Data e Publikimit: 30/09/2004 http://www.ballkan.com/

 

Meta dhe Zogu “rrėmbejnė” kėshillin bashkiak
   
 Autori i Lajmit: B.GJ.
Durrės - Kėshilli bashkiak i Durrėsit nuk do tė ndahet mė mes dy partive mė tė mėdha politike, por do tė ndahet dhe me dy partitė e reja tė dala nė skenėn politike: Lėvizja Socialiste pėr Integrim dhe Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar. Tre kėshilltarė socialistė pritet tė deklarojnė daljen e tyre mė vete nėn siglėn e LSI-sė dhe tė paktėn katėr kėshilltarė tė djathtė do tė krijojnė grupin e LZHK-sė nė kėtė bashki. Nė mbledhjen e parė qė do tė zhvillojė kėshilli muajin qė vjen pritet tė deklarohet dhe ndryshimi i grupeve tė votuara nė zgjedhjet vendore tė tetorit 2003. Burimet tė sigurta pranė kėtij kėshilli bėjnė tė ditur se jo vetėm PS-ja do tė ketė humbje nė numra, por dhe PD-ja. Pas kuvendit tė 8-tė lokal tė PD-sė nė Durrės pritet tė ndryshohen shifrat e grupimit tė sė djathtės. Rreth 5 kėshilltarė nga opozita do tė krijojnė njė grup mė vete. Sekretari pėr marrėdhėniet me publikun nė degėn e PD-sė sė Durrėsit ėshtė shprehur se 5 anėtarė tė kėshillit kanė nėnshkruar deklaratėn pėr tė legalizuar nė tė parėn mbledhje tė kėshillit grupin e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar. Ndėrkaq, Lėvizja Socialiste pėr Integrim do tė ketė nė krye tė grupit tė kėshilltarėve ish-kryetarin e degės sė PS-sė nė kėtė qytet, Leonidha Gjermenin. I pozicionuar nė krahun e Ilir Metės, ai ka mundur qė tė thithė pas vetes dhe shumė figura tė tjera tė partisė nė kėtė rreth. Vetė Gjermeni ka deklaruar pėr mediat nė Durrės se sė bashku me tė janė edhe sė paku dy kėshilltarė tė sė majtės. Ai gjithsesi nuk ka bėrė tė qartė nėse ata janė kėshilltarė tė PS-sė apo u pėrkasin partive aleate tė majta nė kėshill. Lėvizja e Ilir Metės ka synuar qė tė marrė sa mė shumė mbėshtetje nėpėr rrethe dhe ka gjetur mbėshtetės dhe nė pushtetin vendor. Duket pak paradoksale, por edhe pse ėshtė njė parti e krijuar kaq vonė, LSI-ja ka mudur tė sigurojė njė mbėshtetje jo tė paktė nė radhėt e kėshilltarėve nė shumė bashki e komuna. Kėshtu, si rast precedent ėshtė ai i Elbasanit, ku kjo lėvizje ka marrė gati gjysmėn e kėshilltarėve socialistė nė kėshill.