LZHK, Ekrem Spahia kandidon ne Kukes |
Ekrem
Spahia, kreu i Partise "Levizja e Legalitetit" dhe nje nder
drejtuesit kryesor te LZHK-se, do te jete kandidat per deputet ne
qytetin e Kukesin e rrethinat e tij perballe Fatos Hoxhes se PD-se dhe
Asllan Dogjanit te PS-se, tashme te shpallura zyrtarisht dhe ne baze
nga PD e PS. Per te prezantuar kryelegalistin, por dhe kandidatet e
tjere ne kete qark, Miftar Kastratin ne Kukes e nje pjese te Hasit dhe
Skender Hoxhen ne Tropoje, Kukesin e ka vizituar kreu i Levizjes dhe
pretendenti per fronin mbreteror, Leka Zogu, se bashku me djalin i tij
Princi Leka. Leka Zogu ne nje fjalim te shkurter te diktuar dhe nga
lodhja e rruges, ka deklaruar se "Kukesi eshte krenaria shqiptare
dhe simbol i beses ne luften e Kosoves". "Kemi program per
zhvillimin kombetar te te gjithe rajoneve e ne vecanti te Kukesit. Ne
do sjellim qeveri shqiptare per te gjithe shqiptaret dhe eshte krenari
qe te kesh kandidat per deputet Ekrem Spahine", tha Leka Zogu. Zberthimin e platformes elektorale e ka bere me pas Dashamir Shehi, i cili u ka kujtuar te pranishmeve te shumte, se nese LZHK fiton, atehere Shqiperia nuk do te jete ne duart e 100 monopolisteve te pasur, por ne dore te vete shqiptareve. Edhe LZHK e ka shpallur prioritet rrugen Durres Kukes-Morine. |
E Diele, 01 Maj 2005 http://www.kohajone.com/
LEKA ZOGU, PREZANTON KANDIDATET E LZHK-SE NE KUKES
Kukes- LZHK-ja nis fushaten ne Kukes. Dje rreth ores 12 pretendenti per fronin
mbreteror, Leka Zogu se bashku me princin i shoqeruar nga Shehi, Spahia dhe
qindra anetare e simpatizante te kesaj force politike kane zhvilluar nje takim
ne nje nga sallat kryesore te Pallatit te Kultures, "Hasan Prishtina"
te qytetit te Kukesit. Mes entuziazmit te banoreve pjesemarres ku nuk munguan
tingujt e curles e daulles si instrumente te tradites kuksiane, LZHK-ja
nepermjet Dashamir Shehit ka shpalosur platformen elektorale te kesaj force
politike e cila ne Kukes do te kandidoje vete kreun e PLL-se, Eqrem Spahia.
Disa nga pikat kryesore te kesaj platforme ishin reformimi i arsimit,
permiresimi i ekonomise, integrimi i Kukesit me Kosoven dhe gjithe Shqiperine
ne kuadrin e integrimit te mbare Shqiperise ne familjen Evropiane. Nderkohe
disa nga specifikat qe u premtuan ishin se Kukesi dhe mbare rajonet e varfera
te vendit do te permiresojne gjendjen e tyre ekonomike duke zhvilluar
bujqesine, turizmin malor dhe ujore, duke u dhene ne perdorim siperfaqe te
konsiderueshme te pyjeve vete banoreve. Gjithashtu Shehi nenvizoi se "do
te rikthejme industrine ne Kukes qe dikur shquhej per industrine nxjerrese te
mineraleve te bakrit dhe kromit, si dhe orjentimin e popullsise drejt qyteteve
duke zvogeluar popullsine e fshatit per vete kushtet e veshtira te terrenit te
thyer e malore qe ka verilindja e vendit te cilat bejne te veshtire mundesine
per te investuar". Edhe ne Kukes LZHK-ja ka konfirmuar domosdoshmerine e
rikthimit te ligjit me vdekje me qellim forcimin e luftes kunder krimit e
sidomos atij te organizuar, si dhe forcimin e institucioneve. Ne fund te
takimit jane shpallur kandidatet qe do te kandidojne nen siglen e LZHK per
Kukesin, Hasin e Tropojes te cilet jane perkatesisht, Eqrem Spahia, Miftar
Kastrati dhe Skender Hoxha.
M.Halili
Levizja per Zhvillim Kombetar prezantoi kandidatet per deputete ne qarkun e Kukesit |
||||
|
||||
|
LZHK shpall rivalin e kreut te PD ne Kavaje, nje biznesmen kunder Berishes |
||||
|
||||
TIRANE
(30 Prill)- LZHK ka zgjedhur nje biznesmen per tu
perballur me Berishen ne zonen e tij elektorale ne Kavaje. Aqif
Havriku, pronari i fabrikes se gozhde-bullonave ne Kavaje do te
sfidoje Berishen. Ai ka qene edhe kandidat per kryetar bashkie ne
zgjedhjet e fundit ne kete qytet por nuk mundi te fitoje. Prezantimi
i tij eshte bere ne qytetin e Kavajes nga pretendenti per fronin
mbreteror Leka Zogu, i shoqeruar nga djali i tij, Princi Leka I,
drejtuesi i LZHK Dashamir Shehi. LZHK ka nisur zhvillimin e takimeve
per prezantimin e kandidateve. Kryetari i Levizjes per Zhvillim
Kombetar, Leka Zogu, ka prezantuar kandidaturen e kesaj force qe do
te konkurroje perballe kreut te Partise Demokratike, Sali Berisha,
ne zonen 48 ne Kavaje, Aqif Haveriku. I pranishem ne kete aktivitet
princi Leka eshte shprehur se cdo vote kunder Nanos dhe Berishes
eshte vote per atdheun. Kreu i LZHK-se, Leka Zogu, nenvizoi se
qellimi i Levizjes per Zhvillim Kombetar eshte kthimi i dinjitetit
te shqiptareve, duke vendosur zbatimin e ligjit, ekonomine e tregut,
mbi bazen e prones private dhe te iniciatives se lire. Pretendenti
per fronin mbreteror Leka Zogu eshte shprehur gjate fjales se tij se
forca qe ai drejton eshte ne koalicion me te gjithe ata qe e duan
Shqiperine. db/db(GazetaShqiptare/BalkanWeb)
|