Data e Publikimit: 31/05/2004 http://www.ballkan.com/

Legalistėt: Pronat, PS dhe PD nuk zgjidhin asgjė

 Autori i Lajmit: B.H.
TIRANĖ-Partia Lėvizja e Legalitetit mendon se ligji i ri i qeverisė pėr
ēeshtjet e pronėsisė, nuk e zgjidh kėtė ēeshtje kaq thelbėsore pėr tė
ardhmen e vendit dhe vendosjen e paqes sociale. "Ne shprehim shqetėsimin
tonė se edhe ky ligj ėshtė hartuar nė funksion tė logjikės elektorale, pasi
tashmė kemi hyrė nė vitin elektoral. Si i tillė ky ligj nuk do tė ndryshojė
asgjė, njėlloj si pararendėsi i tij, Ligji famėkeq 7501. Kemi 13 vjet qė
kemi ndėrruar sistem, nga ai komunist nė kapitalist, sistem i cili
mbėshtetet nė ekonominė e Tregut tė Lirė, pra nė pronėn private. Por lind
pyetja: a ėshtė kthyer prona private dhe toka tek pronari i vėrtetė?
Pėrgjigjja ėshtė e njohur pėr tė gjithė: Jo!", thuhet nė deklratė pėr
median. Mė tej deklaratė theksohet se "PLL ka qenė gjithmonė konsekuente nė
qėndrimin e saj pėr zgjidhjen e problemit tė Pronės, duke mos spekulluar
politikisht, por pėr ta kthyer realisht pronėn tek i zoti". "Qėndrimin
zyrtar tė PLL e kanė shprehur edhe deputetėt e saj nė parlament, duke votuar
pro projekt-ligjit tė hartuar nga shoqatat e Pronarėve legjitimė dhe tė
depozituar nė emėr tė tyre nga deputetėt e opozitės. Gjithashtu, deputetėt e
PLL votuan nė parim kundėr projekt-ligjit aktual tė qeverisė, sikurse do tė
votojnė kundėr tij edhe ditėn e hėnė, nė seancė plenare", thekson deklarata.

-------------------------
Pronat, sot vendoset pėr 5 mijė qiraxhinjtė

 Autori i Lajmit: B.Hoti
TIRANĖ- Kuvendi i Shqipėrisė do tė vazhdojė sot diskutimin nen pėr nen tė
projektligjit pėr "Kthimin dhe kompensimin e pronave pėr ish-pronarėt". Pas
kalimit tė tetė neneve tė para tė kėtij drafti, pritet qė ecet me miratimin
e mbi 20 neneve tė tjera tė paraqitura pėr shqyrtim. ndėrkohė qė debati mė i
madh pėr kėtė projekt pritet tė jetė neni i nėntė i kėtij projektligji, i
cili parashikon nxjerrjen e banorėve qiraxhinj nga shtėpitė e pronarėve tė
vjetėr. Kundėr votimit tė kėtij neni ka qenė edhe PS-ja, ku gjatė seancės tė
sė enjtes sė kaluar deputetėt socialistė shrpehen votėn e tyre kundėr kėtij
formulimi ligjor. Po dje kryetari i FRESH-it, Gjergj Koja u shpreh se
"miratimi i kėtij neni do tė sjellė pasoja sociale". "Nė nenin nėntė tė
kėtij projektligji, parashikohet nxjerrja jashtė 5 mijė familjeve qė jetojnė
me qira nė shtėpitė e pronarėve tė vjetėr. njė veprim i tillė ēon nė njė
konflikt social, pasi nxjerr jashtė njė numėr tė konsiderueshėm tė familjeve
shqiptare", deklaroi Koja. Pėr 5 mijė familjet qė jetojnė me qira pritet tė
vendoset sot nė seancėn parlamentare tė sė hėnės. Projektligji i Pronave u
miratua nė parim me konsesusin e dy forcave kryesore tė politikės PS-sė dhe
PD-sė. njė konsensus i tillė u arrit pasi socialistėt vendosėn tė hiqnin nga
ky draft tatimin e jashtėzakonshėm, i vendosur qė nė vitin 1945 mbi pronarėt
e mėdhenj tė tokave nė Shqipėri. Pas shumė diskutimesh, socialistėt vendosėn
qė tė pranonin kushtin e demokratėve pėr tė votuar kėtė ligj mes njė
konsensusi politik. ndėrkohė qė partitė e vogla tė djathta kanė votuar
kundėr kėtij projekti, duke u shprehur se pėr draft nuk ka njė konsensus tė
gjėrė politik, si dhe me shoqatat e pronarėve nė Shqipėri. Kreu i PR-sė,
Fatmir Mediu i ka kėrkua presidentit tė Republikės, Alfred Moisiut tė mos e
dekretojė ligjin e pronave.


----------------------------------------------------------------------------

31 Maj 2004 http://www.kohajone.com/

PRONAT, SI DO SISTEMOHEN ME LIGJ?

Eglantina Nasi

Shqiperia ne menyre zyrtare do te rregulloje me ligj ceshtjen e kthimit dhe
kompensimit te pronave ndaj ish-pronareve. Nje gje te tille do ta mundesoje
perfundimi i miratimit te projektligjit perkates, i cili u miratua ne parim
qe ne seancen e kaluar, nderkohe qe mbeten per t'u shqyrtuar sot dhe disa
nene te tij. Ne kete menyre, Shqiperia nuk do te perflitet me si nje shtet
nder vendet e Ballkanit qe ende nuk e ka ezauruar nje problem te tille kaq
te rendesishem. Ne mbledhjen e fundit te zhvilluar ne Selanik mes
autoriteteve qe merren me zgjidhjen e problemit te pronave, Sqiperia u
konsiderua se bashku me Serbine si shteti me problematik ne rajonin e
Evropes qe nuk e ka zgjidhur ende ceshtjen e pronave. Si nje nga kushtet
kryesore per integrimin e vendit ne strukturat e Bashkimit Evropian, duket
se Shqiperia po e realizon ate shpejt per te plotesuar ne kete menyre nje
nga kushtet e marreveshjes se Stabilizim-Asocimit.

Si e rregullon pronesine projektligji?

- Pronat qe nuk do te kthehen. Ne projektligjin e ri "Per kthimin dhe
kompensimin e pronave" permbahet koncepti qe nuk kthehen pronat te cilat ne
pergjithesi jane perdorur per interesa publike.

- Ish-pronareve nuk do t'u kthehen pronat te cilat i sherbejne shtetit per
te realizuar konventat dhe marreveshjet nderkombetare. - Nuk do te kthehen
pronat ne te cilat jane bere investime dhe qe sherbejne per realizime te
projekteve me shtrirje territoriale si ato te bera ne fushen e transportit,
energjitikes, telekomunikacioneve etj.

- Nuk do te kthehen pronat dhe trojet ne te cilat shteti ka ngritur objekte
te rendesise publike si spitale, shkolla etj.

- Nuk do te kthehen pronat te cilat sherbejne si pasuri e vecante kulturore
apo monumentale per kulturen dhe historine shqiptare.

- Nuk do te kthehen pronat te cilat sherbejne si objekt mbrojtjeje ne kuader
te te gjithe sistemit mbrojtes ne vendin tone.

Si do te kthehen zonat turistike?

Subjekteve te shpronesuara ne zonat turistike do iu kthehet prona sipas
ligjit te caktuar, pra te gjithe do t'i marrin keto prona.

Ndersa per ato prona ne zonat turistike, te cilat jane ne posedim te
shtetit, ndalohet qe te lidhin kontrata pronesie me te trete pa perfunduar
me pare procesi i kthimit te pronave.

Shpronesimi per interesa publike

Sipas projektligjit te ri per kthimin dhe kompensimin e pronave, kur nje
person eshte shpronesuar per interesa publike shteterore dhe ajo nuk
perdoret ne fakt per nje gje te tille, kjo prone u kthehet te shpronesuarve.
Ndersa nese ky pronar ka marre demshperblim nga ana e shtetit, atehere ligji
i ri e detyron kete shtetas t'ia ktheje shtetit shperblimin e marre.

Si do te rregullohet trualli?

- Nese trualli u eshte tjetersuar personave te trete dhe mbi te nuk jane
ngritur ndertesa te perhershme dhe te ligjshme, ai u kthehet ish-pronareve,
ndersa shteti u kthen te treteve pagesen me indekse. - Ne rastet kur mbi
truall eshte ndertuar objekt para vitit 1991, atehere ky pronar i ri eshte i
detyruar te paguaje truallin sipas cmimeve te tregut.

- Ne rastet kur mbi truall te dhene me qera apo koncesion nga shteti, jane
bere ndertime, atehere personit te shpronesuar i rinjihet pronesia, me kusht
qe ai te respektoje marreveshjen

Si do te rregullohen banesat?

- Ne rastin kur ne banesat e te shpronesuarve nga shteti banojne qeramarres,
atehere banesa do te lirohet prej tyre, deri sa shteti t'u gjeje nje banese
te re, deri ne 2-3 vjet.

- Ne rastin e banimit ne banesa te ndertuara ne menyra te paligjshme,
shtetasit kane te drejte ta blejne truallin nese ai do te legalizohet nga
shteti sipas rregullave ne fuqi etj.

Komiteti i Venecias shpalli sugjerime dhe verejtje

Nga ana e tij, Komiteti i Venecias shpalli sugjerimet e tij ne lidhje me
projektligjin e rite kthimit dhe kompensimit te pronave. Sipas Komitetit te
Venecias, eshte e domosdoshme te dokumentohen ligjet dhe dekretet me te
cilat pronat u shpronesuan gjate viteve 1944-1990. Por te shihen dhe ligjet
qe jane ripare nga parlamenti. Ky i fundit mund t'i heqe ato ligje, efektet
e te cilave nuk ndryshojne pasi kane qene te drejta. Me pas, i takon
Gjykates Kushtetuese te shikoje me pas kete permbledhje dispozitash ligjore
per pronat. Vetem ne kete menyre, sipas Komitetit, mund te realizohet nje
proces i drejte i kthimit dhe kompensimit te pronave. Nga ana tjeter, sipas
ketij institucioni nderkombetar keshillimor nga ana juridike, kompensimi nuk
eshte e thene te jete i plote, por mbi te githa ai duhet te jete i drejte.
Kjo eshte ne linje me Gjykatat e Jurisprudences Evropiane te cilat u
perballen me te njejtin problem gjate viteve 90 per vendet e Lindjes.
Asnjera prej tyre nuk veproi mbi parimin se toka e marre nga regjimi
komunist duhej te kthehej me patjeter. Edhe vete Gjykata Gjermane per
shembull ka caktuar parimim e drejtesise se kthimit te tokes. Kjo do te
thote se nuk ka detyrim per kompensim te plote sipas Kushtetutes.


PROJEKTLIGJI I PRONAVE, KRIZE SOCIALE

Oli Xhilaga


Deputet-_ocialiste kerkojne ndryshimin e nenit 9 te projektligjit per
kthimin dhe kompensimin e pronave. Duke qene se ky nen ka te beje me
banesat, socialistet paralajmerojne se nese neni do te mbetet ashtu sic
eshte, atehere projektligji i pronave do te shkaktoje nje konflikt social,
duke rrezikuar strehimin e 5 mije familjeve ne Shqiperi. Kjo eshte dhe
arsyeja qe vete socialistet kane kerkuar ndryshim te nenit 9 ne
projektligjin per kthimin dhe kompesimin e pronave, dhe pikerisht jane dy
amendime te deputeteve socialiste, Gazmend Bizhga, Bardhyl Agasi dhe Gjergj
Koja. Keshtu duke e konsideruar nje ceshtje te rendesishme ndryshimin e
ketij neni, deputeti socialist Gjergj Koja argumentoi dhe njehere arsyet se
perse eshte i domosdoshem ky ndryshim. "Pika e pare qe kemi kundershtuar,
eshte paragrafi i 3 nenit 9, qe ka te beje me faktin qe nese pronari i
nderteses i gjen nje banese qiramarresit, atehere qiramarresi eshte i
detyruar te largohet. Ajo qe i trembemi eshte qe kjo mund te coje ne nje
konflikt te ri social, konflikt qe nuk mund te mbyllet kurre me", u shpreh
Koja lidhur me kete ceshtje. Per te shpjeguar arsyen se perse keta deputete
kane arritur ne konkluzion te tille, Koja solli si shembull nje kompensim qe
mund te behet ne zonen e Porto Romanos. "Ne Durres nje pronar mund t'i gjeje
nje banese qiramarresit ne lagjen 4, dhe mund ta coje ne Porto Romano, pasi
eshte brenda se njejtes qender, nderkohe qe dihet fare mire sesi mund te
jetohet atje, per shkak te ndotjeve qe ndodhen ne ate vend", theksoi Koja
duke e pare ne kete kendveshtrim zbatimin e nenit 9 qe eshte ende i
pandryshuar. Per kete arsye keta deputete, sipas Kojes, mendojne se eshte e
domosdoshme qe nese gjendet nje banese, ajo duhet te jete me nje
infrastrukture te domosdoshme, ne te cilen perfshihen nevojat me jetike pra
rruge, drita, uje. Gjithashtu ky grup deputetesh ka propozuar qe qiramarresi
duhet ta liroje banesen vetem nese ben nje kontrate me qiradhenesin pra me
pronarin, pra se si do te largohet ai nga shtepia. Por nje grup i dyte
problemesh qe deputetet kane vene ne dukje ka te beje me shtesat e kateve te
pronave te ish-pronareve te cilat jane ndertuar nga shteti qe nga viti 1945
deri me 1990. "Keto shtesa katesh fatkeqesisht me ligjin e vitit 1993, qe
eshte akoma ne fuqi derisa te hyje ne fuqi ligji i ri, jane hipotekuar nga
ish- pronaret ne menyre te padrejte", u shpreh Koja duke kerkuar ne kete
menyre nje mbeshtetje nga te gjitha forcat politike lidhur me amendamentet
qe keta deputete kane paraqitur. Megjithese lidhur me keto amendamente, Koja
u shpreh per nje mbeshtetje te plote nga grupi parlamentar socialist dhe
deputete te tjere, edhe pse gjate diskutimit te projektligjit ne seancen e
kaluar pati propozime te ndryshme lidhur me kete ceshtje, ato shkonin ne te
njejten linje.

Duhet theksuar fakti se tashme projektligji per kthimin dhe kompensimin e
pronave eshte miratuar ne parim ne seancen e kaluar me 93 vota pro. Ky
projektligj ishte hartuar nen asistencen teknike te OSBE-se, nderkohe qe dy
jave me pare u rrezua varianti i propozuar nga deputetet Mediu-Cako. Ky
variant kerkonte abrogimin e ligjit 7501, gje e cila nuk u pranua qe gjate
shqyrtimit te tij neper komisionet parlamentare, per te kaluar me pas ne
kuvend ku dhe do te rrezohej gjate diskutimit. Por kunder ketij varianti
ishte dhe PD-ja, qe per pasoje nuk votoi pro tij. Mesa duket debatet lidhr
me projektligjin, do te vazhdojne dhe ne seancen plenare te dites se sotme,
per faktin se punimet parlamentare kane mbetur ne shqyrtimin e nenit 9,
nderkohe qe mbeten dhe 14 nene te tjera per te shqyrtuar dhe me pas per t'u
votuar.


LIGJI I PRONAVE ME ARGUMENTE ABSURDE

Projektligji per kthimin dhe kompesimin e pronave, nuk konsiderohet nga
Partia Levizja e Legalitetit, si nje variant qe mund te zgjidhe ne menyre te
drejte kete ceshtje kaq thelbesore per te ardhmen e vendit dhe aq me teper
vendosjen e paqes sociale. Ky eshte qendrimi qe PLL ka mbajtur dje nepermjet
nje deklarate per shtyp lidhur me ligjin e ri qe po miratohet per ceshtjet e
pronesise. Gjithashtu PLL shpreh shqetesimin e saj, lidhur me kete
projektligj pasi e konsideron ate si nje ligj qe eshte hartuar ne funksion
te logjikes elektorale, dhe kjo pasi tashme kemi hyre ne vitin elektoral.
Per kete arsye, sipas kesaj partie, ky ligj nuk do te ndryshoje asgje,
njelloj si pararendesi i tij, ligji famekeq 7501. Ne kete deklarate
theksohet fakti se "kemi 13 vjet qe kemi nderruar sistem, nga ai komunist ne
kapitalist, sistem i cili mbeshtetet ne ekonomine e Tregut te Lire, pra ne
pronen private. Ne kete menyre lind pyetja, nese eshte kthyer prona private
dhe toka tek pronari i vertete? Pergjigjja e se ciles eshte e njohur per te
gjithe dhe ajo eshte jo". Gjithashtu PLL nepermjet kesaj deklarate, thekson
se "per ligjin 7501 qeveritaret e kohes u justifikuan me argumente absurde,
te cilet perconin nje sens te dukshem politik e klasor. Tani pas 13 vjeteve,
po me argumente absurde, nuk duan ta abrogojne ate ligj". Madje PLL eshte e
sigurt qe shqiptaret e kane kuptuar shume mire se pikerisht ky ligj eshte
strumbullari i te gjithe te keqijave te shkaktuara per problemin e pronave.
Per kete arsye ajo e konsideron ligji 7501 si nje ligj qe qeveritaret e asaj
kohe bene pronare argatet greke, duke kthyer ne proletare, pronaret fisnike
shqiptare. Ndersa me projekt-ligjin e ri, theksohet me tej ne deklarate,
synohet te rimashtrohet ndonje pronar naiv, si dhe nderkombetaret, por kjo
parti eshte e bindur se me kete projektligj nuk zgjidhet ceshtja e pronave.
Deklarata thekson gjithashtu faktin qe PLL ka qene gjithmone konsekuente ne
qendrimin e saj per zgjidhjen e problemit te prones, duke mos spekuluar
politikisht, por per ta kthyer realisht pronen tek i zoti. Qendrimi zyrtar i
kesaj partie eshte shprehur dhe nga deputetet e saj ne parlament, duke
votuar pro projektligjit te hartuar nga shoqatat e pronareve legjitime dhe
te depozituar ne emer te tyre nga deputetet e opozites. Gjithashtu, ne
seancen e kaluar ne te cilen u votua ne parim lidhur me projektligjin per
kthimin dhe kompesimin e pronave, deputetet e PLL-se votuan kunder ketij
projektligji. Madje ne deklaraten per shtyp te kesaj partie theksohet se
deputetet perfaqesues te PLL-se ne parlament, do te votojne kunder tij edhe
ne seancen e sotme plenare. Por kunder ketij projektligji ka reaguar dhe
kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu, i cili qe seancen ne te cilen
do te votohej ligji per pronat e shprehu verdiktin e tij. Madje Mediu gjate
fjales se tij ftoi opoziten te mos e votoje kete projektligj. Sipas tij, ky
projektligj eshte nder ligjet me antiparimore qe ka votuar deri tani
kuvendi, dhe qendrimi ndaj tij verteton dhe njehere se vendi yne do te
vazhdoje te mbetet larg BE-se. Gjithashtu Mediu i beri thirrje dhe
Presidentit te Republikes, Alfred Moisiu, qe "mos ta dekretoje kete ligj".
Argumetet qe parashtroi kreu republikan kunder ketij drafti, konsistojne ne
faktin se ky projektligj nuk niset nga respektimi i kushtetutes, por nga
interesat politike, si dhe synon te ligjeroje ate qe eshte e paligjshme.
"Permes idese se kompesimit qe parashikon ky ligj nuk do te behet kthimi i
prones, por bllokimi i saj", theksoi Mediu lidhur me kete ceshtje. Madje ai
theksoi faktin se edhe ne rast se do te miratohet projektligji nuk ka siguri
se do te zbatohet. "Miratimi i tij do te kete pasoja ne planin social, ne
veprimet abuzive me token bujqesore, do te kufizoje te drejten e ankimimit
te pronareve dhe do te vazhdoje kalvarin e proceseve gjyqesore, duke
thelluar konfliktin" u shpreh Mediu duke vene ne dukje ne kete menyre
pasojat qe do te vinin nga miratimi i projektligjit per kthimin dhe
kompesimin e pronave.

O.Xhilaga


SHTETI NUK KA AS 10 PER QIND PER TE NA KTHYER

Shteti me tokat e lira qe ka evidentuar deri tani, mund te plotesoje vetem
70-80 per qind te kerkesave te pronareve per kompensim fizik. Ky eshte
perfundimi studimit qe qeveria ka ndermarre ne lidhje me mundesite reale te
kompensimit te pronave. Nga ana tjeter, studimi i pare pohoi se kompensimi i
pronareve do t'i kushtoje buxhetit te shtetit rreth 160 milione dollare. Por
kjo shifer kundershtohet nga pronaret, te cilet jane teper te pakenaqur prej
vleres se kompensimeve qe po u ben qeveria. Shoqata perfaqesuese e tyre
deklaron se ne gjithe Shqiperine mund te kete rreth 700 mije ha toke
bujqesore. Por nga ky total sipas tyre, 135 mije ha jane toka te pafrutshme.
Nderkohe kjo shoqate kembengul qe kompensimi te behet me vleren e tregut dhe
sipas tyre, kete gje e parashikon edhe Kushtetuta. Sipas kryetareve te
shoqatave te ish-pronareve, shteti nuk mund te kompensoje as 10 per qind te
mases se ish-pronareve.


---------------------------
http://www.gazeta55.com/
Pėr kthimin e pronave, Nano jep vetėm 100 milionė dollarė

Kryetari i komisionit qeveritar pėr kthimin e pronave, Sokrat Sino, deklaroi
dje se vetėm 100 milionė dollarė ishin pėrcaktuar pėr kompensimin e 30% tė
pronave, edhe pse, sipas shikimit faktit, nuk ka troje tė pazėna pėr kthimin
fizik tė 70% tė tyre

Projektligji i njohjes sė kthimit dhe kompensimit tė pronave, pritet tė
miratojė sot njė sėrė nenesh tė mbetura nga seanca paraardhėse e sė enjtes.
28 nenet e kėtij projektligji kanė qenė nė qendėr tė njė debati tė ashpėr
mes tė gjitha forcave politike, tė pėrfaqėsuara nė parlament. Ndėrsa nga
qeveria aktuale ende nuk ka dalė ndonjė faturė se sa do tė jetė kostoja e
kompensimit tė 30 pėrqindėshit tė pronave tė cilat nuk do tė kthehen, por
sipas projektligjit qė pritet tė miratohet, do tė ketė kompensim sipas
vlerės sė tregut tė tokės.

Ndėrkohė, qė 70 pėrqind e tokave do t'i rikthehen fizikisht pronarėve. Por
fatura me tė cilėn duhet tė pėrballet shteti shqiptar pėr kompensimin e 30
pėrqindėshit tė tokave tė vendit, ėshtė shumė e madhe, pavarėsisht se
projektligji e parashikon qė problemi i pronave tė mos ekzistojė nė mbarim
tė 15-vjeēarit tė parė tė 2000-shit. Kryetari i komisionit shtetėror tė
kthimit dhe kompensimit tė pronave Sokrat Sino, ka theksuar se kjo faturė
ėshtė e papėrballueshme nga shteti. Sino shprehet pėr njė shifėr rreth 100
milionė dollarė, pėr tė bėrė kompensimin finaciar tė 30 pėrqindėshit tė
tokave.

Ndėrkohė qė, dhe deputetetėt e Partisė Demokratike kanė shprehur tė njėjtin
shqetėsim gjatė diskutimeve pėr draftin e pronave.

Kėshtu, drafti i hartuar nga OSBE dhe njė grup deputetėsh tė parlamentit,
pas diskutimeve tė shumta qė ka njohur dhe debateve qė do tė pasojnė, duhet
tė ketė dhe njė zė tė veēantė nė buxhetin e shtetit shqiptar, pėr vite mė
radhė dhe nuk mund tė jetė pjesė e njė qeverisjeje, por do tė ketė njė
shtrirje kohore disavjeēare. Zbatimi i ligjit pėr pronat, natyrisht do dhe
konsensusin e shoqėrisė shqiptare, e cila ėshtė ajo qė do tė prekė efektet e
ligjit.

Ndėrsa konsensusi i politikanėve ka kaluar njėrėn prej pikave mė tė nxehta
tė projektligjit, siē ishte ajo e tatimit tė jashtėzakonshėm, tė aplikuar nė
1945, por ende ka disa nene, pėr tė cilat debati i ditės sė sotme nė sallėn
e parlamentit, pritet tė jetė i ashpėr.

Pėrveē debatit, duhet tė ishte paraqitur njė formulė e saktė e kompensimit
ku, sipas deputetėve tė Partisė Demokratike, pjesa mė e madhe e fondeve pėr
kompensimin, duhet tė vijnė nga privatizimi i tokave tė bregdetit, tė cilat
janė dhe mė tė lakmuarat nga njerėzit e veshur me pushtet dhe rrethit tė tė
afėrmve tė tyre. Shuma prej 100 milionė dollarėsh, e parashikuar nga
kryetari i komisionit shtetėror pėr kthimin dhe kompensimin e pronave, Sino,
tashmė i takon shtetit dhe punės sė kėtij komisioni, pėr tė mbledhur fondet
e duhura dhe pėr t'i ēuar nė destinacion.

Projektligji, ende pa marrė formėn e tij tė njė ligji, ka njohur
pėrnjėherėsh kundėrshtarėt e vet. Republikanėt, ballistėt, legalistėt, si
dhe shoqata "Pronėsi pėr drejtėsi", etj, kanė shprehur kundėrshtimin e
miratimit tė projektligjit, duke kėrcėnuar deri nė protesta, pėr tė marrė
nga parlamenti zgjidhjen qė, sipas tyre, ėshtė mė e mira.

Ndėrsa deputetėt e PR-sė, tė PBK-sė, tė PLL-sė, tė PDR-sė, janė shprehur se
do tė bojkotojnė seancėn e shqyrtimit tė projektligjit, pėr njohjen, kthimin
dhe kompensimin e pronave.