CEKA: PS-PD TE DEGJOJNE SUGJERIMET E TE VEGJELVE
Kryetari i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, deklaroi de se dy partite
e medha duhet te marrin parasysh sugjerimet e partive politike te vogla per
reformen zgjedhore. Ceka u shpreh dje gjate nje prononcimi per mediat se Levizja
Socialiste per Integrim dhe Levizja per Zhvillim Kombetar kane dhene sugjerime
qe jane te vlefshme per t'u integruar ne Kodin e ri Zgjedhor. Propozimet e
ketyre partive konsistojne ne ate qe edhe partite e vogla duhet te perfshihen ne
procesin e numerimit te votave. Nderkohe, partite e medha nuk kane gjetur
konsensus ne kete pike por edhe per reformen zgjedhore ne teresi. Salla e
parlamentit eshte kthyer dhe nje here ne nje arene debati mes dy forcave te
medha politike. Ceshtjet e fundit qe presin miratimin kuvendor ne kete sesion
parlamentar, ajo e kodit zgjedhor dhe ndarja e zonave, u ka sherbyer dy forcave
te medha per te replikuar dhe nje here ashper me njera-tjetren, duke mos lene qe
te kalohet ne proceduren normale ate te votimit te dy projektligjeve qe ne te
vertete duhet te shenonin dhe mbylljen e arritjeve dhe mosarritjeve te
parlamentit per vitin 2003. Ne seancen e fundit plenare socialistet kembengulnin
ne variantin e te mos votuarit te ndarjes se re te zonave zgjedhore, dhe opozita
kembenguli ne ndarjen e re, pasi ne te kundert nuk do te votonte kodin elektoral.
Numri dy i selise roze, Gramoz Ruci, duke folur ne emer te grupit parlamentar te
PS-se, theksoi dhe nje here se qendrimi i tyre eshte i qarte, qe ne marreveshjen
e nenshkruar mes dy forcave te medha politike. "Qendrimi yne ka qene i
qarte qe ne fillim, ndarja te behet ne baze te votuesve te viti 2003 dhe nuk
eshte se po nderrojme lojen, kjo ka qene e qarte qe ne marreveshjen e nenshkruar",
u shpreh Ruci. Por kjo gje eshte kundershtuar me force nga opozita kuvendore,
pasi kjo shenon nje nonsens. Ishin vete perfaqesuesit socialiste qe ne KKZZ,
pranuan ndarjen e re, duke marre njekohesisht dhe votat e mjaftueshme nga KQZ-ja,
megjithe kundershtimin e kryetarit Celibashi. Lideri demokrat, Berisha, ka
akuzuar maxhorancen ne mosmbajtjen e nje qendrimi te njejte te tyre. "Ju
nuk po i qendroni asgjeje per cfare keni rene dakord, sepse ne komision ne
kishim 2 perfaqesues dhe ju kishit 7. Ne nuk kundershtuam asgje cfare ju sollet
me draftin tuaj", u shpreh kryetari i opozites, duke shtuar qe "ne
momentin qe vjen projektligji per t'u votuar ju nderroni mendim. Nese ju nuk i
permbaheni kesaj cfare keni hartuar atehere ne nuk merremi me kete ceshtje, e
braktisim sallen e parlamentit". Rreth kesaj ceshtjeje ka konsistuar i
gjithe debati i djeshem kuvendor, ku njekohesisht eshte shtuar dhe nje propozim
nga opozita qe ne qendrat e votimit te marrin pjese dhe perfaqesues te partive
te tjera parlamentare si LSI-ja apo LZHK-ja, propozim qe me pare eshte bere nga
Bufi ne komisionin bipartizan. Por ky propozim serish eshte hedhur poshte nga
socialistet. Nga ana tjeter kreu i LSI-se, Ilir Meta, duke u ndalur ne kete pike
theksoi se "ketu nuk behet fjale per hartimin e nje kodi qe te sjelle
zgjedhje te pakontestuara, sepse votat do te vidhen ne furgon ashtu sic eshte
bere gjithmone". Duke ju drejtuar dy partive te medha, ai cilesoi se "ju
gjithmone keni bere marreveshje qe te vidhni votat e partive te vogla, ndersa
tani po ziheni me njera-tjetren se kush nga ju te vjedhe me shume vota".