http://www.panorama.com.al/

Shehi flet pėr pėrsėritjen e zgjedhjeve
“Votat e LZHK pėr PD nė zonėn 2 e 64”

Votat e elektoratit tė LZHK-sė duhet tė shkojnė pėr kandidatėt e Partisė Demokratike nė dy zonat zgjedhore, ku do tė ripėrsėriten zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut. Kjo ka qenė thirrja qė i ka bėrė dje elektoratit tė LZHK-sė drejtuesi ekzekutiv i kėsaj lėvizjeje, Dashamir Shehi. Njė thirrje e tillė ėshtė bėrė pėr shkak se kandidatėt e LZHK-sė nuk do tė marrin pjesė nė pėrsėritjen e zgjedhjeve nė dy zonat zgjedhore nė fjalė dhe pėrkatėsisht nė zonėn zgjedhore 2 dhe 64. Drejtori ekzekutiv i LZHK-sė, Dashamir Shehi, ka konfirmuar se lėvizja e drejtuar nga Leka Zogu I do tė mbėshtesė kandidatėt e PD-sė nė zonat zgjedhore 2 dhe 64, ku do tė ribėhen zgjedhjet. Kjo pasi, siē tha ai, elektorati i LZHK-sė ėshtė njė elektorat i djathtė dhe pėr kėtė votat e tij duhet tė jepen pėr tė djathtėt. Kėtė qėndrim tė LZHK-sė Shehi e argumenton dhe me faktin se kandidatėt e kėsaj lėvizjeje nuk do tė marrin pjesė nė kėto zgjedhje, duke qenė se zgjedhjet e 3 korrikut konsiderohen nga LZHK-ja si tė komprometuara.

 

 
KOP nis debatin pėr ligjin 7501
BRAHIM SHIMA
1 Gusht  Partia Demokratike paraqet strategjinė pėr realizimin e kthimin dhe kompensimit tė pronave

Marrėveshja me PR pėrcakton heqjen e kompensimit tė kufizuar me 60 ha tokė

Komiteti i Orientimit tė Politikave nė Partinė Demokratike ka rihapur debatin pėr abrogimin ose jo tė ligjit 7501, pėr reformėn mbi pronėn. Ndėrsa kreu i selisė blu, Sali Berisha, ėshtė shprehur totalisht kundėr shfuqizimit tė kėtij ligji, anėtarė tė KOP shprehen se ka vend pėr rishikimin e disa neneve. Madje, sipas tyre kjo do tė sjellė dhe zbatimin konkret tė ligjit pėr kthimin dhe kompensimin e pronave. Nė njė prononcim pėr Vizion Plus, anėtari i KOP, Edir Vokopola, shprehet se disa kategori tokash mund tė mos kalojnė nė pronėsi tė pronarėve tė rinj duke u bazuar nė ligji 7501. Pėr kėtė nevoitet njė ndryshim i ligjit tė miratuar nė vitin 1993. Megjithatė pritet qė vetėm kėtė javė KOP pritet tė mblidhet pėr tė miratuar strategjinė pėr ccėshtjen e pronave.

Diskutimi

Dy muaj mė parė krerėt e PD-sė janė shprehur tė sigurt pėr pėrfundimin e procesit tė kompensimit tė pronarėve brenda dy vitesh. Por nė mėnyrė kategorike Berisha ka siguruar pronarėt e rinj se askush nuk do tė prekė tokėn qė ata kanė marrė sipas ligjit 7501. Tashmė do tė jetė KOP qė do tė pėrcaktojė hapat qė do tė merren pėr plotėsimin e detyrimit pėr kthimin dhe kompensimin e pronave. Nė kėtė debat ėshtė kėrkuar integrimi nė strategji dhe e ligjit pėr legalizimet. Kjo sepse njė pjesė e mirė e fondeve do tė sigurohet nga legalizimi i ndėrtimeve tė paligjshme. Megjithatė pėr plotėsimin e tė gjithė kuadrit, do tė kėrkohet harta e tokave shtetėrore qė janė tė lira dhe qė do tė pėrdoren pėr kompensimin e pronarėve.

Marrėveshja

Njė javė mė parė, kryetari i PD-sė Sali Berisha ka pėrfunduar marrėveshjen me

republikanėt ku, ėshtė rėnė dakord dhe pėr ndryshimin e ligjit pėr kthimin dhe kompensimin e pronave tė miratuar mė 29 korrik 2004. Nė marrėveshje demokratėt pranojnė heqjen e kufizimit tė vėnė pėr tė drejtėn e kompensimit. Kėshtu ndėrsa nė ligj pėrcaktohet se kompensimi i tokės bujqėsore lejohet deri nė 60 ha tokė, republikanėt dhe demokratėt pranojnė kompensimin pa kufizime. Njė tjetėr pikė e marrėveshjes ėshtė dhe rishikimi i metodikės sė vlerėsimit tė tokės nė procesin e kompensimit. PR ėshtė e mendimit se vlera e tokės duhet tė jetė sipas tregut tė shitblerjes dhe jo sipas studimeve teknike. Duket se me kėtė qėndrim janė bashkuar dhe demokratėt, qė kanė pėrfunduar kėshtu dhe marrėveshjen programore me republikanėt. Tashmė do tė jetė parlamenti i ri qė do tė vendosė pėr ndryshimin e ligjit pėr kthimin dhe kompensimin e pronave si dhe pėr hapat qė do tė merren nė kėtė kuadėr.

 
 
E Hene, 01 Gusht 2005 http://www.korrieri.com/
Zgjedhjet, 862 kandidatet e deshtuar
Mbi 30 % e kandidateve per deputet nuk kane arritur te marrin as votat e atyre qe kane firmosur per t'i kandiduar, duke perfunduar me 3 korrik me me pak se 300 mbeshtetes. Mes tyre, edhe kandidate qe nuk kane marre as 10 vota. Me pak i votuari ne Shqiperi, Tanush Kabali i Partise "Levizja Monarkiste Demokrate Shqiptare" ne zonen 15. Per te, vetem 3 vota

Elton METAJ

Tanush Kabali, kandidat i Partise "Levizja Monarkiste Demokrate Shqiptare" ne zonen 15, ka arritur te marre me 3 korrik vetem 3 vota. Pervec tij, per te kane votuar edhe dy zgjedhes te tjere. Ketu ka perfunduar mbeshtetja per kandidatin e partise se Guri Durollarit.

Megjithate, Kabali nuk eshte i vetem. Jane plot 862 kandidate per deputete, te cilet nuk kane arritur te kalojne pragun e kerkuar te votave per te kandiduar. Ne baze te Kodit Zgjedhor, dokumentet e kandidimit ne zgjedhjet parlamentare shoqerohen me nje liste me nenshkrimet e 300 zgjedhesve qe banojne ne ate zone, emrat e te cileve jane ne listat paraprake te zgjedhesve te asaj zone zgjedhore. Nje detyrim, nga i cili perjashtohen kandidatet e partive politike, nese nje anetar i partise perkatese zoteron te pakten nje mandat ne Kuvend. Per qellim, partia politike paraqet nje deklarate me shkrim te nenshkruar nga personi i zgjedhur, ku te deklarohet se ai eshte anetar i partise politike.

Megjithate, 300 votat duket te jene nje pengese qe nuk e kane kaluar 862 kandidate, nga 2.800 ne total. Pra 30 % e njerezve qe kandiduan me 3 korrik nuk kane arritur te bindin as firmetaret e dokumentit te kandidimit. Mes tyre spikasin edhe shume kandidate, te cilet nuk kane marre as 10 vota. Flamur Xhepi ne zonen 24, Sami Xhaja ne zonen 56, Enver Shushari ne zonen 76, Kastriot Mecaj ne zonen 84, Skender Jaupi ne zonen 91, Ismet Qendro ne zonen 92 dhe Konstandina Bezhani ne zonen 100 (e terhequr paraprakisht), rezultojne me mbeshtetjen me te vogel ne elektorat.

eltonmetaj@korrieri.com
 

http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm 
 
Faqja 2 - FAQE E PARE

Gusht 1, 2005

Gusht 1, 2005

 
KQZ shpall listėn e votave marrė nga kandidatėt nė mazhoritar
Kandidatėt e majtė, 93662 vota mė shumė se rivalėt
PS e aleatėt bashkė me LSI nė avantazh
 

Altin Kreka


Nėse tė majtėt do t'i bėnin mė mirė llogaritė mė 3 korrik, duket se do tė mund tė bėnin edhe qeverinė. Kėtė thonė tė paktėn shifrat e listės mazhoritare tė bėra sot publike nga KQZ. Nėse mblidhen tė gjitha votat qė kandidatėt e majtė dhe ata tė ish-koalicionit Aleanca pėr Shtetin, rezulton se ata kanė marrė mė 3 korrik 93.662 vota mė shumė se kandidatėt e djathtė. Por ata humbėn pėr shkak tė pėrēarjes. Nė votimin nė mazhoritar votat e sė djathtės u ndanė vetėm mes tre partive, PD, LZHK dhe PBK. Kjo e fundit nė mazhoritar ka marrė njė numėr tė papėrfillshėm votash, rreth 1 mijė ndėrsa gjithė votat e Republikanėve, partisė sė Pollos, Lesit, Karamelos dhe Starovės e Alimadhit janė grumbulluar rreth kandidatėve tė PD, duke marrė plot 582.280 vota dhe duke fituar nė njė numėr tė madh zonash. Ndėrsa socialistėt, tė vetėm kanė marrė 525.117 vota ose 57.163 vota mė pak se kandidatėt e PD. Kjo solli humbjen e tyre dhe duket se nuk erdhi vetėm nga ndarja e LSI, por edhe nga strategjia e gabuar me aleatėt e koalicionit tė saj. Tė dhėnat e publikuara dje nga ana e KQZ, megjithatė nuk pėrmbajnė numrin e votave dy zona elektorale, zona 2 nė Shkodėr dhe zona 64 ku do tė ribėhen zgjedhjet nė mazhoritar pėr shkak tė kundėrshtimeve qė kanė vetė kandidatėt. Ndėrsa nė propocional do tė njihet votimi i realizuar mė 3 korrik. vendimi i KQZ ėshtė marrė pėr tė eleminuar ndonjė skemė qė tė synonte dėformimin e mėtejshėm tė rezultatit nė proporcional.

PS-aleatėt
Tė gjithė ish-aleatėt e PS nė mazhoritar (PSD, PDSSH, PAA, PBDNJ, PAD) morėn 60466 vota. Nėse ata nuk do tė vendosinin kandidatė nė mazhoritar por do tė realizonin tė njėjtėn skemė se tė djathtėt atėherė do tė kishim njė rezultat pothuajse tė ngjashėm. 582.280 vota nė mazhoritar kandidatėt e PD dhe 585.583 vota, por kjo nuk ndodhi. PS me pretekstin e ruajtjes sė standarteve nė zgjedhje. PD nuk u kujdes aq shumė nė lidhje me kėtė fakt dhe mundi qė tė mbledhė ēdo votė nė mazhoritar duke fituar nė shumicėn e zonave pėrballė kandidatėve socialistė.

PD-aleatėt
Nė tė gjitha zonat elektorale PD dhe aleatėt e saj qė nėnshkruan marrėveshje vendosėn njė kandidat. Tė gjitha partitė mbėshtetėn kandidatėt e PD duke mos lejuar ndarjen e votės. E vetmja forcė politike e djathtė qė nuk u fut nė kėtė skemė ishte LZHK e cila megjithatė duket se funksionoi sipas skemės sė Dushkut, sepse kjo parti ka mė pak vota nė mazhoritar (21.003) se sa nė propocional (46.478).

Diferenca
Tė gjitha partitė ish-aleate tė PS kanė shumė mė pak vota nė mazhoritar se sa nė propocional. Faktikisht votat e dhėna pėr kandidatėt e tyre nė mazhoritar mund tė cilėsohen tė djegura sepse nuk mundėn tė nxjerrin asnjė deputet fitues, pėrkundrazi ndihmuan qė tė humbasin kandidatėt e PS tė paktėn nė 10 zona nė tė gjithė vendin. E njėjta gjė ka ndodhur edhe nė kampin e djathtė, vetėm nė ndarjen e votave nė propocional. PDR, PDK dhe PR rezultojnė tė kenė zero vota nė mazhoritar sepse kėto parti nuk regjistruan asnjė kandidat nė votimin e drejtpėrdrejtė. Ndėrsa nė propocional ato kanė mundur tė thithin pothuajse mbi 35 pėrqind tė votave tė elektoratit tė PD. Pavarėsisht tė gjitha llogaritjeve qė mund tė bėhen, demokratėt fituan shumicėn e zonave elektorale duke mundur socialistėt dhe duke siguruar mazhorancėn, vetėm me votat e aleatėve qė ndanė mandatet plotėsuese nė proporcional.


Votat e humbura

Qė e majta kishte fituar me vota dhe kishte humbur me vende nė Parlament, kjo dihej qėkurse KQZ shpalli rezultatet e proporcionalit kėtu e dy javė mė parė. Ajo ēka del e re nė shifrat e saposhpallura tė mazhoritarit, ėshtė nė fakt ajo rrėmujė ekzemplare nė gjirin e aleatėve tė sė majtės, pėrjashtuar LSI, qė ēoi nė humbjen e njė rreth dhjetė zonave. Nga shifrat e mėsipėrme del nė pah nė mėnyrė paradoksale se Fatos Nanos do t'i kishte mjaftuar tė merrej vesh me Gjinushin, Cekėn, Milon e Xhuvelin, duke pėrjashtuar Ilir Metėn, pėr tė arritur nė dyert e krijimit tė ekzekutivit. Pra, del qartė idea se edhe pa votat e LSI dhe me njė mal mėkatesh, pėrcajresh e konsumi tetėvjecar mbi krye, PS dhe partitė rreth saj (para 3 korrikut, se tashmė disa prej tyre janė afruar me PD), mund ta kishin kaluar fare mirė pragun e krijimit tė maxhorancės politike. Njė pushtet i dhuruar? Ndoshta, por ndoshta edhe jo. Sepse njė pushtet i humbur nė kėtė mėnyrė nuk mund tė konsiderohet i dhuruar, pasi nuk mund tė dhurojė njė forcė apo njė krah politik kaq i ēorganizuar sa e majta shqiptare. Shifrat zyrtare tė mazhoritarit formalizojnė kaosin total ku noton sot kjo pjesė e spektrit nė krizė pėr ide, motivacione dhe figura tė afta pėr t'i ēuar pėrpara dy tė parat.

 
 
Faqja 3 - FAQE E PARE

Gusht 1, 2005

Gusht 1, 2005

 
Partitė e djathta u organizuan sė bashku dhe mblodhėn ēdo votė tė elektoratit tė tyre
 
Skema e Berishės mposhti tė majtėt
PS dhe aleatėt s'administruan votat e tyre
 

 

Shifrat e votave nė mazhoritar dhe propocional tregojnė qartė se skema e pėrdorur nga Berisha nė kėto zgjedhje funksionoi nė maksimum, duke bėrė tė mundur qė e djathtė tė mposhtė tė majtėt me skemėn e shpikur katėr vjet mė parė prej tyre. Kjo ndodhi edhe pse PS e partitė e tjera tė spektrit janė mazhorancė nė elektorat pėrsa i pėrket votive tė mbledhura. Ka qenė kronika e njė humbjeje tė paralajmėruar, disfata e 3 korrikut pėr PS. Gjatė njė fushate tė personalizuar nė maksimum nga kryetari I PS Nano dhe tė karakterizuar nga njė lumė sherresh tė akumuluara ndėr vite, tė majtėt kanė ndjekur fushata personale ose gjysėm personale, duke sjellė nė mėnyrė tė pashmangshme harzhimin e energjive politike, logjisitike e financiare, ndėrkohė qė kampi pėrballė tyre kompaktėsohej nė mėnyrė graduale. Analiza e votės, tashmė nė tė dy aspektet e saj, atė mazhoritar dhe atė proporcional, zbulon nė fakt dy gjendje qė i korrespondojnė dy grupimeve. Gjendja e parė, ajo e rritjes, qė vihet re djathtas, aty ku punohet dhe investohet pėr fitoren dhe gjendja e dytė, ajo e pasivitetit dhe lėshimit. PD dhe aleatėt e saj u lodhėn jo pak pėr tė gjetur formulėn aritmetike qė do tė sillte maksimumin e suksesit me votat qė kishin nė dispozicion. Nė fakt, ajo qė duket qartė ėshtė se e djathta ka cuar shumė pak vota dėm, ndėrsa e kundėrta ka ndodhur majtas. Parti politike qė nuk merren vesh, LSI qė ecėn nė rrugėn e saj dhe qė askush nuk pėrpiqet ta joshė pėr ta pasur aleate, kryetarė partish qė nuk dinė tė lexojnė atė qė ndodh nė terren ku kandidatėt pėrplasen dhe i marrin vota njėri-tjetrit - kjo ėshtė panorama e trishtė e njė vote qė nuk parathoshte asgjė tė mirė. Ashtu sic ndodhi nė fakt tė dielėn e 3 korrikut, kur Partia Socialiste dhe satelitėt e saj politikė dolėn pėr herė tė parė ne tetė vjet nė opozitė.

Aleancat e djathta
PD para zgjedhjeve realizoi marrėveshje me tė gjitha forcat e djathta duke u lėnė zona tė lira. Nė shumicėn e rasteve zonat e lira pėr aleatėt ishin thjeshtė kandidatė tė PD dhe Berisha u premtonte vota nė proporcional partive aleate. Nė KQZ ndėrkohė u rregjistruar edhe njė koalicion i partive tė djathta por pa PD. Qėllimi i kėtij koalicioni tė partive qė synonin vetėm votat e proporcionalit ishte thjeshtė moshumbja e asnjė vote. Kjo solli qė edhe njė parti e cila nuk mundi tė kalojė pragun electoral tė nxjerrė njė deputet. Arjan Starova i BLD do ta shikojė veten deputet vetėm nga manovra e krijimit tė kėtij koalicioni. Asnjė nga presjet dhjetore tė partive qė kaluan prahun nuk humbi, ato i kaluan partisė sė Starovės.

Pėrēarja e sė majtės
PS nuk realizoi asnjė marrėveshje me aleatėt dhe tė gjithė tė majtėt, (PSD, PDS, PAD, PAA dhe PBDNJ) vendosėn kandidatė. Efekti i parė negativ qė solli kjo indiferencė e socialistėve ishte humbja e 10 zonave pėr shkak tė votave qė kandidatėt e partive aleate morrėn nė mazhoritar. Megjithatė skema e proporcionalit funksionoi sepse tė gjitha kėto parti mundėn tė hyjnė nė Kuvend dhe morrėn mė shumė deputetė se sa partitė e djathta.

Efekti i LSI
Mė shumė se moskordinimi me aleatėt, tė majtėt i dėmtoi ndarja e LSI nga PS. Partia e Ilir Metės kishte synime tė mėdha por jo tė gjitha i arriti. LSI mundi tė marrė 6 deputetė dhe mbi 10 pėrqind tė votave ose plot 113 mijė vota nė proporcional. Por nė shumė zona pėrplasja e kandidatėve tė majtė me njėri-tjetrin solli fitoren e tė dajthtėve. Rastet mė tipike ishin ato nė zonat e Tiranės ku votat e LSI dhe tė PS ishin shumicė por fitoren e mori PD. Kjo ndodhi nė zonėn e Majlinda Ketės, ku fitoi Gėzim Karapici, nė zonėn 31 Mimi Kodheli dhe Bamir Topi, nė zonėn 38 Anastas Angjeli dhe Ylli Pango. Janė shumė zona ku LSI rrėzoi kandidatėt socialistė edhe pse nuk kishte asnjė shanc qė tė fitonte vetė. I vetmi nga LSI qė fitoi ishte Ilir Meta nė zonėn 79 nė Skrapar.


PS e PD shpėrndanė votat aleatėve

Proporcionali, "Dushku" ndau 40 mandatet plotėsuese
Dy partitė e mėdha i kanė dhėnė aleatėve tė tyre nė proporcional pėrkatėsisht 460 mijė vota nė rastin e PD dhe 400 mijė vota nė atė tė PS. Ndėrsa ato kanė marrė (PS) 525 mijė vota dhe (PD) 582 mijė vota nė mazhoritar, nė propocional kėto dy parti regjistrojnė 104 mijė dhe 121 mijė vota. Skema e "Dushkut", edhe pse u propogandua nė mėnyra tė ndryshme duket se funksionoi njėsoj pėr tė dyja grupimet politike. Jashtė kėsaj skeme ka mbetur vetėm LSI, e cila ka po aq vota nė proporcional sa edhe nė mazhoritar. Aleatėt e tyre kanė ndarė 40 vendet e propocionalit duke patur njė rezultat shumė tė ndryshėm se sa nė zgjedhjet e kaluara. Kėshtu PR e cila asnjėherė deri sot nuk ka arritur tė marrė mė shumė se 4 pėrqind, kėsaj rradhe ka mundur tė kalojė mbi 20 pėrqind tė votave nė proporcional. Edhe disa parti tė tjera kanė mundur tė marrin njė numėr tė madh votash duke dėmtuar direkt LSI dhe LZHK.