http://www.korrieri.com/ E Enjte, 29 Korrik 2004

PLL: Moisiu, tryeze per zgjedhjet


Partia "Levizja e Legalitetit" ka shprehur dje, shqetesimin e saj per
shtyrjen qe po i behet reformes zgjedhore, duke paralajmeruar keshtu,
rrezikun qe po i shkaktohet zhvillimit te procesit zgjedhor te ardhshem ne
vitin 2005. Sipas Kryetarit te PLL-se, Eqerem Spahia, partite politike duhet
te shprehin sa me shpejt qendrimet e tyre ne lidhje me ndryshimin e sistemit
zgjedhor si dhe ngritjen e zonave zgjedhore. Ai u shpreh se ndryshimi i
sistemit zgjedhor eshte sugjeruar edhe nga faktoret nderkombetare, per te
shmangur manipulimet gjate zgjedhjeve. "PLL u propozon partive parlamentare
qe, gjate muajit gusht, te nismohet nje tryeze bisedimesh nen drejtimin e
Kreut te Shtetit, z. Moisiu, per te shprehur dhe unifikuar vullnetet
politike per te ndryshuar sistemin zgjedhor aktual ne ate proporcional te
paster ose rajonal", ka theksuar dje, kreu i legalisteve.

-------------------

29 Korrik 2004 http://www.kohajone.com/

SPAHIA: MOISIU, TRYEZE PER KODIN ZGJEDHOR


Kryetari i Partise Levizja e Legalitetit, Eqerem Spahia, u propozoi dje
partive parlamentare mbledhjen e nje tryeze bisedimesh per sistemin
zgjedhor. Gjate nje konference per shtyp, Spahia sqaroi se "PLL propozon qe
tryeza te mblidhet ne muajin gusht, nen drejtimin e Presidentit te
Republikes, Alfred Moisiu". Sipas tij, tryeza do t'i sherbeje unifikimit te
vullnetit politik per ndryshimin e sistemit zgjedhor aktual, ne ate
proporcional te paster ose rajonal. "Ndryshimi i sistemit zgjedhor ne
proporcional do te shmange manipulimet e mundshme dhe rezultati nuk do te
kontestohet", perfundoi Spahia.

---------------------

http://www.balkanweb.com/
Partia Demokrate e Re kėrkon pėrmirėsimin e projektligjit tė pronave

Lajmi i ores 7:00 PM


TIRANE (28 Korrik) - Kryetari i Partisė Demokrate tė Re, Genc Pollo, kėrkoi
tė Enjten gjatė njė konference shtypi, pėrmirėsimin e projektligjit tė
kthimit dhe kompesimit tė pronave. Sipas tij, nėse ky projektligj nuk
pėrmirėsohet duke marrė parasysh vėrejtjet e presidentit, duhet rrėzuar nė
parlament "pasi do tė shkaktojė njė kosto tė madhe ekonomike dhe sociale pėr
vendin". "Nuk mund tė ketė njė zgjidhje tė drejtė dhe pėrfundimtare tė
ēėshtjes sė pronave nėse nuk ka njė amendim tė pjesshėm tė ligjit 7501 dhe
ligjve tė tjera qė kanė tė bėjnė me zonėn turistike bregdetare, zonat
maloro-kodrinore dhe pėr territoret pėrreth qyeteve", tha Pollo. Gjithashtu,
sipas tij "nuk mund tė pranohet kufizimi i pronės qė duhet kthyer, qoftė kjo
tokė bujqėsore apo tokė truall, si dhe duhet njohur nga ligji prona nė tė
dyja format e saj bazė e luajtshme dhe e paluajtshme"..bm/bm (BalkanWeb)


Lajmi i ores 6:40 PM
Kuvendi miraton ndryshimet nė ligjin pėr kthimin e pronave



Kuvendi Shqiptar


 TIRANE (28 Korrik) - Parlamenti shqiptar nė seancėn e tij parlamentare tė
pasdites sė sotme miratoi ndryshimet nė projekligjin pėr kthimin dhe
kompensimin e pronave. Sipas Neės24, 69 votat e deputetėve i kanė dhėnė ok
kėtij projektligji mjaft tė diskutuar. Vetėm 6 vota kanė qenė kundėr
ndryshimeve, por gjithsesi ndryshimet pėr tė cilat ky projektligj u rikthye
pėr herė te dytė nė votim, u miratuan me shumicė votash. Opozita nuk mori
pjesė nė votim, por e braktisi seancėn. Projektligji pėr kthimin dhe
kompensimin e pronave u rikthye nė parlament me kėrkesė tė presidentit
Moisiu dhe u pėrkrah nga shumica e deputetėve. Kjo pėrkrahje u vlerėsua dhe
nga prezenca e OSBE-sė nė Tiranė, e cila duke e cilėsuar kėtė projekligj si
"mjaft tė rėndėsishėm" vlerėsoi gjithashtu dhe pėrkrahjen qė iu bė
presidentit, duke e rivotuar dhe njėherė kėtė projektligj. bm/bm (BalkanWeb)

-----------------
29Korrik 2004 © 2003 Gazeta Panorama http://www.panorama.com.al/

Faqe 5 - Politikė


Socialistėt shprehen tė gatshėm pėr kompromis gjatė votimit tė sotėm nė
Kuvend tė Ligjit pėr Pronat

PS pret ende konsensusin e PD


Agasi: Shpresojmė tė gjejmė gjuhėn e pėrbashkėt me demokratėt


Bledar Hoti

Partia Socialiste do tė tentojė sot tė realizojė konsensusin me Partinė
Demokratike pėr ēėshtjen e pronave pėrpara votimit nė Kuvend tė ligjit "Pėr
kthimin dhe kompensimin e pronave".

Pas thirrjes publike, tė bėrė nga drejtuesit e PS-sė pėr kompromis pėr
ēėshtjen e pronave, socialistėt nuk kanė zhvilluar asnjė konktakt zyrtar me
pėrfaqėsues tė PD-sė pėr realizimin e saj. Por, sipas burimeve, socialistėt
janė nė pritje tė kontakteve me demokratėt pėr tė zgjidhur ēėshtjen e
pėrbėrjes sė Komisionit Shtetėror tė Pronave. Kėshtu, socialistėt janė
tėrhequr nga qėndrimi i tyre, duke pranuar kėrkesėn e presidentit pėr tė
gjetur njė konsensus politik pėrpara votimit tė ndryshimeve tė kėrkuara nga
Moisiu. Ndėrkohė sekretari pėr Marrėdhėniet me Publikun nė PS, Bardhyl
Agasi, deklaroi dje pėr "Panoramėn" se "socialistėt shpresojnė tė arrijnė
kėtė konsensus politik me PD-nė nė seancėn e sotme parlamentare, pėrpara
votimit tė Ligjit tė Pronave". Sipas tij, PS-ja do tė presė deri nė minutėn
e fundit pėr tė gjetur konsensusin e kėrkuar nga Moisiu, nė mėnyrė qė tė mos
ketė kontestime pėr ligjin e miratuar. "Pjesa mė e madhe e neneve ėshtė
miratuar me konsensus mes pozitės dhe opozitės; pėrplasja mė e madhe mes
PD-nė ka ndodhur vetėm pėr Nenin 15, shpresojmė qė tė gjejmė njė zgjidhje
pėr Komisionin Shtetėror tė Pronave", theksoi Agasi.

Pėrplasja pėr komisionin
PS-ja ka propozuar qė Komisioni Shtetėror i Kthimit tė Pronave tė pėrbėhet
nga gjashtė anėtarė, duke rrėzuar formulėn e parashikuar nė Ligjin aktual tė
Pronave. Nga ky propozim, 6 anėtarėt propozohen sipas skemės 3 nga pozita
dhe 3 nga opozita, ndėrsa kryetarin e Komisionit Shtetėror tė Pronave ta
zgjedhė Kuvendi i Shqipėrisė. Kjo formulė e propozuar nga PS-ja ka hasur
kundėrshtinė e demokratėve, tė cilėt kanė theksuar se kėrkojnė qė tė
zbatohet varianti i OSBE-sė pėr skemėn e pėrbėrjes sė Komisionit Shtetėror
tė Pronave. Formula e propozuar nga OSBE-ja ėshtė qė "Komisioni Shtetėror i
Pronave pėrbėhet nga shtatė anėtarė, 3 propozohen nga pozita parlamentare
dhe tre tė tjerė propozohen nga opozita. Anėtari shtatė propozohet nga
presidenti i Republikės, i cili ėshtė automatikisht edhe kryetar i kėtij
Komisioni". Por ky propozim u hodh poshtė nga PS-ja nė Kuvend, qė u shoqėrua
edhe me braktisjen e sallės nga demokratėt, pėr rrėzimin e kėtij varianti,
duke sjellė edhe prishjen e konsensusit politik pėr Ligjin e Pronave.



Rivera: Ndėrtimi ynė kryhet nė tokėn e shtetit

Pėrfaqėsuesit e shoqatės "Rivieria" sh.p.k. kanė reaguar dje pas mbledhjes
sė zhvilluar nė Komisionin e Industrisė, duke theksuar se "leja e dhėnė nga
KRRTRSH-ja pėr ndėrtimit e fshatit turistik nuk cėnon pronarėt e zonės sė
Kakomesė". "Nė mbledhjen e fundit KRRTRSH-sė u la detyrė investitorėve tė
kontaktojnė me pronarėt e tokės. Gjatė kontakteve tė kryera na rezulton se
toka e dhėnė pėr ndėrtim nuk i ėshtė kthyer apo kompensuar asnjė personi si
ish-pronar nga Komisioni i Kthimit tė Pronave tė ish-Kėshillit tė Rrethit
apo atij tė Qarkut Vlorė", thekson deklarata e pėrfaqėsuesit tė firmės
 "Leka". Sipas avokatit tė kėsaj firme, "kjo sipėrfaqe toke ėshtė pronė
shtetėrore e regjistruar nė zėrin kadastral kullotė, ēka rezulton edhe prej
shkresės sė Administrimit dhe Mbrojtjes sė Tokės pranė Qarkut Vlorė dhe nuk
i ėshtė dhėnė nė pėrdorim apo nė pronėsi si tokė bujqėsore nė bazė tė Ligjit
7501 "Pėr tokėn", punonjėsve tė ish-ndėrmarrjes bujqėsore "Pėrparimi", ku
pėrfshihet edhe fshati Nivicė", thekson deklarata e shoqėrisė Riviera.



Ēėshtja e Kakomesė, debat nė Kuvend

Komisioni Parlamentar i Industrisė, Energjetikės dhe Turizmit do t'i kėrkojė
kryeministrit Nano, si kryetar i KRRTRSH-sė, pezullimin e projektit pėr
fshatin turistik deri nė verifikimin e kėrkesave tė banorėve tė Kakomesė, tė
cilėt pretendojnė se janė pronarė tė truallit ku do tė zhvillohet ndėrtimi.
Njė vendim i tillė qė u mor pasi u bė ballafaqimi me pėrfaqėsuesit e
Kakomesė, tė cilėt pretenduan se janė pronarė tė vėrtetė, edhe pse nuk janė
tė regjistruar nė zyrat e Pasurive tė Paluajtshme.



Shoqata e Pronarėve: Ligji antikushtetues

Shoqata Kombėtare e Pronarėve Legjitimė "Shqiptarėt", me anė tė njė
deklarate pėr shtyp ka dalė kundėr Ligjit tė Pronave, i cili pritet tė
miratohet sot nė Kuvend. "Me aprovimin e kėtij ligji, Parlamenti zyrtarisht
shkel Kushtetutėn, duke humbur kėshtu legjitimitetin, dhe pronarėt legjitimė
tė Shqipėrisė nuk e njohin kėtė Parlament, sepse precedenti i shkeljes sė
Kushtetutės nga institucioni mė i lartė ėshtė tragjik pėr njė popull. I
bėjmė thirrje tė gjithė intelektualėve dhe opinionit publik, qė e duan
Shqipėrinė dhe shqiptarėt, qetėsinė dhe zhvillimin, tė reagojnė duke
abandonuar politikėn kriminale zyrtare shqiptare", thekson deklarata.