Levizja e Legalitetit: Pas deshtimit te negociatave PS-PD, ndarja e zonave, domosdoshmeri

Lajmi i ores 1:25 PM

arkiv

TIRANE (30 Dhjetor) - Partia Levizja e Legalitetit (PLL) shprehu shqetesimin sot per bllokimin e reformes zgjedhore. Kryetari i PLL-se, Ekrem Spahia, gjate nje konference per shtyp tha se "nese PS dhe PD do te merrnin parasysh propozimin e legalisteve per nje sistem zgjedhor proporcional te paster, reforma zgjedhore nuk do te bllokohej". Duke iu referuar deshtimit te negociatave te fundvitit PS-PD per procesin zgjedhor, Spahia tha se "ndarja e zonave zgjedhore eshte domosdoshmeri perballe realitetit te ri elektoral". bm/bm (News24/BalkanWeb)
 
 
Faqja 4 - POLITIKE

Dhjetor31, 2004

 
"PS, bashkėpunim me LZHK pėr Kodin"
Kryetari republikan paralajmėron kompromisin

ar.co.


Kryetari Partisė Republikane Fatmir Mediu ka hedhur dje akuza ndaj pėrfaqėsuesve tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar se janė duke rėnė nė konsesus me socialistėt pėr tė mundėsuar votimin e Kodit Zgjedhor dhe tė zonave zgjedhore, pa votat e opozitės. Pėrfaqėsuesit e LZHK-sė kanė kėrkuar qė lėvizja e tyre politike tė kishte anėtarin e saj nė procesin e numėrimit tė votave nė KZZ. "Eshtė tashmė e dukshme se njė pjesė e opozitės qė deklaron se nuk ka asnjė pretendim pėr ndarjen e zonave ėshtė nė pazar me Partinė Socialiste", tha kreu i republikanėve, Fatmir Mediu. Sipas tij, ndryshimet e bėra si nė Kodin Zgjedhor ashtu edhe nė hartėn e zonave zgjedhore janė njė garanci pėr zhvillimin e procesit zgjedhor nė pėrputhje tė plotė me standartet ndėrkombėtare. Mediu ka fajėsuar socialistėt si sabotues tė punės sė bėrė deri mė tani nga ekspertėt e vendit dhe tė huaj. Mediu nėnvizoi se pretendimi i socialistėve se neni qė pėrcakton kriterin e ndarjes sė zonave elektorale ėshtė antikushtetues, ėshtė njė pretendim absurd. "E them kėtė, sepse ligji ėshtė nė fuqi dhe nuk ėshtė parlamenti, apo Partia Socialiste ajo qė e pėrcakton kushtetueshmėrinė e njė ligji", tha Mediu. Sipas tij arsyeja pėr tė cilėn PS-ja kundėrshton ndarjen e zonave elektorale ėshtė fakti se ndarja aktuale i siguron PS-sė nė mėnyrė antiligjore 5 zona elektorale. "Kjo dispozitė e Kodit e miratuar me konsesus, nuk u kontestua asnjėherė nga Partia Socialiste, pėr mė tepėr qė ajo ka pasur mazhorancėn dhe e ka drejtuar komisionin teknik", tha Mediu. Kreu i republikanėve nėnvizoi se ndryshimi i zonave ėshtė njė kėrkesė e bėrė nga Bashkimi Europian.

 

 
http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panora
Faqe 5 - Poltikė

zgjedhjetg parlamentare
apeli
 

Mediu akuzon segmente tė opozitės se tentojnė marrėveshje me socialistėt pėr hartėn elektorale

 

Berisha: Skenar ukrainas kundėr manipulimit

“Shqiptarėt do tė votojnė si qytetarė tė barabartė para ligjit”

 
Juli Prifti

Demokratėt do tė ndjekin skenarin ukrainas nė momentin qė do tė konstatojnė zgjedhje tė manipuluara.

Ky ka qenė komenti i djeshėm i kreut demokrat, Sali Berisha, i cili pėrshėndeti fitoren e kandidatit tė opozitės nė zgjedhjet presidenciale nė Ukrainė, Viktor Jushenko. “Fitorja e Jushenkos ėshtė triumf i madh i demokracisė nė Ukrainė, ėshtė triumf i madh i pėrgjegjėsisė qytetare pėr votėn, nder i madh pėr qytetarėt e Ukrainės qė pėr javė nuk lėshuan sheshin e Kievit pėr tė mbrojtur tė drejtėn e tyre demokratike mė themelore”, ka komentur Berisha. Njė sjellje tė ngjashme, ka paralajmėruar ai, do tė ndjekė edhe Partia Demokratike, e cila do t’u bėjė thirrje qytetarėve tė kenė pėrgjegjshmėrinė dhe respektin pėr votėn e lirė, si njė nga pikat themelore tė demokracisė. Kjo pritet tė ndodhė nė momentin qė PD-ja do tė dalė nė pėrfundimin, se vota e lirė ėshtė nė rrezik. Duke iu referuar sėrish fitores sė liderit tė opozitės, Jushenko, nė Ukrainė, Berisha theksoi se kjo ėshtė njė goditje fatale pėr kleptokratėt e tipit Janukoviē. “Ai, njėsoj si Fatos Nano pralajmėroi ndarjen e vendit tė vet, nė rast se nuk do tė manipuloheshin zgjedhjet pėr ta shpallur atė fitues”, ka thėnė Berisha. I pyetur nėse bllokimi i reformės elektorale vė nė dyshim zgjedhjet e ardhshme, Berisha ka anashkaluar njė pėrgjigje tė drejtpėrdrejtė. “Shqiptarėt do tė votojnė si qytetarė tė barabartė para ligjit pa asnjė dyshim”, ka thėnė ai. Berisha e ka pėrkufizuar variantin e PS-sė pėr zonat zgjedhore si “pėrpjekje qė forca elektorale e atij qė voton pėr mua, tė jetė tri herė mė e madhe sesa vota elektorale e atij qė voton pėr kundėrshtarin”. 

Kuorumi pėr votimin
“Socialitėt po rikthejnė praktikat e Partisė sė Punės, por opozita ėshtė jashtėzakonisht e vendosur nė kėto zgjedhje”, ka qenė komenti i Berishės nė lidhje me deklaratat e socialistėve se mund tė mbledhin votat e duhura pėr tė kaluar hartėn zgjedhore dhe ndryshimet nė Kod. Pėr kėtė votim, duhen plot 84 vota, tė cilat PS-ja e vetme nuk i ka, por mund t’i mbledhė vetėm me ndihmėn e dy formcioneve tė reja politike nė Kuvend, LSI e LZHK. Njė reagim pėr heshtjen e disa partive opozitare nė lidhje me votimin nė Kuvend tė draftit tė reformės, ka dhėnė dje, edhe kreu republikan, Fatmir Mediu. “Partia Republikane denoncon ēdo tentativė pėr tė realizuar konsensus me forca politike qė nuk pėrfaqėsojnė opozitėn pėr tė mundėsuar votimin nė Parlament tė zonave ashtu siē janė”, tha Mediu, Sipas tij, ėshtė e dukshme qė njė pjesė e opozitės qė deklaron se nuk ka asnjė pretendim pėr ndarjen e zonave ėshtė nė pazar me Partinė Socialiste. Ndėrkohė, ai ka shpjeguar se harta e re elektorale ka ardhur si pjesė e punės gjashtėmujore, tė zhvilluar krahas komisionit bipartizan pėr ndryshimet nė Kodin Elektoral. “Puna e kėtij komisioni me mazhorancė socialiste bazohej nė Kodin Zgjedhor, neni 73, i cili thekson se zonat zgjedhore bazohen mbi numrin e zgjedhėsve”, tha Mediu, i cili vuri nė dukje se ky kriter, i vendosur nė Kod, ėshtė shprehje e zbatimit tė Kodit tė Venecias.

 

OSBE, negociata pėr konsensus

Pėrfaqėsia e OSBE-sė nė Tiranė nuk do tė ngurrojė tė kėrkojė kompromisin mes palėve pėr reformėn elektorale deri nė momentet e fundit, para se tė nisė Kuvendi. Burime nga OSBE-ja thonė se zyrtarėt e organizatės do tė pėrpiqen tė ulin palėt sėrish nė bisedime, edhe para mbylljes sė kėtij viti. Kėshtu, mėsohet se edhe ambasadori i zyrės sė OSBE-sė nė Tiranė, Pavel Vaēek, ka ndėrprerė pushimet pėr t’u gjendur nė krye tė detyrės. Sipas burimeve nė OSBE, ky angazhim ka tė bėjė drejtpėrdrejt me detyrėn kryesore qė ka marrė pėrsipėr OSBE-ja nė kuadėr tė njė sėrė rekomandimesh ndėrkombėtare dhe interesit tė pėrgjithshėm tė drejtuar nė pėrmbushjen e standardeve pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kėshtu, pas ngritjes sė grupit tė ekspertėve nėn vėzhgimin e OSBE-sė, tė cilėt pėrpunuan ndryshimet nė Kodin Zgjedhor, problemi vazhdon tė mbetet i bllokuar. Drafti i cili u mor nė shqyrtim nga Kuvendi, nuk po gjen mbėshtetjen e palėve pėr shkak tė mosmarrėveshjeve pėr ndarjen e re tė zonave zgjedhore. I bllokuar nė kėtė pikė, procesi rrezikon tė ketė vonesa, tė cilat bien si pasojė direkte nė zbatimin e Kodit tė ri zgjedhor nė praktikė. Pėr kėtė arsye, zyra e OSBE-sė mori pėrsipėr sėrish rolin e negociatores pėr gjetjen e konsensusit mes socialistėve dhe demokratėve, por takimet e fundvitit mėsohet se kanė qenė tė pasuksesshme. Megjithatė, OSBE-ja thotė se pėrpjekjet pėr gjetjen e konsensusit do tė vazhdojnė, si nė kėto ditė qė kanė mbetur nga ky vit, ashtu edhe nė ditėt e para tė janarit. Njė gjė e tillė do tė ndėrmerret, pėr shkak tė domosdoshmėrisė qė paraqet miratimi i draftit tė reformės elektorale sa mė shpejt tė jetė e mundur.

Mundėsitė e PS-sė pėr tė kaluar ndryshimet nė Kuvend

Aleati i socialistėve, Neritan Ceka, hodhi idenė pak ditė mė parė, se PS-ja duhet tė pėrfshijė nė ndryshimet e Kodit Zgjedhor, propozimet e LSI-sė dhe tė LZHK-sė pėr tė pėrftuar votėn e tyre. Nė kėtė mėnyrė, sipas Cekės, mund tė arrihej numri i duhur i votave nė Kuvend pa hyrė mė nė bisedime me PD-nė. Por, njė variant i tillė duket se nuk hyn nė qėllimet e PS-sė, e cila kėrkon konsensus me PD-nė, pėr shkak tė rekomandimeve ndėrkombėtare.