Faqja 4 - POLITIKE Korrik 30, 2004 http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm


DJE NE KUVEND LIGJI KALOI ME 69 VOTA PRO

Opozita bojkotoi ligjin pėr Pronat
Ruēi: Topi ėshtė shmangur pėr konsensusin

Artemida Ēollaku


Socialistėt nė mazho-rancė, pa pjesmarrjen e opozitės, dhe me votat e disa
aleatėve e tė qeverisė, kanė votuar me 69 vota pro, ligjin e pronave sipas
variantit tė Presidentit tė Republikės. Opozita e bojkotoi kėtė proces,
ndėrkohė qė socialistėt e kanė votuar tė vetėm kėtė variant tė presidentit.

LAJMI

Gjithēka ndodhi dje, kur kryetari i Kuvendit Servet Pėllumbi vendosi nė
pikėn e fundit tė rendit tė ditės sė kėtij sesioni projektin e Pronave.
Demokratėt u ēuan nga salla dhe e bojkotuan votimin. Socialistėt shprehėn
moskuptimin e tyre ndaj veprimit tė demokratėve, tė cilėt tashmė, nuk ishin
dakord as me socialistėt e as me Presidentin. Arma mė e fortė nė dorėn e
socialistėve, mbeti fakti i ofertave tė shumta qė i ishin bėrė Partisė
Demokratike pėr kompromis, tė papėrfilluara nga kėta tė fundit.

Ēfarė u mor parasysh
Komitetit shtetėror pėr Kthimin dhe Kompesimin e pronės iu hoq kompetenca
pėr tė riparė vendimet e marra mė parė lidhur me pronėn, nga komisionet qė
kanė ekzistuar dhe nė bazė tė ligjeve qė kanė ekzistuar. Sipas ligjit tė ri,
komisioni ka pėr detyrė vetėm tė verifikojė nėse zbatohen procedurat e kėtij
ligji. Nė ligj u saktėsua ndėr tė tjera se shkarkimi i anėtarit tė Komitetit
Shtetėror pėr Kthimin dhe Kompesimin e Pronave tė bėhet me votim tė
Kuvendit. Kėto shkarkime do tė bėhen vetėm atėherė kur tė provohet se
anėtari i kėtij komiteti ka pėrfituar nė mėnyrė tė paligjshme dhe
abuziviste.

Ruēi: S'e kuptoj largimin e PD
Demokratėt lanė sallėn kur u votua ligji, ndėrkohė qė kishin deklaruar se do
tė ishin present nė Parlament por "do tė votonin kundėr". Kreu i grupit
parlamentar socialist Gramoz Ruēi tha se "opozita dėshmoi mungesė vullneti
pėrballė kėrkesės sė bėrė gjatė dy ditėve me rradhė nga Partia Socialiste
pėr tė hyrė nė bisedime e pėr tė gjetur njė konsensus lidhur me propozimet
qė donte tė bėnte opozita pėr ligjin". "Atyre ju mungon vullneti politik pėr
tė pasur njė consensus politik pėr kėtė ēėshtje kaq madhore" tha Ruēi nė
foltoren e Kuvendit. Ai bėri publike nė sallėn e Kuvendit pėrpjekjet e tij
pėr tė kontaktuar me homologun demokrat Bamir Topi, pėrpjekje qė sipas tij
rezultuan tė dėshtuara pėr shkak tė mosdėshirės sė demokratėve. Madje, kreu
i deputetėve socialistė, kėrkoi qė tė hidhej poshtė ndryshimi i bėrė nė
komisionin e ligjeve, me propozim tė deputetit tė PD Ritvan Bode pėr tė
hequr nga e drejta pėr tė blerė truallin, personat tė cilėt kanė marrė atė
truall me qera pėr njė kohė relativisht tė shkurtėr. "Ne e mbėshtetėm kėtė
propozim duke pretenduar se do tė kishim konsensusin e PD pėr pjesėn tjetėr
tė ligjit" tha Ruēi. Ndėrkohė qė mė pas parlamenti kaloi pėr miratim vetėm
pikat e kėrkuara nga Presidenti i Republikės.


"Ikėm se bisedimet i konsideruam tė pavlera pėr ligjin e pronės"

Bamir Topi, kryetar i grupit parlamentar tė Partisė Demokratike u shpreh pas
votimit tė ligjit se bojkoti i demokratėve lidhej me mosndryshimin e ligjit
nga ana e socialistėve. "Ne e pamė shumė mirė qėndrimin qė socialistėt
mbajtėn gjatė shqyrtimit tė ligjit nė komisionet kuvendore dhe nuk prisnim
asgjė tė mirė" tha Topi. Ai ndėr tė tjera sqaroi se kėrkesa e kreut tė
grupit parlamentar tė Partisė Socialiste Gramoz Ruēi pėr tė zhvilluar
bisedime pėr ligjin e pronės pėrpara se ai tė kalonte nė seancė plenare,
ishte e pafrytshme. "Pika e vetme nė tė cilėn socialistėt kėrkonin qė tė
binim nė konsesus politik ishte qė kryetari i Komitetit Shtetėror pėr
Kthimin dhe Kompensimin e Pornave tė zgjidhjes sipas variantit tė PD-sė",
tha Topi. Sipas tij, PD-ja nuk mund tė jepte konsesusin e saj kur nė ligj ka
njė sėrė pikash thelbėsore, tė cilat kanė nevojė pėr ndryshime.


PDR qėndron nė sallė e voton kundėr, po ashtu edhe Legisi

Gramoz Ruēi kryetar i Grupit Parlamentar tė Partisė Socialiste bėri publik
qėndrimin nė parlament se socialistėt kėrkuan konsensusin e PD pėr tė votuar
ligjin e pronės, por nga kjo e fundit, gjithēka u refuzua. Socialistėt kanė
mbetur tė habitur kur pasi lideri i PD Berisha foli pėr tė gjitha pikat e
rendit tė ditės, sa erdhi ēėshtja e pronave, bojkotuan sallėn nė mėnyrė tė
menjėhershme. Ruēi tha se ėshtė dashur konsensusi i PD pėr kalimin e ligjit,
por qė pas mbledhjes sė grupit parlamnetar tė Partisė Socialiste, ka pasur
njė hermetizim tė komunikimit mes dy kryetarėve tė grupeve parlamentare. Nė
kuvend qėndroi vetėm republikani Maks Begeja, ndėrkohė qė qėndruan edhe
deputetėt e PDR. Kėta tė fundit kanė votuar kundėr projektit nė Parlament.
Kundėr projektit pėr pronat, votoi edhe socialisti Ndre Legisi.


----------------------------------------------------------------------------

30 Korrik 2004 http://www.kohajone.com/

PRONAT, LIGJI MIRATOHET PA KONSENSUS

Oli Xhilaga

Pas shume debatesh dhe kundershtimesh, parlamenti shqiptar miratoi me ne
fund ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave. Keshtu ne seancen e
djeshme plenare Kuvendi pasi mori ne shqyrtim dekretin e presidentit per
ndryshime ne ligjin e pronave, e miratoi ate me 69 vota pro kundrejt 6
votave kunder dhe 3 abstenim. Por perseri ligji per pronat dhe ne kete
seance nuk gjeti konsensusin e te gjitha forcave politike. Kujtojme se nje
nga arsyet per te cilat kreu i shtetit e riktheu kete ligj ishte pikerisht
mungesa e konsensusit, por ne momentin kur do te votohej per ndryshimet e
propozuara ne kete ligj, deputetet demokrate braktisen seancen. Edhe pse nuk
parashtruan asnje argument qe conte ne largimin e tyre nga seanca,
demokratet gjate ketyre diteve paralajmeruan se nuk do te marrin pjese ne
kete votim nese nuk respektohen propozimet e bera nga keta deputete sa i
takon ligjit ne teresi dhe jo vetem pikave te kontestuara nga presidenti.
Lidhurme keto propozime, gjate diskutimeve ne komisionet e ndryshme
parlamentare, sidomos ne ate te ekonomise, deputetet socialiste nuk pranuan
qe te miratoheshin dhe si rrjedhoje nuk u kaluan per shqyrtim ne seancen e
djeshme. Duke qene se kjo force politike, kontestoi kete ligj qe ne
miratimin e pare te tij, nuk e shikoi te drejte pjesemarrjen ne votimin e
dyte te ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave. Por nga ana tjeter,
socialistet duke denuar kete veprim te PD-se, vune ne dukje se kjo force
politike nuk ka pasur asnjehere vullnetin politik per gjetjen e konsensusit,
sa i takon ketij ligji kaq te rendesishem. Nderkohe edhe pse partite e
djathta parlamentare moren pjese ne kete votim, ato kundeshtuan propozimet e
bera nga mazhoranca. Megjithate ashtu sikurse pritej, mazhoranca socialiste
nepermjet forces se kartonave, i dha fund odisese se tejzgjatur te pronave.

Ridebatimi

Sipas rregullave parlamentare, ligji "Per kthimin dhe kompensimin e pronave"
u miratua ne seancen e djeshme me votat e mazhorances dhe kjo pas zhvillimit
te debatit te dyte. Nga ana tjeter, kujtojme se vetem nje here e ka te
drejten institucioni i kreut te shtetit te paraqese kerkesen e tij per
kthimin mbrapsht dhe rishqyrtimin e ketij projektligji ne Kuvend. Keshtu pas
zhvillimit te debatit neper komisionet perkatese te Kuvendit, ligji u kalua
per miratim ne parlament, por kesaj here vetem pikat e kontestuara nga
institucioni i presidences. Dhe kesaj radhe, votimi e kaloi kete ligj vetem
me votat e mazhorances, duke e konsideruar ne kete menyre te miratuar. Pas
kesaj, megjithese ligji mund te kete serish diskutime, nuk ka me te drejte
askush qe ta dekretoje per rishqyrtim. Ai konsiderohet si i miratuar.

Rezervat e Moisiut

"Konstatoj se ligji i miratuar nuk reflekton plotesisht piken e pare te
marreveshjes se partive politike te 18 dhjetorit 2002, si dhe konstatoj
angazhime politike ne nje perqindje jo te vogel, te cilat jane kunder
zgjidhjeve ne aspekte te vecanta te ligjit", eshte shprehur presidenti
lidhur me kete fakt. Duke u ndalur tek hartuesit e ligjit, te iniciuar nga
OSBE-ja dhe hartuar me ndihmen e saj per kreun e shtetit, varianti
perfundimtar nuk respekton parime dhe elemente thelbesore te marreveshjes se
arritur me ndermjetesimin e saj. Nenet qe konteston Moisiu ne ligjin e
pronave jane: 1. Ne nenin 16, pika 1/a dhe 3, eshte percaktuar se Komiteti
Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e Prones ka te drejte te shfuqizoje
vendime te komisioneve vendore. 2. Nje rregullim me implikime te panevojshme
mendoj se eshte dhe e drejta e Komitetit Shteteror, neni 16, pika 2, qe te
verifikoje vendimet e komisioneve qe kane zbatuar Ligjin nr. 7698,
dt.15.04.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve" dhe
Ligjin nr. 7501, date 19.07.1991 "Per token" dhe t'i shfuqizoje ato ose te
kerkoje shfuqizimin e tyre ne rruge gjyqesore. 3. Neni 15, krijon Komitetin
Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e Prones.

----------
PDR: TE AMENDOHET LIGJI 7501

Kryetari i PDR-se, Genc Pollo, gjate nje konference per shtyp, e cilesoi te
paqenesishem ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave. "Projektligji i
paraqitur nuk merr parasysh as verejtjet e presidentit, as nenet e
Kushtetutes, as realitetin e Shqiperise dhe as te drejten e prones", theksoi
Pollo gjate fjales se tij.

Duke e quajtur nje farse kete ligj, Pollo vuri ne dukje se "kete farse nuk e
mbulon dot as perpjekja pseudo-konsensuale per te caktuar "kryellokmaxhiun"
e duhur ne krye te Komisionit te Kthimit te Pronave". Gjithashtu, Pollo beri
disa propozime lidhur me kete ligj, te cilat do te gjenin dhe zgjidhjen e
duhur te tij. Keshtu ai kerkoi qe te amendohet ligji 7501 dhe ai i turizmit
i vitit 1993 per zonen bregdetare, te mos kufizohet ne madhesi dhe ne vlere
dhe as nga lloji i tokes: toke-truall, toke-buqesore, si dhe prona te njihet
me te dy format e saj, e luajtshme dhe e paluajtshme.

----------------------------------------------------------------------------

http://www.shekulli.com.al/

Asnjė kompromis pėr ligjin e pronave. PS miraton vetėm njė vėrejtje tė
presidentit

Pronat, PS miraton ligjin opozita bojkoton seancėn

A.Rama

TIRANE- Parlamenti miratoi pa konsensus ndryshimet nė ligjin "Pėr kthimin
dhe kompensimin e pronave ish -pronarėve", duke pėrmirėsuar vetėm njė nga
vėrejtjet e pėrfshira nė dekretin e kthyer nga presidenti Moisiu pėr kėtė
ēėshtje. Ndonėse nuk shprehu asnjė qėndrim pėr dekretin dje nė seancė, grupi
parlamentar i PD-sė u largua nė momentin qė do tė fillonte procedura e
votimit. Selia blu kishte deklaruar se nuk do tė merrte pjesė nė votim nė
rast se nuk rishiheshin disa nga pikat kryesore tė miratuar pa konsensus nė
votimin e mėparshėm tė ligjit. Ndėrkaq tė vetmit qė ngelėn nė sallė nga
opozita ishin grupi parlamentar i PDR-sė, dhe republikani Maksim Begeja. Nė
tėrėsi ligji i votua me 69 vota pro, 6 kundėr dhe tre abstenime. Kryetari i
grupit parlamentar tė PS-sė Gramoz Ruēi, tha se opozita nuk kishte pasur
vullnetin politik pėr tė dhėnė konsensusin e miratimit tė amendamenteve qė
do t'i bashkangjiteshin ligjit tė pronave. "Ne ishim tė gatshėm pėr
konsensus dhe kėtė e bėmė duke ofruar ndryshimin e pikės 4 tė nenit si dhe
propozuam qė Komiteti Shtetėror i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave tė
ishte me njė pėrbėrje tė balancuar. Por ata e kishin tė pandryshueshėm
qėndrimin duke llogaritur koston elektorale se do tė humbisnin mbėshtetjen e
ish -pronarėve nė zgjedhjet e vitit tjetėr", -tha Ruēi. Sipas tij edhe
presidenti nė njė takim qė ai kishte pasur me tė pas kthimit tė dekretit,
kishte kėrkuar qė tė miratohej me konsensus. Ruēi tha se kryetari i shtetit
i kishte premtuar se do tė ndėrhynte ai qė grupi i PD-sė tė ndryshonte
qėndrimin. Ndėrsa deputeti republikan Maksim Begeja, kėrkoi qė tė ndryshohej
edhe kufizimi pėr kthimin e pronave me 60 ha i vendosur pėr ish -pronarėt si
dhe disa ēėshtje tė tjera tė ligjit. Por Ruēi tha se Begeja, nuk kishte
paraqitur asnjė amendament gjatė debatit tė zhvilluar kėtė javė nė
komisionet parlamentare. Ndėrsa Gjinushi e konsideroi propagandė elektorale
atė qė kėrkonte Begeja dhe qėndrimin e mbajtur nga PD. Pas votimit u
mbėshtet vetėm amendamenti pėr tė shtuar si pikė mė vete nė nenin 15,
procedurat qė do tė zbatohen pėr shkarkimin e anėtarėve tė KSHKKP-sė. Ndėrsa
pėr vėrejtjen e kėrkuar pėr pikėn a tė nenit 16, u vendos qė tė hiqet pjesa
"vendimet administrative tė marra nė zbatim tė ligjit 7501 "Pėr tokėn" dhe
ligji i vitit 1993 "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish -pronarėve".
Nuk u miratua vėrejtja e presidentit pėr tė hequr kompetencėn e KSHKKP-sė
pėr tė kthyer vendimet e marra nga komisionet vendore.

----------------------------------------------------------------------------

30Korrik 2004  © 2003 Gazeta Panorama
Faqe 5 - Politikė

Maxhoranca pranon vetėm dy kėrkesa tė presidentit Moisiu. PD-ja dhe aleatėt
braktisin seancėn

Pronat, ligji miratohet nga PS-ja

Gramoz Ruēi: PD-ja nuk e ka dashur arritjen e konsensusit


Bledar Hoti


Ligji i Pronave rivotohet nė Kuvend pa konsensusin politik tė kėrkuar
pozitė-opozitė.

Deputetėt e Partisė Demokratike, Partisė Republikane, Partisė sė Ballit
Kombėtar, Partisė Lėvizja e Legalitetit, kanė bojkotuar votimin, duke lėnė
nė fuqi mosarritjen e konsensusit politik pėr ēėshtjen e pronave. Nė seancėn
e votimit tė Ligjit tė Pronave kanė mbetur, pėrveē socialistėve dhe aleatėve
tė tyre, edhe pesė deputetėt e PDR-sė. Me 69 vota pro, 5 kundėr dhe 3
abstenime, janė votuar vetėm dy ndryshimet e kėrkuara nga presidenti i
Republikės. Pesė votat kundėr kanė qenė tė deputetėve tė PDr-sė, ndėrsa
abstenime kanė ardhur nga socialistėt Pepa dhe Dizdari, si dhe nga Goēi i
PBDNJ-sė. Nė momentin kur kryeparlamentari Pėllumbi ka kėrkuar votimin e
Ligjit tė Pronave, deputetėt e opozitės janė ngritur nė kėmbė dhe kanė dalė
nga salla, duke mos marrė pjesė nė kėtė proces votimi.

Qėndrimi i Ruēit
Kryetari i Grupit Parlamentar tė PS-sė, Gramoz Ruēi, ka kėrkuar
mosndryshimin e mėtejshėm tė Ligjit tė Pronave, por vetėm tė atyre pikave qė
ka kėrkuar presidenti i Republikės. Pėrfaqėsuesi i lartė socialist ka
fajėsuar demokratėt pėr mosarritjen e konsensusit politik. "Qė nga dita e
martė, unė kam qenė i mandatuar nga Grupi Parlamentar i PS-sė pėr tė
negociuar me pėrfaqėsuesit e PD-sė. Por qė nga ajo ditė e deri mė tani,
PD-ja ka mbajtur njė qėndrim hermetik nė lidhje me ēėshtjen e pronave, duke
treguar kėshtu se nuk e ka vullnetin politik pėr arritjen e konsensusit",
deklaroi Ruēi. Nisur nga ky qėndrim i demokratėve, Ruēi kėrkoi votimin e
ligjit, duke u shprehur se "unė nuk kam asnjė merak politik pėr kėtė
 ēėshtje". Deputeti i PS-sė, Limoz Dizdari, kėrkoi qė "tė mos votohet nė
seancė ky ligj, por tė tentohej pėrsėri konsenusi me PD-nė"; kjo ėshtė
kundėrshtuar nga ana e Ruēit, i cili kėrkoi votimin e ligjit. "Unė jam
takuar edhe me presidentin e Republikės, i cili mė premtoi se do tė
bisedonte me PD-nė. Por siē duket, nga ky veprim i PD-sė, as kreu i shtetit
nuk arriti tė bindė PD-nė pėr ēėshtjen e pronave", theksoi Ruēi.

Ndryshimet e ligjit
Partia Socialiste ka pranuar qė tė ndryshojė vetėm dy pika nė nenet e ligjit
"Pėr kompensimin dhe kthimin e pronave", duke plotėsuar edhe njė kėrkesė
tjetėr tė presidentit tė Republikės. Ndėrsa ndryshimin e kėrkuar nga PD-ja
pėr qiratė e trojeve, e pėrcaktuar nė Nenin 8 tė kėtij ligji, socialistėt,
edhe pse tė miratuara nė Komisionin e Ligjeve tė Ekonomisė, nuk pranuan ta
votonin nė seancė. Pėrveē pėrcaktimit tė rasteve se kur shkarkohen anėtarėt
e Komisionit Shtetėror tė Pronave, nė seancė u hoq edhe fjalėt nė Nenin 16,
Pika 2 "dhe vendimet administrative tė dhėna pėr ndarjen e tokės bujqėsore,
sipas Ligjit 7501 "Pėr Tokėn" dhe ndarjen e tokave bujqėsore tė
ish-ndėrmarrjeve bujqėsore", duke u ngelur vetėm Ligji 7698. Ndėrkohė, nuk
ndryshohet formula e pėrbėrjes sė Komisionit Shtetėror tė Pronave.



Kuvendi i rinis punimet mė 6 shtator

Kuvendi i Shqipėrisė i mbylli dje punimet parlamentare, pėr t'i rinisur ato
mė 6 shtator. Me rastin e mbylljes sė Sesionit tė Gjashtė tė Legjislaturės
sė XVI tė Kuvendit, kryeparlamentari Pėllumbi theksoi se gjatė kėsaj
periudhe janė miratuar 107 ligje dhe 26 vendime tė rėndėsishme, si dhe janė
zhvilluar 9 mocione pėr debat dhe 35 interpelanca.



Ndryshimet e votuara nga PS

Nuk ndryshohet Neni 16, Pika 1
Nuk ndryshohet formula e zgjedhjes sė anėtarėve tė KSHKKP-sė, ku kryetari i
kėtij institucioni propozohet nga kryeministri, dekretohet nga presidenti
dhe votohet nė Kuvend. Ky institucion pėrbėhet nga shtatė anėtarė

Ndryshohet Neni 16, Pika 2
Komiteti Shtetėror i Pronave verifikon vendimet e komisioneve tė kthimit dhe
kompensimit tė pronave, tė ngritura sipas Ligjit 7698 "Pėr kthimin dhe
kompensimin e pronave ish-pronarėve". Kėrkesa pėr verifikimin e vendimeve tė
dhėna, paraqitet nė mėnyrė tė motivuar nga organet e qeverisjes vendore ose
subjkete tė shpronėsuara.


----------------------------------------------------------------------------

http://www.ballkan.com/

Pronat, prishet pakti PS-PD
 Ruēi: Opozita nuk ka vullnet politik pėr tė arritur konsensus. PD-ja
braktis seancėn

 Autori i Lajmit: Teuta Metra

Tiranė - Parlamenti ka ripėrsėritur tė njėjtėn skenė me Ligjin e Pronave si
disa javė mė parė, duke e miratuar atė pa i bėrė ndryshimet qė kėrkonte
presidenti dhe opozita. Po ashtu, parlamenti ka mbyllur seancėn e fundit tė
tij me sharje, fyrje dhe braktisje seance. Kjo ka qenė panorama e fundit qė
deputetėt kanė lėnė nė mbyllje tė sesionit parlamentar.
Pozita dhe opozita nuk kanė arritur tė gjejnė njė konsensus pėr ēėshtjen me
tė diskutuar qė ka tė bėjė me Ligjin e Pronave. Ligji pėr kthimin dhe
kompensimin e pronave ėshtė miratuar vetėm me votat e mazhorancės. Kėshtu me
69 vota pro, 6 kundėr dhe tri abstenime Kuvendi miratoi ndryshimet e bėra,
duke marrė parasysh njė pjesė tė vėrejtjeve tė presidentit.
Votimi
Gjatė seancės sė djeshme u diksutuan vetėm ndryshimet qė janė bėrė nga
Komisionet e Ligjeve dhe tė Ekonomisė, qė kanė tė bėjnė me disa pika nė
nenin 15 dhe nė nenin 16. Gjatė shqyrtimit tė ndryshimeve tė bėra, opozita e
ka braktisur sallėn, duke mos marrė pjesė nė diskutim dhe nė votimin e kėtij
ligji. Sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė, Gramoz Ruēi, i vė fajin opozitės se
nuk ka vullnet politik pėr tė gjetur njė konsensus. Ruēi shprehet se tashmė
i ka realizuar tė gjitha pėrpjekjet e tij dhe nuk i ka mbetur asnjė merak
pėr tė shtyrė apo pėr tė diskutuar kėtė ligj. Lidhur me takimin me homologun
e tij, Bamir Topi, Ruēi ka thėnė se ky takim kishte tė bėnte vetėm me ligjin
pėr kthimin dhe kompensimin e tokave. Pasi pozita po pėrdorte tė gjitha
format pėr tė gjetur njė konsensus me palėn tjetėr. Ky takim, sipas Ruēit,
ėshtė bėrė vetėm nė kuadėr tė ndryshimeve dhe sygjerimeve tė presidentit pėr
kėtė ligj, por gjithashtu ėshtė diskutuar edhe pėr nenin aq tė pėrfolur,
nenin 15. Nen pėr tė cilin PD-ja u largua nga marrėveshja me PS-nė.
Debati
Deputeti socialist Erion Braēe i ėshtė drejtuar opozitės, duke u kujtuar se
"ėshtė pikėrisht ajo qė ka njė konflikt interesash, ku njėri ėshtė pronar i
gjysmės sė Tiranės dhe tjetri i gjysmės sė Shqipėrisė". Ashtu si dhe herė tė
tjera, deputeti i PR-sė, Maksim Begeja, ėshtė shprehur kundėr mėnyrės sė
kalimit tė kėtij ligji. Por kėtė radhė Begeja ka kalur nė njė formė mė tė
fortė tė shprehuri, duke i thėnė palės sė mazhorancės se "PS-ja po vazhdon
tė lėpijė atė qė ka pėshtyrė deri dje". Socialistėt, pėr tė kaluar ligjin, u
ndihmuan dhe nga votat e reformatorėve, tė cilėt, megjithėse votuan kundėr,
ndihmuan PS-nė me prezencėn e tyre nė sallėn e parlamentit. Ligji pėr
kthimin dhe kompensimin e pronave nuk gjeti njė konsensus midis dy forcave
mė tė mėdha politike. Neni pėr tė cilin ata nuk arritėn kėtė marrėveshje
ishte pikėrisht neni 15, qė kishte tė bėnte me kryetarin e komitetit pėr
kthimin dhe kompensimin e pronave. Opozita kėrkonte qė kryetari tė zgjidhej
nga presidenti. Dy javė mė parė pozita ftoi opozitėn pėr njė marrėveshje,
duke pranuar dekretin e presidentit, por qė kryetari i komitetit tė zgjidhej
vetėm me vendimin e parlamentit.

Data e Publikimit: 30/07/2004

----------------------------------------------------------------------------

Lajmi i ores 9:15 AM  http://www.balkanweb.com/

Kuvendi miraton ndryshimet nė ligjin pėr kthimin e pronave, opozita bojkoton
seancėn


 TIRANE (30 Korrik) - Edhe pse kishin deklaruar se nuk do ta braktisnin
sallėn e kuvendit, demokratėt kanė vepruar ndryshe duke e lene nė doren e
socialisteve miratimin e ligjit pėr pronat. Gjithcka ndodhi pasi kryetari i
kuvendit Servet Pėllumbi vendosi ne piken e fundit te rendit tė ditės
projektin pėr pronat. Nė seancen e djeshme komitetit shteteror pėr kthimin
dhe kompensimin e prones i'u hoq e drejta pėr te ripare vendimet e marra mė
parė lidhur me pronėn. Detyra e re e kėtij komisioni ėshte qė tė beje
verifikimin nese zbatohen procedurat e kėtij ligji. Sipas kreut te grupit
parlamentar socialist, Gramoz Ruci, ikja e demokrateve tregon nje mungesė tė
theksuar vullneti pėrballė kėrkesės sė socialisteve pėr te hyre ne
negociata. Kunder projektit kanė votuar vetėm anetaret e partisė Reformatore
te drejtuar nga Genc Pollo, Maks Begeja dhe deputeti socialist Ndre Legisi.
bm/bm (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

----------

KRRTRSH miraton projektin e "Club Med" pėr fshat turistik nė Kakome

Lajmi i ores 5:10 PM


KRRTRSH


 TIRANE (30 Korrik) - Nėn drejtimin e kryeministrit Fatos Nano, sot nė
ambjentet e Galerise Kombetare tė Arteve u zhvillua mbledhja e radhės sė
Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit tė Republikės sė Shqipėrisė. KRRTRSH
miratoi projektin e kompanisė franceze "Club Med' pėr ndėrtimin e njė fshati
turistik nė Gjirin e Kakomesė nė bashkėpunim me shoqėrinė shqiptare Riviera.
KRRTRSH miratoi edhe gjendjen kadastrale dhe pronėsinė mbi siperfaqen e
tokės, pėr zonėn e Gjirit tė Kakomesė. KRRTRSH vendosi aktivizimin e
vendimit tė marrė nė KRRTRSH e mėparshme pėr studimin dhe lejen e ndėrtimit
tė fshatit turistik Kakome. Lidhur me pretendimet e ngritura pėr pronėsinė e
zonės sė gjirit tė Kakomesė Ministri i Rregullimit tė Territorit dhe
Turizmit Bashkim Fino paraqiti arsyetimet ligjore nė kėtė drejtim. Tokat nė
dhe rreth Gjirit te Kakomese, ku do te ndertohet fshati turistik, jane te
rregjistruara ne zerin kadastral "kullote" ne pronesi te shtetit. Bėjnė
perjashtim 9 objektet e rrenuara, me nje siperfaqe totale 1.800 m2, te
privatizuara me procedura tė parregullta. Eshtė tėrėsisht e ligjshme, dhėnia
e lejes sė ndėrtimit Shoqėrisė Riviera, pėr ndėrtimin e Fshatit Turistik nė
Gjirin e Kakomesė. Duke folur pėr ēėshtjen e Gjirit tė Kakomesė, Nano u
shpreh se interesa kakofone, te unifikuara me kohezion negativ, po perpiqen
ta mbajne peng me cdo kusht piratet e rinj te betonit, duke krijuar
artificialisht "klime te nxehte" mes premtimeve piramidale per "ndarje"
tokash shteterore dhe tendencave per nje zhvillim bashkekohor". "Shqyrtimi
dhe inkurajimi i projekteve te tilla me rendesi kombetare, e ben edhe me te
prekshem procesin e integrimit, ndaj sot ndihemi te afte per te kontribuar
dhe konkurruar ne levizjen globale te vlerave". Nė mbledhje u miratua
studimi urbanistik pjesor dhe sheshi i ndėrtimit pėr "Mjedisin stėrvitor
qėndor "TZH-2010" nė rajonin e Zall-Herrit, Tiranė. Ky mjedis do tė shėrbejė
pėr pėrgatitjen ushtarake tė efektivave kryesore tė Forcave Tokėsore, tė
parashikuara pėr t'u vendosur nė kėtė rajon. U miratua studimi urbanistik
pjesor dhe shesh ndėrtimi pėr objektin "Qendra Antitrafik Delta-Forcė,
Radhimė-Vlorė. Moli i Radhimės nė Vlorė parashikohet tė kalojė nė pėrdorim
tė Ministrisė sė Rendit Publik pėr t'u pėrdorur nga strukturat
DELTA-FORCE-Shqiptare, nė luftėn kundėr trafikut tė paligjshėm. ro/ro
(BalkanWeb)