30 Qershor 2004 http://www.kohajone.com/

PLL: TADIC RREZIK PER KOSOVEN


Legalistet nuk e mirepriten aspak zgjedhjen e Boris Tadicit, ne krye te
shtetit serb, pasi shohin tek kjo figure simbolin e nje ultranacionalisti
sllav. Partia Levizja e Legaliteti, nepermjet zedhenesit te saj, Astrit Kola
shprehu dje pa as me te voglin dyshim se fitorja e "nacionalistit te
moderuar serb", do te rrezikoje mjaft percaktimin e statusit te Kosoves.
"PLL jo vetem qe nuk e ka mirepritur aspak zgjedhjen e Tadic, por shikon tek
ai nje version te ri alla-xhinxhic, po aq antishqiptar dhe te rrezikshem",
arsyetoi Kola. Sipas tij zgjedhja e ketij njeriu ne krye te Serbise, nuk
mund te sillte aspak ndonje opsion te pavaresise per popullin kosovar,
pervecse rikthimit te gjendjes se meparshme, nen dhundren e shovinizmit
sllav. Ne vazhden e ketij qendrimi, zyrtari lealist as nuk nguroi te
parashikonte dhe nje te ardhme teper te veshtire per sigurine e stabilitetin
rajonal, qe buron pikerisht nga fitorja e Tadicit ne zgjedhjet
presidenciale. I bindur per kete perfundim, Kola u shpreh i bindur se
"entuziastet e parakohshem do te kaperdihen me veshtiresi kur Tadic te
skermise dhembet e ultranacionalizmit serb, sapo te shtrohet Ceshtja e
zgjidhjes se Statusit perfundimtar te Kosoves - Pavaresimit te saj nga
Serbia, duke i dhene njekohesisht fund dhe konferences se tij per shtyp.

---------------------------
 © 2003 Gazeta Panorama http://www.panorama.com.al/


Faqe 5 - Politikė
1Korrik 2004

Deputetėt e PD kėrkojnė sqarim nga ish-kryediplomatėt pėr Krans Montanėn

Meta, Milo dhe Islami, llogari pėr borxhin e Nanos

Kryeministri Fatos Nano pritet tė vihet para njė prove tjetėr pėr borxhin e
tij nė Krans Montana tė Zvicrės, tė pėrfolur nga media. Komisioni
Parlamentar i Jashtėm ka debatuar dje, lidhur me kėtė histori, e cila ėshtė
kritikuar nga deputetėt e PD-sė, Mustafaj dhe Olldashi. Gjithsesi, anėtarėt
e komisionit e kanė pranuar kėrkesėn e deputetėve tė Partisė Demkokratike,
pėr tė thirrur nė njė seancė dėgjimore, tė martėn tjetėr, dy ish-ministrat e
Jashtėm, Ilir Meta dhe Paskal Milo. "Kemi kėrkuar qė, lidhur me skandalin e
paprecendet tė Krans Montanės tė kryeministrit tonė, ministri i Jashtėm,
Islami, tė informojė Komisionin e Jashtėm pėr atė qė ka ndodhur, si dhe tė
na vėrė nė dispozicion tė gjithė korespondencėn e ambasadės shqiptare nė
Gjenevė, pėr tė cilėn ne jemi nė dijeni, lidhur me ankesat e pėrsėrituara qė
nga viti 1998, tė Forumit tė Krans Montanės", tha Bensik Mustafaj,
nėnkryetari i Komisionit Parlamentar tė Jashtėm. Sipas tij, deklarata e
fundit e zėdhėnsit tė qeverisė, e ka shtuar mė tepėr "konfuzionin" pėr
historinė e boxhit tė kryeministrit Nano.