http://www.panorama.com.al/   28/12/2004

Faqe 20 - Speciale

turi per monarkine
shenimet

Libri/ Shėnime historike pėr takimet e trashėgimtarit tė fronit nė vitin 1997 nėpėr Shqipėri

Leka I, zhgėnjimi nisi me intelektualėt
"Duhet pasur frikė nga njeriu qė ka lexuar vetėm njė libėr"
 
ARMIR SHKURTI
Pikėn kulminante tė fushatės sė referendumit pėr monarkinė tė paktėn unė mbaja takimin me intelektualėt. Nė fund tė fundit, ai do tė qe testimi i vėrtetė.
Atė ditė unė e mendoja si provimin e diplomės pėr kandidatmonarkun. Qė herėt nė shkollė, teksa studioja gjuhėn, letėrsinė e kulturėn frėnge unė gjykoja se tė gjitha kėto dhe ēdo fisnikėri e shpirtit dhe e mendjes, detyrimisht vinin erė mbret. Pas tyre gjendej diku njė Luigj.
Atė tė premte tė 20 qershorit Ylli (operatori i TVSH-sė), Goni (shoferi) dhe unė nuk kaluam fare nga rezidenca. Takimi bėhej nė Pallatin e Kongreseve, vetėm 50 metra larg Televizionit. Pasi shijuam kafenė e mėngjesit nėn tendėn e pjergullave e hijen e portokalleve tė barit "La Pergola", rreth orės nėntė e gjysmė morėm kameran dhe paisjet e tjera nė dorė dhe hymė nė sallėn e madhe. Megjithėse takimi donte edhe gjysmė ore tė fillonte, gjysma e vendeve ishin zėnė, ndėrkohė qė tė tjerė burra e mė pak gra bėnin ballė tufa-tufa tek porta e madhe nė krye tė shkallėve. Nė orėn dhjetė aty nuk mbeti mė karrige bosh. Dymijė vetė! Dymijė intelektualė? Edhe kėtė skenė e kisha tė parė edhe tjetėr herė. Po kaq e mbushur me intelektualė demokratė, me intelektualė socialistė, me intelektualė tė pavarur... Njė pjesė tė kėtyre figurave i njihja. Gjatė 5 viteve nė Televizionin Shqiptar i hasja tė njėjtat fytyra, tė njėjtat kostume e kravata nė veprimtari si kjo e sotmja. Po ato portrete tė menduara e tė pakėnaqura. Krerė tė thinjur qė vite e vite kanė menduar tė bėjnė diēka nė jetė, por nuk kanė nxjerrė asgjė nė dritė, duke fajėsuar pėr kėtė diktaturėn komuniste. Dhe kur diktatura iku, mori nga pas edhe mallkimin e kėtyre personazheve ekzistencialistė pėr pasionin, talentin, krijimtarinė e lindur lulėzuar e vdekur vetėm brenda atyre kafkave tė thinjura. Tani hiqen si viktima, qahen, qortojnė, japin mend, shesin mend dhe punojnė pak, pėr tė mos thėnė aspak. (....)
Leka mbėrriti me pak vonesė, u ngjit nė skenė dhe zuri vend nė njė tryezė druri tė punuar enkas pėr tė tilla takime. Nė krah tė majtė tė tij u ul ministri i Oborrit, Abedin Mulosmani. Tė dymijė pjesėmarrėsit u ngritėn nė kėmbė duke duartrokitur. Sapo ra qetėsia, teknika lėshoi nė altoparlant himnin e flamurit. Edhe njė herė tė gjithė u ngritėn nė kėmbė tashmė tė heshtur e me qėndrim solemn.
Leka e nisi takimin me formulėn e zakonshme.
- Ju bie pėrshnetjet nga nana mbretnesh Geraldin, nga mbretnesha Suzan dhe nga princi trashėgimtar (ovacione). Sė pari ju falėnderoj pėr kėtė mikpritje.
Nė ato emocione tė fillimit fjalėt nuk po i dilnin tė plota e tė sigurta. Dikush nga salla nuk duroi pa e qortuar:
- E paske harru shqipen
Leka - E kam harru diēka, po, se pėr 50 vjet ma keni ndal!
Salla shėprtheu nė njė valė frenetike duartrokitjesh e brohorimash. Jo se Leka tha ndonjė gjė tė madhe, por thjesht pėr t'i dhėnė mbėshtetje ndaj atij sulmi qė nė batutėn e parė. Ndėrsa vetė trashėgimtari nuk e prishi terezinė. Sapo entuziazmi ra pak, ai vazhdoi mendimin:
- Motra dhe vllezėn. Sot kam ardh me ato fjalė: Paqe, bashkim e vllaznim
Nė pak sekonda ai burrė i gjatė, i thinjur e me pamje melankolike arriti tė sundojė atmosferėn nė sallė.
Ndėr pyetjet e para qė iu drejtuan ishte (...)
Pyetje - Cili do tė jetė roli dhe vendi i intelektualit nė mbretni?
Leka - Pėr tė aftit: do tė jenė tė nderuar
Pyetje - Naltmadhėri, pas fitores aq tė dėshiruar nė referendum, duam tė dimė a e keni tė gatshėm stafin drejtues tė shtetit?
Leka - Kam disa mejtime.....Kaq po ju them: KAM DISA MEJTIME...
Unė qesha me vete. Mos vallė ky qė pyeste ia kish vėnė syrin ndonjė karrige nė qeverinė e ardhshme? Nga Leka e priste rolin qė duhet tė luante ky intelektual? Pyetjet vazhdonin pa fund, por pothuaj s'kishte asgjė tė re. Po ato gjėra tė thėna e stėrthėna nga Vermoshi nė Delvinė.
(....)
Atė dashamirėsi e vėllazėri qė kėrkonte Leka nuk e gjeti kurrė as nė atė fushatė e as mė pas. Nė fund tė fundit, politika shqiptare, tė paktėn nė gjysmėn e fundit tė atij shekulli ngrihej e binte pikėrisht mbi urrejtje, hakmarrje, dhunė e frikė. Plagėt e luftės sė klasave ishin shumė tė freskėta. Pėr katėr dekada rresht vėllai ruhej se mos e spiunonte vėllai, burri nga gruaja e prindi nga fėmija. Me shembjen e komunizmit, politika u kujdes qė flaka e urrejtjes tė binte, por jo tė shuhej, pasi mėnyra mė e lehtė pėr ta pasur nė zap kėtė grusht vend ėshtė "pėrēa e sundo". (......)
Nė ato kohė qarkullonte mendimi se rrėmujat e marsit ishin tė lidhura shumė ngushtė me gjendjen nė Kosovė. Shthurja e shtetit tonė i hiqte mbėshtetjen shqiptarėve tė Kosovės pėr ēdo lloj ndėrmarrjeje politike apo ushtarake. Ndaj dikush nga tė ftuarit pyeti:
- Ju bėni thirrje pėr bashkim kombėtar. A nėnkupton kjo bashkim me Kosovėn dhe shqiptarėt e Maqedonisė?
Leka - Po!
Pyetje - Si e mendoni bashkimin e trojeve etnike? Me luftė?
Leka -Jo! Dhashtė Zoti qė tė mos jetė me luftė. Problemi i Kosovės duhet tė zgjidhet nė mėnyrė paqėsore. Kjo ėshtė nė interes tė tė gjithėve, por, sidomos, tė kombit shqiptar. Por, pėr me ia arrit bashkimit tė Shqipnisė etnike dhe qė tė jetė njė Shqipni e fortė duhet tė pėrdoret presioni dhe dialogu diplomatik. Mund t'ia arrisim. Por do tė marri kohė.
(....)
- A e ka apo jo mbreti mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės?
Shumė prerė Leka iu pėrgjigj se shqiptarėt duhet tė shohin punėt e tyre, pa pasur nevojė tė merakosen nėse do apo jo Amerika apo kushdoqoftė tjetėr. Kjo pyetje e intelektualit tė paemėr rrezatonte vartėsi e inferioritet nė kėtė sallė tė Pallatit tė Kongreseve. Megjithatė, Leka u pėrgjigj me diplomaci:
- Tė njėjtėn lidhje do tė ketė mbretnia shqiptare si me Europėn, si me SHBA ashtu edhe me botėn mbarė. Mbretnia shqiptare duhet tė jetė e hapur ndaj gjithė botės. Por e ardhmja e Shqipėrisė duhet tė parashihet si njė zinxhir nė mes tė Europės dhe Mesdheut. Kėshtu mund tė shfrytėzojmė tė 2 palėt. Le ta themi mė thjesht. Ne si shqiptar duhet ta kemi tė qartė se asnjė shtet nė botė, asnjė vend nė botė nuk do tė na pėrkrahė, nėse ne vetė nuk i kemi dhėnė vetvetes pėrkrahjen e mirėkuptimin. Nėse ne tregojmė se vetė jemi tė aftė, atėhere do tė kemi shumė pėrkrahje nga shumė shtete dhe nga bota mbarė.
...
(Takimi mbaroi)
Pas Lekės dolėm edhe ne. Ai po tymoste mendueshėm cigaren e tij tė pambarim. Dukej jo fort nė humor, por unė nuk kisha nevojė ta pyesja se ēfarė nuk shkonte. Pėrgjigjen e dija qė tri ditė mė parė:
Leka synonte ta niste ndėrtimin e vendit duke e filluar nga koka. Me kėtė ide, pėr javė tė tėra ai mati pulsin e rinisė, studentėve dhe intelektualėve. Pėr tė ribėrė shtetin Lekės i duhej njė brez tė shkolluarish dhe jo votues tė thjeshtė. Pėr kėtė arsye ai nuk la universitet pa shkelur, por, me sa vura re unė, ai nuk e gjeti atė qė kėrkonte. Nė njė nga auditoret studentėt e pyetėn:
(.........)
- Naltmadhėri: Nėse fiton monarkia, a do tė mė bėni ju mua doganier siē bėri babai juaj gjyshin tim?
Salla shpėrtheu nė tė qeshura. Edhe Leka vuri buzėn nė gaz hidhur. Kur ra qetėsia, u pėrgjigj:
- Po! Ju bėj! Por nėse kryeni shkollėn pėrkatėse, bėni stėrvitjet pėrkatėse dhe mė kryesorja, nėse vini kokėn para xhepit. Se po vutė xhepin tė parin mund t'ju heq kokėn.
Pas takimit studentėt u vėrsulėn t'i marrin autograf, ndėrkohė qė Leka nėnshkruante me pamje tė ngrysur nė ato fletore. Ne u nisėm pėrpara drejt rezidencės. Nė odėn e pritjes gjetėm njė tufė burrash qė flisnin me kėmbė e me duar gjithė shqetėsim. Pak minuta mė vonė mbėrriti edhe Leka. Ai u pėrshėndet me njerėzit qė po e prisnin dhe kėrkoi t'i bėnin njė kafe turke tė mirė. Njė burrė rreth tė shtatėdhjetave, me njė palė mustaqe alla Ēaplin, nisi t'i rreshtojė njė lumė me shqetėsime lidhur me mundėsitė e manipulimeve gjatė votimit pėr referendumin. Me atė mendim ishte edhe njė pjesė e Oborrit. Ata merakoseshin pėr hilet nė fletėn e votimit (...) Ndėrsa nė dhomė vlonte debati, e zonja e shtėpisė-rezidencė tė Lekės solli kafenė. Me vėshtrim tė pėrhumbur tek dritarja pėrballė ai thithi ngadalė cigaren e mė pas ngriti filxhanin drejt buzėve. M'u duk se nuk ndodhej fare nė atė dhomė por diku larg, ndaj dhe e pyeta:
- Naltmadhni, ju shqetėsojnė manipulimet?
Leka ktheu kokėn nga unė, mė nguli sytė dhe m'u pėrgjigj:
- Jo zotni Armir. Mė shqetėsojnė pyetjet.
Leka ishte zhgėnjyer. Ai priste tė takonte nėpėr auditorė njė brez tė ri djemsh tė shkolluar, idealistė, tė etur pėr ndryshim. Zogu erdhi i pėrgatitur tė pėrballej me studentė plot interesa dhe jo vogėlushė kureshtarė pėr pėrrallat me mbretin.
Takimi i sė premtes me intelektualėt i dha fundi i kėtij seriali, ndaj mendoj se ajo pamje e pikėlluar nuk shprehte mė zhgėnjim, por trishtim. Me ato qė tha dhe dėgjoi pėr njė muaj rresht Leka i vuri pėrfundimisht notėn e tij administratės, inteligjencias dhe elitės sė tashme e tė ardhme tė Shqipėrisė.
(Pėrmbledhje e kapitujve
17 - 18)


© 2003 Gazeta Panorama

Faqe 5 - Poltikė
reforma zgjedhore
debati
 
Socialistėt pėrjashtojnė mundėsinė e kompromisit me LSI e LZHK pėr votimin e hartės elektorale
 
PS: Zgjedhjet, konsensus vetėm me PD
Kėrkohet seancė e jashtėzakonshme parlamentare pėr marrėveshjen
 
Juli Prifti
Socialistėt mendojnė tė thėrrasin njė seancė tė jashtėzakonshme parlamentare pėr tė diskutuar njė marrėveshje me demokratėt nė lidhje me ndarjen e re territoriale dhe ndryshimet nė Kod.
Kėshtu, bashkėkryetari socialist i komisionit bipartizan, Elmaz Sherifi, tha dje, se pas reflektimit tė PD-sė pėr variantin e paraqitur nga OSBE-ja, PS-ja do tė thėrrasė njė seancė tė jashtėzakonshme pėr tė miratuar ndarjen e re territoriale, para se tė nisė sesioni i zakonshėm i Parlamentit. “Nuk bėhet fjalė pėr tė pasur asnjė shans pėr marrėveshje me LSI-nė apo me LZHK-nė, pėr hartėn zgjedhore. OSBE-ja ka paraqitur njė draft pėr tė cilin ne jemi nė pritje tė reflektimit tė PD-sė”, ka konfirmuar Sherifi idenė e negociatave vetėm me partinė mė tė madhe tė opozitės. Gjithsesi, Sherifi konfirmon se deri mė tani, nuk ka asnjė shenjė se mund tė ketė konsensus, pasi ai thekson se socialistėt ndodhen nė pritje tė reflektimit tė PD-sė. Por, sipas deklaratave tė tij, duket se socialistėt janė tė gatshėm pėr tė arritur njė marrėveshje, e cila do tė grumbullonte numrin e duhur tė votave pėr tė kaluar edhe ndryshimet nė Kodin Elektoral nė Parlament, tė cilat kėrkojnė plot 86 vota. PS-ja, e vetme nuk i arrin kėto vota, ndėrsa pozicioni i partive tė tjera nė Kuvend, aleate tė saj, duket i lėkundur.
PS-ja sulmon PD-nė
“Ndryshimet nė Kodin Zgjedhor, tė cilat u mundėsuan me konsensus nė komisionin bipartizan tė Kuvendit, u shkelmuan dhe u bėnė zero nga PD-ja ditėn e premte, me kushtin absurd qė kjo parti vuri pėr votimin e ndarjes se re tė zonave elektorale, ndarje kjo e cila mbėshtetet mbi njė kriter antikushtetues, siē ėshtė ai i marrjes pėr bazė tė numrit tė votuesve qė kanė votuar nė zgjedhjet e tetorit 2003”. Ky ka qenė qėndrimi zyrtar i socialistėve, i shprehur edhe dje nga zėdhėnėsi politik i kėsaj partie, Gjergj Koja, qėndrim qė nuk ndryshon nga ai i shprehur mė parė. Duket se palėt kanė nisur tė sulmojnė dhe tė kundėrsulmojnė njėra-tjetrėn se kush do ta mbajė pėrgjegjėsinė pėr kėtė bllokim tė reformės, nga e cila varen edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. PS-ja e ka cilėsuar qėndrimin e PD-sė, si “totalisht bllokues dhe refraktar”, duke e akuzuar atė se nuk kėrkon zgjedhje tė lira, tė ndershme e tė pakontestueshme, por po pėrpiqet t’i bllokojė dhe tė mos i njohė ato qė tani. PS-ja ftoi, dje opozitėn tė miratojė paketėn e amendimeve tė Kodit Zgjedhor, nė mėnyrė tė pavarur nga ndarja e zonave zgjedhore.
PD-ja sulmon PS-nė
Nga ana tjetėr, demokratėt janė pėrgjigjur pėrmes anėtarit tė komisionit bipartizan, Fatos Beja, i cili ka pėrsėritur kėmbėnguljen e PD-sė nė variantin e saj. Sipas Bejės, ndarja e re e zonave zgjedhore duhet tė realizohet mbi bazėn e regjistrimit tė fundit tė popullsisė, ku vetė qeverisja socialiste ka qenė pjesėmarrėse. “Nė kėtė mėnyrė, ne do tė kėmbėngulim pėr njė ndarje tė re elektorale, e cila tė jetė sipas standardeve, nėse duam qė edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė pėrmbushin standardet e kėrkuara”, ka pohuar Beja. Ai tha se nuk ekziston mundėsia e votimit pėr ndryshimet nė Kod, pa u miratuar mė parė harta e re elektorale.

Qėndrimet
“Harta bashkė me kodin”
Bashkėkryetari i komisionit bipartizan pėr PS-nė, Elmaz Sherifi, ka mohuar dje, ēdo mundėsi pėr marrėveshje mes PS-sė dhe LSI-sė apo LZHK-sė pėr miratimin nė Parlament tė hartės elektorale. Ai tha dje se PS-ja do tė vazhdojė tė jetė nė pritje tė njė reflektimi tė mundshėm tė PD-sė, pėr kėtė ēėshtje. “Nuk bėhet fjalė pėr tė pasur asnjė shans pėr marrėveshje me LSI-nė apo me LZHK-nė, pėr hartėn zgjedhore. OSBE-ja ka paraqitur njė draft pėr tė cilin ne jemi nė pritje tė reflektimit tė PD-sė. Ne propozojmė se pas njė reflektimi tė PD-sė ndaj kėtij drafti tė realizohet njė senacė e jashtėzakonshme pėr miratimin nė Parlament tė hartės zgjedhore, para se tė fillojė sesioni i ri parlamentar”, tha Sherifi. Ideja pėr marrėveshje tė PS-sė me LSI-nė dhe LZHK-nė ėshtė hedhur pak ditė mė parė nga kreu i PAD-sė Neritan Ceka. Sherifi u shpreh gjithashtu, se PS-ja ėshtė pėr ndarjen e votimit tė hartės me kodin.
“S’ka lėshime pėr ndarjen”
“E kemi pėrsėritur qėndrimin tonė dhe nuk kemi ndėr mend tė bėjmė lėshime pėrsa i takon ndarjes sė votimit pėr hartėn elektorale me ndryshimet nė Kodin Zgjedhor. Ndarja e re territoriale ėshtė njė ēėshtje qė kėrkon patjetėr tė shqyrtohet dhe tė merret vendim, pasi ndarja ekzistuese nuk pėrmbush asnjė nga rekomandimet ndėrkombėtare. Kėto tė fundit pėrcaktojnė pėrafrim tė numrit tė zgjedhėsve pėr secilėn nga zonat zgjedhore, kurse ndarja aktuale ka njė diferencim shumė tė madh mes tyre. Ne e kemi propozuar variantin tonė dhe ky ėshtė qė ndarja tė bėhet sipas regjistrimit tė fundit tė popullsisė, i cili ėshtė realizuar nga vetė qeveria socialiste. Nė kėtė mėnyrė, ne do tė kėmbėngulim pėr njė ndarje tė re elektorale, e cila tė jetė sipas standardeve, nėse duam qė edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė pėrmbushin standardet e kėrkuara”.


Kushtet e ndėrkombėtarėve
Konsensusi pėr zgjedhjet, bazė pėr negociatat
Bashkimi Evropian ka kėrkuar miratimin e amendimeve tė Kodit Zgjedhor, si dhe tė hartės zgjedhore brenda kėtij viti, por kjo kėrkesė nuk ėshtė realizuar nga ana e klasės politike shqiptare.
Bllokimi i reformės zgjedhore, mosmiratimi i ndryshimeve tė Kodit Zgjedhor dhe tė hartės elektorale mund tė ndikojė nė arritjen e atyre afateve tė pėrcaktuara nga ana e BE-sė, si pjesė e rekomandimeve tė bėra nga takimi i pėrbashkėt KE - Shqipėri pėr procesin e asocim-stabilizimit. Nė bazė tė kėtyre rekomandimeve ėshtė parashikuar njė axhendė punimesh, ku pjesa mė e madhe ka tė bėjė me pėrgatitjen qė duhet tė bėjė Shqipėria pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pėr tė cilin BE-ja ka vėnė si kusht e ato duhet tė zhvillohen tė lira dhe tė drejta, nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare. Nė kėtė draft tė pėrbashkėt tė firmosur nga ana e negociatorėve tė BE-sė dhe Shqipėrisė janė pėrcaktuar disa etapa qė pėrfshihen disa afate pėr ngritjen e administratės zgjedhore, i KZZ-tė, KQV-tė. Gjithashtu, nė kėto projektrekomandime kėrkohet qė tė pėrfundohet brenda muajit shkurt regjistrimi i popullsisė dhe tė shpallen brenda marsit listat e zgjedhėsve. Njė rėndėsi tė veēantė i kushtohet miratimit tė rregullores sė brendshme tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Nė kėtė material kėrkohet qė rregullorja pėr KQZ-nė tė miratohet brenda njė kohe sa mė tė shpejtė. BE-ja kėrkon qė zhvillohet sa mė shpejt trajnimi i komisionerėve tė KZZ-ve dhe KQV-ve nė mėnyrė pėr tė eleminuar mangėsitė qė u vėrejtėn nė zgjedhjet e shkuara tė vitit 2003.



Faqe 6 - Politikė

 
Korēė, ministri i Pushtetit Vendor reagon pas vizitės sė Berishės

 
Blushi: Kreu i PD dėshtoi si pajtimtar i demokratėve
 
Bledar Hoti
Ministri i Pushtetit Vendor, Ben Blushi, gjatė njė takimi tė zhvilluar nė qytetin e Korēės e ka sulmuar ashpėr liderin e PD-sė, Sali Berisha.
“Krishtlindja ėshtė njė festė pajtimi, shprese dhe vlerash. Korēa ėshtė shquar gjithnjė pėr njė filozofi mirėkuptimi dhe paqeje, ndaj ne si drejtues, qoftė tė PS-sė, qoftė tė PD-sė nuk duhet tė shkatėrrojmė njė traditė kaq tolerante dhe tė bukur qė e kemi trashėguar ndėr vite nga paraardhėsit tanė”, tha dje Blushi. Kjo festė, sipas tij, kėtė vit me vizitėn e Berishės nuk manifestoi vlerat e saj dhe mirėkuptimin, pasi ata u thirrėn pėr tė parė vlerat negative tė pėrfaqėsuesit tė PD-sė. Gjatė njė konference pėr shtyp Blushi fillimisht ka pėrcjellė urimet mė tė ngrohta pėr mbarė qytetarinė korēare, duke theksuar se viti i ardhshėm do tė jetė njė vit mė i mbarė se ky qė kaloi, do tė jetė begati dhe shpresė pėr gjithė qytetarėt korēarė, sidomos pėr ata qė aktualisht kanė humbur shpresat tashmė. Ai ka bėrė njė koment lidhur me vizitėn e Berishės nė Korēė, duke e quajtur atė njė mision tė dėshtuar pėr tė pajtuar 2 palėt e PD-sė nė Korēė qė janė krijuar jo mė larg se portat e bashkisė, pėr shkak tė interesave cinike tė tenderave dhe prokurimeve qė kanė prekur njėrėn apo tjetrėn palė. Ai ėshtė shprehur se qytetarėt korēarė duhet tė jenė tė sigurt se Korēa nuk po ndėshkohet nė asnjė mėnyrė pėr arsye subjektive apo politike. Blushi ka theksuar qė, nėse ka pasur ndonjėherė manipulime tė votave, kjo ka ndodhur nė Korēė nė vitin 2003, kur PD-ja fitoi duke reduktuar listat e zgjedhėsve dhe duke i deformuar ato. Duke u ndalur tek akuzat qė hodhi pėr tė Berisha se ai i fiton votat duke hapur thesin nė fushatė elektorale, Blushi ka theksuar se pikė sė pari qeveria nuk investin me thasė kjo ėshtė njė shprehje e rėndomtė dhe primitive, pasi qeveria vepron me buzhetin e shtetit dhe vazhdimisht. Blushi gjatė kėsaj konference ka theksuar se Korēa do tė kishte mė tepėr investime, nėse do tė ekzistonte njė bashkėpunim mė i frytshėm me qeverinė. ”Nuk kam arsye qė tė paragjykoj nėse Bashkia e Korēės po i realizon ato nė mėnyrė militante, subjektive apo politike, pasi kėto procedura janė detyrė primare aktualisht pėr ēdo autoritet lokal, por unė do t’i bėja thirrje Bashkisė sė Korēės qė t’i marrė seriozisht kėto procedura”, theksoi Blushi.

Nė vizitat nė Korēė
Nano: Kemi nevojė pėr ditė tė vėrteta shprese
Mė shumė se kurrė kemi nevojė pėr ditė tė vėrteta shprese. Ky ka qenė mesazhi qė kryeministri Nano u ka drejtuar shqiptarėve me rastin e Krishtlindjeve. I shoqėruar edhe nga bashkėshortja, Nano ka qenė dje nė qytetin e Korēės, ku ka zhvilluar njė vizitė nė Metropolinė e qytetit dhe i ka uruar autoritetet fetare tė Metropolisė ditėn e madhe tė lindjes sė Krishtit. “Ėshtė njė ditė e rilindjes, e shpresės, e gėzimit pėr tė gjithė, ėshtė dita e konsolidimit tė lirisė sė besimit, tė besimit tek Zoti dhe tek e ardhmja. Roli i institucioneve fetare nė ditė tė tilla, qė konsolidojnė institucionin kryesor tė shqiptarėve, qė ėshtė toleranca dhe harmonia midis njerėzve tė besimeve tė ndryshme, ėshtė i pazėvendėsueshėm. Mė shumė se kurrė kemi nevojė pėr ditė tė vėrteta shprese”, tha Nano duke iu drejtuar tė gjithė besimtarėve tė krishterė tė Korēės dhe tė gjithė Shqipėrisė.
Berisha: Blushi po pėrgjysmon fondet
“Sensi aktual pėr pushtetin qeveritar ėshtė tepėr primitiv. Pushtetarėt e sotėm e konceptojnė pushtetin dhe ligjet e tij si njė mjet pėr tė vjedhur”, ka thėnė Berisha. Ai e ka cilėsuar fitoren e vitit tė kaluar nė qytetin e Korēės si njė fitore tė mbarė popullit shqiptar. “Kjo fitore ėshtė njė sfidė qė iu bė mazhorancės aktuale, pasi ata humbėn zemrėn e Shqipėrisė, por Korēa, nė fakt, votoi pėr vlerat e saj, pėr qytetarin dhe sportistin Robert Damo”, ka thėnė Berisha. Sipas tij, Blushi dhe Servet Pėllumbi, si 2 deputetėt e zonės, po pėrgjysmojnė fondet e Bashkisė sė Korēės pėr ta dėnuar kėtė qytet dhe qytetarėt e respektuar tė saj. Duke iu “sulur” kundėrshtarit tė tij politik, Nanos, ai tha se ky i fundit po tenton tė vjedhė sėrish vota, por koha e tij ka mbaruar. Madje, vizitėn e Nanos nė Korēė ai e ka cilėsuar si rastėsore, pasi “Nano u gjend kalimthi nė Korēė e jo pėr tė kaluar Krishtlindjet nė kėtė qytet, por pėr tė kaluar drejt shtetit fqinj”, ka pėrfunduar ai.

Meta nė Durrės: Mė 2005 ikin Nano e Berisha
Kryetari i LSI-sė, Ilir Meta, deklaron se 2005 do tė jetė viti i ndryshimeve tė mėdha pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Ai ka marrė pjesė dje nė njė takim festiv tė LRI-sė sė Durrėsit, i organizuar nga krerėt e kėtij forumi me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit tė Ri, nga ku ka premtuar largimin e politikanėve tė konfliktit, Nano e Berisha, nga politika. Meta ka falėnderuar tė rinjtė e LRI-sė sė Durrėsit dhe ka premtuar nė takimin e tyre se viti 2005 do tė jetė viti i fitores pėr LSI-nė. Meta ishte i shoqėruar nė kėtė takim nga nėnkryetari Xhufi, sekretari i pėrgjithshėm Vasili, deputetėt Spartak Braho e Monika Kryemadhi, si dhe shumė anėtarė tė Kryesisė sė LSI-sė. Ndėrkohė, kanė qenė tė pranishėm nė kėtė festė kreu i LRI-sė, Elvis Mataj, dhe Dritan Ylli, pėrfaqėsues i forumeve tė larta tė LRI-sė.
Moisiu: S‘kam lidhje me biznesin e nipėrve
Presidenti Moisiu ka reaguar pėrsėri nė lidhje me akuzat e bėra nga ana e liderit tė opozitės, Berisha, pėr pėrfshirje nė bizensin e nipėrve tė tij. Kreu demokrat e sulmoi presidentin pėr lidhje me biznesin gjatė vizitės tė sė dielės nė Korēė. Por, burime nga Presidenca theksuan dje se Moisiu ka rideklaruar qė “dy nipėrit e tij janė dy shtetas tė lirė nė Shqipėri dhe qė mund tė kenė tė drejtėn pėr tė ushtruar njė aktivitet tė tyrin privat”. Moisiu ka hedhur poshtė zėrat se ai ka pjesė nė kėtė biznes privat, duke i cilėsuar si tė pavėrtetė. Marrėdhėniet mes kreut tė PD-sė dhe presidentit pas njė periudhe tė qetė, duket se shkojnė drejt acarimit. “Presidenti rigaranton se nuk ka asnjė lidhje me biznesin e nipėrve dhe e konsideron aktivitetin e tyre si aktivitetin e dy qytetarėve shqiptarė”, thanė dje burimet e Presidencės.
PBK: Edhe ne nė komisionet zgjedhore
Pas LSI-sė dhe LZHK-sė, edhe PBK-ja kėrkon tė ketė tė drejtėn e pėrfaqėsimit politik me anėtarė nė komisionet zgjedhore. Kreu i PBK-sė, Adriatik Alimadhi, ka kėrkuar pėrfshirjen e partisė sė tij nė komisionet zgjedhore pėr zgjedhjet e reja parlamentare. Nė mbledhjen e zhvilluar me kryetarėt e degėve tė PBK-sė, Alimadhi theksoi se “tė gjitha partitė politike duhet tė kenė pėrfaqėsues nė komisionet e niveleve tė dyta dhe tė treta”. “Ne jemi partia mė e vjetėr dhe si tillė duhet tė kemi pėrfaqėsues nė komisionet zgjedhore, kėshtu ne mund t’i ruajmė mė mirė votat. Njė gjė tė tillė ne e kėrkojmė pasi eksperienca ka treguar se zgjedhjet janė manipuluar nga dy partitė e mėdha politike”, deklaroi Alimadhi. PBK-ja pritet tė dalė e vetme nė kėto zgjedhje, pasi aleanca e PD-nė duket e do tė jetė e paarritshme. Nisur nga ky fakt, ai u ka kėrkuar kryetarėve tė degėve nė rrethet e Shqipėrisė, qė tė pėrgatisin kandidaturat pėr deputetė pėr tė gjitha zonat zgjedhore njėemėrore.


Takimi/ Kreu demokrat bėn urimet me rastin e festave
Berisha: Aleanca ime me mediat dhe shoqėrinė civile
Kreu demokrat, Sali Berisha, e ka pėrcaktuar vitin e ardhshėm si vitin e sfidave pėr PD-nė. Duke folur nė njė takim miqėsor me botues, gazetarė dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile, me rastin e festave tė fundvitit, kreu demokrat ka theksuar se viti qė vjen pėrmban njė sėrė sfidash madhore, tė cilat kulmojnė me zgjedhjet parlamentare. Berisha ka theksuar se PD-ja do tė qėndrojė e vendosur dhe do tė pėrmbushė tė gjitha detyrimet e saj pėr tė arritur nė standardizmin evropian tė zgjedhjeve. Berisha ka pėrmendur gjithė problematikėn e vitit tė kaluar, qė, sipas tij, e ngjiti Shqipėrinė me 16 kate nė piramidėn e korrupsionit. “Ne kemi bėrė ēdo pėrpjekje pėr t’u vėnė nė shėrbim tė integrimit, por nė fund tė kėtij viti, procesi ėshtė kthyer mbrapsht, pasi ata me qėllimin pėr tė manipuluar zgjedhjet, nuk reshtin sė dėmtuari Shqipėrinė”, ka theksuar Berisha, duke iu referuar bllokimit tė fundit tė reformės. Nė takimin e organizuar nga kreu demokrat ishin tė ftuar pėrveē gazetarėve e botuesve, edhe mjaft pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile. Berisha iu drejtua atyre si njė hallkė e rėndėsishme qė do tė ndihmojė nė rritjen dhe shtrirjen e demokratėve nė tė gjithė Shqipėrinė. Procesi i hapjes sė PD-sė, si njė strategji dhe domosdoshmėri e shpallur nė prag tė kuvendit tė tretė tė kėsaj partie, ishte njė nga pikat ku u pėrqendrua Berisha. Ai i pėrcaktoi pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile si njerėz qė nuk janė pjesė e PD-sė, por kanė dhe mbėshtesin ide tė njėjta. Pėr kėtė arsye, ata janė ftuar dhe kanė pranuar tė kontribuojnė nė hartimin e programit dhe politikave themelore tė selisė “blu”. Rezultati i kėsaj pune ka qenė, sipas Berishės, pėrgatitja e fuqishme e PD-sė pėr tė ardhur nė pushtet dhe pėr tė funksionuar normalisht qė nė muajt e parė tė qeverisjes sė ardhshme. Mė pas, kreu demokrat u ka uruar festat e fundvitit tė gjithė tė pranishmėve.
Berisha, “konslutime” me tė ftuarit
Berisha nuk ka ngurruar t’i takojė thuajse tė gjithė tė ftuarit, duke kėrkuar tė shkėmbejė personalisht mendime thuajse me tė gjithė pjesėtarėt e medias dhe tė shoqėrisė civile qė kish ftuar nė takim. Madje, gjatė bisedave nuk ka ngurruar tė kujtojė detaje nga puna e gjithsecilit nė fushat e tyre.
 
 
 
-------------------------------------------------
Faqja 5 - POLITIKEDhjetor28, 2004 

 


Harta me numrin e votuesve pėr tė tre zgjedhjet, 2000,2001,2003
 
Reforma zgjedhore, kompromisi duket afėr

Artemida Ēollaku

Kompromisi pėr hartėn e re zgjedhore, nė janarin e vitit 2005 mund tė gjendet vetėm nėse ndarja e zonave elektorale tė bėhet nė bazė tė numrit tė votuesve gjatė tre proceseve zgjedhore, vitin 2000, 2001 dhe 2003. Ideja u artikulua dje nga negociatori i PD-sė Fatos Beja. Por edhe pėr socialistėt, duket se zgjidhja ėshtė mė e mira e mundshme, nė prag tė bllokimit tė tė gjithė reformės dhe tė vetė zgjedhjeve tė vitit 2005. Paralajmėrimi i fortė i ndėrkombėtarėve, nėpėrmjet pėrdorimit tė shprehjėve tė tilla si "dėshtim tė procesit zgjedhor tė vitit 2005" i ka vėnė pėrballė pėrgjegjėsisė dy forcat politike: PD ndjen pėrgjegjėsinė qė nuk pranoi zgjidhjet e ofruara nga OSBE-ja gjatė negociatave, ndėrsa PS duket se po vuan pasojat e njė "lapsusi" tė kohėve mė parė gjatė votimit nė komisionin dypalėsh pėr ndarjen e zonave zgjedhore.
Pritet qė janari, tė gjejė edhe zgjidhjen mes PS e PD, aq mė tepėr po tė mendohet qė PS dhe aleatėt e vet, nuk i arrijnė dot 84 votat qė i duhen pėr tė kaluar nė parlament ndryshimet nė Kodin Zgjedhor, tė arritura edhe kėto ndryshime me konsensus. Burime pranė Partisė Socialiste bėjnė tė ditur pėr Gazetėn se ky propozim i PD, pėr tė marrė pėr bazė tre votimet e fundit, ėshtė duke u diskutuar dhe se mund tė pranohet si kriter nga kjo parti pėr t'u pėrdorur pėr ndarjen e zonave zgjedhore. Arsyeja qė Partia Socialiste nuk pranoi si kriter votuesit nė zgjedhjet e parlamentare tė vitit 2001, ishte mohimi i tė drejtės sė votės qė i bėhet jo vetėm zgjedhėsve qė nė vitin 2001 nuk kanė pasur mundėsi votimi apo dėshirė, por edhe tė rinjve qė kėtė vit kanė mbushur moshėn pėr tė hedhur votėn e tyre tė parė. Ndėrkaq, pritet qė konsensusi mes PD e PS tė arrihet vetėm nė muajin janar, kohė nė tė cilėn u shtynė edhe bisedimet mes palėve pėr shkak tė pushimeve tė fund-vitit. Nga ky proces, janė pėrjashtuar tė gjitha forcat e tjera politike, partitė e vogla, tė cilat nuk do tė kenė peshėn e mjaftueshme edhe nė votė pėr tė dyja palėt.

PROPOZIMI
Demokratėt propozojnė qė pėr ndarjen e zonave zgjedhore tė pėrdoret si referim numri i votuesve nė tre proceset zgjedhore 2000, 2001, 2003. Ndėrkohė ata shprehen dakort edhe pėr marrjen si referencė rregjistrimin i popullsisė faktike bėrė nė vitin 2001.
VARIANTI I PS
Partia Socialiste propozoi qė ndarja e re e zonave zgjedhore tė bėhet nė bazė tė listave tė zgjedhėsve. Sipas tyre vetėm ky kriter respekton tė drejtėn e tė gjithė zgjedhėsve tė cilėt nuk kanė votuar dashur tė votojnė mė parė, apo qė do votojėn pėr herė tė parė.

VARIANTI I PD
Partia Demokratike kėrkoi qė tė respektohej kriteri i vendosur me ligj pėr ndarjen e zonave zgjedhore, qė ėshtė referimi nė numrin e votuesve qė kanė marrė pjesė nė zgjedhjet parlamenatre tė vitit 2001. Sipas demokratėve kjo ėshtė njė ndarje e drejtė e zonave zgjedhore.

BEGEJA
Kryetari i grupit parlamentar tė LZHK-sė Maksim Begeja u shpreh pėr Gazetėn se kriteri pėr ndarjen e zonave zgjedhore ėshtė njė problem qė i pėrket vetėm PD e PS "E rėndėsishme pėr ne ėshtė pjesmarrja nė procesin e numėrimit".
NDOKA
Nard Ndoka e cilėsoi si mjaft me rėndėsi kriterin pėr ndarjen e zonave zgjedhore pėr zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare tė ndershme. "Mendoj se gjetja e njė kriteri ka mė shumė rėndėsi pėr opozitėn, sė cilės i janė vjedhur mandatet" tha ai.
CEKA
Neritan Ceka e shikon shumė tė lehtė zgjidhjen e ēėshtjes sė kriterit tė zonave zgjedhore. Ai u shpreh se do tė ishte mė mirė ndryshimi i nenit 75 tė Kodit Zgjedhor, pėr tė bėrė tė mundur pėrdorimin e listave tė reja tė zgjedhėsve.
BRAHO
Spartak Braho u shpreh se reforma zgjedhore e bėrė nga PS-PD-ja ėshtė njė "lesh e li apo lesh arapi ku ėshtė pėrzier edhe OSBE-ja dhe qė nuk ka zot ta krehi". "Kjo u tregoi edhe njėherė shqiptarėve degradimin e PS-sė ashtu edhe tė PD-sė"
GARULI
Aleksandėr Garuli u shpreh dje se ndėrhyrja pėr ndarjen e zonave zgjedhore nė kėto momente nuk do t'i shėrbejė aspak njė normalizimin e procresit zgjedhore. Ai u shpreh se duhet patur shumė kujdes nė ndryshimet qė mund tė bėhen.