30/03/2004 Shekulli http://www.shekulli.com.al/
Komisioni i Venecias: Pronat, ligji ka paqartėsi

TIRANE- Para pak ditėsh Komisioni i Venecias i ka pėrcjellė njė opinion Avokatit tė Popullit Emir Dobjani pėrmes ambasadorit tonė pranė Kėshillit tė Europės, Shpėtim Ēaushi lidhur me projektligjin “Pėr njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave” nė Shqipėri. Ky opinion ka qartėsuar qėndrimin e Komisionit tė Venecias si dhe ka dhėnė disa konkluzione pėrfundimtare. Nė kėto konkluzione thuhet se Komisioni i Venecias nuk ngre kundėrshtime nga ana kushtetuese, rregullat e ligjit dhe tė drejtat e njeriut. Por ky komision ngre disa dyshime qė lidhen me kufizimet e mundshme tė sė drejtės pėr t’u ankuar nė gjykatė, kufizime ose mungesėn e qartėsisė, qė lidhen me respektimin e tė drejtave tė personave tė shpronėsuar pėr kompensimin. Dyshime pėrfshihen gjithashtu edhe ne emėrimin dhe krijimin e organeve tė shtetit, qė janė krijuar pėr implementimin e ligjit. Opinioni i dėrguar nga Komisioni i Venecias u miratua nė mbledhjen e 58-tė plenare tė Komisionit tė Venecias, mbajtur me datė nė Itali nė datėn 12-13 mars. Opinioni ėshtė dhėnė nga Komisioni i Venecias pasi Avokati i Popullit Ermir Dobjani i kishte kėrkuar njė opinion mbi ligjin mė tė diskutueshėm nė Shqipėri gjatė kohėve tė fundit.
Diskutimi i projektligjit “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave” ėshtė pezulluar sė fundi nė Kuvend, pasi qeveria me anė tė Komisionit tė Kthimit tė Pronave po mundohet tė llogarisė ēmimin e tokės qė do tė pėrdoret pėr kompensim. Sipas diskutimeve tė deritanishme ēmimi i tokės ėshtė lėnė fillimisht i barabartė me atė tė tregut, por nė komisionin e Bujqėsisė maxhoranca socialiste vendosi qė ai tė jetė si nė momentin e shpronėsimit, pra me vlerėn e tregut tė ‘45. Nga ana tjetėr PR ka kėrkuar shfuqizim tė ligjit 7501 “Pėr tokėn”, i cili shpėrndau pėr fshatarėt shqiptarė pothuaj gjithė sipėrfaqen e tokės bujqėsore qė ishte kolektivizuar nė ‘45.
 
 
© 2003 Gazeta Panorama


Faqe 6 - Politikė

30Mars 2004

reagimi
 
Qeveria greke i ka kėrkuar Kuvendit qė tė mos miratojė projektrezolutėn pėr ēamėt. Ky sinjal i fortė i qeverisė greke vjen nė njė kohė kur Kuvendi ka shtyrė pėr tė tretėn herė radhazi shqyrtimin nė seancė plenare tė kėsaj rezolute
 

Qeveria greke u dėrgon peticion krerėve socialistė dhe Komisionit tė Jashtėm

 
Athina presion PS pėr ēamėt

Kėrkohet anullimi i rezolutės qė kėrkon njohjen e pronave

 

Nikolin Todolli

Ēėshtja ēame ka pėrfshirė edhe diplomacinė greke nė arenėn e debatit qė po zhvillohet nė Parlamentin shqiptar.

Qeveria greke i ka kėrkuar Kuvendit qė tė mos miratojė projektrezolutėn pėr ēamėt, e cila po diskutohet nė Komisionin Parlamentar tė Jashtėm. Ky sinjal i fortė i qeverisė greke vjen nė njė kohė kur Kuvendi ka shtyrė pėr tė tretėn herė radhazi shqyrtimin nė seancė plenare tė kėsaj rezolute. Kryetari i Kuvendit, Servet Pėllumbi, njoftoi dje nė mbledhjen e byrosė parlamentare se projektrezoluta pėr ēamėt do tė diskutohet tė enjten nė seancė, pėr shkak se axhenda e Kuvendit ėshtė tepėr e ngarkuar. Si replikė, kryetari i PLL-sė, Ekrem Spahiu, e kritikoi kryeparlamentarin Pėllumbi pėr vonesė tė qėllimshme tė shqyrtimit tė kėsaj rezolute. Nė kėtė situatė vjen edhe apeli i qeverisė greke, e cila para disa ditėsh deklaroi me anėn e zėdhėnėsit tė saj se e konsideron problemin ēam ēėshtje tė mbyllur dhe se do tė mbajė qėndrimin qė ka mbajtur deri mė sot. Burime nga PS-ja njoftojnė se qeveria greke ka njoftuar me anėn e peticionit kryetarin e Komisionit Parlamentar tė Jashtėm, Ilir Zela, drejtues tė PS-sė dhe zyrtarė tė qeverisė. Me anėn e kėtij peticioni, Greqia kėrkon qė Kuvendi shqiptar tė anullojė rezolutėn e kėrkuar nga opozita shqiptare. Ndėrkohė, pėrfaqėsuesit e opozitės kanė theksuar ditėt e fundit se qeveria shqiptare duhet tė kėrkojė shfuqizimin e ligjit tė luftės qė ka Greqia me vendin tonė. Njė kėrkesė tjetėr e opozitės ėshtė kthimi i tė gjitha pronave tė popullsisė ēame tė dėbuar nga veriu i Greqisė para 50 vitesh. Anėtarėt e Komisionit tė Jashtėm e kanė gati qė prej njė jave projektrezolutėn pėr ēamėt, ndėrkohė qė presin vetėm vendimin e kryetarit tė Kuvendit Pėllumbi pėr ta kaluar nė seancė plenare.

 

Karamalis mesazh Nanos: Do punojmė sė bashku

Qeveria greke ia ofruar dje kryeministrit Nano mbėshtetje pėr tė realizuar integrimin euroatlantik. Nė njė mesazh pėrshėndetės drejtuar Nanos, kryeministri i Greqisė, Kostas Karamalis, tha se “qeveria e re e Greqisė do tė pėrpiqet pėr tė zhvilluar mė tej marrėdhėniet tona miqėsore dhe bashkėpunimin nė tė gjitha fushat. Ne e konsiderojmė Shqipėrinė njė partner tė rėndėsishėm strategjik nė rajonin tonė dhe jemi tė gatshėm pėr tė punuar sė bashku pėr tė shikuar pėrpara drejt sfidave tė reja tė epokės sonė dhe pėr t’u ofruar mundėsi tė reja pėr progres dhe prosperitet popujve tanė”.