29 Mars 2004 http://www.kohajone.com/
BASHKEPUNIMI DHE PERPLASJA ME AHMET ZOGUN
Arslan & Kaplan Libohova
Mandej, ne kundershtim me deshiren e shumices te krereve te Toskerise, nuk
pranoi te shkoje ne Tirane me fuqine e tij te armatosur me qellim qe kjo
ngjarje mos te merrte nje ngjyresepartizane dhe percarese ne dem te unitetit
kombetar. Fuqite e tij i shperndau menjehere, gje qe nuk ngjau me ato
zogiste te veriut.
Ne akordet qe kishin marre gjate mergimit, Mufid beu ne Rome dhe Ahmet Zogu
ne Beograd, ishte parapare qe nje nga keto dy personalitete do te behej,
mbas rrezimit fanolist, president i republikes dhe tjetri kryeminister. Kjo
marreveshje nuk u respektua, mbasi Zogu - perpara se Mufid beu te vinte ne
Tirane - u proklamua president dhe kryeminister! Nuk ka qene nje gjest shume
bujar, por edhe nuk zgjoi meri ne palen tjeter.
Mufid Bej Libohova ishte nje patriot qe vepronte per atdhene e tij e jo per
kolltuke. Ne qeverine e re qe u formua ne Tirane ne Janar te vitit 1925 dhe
te kryesuar nga Ahmet Bej Zogu, ai u be Minister i Financave, i Drejtesise,
dhe i Puneve te Jashtme. Ne ate kohe Mufid beu krijoi Banken Kombetare dhe
per nevojat urgjente te zhvillimit ekonomik te vendit, ai beri nje
marreveshje ekonomike-financiare per nje hua te rendesishme ne favor te
Shqiperise, (qe ngjan shume me planin "Marshall") me nje shoqeri
private
italiane te madhe.
Veprimi i pare shkaktoi nje impuls pozitiv pasi Shqiperia, per here te pare,
hyri ne tregun monetar te perbotshem dhe kapitalit shqiptar iu sigurua vlera
si brenda ashtu dhe jashte vendit. Gjithashtu u krijua nje monedhe kombetare
qe u quajt "Lek". Kushtet e formimit te kesaj banke ishin te njejta me
ato
te propozuara edhe nga nje grup tjeter (anglez) po qe nuk kishte asnje
garanci shteterore si i dispononte grupi i fuqishem italian, i cili ishte i
garantuar edhe nga nje grup bankar zviceran.
Huaja i dha Shqiperise nje sere investimesh te rendesishme dhe te
menjehershme si rruge, urat, ndertesat qeveritare dhe veprat publike me me
rendesi aq te nevojshme asokohe per vendin tone. Keto ndertesa, akoma sot
jane pasuri e gjithe kombit shqiptar (si selite e ministrive ne Tirane,
etj). Kjo qeveri mbeti ne fuqi deri ne fillim te vitit 1927. Por gjate kesaj
kohe divergjencat midis Mufid Beut, njeri me karakter te forte dhe pa
kompromis, dhe Kryetarit te Republikes u bene, me kohe, gjithnje me te
thella, mbasi i pari nuk mund te pranonte disa veprime te presidentit ne
lidhje, vecanerisht, me drejtimin e puneve te shtetit sidomos persa i
perkiste politikes se tij teper krahinore, zvogelimi te rolit te
parlamentit, hyrja ne sferen drejtuese qeveritare te disa elementeve te
papershtatshem dhe falja Jugosllavise te Shen Naumit dhe te Vermoshit.
Per shkak te ketyre rrethanave, qe ndergjegjia e tij nuk mund te pranonte,
Mufid Bej Libohova preferoi te terhiqet kunder interesave te tij, nga
rrethet qeveritare dhe shkoi per kurime mjekesore ne Paris dhe per nje
pushim prane te birit, Malik Beut, qe ishte ne ate kohe i Ngarkuari me Pune
i Shqiperise ne France.
Largimi i tij beri qe i gjithe kabineti ministror te japi doreheqjen. Pak
kohe mbas kthimit te tij ne atdhe, vdiq pa pritur ne moshen 51-vjecare ne
Sarande, ne shkurt te vitit 1927, mbasi i kushtoi me shume sakrifica dhe
rreziqe tere jeten e tij ceshtjes kombetare. U varros ne Libohove me nderime
te posacme dhe ne pranine e nje turme te madhe te ardhur nga gjithe viset e
Shqiperise dhe nga jashte vendit.
Trupi i tij u kall ne tyrben e oxhakut te tij, prane gjyshit Malik Pashes
dhe stergjyshes Shanisha Hanemi, e famshmja moter e Ali Pashe Tepelenes dhe
e shoqja e Ali Pashe Libohoves. (Varrezat e bejlereve te Libohov-s u
shkaterruan krejtesisht nga i ashtuquajturi "Pushteti popullor," dhe
deri me
sot nuk eshte identifikuar, me saktesi, varri i Mufid Beut. Barbarizma e
diktatures komuniste nuk respektoi as te vdekurit).
Personaliteti i tij i forte dhe pozita qe gezonte dera e vet shkaktuan,
fatkeqesisht, qe disa politikane shpirtvegjel dhe ziliqare u munduan, ne cdo
menyre, te kritikonin veprimtarite e tij patriotike duke shtremberuar ose
mohuar me qellim dhe keqbesim te verteten dhe, shume here, duke shpifur
ngjarje fare te pandodhura dhe qe nuk i pershtateshin aspak te
vertetes. Ndofta, mund te jete gabuar vetem duke u besuar teper e duke cmuar
se tepermi
ata me te cilet bashkepunoi.
Simbas disa historianeve dhe analisteve serioze, vdekja e tij ka qene e
parakohshme, mbasi, ai me eksperiencen, prestigjin dhe zotesine e tij
diplomatike do te kishte vazhduar te sherbente me mencuri atdheut te tij dhe
per ca kohe akoma, duke evituar, ndoshta, qe ngjarje politike kombetare dhe
nderkombetare, te godasin tragjikisht vendin tone dhe sidomos ardhja ne fuqi
e pushtetit te eger 50 vjecar te diktatures marksiste, pasojat e se ciles,
mjerisht, vazhdojne te kondicionojne negativisht jeten e popullit tone bujar
shqiptar, megjithese kane kaluar me shume se dhjete vjet qe ajo diktature
eshte permbysur.
Mufid Beu ka botuar ne Kairo me 1903 nje veper historike shume te vlefshme
dhe te dokumetuar, qe ben tekst midis studiuesve dhe historianeve, mbi jeten
dhe vepren e Ali Pashe Tepelenes, i cili u ribotua ne Stamboll ne vitin 1908
duke i shtuar disa ngjarje te dokumentuara qe i perkisnin ketij udheheqesi
te famshem, me te cilin dera e tij ka patur gjini te afert. Me 1980, me
ndermjetesine e niperve te tij te dashur qe i kishte rritur, Arslan bej dhe
Kaplan bej Libohova, kjo veper historike madhore u perkthye ne greqisht nga
Akademia e Epirit ne bashkepunim me Universitetin e Janines.
Ka qene nje gjest bujar me te cilen Greqia nderoi figuren e ndritur te Mufid
bej Libohoves. Rishtazi u gjeten ne bibiloteken kombetare ne Tirane shume
shkresa e dokumenta historike te tij (edhe libri i Ali Pashe Tepelenes), te
cilat do te perkthehen dhe do botohen ne Tirane. Keto vepra do ta pasurojne
edhe me historine dhe kulturen shqiptare. Po ne ate vit, me 1908, i fali,
nder te tjera, me bujarine qe e karakterizonte, Bashkise se Gjirokastres
sheshin kryesor te qytetit qe ishte prone e familjes si dhe nje dhurate
financiare prej 5.000 napolona per ngritjen ne ate vend te gjimnazit
shteteror; deshira e tij u plotesua brenda nje kohe te shkurter. Edhe e
motra e tij, Behire Hanemi, qe vdiq fare e re, i la Bashkise se Gjirokastres
nje shume te madhe per sjelljen e ujit te pijshem ne qytet.
Me vone, Mufid Beu e beri Libohoven nenprefekture. Ndertoi rrugen qe lidhte
qytetin me Gjirokastren e Janinen, pruri ujin e pijshem, i fali sheshin
kryesor bashkise dhe ndertoi shkollen fillore. Edhe sot lulezojne ne sheshin
kryesor te Libohoves dy rrepe gjigande qe ai i kishte mbjelle - 100 vjet me
perpara - me duart e tij.
------------------------------
NGA KONGRESI I LUSHNJES TE QEVERIA E NOLIT
Arslan & Kaplan Libohova
Mufit Bej Libohova kur u kthye ne Shqiperi i gjeti punet mjaft te trazuara.
Ne Lushnje ishte mbledhur nje kongres (21Janar 1920) me qellim qe te
protestonte kunder qeverise legale te Durresit. Autoritetet ushtarake
italiane jo vetem qe nuk e ndaluan kete mbledhje por, terthorazi, e
favorizonin keshtu qe shume delegate nga viset e veriut dhe te jugut, qe
banonin ne ato vende te largeta, mberriten ne Lushnje me mjete te ushtrise
italiane. (Kete ngjrje e verteton edhe Ambasadori Jakomoni ne librin e tij
"La politika italiana in Albania" shtypur dhe publikuar me 1965). Kjo
eshte
nje tjeter prove se Qeveria e Durresit nuk ishte aq e bindur ndaj deshirave
dhe pretendimeve te autoriteteve italiane sic mundoheshin ta benin te
besueshme me keqbesim ca pseudo-politikane te asaj kohe.
Praktikisht qeveria e Durresit, e cila kishte mbrojtur me vendosmeri
interesat e vendit, dha doreheqjen dhe vendin e saj e zuri nje qeveri e re e
cila nzorri disa vendime si dhe zgjodhi Tiranen per kryeqytet te vendit.
Kabineti i ri qeveritar u kryesua nga Sulejman Bej Delvina dhe per here te
pare hyri ne skenen politike shqiptare Ahmet Bej Zogu, i cili zuri vendin e
Mufid beut dhe u emerua Minister i Puneve te Brendshme. Gjithashtu u formua
nje Keshill i Larte (Regjence) me antar Aqif Pasha Bicakun, Abdi Bej
Toptanin, Imzot Bumcin dhe Doktor Turtullin.
Mufid Bej Libohova, mbas ketyre ngjarjeve, nuk u muar perkohesisht me pune
politike dhe u terhoq ne Libohove per te administruar pasurine e vetiake dhe
per te vazhduar studimet e metejshme historike e juridike, per te sistemuar
biblioteken e madhe personale qe perfshinte shume libra dhe shkresa te
vlefshme per historine e vendit tone dhe te familjes se tij. Keto ngjarje i
shpjegon gjeresisht Mufid Beu ne librin e tij "Politika ime ne Shqiperi ne
1920".
Por atje nuk gjeti qetesine e deshiruar: i bene nje atentat te kurdisur nga
vete autoritetet ne fuqi ne Tirane me qellim qe ta zhduknin mbasi
konsiderohej personaliteti me i forte e me me prestigj ne te gjithe jugun.
"Mufidistet", sic quheshin ndjekesit e tij te shumte ne te gjitha
viset
shqiptare, sidomos vegjelia, kundershtoheshin ashper nga ekstremistet e se
majtes te cilet ne personin e Mufid Beut shihnin pengesen kryesore per
realizimin e planeve te tyre permbytese.
Megjithese atentati kriminal ishte i organizuar ne cdo hollesi dhe ishte
parapergatitur per nje kohe te gjate, gabimisht u vra nje qehaja i tij
besnik: Selim Agaj. Ne mbledhjen e keshillit kushtetues qe u hap ne Tirane
me 1923, populli i Gjirokastres dhe i Laberise e zgjodhi perseri deputet; ne
kabinetin e ri Mufit Beu u be Minister i Drejtesise dhe, me vone, ne nje
kabinet te dyte, Minister i Financave dhe i Drejtesise. Por partia
kundershtare e quajtura "popullore", e perkrahur nga disa elemente
ushtarake
te papergjegjshem mori fuqine ne dore dhe formuan nje qeveri te re filo
komuniste e drejtuar nga Fan Noli.
Qeveria e Bela Kunit ne Hungari dhe ajo e Fan Nolit ne Shqiperi kane qene
pikerisht dy qeverite e para komuniste (mbas luftes boterore te pare) ne
Evrope dhe mbas revolucionit te Tetorit ne Rusi e udhehequr nga Leninit ne
1917 dhe me vone nga Stalini. Pjestaret e kabinetit, ne te cilin Mufid Bej
Libohova merrte pjese, u larguan nga Shqiperia dhe atij iu desh te arratisej
me perpara ne Jugosllavi, ne Itali e me vone ne Greqi ku mblodhi nje fuqi
vullnetare.
Eshte interesant te kujtohet nje ngjarje qe tregon prestigjin qe gezonte si
dhe maturine e tij. Ka qene pjestari i fundit i qeverise qe u largua nga
Tirana, u drejtua per ne Shkoder ku u ndal per disa dite para se te kalonte
per ne Jugosllavi.
Qeveria e re iu kerkoi shkodraneve me kembengulje te dorezonin Mufid Bej
Libohoven. Shkodranet, bujarisht sipas traditave te vjetra shqiptare, pa
dallim feje dhe klase shoqerore, nuk pranuan kerkesen e autoriteteve te
Tiranes po perkundrazi e nderuan Mufid Beun duke e percjelle me respekt deri
ne kufi. Kur vetura tij la token shqiptare, rojet kufitare i paraqiten
armet.
S´kishin kaluar as gjashte muaj kur shumica e popullit, mbi vullnetin dhe
perkrahjen e te cilit kishin mbeshtetur veprimet e tyre, u ngrit kunder
ketij regjimi komunist. Kur hyri Mufid Beu dhe Ahmet Bej Zogu, i pari nga
Greqia dhe i dyti nga Jugosllavia bashke me antaret e tyre, per te rrezuar
ate qeveri revolucionare, shumica e popullit te jugut dhe te veriut u
bashkuan me qeverine legale te perfaqsuar nga keta dy krere te njohur te
politikes se atehershme.
Ndersa fuqite e veriut paten perkrahje politike dhe ushtarake te huaja
jugosllave, Mufid Libohova nuk pranoi asnje perkrahje te tille per te mos
hipotekuar veprimtarine e tij politike dhe interesat eprore te vendit.
Mufid beu hyri ne krye te fuqive te tij te armatosura ne token shqiptare nga
posta e kufirit te Kakavijes (nje nga cifliket e tij) me 24 dhjetor 1924.
Duke kujtuar keto ngjarje historiani L.Vernon ne librin e tij "Etudes des
Balkans", mes te tjerash shkruan: Qeveria e Tiranes i drejtoi Lidhjes se
Kombeve nje thirrje te nxehte me 18 Dhjetor, por, duke mos marre asnje
pergjigje, ajo dha doreheqjen dhe Ahmet Bej Zogu hyri ne Shqiperine e Veriut
pothuajse pa asnje qendrese.
Ministrat e kabinetit komunist u terhoqen ne Vlore duke thene se kishin
ndermend te luftonin deri ne fund, por kur Mufid Bej Libohova me pasusit e
tij dhe ne krye te nje fuqie vullnetare shqiptare hyri nga Greqia, ata u
arratisen me shpejtesi ne Itali. Ne Gjirokastren e stolisur me flamure dhe
me lule u prit triumfalisht nga gjithe popullata e qytetit dhe te krahinave
duke demonstruar aq nxehtesisht saqe nuk ishte pare kurre me perpara. Ne ate
rast, per here te pare ne Toskeri, grate myslymane te Gjirokastres, ne
shenje gezimi e nderimi, zbuluan fytyrat e tyre. Gjithashtu, dergata nga
shume vise te Shqiperise jugore kishin derguar perfaqesite e tyre per ta
pergezuar, ajo e Vlores kryhesohej nga Ekrem bej dhe Nuredin Bej Vlora.
Keto manifestime vetedashese tregonin haptazi sa i madh ishte prestigji dhe
popullariteti qe ai gezonte. Ne ato dite ai mbajti ne prefekture ne
Gjirokaster nje fjalim me rendesi qe u prit me brohoritje, ku ne mes te
tjerave, shpalli vijat kryesore te politikes shqiptare per te ardhmen.
Nenvizoi vecanerisht rendesine dhe nevojen e bashkimit kombetar duke ngulur
kembe energjikisht se nuk duhej ndermarre asnje akt hakmarrjeje kunder
pjestareve ose simpatizanteve te regjimit te meparshem ne fuqi.
U be vete garant per sigurimin e tyre dhe i ftoi te venin lirisht ne
shtepirat dhe ne punerat e tyre pa asnje frike dhe droje; disa prej tyre i
priti personalisht dhe i qetesoi se me ta nuk do te ndodhte asnje ndeshkim.
Pa dyshim, nderhyrja bujare e tij shpetoi jeten e shume njerezve te
komprometuar; ne mes ketyre ishte dhe nje person qe disa kohe me perpara
kishte organizuar nje atentat kunder tij!