http://www.panorama.com.al/ 02/06/2005

Shehi: Ne jemi pėr bashkimin e trojeve shqiptare

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar, Leka I Zogu, ka prezantuar dje nė Durrės, kandidatin e saj, Sadik Berisha. Ai kandidon nė zonėn 27 tė qytetit tė Durrėsit. Nė kėtė prezantim elektoral kanė marrė pjesė, kryetari i Kėshillit Ekzekutiv tė LZHK-sė, Dashamir Shehi, i cili nė fjalėn e tij vlerėsoi figurėn e Berishės. Gjithashtu, Shehi theksoi se: “LZHK-ja merr pėrsipėr qė tė bashkojė trojet shqiptare”. Ky bashkim do tė thotė bashkim kulturor me tekste mėsimore tė njėjta, televizione tė njėjta, si dhe njė infrastrukturė qė do tė lidhte shqiptarėt nga Gjirokastra deri nė Mitrovicė”. Ai theksoi se LZHK-ja nė programin e saj synon uljen e taksave, por nuk do tė devijohen taksat, sepse njė shtet i fortė ėshtė pikėrisht kur i vjel ato nė mėnyrė efikase. Njė nga pikat e tjera tė LZHK-sė ėshtė qė tė kthejė nė fuqi vendimin me vdekje, si dhe kthimin nė arsim tė detyrueshėm tė gjimnazeve.

 

Faqe 6/7 - Politikė

forum
zgjedhje 2005
 

Katėr vlonjatė do tė pėrballen mė tre korrik

 

Zona 96, beteja per Vloren turistike

 
Blerina Sinani
Sot gazeta, nė rubrikėn e saj “Forum” ofron pėrballjen e katėr kandidatėve tė katėr subjekteve kryesore nė qytetin e Vlorės dhe pėrkatėsisht nė zonėn zgjedhore 96. Vijnė nga Vlora, pėr tė cilėn vetėm pak kohė mė parė ėshtė zhvilluar njė debat i ashpėr pėr ndarjen e re tė zonave zgjedhore. Ashtu si shumė zona tė tjera zgjedhore nė vend, edhe zona zgjedhore 96 nė Vlorė paraqitet me problemet qė shqetėsojnė komunitetin. Pikėrisht pėr kėto probleme katėr kandidatėt e forcave politike tė PS-sė, PD-sė, LSI-sė dhe LZHK-sė parashtrojnė alternativat dhe idetė e tyre. Gjithashtu ata shprehin dhe opinionet pėr njėri-tjetrin, avantazhet e tyre, dhe vlerėsimin pėr punėn qė ėshtė bėrė nė tetė vitet e qeverisjes socialiste. Turizmi, njė aspekt i rėndėsishėm i qytetit tė Vlorės, duket se ėshtė dhe nė prioritetet rivalėve nė zgjedhjet e tre korrikut. Tė katėr kandidatėt rivalė mė tre korrik janė banorė tė qytetit tė Vlorės, ku edhe kanė lindur, ēfarė e bėn mė interesante garėn. Ata kėrkojnė votėn e vlonjatėve, duke shpalosur platformat e tyre.

 

Zona 96 ėshtė zona zgjedhore brenda nė qytetin e Vlorės. Gjithashtu ajo ėshtė zona ku kėrkohet vėmendje e veēantė pėr turizmin, si njė nga pikat kryesore tė zhvillimit, jo vetėm tė kėsaj zone, por edhe tė gjithė qytetit.

1-Ēfarė evidentoni ju nė qeverisjen socialiste tė 8 vjetėve?
Bashkim Habilaj (PS). PS-ja e mori pushtetin nė vitin 1997 nė kushte mjaft tė vėshtira, ku gjithēka ishte e shkatėrruar dhe asgjė nuk funksiononte. Me marrjen e pushtetit, kjo parti pėr njė kohė shumė tė shkurtėr arriti tė stabilizojė vendin dhe mė pas hartoi programi i kalimit tė emergjencės, si stabilizimi i rendit dhe elementė tė tjerė jetikė tė komunitetit. Mė pas u hartuan programe dhe ide nė drejtim tė zhvillimit tė vendit, duke bashkėpunuar dhe me strukturat ndėrkombėtare. Gjatė kėtyre viteve, qyteti i Vlorės ka pėsuar njė ndryshim mjaft tė kėnaqshėm, si nė infrastrukturėn e rrugėve tė zonės brenda qytetit, por dhe nė zonat e plazhit, ose zonės turistike. Ndryshimi ka qenė shumė i madh nė zonat turistike dhe nė plazhet e bregdetit, ku dinamika e turizmit ka qenė shumė e lartė, tė paktėn katėr vitet e fundit. Besoj se mjafton pėr tė thėnė si ka qenė qeverisja socialiste.
Ardian Kollozi (PD). Fillimisht dua tė kujtoj spastrimin e paligjshėm tė institucioneve nga nėpunės qė etiketoheshin si tė PD-sė, si strategji pėr tė krijuar rrjetet e tyre korruptive. Fenomeni i krimit tė organizuar, kapja e shtetit, korruptimi i ēdo qelize tė tij nė mėnyrė vertikale ose ndryshe krijimi i njė megabande shtetėrore. Qeverisja socialiste do tė kujtohet nga shqiptarėt si ajo e vjedhjes sė thesarit, vrasjes sė deputetit, vjedhjes sė votave, manipulimit tė listave, apo mėnjanimi nga gara i kundėrshtarit politik etj. Mė vjen keq qė duhet tė pėrsėris praktika dhe fenomene tė qeverisjes socialiste, ēka mund ta lodhin lexuesin, por nuk mund tė lė pa kujtuar ata 8 dimra tė gjatė pa drita dhe ujė tė pijshėm, fenomene ose ngjarje tė rėnda sociale si; emigrimi pa fund, krime, vetėvrasje, pėrdhunime dhe plagė tė tjera tė hapura gjatė kėsaj periudhe.
Besnik Elezi (LSI). Sė pari duhet thėnė se qeverisja socialiste dihet se si e mori vendin pas krizės sė vitit 1997, dhe nė kėtė kuptim nuk mund tė thuhet se nuk ka pasur arritje. Por, LSI-ja u krijua dhe u shkėput nga PS-ja, pikėrisht pėr mangėsitė qė u vėrejtėn me kohė ne qeverisjen e saj. Ndėr kėto mangėsi do tė pėrmendja ato qė lidhen me thellimin e reformave me natyrė sociale, p.sh. nė arsim, punėsim, pensionet, sidomos nė fshat, nė punėn e administratės dhe natyrisht meqė jam edhe nė sferėn time, nė fushėn e mjekėsisė. Nuk u arrit tė zbatohej si duhet skema e sigurimeve shoqėrore, shėrbimi mjekėsor nė zonat rurale ėshtė jo eficent si dhe ka mangėsi serioze, tė cilat u shfaqėn edhe nė krijimin e monopoleve.
Sulejman Abazaj (LZHK). Nė planin e pasojave qė ndihen sot nė nėpėrkėmbjen e interesave kombėtare, do ta quaja njė politikė dhe njė qeverisje tė dėshtuar. Nė kėto pak ditė qė kam marrė kontakt me zgjedhėsit nė zonė, kam ndjerė reagimin e tyre karshi vėshtirėsive tė jetės dhe prapėsive tė qeverisjes lokale nė kurriz tė biznesit tė mesėm dhe tė vogėl. Tetė vjet nuk janė shumė, por janė edhe tė mjaftueshėm pėr tė dhėnė shanse dhe shpresė pėr tė gjitha shtresat nė nevojė. Qeverisja socialiste premtoi se nė kėto vite do tė shtonte deri nė 250 mijė vende pune, mė pas e uli premtimin nė 150 mijė dhe sot fatkeqėsisht, sipas statistikave tė institucioneve ndėrkombėtare, papunėsia ka njė rritje mbi 3 pėr qind nė Shqipėri.

2-Cilat janė prioritetet e programit tuaj?
Bashkim Habilaj (PS). Partia Socialiste ėshtė njė parti nė gjendje tė ndryshojė vetveten, ėshtė nė gjendje tė marrė pėrgjegjėsi, tė ndryshojė dhe vendin. Ajo ėshtė nė gjendje tė programojė zhvillimin e vendit nė rang mbarėkombėtar, duke ofruar njė harmoni tė plotė midis interesave tė brendshme dhe tė jashtme, pėr tė qenė nė harmoni tė plotė me njėra-tjetrėn pėr zhvillimin e vendit. Unė pėrfaqėsoj njė parti progresiste, njė parti tė demokratizuar, ndėrsa Partia Demokratike me vet rezultatet e saj, si gjatė qeverisjes, por dhe nė pėrfundimin e saj nė vitin 1997, nuk ka dhėnė asgjė, si dhe nuk ka arritur tė reformohet dhe tė organizohet, qė do tė thotė se nuk ka ndryshuar asgjė nga ajo qė ka qenė vite mė parė, dhe nuk do tė jetė nė gjendje tė sigurojė dinamikėn e zhvillimit tė vendit. Njė kandidat do aftėsi, do ndershmėri, do dhe pėrkushtim, elementė qė kam realizuar gjatė angazhimit tim nė politikė dhe jashtė saj.
Ardian Kollozi (PD). PD-ja i ka shpallur dy prioritetet kryesore tė zhvillimit ekonomik tė vendit, turizmin dhe bujqėsinė. Duke pasur parasysh shtrirjen gjeografike tė zonės 96, ne ndihemi shumė tė favorizuar nga projektet shumė ambicioze, qė programi ka parashikuar. Sllovenia ka vetėm 40 km vijė bregdetare dhe pozicion gjeografik me pak tė favorshėm se yni, megjithatė atje sigurohet njė pjesė e konsiderueshme e GDP-sė pikėrisht nga turizmi. Turizmi ėshtė prioriteti absolut i Vlorės. Do tė vėmė nė veprim tė gjitha energjitė tona, qė Vlora tė bėhet njė qytet turistik atraktiv i preferuar nga tė gjitha agjencitė turistike botėrore. Bregdetin e Vlorės nuk mendojmė ta mbjellim me beton, por do tė ndėrtojmė struktura tė lehta turistike, nė mėnyrė qė tė ruajmė biodiversitetin e veēante tė gjirit tė Vlorės. Ndėrtimi i shpejtė i rrugės Lushnjė-Vlorė, si dhe i njė aeroporti nė afėrsi tė qytetit do tė bėjė tė mundur plotėsimin e infrastrukturės dhe kritereve qė agjencitė turistike aplikojnė.
Besnik Elezi (LSI). Prioritetet e programit tė LSI-sė, forcės qė unė pėrfaqėsoj, janė tė shprehura nė vetė sloganin tonė elektoral, “Forcė e re, Shqipėri e Re”. Ndėr kėto prioritete janė politikat nė shėrbim tė shtresave nė nevojė, ulje tė varfėrisė, krijimi i hapėsirave pėr biznesin e vogėl, luftė kundėr monopoleve, krijimi i kushteve reale pėr zhvillimin e turizmit dhe agrobiznesit nėpėrmjet investimeve nė infrastrukturėn rrugore nė drejtim tė zonave turistike, politikave konkrete nė drejtim tė ndihmės ndaj fermerėve vendas. Kundėrshtarėt e mi pėrfaqėsojnė dy forca tė vjetra, qė tashmė pas 15 vite tranzicioni u ka kaluar koha. Pėrfaqėsuesi i PS-sė nuk ėshtė njė figurė e re e saj, sepse ai ka qenė me kohė nė pozita drejtuese nė rrethin e Vlorės dhe natyrshėm qė ėshtė mbartės i frymės sė vjetėr tė PS-sė. Ndėrsa pėrfaqėsuesi i PD-sė, ndonėse i ri nė karrierėn politike, pėrfaqėson njė parti qė, pavarėsisht nga kozmetikat e KOP-it apo deklaratat e lidershipit tė saj, pėrfaqėson njė parti qė ende nuk mund tė thuhet se ėshtė shėruar plotėsisht. Pikėrisht nė kėtė plan qėndrojnė diferencat e mia me kundėrshtarėt. Unė pėrfaqėsoj njė forcė politike, qė merr pėrsipėr tė shėrojė plagėt e tranzicionit tė zgjatur dhe tė vitalizojė forcat dhe resurset e vendit drejt integrimit nė Evropė.
Sulejman Abazaj (LZHK). Pėrparėsitė e programit tė LZHK-sė janė tė dukshme nė raport me plagjiaturat, qė paraqesin kundėrshtarėt tanė nė kėtė fushatė zgjedhore. Intelektualėt dhe specialistėt brenda LZHK-sė, mbėshtetur nė idetė e mesazhit tė mbretit Leka I, kanė marrė pėrsipėr tė bėjnė shtetin e munguar shqiptar, shtetin e sė drejtės nėpėrmjet forcimit tė autoritetit tė ligjit. Tė gjithė ne e duam shtetin tonė tė tillė, qė ai tė mbrojė interesat e qytetarėve tė tij, qė ai tė jetė rregullatori i tėrė veprimtarisė politike, sociale, ekomomike dhe tė ēdo fushe, duke u dhėnė autoritetin e duhur institucioneve dhe jo njė sistemi burokratik nė konflikt tė gjerė interesash dhe me neopotizėm nė idiotėsi. Programi parashikon vlerėsimin e ēėshtjeve mė tė prekshme, qė kanė tė bėjnė me thelbin e demokracisė. Tė tilla janė ato qė kanė tė bėjnė me pronėn private, me ligjin, me drejtėsinė, me elementėt e sigurisė kombėtare, me zhvillimin e biznesit tė mesėm dhe tė vogėl, me lehtėsitė pėr arsimin dhe tė ardhmen e rinisė sonė. Situatėn e rėndė nė jetėn socialpolitike, pėr tė gjitha kėto qė trajtova mė lartė e kanė ndjerė qytetarėt vlonjatė dhe shqiptarėt kudo. Prioriteti mė madhor i programit elektoral tė LZHK-sė ėshtė pėrmbajtja e tij nė njė frymė tė thellė kombėtare, duke vėnė prioritet mbrojtjen e interesave kombėtare pėr tė shkuar drejtė Evropės me dinjitet.

3-Cili ėshtė avantazhi juaj ndaj kundėrshtarit?
Bashkim Habilaj (PS). E thashė dhe mė lart, kryesorja ėshtė te programi i partive, nė fushatėn e zhvilluar si nė zonat zgjedhore ashtu dhe mediatike, nė programe dhe alternativa. Nė njohjen e realitetit, problemeve tė zonės, si dhe tė komunitetit ku dhe kandidon, gjė qė unė e njoh mė sė miri, duke qenė dhe kryetari aktual i Partis Socialiste tė Vlorės.
Ardian Kollozi (PD). Kundėrshtari Habili si pėrfaqėsues tipik i PS-nė nė pushtet, ka humbur tė drejtėn morale t’u kėrkojė votėn zgjedhėsve pas 8 viteve qeverisje tė kontestuar tashmė haptas, si nga faktori ndėrkombėtar, ashtu edhe nga gjithė shqiptarėt, madje dhe nga shumica e socialistėve tė ndershėm. Lidhjet e mia me zonėn dhe banorėt e saj janė ato tė njeriut tė lindur e tė rritur mes respektit e dashurisė sė banorėve tė kėsaj zone. Prindėrit e mi kanė kontribuar pėr shumė vite nė edukimin e gjeneratave tė fėmijėve tė po kėsaj zone. Ajo qė dua tė theksoj ėshtė vendosmėria, ndershmėria, pėrkushtimi dhe kėmbėngulja, karakteristika tė miat pėr ēdo impenjim dhe detyrė, tė cilėn unė marr pėrsipėr. Kėto cilėsi kanė bėrė tė mundur suksese nė aktivitetin tim privat.
Besnik Elezi (LSI). Pėrparėsitė, nėse flasim pėr forcat politike qė ata pėrfaqėsojnė, natyrisht janė tė lidhura me diferencat qė pėrmenda mė sipėr. Nėse do tė flasim nė planin individual, ndaj tyre unė jam njė figurė e pakonsumuar, qė politikėn dua ta lidh me misionin tim nė shėrbim tė njerėzve. Pėrfaqėsuesi i PS-sė ėshtė me GREENCARD nė xhep dhe familjen nė SHBA. Ndoshta ėshtė njė fakt personal, por kur merr pėrsipėr tė angazhohesh nė politikė, kjo nuk bėhet pėr njėfarė kohe ose me fushata, por pėr t’i shėrbyer nė vazhdimėsi elektoratit, qoftė nėse zgjidhesh apo edhe kur nuk zgjidhesh si deputet. Pėrfaqėsuesi i PD-sė ėshtė njė biznesmen, mbase edhe i suksesshėm, por unė mendoj se nė Shqipėri ende nuk ėshtė krijuar bindja se biznesi mund tė bashkėjetojė me politikėn, madje eksperienca ka treguar se lidhja e biznesit me politikėn bėhet pėr qėllime tė pastra pėrfitimi.
Sulejman Abazaj (LZHK). Nuk do ta trajtoja problemin kėshtu. Si individ kam begraundin tim dhe kam vite qė e kam vėnė nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare. Veprimtaria ime ėshtė e njohur nė publicistikė dhe nė kontributin tim studimor shkencor, duke u bėrė i lexueshėm pėr opinionin. Avantazhin do ta trajtoja nė ēėshtjet problemore dhe programore, nė ēėshtjet mė delikate qė prekin dhe rėndojnė sot psikologjinė e shqiptarėve, duke i dhėnė tė drejtėn LZHK-sė qė, tė ushqejė shpresat e tyre drejt rrugėve tė munguara tė demokracisė.

4-Ēfarė raportesh do tė krijoni me komunitetin nė rast fitoreje?
Bashkim Habilaj (PS). Bashkėpunimi im me komunitetin ka qenė dhe do tė jetė shumė i mirė. Do tė vlerėsoj gjithēka, si nė mendimet e komunitetit, por dhe nė bashkėpunim pėr zgjidhje tė problemeve tė tyre. Kjo nė njė kohė tė shkurtėr, sepse zona ku kandidoj ka nevojė nė vazhdim pėr dorėn e ndėrhyrjes sė pushtetit vendor dhe atij qendror. Jam i bindur qė kėtė dorė ta afroj sa mė shumė dhe ta bėj prezente nė tė gjitha strukturat e larta tė partisė dhe shtetit.
Ardian Kollozi (PD). Nė kėto vite qeverisje ėshtė deformuar raporti i marrėdhėnieve midis komunitetit dhe pėrfaqėsuesve tė tij nė Parlament. Zona ime elektorale, ndoshta duhet mbivendosur nė kėtė realitet, duke dėshmuar fort shpėrdorimin dhe papėrgjegjshmėrinė ndaj votuesit dhe besimit tė tij. Pikėrisht te kthimi i besimit, tek ai raport i sinqertė me komunitetin fillon numėruesi i kėtij raporti, qė ka pėr emėrues angazhimin dhe pėrkushtimin tim maksimal nė pėrmbushjen e premtimeve dhe detyrimeve tė mia si deputet i zonės 96. Unė tashmė e kam ndėrtuar infrastrukturėn shpirtėrore me ta, mbetet qė sė bashku tė bėjmė ndryshimin. Jam i vendosur pėr kėtė.
Besnik Elezi (LSI). Si tė fitoj, gjė pėr tė cilėn kam shumė besim, si tė mos fitoj, lidhjet e mia me komunitetin nuk do tė ndėrpriten. Kėto lidhje unė do t’i vendos pikėrisht me kėtė fushatė; takimet kokė mė kokė qė do tė bėj gjatė fushatės do tė mė ndihmojnė tė njihem mė nga afėr me hallet dhe problemet e tyre. Nė fund tė fundit LSI-ja ėshtė njė parti e re, tė cilės i takon e ardhmja dhe pikėrisht nė emėr tė sė resė, qė ajo do tė sjellė nė jetėn politike shqiptare, lidhjet e pėrfaqėsuesve tė saj me elektoratin do tė forcohen qė tė shėrbejnė edhe pėr fushatat e ardhshme.
Sulejman Abazi (LZHK). Kam lindur dhe jam rritur nė Vlorė dhe me qytetin tim nuk mė ndan asgjė. Di tė them se kam punuar gjithė jetėn time me njerėzit dhe kam kuptuar se diēka nė kohėn e sotme duhet tė jetė ndryshe. Njerėzit ende kanė nevojė pėr praninė dhe angazhimin nė problemet e tyre. Nė masė mbizotėron njė gjendje e rėnduar psikologjike, e cila pėrditė thellon problemet sociale tė shqiptarėve. Tė gjithė votuesit e zonės nr. 96 do tė kenė pranė tyre njė mik, njė shok, njeriun e tyre qė u ka munguar nė kėto dy legjislatura, ata do tė kenė njė derė tė hapur kudo dhe nė ēdo kohė, duke marrė sė bashku pėrsipėr tė bėjmė atė qė ėshtė mė e mira. Por, tė mos flasim shumė pėr kėtė, le t’ia lėmė kohės.

 

Rezultatet e zgjedhjeve tė 2001


PS 5604 vota ose 45.7%
PD+BD 3687 vota ose 30.0%
PSD 108 vota ose 9.04%
PDR 430 vota ose 3.51%
PAD 376 vota ose 3.06%
PAA 291 vota ose 2.37%
PBDNJ 227 vota1.85%
PKSH 140 vota ose 1.14%
PLPSH 92 vota ose 0.75%
PSKSH 92 vota ose 0.75%
PKBSH 51 vota ose 0.41%

Mazhoritar
Ardian Myslymaj PS 5835 vota ose 47.89%
Mexhid Haxhiu PD+BF 3942 vota ose 32.35%
Hasan Laba PSD 1571 vota ose 12.89%
Shkėlqim Bello PD 341 vota ose 2.79%
Edvin Kulluri AD 105 vota ose 0.86%
Grigor Seferaj PBDNJ 92 vota ose 0.75%]
Edmond Gjoka PLPSH 91 vota ose 0.74%
Sadedin Zeqo PKSH 85 vota ose 0.69%
Taire Bozhani PASH 78 vota 0.64%
Marjeta Lagji PMP 43 vota ose 0.35%

 

Bashkim Habilaj
Ish prefekti nė garėn e korrikut

Bashkim Habilaj kandidon nėn siglėn e Partisė Socialiste pėr zgjedhjet e tre korrikut. Ai ka qenė prefekt i Qarkut tė Vlorės si dhe kryetar i kėshillit tė kėtij qarku. Gjithashtu ka qenė anėtar i Kėshillit tė Bashkisė si dhe anėtar i Kėshillit tė Qarkut. Habilaj ka lindur nė vitin 1955 nė Vlorė, ėshtė i martuar dhe ka dy fėmijė. Studimet e larta i ka kryer nė degėn e Inxhinierisė Mekanike nė Universitetin e Tiranės. Aktualisht ai mban postin e kryetarit tė PS-sė, dega Vlorė. Angazhimi i tij politik pranė Partisė Socialiste ka nisur qė nga themelimi i kėsaj partie, duke qenė pėr disa vite edhe anėtar i zgjedhur i forumeve tė PS-sė tė Vlorės. Aktualisht Habilaj ėshtė anėtar i Komitetit tė Pėrgjithshėm tė PS-sė. Para viteve ‘90 Bashkim Habilaj ka qenė drejtues i disa ndėrmarrjeve shtetėrore.

Ardian Kollozi
Vlonjati demokrat qė synon fitoren

Ardian Kollozi ėshtė anėtar i Kėshillit Kombėtar tė Partisė Demokratike dhe kandidon si pėrfaqėues i saj nė qytetin e Vlorės. Ai ka lindur nė vitin 1967 nė qytetin e Vlorės ku edhe jeton aktualisht. Ardian Kollozi ka ndjekur studimet e larta nė Universitetin e Tiranės, nė degėn e Inxhinierisė sė Ndėrtimit, tė cilat i ka pėrfunduar nė vitin 1990. Zotėron tri gjuhė tė huaja. Ardian Kollozi ka qenė njė ndėr studentėt e lėvizjes sė dhjetorit. Ai ėshtė i martuar dhe ka dy fėmijė. Gjithashtu ai ėshtė anėtar i Partisė Demokratike qysh nė fillimet e krijimit tė saj, si dhe ėshtė njė nga figurat mė tė shquara tė demokratėve nė qytetin e Vlorės.

Besnik Elezi
Mjeku i Vlorės nė garė pėr LSI-nė

Besnik Elezi ka lindur nė Vlorė nė vitin 1960. Eshtė i martuar dhe ka dy fėmijė. Nė zgjedhjet parlamentare tė tre korrikut ai do tė kandidojė pėr Lėvizjen Socialiste pėr Integrim. Kjo ėshtė hera e parė qė ai angazhohet nė njė parti politike, ashtu siē ėshtė hera e parė qė ai kandidon nė zgjedhje tė pėrgjithshme pėr njė subjekt politik. Besnik Elezi ka kryer shkollėn e mesme Mjekėsore “Jani Minga” dhe mė pas ka ndjekur studimet e larta nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Universitetin e Tiranės. Mė pas ai ėshtė specializuar nė fushėn e kirurgjisė sė pėrgjithshme. Aktualisht Besnik Elezi ėshtė shef reparti i kirurgjisė nė spitalin e Vlorės.

Sulejman Abazi
Ish-oficeri nėn siglėn e LZHK

nė VlorėSulejman Abazi kandidon pėr herė tė parė nė kėto zgjedhje pėr LZHK. Abazi ka lindur nė Vlorė nė vitin 1954 ku edhe jeton aktualisht. Ėshtė i martuar dhe ka fėmijė. Ka kryer arsimin e plotė ushtarak dhe ka marrė gradėn e oficerit nė vitin 1976. Ai kryer studimet nė Akademinė e Mbrojtjes dhe Kursin e lartė tė Shtatmadhorisė. Mė pas ėshtė specializuar nė Gjermani pėr drejtimin e brendshėm. Karriera e tij profesionale vijon mė tej me marrjen e titullit “Doktor i Shkencave nė Psikologji” nė vitin 1999. Abazi ka botuar pesė libra tė fushė sė psikologjisė dhe asaj tė sigurisė kombėtare. Eshtė dekoruar 4 herė nga Kuvendi Popullor. Ka qenė komandant i ishullit tė Sazanit, shef shtabi dhe komandant i Divizionit tė Tiranės si edhe pjesėmarrės nė manovrėn luftarake nė periudhėn e luftės nė Kosovė.


02/06/2005 http://www.ata-al.net/index.aspx?lang=f

LA COMMISSION ELECTORALE CENTRALE ENREGISTRE LA COALITION "L'ALLIANCE POUR LA LIBERTE, LA JUSTICE ET LE BIEN-ETRE"

     TIRANA, 2 juin (ATA- A.Struga) - La Commission électorale central (KQZ) enregistré aujourd'hui  la coalition "L'Alliance pour la liberté, la justice et le bien-źtre". 
     "Cette coalition, qui participera aux élections du 3 juillet, est constituée de 7 partis, dont 6 parlementaires: le Parti démocrate nouveau, le Parti républicain, le Parti démocrate-chrétien, le Parti du Balli kombėtar, le Parti de l'Union liberale, le Parti du Mouvement pour les Droits de l'Homme et le Parti libéral de l'Union démocrate. /klod/rimi/tt/