Data e Publikimit: 31/05/2004 http://www.ballkan.com/

Leka Zogu trondit PS dhe PD

Dizdari: Ai s'mund tė jetė faktor nė politikė. Mediu e Beja: Qėllim i mirė,
platformė e vjetėr


 Autori i Lajmit: Erl Murati
TIRANE - Deputetė tė partive politike tė spektrit tė majtė e tė djathtė e
quajnė qėllimmirė platformėn e shpallur nga Leka Zogu "Pėr zhvillimin
kombėtar". Po rata janė pėrgjithėsisht skeptikė lidhur me tė ardhmen e Zogut
nė politikė dhe zbatimit tė ideve tė tij. "Sipas meje ai dhe platforma e tij
nuk do tė nxjerrė ndonjė konkluzion real nė politikė", thotė democrati Fatos
Beja. Ndėrsa republikani Mediu shprehet se tezat e pretendentit pėr fronin
mbretėror janė tė vjetra.
Qėndrimi
Pėrveē deputetit tė Ballit Kombėtar Demokrat, Alfred Cako tė gjithė
politikanėt e tjerė e quajnė tė vjetėr dhe tė parealizueshme, platformėn e
Zogut pr zhvillim kombėtar. Sipas tyre, Zogu nuk ėshtė I qartė se ēfarė
kėrkon tė realizojė dhe me cilėt njerėz. "Zogu nuk ėshtė i qartė nė ftesėn
qė i bėn partive, cilėt fton nė kėtė lėvizje dhe cilėt do e drejtojnė atė,
vetė Leka apo PLL-ja", thotė reformatori Tepshi. Skepticizmi ndaj tezave tė
Zogut kulmon me ironinė e socialistit Limoz Dizdari I cili duke qeshur
shton: "Zogu? Nuk mendoj se do tė jetė ndonjėherė faktor nė politikė!" Sipas
liberaldemokratit Neritan Ceka, ende nuk ėshtė e qartė se nė ē'mėnyrė do tė
kėrkohet pėr tė arrirė objektivat. "Do tė ishte mirė qė pretendenti pėr
fronin mbretėror tė sqaronte mė mirė pozicionin e vet, se nė ē'mėnyrė do tė
pėrpiqet t'i realizojė objektivat e veta: nėpėrmjet shpalljes si mbret i
Shqipėrisė apo nėpėrmjet futjes nė politikėn aktuale, ndoshta duke ndjekur
formulėn qė ndoqi Simeoni nė Bullgari i cili mė pas u zgjodh kryeministėr
pas zgjedhjeve parlamentare", shprehet Ceka.
Platforma
Dy ditė mė parė, nė ambjentet e vilės 26, trashėgimtari i fronit mbretėror
ndėrmori njė lėvizje politike pėr tė sfumuar dy forcat kryesore politike nė
zgjedhjet e 2005-s. Leka Zogu u ka premtuar shqiptarėve se do t'u rikthejė
rendin, do tė shfarosė korrupsionin dhe varfėrinė, dhe do tė shmangė
politikėn amorale tė deritanishme. Pėr tė arritur kėtė, ai ka kėrkuar nė
kėmbim mbėshtetjen dhe votėn nė zgjedhjet e 2005-s. Lėvizja mbretėrore nuk
do tė ketė trajtėn e njė partie, por tė njė thirrjeje qytetare pėr tė
pėrkrahur kėtė platformė qė ofron i biri i Mbretit Ahmet Zogu, i cili
mbretėroi pėr 15 vjet nė Shqipėri. Trashėgimtari i fronit mbretėror, Leka
Zogu, u ka bėrė thirrje publike tė gjithė intelektualėve dhe politikanėve qė
e ndjejnė veten jashtė realitetit aktual politik qė ofron vendi, pėr t'u
afruar nė kėtė lėvizje pėr zhvillim kombėtar dhe pėr t'u bėrė pjesė e saj.
"Unė u drejtohem inteligjencės kombėtare qė tė zgjohet dhe tė organizohet,
pasi ne duhet tė bashkėpunojmė dhe tė bashkohemi pėr tė realizuar ndryshimet
qė kėrkon populli shqipar, i cili dėshiron tė hyjė nė Bashkimin Evropian",
tha ai. Duke e parė kėtė mėnyrė bashkimi si tė vetmen formė tė realizimit tė
zhvillimit kombėtar, Zogu shtoi se "inteligjenca dhe kombi shqiptar duhet tė
shpallin misionin e tyre me zgjedhjet e reja, nė tė cilat jam i bindur qė
populli ka mundėsi pėr ta bėrė Shqipėrinė dhe kombin shqiptar komb-shtet dhe
shtet modern me dinjitet".


Kur Leka Zogu mohoi luftėn me Serbinė

Megjithėse ngulmon vazhdimisht pėr Shqipėrinė e Madhe, pretendenti pėr
fronin mbretėror e mohonte kategorikisht disa vite me parė mundėsinė e
hapjes sė njė lufte me Serbinė. Nė vitin 1997, Leka Zogu deklaroi se edhe
nėse do tė zgjidhej njė ditė mbret i shqiptarėve, nuk do tė hapte njė luftė
me vendin fqinj. "Nuk ėshtė ēėshtja ende pėr luftė. Shqipėria nuk ėshtė nė
gjendje pėr tė dalė nga situata e rėndė ekonomike, gjendjen e saj e dinė tė
gjithė fatkeqėsisht. Nuk jemi nė njė situatė qė do tė dėshironim pėr tė bėrė
luftė. Bashkimi i trojeve mund tė bėhet me anė tė presionit diplomatik dhe
politik", shprehej asokohe Zogu. Megjithėse u bė protagonist I disa
ngjarjeve tė dhunshme nė Tiranė, Zogu shfaqej njė njeri paqėsor, patriot dhe
antisocialist. Sipas tij, ngjarjet e vitit '98 nuk ishin aspak njė
grushtshteti, por njė revoltė popullore. Nė kėtė mėnyrė Zogu justifikoi nė
njė farė mėnyre organizatorėt e ngjarjeve tė 14 shtatorit 1998.
"Grushtshteti nuk bėhet nė mėnyrė tė tillė, por futkeqėsia e jonė ėshtė se
nė vend se tė bėhen demonstrata paqėsore, shpesh kalojnė nga natyra e
shqiptarit me eksitimin e vet. Ngjarjet ishin njė revoltė popullore pėr
dorėheqjen e Nanos", thoshte Leka Zogu.


Neritan Ceka, PAD

Mendoj se lėvizja qė ka inicuar Leka Zogu nuk ka asgjė negative, por unė
mendoj se ajo nuk mund tė rivalizojė nė politikėn shqiptare. Do tė ishte
mirė qė pretendenti pėr fronin mbretėror tė sqaronte mė mirė pozicionin e
vet, se nė ē'mėnyrė do tė pėrpiqet t'i realizojė objektivat e veta:
nėpėrmjet shpalljes si mbret i Shqipėrisė apo nėpėrmjet futjes nė politikėn
aktuale, ndoshta duke ndjekur formulėn qė ndoqi Simeoni nė Bullgari i cili
mė pas u zgjodh kryeministėr pas zgjedhjeve parlamentare.

Limoz Dizdari, PS
Ē'ėshtė kjo . (qesh). Nuk mendoj se Leka Zogu mund tė jetė faktor nė
politikėn shqiptare.

Fatmir Mediu, PR
Unė mendoj se Leka Zogu zėdhėnėsat e tij i ka nė Partinė Lėvizja e
Legalitetit e cila pėrfaqėsohet nė Kuvend. Nuk ka asgjė tė re nė platformėn
politike apo mbarėkombėtare qė parashtroi ai, pėrveē disa tezave qė unė
mendoj se janė thėnė me kohė dhe fare mirė mund tė mbrohen nga ajo forcė
politike nė Parlament e cila mbėshtet orientimet e pretendentit pėr fronin
mbretėror. Pra, mendoj se nuk ka asnjė tė re nė atė qė u quajt platforma e
Leka Zogut.

Fatos Beja, PD
Leka Zogu nuk ka qenė dhe nuk ėshtė aktor nė politikė pavarėsisht nga
dėshira e mire e tij. Unė nuk gjykoj se nisma e tij ėshtė njė nismė qė do tė
ketė ndikim nė zhvillimet politikke shqiptare po tė kemi parasysh se ai nuk
pėrbėn njė nga aktorėt aktivė tė politikės. Sipas meje ai dhe platforma e
tij nuk do tė nxjerrė ndonjė konkluzion real nė politikė. Gjithsesi, kjo
ėshtė njė deklaratė qėllimmirė pėr shqiptarėt.

Qazim Tepshi, PDR
Nuk besoj se Leka Zogu do tė jetė njė pol i tretė nė politikė, thjesht pėr
atė qė nuk ka ndonjė element tė ri nė atė qė kėrkon ai. E dyta, Zogu nuk
ėshtė i qartė nė ftesėn qė i bėn partive, cilėt fton nė kėtė lėvizje dhe
cilėt do e drejtojnė atė, vetė Leka apo PLL-ja. Pastaj, ai nuk ka bėrė tė
ditur se ēfarė premton nė luftimin e varfėrisė pėr tė thithur ftesat e tė
pakėnaqurve dhe tė abandonuarve qė janė larg partive tė mėdha. Ai duhet tė
na shpjegojė se ēfarė linje do tė ndjekė pėr tė thithur pėrkrahjen e atyre
njerėzve qė nuk kanė vajtur nė zgjedhje.

Alfred Cako, PBKD
Pas vitit '90 dy figura kryesore ka pasur e djathta: Leka Zogun dhe Abaz
Ermenjin. Mendoj qė PS-ja e PD-ja nuk janė parti identiteti, por parti
arriviste. Pas votimit tė PD-sė lidhur me ēėshtjen e pronave ėshtė mė i
nevojshėm se kurrė bashkimi i sė djathtės nga Leka Zogu. Ai ėshtė njė nga
njerėzit mė tė spikatur nė drejtim tė virtyteve dhe sė bashku me njė elitė
tė ndershme intelektuale qė nuk ėshtė pėrzier me politikė, mund tė lozin njė
rol tė rėndėsishėm nė politikėn shqiptare. Tė djathtėt janė tė zhgėnjyer nga
Partia Demokratike dhe kėto vota abstenuese mund t'i tėrheqė Leka Zogu.