Perberja e Grupit Parlamentar te LZHK
1. Eqerem Spahiu (PLL)
2. Sadedin Balla (PLL)
3. Bahri Kollcaku (PLL)
4. Et'hem Fejzollari (PLL)
5. Dashamir Shehi (PDRn)
6. Uran Metko (PBK)
7. Alfred Cako (PBKD)
------------
Berisha:
Axhenda e politikaneve, jo problem i PD
E Marte, 31 Gusht 2004
Zyrtaret
me te larte te PD, po ndjekin ne distance levizjet e metonjesit per fronin
mbreteror Leka Zog, pa dashur te japin nje opinion politik te drejteperdrejte
per keto levizje, si dhe per qellimet politike te saj. Kryetari i PD, Sali
Berisha vleresoi se cdo qytetar, cdo eksponent i politikes eshte i lire te
ndermarre cdo tur qe e gjykon ai te dobishem per veprimtatrine e tij. "Axhenda
e politikaneve te tjere nuk eshte problem per PD", ka nenvizuar Berisha.
Per momentin kreret me te larte te PD, duket se jane studiuar impaktin qe do
te kete Levizja e nismuar nga Mbreti
Leka, per te pare me pas se cilat do te jene mundesit apo jo per bashkepunim
elektoral. Ajo qe eshte e qarte eshte fakti se si Berisha ashtu edhe Mbreti
nuk kane ndermend qe te hyne nen cadrat elektorale te njeri- tjetrit. Fakt eshte se Levizja e Mbretit
do te mund te fragmentarizoje voten e opozites.
LEGALITETI NDAHET NGA BERISHA
"Ne do te perkrahim vetem Levizjen per Zhvillim Kombetar, pra Leka
Zogun". Keshtu deklaroi dje kryetari i Partise Levizja e Legalitetit,
Eqerem Spahia, i cili shprehu mbeshtetjen e plote te partise se tij per
levizjen e Zogut, duke sjelle kontradikta brenda koalicionit opozitar.
"Partia Levizja e Legalitetit eshte parti opozitare dhe ka qene ne
llogore te perbashketa ne lufte kunder komunizmit me te gjitha partite
opozitare, sic ka qene ne llogore te perbashketa per te goditur te gjitha
fenomenet negative te qeverisjes aktuale do te vazhdoje te bashkepunoje me
keto parti per reformen zgjedhore dhe per te gjitha ato pika qe na bashkojne
si parti opozitare", deklaroi dje Eqerem Spahia. Ai shtoi se PLL-ja e
ka nenshkruar marreveshjen qe me 24 dhjetor te vitit 1924 me mbretin Zogu i
Pare dhe kete marreveshje e ka vazhduar per 80 vjet duke qene mbeshtetesja
kryesore e te gjitha levizjeve te mbretit Zogu i Pare dhe Leka i Pare.
"Dhe nese dikush pyet qe nese ka nenshkruar PLL-ja marreveshje dhe nese
mbeshtet nismat qe merr mbreti, ky eshte nje paradoks. Une gjej rastin qe
t'u them atyre individeve qe rrine afer mbretit dhe alternatives se
legalisteve ne vitin 2004 qe ne vitet ne vazhdim do te perkrahim kete nisme
si e vetmja alternative per te nxjerre Shqiperine nga udhekryqi qe eshte
futur", deklaroi Spahia. "Sic e dini para pak kohesh nderroi jete
mbreteresha Xheraldine dhe ne funeralin e saj moren pjese me mijera
shqiptare, por moren pjese edhe drejtuesit e komuniteteve fetare. Mbreti
Leka i Pare ka falenderuar drejtuesit e ketyre komuniteteve fetare ne Tirane
dhe ne kete kontekst ka shkuar dhe ne Elbasan per te falenderuar
perfaqesuesit e komunitetit fetar", tha Spahia. Sipas tij, vizita e
Zogut nuk eshte nisme e fushates por eshte thjesht per te falenderuar
drejtuesit e komunitetit fetar.
"PLL-ja deklaron se eshte ne mbeshtetje te koalicionit Levizja per
Zhvillim Kombetar e iniciuar dhe dejtuar personalisht nga mbreti Leka i Pare
dhe marredheniet me partite e tjera opozitare do te jene te frytshme dhe
vitin 2005 mbas zgjedhjeve parlamentare, PLL-ja dhe partite aleate opozitare
te jene ne pushtet", deklaroi Spahia.
Levizja
Pretendenti per fronin mbreteror, Leka Zogu, shpalli ne fillim te muajit se
ai do te regjistroje partine e re, Levizja per Zhvillim Kombetar, ne
zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zogu mblodhi dy jave me pare ne
rezidencen e tij nje takim te zgjeruar me specialiste te politikes,
ekonomise, medias, finances, arsimit e shendetesise, per te diskutuar rreth
vazhdimesise se levizjes patriotike qe ai ka inicuar. "Ne mbledhje u
konkludua, qe se shpejti, LZHK, duke u mbeshtetur edhe ne kerkesen e shume
subjekteve politike e juridike, personaliteteve publike e shkencore,
perfaqesuesve nga te gjitha krahinat e vendit, do te paraqese publikisht
platformen dhe programet konkrete politike, ekonomike dhe sociale, si nje
Bashkim Kombetar, qe do te regjistrohet per te marre pjese ne zgjedhjet e
ardhshme, si Levizja per Zhvillim Kombetar", thuhet ne nje njoftim per
shtyp te Oborrit Mbreteror. Ne kete menyre, Leka Zogu vendos te ndjeke
shembullin e homologut te tij ne Bullgari, mbretit Simeon, i cili konkurroi
ne krye te nje partie politike, i fitoi zgjedhjet dhe u zgjodh kryeminister.
Ne mbledhjen qe zhvilloi me perfaqesues te fushave te ndryshme, Leka Zogu
kerkoi, qe me fisnikeri dhe me pergjegjesi kombetare te analizohen
alternativat konkrete per te gjitha fushat, ku po vuan populli yne. "Ne
te gjithe, sebashku duhet t'i hedhim syte perpara, ne kerkim te se ardhmes
per te gjithe shqiptaret. Na duhet te gjejme rruget me te mira qe do te
ngreme dinjitetin e Atdheut tone te perbashket. Ky eshte thelbi i Levizjes
per Zhvillim Kombetar. Me nje besa-bese me te gjithe shqiptaret, me nje
kushtrim per ata qe kane pergjegjesi dhe bashkohen qe "Shqiperine ta
shpetojme te gjithe sebashku". Keshtu ne do te realizojme qellimin tone:
Te garantojme zhvillimin dhe perparimin tone kombetar", deklaroi Zogu.
Gjate mbledhjes u shprehen mendime nga shume pjesemarres, duke theksuar se
Levizja per Zhvillim Kombetar nuk eshte aq e re. "LZHK perfaqeson nje
ideal historik, ende te parealizuar per shqiptaret, qe jetojne te ndare,
edhe me keq - te percare, te varfer, te perbuzur, te neperkembur dhe te
pazhvilluar", thane diskutantet.
Ne kete mbledhje u diskutua per te percaktuar problematiken kryesore, qe ka
ardhur si nje reagim i popullit per nje politike ndryshe, me moral dhe ideal
kombetar. Diskutantet vleresuan se Shqiperia sot nuk perfaqesohet me
dinjitet dhe vazhdon te jete nje vend i izoluar edhe pse historikisht e
gjeografikisht eshte nje prej korridoreve me me rendesi ne shkembimet
ekonomike dhe pozicionet gjeostrategjike.
----------
LEKA ZOGU TAKON KOMUNITETET FETARE NE QYTETIN E ELBASANIT
Leka Zogu vazhdoi dje te promovoje Levizjen Kombetare per Zhvillim ne disa
takime ne qytetin e Elbasanit, ku ai u takua me perfaqesues te klerit ne
kete qytet. "Leka Zogu i Pare ka zhvilluar dje nje vizite private ne
qytetin e Elbasanit, por ka folur edhe per levizjen e tij te re. Leka I u
shpreh se Levizja per Zhvillim Kombetar, mori shtyse nga rreziku qe i
kanoset shqiptareve nga politika aktuale qeverisese", thuhet ne
njoftimin e oborrit mbreteror. Ai tha se ka vizione te qarta per zgjidhjen e
probemit cam dhe shtoi se qeveria s'po ben asgje per zgjidhjen e ketij
problemi. "Ekonomia jone eshte aq e dobet, sa neser Shqiperia mund te
behet prone e Greqise", tha Leka Zogu I. Ai shtoi se duhet bere me
shume per arvanitasit, emigrantet e camet ne Greqi. Ai kerkoi qe
shqiptarizmi te jete mbi gjithcka dhe shqiptaret te mos bien pre e
pseudonacionalisteve. "Jeta e shqiptareve ne Maqedoni eshte ne rrezik,
nese nuk nderhyhet ne kohe. Ndersa per shqiptaret e Kosoves rruga drejt
zgjidhjes se statusit po gjendet", tha Zogu. Leka Zogu I eshte takuar
me simpatizante, perfaqesues te komuniteteve fetare dhe kryebashkiakun
Adrian Turku. Ai vizitoi institucionet fetare te qytetit, xhamine dhe kishen
e qytetit. Gjate takimit me perfaqesuesit e Myftinise, Leka I shprehu
kenaqesine per rolin ne forcimin e bashkejeteses mes feve. Ndersa drejtuesin
e kishes ortodokse autoqefale te Elbasanit, At Nikolle Markun, e falenderoi
per gjendjen prane ne ditet e veshtira per familjen mbreterore.
Falenderimi
Pretendenti per Fronin Mbreteror, Leka Zogu, falenderoi ne fillim te muajit
te gjithe shqiptaret qe i qendruan prane ne momentin e dhimbshem te humbjes
se bashkeshortes se tij, Suzanes. Ai beri nje deklarate publike ku shpreh
mirenjohjen per nderimin qe i bene figures se Suzanes, personalitete dhe
njerez te thjeshte: "Keto dite zije per Familjen Mbreterore Shqiptare,
ne, bashke me Princ Leken, kemi ndier prane perfaqesuesit nga te gjitha
krahinat e Atdheut tone te dashur, nga gjithe kombi shqiptar. Falenderoj
metalurget e Matit, qe ndaluan protesten e tyre te ligjshme, diten e
Lamtumires per Mbretereshen Suzane, ata qe ulen flamurin ne gjysme shtize ne
qender te Tiranes, si dhe ne shume rrethe te Shqiperise, delegacionet nga
Prishtina, Gostivari, Gjirokastra, Gjakova, Peja, Prizreni, Shkodra, Korca,
Vlora, nga te gjitha krahinat ku banojne shqiptaret. Falenderoj motrat dhe
vellezerit, qe derguan perfaqesuesit e tyre nga shqiptaret e diaspores se
vjeter dhe te re nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Zvicra, Suedia,
Belgjika, Gjermania, Turqia, Greqia, etj", u shpreh ne mesazhin e tij,
Leka Zogu.
Berisha: Axhenda e politikanėve tė tjerė nuk ėshtė problem i Partisė Demokratike
Firmat, PLL e Lėvizja e Lėkės sė bashku nė zgjedhje
N.Perndoj
TIRANE- Partia Levizija e Legalitetit dhe Levizja pėr
Zhvillim Kombetar e Pretendentit pėr Fronin mbretėror, Leka Zogu i Parė
do tė dalin bashkė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nėnkryetari i
PLL, Murat Basha konfirmoi dje pėr Shekulli- n se nuk ka asnjė
mosmarrėveshje dhe, se pėrmes njė dokumenti tė firmosur nga tė dyja
palet, legalistėt dhe lėvizja e pretendentit pėr fronin mbretėror do tė
dalin nė njė koalicion me qėllim pėrfshirjen edhe tė partive tė tjera.
Legalistėt kėrkojnė qė tė pėrfshijnė nė kėtė bashkėpunim edhe
Partinė Demokratike, gjasat me tė cilėn duket se janė tepėr tė vogla.
I pyetur rreth mundėsisė sė bashkėpunimit me LZHK, lideri i opozitės
Sali Berisha deklaroi dje se, ēdo qytetar dhe ēdo eksponent i politikės
ėshtė i lirė tė ndėrmarrė ēdo tur qė gjykon tė dobishėm pėr
veprimtarinė e tij dhe, kjo nuk pėrbėn asnjė lloj problemi pėr PD.
Axhenda e politikanėve tė tjerė nuk ėshtė problem i Partisė
Demokratike. Ndėrkohė kryetari i legalistėve, Eqerem Spahia deklaroi
dje se, PLL respekton marrėveshjen e nėnshkruar mes legalistėve dhe
mbretit Zogu i Parė, qė para 80 vitesh. PLL e ka nėnshkruar marrėveshjen
qė me datėn 24 Dhjetor tė vitit 1924 me Mbretin Zogu i Parė dhe kėtė
marrėveshje e kemi vazhduar pėr 80 vite duke qėnė mbėshtetėsit kryesor
tė gjithė lėvizjeve tė mbretit Zogu i Parė dhe Leka i Parė dhe nėse
dikush pyet qė a ka nėnshkruar PLL marrėveshje nė ēdo nisėm qė merr
mbreti ky ėshtė njė paradoks, tha Spahia. Kryetari i legalistėve
kujtoi se PLL e ka mbėshtetur qė nė fillim levizjen e mbretit nė tė
gjitha nismat politike. Nė vazhdėn e kėtyre qėndrimeve konsekuente,
PLL, qė nė fillim deklaroi mbėshtetjen e plotė pėr LZHK, lėvizje kjo e
iniciuar dhe e drejtuar personalisht nga NMT Leka I-rė - Mbret i Shqiptarėve.
Rideklarojmė zyrtarisht, nė emėr tė tė gjitha strukturave tė PLL, mbėshtetjen
e plotė ndaj Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, tė iniciuar dhe drejtuar
nga Mbreti Leka I-rė, duke vėnė nė dispozicion tė saj tė gjitha
strukturat, duke pėrfshirė edhe Grupin parlamentar tė PLL, por, mbi tė
gjitha, idealizmin tonė, tha Spahia
Gusht 31, 2004 Artemida Ēollaku Ēėshtja kombėtare, harmonia fetare,
gjendja ekonomike e Shqipėrisė dhe qėndrimi i politikės sė
sotme ndaj kėsaj gjendjeje kanė qenė ēėshtjet themelore tė
bashkėbisedimit dhe shpalosjes nė Elbasan tė platformės sė
Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar nga Leka Zogu. LAJMI Pretendenti i fronit mbretėror shqiptar, Leka
I, ėshtė shprehur se qeveria aktuale nuk ka bėrė sa duhet pėr
t'i zgjidhur problemet qė po e pengojnė Shqipėrinė nė
arritjen e synimit tė saj pėr t'u integruar nė strukturat
europiane, gjatė vizitės sė djeshme nė qytetin e Elbasanit.
"Qeveria aktuale nuk po lufton aspak, sepse, po tė bėnte
diēka, ajo do t'i kishte zgjidhur", tha Leka Zogu. Duke
shprehur karakterin nacionalist tė lėvizjes sė drejtuar prej
tij, Leka I ka nėnvizuar se "nuk duhet tė biem pre e
pseudonacionalistėve; ne jemi nacionalistė nė tė mirė tė
popullit dhe kombit dhe duhet tė hedhim hapa tė fuqishėm pėr
tė mbėshtetur integrimin e shqiptarėve nė Europė".
Sipas tij, gjendja e rėndė ekonomike nė Shqipėri do tė
sjellė edhe cenimin e sovranitetit tė saj. "Ekonomia jonė
ėshtė aq e dobėt, sa nesėr Shqipėria mund tė bėhet pronė
e Greqisė", u shpreh Leka I. Ai ka nėnvizuar se LZHK-ja
ėshtė krijuar si shtysė pėr tė shpėtuar kombin nga rreziku
qė i kanoset prej politikės aktuale qeverisėse. Mbėshtetja Indiferenca Takimet PLL-ja duket se do tė
bashkėpunojė si me LZHK-nė, ashtu edhe me koalicionin
opozitar tė udhėhequr nga Partia Demokratike. Kreu i legalistėve,
Ekrem Spahia, u shpreh dje nė njė konferencė pėr shtyp se
kjo parti do tė jetė pėrkrah forcave opozitare pėr tė
vazhduar luftėn politike ndaj qeverisė. "PLL-ja deklaron
qė ėshtė nė mbėshtetje tė koalicionit tė LZHK-sė dhe se
marrėdhėniet me partitė e tjera opozitare do tė jenė tė
frutshme. Kjo do tė bėjė tė mundur qė nė vitin 2005, pas
zgjedhjeve parlamentare, PLL-ja dhe partitė aktuale opozitare tė
vijnė nė pushtet", tha Spahia. Ai deklaroi se legalistėt
do tė kenė njė bashkėpunim tė vazhdueshėm me forcat e
tjera opozitare sidomos pėr sa i pėrket reformės zgjedhore.
Faqja
4 - POLITIKE
Kreu i legalistėve, Ekrem Spahia, ka shprehur dje qėndrimin e
PLL-sė ndaj lėvizjes politike tė drejtuar nga Leka I. Sipas
tij, Legaliteti dhe Mbreti janė tė lidhur organikishit dhe
midis tyre nuk ka pasur dhe nuk ka asnjė mosmarrėveshje.
I pyetur pėr mundėsitė e njė bashkėpunimi politik midis
LZHK-sė dhe PD-sė, kreu i demokratėve, Berisha, ka preferuar
ta anashkalojė pėrgjigjen pėr njė gjė tė tillė. Sipas tij,
ēdo individ apo subjekt politik ka tė drejtėn pėr tė
zhvilluar aktivitete tė cilat mendohen se janė nė dobi tė
vendit.
Gjatė vizitės sė tij nė qytetin e Elbasanit pretendeti pėr
fronin mbretėror, Leka I, ka zhvilluar njė sėrė takimesh me
pėrfaqėsues tė klerit, si dhe me intelektualė tė kėtij
qyteti. Ai u takua edhe me pėrfaqėsuesit e komunitetit
mysliman nė Myftininė e Elbasanit dhe tė Kishės Autoqefale
Ortodokse shqiptare nė qytet. Po kėshtu, njė tjetėr takim
ishte edhe ai me kryetarin e Bashkisė sė Elbasanit, Adrian
Turku, gjatė tė cilit janė pėrkujtuar lidhjet e Elbasanit me
familjen mbretėrore.
Spahia: Bashkėpunim me Lekėn, por krah partive opozitare
Faqja 5 - POLITIKE |
Gusht 31, 2004 |
Kryetari i LSI flet pėr iniciativėn
|
Meta: Partia nė 6 shtator e 10 deputetė nė Kuvend
|
|
Lėvizja Socialiste pėr Integrim do tė dalė pėrfundimisht si forcė e re kuvendare nė fillimin e sesionit tė ri dhe po ashtu do tė pėrcaktohet si partia e re nė vend. Kėtė e ka pohuar nismėtari i krijimit tė LSI-ė, Ilir Meta mbrėmė. Ish-kryeministri socialist ka saktėsuar se nė datėn 6 paradite do tė bėhet shpallja zyrtare e partisė sė re, ndėrsa pasdite do tė deklarohet grupi i ri kuvendar. Burime mediale thanė se grupi do tė ketė 10 deputetė tė PS-sė; Ilir Meta, Sabit Brokaj, Limoz Dizdari, Dritan Prifti, Spartak Braho, Ndre Legisi, Mustafa Muēi, Monika Kryemadhi dhe me rezerva Albert Ēaēi dhe Eduard Alushi. Sakaq, burime pranė Metės pohuan se dy tė pėrmendurit e fundit do ta mund ta deklarojnė mė vonė qėndrimin e tyre, ndėrkohė qė priten ndoshta 5-6 deputetė tė tjerė qė t'i bashkohen grupit tė LSI-sė nė Kuvend. Por, burime tė mirėinformuara tė PS-sė thanė pėr "Gazetėn" se Ēaēi ėshtė nė Kanada dhe nuk ka thėnė gjė pėr kėtė, ndėrsa ndonjė tjetėr e ka mohuar kalimin nė LSI. |
Autori i Lajmit: K.B.
--------------
PLL-ja deklaron besnikėrinė ndaj
mbretit
|