Legalistet: Koalicioni opozitar, me aksione elektorale
Drejtuesit e partive te vogla opozitare ne vend, deklarohen per ndertimin e
koalicioneve mbi baza aksionesh politike ne elektorat dhe jo mbi baza
rreshtimesh. Kryetari i PLL Eqerem Spahiu, ka deklaruar dje per gazeten "Korrieri"
se, do te paraqese shume shpejt nje platforme politike per ceshtjen e
marreveshjeve midis partive opozitare, e cila do te bazohet mbi bazen e
perqindjeve qe marrin keto parti ne elektorat. Sipas tij, do te jene keto
perqindje, ato te cilat do te percaktojne edhe numerin e vendeve ne qeveri ne
nje koalicion te mundshem qeverises te vendit nga forcat e sotme opozitare.
"Ka ardhur momenti qe partite e opozites te heqin dore duke u qare ne
deren e PD per perqindje te falura, apo per sigurimin e nje numeri deputeesh,
qe te perfshihen ne listat e proporcionalit te kesaj force politike. Kreret e
ketyre partive duhet te marrin ne dore realisht fatet dhe idete politike te
forcave qe perfaqesojne. Ka disa vite qe provohet se marreveshjet per
koalicion parazgjedhor te minutave te fundit, mes subjekteve politike
opozitare, ne shumicen e rasteve kane perfunduar ne pazare per te pajisur X
apo Y drejtues partish me mandat deputeti", ka nenvizuar Spahiu. Sipas
tij, marreveshja per formimin e nje koalicioni qeveritar paszgjedhor, mbi
bazen e perqindjeve te fituara ne elektorat, eshte jo vetem e ndershme nga
pikepamja politike, por detyron te gjitha subjeketet politike, qe drejtuesit e
tyre te forcojne masat organizative brenda partive qe ata drejtojne, per te
pasur nje ballafaqim sa me te sukseshmen elektoral. Spahiu sqaron se platforma
qe do te paraqitet nga PLL, ka per qellim ndertimin e nje koalicioni
paszgjedhor qeverises, i cili do te rriste realisht pergjegjesine e
qeveritareve perball zgjedhesve dhe realizimit te premtimeve elektorale.
Spahiu deklaroi se ne fillim te javes qe vjen do te beje publike platformen ne
fjale, duke kontaktuar per kete edhe te gjithe kryetaret e grupeve
parlamentare te opozites.
A. META