare e udhehoqi Luften, kjo eshte nje e vertete e pamohueshme. Eshte fakt i njohur se vetem pas krijimit te Partise Komuniste Shqiptare, filloi lufta e organizuar per clirimin e vendit. Ishin komunistet qe moren iniciativen dhe realizuan bashkimin ne Frontin Antifashist Nacionalclirimtar, pa dallim feje, krahine dhe ideje, te te gjithe atyre qe ishin te vendosur per te luftuar kunder pushtuesve italiane. Eshte fakt i njohur, gjithashtu, qe Komandanti i Pergjithshem i Ushtrise Nacionalclirimtare ishte Enver Hoxha, i cili ne te njejten kohe ishte edhe udheheqesi i Partise Komuniste Shqiptare. Nen udheheqjen e tij, partizanet realizuan detyren e madhe patriotike te shporrjes nga vendi te pushtuesve fashiste. Se dyti, persa i perket pushtetit pas clirimit, ate komunistet nuk i'a moren ndokujt me force. Ishte vete populli shqiptar qe, nepermjet votes se lire, u besoi komunisteve drejtimin e vendit. Ky besim vinte nga fakti se ata e kishin dhene proven e madhe te besnikerise e te patriotizmit: Komunistet perbenin kocken dhe shpirtin e reparteve partizane; ata luftuan me ndershmeri, se bashku me gjithe luftetaret antifashiste dhe i sollen lirine Shqiperise; ata ishin te paret qe dhane edhe jeten per Lirine e Pavaresine e vendit. Askush nuk mund te mohoje atdhetarizmin sublim te Qemal Stafes e te Vasil Shantos, te Koci Bakos e Misto Mames, te Perlat Rexhepit e te Vojo Kushit, te gjithe komunisteve shqiptare qe ishin shpirti i Luftes Clirimtare. Gjate kohes se luftes kishte edhe balliste. Por njerezit nuk u besuan atyre, sepse ata nuk i dolen zot lirise e pavaresise se Shqiperise, bene sehir duke pritur qe pushtuesit te "largohen" vete, ose edhe me keq bashkepunuan me pushtuesit. Nuk ishte faji i partizaneve qe kreret e Ballit, apo bajraktaret e ndryshem, u lidhen me gjermanet. Populli kurre nuk e ka justifikuar kete veprim te te vetquajtureve "baballare te kombit". Ate kurre nuk e ka bindur "arsyetimi" se Balli kaloi me gjermanet, sepse u "detyrua" nga nacionalclirimtarja qe prishi Mukjen!? Kesaj i thone se "per inat te sime vjehrre,... " Cila eshte vlera kombetare dhe impakti nderkombetar i Luftes Nacionalclirimtare? A luan ajo rol edhe per zhvillimet aktuale politike ne vendin tone? Lufta Nacionalclirimtare ne radhe te pare kishte karakter kombetar, pra si qellim themelor kishte shporrjen e pushtuesve dhe sigurimin e lirise per vendin tone. Por ne te njejten kohe, Lufta jone ishte lufte antifashiste, pjese e luftes se koalicionit te madh antifashist boteror qe udhehiqnin aleatet anglo- sovjeto- amerikane. Mund te thuhet pa pike dyshimi se Lufta jone Nacionalclirimtare ishte nje "karte identiteti" per Shqiperine, nje deshmi e fituar me gjak, qe i siguroi asaj vendin e nderuar ne gjirin e fitimtareve te Luftes se Dyte Boterore. Kjo pozite e fituar me gjak e nderon edhe ne ditet e sotme Shqiperine. Prandaj mund te thuhet se cdo perpjekje per te mohuar Luften Nacionalclirimtare apo per ta paraqitur ate ne drite te zeze, demton interesat e vendit tone ne syte e botes se jashtme. Dihet se, kurdohere, prirja e atyre qe nuk kane qene dashamires ndaj shqiptareve, ka qene shtremberimi i historise se popullit tone, mohimi i identitetit te tij. Ata, te nisur nga paragjykime keqdashese, i kane konsideruar dhe i konsiderojne shqiptaret si njerez pa vlere, parazite ne shoqerine europiane, te paafte per te pasur shtet si te tjeret. Kjo prirje dashakeqe e disa qarqeve politike europiane duket ne vleresimet negative qe i bejne vendit tone, pavaresisht se u lehtesohet ky qendrim edhe nga konfuzioni i madh i krijuar nga forcat politike, te majta e te djathta ne vendin tone, nga paaftesia e tyre per ta nxjerre vendin nga amullia ne te cilen gjendet, si pasoje e ndikimit te krimit te organizuar, te korrupsionit, te kontrabandes e trafiqeve te ndryshme. Kjo prirje e atyre qarqeve qe nuk jane miqesore ndaj shqiptareve, duket edhe ne qendrimin qe mbahet sot ndaj Kosoves. Eshte teper tendencioz dergimi ne Gjykaten Nderkombetare te Hages se ish- luftetareve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, me akuzen e "krimeve te luftes". Viktimat e terrorit milloshevician po quhen "kriminele". Ata qe luftuan perkrah forcave te NATO-s kunder organizatoreve te terrorit e te pastrimit etnik te pakicave kombetare, po vihen ne te njejten banke krimi si edhe Sllobodan Milloshevici. Duket se Gjykata, ose segmente te caktuara te politikes europiane po perpiqen te marrin me te mire serbet duke denuar Komandantet kosovare te Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Cdo njeri i ndershem, kushdo qe kujton masakrat e Milloshevicit, si pasoje e te cilave u vrane me qindra e mijera kosovare (varret e perbashketa vazhdojne te zbulohen edhe sot e kesaj dite) dhe u perzune me force qindra mije kosovare nga shtepite e tyre, nuk mund te qendroje indiferente dhe te mos ngreje zerin ndaj veprimeve te Prokuroreve te Hages kunder luftetareve te UCK-se. Pavaresisht nga te gjitha keto, ne shoqerine shqiptare, ndihet nje lloj "ftohje" me nje periudhe qe ndoshta dikur eshte glorifikuar me shume se cduhet. Kete vit pershembull, u organizua Festivali Folklorik i Gjirokastres. Por asnje kenge nuk kishte lidhur me pervjetorin e clirimit, apo ndonje teme rreth luftes. Ngjarjet qe lidhen me Luften jane rrenjosur thelle ne kujtesen e popullit, ato jane perjetesuar, jo vetem ne memorjen popullore, por edhe ne kenget e tij. Duke kaluar tek pyetja e juaj, nuk mund te mos shpreh keqardhjen time per faktin qe ne Festivalin e Gjirokastres, i cili u zhvillua perpara disa kohesh, nuk degjova asnje kenge nga ato qe kendohen ngado ne Shqiperi per partizanet, per deshmoret e Luftes, ose edhe per "Cucat e Maleve", qe e donin Shqiperine dhe nuk kursyen jeten e tyre per lirine dhe lulezimin e saj. Perse munguan keto kenge? Askush nuk mund te bindet qe kenge te tilla nuk i kishin vene ne repertor vete grupet qe vajten ne Gjirokaster. Nje mik, qe e pyeta, me tha se ne pushime, mbremjeve, ne lokale dhe rrugeve te Gjirokastres, bucisnin kenget per partizanet, bile edhe per Enver Hoxhen. Dhe kjo eshte e natyrshme, sepse cdo gje mund te ndodhe, permbysje mund te ndodhin, por populli nuk harron. Persa i perket mungeses se kengeve te Luftes ne koncertet zyrtare te Festivalit, kjo padyshim eshte pasoje e atij "presioni" psikologjik qe behet nga e djathta kunder Luftes Nacionalclirimtare dhe udheheqesve te saj. Organizatoret e Festivalit, sic duket, nuk kane pasur guximin te mbronin te verteten, prandaj gjeten rrugen me te shkurter, porositen qe ato te mos ishin ne repertor. Ne mbyllje te kesaj interviste per "Korrieri", cfare do t'u uronit bashkeluftetareve tuaj per 60 vjetorin e clirimit te Shqiperise, nga pushuesit nazi- fashiste? Festen e madhe te Clirimit e kremtojne te gjithe shqiptaret. Une uroj qe kjo epope e madhe te jete perhere ne zemrat e njerezve, ndersa protagonistet e saj, ata qe sot quhen veterane te kesaj ngjarjeje historike, si dhe deshmoret dhe ata qe nuk jane me uroj qe te kujtohen kurdohere me nderim e respekt te merituar. Intervistoi Fatos VELIU |
Kush eshte Ramiz ALIA |
E Diele, 28 Nentor 2004 |
Lindi
me 18 tetor 1925 ne Shkoder. Mesimet e para fillore i mori ne Shkoder. Gjimnazin e beri ne Tirane. Mori pjese shpejt me Levizjen Antifashiste. Anetar i Rinise Komuniste qe me 1941. Anetar i Partise Komuniste me 1943. Qe ne fillim ishte nje nga drejtuesit e Rinise Komuniste. Pati detyra te rendesishme, si ne drejtimin e Brigades VII-S, ne Divizionin e II-S. Ishte me vone Komisar i Divizionit te V me 1944. Luftoi edhe ne Jugosllavi. Ne Kongresin e BRASH-it (gusht 1944) u zgjodh anetar i sekretariatit te Rinise. Ne Kongresin e Unifikimit te Rinise (1944) u be Sekretar i Pare i KQ te BRPSH-se. Anetar i KQ te PPSH-se ne Kongresin e pare te PPSH me 1948. Minister i Arsimit me 1955. Kandidat i Byrose Politike me Kongresin e III te PPSH-se me 1956. Anetar i KQ te PPSH-se dhe sekretar i KQ te PPSH-se nga Kongresi i VI i PPSH-se. Kryetar i Presidiumit te Kuvendit Popullor me 1982. Sekretar i Pare i PPSH-se me 1985. Ne Prill te vitit 1991 ishte President i Republikes pluraliste. Ne prill te vitit 1992 ka dhene doreheqjen. Me pas eshte arrestuar dhe burgosur. Ne mars te vitit 1997 ka dale nga burgu. Ka bere disa operacione per shendetin, pas kesaj, qe kane dale me sukses dhe tashme eshte ne pension dhe jeton ne Tirane. |
Shqiperi ne Luften e Dyte Boterore |
E Diele, 28 Nentor 2004 |
-
Administrata e Kombeve te Bashkuara per Ndihmen Humanitare dhe
Rahabilitimin (UNRRA) e vlereson humbjen njerezore ne Shqiperi me 28
000- 30 000 vete. - Popullsia e Shqiprise ishte 1 125 000 vete dhe te renet benin 2.48 % te saj. - Humbjet e Boshtit ne Shqiperi vleresohen nga historiografia zyrtare socialiste 26 500 te vrare, 21 000 te plagosur dhe rreth 21 000 rober. Ne kete shifer jane dhe humbjet e italianeve ne luften me Greqine. - Greket pretendojne te kene vrare 6 000 italiane dhe rreth 13 000 kane vdekur nga veshtiresite e transheve dhe nga te ftohtit ne token shqiptare. - Anglezet kane referuar se ne Shqiperi jane vrare 6000- 7000 gjermane dhe jane zene 500 rober. - Burimet shqiptare kane referuar per 3 600 te vrare nder te cilet 2 400, qe kane mundur te identifikoheshin. - Civile italiane nga mesi i dhjetorit ne Shqiperi mbeten 1 000 familje. - Ne mbarim te luftes me 1943 kishte 20 000 trupa italiane te lira. - Gjermanet zune rob 90 000 italiane. - 45 000 shpetuan dhe u larguan neper Shqiperi. - Enveri kerkoi nga Demshperblimet e Konferences 1. 5 miliarde dollare borxhe. - Ne vitin 1960 kjo shifer u be nga Shqiperia 1. 6 miliarde, sepse u futen dhe shpenzzimet e Formacioneve partizane. - Shqiperia mori vetem 5 milione dollare demshperblime per Luften. |