E Premte, 04 Shkurt 2005 http://www.korrieri.com/

 Thoma Turtulli, figure madhore e mireberesise shqiptare.

 Dr.Iljaz GOGAJ

Fenomeni i njohur shoqeror i mireberesise, posacerisht ne fushe te arsmit eshte dukur edhe ne Shqiperi qysh ne kohe hershme.
Ketu, vendin e pare ne menyre te dukshme, e ze Korca me rrethinat e saj, ku sipas dokumenteve te zbuluara deri me tani, nis me Iljaz Bej Mirahorin qe ne shekullin e XV. Pastaj me radhe Josaf Korcari, Llaso e Korces, e duke vijuar me mergimtaret korcare: si milioneri Anastas Lakce, Jovan Banka, Thimi Prandi Kapedani, Terpollaret, Kristaq e Irakli Duro, Gaqo Janaq Avramidhi, Koco Cicka, Dhimiter Cicka etj, qe i perkasin shekullit XIX.Gjate shekullit XX ka nje rradhe tjeter te madhe mireberesish e shoqata mireberesie ne mergim dhe ne atdhe, qe kane kontribuar sidomos per arsimin dhe shkollen shqipe. Emri me i shquar i kesaj periudhe, jo vetem per Korcen po edhe per te gjithe vendin eshte Thoma Kostandin Turtulli.

Ku lindi dhe bisnesi i tij

Thoma Turtulli u lind ne qytetin e Korces ne vitin 1865. I ati i tij, Koci i Ndrios-Gozhdaxhiu, i zbritur nga Vithkuqi, kishte rene ne Korce dhe kishte nisur tregtine, duke u bere nga me te dalluarit e qytetit, si biznesmen i afte dhe njeri i drejte. "I tere tregu kishte besim tek ai, muhamedane e te krishtere te qytetit e te fshatit"1) I biri, Thomai, i hyri shpejt tregtise, qysh ne moshe te re dhe ne gjurmet e te atit, nisi shpejt te behet i suksesshem, duke e zgjeruar tregtine edhe ne Elbasan, Berat, Durres, Vlore, Tirane, Shijak dhe Shkoder. Qysh ne vitin 1885, firma tregtare "Vellazeria Turtulli", i kishte kaluar kufijte shqiptare dhe kishte krijuar dege ne Selanik, Manastir dhe gjetke. Erdhi nje kohe qe firma tregtare Turtulli, u be nje magazine e madhe universale me shume dyqane, ku tregtoheshin vec te tjerave artikuj ushqimore, vajguri, sapun, bulmet, lekure e deri stafidhe importi.

Thomai nuk arriti te shkollohej me mesime te rregullta, por me inteligjiencen e tij te dalluar, nxuri mire nga jeta dhe, sic do te provonin bindshem vitet e mevonshme, ai ia diti shume vleren arsimit dhe diturise, te perthithur ne gjuhen amtare. Pastaj, qe ne moshe te re, spikati per karakterin e qendrueshem dhe mbajtjen e fjales se dhene. "Ay u ngjet stergjysheve tane,-shkruan ne shtypin Korcar, "Morava", atyre shqiptareve karakteristike qe e bene "Besen" e shqiptarit proverbiale"2) Nga ky karakter, doli edhe nje atdhetar shqiptar i vendosur. Te gjithe ne Korce e mbanin mend se "me sa shpirt e me sa gazep Thoma Turtulli ndiqte parete qe kendonin kafeneve ose rruges kenge te huaja.3)Karakteri i qendrueshem, pervoja ne tregti, jo vetem me shqiptare, por dhe me te huaj si edhe veprimtaria e njohur atdhetare e treves se Korces, e kishin bere Thoma Turtullin, jo vetem te dalluar ne tregti, por edhe nje atdhetar veprimtar te njohur. Ne eksodin e korcareve me 1919, kur u hap lajmi se Korca do te invadohej nga andartet greke, Thoma Turtulli, nder te paret u largua familjarisht, se bashku me familje te tjera korcare, te cilat shkuan neper Evrope te sensibilizonin boten e jashtme per rreziqet, te cilat i vinin atdheut te tyre, posacerisht Korces, nga te huajt e ne menyre te vecante nga shovinizmi grek. Ne vitin 1921 ne Korce u krijua "Grupi politik i Korces", qellimi i te cilit, ishte "bashkimi i gjithembarshem, forcimi i shtetit dhe perparimi i popullit dhe i kombit shqiptar perbrenda kufirit te drejtesise dhe te njesise se vertete te gjithe nenshtetasve shqiptare".4)Grupi angazhohej, posacerisht, se do te perpiqej per zhvillimin kulturor dhe ekonomik te qarkut te Korces. Pleqesia e grupit perbehej nga Koco Kota kryetar, Qani Bej Dishnica n/kryetar, Sulejman Mborja arketar, Nuci Kondilli sekretar dhe Thoma Turtulli e Adem Bej Vila keshilltare. Dera e madhe qytetare Turtulli, ishte perfshire familjarisht ne levizjen atdhetare te qarkut te Korces. Shoqeria patriotike e zonjave te Korces :"Perlindja"qe u themelua ne vitin 1919, Erasti Grigor Turtullin e kishte zgjedhur sekretare.

Kur e filloi Familja Turtulli mireberesine

Vepra mireberese e familjes Turtulli, sipas te dhenave te deritanishme, nis ne vitin 1921, kur Korcen e vizitoi miku i shqiptareve francezi Justin Godart. Ai beri edhe nje vizite ne jetimoren e Korces. Me ate rast, "zonja e Thoma Turtullit, u solli jetimeve nje paqete me kufeta te mira". 5)Po ate vit Thomai vete bente pjese ne nje komision te perhershem per te zgjidhur ceshtjen e rikonstruksionit te kishes se Shengjergjit.

Sipas tradites kulturore, Korca me interlandin e saj, ka trasheguar pasuri me libra te perqendruara ne institucione fetare, arsimore dhe familje te caktuara. Pa u futur ne pasurine bibliotekare te Voskopojes apo edhe te Vithkuqit, biblioteka te hershme ka pasur edhe ne fshatra si ne Boboshtice, ne Dardhe, ne Drenove e gjetke. Pastaj, ne qytet, ka pasur disa biblioteka te vendosura ne kisha e ne shkolla te kohes. Sipas te dhenave te terthorta, Korca ka pasur biblioteke publike para vitit 1921. Ne berthamen e atij fondi, benin pjese edhe librat e shoqerise "Vatra", te ardhura nga SHBA.6)Per nje institucion te mirefillte bibliotekar per Korcen, kishte menduar intelektuali i njohur atdhetar Nikolla Lako, qysh para fitores se Pavaresise dhe per kete, kishte mbledhur libra me tematike albanistike. Me sa duket, ai fond librash duhet te jete vendosur ne lokalet e bashkise se qytetit. Me vone fondi i bibliotekes pasurohet me librat e dhuruar prej Spiro Dines, Nikolla Lakos,Thimi Mitkos, Aleandro Kastriotit, si edhe te autoriteteve te tjera kulturore patriotike te kohes, po ashtu ne raste te vecanta, nga shqiptare te diaspores. Per kete, bashkia, qe detyruar te marre me qira edhe nje ndertese te posacme per biblioteke, por ajo kishte qene e pamjaftueshme. Prandaj, ne mesin e viteve ’20 te shek.XX, nevoja e nje lokali te ndertuar me kerkesat e kohes per biblioteke,ishte bere urdheruese. Per kete ceshtje ne vitin 1924, Nikolla Lako kishte trokitur ne deren e ministrit Stavro Vinjau, por pa pergjigje. Gjithashtu, edhe nga kryetari i bashkise se Korces, Nikolla Lako, nuk kishte marre pergjigje.
Me ne fund edhe kryeministri Fan Noli, nuk kishte mundur te paken te premtonte, per nje biblioteke ne Korce.

Ngritja e Bibliotekes

Ai qe e degjoi zerin e popullit te Korces, ne radhe te pare te rinise korcare, ishte Thoma Turtulli, i cili vuri ne dispozicion te nderteses se bibliotekes 200 napolona.7)Porsa u dha lajmi, reporteri i gazetes se Korces, shkoi menjehere te pergezoje Thoma Turtullin per gjestin e tij mireberes, kulturor. Atje, gjeti disa te rinje, te cilet i thane Turtullit:"Kurre nuk do te harrojme emrin tend Zoti Thoma, se po na krijon tempullin, ku do te shkojme kohen, qe te shpetojme nga veset ku mund te prishemi" 8)Pastaj gazetari shkoi te prefekti Hile Mosi, i cili si njeri i kultures, mirepriti me kenaqesi te vecante ngjarjen e madhe dhe me kete rast, porositi qe te mblidheshin te gjitha thesaret e librave, te cilat mund te ndodheshin andej kendej.
Me ne fund, ishte fjala qe truallin e ndertimit, do ta falte komuniteti ortotodoks. Mirepo puna doli ndryshe, se Mitropolia shpejt e ktheu fjalen dhe e shkeli premtimin, sepse ai truall i duhej asaj, per ta shitur dhe me ato para te ndertohej kisha e demtuar. Ne artikullin:"Thirrja e popullit zemerim i zotit", botuar ne "Gazeta e Korces", autori me inicialet A.F. shfaqte hapur indinjaten kunder Mitropolise."Kudo qe hapet bisedimi i dhurates qe pati fisnikerine t’i beje Korces Thoma Turtulli, shkruante gazeta, cfaqet nje merzitje kunder mitropolise dhe keshilles se saj dhe kemi frike se mos zemerimi i tyre merr faza te ashpra". Autori nuk e kundershtonte nevojen e rindertimit te kishes,"por jo me te hollat qe enderrojne prifteria",-theksonte me poshte ai. Pastaj shtonte:"Sheshi i kalase nuk eshte per te shitur te njeri e tjetri. Dinjiteti i qytetit dhe komunitetit, nuk jep leje te ndertohen atje kazino dhe bakallana": (Dyqane per shitje vogelsirash te ndryshme), sepse populli i Korces ne bulevardin e Shengjergjit, donte nje institucion publik kulturor. Gazeta e shfaqte hapur zemerimin, duke e quajtur te paligjshme Dhimogjerondine. Per kete Mitropolia kishte vendosur qe zgjedhjet e reja per nje Dhimogjerondi te ligjshme te beheshin sa me shpejt. 9)Megjithate, meqenese Dhimogjerondia nuk pranoi te dhuronte truallin permbi Shengjergj, sipas premtimit, keshilli bashkiak, me ne krye Vasil Avramin, e kaperceu krizen e cila vazhdoi rreth nje vit dhe vendosi te jepte kopshtin, qe ndodhej nen Shengjergj. 10) Ishte fjala per vendin e quajtur "Cezmat e arave" ngjitur me kopshtin "Themistokli Germenji". Pasi u kqyren projektet e ndryshme qe u paraqiten ne bashki, midis tyre, u pelqye ai i inxhinier Nastas Pilikes. Porsa u hodh guri i pare i themelit, ministri i arsimit Xhafer Ypi, i telegrafonte Thoma Turtullit, se Kryetari i Republikes A.Zogu, e cmonte vepren e larte patriotike dhe kishte pranuar propozimin e Ministrise se Arsimit, per dekorimin e Thoma Turtullit me urdherin "Komandar i urdherit te Skenderbeut". 11)Ende pa u mbaruar ndertesa, Nikolla Lako, qe kishte enderuar per nje biblioteke ne Korce, e coi ne 25.000 volumin e librave te dhuruara, ku benin pjese libra albanistike ne shqip dhe gjuhe te huaja, koleksione hartash gjeografike te Shqiperise dhe Ballkanit, si edhe foto e gravura me tematike kombetare shqiptare.

Pas dy vjet e gjysme pune, ne korrik 1930, ndertesa e bibliotekes ishte gati. Me 1 gusht 1930, para noterit Mehmet Babani, u nenshkrua akti publik i dhurimit te bibliotekes. Mirepo biblioteka nuk po i hapte dyert dhe kjo zgjati disa muaj. Ne ditet e para te dhjetorit 1930, me ne fund, u be perurimi i bibliotekes, me pjesmarrjen e autoriteteve te vendit. Fjalen e rastit mbajti drejtori i saj Nikolla Lako, i cili vuri ne dukje se biblioteka qe po hapte dyert, do te behej vatra e diturise, e qyteterimit dhe e perparimit. Pasi analizoi shkurt kete ide, ai falenderoi ne emer te popullit te Korces dhuruesin Thoma Turtulli dhe tha se ai, kishte bere kete gjest kaq te mire e te shpejt qe te gezonte qe me gjallje vepren e tij. Per fat te keq, nuk kaloi dhe nje vit nga dita e perurimit dhe biblioteka u demtua nga termeti i vitit 1931. Ishte prape Thoma Turtulli qe zgjati doren bujare, per te bere shpenzimet e meremetimit.

Ndihma shoqerore per te varferit

Ne vitet e mevonshme biblioteka u pasurua me tej. Me 1934 Dr.Mihal Turtulli dergoi nga Selaniku njeqind volume me libra, si dhurate per biblioteken e Korces, ku perfshiheshin libra historike per Shqiperine, me te shumtat ne gjuhe te huaj, por edhe ne gjuhen shqipe. Ne letren shoqeruese qe i bente Bashkise , ai deklaronte se po perpiqej te dergonte ne Korce, si dhurate per biblioteken e qytetit edhe biblioteken e tij te plote, te cilen e kishte ne Aleksandri (Egjipt) dhe, nese kjo nuk arrihej me gjallje, ajo do te dergohej ne Korce, pasi kjo ishte e deshmuar edhe ne Dhiaten e tij.12)

Edhe te huaj paten miresine te dhurojne libra per biblioteken e Korces. Konsulli italian ne Korce, Borlengi (Borlenghi), person i respektuar ne Korce, dhuroi enciklopedine e njohur italiane T r e c c an i, nje veper me vlera te vecanta. Me pas, me anen e ministrit amerikan ne Tirane, Hugh G. Grant, biblioteka e Kongresit Amerikan i dhuroi bibliotekes se Korces nje sasi librash.13) Fale pasurise se bollshme ne sasi dhe larmise tematike te librave, biblioteka e Korces e drejtuar me kulture e perkushtim nga veterani Nikolla Lako, vijoi punen frutdhenese per intelektualet e Korces dhe per rinine shkollore, vecanerisht per mesues e nxenes te Liceut Kombetar. Ne nje shkrim me pseudonimin "Observatori" ne "Gazeta e Korces" lexojme: "Drejtori i bibliotekes, eshte veterani Nikolla Lako, i cili na priti shume mire.
Biblioteka ka kater te ndara siper. Nje salle mjaft te madhe per kendonjesit e shumte dhe tri te tjerat ndahen sic pason: Ne mes eshte zyra e Z.drejtor, me te djathte salla e grave dhe e cunave kendonjes edhe me te mengjer, nje salle per studjonjesit pleq e te tjere. Aty rrotull njej tryeze te madhe e ndricuar shkelqimisht, na zuri syri disa zoterinj te njohur, te cilet studionin dhe shkruanin, Tasi Piken e pame te thelluar ne kendimin e Pouquevill-it (te cilin ai e quan Bukevale), Niko Cicua po merrej me Titus Livius Patavinusin. Qafezezi kokeqethur me menge perveshur po germonte ne nje veper te Martin Leake-ut- topcibashin e Ali Tepelenes dhe prane tij nje zotni oficer po punonte me zell hartografi e disa te tjere te panjohur"14) Pervec punes se rregullt si bibliotekar dhe drejtor biblioteke, me interesimet e tij intelektuale, sipas kerkesave dhe niveleve te kohes, Nikolla Lako e kishte kthyer biblioteken edhe ne shkolle arti. Ne dite dhe ore te caktuara ne biblioteke zhvillohehin disa kurse.Vete N.Lakoja jepte vizatim. Ketu ai kishte si kolege Zonjen Lisoni (e shoqja e instruktorit te fiskultures Alesandro Lisoni), si edhe piktorin e njohur Spiro Xega.15) Nje vit pas perurimit te bibliotekes, Turtujt hodhen nje hap tjeter te rendesishem mireberesie, ne fushe te ndihmes shoqerore per femijet e paprind.

Ne vitin 1919 ne Korce kishte bere vizite nje komison i Kryqit te Kuq Amerikan, i kryesuar prej zonjes Marie Reynolfs Ford.
Me perpjekjet e saj, me 10 dhjetor 1919, u themelua jetimorja e pare ne Korce, e vendosur ne nje shtepi private me qira. Pas vitit 1920, Kryqi i Kuq Amerikan u largua nga Shqiperia dhe gjithcka ia dorezoi bashkise. Mirepo nje ndertese me e madhe se ekzistuesja dhe me kerkesa higjenike e pedagogjike ishte e domosdoshme, sepse atje do te rritnin shtatin dhe do te edukonin karakterin filiza te rinj te privuar nga kujdesi prinderor. Prandaj, kesaj kerkese iu pergjigj Erasti Turtulli e veja e Grigor Turtullit ne pranveren e viti 1930, duke qene gati te perballonte shpenzimet e blerjes se truallit te ndertimit dhe te pajisjeve te brendeshme te godines. Bashkia mori persiper projektimin e nderteses dhe shpenzimet e tjera anesore. Shpejt u ble trualli me 200 napolona. Ishte nje vend shume i gjetur klimaterik e piktoresk mbi nje bregore ne lindje te qytetit. Ndertimin e mori persiper Tase Nake me 1950 napolona. 16)Lajmi per ngritjen e jetimores ngjalli nje gezim te madh popullor, sepse ishte fjala per te vene doren mbi bonjaket, te cilet, pa nje pekujdesje te tille, do te dergjeshin dhe do to degjeronin rrugeve dhe asisoj do te beheshin shtrese potenciale e krimit. Ndertesa u ngrit brenda vitit dhe atje me kohe u grumbulluan jetime nga Korca, po edhe nga Berati, Shkodra, Kosova, Vlora, Permeti etj.Per te qene jetimorja edhe me e plotesuar femijet ishin "nen mbikqyrjen dhe kujdesjen aterore te nje babe te perbashket e shpirtmire te kujdestarit te mirenjohur Thanas Vise Mborja.17) Kete gjest te madh humanitar E.Turtulli e beri per kujtim te djalit te saj te vdekur, Nikollaqit. Nga ana e tij keshilli bashkiak e perjetoi emrin e djalit te humbur te Erastise, duke ngritur nje bust te tij ne hyrje te jetimores. Ne shenje mirenjohje dhe respekti, jetimet vinin shpesh atje tufa me lule. Per te kompletuar me pajisje te brendshme jetimoren, ne pervjetorin e themelimit te saj, Erastia vuri ne llotari nje kuverte te bukur te punuar me dore, te cilen e fitoi qytetari korcar Petraq Pilkati. Te ardhurat e mbledhura u perdoren per qellimin e caktuar.18)

Ngritja e spitalit

Ne vitin 1932, Thoma Turtulli beri nje hap te rendesishem perpara, duke e ngritur ne nje shkalle te larte humanizmin e tij. Kur ne gusht te vitit 1932, drejtori i pergjithshem i shendetesise Dr.Osmani, beri nje vizite inspektimi ne Korce ku mori premtimin nga Thoma Turtulli per te ngritur nje spital ne Korce, gazeta "Besa"e dha shpejt lajmin e mire per Korcen dhe per mbare vendin.19)Pas traktativave te Turtullit me autoritetet perkatese te shtetit, ai shkoi ne Tirane per te bere formalitet e dhurimit. Trualli per ngritjen e spitalit ishte mjaft i gjetur per kohen nen bregoren e Shenthanasit, kundrejt kafenese se Pando Osmanllise.Ne pranveren e vitit 1933 gjithcka ishte gati per fillimin e punimeve.Ne nje dite te bukur te majit te atij viti, mireberesi i madh, shkruante gazeta "Vatra" e Tiranes "c’quante nga floket e bardhe sa edhe nga shpirti bujar qe e cileson ate, ne mes te turmes qe po deshmonte formalitetet e inaugurimit te themelevet". Guri i pare i themelit, u vu permbi nje shishe, ku do te ruheshin ne nje deshmi te posacme neneshkrimet e dhuruesit dhe te autoriteteve shteterore. 20)Kur punimet per ngritjen e nderteses se spitalit kishin hyre ne nje faze te rendesishme ne Parlamentin shqiptar u miratua nje ligj per shtesen e nje fondi per te balancuar taksen doganore te materialit te sjelle prej Thoma Turtullit nga jashteshtetit per ngritjen e spitalit.Me te shumtet e deputeteve gjeten rastin "per te falenderuar nxehtesisht Z.in Thoma Turtulli, per veprat mireberese", qe po i dhuronte Korces. 21)Ne ate kohe, "Gazeta e Korces "kishte kerkuar qe t’i jepej nje vleresim moral i perjetshem Thoma Turtullit, duke i vene emrin e tij ndonje rruge te Korces. Gjate procesit te ndertimit per t’iu bere godines "cdo gje e sosur e sakte dhe e kendeshme", shquhej kudo ne kthinat e te tri kateve, portreti i perhiruar fisnik ne koken thinjoshe te Turtullit".
22)Me ne fund erdhi dita e shumepritur. Me 11 korrik 1934, ne pranine e perfaqesuesve te qeverise te ardhur nga Tirana, te autoriteteve te prefektures se Korces dhe te popullit te Korces, u be perurimi i spitalit. Perpara shumices se popullit, ne emer te Drejtorise se Pergjithshme te Shendetesise, foli Dr.S.Pojani pastaj pershendeten kryetari i bashkise, Rustem Ymeri, drejtori i spitalit Dr.Sali Zavalani, Dr.Nikolla Zografi etj."23)"I pritur me duartrokitje qe skishin te mbaruar, plaku simpatik, xha Thomai, me lot ne sy dhe me zerin qe i dridhej nga emocioni, falenderoi perfaqesuesit e qeverise dhe popullin per mirenjohjen dhe simpathine qe c’faqne", per vepren e tij me te re humanitare". 24)Pershtypja qe ngjalli te te pranishmit ndertesa e spitalit per komoditetin dhe bukurine e saj, ishte impresionante. Jani Martiniani, ne nje reportazh qe bente me kete rast ne "Gazeta e Korces", nuk permbahej se vleresuari cilesine e punimeve te spitalit, si edhe te pajisjeve dhe mobiljeve, nje pjese e te cilave (kompletimi i nje pavioni )ishte dhurate "prej shoqerise se kafexhinjeve dhe berbereve"te qytetit. 25)I ngazellyer nga ato qe pa ne spitalin "Thoma Turtulli", J.Martiniani e mbyllte me kete paradoks reportazhin:"Une, pa ekzagjerim, kur pashe ato dhomat e bukura te mobiluara aq mire me mobilje te reja, plot diell e drite dhe qe shkelqejne nga pastertia ta them te verteten ndjeva deshiren...te semurem qe te prehem disa dite atje."26)Megjithate, spitalit dicka i mungonte. Korca me klimen e saj, me shume dite te ftohta dimerore, kishte nevoje per ngrohje ne stinen e dimrit. Kete e plotesoi e shoqja e mireberesit Athina Turtulli, e cila i dhuroi Kryqit te Kuq ne Korce, nje kalorifer me tere aksesoret e duhur per spitalin e ri te porsa ngritur. Ai kalorifer ishte i pari ne Korce me qymyrguri, nga xehtorja e Drenoves.

Duke mbyllur temen e spitalit te Korces,duhet te shenojme se ajo pati jehonen me te madhe sesa veprat e meparshme mireberese te Thoma Turtullit.Gazetat e Tiranes: "Besa","Vatra", "Shtypi", shkruan me shume se dhjete here per spitalin e Thoma Turtullit.Pra emri i Th.Turtullit,po behej i njohur dhe i nderuar ne te gjithe vendin.

Dhurimi i Liceut Kombetar

Ne vitet 1934-1935 Turtulli do ta ngrinte ne nje shkalle me te larte vepren e tij mireberese ndricimtare ne udhen e qendrueshme evolucionare te zhvillimit te Korces dhe te mbare vendit. Ishte fjala per ndertesen e madhe, te bukur dhe solide te Liceut Kombetar te Korces, te Shkolles Industriale dhe te perfundimit te kadedrales se atjeshme. Pasi dha ndihmen e nevojshme per perfundimin e katedrales, qe kishte mbetur prej kohesh, ashtu e pa u mbaruar, Thoma Turtulli vuri ne dispozicion te qeverise shqiptare 40.000 fr.ari per Shkollen Industriale te Korces. 27)Kete radhe dhurata e re doli publikisht ne emer te bashkeshortes se tij Athinase. Gazeta "Besa", me anen e korrespondetit te saj ne Korce, bente te ditur kenaqesine e vecante qe kishte prodhuar lajmi per ngritjen e nderteses se re te Liceut.Ato dite erdhi shpejt vleresimi nga Oborri mbreteror. Mbreti Zog dekoroi zonjen Turtulli me "Urdherin e Skenderbeut".

Plani perkates ishte pergatitur nga Ministria e Puneve Botore, sipas instruksioneve te dhena nga Ministria e Arsimit ne janar 1936. Per te rakorduar perfundimisht me Ministrine e Arsimit me 9 mars 1936, Thoma Turtulli i shoqeruar nga intelektuali i njohur korcar, Andon Frasheri, shkoi ne Tirane. Turtulli vuri ne dispozicion per ndermarrjen e re mireberese 300 napolona flori. Ishte fjala per shkollen e mesme me te rendesishme ne Shqiperi, qe permblidhte nxenes nga te gjitha anet e vendit. Me ndertesen e re shume me te madhe se e vjetra, po ashtu edhe shume me cilesore, do te shtohej numri i atyre te rinjve, te cilet pergatiteshin per zhvillimin mbarekulturor te vendit.28)Per fat te keq, ceshtja po zvarrisej, sepse Ministria e Arsimit kerkonte qe te zgjeronte kapacitetet e nderteses se projektuar mbi fondin e derdhur nga dhuruesi dhe donte qe puna te niste sa me shpejt. Ceshtjen e zgjidhi prefekti i Korces, Mark Kodheli, i cili u mor vesh me Ministrine e Arsimit qe, me vone, ai dikaster mund te shtonte pavionet e nevojshme si: laboratore,salla ngrenie etj.29)Me 15 prill 1937, me nje ceremoni te vecante, u vu guri i pare ne themelet e Liceut, ku pervec autoriteteve lokale dhe nje pjese te popullit te Korces, mori pjese edhe i derguari i mbretit, Inspektori i Pergjithshem i Oborrit Mbreteror Xhafer Ypi. 30)Ne kete kohe, revista"Java" e kryeqytetit vleresonte me superlativat me lavderuese figuren, tashme me madhore te mireberesise shqiptare ne shekullin e XX. "Ne rrafshin shoqeror Thoma Turtulli ishte perjashtim , shkruhej aty, pse ishte me gjenerozi, midis gjenerozeve, me filantropi, midis filantropeve, me altruisti midis altruisteve...Nuk e ndjejme veten aq te pergatitur per te lavderuar shpirtmiresine e gjere te mireberesit te madh shqiptar...Vetem nje gje mund te themi, duke iu drejtuar njeriut me te paster Thoma Turtulli: Kombi do te jete mirenjohes"31)

Vdekja e tij

Punet ne ndertesen e Liceut po ecnin me ritem te shpejtuar ne veren e vitit 1937 dhe muret po hidhnin shtat, por per fat te keq, Thoma Turtulli, ne gusht ra ne shtrat nga bronkopneumonia per te mos u ngritur me.
Kishte marre te ftohur kur shkonte shpesh per te ndjekur ecurine e punimeve ne ndertesen e Liceut. Shqetesimi u perhap shpejt ne te gjithe vendin. Me interesimin personal te Mbretit Zog, pervec nga Kryeqyteti, erdhen mjeke specialiste edhe nga Selaniku, por mjerisht, semundja kishte perparuar shume dhe shpresat e sherimit shkonin duke u venititur. Pas kater muaj lengate te rende, mireberesi i madh, i mbylli syte per jete, me 28 gusht 1937. Pervec Liceut, te cilin nuk arriti ta gezoje, ashtu te bukur e te madherishem per kohen, i mbeti edhe nje peng tjeter:donte te ngrinte ne Korce nje shtepi per pleq.32) Nderimet e fundit iu bene sipas merites. Ceremonia e varrimit ishte madheshtore ne solemnitetin e saj.Nje dhimbje te tille, qyteti i Korces nuk e kishte perjetuar kurre me pare dhe nje funeral si ai, nuk e kishte veshtruar asnjehere. Ate dite, Korca i jepte lamtumiren e fundit birit te saj te madh, kur edhe i gjithe tregu i uli qepenat dhe zyrat i mbyllen dyert ne shenje zie.Ne kryeqytet, N/ kryetari i Parlamenit Hiqmet Delvina, pa hyre ne rendin e dites te Kuvendit Kombetar, e mori fjalen dhe tha:"E kane marre vesh te gjithe koleget se Shqiperia, per fat te keq,ka humbur mireberesin e saj me te madh, mund te them, te vetmin mireberes, mbas indipendences shqiptare, Thoma Turtullin. Nuk them se kete mireberes e humbi vetem Korca, ky nuk qe vetem per Korcen, por per te gjithe Shqiperine.Me mireberesine dhe sakrificen e tij ai i ka dhene mesim cdo shqiptari se, kushdo ne mos mund te sakrifikoje jeten, ne mos mund te beje okazion te derdhe gjakun per atdhe, ka edhe mjete te tjera te beje detyren e tij"33)Pastaj Parlamenti mbajti pese minuta heshtje ne nderim te kujtimit te Thoma Turtullit

Humbja fizike e Thoma Turtullit nuk e uli ritmin e punimeve ne ndertesen e Liceut dhe pas shtatembedhjete muaj pune rekord per ritmet e kohes, ndertesa e Liceut ishte gati.Me rastin e datelindjes se mbretit Zog, me 8 tetor 1938, u be perurimi. Niste persembari nje vit i ri shkollor per nxenesit dhe per profesoret e shkolles se mirenjohur, ne nje ndertese te re, te bukur dhe komode.

Ata qe kuptonin dhe dinin te vleresonin sipas merites, vlerat njerezore dhe me ne fund edhe sakrificat e atyre, te cilet nuk kursyen asgje per te miren dhe zhvillimin e metejshem te vendit lindor, nuk e harruan kurre Thoma Turtullin. Ata diten edhe t’i kundervihen cdo goje cmirezeze, qe mermeriste se, gjoja Thoma Turtulli, ne krahasim me pasurine e tij,nuk kishte bere ndonje gje te madhe. Shadije Alizoti, shkruante nga Korca ne gazeten "Drita" te Tiranes:" E verteta nuk qenkerka ashtu.Veprat e tij (Thoma Turtullit-ig)po te krahasohen me pasurine, do t’i shtohet akoma me teper vlefta e sakrifices se tij dhe ndergjegjes kombetare njerezore.34) Per ta dhene sa me te kompletuar figuren madhore mireberese te Thoma Turtullit,duhet te shtojme se ai ka merite te vecante edhe per ngritjen e kinemave te para ne qytetin e Korces,pra per kontribut te drejteperdrejte ne zhvillimin kulturor te popullit te Korces. Ne vitin 1921 ne bashkepunim me aksioneret Dhimiter Mano dhe Nasi Aristidhi,Thoma Turtulli mori me qira nje salle nga lokalet e Mitropolise, ku celen nje kinema.
E para kinema publike ne Korce me pronare vendas. Kurse ne vitin 1921, Th.Turtulli me Ll.Mborja, Dh.Mano, N.Aristidhi dhe sipermarres te tjere, krijuan ne Korce Shoqerine Anonime Shqiptare C i n e m a t r o me nje kapital fillestar 120000 fr.ar. Shoqeria pati statutin e saj te aprovuar nga organet larta perkatese shteterore.Me 25 dhjetor 1927, Cinematro celi ne Korce, kinemane e njohur Majestik.Filmi i pare me ze u shfaq me 21 tetor 1931.35). Duke permbyllur kapitullin e Thoma Turtullit,na pelqen te permendim nje anekdote qe qarkullonte ne Korce dikur, e cila, edhe nese nuk eshte e vertete, eshte shume e qelluar, pse jo edhe e besueshme. Sic dihet mirefilli, pasurite qe behen ne udhe te ndershme,jane arritur me kursime dhe sakrifica te medha.Kur njehere ne shtepine tij mysafireve ua kishte ndezur cigaren me kongjillin e prushit te qymyrit ne mangall,te cilin e mbante per ngrohje, ata te habitur e kishin pyetur:

-Po si eshte e mundur, Zoti Thoma, ju qe derdhni aq para per vepra te medha mireberesie,kurseni edhe nje fije shkrepse per te ndezur cigaren?Dhe pasuria e ngjizur me mencuri,ishte pergjigjur:

---Po,duhet kursyer, kudo aty ku ka mundesi dhe duhet derdhur paraja pa ngurim, aty ku duhet(Korsivi im- Ig)

Te tjere filantrope

Si persona te cilet lane pasuri me testament per arsimin dhe shendetesine ne qytetin e Korces jane edhe dy te tjere..Njeri nga dera Turtulli,senatori Vangjel Turtulli223) i cili sipas nje dokumenti te vitit 1940, kishte lene me testament 10.000 fr,shq.per spitalin shtetit ne Korce36)Me gjallje te tij ka bere edhe vepra te tjera mireberesie si paja per martesa vajzash te varfera etj.Kurse tjetri, eshte Kristaq Niko Gjinikasi. Sipas gazetes "Bashkimi i Kombit"te dates 24.12.1943,ai kishte lene nje "testament sekret"per mireberje te ndryshme, i cili, po sipas gazetes,u hap pas vdekjes se te shoqes.
Me tutje nuk kemi ndonje te dhene tjeter.

Qyteti i Korces dallohet edhe per mireberesi te tjera te organizuara te karakterit kolektiv ne te mire te arsimit dhe kultures. Ketu me shume per simboliken saj duhet te permendet ndihma e quajtur "Leku i nxenesit", ku ka nje merite prefekti Ismet Kryeziu.Me shume se vlera financiare, "Leku i nxenesit" ne Korce, pati vleren shoqerore e morale:vleresimin e shkollimit nga familjet e nxenesve.Ne te vertete, fale punes se ndergjegjeshme te personalit mesimor dhe te vete prefektit Ismet Kryziu, leku i vogel i nxenesit beri pune te madhe ne Korce. Sipas te dhenave te dokumentuara,vetem gjate priudhes shtator-dhjetor 1935, u mblodhen 1750 fr.ar., te cilat pjeserisht u depozituan ne emer te arsimit te prefektures.Me ato te holla, ish shkolla foshnjore e Mitropolise, u pershtat per palester e cila ne nje ceremoni festive te gezueshme, u pagezua me emrin palestra "Leku i nxenesit".37)Ne artikullin "Nje iniciative Korcare", gazeta "Shtypi" e kryeqytetit analizonte fenomenin e lekut te nxenesit ne Korce dhe vleresonte Korcen per iniciativat shoqerore mireberese,te cilat ishin sipas saj,burim i qytetarise korcare i nivelit kulturor e atdhetar te banoreve te atij qyteti.

Nje fenomen tjeter origjinal i qytetit te Korces ishte organizimi i ballove (mbremje vallezim-argetimi),ku merrte pjese elita e qytetit.Parizi i vogel shqiptar, sikumder quhej Korca aso kohe, dallohej per nje jete kulturore qytetare te perparuar me nuanca oksidentale shembullore per te gjithe vendin. Ne qytetet e tjera ne vitet ‘20-’30 te shek.XX, posacerisht ne Shqiperine e Mesme, ndihej zoterues ahengu oriental prane gotes,ku pervec cingive si "artiste"gjallonte vetem prani mashkullore. Ne juge te vendit, ne te majte te rrjedhes se lumit Vjosa, sundonte polifonia labe.Kurse ne zonen Permet-Leskovik,ishte kudo i pranishem ahengu me saze popullore.Korca bente perjashtim te dukshem,madje jo vetem ne qytet,por dhe ne fshatra deri ne Dardhen malore e ne Voskopoje,ku krahas muzikes popullore,ishte futur nje fryme kulturore artistike ne muzike me rezatime e ngjyrime perendimore.Ne dasma e ne gezime te tjera familjare,sa edhe ne festa fetare e kombetare ne fshatrat e Korces kercehej ne cifte tango e vals.

Ne qytet, pervec Liceut Kombetar, ku kishte ndikim te drejteperdrejte kulturor perendimor, botohej gazete e perditeshme dhe reviste periodike.
Kishte nje biblioteke publike, me e mira dhe me e pasura ne Shqiperi,pas Bibliotekes Kombetare ne Tirane. Keto dhe mjaft dukuri te tjera me kulture moderne, shume te avancuara per kohen, kane qene disa faktore zhvillimi, te cilat meritojne studime te vecanta per Korcen.

Ballot ishin nje nga traditat me te bukura qytetare korcare, te organizuara nga bashkia ,ose prefektura dhe shoqata "Gruaja Shqiptare". Ky qyteterim, arriti ne ate kohe, nje nga kulmet e tij, kur ballot ishin edhe veprimtari e vyer mireberese ndihmetare per skamesit dhe pergjithesisht per fatkeqe, me te cilet, koha dhe fati, ishin treguar te pameshirshem. Sigurisht,te ardhurat qe rridhnin nga ballot per kete ceshtje, nuk zgjidhnin dhe nuk mund te zgjidhnin problemet e skamesve, por gjesti i mireberesise duhet vleresuar ne radhe te pare nga kendveshtrimi i solidaritetit ndernjerezor. Duke permendur pergatitjet per organizimin e nje balloje nga shoqeria voskopojare "Rilindja", "Gazeta e Korces", shkruante ne janar 1932 edhe keto:"Suksesi i madh i ballove te viteve te kaluara, qe ka dhene kjo shoqeri dhe defrimi i shkelqyer krejt familjar,qe kane ndiere gjithe sa kane marre pjese ne to e ben te pritet nje ballo me padurim, prej gjithe atyre, qe deshirojne te shkojne nje mbremje te gezuar ne qejf familjar".Dhe me tutje,duke bere thirrje per pjesmarrje, gazeta shtonte:"Pra askush te mos mungoje, se ne kete menyre, ndihmon edhe qellime larta mireberese qe ndjek kjo shoqeri".38)Kurse ne dhjetor te vitit 1935,gazeta "Besa" e kryeqyetit,bente kete koment per nje ballo te organizuar nen kujdesin e prefektit Ismet Kryeziu,per te ndihmuar nxenesit e vobekte:"Balloja qe u dha me 28 te muajit te kaluar, ne sallen "Leku i nxenesit",nen patronazhin e prefektit tone te mirenjohur Ismet Kryeziu,pati sukses te shkelqyer,me nje numer te madh te ftuarish..."Pastaj duke lakuar ndjenjen e mireberesise se korcareve,shtonte:"Me kete rast u dha edhe nje here mundesia te konstatojme me kenaqesi se,pergjithesisht,ner tregetaret e tregut te madh te qytetit tone si edhe ne popullin korcar,ndjenja e bamiresise, eshte e gjalle si ka qene kurdohere ,(Corsivi im-ig)mjafton qe te merret nje iniciative e mire e ne kohen e duhur dhe ndihma e perkrahja eshte e sigurte per gjithnje"39) Ne vijim te veprimtarive te dalluara ,mireberese ne fushe te arsimit,ne fund te viteve ’30, u shenua nje dukuri e rendesishme mireberese.Me inciativen e komisionit shkollor, ne bashkepunim me inspektorine e arsimit dhe te qendres higjienike,me 24 janar 1939,u cel mensa per 40 nxenes te vobekte te qytetit. Kryetari i bashkise Agathokli Zhitomi, interesohej ne menyre te vecante per mensen. Kontributin e pare e dha dega e shoqerise "Gruaja shqiptare", se bashku me mesuesit e nje shkolle qe dhuruan rrogen e nje dite. Me tej, do te kontribuonin tregetaret e pasur dhe kames te tjere korcare,emrat e te cileve, shenoheshin ne librin e nderit te menses. Sherbimin e bejne me radhe vullnetarisht dy mesuese. Po ashtu, darovisht ndante gjellen ne kuzhine, Evanthi Sotir Kota. Duke dhene lajmin per kete mireberesi te re korcare, gazeta "Drita" e Tiranes kumtonte ne mars te vitit 1939 edhe keto :"Duke dijtur se sa e zhvilluar eshte ndjenja e bamiresise ne kamesit e Korces, nuk dyshojme se keta nuk do te kursejne ndihmen e tyre te vazhdueshme, per dreken e nxenesve te varfer"40) Pervec ballove si veprimtari kulturore artistike mireberese, Korca zhvillonte shpesh edhe shfaqje te posacme artistike me te ardhurat e te cilave, beheshin mireberesi te ndryshme.Keshtu ne vitet ’30 te shek.XX Korca bie ne sy per nje veprimtari te pasur artistike koncertale me nivel artistik,si ne asnje qender tjeter te vendit.Aty debutuan artistet dhe artistet, qe me vone do te beheshin krenaria e artit shqiptar te skenes si: Tefta Koco(Tashko), Jorgjie Truja (Filce) Kristaq Antoniu, Lola Gjoka(Aleksi),Mihal Ciko,Llambi Turtulli etj., ne bashkepunim me te palodhurin Sotir Kozmo, si organizator dhe udheheqes artistik. Po ashtu ne Korce, kishte nje tradite te hershme te artit teatral. Atje ishte luajtur tragjedia "Otello" e Shekspirit, qysh ne vitin 1890. Ne teater dha kontribut te rendesishem artisti i mirenjohur, regjizori Sokrat Mio. Ne keto veprimtari te gjithe spektatoreve u vendosej ne gjoks nga nje kordele e vogel kuqezi. Sipas kujtimeve te muzikantit Boris Plumbi ne vitin 1933 shoqata "Gruaja Shqiptare" ndihmoi kengetarin Kristaq Antoniu per te vijuar nje kurs per kanto ne Itali. Ne shkurt te vitit 1929 Sotir Kozmoja beri nje koncert per te ndihmuar Lasgush Poradecin, student ne Austri, i cili ishte i semure ne spital dhe ndodhej ngushte nga buxheti vetjak. Kurse nje vit me vone, Kozmoja organizoi nje koncert me korin e nxenesve te Liceut te Korces, per te ndihmuar sherbetoret e asaj shkolle, te cilet kishin rroge te vogel.Ne kete kohe, per Liceun dha ndihme komuniteti musliman me 6000 fr.ari dhe komuniteti ortodoks me 3000 fr.ari. 41)

Gjithnje ne ndihme te arsimit,shenojme se ne janar 1927,drejtoria e internatit te shkolles normale femerore te Korces,falenderonte shoqerine e grave te Korces, e cila u kishte dhuruar jetimeve te atij internati 10 pale kepuce dhe 15 kut(mase gjatesie,baraz me 80 cm) fanellate per veshjen e tyre.42)

Ne rrafshin urbanistik, ne qytetin e Korces, ka edhe ne kete periudhe, disa vepra mireberesie,por ne nuk kemi te dhena te shkruara.Ne vitin 1930, Demir Aga Mborja, kishte ndertuar nje tullumb per uje ne pazarin e madh te drithit.Demir Aga,kohe me pare, kishte lene kujtime te mira kur kishte ndertuar me shpenzimet tij, dy cezma ne qytetin e Korces.43)

Diktatura i zhduku nga faqja e historise emrat dhe vlerat e mirebereresise. Tashme ne kohe te reja me vendosjen e prones private ne tregun e lire te kapitalit, tradita e mireberesise duhet te ringjallet dhe te marre udhe ne sherbim sidomos te arsimit, te kultures, te shendetesise ne fusha te tjera te jetes ku mund te ndjehet nevoja. Ky eshte mesimi i madh qe na jep historia ne gjitha kohet, ketu tek ne dhe ne tere boten.

 -----------------------------------------------------

E Enjte, 03 Shkurt 2005  http://www.kohajone.com/

ZOGU: DO TE RIKTHEJ DENIMIN ME VDEKJE

Kryetari i Levizjes per Zhvillim Kombetar, Leka Zogu, komenton per "KJ" situaten parazgjedhore. "Nuk do te kandidoj personalisht ne zgjedhje dhe nuk do te kete aleance me opoziten"

Edlira Prenga

Leka Zogu I tashme eshte ne krye te nje levizjeje qe ka per qellim jo angazhimin e thjeshte politik, por ngerthen aspirata mbarekombetare. Ne nje interviste per "KJ", kreu i Levizjes per Zhvillim Kombetar, me fjale te shkurtra shpjegon se pse eshte e domosdoshme nje iniciative e tille, pasi sipas tij Shqiperia po shkon keq e me keq. Me ane te kesaj levizjeje, Leka Zogu pretendon qe te kete drejtimin e shtetit, por pa qene pjese aktive e tij. Per te, mbetet e rendesishme qe ky vend te behet dhe ai thote se mund te behet me besimin ne Zot dhe me vullnetin e njerezve per te punuar, qe deri tani jo se ka munguar, por nuk ka patur nje shprese nga asnjeri krah politik. Prioritetet kryesore te kesaj levizjeje, per Leken I mbeten rendi dhe shteti ligjor si dhe zhvillimi i asaj pjese te popullsise qe deri tani ka mbetur ne heshtje, fshataresia dhe duke mos harruar ketu zhvillimin e biznesit te vogel. Ne kete faze, kjo levizje ka hartuar platformen e saj dhe po ngre te gjitha strukturat ne rrethe. Sipas Zogut, pjese e saj jane ata njerez qe e duan ne te vertete kombin, duke mos perjashtuar ketu asnje njeri te majte e te djathte, por duke perjashtuar ne menyre kategorike bashkepunim me lidershipin e opozites. Leka Zogu shprehet se do te jete gjithashtu pjese aktive e fushates elektorale duke shkuar ne cdo zone, por nuk do te kandidoje per te qene pjese e parlamentit te ardhshem. Nga ana tjeter, LZHK-ja ka krijuar ne parlament grupin parlamentar me pjesemarrjen e deputeteve te spektrit te djathte te politikes qe e shohin veten te perfaqesuar ne kete levizje.

Tashme Levizja per Zhvillim Kombetar eshte nje levizje qe duket se ka marre formen e saj. Cilat jane synimet e saj?

Synimet e LZHK-se jane per te qene pjese e 100 zonave, per te vene 100 kandidate per deputete ne 100 zona zgjedhore.

Ju jeni kryetar i kesaj levizjeje. Cfare ofroni konkretisht per elektoratin tuaj?

Shpresojme qe do t'i japim nje qeverisje krejtesisht ndryshe nga ajo qe eshte sot. Nje qeverisje qe eshte krejt shqiptare dhe per shqiptaret, e jo per interesa personale ose interesa te huaja. Shpresojme qe do t'u japim mundesine qe ata kandidate do te dalin nga zonat e tyre, do te jene kandidate qe me te vertete te perfaqesojne keto zona dhe do te kene nje interes te jashtezakonshem per elektoratin qe perfaqesojne. Me kete shpresojme qe dhe puna e tyre ne parlament do te jape nje rezultat te jashtezakonshem.

Kete e bazoni ne ate qe keni pare pas kthimit tuaj ne Shqiperi apo tshme eshte momenti per te patur nje levizje te tille?

Une kam pare qe ketu ne Shqiperi momenti ishte shume kritik dhe po te mos fitojme kete here, kam frike se nuk do te kete me rast Shqiperia te beje zgjedhje te lira dhe te drejta.

Pare ne kete kontekst, keni pare zhvillime pozitive gjate periudhes qe ju keni ardhur ne Shqiperi?

T'ju them te verteten shume pak. Kam pare me shume levizje regresive dhe shume pak levizje qe te ecin perpara.

Kur keni ardhur ne Shqiperi, keni deklaruar se nuk do te angazhoheni ne politike. Pas kaq kohesh, ju e shikoni si te domosdoshem kete angazhim?

Te domosdoshem. Po vetekuptohet, pavaresisht se ne kete rast perfaqesoj mjaft figura qe mundin te mbledhin popullin shqiptar dhe kam ndier qe tek ato figura kane besim te tere.

Mund te na thoni si lindi Levizja per Zhvillim Kombetar?

Thjesht. Une kur erdha ne Shqiperi thashe se nuk do te ndjek politiken partiake te Kuvendit. Por kete vit qe kam pare Shqiperine duke u rrezikuar keq e me keq, u detyrova te bej nje hap dhe ky hap ka qene krijimi i LZHK-se. Kjo ka gjetur mirekuptim nga shume njerez te dy kraheve politike si nga e majta dhe e djathta, por ajo qe eshte me e rendesishme, rreth kesaj levizjeje jane afruar ato kapacitete qe deri dje nuk e kane pare veten te angazhuar ne politike. Levizja ka gjetur mirekuptim tek te gjithe shqiptaret qe kane me te vertete nje dashuri per kombin e tyre.

A ka nje platforme kjo levizje?

Vetekuptohet qe ka. Platforma e levizjes eshte mjaft e gjere dhe mjaft e madhe. Nuk po flas gjate per kete se ne rastin me te mire duhej te rrinim dite te tera per te sqaruar te gjitha ato iniciativa qe i ka ne programin e saj te punes LZHK-ja.

Gjithsesi, pa kaluar ne detaje, cilet do te jene hapat e pare qe do te marre kjo levizje?

Rendi, drejtesia. Keto jane disa nga pikat me te rendesishme, si dhe popullsia fshatare dhe ekonomia te teresi. Vetekuptohet kur eshte rendi dhe drejtesia, do t'i vijne "haje e havaje" ne xhep te korrupsionit.

Si do ta luftoni korrupsionin?

Me cdo mjet qe kemi ne dore dhe me cdo mjet qe nuk kemi ne dore. Per shembull, nuk kemi ne dore sot ligjin e vdekjes. Une do ta rikthej ligjin e denimit me vdekje. Do ta rikthej per nje kohe dhe per disa lloje krimesh, jo per te gjithe. Do te thoni qe kjo nuk behet. Por une them qe behet sepse eshte bere dhe ne Angli kur jane bere vrasje te shume policeve, e atehere per vrasjen e nje polici ka qene ne fuqi ligji i vdekjes. Edhe per ne mund te funksionoje e njejta gje.

Po ne drejtimin ekonomik, cilat jane prioritetet kryesore?

Ndihmese karshi fshatareve, ndihmese karshi tregtareve te vegjel. Keto do te jene dy prioritete me te medha ne kete sektor. Me pas eshte ceshtja e pensioneve, ceshtja e te persekutuarve.
Ka shume, shume pika.

Permendet vete faktin e perfaqesimit. Duke qene se ju jeni trashegimtar i mbretit, mendoni se do te ndikoje pozitivisht ne levizjen tuaj?

Besoj se ndikon pozitivisht, por ka dhe bagazhet e saj qe kane disa gaterresa. Megjithate ne pergjithesi ajo ndikon pozitivisht.

Shpreheni se levizjes tuaj i jane bashkuar njerez te rendesishem. Cilet jane ne te vertete ata?

Jane shume dhe ne jemi duke zgjedhur njerez te paperlyer dhe te pakorruptuar.

Cili do te jete hapi juaj i pare pas formesimit te strukturave te kesaj levizjeje ne te gjitha zonat ku ju thoni se do te dilni me kandidate?

Kjo do te varet shume nga situata qe do te gjejme kur te kene mbaruar zgjedhjet. A do te jemi maxhoranca, a do te jemi nje pjese e rendesishme e qeverise, apo do te jemi kurrgje. Ne rast se do te jemi mazhoranca, do te veprojme ne nje menyre, ne rast se do te jemi nje pjese e rendesishme ne qeverine e ardhshme, do te veprojme ne nje menyre tjeter. S'mund te merrni pergjigje per kete pike tash per tash.



E shikoni veten ne qeverisje, pra ne mazhorancen e ardhshme?

Une sic e dini nuk kandidoj. Por do te kete njerez qe kandidojne dhe besoj se jane kapacitetet e mjaftueshme per te qene pjese drejtuese e se nesermes.

Cili eshte bashkepunimi juaj me opoziten parlamentare?

Asnje.

Pra nuk do te kete bashkepunim?

Asnje.

Kjo do te thote qe LZHK-ja do te jete nje levizje pa bashkepunim parlamentar parazgjedhor?

Parazgjedhor asnje.

Po me pas do te kete?

Kjo do te varet permbi situaten e kohes.

Ju thoni qe nuk do te kete bashkepunim. Mendoni se i keni kapacitetet e mjaftueshme per te qene te vetem ne zgjedhje?

Te shohim. Zgjedhjet jane pas pese muajve dhe do te behet shpejt nje percaktim nese ka apo jo bashkepunim.

A do te jeni pjese aktive e fushates? Do te merrni pjese ne te gjitha takimet elektorale?

Po.