30Maj 2004 © 2003 Gazeta Panorama http://www.panorama.com.al/
 
 

Faqe 2 - Aktualitet 
 
familja mbretėrore 
lėvizja
 
Trashėgimtari i Fronit, shpall krijimin e “Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar”. Do hyjė nė zgjedhjet e 2005

 
Leka I do njė kolltuk nė Kuvend
 

“Kemi nevojė pėr njė shtet-komb dhe pėr mė tepėr dinjitet”
 
 
Elisabeta Ilnica
 
Leka i Parė, vendos tė provojė shanset pėr fronin mbretėror duke kaluar nga salla e Kuvendit tė Republikės.

 
Pas njė heshtjeje tė gjatė, trashėgimtari i fronin mbretėror, ka deklaruar dje iniciativėn pėr njė lėvizje tė re politike, duke pėrfshirė edhe mundėsinė e kandidimit tė tij nė zgjedhjet parlamentare tė 2005-ės. Duke dalė me njė platformė krejt tė re politike, mbreti Leka I ka shpallur dje krijimin e “Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar”, me synim pėr tė ndryshuar imazhin e Shqipėrisė. Qė nga vila e tij e re nė Petrelė, ai u ka bėrė thirrje tė gjitha forcave politike e, sidomos shoqėrisė civile, qė tė bashkohen rreth kėsaj lėvizjeje me idealin e vetėm, interesat kombėtare. Pėr kėtė qėllim, zgjedhjet e lira dhe tė ndershme, janė cilėsuar si parakushti themelor qė ka marrė pėrsipėr tė realizojė lėvizja e mbretit. Sipas tij, kontributi i kėsaj lėvizjeje do tė fillojė me dhėnien e ndihmės nė pėrmirėsimin e infrastrukturės zgjedhore.
 
Lėvizja, jo fraksion i PLL-sė
Mbreti Leka ka hedhur poshtė zėrat se “krijesa” e tij politike ėshtė njė fraksion i PLL-sė, por e ka paraqitur atė si njė lėvizje qė i pėrfshin partitė brenda saj. Ndėrkohė, ai pranoi se kjo lėvizje synon mes tė tjerash edhe ardhjen nė pushtet. Pėr kėtė, pretendenti i fronit pohoi se pėrfaqėsues tė lėvizjes do tė kandidojnė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por pa pėrjashtuar edhe veten e tij. Lidhur me mėnyrėn se si do tė konkurrojnė kėta pėrfaqėsues, pėr sa kohė lėvizja nuk ka formėn e njė partie politike, Leka Zogu shpjegoi se “kjo ėshtė njė ēėshtje teknike, pėr tė cilėn, nė kohėn e duhur do tė mendojnė specialistėt”. Duke demostruar strategjinė politike, mbreti siguroi se po punojnė ekspertė tė tė gjitha fushave, tė cilėt do t’u japin zgjidhje ēėshtjeve tė ndryshme. “Idetė e kėsaj lėvizjeje burojnė nga shqetėsimi i madh pėr fatet e vendit tonė. Prandaj, Lėvizja e Madhe synon qė tė bashkojė ēdo lėvizje tė vogėl nė njė tė vetme qė ėshtė pėr zhvillim e kombėtar e shoqėror”, tha dje gjatė njė konference pėr shtyp trashėgimtari i fronit mbretėror. Duke analizuar situatėn e tensionuar politike, ai theksoi se, pushteti po personalizohet duke ndėrhyrė mbi legjislativin, ekzekutivin, drejtėsinė dhe shtypin e lirė. Nė kėtė linjė, mbreti thekson se ėshtė domosdoshmėri ulja rreth njė tryeze e tė gjitha forcave politike, tė cilat tė marrin pėrsipėr stabilizimin e Shqipėrisė si komb. “Ne duhet tė ringjallim besimin e humbur tek politika, duke bashkėpunuar me njėri-tjetrin dhe zbatuar projekte konkrete pėr zhvillim”, iu drejtua dje Leka Zogu partive politike.
 
Platforma
Integrimi euratlantik ėshtė njė ndėr synimet kryesore tė Lėvizjes pėr Zhvillimin Kombėtar. Megjithatė, nė fjalėn e tij, Leka Zogu i dha tepėr rėndėsi ringritjes sė dinjitetit kombėtar, duke vėnė si qėllim final tė lėvizjes krijimin e shtetit-komb. “Ky ėshtė koncepti i shtetit modern”, saktėsoi ai. Sipas tij, lėvizja nuk do tė pėrqendrohet vetėm nė pėrmirėsimin e jetės sė shqiptarėve brenda kufijve shtetėrorė, por edhe tė atyre jashtė kufijve. Duke u ndalur nė kėtė pikė, Leka I konfirmoi se nėse Kosova do tė fitojė pavarėsinė, lėvizja do tė kėrkojė bashkimin e saj me Shqipėrinė, nėse kėtė do tė dėshirojnė edhe shqiptarėt nga tė dyja anėt e kufirit. “Ne e kemi analizuar kėtė gjendje dhe kemi pregatitur projekte konkrete pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e Shqipėrisė. Jemi konsultuar gjerėsisht me njerėz tė ndryshėm nga tė gjitha krahinat shqiptare, me intelektualė e politikanė, qė e duan me zemėr Shqipėrinė dhe kombin shqiptar. Prandaj kjo lėvizje synon qė tė bashkojė ēdo lėvizje qė ėshtė pėr njė zhvillim kombėtar e shoqėror”, tha Leka. Sipas tij, shtylla kryesore e lėvizjes sė re politike do tė jenė intelektualėt e ndershėm, patriotėt dhe tė rinjtė. Ai u ka bėrė apel edhe specialistėve, ekspertėve dhe tė gjithė qytetarėve, qė tė mbėshtesin dhe tė bashkohen me Lėvizjen pėr Zhvillimin Kombėtar.
 
Platforma
 
- Tė bashkohen tė gjitha forcat politike me idealin e vetėm, interesat kombėtare.
- Tė fillohet nga puna pėr infrastrukturėn zgjedhore, pėr tė garantuar zgjedhje tė lira e tė ndershme.
- Tė ulen forcat politike rreth njė tryeze, dhe tė marrin pėrsipėr stabilizimin e Shqipėrisė si komb.
- Tė ringrihet dinjiteti kombėtar, duke vėnė si qėllim final tė lėvizjes krijimin e shtetit-komb.
- Lėvizja tė pėrqendrohet jo vetėm nė pėrmirėsimin e jetės sė shqiptarėve brenda kufijve shtetėrorė, por edhe tė atyre jashtė kufijve.
- Nėse Kosova do tė fitojė pavarėsinė, lėvizja do tė kėrkojė bashkimin e saj me Shqipėrinė, nėse kėtė do ta dėshirojnė shqiptarėt nė tė dyja anėt e kufirit.
- Tė pėrgatiten projekte konkrete pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e Shqipėrisė.
- Tė bėhen konsulta tė gjera me njerėz tė ndryshėm nga tė gjitha krahinat shqiptare, me intelektualė e politikanė, qė e duan me zemėr Shqipėrinė dhe kombin shqiptar.
- Shtylla kryesore e lėvizjes sė re politike do tė jenė intelektualėt e ndershėm, patriotėt dhe tė rinjtė.
- Tė ndryshohet imazhi i Shqipėrisė, pėr tė hapur dyert pėr integrimin euratlantik.
 
 
Ka ndryshuar disa vila brenda dy vjetėsh
Mbreti, “mėrgim adresash”
 
“Dhe shtėpitė nuk kanė tė sosur”. Mund tė thuhet pa frikė se familja mbretėrore ka njė rekord pėr sa i pėrket ndėrrimit tė ēatisė. Nga vila nė vilė, mbreti Leka I, ka qėndruar nė tė katėr cepat e Tiranės. Kėshtu, me kthimin e tij tė tretė nė Shqipėri, pra nė qershor tė vitit 2002, fillimisht e gjithė familja mbretėrore u strehua nė Vilėn nr. 4, nė kryeqytet dhe mė pas nė hotel “Rogner”, vetėm 100 metra larg selisė sė qeverisė shqiptare. Por, para se mbreti tė shkonte nė vilėn me rreth 2 mijė metra katrorė, ajo u restaurua nė ambientet e brendshme dhe jashtė saj u bė njė lulishte. Nė tė njėjtėn kohė, mbreti Leka kishte zėnė edhe njė kat tė tėrė me sipėrfaqe 300 metra katrorė, nė njė pallat karshi Radio Tiranės, pronė e dhėnė pa qira nga Muhamet Malo, bosi i Telesportit. Pas kėtyre ndėrrimeve do tė ishte njė ndėr simpatizantėt mė tė mėdhenj tė familjes mbretėrore, presidenti i klubit “Partizani”, Albert Xhani, ai qė do t“i ofronte pėr banim rezidencėn e tij luksoze nė autostradėn Tiranė - Durrės. Mbi njė vit, oborri mbretėror u zhvendos i gjithi nė kėtė vilė. Aty bėheshin edhe tė gjitha pritje-pėrcjelljet, por edhe deklaratat pėr shtyp aty jepeshin. Edhe pse pėr rezidencėn e saj tė re familja mbretėrore nuk paguante ndonjė qira, vetė Leka filloi tė vihej nė lėvizje pėr tė ndryshuar adresėn. Kėsaj here, ai kėrkonte njė strehė tė tijėn. Kėshtu, ai nisi menjėherė pėrpjekjet pėr gjetjen e trojeve pėr tė krijuar “mbretėrinė” e tij. Nisur nga hapėsirat e ngushta nė brendėsi tė Tiranės, Leka u detyrua tė zhvendosej nė periferi. Ajo ēfarė e tėrhoqi mė tepėr ishte Petrela. Edhe pse pėr tė shkuar deri atje duhet gati gjysmė ore me makinė, rezidenca e tij nė Vishnjė tė Petrelės, mund tė thuhet pa dyshim se ėshtė njė ndėr mė tė bukurat dhe mė luksozet. Edhe dje gjatė konferencės, ai e ka pritur shtypin nė oborrin e tij, ulur nė njė njė fron ngjyrė vishnje. Mė pas, ai ftoi gazetarėt nė njė koktejl, duke i grishur njėkohėsisht tė vizitojnė shtėpinė e tij mė tė re.
 
 
 
“odiseja” e Lekės
 
1993
Leka I zbret nė Rinas nė heshtje tė plotė. Qėndron vetėm njė natė nė hotel “Dajti” dhe tė nesėrmen, me urdhėr tė autoriteteve tė atėhershme, detyrohet tė largohet.
 
12 prill 1997
Pas 63 vjetėsh mėrgimi, Leka I kthehet nė Shqipėri sė bashku me familjen mbretėrore, duke u nisur nga Johanesburgu.
 
29 qershor 1997
Zhvillohet referendumi pėr monarkinė, por Leka arrin tė marrė vetėm 35 pėr qind tė votave. Akuzon KQZ-nė pėr manipulim tė votave.
 
3 korrik 1997
Mbreti marshoi nga qendra e Tiranės nė drejtim tė KQZ-sė. Ndodh njė incident, ku mbetet njė i vrarė dhe 5 tė plagosur.
 
12 korrik 1997
I akuzuar pėr kryengritje tė armatosur, mbreti Leka I detyrohet tė lėrė Shqipėrinė.
 
25 nėntor 1999
Gjykata e Tiranės dėnon nė mungesė Lekėn I me 3 vjet burgim, me akuzėn e “organizimit tė kryengritjes sė armatosur” nė korrik tė vitit 1997, nė Tiranė.
 
28 qershor 2002
Bie dėnimi. Mbreti Leka I, me kėrkesė tė mė shumė se 70 deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrise merr vendimin qė tė kthehet pėrgjithmonė nė atdhe.
 
10 mars 2003
Kthehen pronat e familjes mbretėrore, anėtarėt e saj pajisen me pasaportė diplomatike. 
 

 

Leka Zogu I shpall krijimin e "Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar"

Lajmi i ores 1:45 PM

Leka Zogu I

TIRANE (29 Maj) - Trashėgimtari i Fronit Mbretėror, Leka Zogu i I-rė, shpalli sot krijimin e "Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar". Nė njė mesazh, tė publikuar gjatė njė konference pėr shtyp, Leka Zogu deklaroi disa nga idetė dhe synimet e kėsaj lėvizjeje tė re nė politikėn shqiptare. Leka Zogu u shpreh se "Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar do tė pėrfshijė tė gjitha krahėt e politikės dhe tė shoqėrisė mbarėkombėtare me idealin e vetėm, interesat kombėtare. Ajo do tė sjellė klimėn e pajtimit dhe tė mirėkuptimit nė kombin shqiptar, qė duhet tė punojė pėr tė ardhmen", tha ai. "Pėr tė arritur objektivat e saj lėvizja vlerėson si kusht themelor, ndėrtimin e infrastrukturės zgjedhore demokratike pėr garantimin e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme", tha ai. Leka Zogu u shpreh optimist edhe pėr pjesėmarrjen e kėsaj lėvizjeje nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2005. ro/ro (News24/BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/
 

 

29/05/2004 http://www.korrieri.com/

Leka Zogu hyn ne politike: Projekti im per Shqiperine

Pretendenti i fronit mbreteror shfaq ambiciet e tij, per te marr nje rol me domethenes dhe konkret ne skenen politike. Ai promovon platformen "Levizja per Zhvillim Kombetar". Synimet e Leka Zogut dhe rasti i Bullgarise

Armando META

Pretendenti i fronit mbreteror, Leka Zogu, shfaqi qartazi ambiciet e tij per te marr nje rol me domethenes dhe konkret ne skenen politike shqiptare. Per te qartesuar ambiciet e tij, ai ka promovuar dje edhe nje platforme te mirefillte politike, te quajtur "Levizja per Zhvillim Kombetar". Ne nje veshtrim te pergjithshem, platforma ne fjale duket se eshte nje nisem politike, si ne rastin e pretendentit te fronin mbreteror te Bullgarise, Simeon, i cili ne nje hark shume te shkurter kohor, duke shfrytezuar edhe pakenaqesine e thelle te popullit bullgar ndaj forcave politike, arriti te fitonte zgjedhjet dhe te jete sot Kryeminister i Bullgarise. Referendumi per monarkine ne Shqiperi ne vitin 1997 nuk arriti shumicen e votive.

Leka Zogu meton se ka disa kohe qe i ka percjelle popullit shqiptar lajmin per fillimin e "Levizjes per Zhvillimin Kombetar". Sipas tij, idete e kesaj Levizjeje burojne nga shqetesimi i madh per fatet e vendit dhe te kombit shqiptar, por edhe nga vizioni i shqiptareve patriote per ta pare Atdheun mes kombeve te zhvilluara. "Kemi analizuar kete gjendje dhe kemi pergatitur projekte konkrete per te tashmen dhe te ardhmen e Shqiperise. Kjo Levizje synon te bashkoje cdo levizje qe eshte per zhvillim kombetar dhe shoqeror", ka theksuar Leka. Sipas tij, Shqiperia ka bere disa ndryshime pozitive, por akoma institucionet e saj jane larg kuptimit te shtetit ligjor dhe te demokracise. Vendi, sipas tij, sot eshte i ligeshtuar nga agresiviteti dhe konflikti politik, nga korrupsioni e krimi i organizuar, nga papunesia dhe varferia, nga hakmarrja dhe gjakmarrja. Leka nenvizon se po personalizohet politika dhe pushteti, duke nderhyre mbi legjislativin dhe ekzekutivin, mbi drejtesine dhe shtypin e lire. "Kemi vene re se, ne kete kohe, politika e konfliktit, intriga, lufta per pushtet, i kane cuar shqiptaret ne meri, ne dhune ne pasivitet, duke e lene vendin te mjeruar. Kjo situate tregon se, klasa politike nuk e ka kuptuar ende misionin e politikes, se si duhet drejtuar shteti, se si duhet qeverisur. Politikanet jane perqendruar ne nje lufte te ashper e pa moral per pushtet", u shpreh trashgimtari i vetem i Mbretit Zog. Sipas tij, politikanet diskutojne dhe veprojne se si te mashtrojne dhe te mposhtin njeri - tjetrin. "Keto kane bere qe shqiptaret te humbin besimin e tyre per te sotmen dhe te ardhmen. Ata e shohin se jane shmangur njerezit patriote, intelektualet me pergjegjesi kombetare. Kjo gjendje rrezikon te vrase patriotizmin, dashurine per atdheun, idealet kombetare", ka nenvizuar Leka. Sipas tij, "Levizja per Zhvillim Kombetar", do te ringjalle besimin e humbur te popullit tek politika. Ai i eshte drejtuar inteligjences se vertete shqiptare, e cila duhet te zgjohet e organizohet, per t'u bashkuar dhe per te realizuar ndryshimet qe kerkon populli shqiptar. Leka Zogu u shpreh se "Levizja per Zhvillim Kombetar", do te jete shume shpejt e pranishme ne cdo qytet te vendit, ne te gjithe hapesiren mbareshqiptare.

Apeli per intelektualet dhe platforma e Levizjes

Leka Zogu, i rikthyer ne Shqiperi ne vitin 2002 pas 63 vjetesh mergim, ka kerkuar angazhimin e intelektualeve dhe politikaneve te guximshem e me vizion, me aftesi organizative dhe te ditur. "U bejme apel specialisteve, eksperteve dhe te gjithe qytetareve, qe me vullnet e deshire, te mbeshtetin dhe te bashkohen me Levizjen per Zhvillim Kombetar. Pervoja e boterore dhe shqiptare na ka mesuar se autoriteti shteteror, zhvillimi i administrates lidhen, ne radhe te pare, me vendosjen dhe ruajtjen e rendit. Vetem nga forca dhe stabiliteti demokratik i qeverisjes, do te garantohet zhvillimi i pa nderprere i Shqiperise. Duke vleresuar gjendjen, qendroj ne mendimin se ndertimi i shtetit ligjor te se drejtes, demokracia si proces, siguria kombetare dhe ekonomia e zhvilluar mbi bazen e prones private, do te mbeten thelbi dhe permbajtja e "Levizjes sone per Zhvillim Kombetar". Ato na cojne ne rruget paqesore te integrimit ne Europe dhe jane objektivat tona themelore strategjike. Keto kerkojne reformimin e thelle te pushtetit gjyqesor dhe sigurimin e pavaresise se tij, reformimin e institucioneve kryesore te Sigurise Kombetare qe jane perparesite kryesore", ka nenvizuar Leka. Sipas tij, per te pergatitur gjeneraten e re te kombit shqiptar, nismetaret e kesaj Levizje premtojne se do te investojne me perparesi per diturine, per arsimin shqiptar i nderthurur me kulturen dhe qyteterimin perendimor. Leka nenvizon se duhet ndalur emigrimi i trurit dhe i rinise, si forcat me aktive te kombit shqiptar dhe eshte detyrim shteteror per t'u siguruar pune dhe mireqenie ketu ne Atdhe. Kete, nenvizon ai, do ta beje Levizja, bashke me sigurimin e kushteve per te levizur lirisht kudo ne bote, me Pasaporte Shqiptare. Per te arritur objektivat, vijon Leka, Levizja vlereson vecanerisht parakushtin themelor, ndertimin e infrastruktures zgjedhore demokratike per te siguruar zhvillimin e zgjedhjeve te lira, te drejta dhe te ndershme, qe populli te jape verdiktin e tij. "Deshirojme nje shtet - komb te qendrueshem, me interesa te perbashketa per te gjithe shtetasit ne perspektiven europiane. Ky eshte koncepti modern i shtetit te se drejtes. Ai mbeshtetet ne zhvillimin kombetar dhe ne zgjidhjen e ceshtjes kombetare. Kjo nuk mund te vecoje njerezit e ditur te Shqiperise kudo qe ndodhen. Edhe ceshtjet madhore te kombit, jashte kufijeve te shtetit ame, kerkojne vemendje dhe zgjidhje sipas nje Platforme Kombetare, me veprime institucionalisht te kordinuara nga shteti dhe diplomacia shqiptare, nga media dhe mbare shoqeria", ka nenvizuar Leka. Sipas tij, "Levizja per Zhvillim Kombetar" u ben apel intelektualeve, atdhetareve, politikaneve te pergjegjshem, tere shqiptareve, qe te bashkohen ne nje front te vetem per ndryshim. Askush nuk mund te luaje me fatet e kombit shqiptar, me jeten tone, me kulturen tone, me historine tone, me popullin shqiptar. Kur nuk duan ta kuptojne kete, atehere e gjithe inteligjenca dhe kombi shqiptar shpallin misionin e tyre, me zgjidhje te reja per zhvillimin kombetar", ka qene apeli i pretendentit te fronit mbreteror.

Pika te platformes te "Levizjes per Zhvillim Kombetar":

1 - Ringjallja e besimit te humbur te popullit tek politika.

2 - Kthimi i Shqiperise ne nje ure lidhese midis Europes dhe Mesdheut, pergjate Korridorit Trans- Adriatik

3 - Autoriteti shteteror, zhvillimi i administrates lidhen, ne radhe te pare, me vendosjen dhe ruajtjen e rendit. Vetem nga forca dhe stabiliteti demokratik i qeverisjes, do te garantohet zhvillimi i pa nderprere i Shqiperise.

4 - Ndertimi i shtetit ligjor te se drejtes, demokracia si proces, siguria kombetare dhe ekonomia e zhvilluar mbi bazen e prones private.

5 - Do te reformohet thelle pushteti gjyqesor dhe sigurohet pavaresia e tij. Do reformohen institucionet kryesore te Sigurise Kombetare.

6 - Do te investohet me perparesi per diturine, per arsimin, i nderthurur me kulturen dhe qyteterimin perendimor.

7 - Sigurimi i kushteve per te levizur lirisht kudo ne bote, me pasaporte shqiptare.

8 - Ndertimi i infrastruktures zgjedhore demokratike per te siguruar zhvillimin e zgjedhjeve te lira, te drejta dhe te ndershme, qe populli te jape verdiktin e tij.