01/04/2005 http://www.shekulli.com.al/

Kryeministri mbyll listėn e kandidatėve tė PS. Qytetet me pėrplasje kandidaturash dhe emrat e rinj

PS, lista e 100 kandidatėve pėr deputetė

Ruēi: “Lista e kandidatėve nė pėrfundim e sipėr. Janė zgjedhje politike, kryetari ka tė drejtėn e propozimit”

Darina Tanushi

TIRANĖ – Dy drejtuesit kryesorė tė PS-sė Fatos Nano e Gramoz Ruēi kanė bėrė pothuaj gati listėn e kandidatėve pėr deputetė qė do tė prezantohet nė kongresin e partisė nė fund tė prillit. Megjithatė ka ende zona, tė cilat ose kanė nga dy pretendentė pėr kandidatė, ndėrsa pak zona tė tjera ende nuk kanė emra. Madje mėsohet se edhe midis Nanos dhe Ruēit ka patur mjaft debate pėr caktimin e emrave, njė pjesė e tė cilėve ėshtė propozuar nga baza, ndėrsa njė pjesė e madhe janė nga ata deputetė qė ende vazhdojnė tė jenė nė Parlament. Mėsohet se ka qenė kryeministri ai qė ka pėrzgjedhur pjesėn dėrrmuese tė kandidatėve duke dalė shpesh edhe kundėr mendimeve tė ardhura nga baza. I pyetur pėr kėtė listė, sekretari i pėrgjithshėm Gramoz Ruēi tha dje, se “lista e kandidatėve pėr deputetė ėshtė nė pėrfundim e sipėr. Do tė tėrhiqet mendimi i institucioneve tė partisė dhe ka norma statutore se kush i miraton emrat”. Ai tha se, sipas statutit tė partisė ēdo anėtar partie ka tė drejtė tė propozojė, aq mė shumė kryetari i partisė, pasi kėto janė zgjedhje politike dhe kryetari ka tė drejtėn e propozimit. Lista e kandidatėve do tė diskutohet edhe nė mbledhjen e kryesisė qė mund tė mblidhet nė dy javėt e para tė prillit, ndėrsa ajo do tė caktojė edhe datat e thirrjes sė KPD-sė dhe kongresit. Do tė jetė ky i fundit qė do t’i vėrė vulėn tė gjithė listės, e cila ende nuk mund tė quhet e pėrfunduar. Ndėrkohė, gjatė diskutimeve dhe debateve qė kanė patur me njėri-tjetrin jo vetėm dy krerėt kryesorė tė PS-sė Nano dhe Ruēi, por edhe nė nivelin vendor tė degėve tė PS-sė ėshtė vėnė re se pėr njė zonė elektorale ka mė shumė se njė kandidat. Kjo duket sidomos nė qarkun e Gjirokastrės, atė tė Elbasanit, nė Vlorė apo pak a shumė edhe nė Berat. Dublime ka sidomos nė ato zona ku mendohet qė tė mos kandidojnė mė disa prej deputetėve aktualė. Kėshtu nė Gjirokastėr pėrballė deputetit Vangjel Tavo ėshtė pėrfolur edhe Dhimitraq Rafti, njė nga njerėzit e njohur tė kryetarit Nano, ndėrsa pothuaj ėshtė caktuar qė nė njė nga zonat tė kandidojė nėnkryetarja e Kuvendit Makbule Ēeēo. Ndėrsa nė qarkun e Elbasanit pėrballė deputetit aktual Ilir Zela, i cili mėsohet se ėshtė zgjedhur tė pėrfaqėsojė sėrish PS-nė nė njė nga zonat e Librazhdit ėshtė edhe Rrapush Tola. Ndėrkohė qė nė vend tė deputetit Maksut Balla FRESSH-i ka propozuar njė kandidat tė tijin, Taulant Ballėn. Nė Vlorė nuk ka ende qartėsi pėr disa nga emrat e kandidatėve pasi baza socialiste nuk ėshtė dakord me emrat e servirur nga Nano. Emrat e rinj janė tė shumtė nė listėn e kandidatėve pėr deputetė. Vendin e parė pėr kėtė e mban kryeqyteti, ku pak a shumė janė bėrė publikė tė gjithė kandidatėt, si Andis Harasani, Igli Toska, Mimi Koledhi, Majlinda Keta, Shpėtim Idrizi, Arben Ahmetaj, ndėrsa pritet qė emra tė rinj tė kandidojnė edhe nė zonat qė janė jashtė qytetit tė Tiranės. Ndėrkohė nė qarkun e Korēės njė ndėr emrat e rinj ėshtė edhe kryetari i komitetit tė kulteve Ilir Kulla, nė Durrės pritet tė konkurrojnė si pėrfaqėsues tė PS-sė kėshilltari ekonomik i Nanos, Emin Barēi e tė tjerė emra si Lulėzim Traga, Bujar Derveni e Sokol Kokomani, nė Divjakė mėsohet se do tė kandidojė zv/ministri i Turizmit Artan Lame dhe nė Fier prefektja Rajmonda Stefa. Nė Lezhė pritet qė PS-ja tė kandidojė pikėrisht pėrballė Preē Zogajt tė PD-sė njė nga emrat e njohur edhe nė lėvizjet pluraliste, Frrok Ēupi. Megjithatė gjithēka pritet tė saktėsohet nė ditėt nė vijim, kur pritet tė mblidhen edhe forumet e PS-sė. Ndėrkohė sekretari i pėrgjithshėm Ruēi ėshtė shprehur dje,se ka patur edhe takime me aleatėt, por gjatė kėtij muaji ato do tė institucionalizohen edhe qėndrimet deri nė njė qėndrim pėrbashkėt gjė qė mund tė ndodhė deri nė kongresin e partisė.

TIRANĖ – Drejtori i pėrgjithshėm i KESH-it, Andis Harasani, jep dorėheqjen nga Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė. “Meqėnėse jam nė fazėn pėrgatitore tė fushatės elektorale pėr zgjedhjet parlamentare, qė do tė zhvillohen nė verėn e kėtij viti, mė lejoni tė paraqes dorėheqjen time si anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė”, -ėshtė shprehur Harasani, nė letrėn qė i ka drejtuar dje, kryeministrit Fatos Nano dhe guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani. “Mė lejoni fillimisht tė shpreh falenderimet e mia tė sinqerta pėr besimin dhe vlerėsimin, qė mė keni dhėnė deri mė sot pėr punėn time si anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė. Meqėnėse jam nė fazėn pėrgatitore tė fushatės elektorale, mė lejoni tė paraqes dorėheqjen time, duke respektuar kėshtu Statusin e Bankės sė Shqipėrisė. Duke ju falenderuar edhe njėherė pėr besimin e dhėnė deri mė sot, pėrfundon Harasani, ju lutem pranoni dorėheqjen time si anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė”, -thuhet nė kėtė letėr.

Qarku Tiranė

1. Shpėtim Idrizi
2. Andis Harasani
3. Mimi Kodheli
4. Luan Rama
5. Spartak Poēi
6. Majlinda Keta
7. Musa Ulqini
8. Anastas Angjeli
9. Igli Toska
10. Arben Ahmetaj
11. Ermelinda Meksi
12. Petrit Malaj
13. Pjetėr Dema
14. Durim Lame
15. Zyhdi Pepa
16. Ejup Tabaku
17. Sali Vogli
18. Arta Dade
19. I pavendosur
20. I pavendosur

Qarku Korēė

1. Ben Blushi
2. Pandeli Majko
3. Ilir Kulla
4. Niko Peleshi
5. Maqo Lakrori
6. Agim Isaku
7. Ahmet Hoxhallari
8. Sotir Kokeri
9. Fatmir Xhafa

Qarku Durrės

1. Gazmir Bizhga
2. Gjergji Koja
3. Emin Barēi
4. Agron Duka
5. Lulėzim Traga
6. Natasha Paēo
7. Bujar Derveni
8. Sokol Kokomani

Qarku Fier
1. Albert Ēaēi
2. Myzelejen Hoxha
3. Petro Koēi
4. Ylli Bufi
5. Blendi Klosi
6. Rajmonda Stefa
7. Kastriot Islami
8. Et’hem Ruka
9. Artan Lame
10. Fatmir Xhindi
11. I pavendosur
12.I pavendosur

Qarku Elbasan
1. Qazim Sejdini
2. Agim Leka
3. Ndriēim Hysa
4. Bukurosh Stafa
5. Durim Hushi
6. Ilir Zela
7. Taulant Balla
8. Valentina Leskaj
9. Elmaz Sherifi
10. Shpėtim Kateshi
11. Namik Dokle

Qarku Berat
1. Erjon Braēe
2. Marko Bello
3. Luan Memushi
4. Adriatik Islamaj
5. Bashkim Fino
6. i pavendosur

Qarku Vlorė

1. Arben Malaj
2. Bashkim Habilaj
3. Aldrin Dalipi
4. Mezan Malaj
5. Besnik Dervishi
6. Arben Isaraj
7. Artan Nelaj
8. Stefan Ēipa

Qarku Shkodėr

1. Paulin Sterkaj
2. Viktor Doda
3. Ndue Doda
4. Lekė Ēukaj
5. Agron Ēela
6. Ramadan Hasani
7. Zef Preēi
8. Tom Doshi
9. Ardian Kimēa

Qarku Lezhė

1. Mark Nikolli
2. Agron Dibra
3. Shpėtim Cami
4. Albert Cakoni
5. Frrok Ēupi

Qarku Dibėr

1. Qemal Minxhozi
2. Skėnder Demiri
3. Ardit Kaja
4. Ilir Gjoni
5. Ylber Ēenga

Qarku Kukės

1. Shefqet Kastrati ?
2. Shyqyri Duraku
3. I pavendosur

Qarku Gjirokastėr

1. Makbule Ēeēo
2. Vangjel Tavo
3. Gramoz Ruēi
4. Flamur Hoxha