http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
viti IV, Nr:964
E Premte 3 Qershor 2005
LZHK do tė hapė dyert e universiteteve

Drejtuesi elektoral i LZHK-sė, Dashamir Shehi ėshtė shprehur dje gjatė prezantimit tė kandidatit pėr deputet tė kėsaj lėvizjeje nė zonėn 42, nė Paskuqan, Hysen Sinani, se: “Shqiptarėt duhet tė votojnė LZHK-nė nė zgjedhjet 3 korrikut, pasi kjo ėshtė e vetmja lėvizje qė di tė bėjė shtet ligjor dhe tė konsoliduar”. Shehi ka premtuar kushte mė tė mira jetese, pagesa nė mėnyrė korrekte e taksave nga biznesi, si dhe ndihma ndaj biznesit pėr uljen e taksave. Sipas drejtuesve tė LZHK-sė, arsimi do tė jetė njė tjetėr prioritet i tyre, duke premtuar se do t’i hapė dyert e universiteteve pėr tė gjithė si dhe me pagesė. Shehi ėshtė angazhuar pėr tė integruar Paskuqanin, duke e afruar me Tiranėn, jo duke ēuar njerėzit nė Tiranė, por duke sjellė shėrbimet dhe infrastrukturėn nė njė zonė, e cila mendohet tė bėhet nė njė nga qendrat me tė bukura tė Tiranės.

 
Faqe 6/7 - Politikė

forum
zgjedhje 2005
 

Platformat pėr zonėn 43 nga kandidatėt Sula, Duraku, Tola e Kola

 

Kamza, premtimi politik per legalizimin

 
Blerina Sinani
Nė rubrikėn e sotme “Forum” paraqiten katėr kandidatė pėr deputetė nė njė nga zonat mė tė nxehta tė Tiranės. Kryefjala e problemeve tė kėsaj zone fillon me legalizimin e banesave dhe pronave, qė janė ngritur nė Kamėz dhe Bathore pas viteve ’90. Duke qenė simboli i zonės formale, Kamza prej vitesh ėshtė pjesė e debatit publik dhe politik, pėr shkak tė nevojave tė saj urgjente pėr urbanizim dhe zhvillim. Mirėpo pengesa ligjore, legalizimi, duket si e kapėrcyer me daljen e ligjit tė fundit, por ky ligj nuk pranohet nga opozita si zgjidhje. Kandidatėt pėr deputetė, Shyqyri Duraku i PS-sė, Safet Sula i PD-sė, Mustafa Tola i LSI-sė dhe Astrit Kola i LZHK-sė, nė pėrgjigjet e tyre, shpalosin zgjidhjet e tyre pėr kėtė problem. Njėkohėsisht, veēori e kėsaj beteje elektorale nė zonėn 43 ėshtė fakti se dy partitė e mėdha, PD e PS, kanė vėnė pėrballė dy rivalė qė vijnė nga i njėjti qytet, Kukėsi. Sula dhe Duraku janė tashmė figura tė njohura pėr zonėn e Kukėsit dhe banorėt qė kanė ardhur prej andej, pėr shkak se zoti Sula ka qenė kryebashkiak i Kukėsit (1996-2000), kurse zoti Duraku deputet qė nga viti 2001.

 

Kamza ėshtė njė nga zonat mė tė vėshtira nė hartėn elektorale tė vendit, jo thjesht pėr pėrbėrjen e saj heterogjene, sesa pėr mprehtėsinė e problemeve qė ajo ka.

Legalizimi, punėsimi, shkollimi, shėndetėsia dhe shėrbimet publike, janė maja e ajsbergut tė shqetėsimeve tė zonės 43, nė tė cilėn kandidojnė figura tė njohura pėr kėtė zonė. Profili politik i secilit kandidat dhe platforma e tyre politike pėr Kamzėn, kėtė herė vijnė ndryshe para lexuesit, larg debatit ekstra politik, tipar dallues pėr zgjedhjet e kaluara nė kėtė zonė.

1-Cilėt do jenė zgjedhėsit qė do votojnė pėr ju?
Safet Sula (PD). Zgjedhėsit e zonės sime elektorale janė tė pozicionuar me vite si njė bastion i demokratėve, ku nė zgjedhjet e 2001 ka pasur njė terren rreth 3000-4000 vota pėr PD-nė. Unė besoj qė po kėta zgjedhės do tė jenė plotėsisht me mua, por sot mendoj se edhe votues tė tjerė tani kanė arsye pėr tė votuar pėr PD-nė. Kjo zonė, pėrveē problemit themelor, qė ėshtė ai i legalizimeve dhe qė me ligjin aktual nuk po arrin tė gjejė zgjidhje adekuate, ėshtė e diskriminuar edhe nė krahasim me zonat e tjera urbane. Prandaj them qė numri i votuesve do ta kalojė shifrėn e katėr viteve mė parė dhe kam njė bindje tė plotė fitoreje nė kėtė zonė.
Shyqyri Duraku (PS). Zgjedhėsit qė do tė mė votojnė mua do tė jenė njerėzit e thjeshtė, por edhe njė pjesė e biznesmenėve, me tė cilėt kam marrėdhėnie shumė tė mira. Unė bazohem mė shumė tek opinioni i mirė qė kanė njerėzit nė kėtė zonė, sepse edhe kandidimi im ka tė bėjė me lidhjet shpirtėrore qė kam unė dhe familja ime me Kukėsin, ku njė pjesė e mirė e zonės elektorale ėshtė e pėrbėrė nga qytetarė tė Kukėsit dhe zonave pėrreth. Pavarėsisht pikėpamjeve politike, zgjedhėsi shqiptar sot ka arritur njė pjekuri tė tillė, qė di tė bėjė edhe diferencimin individual. Unė nuk e kėrkoj votėn pėr njė rrogė parlamentari, as votėn si fanatik partie, por kėrkoj votėn si pėrfaqėsues i mijėra kuksianėve, dibranėve, tropojanėve, pukjanėve etj, tė cilėt sot kėrkojnė legalizim, urbanizim, punė dhe stabilitet.
Mustafa Talo (LSI). Njerėzit qė do tė mė votojnė mua janė ata qė janė lodhur nga politika e deritanishme, njerėzit e zhgėnjyer nga tė gjitha partitė e tjera, ata qė nuk kanė shkuar nė kutitė e votimit nė zgjedhjet e kaluara. Janė rreth 23 mijė votues qė nuk kanė shkuar nė kutitė e votimit zgjedhjet e kaluara. Sikur 5 mijė prej tyre tė jenė emigrantė, tė tjerėt janė aty. Vetėm nga kėta persona pėr LSI-nė do tė votojnė njė pjesė e madhe. Nga ana tjetėr ne kemi njė bazė tė fuqishme, sepse kemi strukturat tona nė tė gjithė territorin, dhe pėrballė LSI-sė konkurrojnė dy parti, tė cilat janė shpėrbėrė nga strukturat. PD-nė e kanė provuar shqiptarėt dhe i mbajnė mend mirė ngjarjet e 1997, si dhe PS-nė qė nga kjo kohė dhe deri nė 2005.
Astrit Kola (LZHK). Zgjedhėsit qė do tė mė votojnė janė ata qė, nė vitin 1997, votuan pro referendumit pėr ndryshimin e formės sė regjimit politik nė Shqipėri. Pra, nė favor tė NMT, Leka Zogu I. Pikėrisht, kėta zgjedhės do tė jenė ata qė do tė votojnė sėrish pėr alternativėn e drejtuar dhe pėrfaqėsuar nga NMT, Leka Zogu, rrjedhimisht edhe pėr mua, si njėrin nga kandidatėt e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar.

2-Cilat janė pikat kryesore tė platformės suaj elektorale?
Safet Sula (PD). Unė personalisht mendoj se njė deputet nuk duhet tė krijojė platforma elektorale. Platforma e njė kandidati pėr deputet ėshtė programi politik qė ka partia e tij. Kjo, besoj i bėn mė tė besueshme premtimet. Individualisht kandidati duhet tė jetė i ndershėm, tė pėrkushtohet pėr komunitetin, tė pėrfaqėsojė zėrin e kėtij komuniteti nė Parlament. Unė personalisht kam qenė kryetar bashkie dhe e di se ēfarė duhet tė bėjė njė pushtet lokal, ashtu siē duhet tė kihet parasysh se ēfarė mund t’i kėrkohet njė deputeti, detyra e tė cilit, natyrisht, nuk ėshtė ndėrtimi i urės apo lulishtes. Duke mos lėnė mėnjanė hallet dhe problemet e pėrditshme tė zgjedhėsve tė mi, unė do tė pėrpiqem tė jem pėrfaqėsuesi i tyre dinjitoz nė njė nga institucionet kryesore tė demokracisė, siē ėshtė Parlamenti.
Shyqyri Duraku (PS). Themeli i gjithė platformės sime elektorale ėshtė integrimi, jo thjesht si koncept lokal, por nė njė koncept mė praktik e mė tė gjerė. Kjo platformė e imja buron nga kėndvėshtrimi aktual qė u bėhet qytetarėve tė Kamzės, qė shpesh herė jo vetėm konsiderohen, por edhe trajtohen si qytetarė tė dorės sė dytė. Ata akoma vazhdojnė tė mos gėzojnė ato tė drejta ligjore dhe njerėzore qė ka fqinji i tij nė qytetin e Tiranės apo edhe nė qytete tė tjera. Me keqardhje konstatoj se i vetmi aks qė ka mbetur nė vendnumėro ėshtė ai Tiranė–Veri, ndėrsa akse tė tjera si ai Tiranė-Durrė apo Tiranė-Elbasan kanė pėsuar ndryshime cilėsore. Kamza nuk duhet tė mbetet njė dele e zezė pėr investime, pėr zhvillim, pėr shkollim e punėsim.
Mustafa Tola (LSI). Ne kemi ndėrtuar planin strategjik tė fushatės dhe platformėn zgjedhore tė zonės 43 mbi bazat e problemeve qė ka zona, mbi bazėn e problemeve qė ka nė pėrgjithėsi gjithė vendi, por nė radhė tė parė jam pėrqendruar nė infrastrukturėn e zonės dhe mė e veēanta e programit elektoral atje, nė raport me partitė e tjera, ėshtė qėndrimi qė mban LSI-ja pėr ēėshtjen e legalizimeve. Eshtė problemi thelbėsor qė shqetėson qytetarėt e asaj zone. Ligji i legalizimeve ėshtė njė ligj mjerimi dhe nuk ėshtė legalizimi, bashkė mė fasadėn qė mban brenda.
Astrit Kola (LZHK). Pika kryesore e platformės ėshtė premtimi dhe shtjellimi i argumentuar i idesė se vetėm LZHK-ja mund tė ndėrtojė dhe garantojė shtet dhe institucione tė vėrteta demokratike. Shteti fantazmė aktual, i uzurpuar plotėsisht dhe nė tė gjitha qelizat nga mafia politike, me vakumin institucional dhe arbitraritetin skandaloz, dhe jo vetėm qė pėrbėn komponentin mė negativ tė krizės totale, por ka stimuluar krijimin dhe potencimin e idesė sė gabuar, sipas sė cilės, ne shqiptarėt nuk jemi tė aftė tė bėjmė shtet.

3-Legalizimi ėshtė njė shqetėsim i madh, kryesisht pėr zonėn tuaj. Keni menduar ta trajtoni kėtė problem?
Safet Sula (PD). Legalizimi ėshtė njė nga prioritetet e mia kryesore. Dua tė theksoj se ky ėshtė njė problem ligjor, pasi ligji aktual ėshtė njė ligj i pazbatueshėm, sepse detyron qytetarėt qė kanė ndėrtuar nė kėto zonė tė paguajnė shuma tė mėdha. Kjo skemė pseudolegalizimi qė ofron ky ligj, e kthen komunitetin nė njė borxhli afatgjatė ndaj shtetit. Kjo do tė thotė qė ata pėr dekada tė tėra tė rrinė duke paguar (kuptohet nėse kanė mundėsi tė paguajnė) dhe njėkohėsisht kjo pasuri do tė mbetet e ngrirė pėr shumė vite tė tjera. Ky ligj bllokon iniciativėn e kėtyre njerėzve, duke i futur nė kėtė proces, pasi nuk kanė mundėsi pagese dhe vazhdimisht do tė jenė nė proces tė larjes sė kėtij borxhi ndaj shtetit. Ndryshimi i kėtij ligji dhe legalizimi me njė ligj tjetėr, me ato propozime qė ka vendosur PD-ja, nga 1-4 milionė lekė tė vjetra, i hap rrugėn legalizimit dhe e fut kėtė pasuri tė madhe nė treg. Mė e rėndėsishmja ėshtė qė ky legalizim tė mos ketė kėto vlera.
Shyqyri Duraku (PS). Nga konktatet e para qė kam nė kėtė zonė elektorale me banorėt e ardhur aty nga shumė fshatra tė veriut, mendoj qė ligji pėr legalizimet mė shumė se sa e bėn tė interesuar zonėn ku kandidoj, nuk e bėn asnjė zonė tjetėr tė Republikės. Kjo ėshtė zona mė informale sot pėr sot, por kam vėnė re qė shumė njerėz kėtė problem nuk e kanė tė qartė. Unė kam arritur tė organizoj gjatė kėsaj periudhe takime me Ministrinė e Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, me pėrfaqėsues qė merren me zbatimin e ligjit, pėr tė pėrcaktuar sa mė qartė se ēfarė pėrfitojnė banorėt dhe tregtarėt e Kamzės nga legalizimi. Nė thelb unė ua kam bėrė tė qartė se legalizimi ėshtė procesi mė i rėndėsishėm pėr ata qė kanė tė drejtėn ta pėrfitojnė kėtė, sepse nga ai moment ata bėhen pronarė tė rėndėsishėm tė njė objekti, shtėpie, magazine, aktiviteti tregtar etj. Kam vėnė re se tė gjithė banorėt e duan legalizimin, e duan ligjin, e duan urbanizimin. Por nga ana tjetėr ata kanė kontestimet e tyre tė natyrshme pėr vlerėsimin financiar tė ēdo njėsie. Duke qenė se ata vijnė nga zona ku kanė lėnė nga njė e dy shtėpi tė ndėrtuara me shumė mund e sakrifica, si dhe duke sakrifikuar akoma mė shumė me lėvizjen drejt Tiranės, u duket e vėshtirė pagesa pėr legalizimin.
Mustafa Talo (LSI). Angazhimi ynė ėshtė ai qė ka marrė pėrsipėr forca jonė politike, tė cilin e ka thėnė dhe Meta nė Parlamentin shqiptar. Qėndrimi ėshtė qė ky ligj tė abrogohet ose tė ndryshohet nė thelbin e vet dhe jo nė njė nen, pasi ai ėshtė i papranueshėm. Puna e parė qė do tė bėjė LSI-ja ėshtė qė ky ligj i mbrapshtė tė abrogohet, tė ndryshohet nė pėrmbajtje dhe legalizimi tė bėhet me ēmimin e vitit 1993.
Astrit Kola (LZHK). Angazhimi im nė zgjidhjen e problemit tė legalizimeve, (nėse arrij tė zgjidhem deputet), do tė jetė legalizimi i zonave informale dhe ndėrprerja e menjėhershme e pėrhapjes sė dukurisė sė zaptimit tė paligjshėm tė trojeve tė lira. Ndėrsa, pėr sa i pėrket kompensimit tė pronarėve, LZHK-ja do ta realizojė atė nėpėrmjet dhėnies sė trojeve shtetėrore akoma tė pauzurpuara nga mafia me koperturė politike, dhe sidomos nėpėrmjet konfiskimit tė trojeve tė zėna nga pushtetarėt dhe mafiozėt.

4-Njė tjetėr problem ėshtė varfėria dhe papunėsia. Nė programin tuaj elektoral, ēfarė parashikohet?
Safet Sula (PD). Problemet e kėtij komuniteti janė jashtėzakonisht tė mėdha, sepse ky ėshtė njė komunitet qė jeton nė njė zonė tė re, ku nuk ėshtė vėnė dorė nga shteti. Kėshtu qė PD-sė dhe qeverisė sė ardhshme i bie barra tė ketė nė vėmendje tė posaēme kėtė komunitet. Mendoj se njė nga detyrat e mia tė para do tė jetė hulumtimi dhe realizimi i njė treguesi tė qartė pėr fuqinė aktuale punėtore, pėr pėrqindjen e papunėsisė, pėr punėsimin aktual dhe nė kėtė kontekst do tė pėrgatis nė pėrputhje me programin e PD-sė njė platformė pėr zgjidhjen e problemit. Me kėtė rast kujtoj se edhe ata qindra banorė qė punojnė nė ndėrtimin e pallateve dhe vilave tė Tiranės punojnė nė tė zezė dhe ēdo fatkeqėsi e tyre nė punė dhe nesėr nė pension mbetet e pambuluar me sigurime shoqėrore. Pra, fillimisht duhet rregulluar tregu i punės dhe nė vazhdimėsi, pėrmes investimeve tė shtohen vendet e punė nė kėtė zonė.
Shyqyri Duraku (PS). Lidhur me problemein e papunėsisė do tė thoja se, pėr Kamzėn e Bathoren ka qenė fat qenia e Tiranės afėr. Kryeqyteti ka shėrbyer pėr zbutjen e pėrqindjes sė papunėsisė nė kėtė zonė, por vihet re se vetė zona nuk ka burime tė mjaftueshme pėr punėsimin. Tirana i ka tė gjitha mundėsitė pėr tė ofruar punė, sidomos tani qė ajo po ndėrtohet. Po kėshtu edhe segmenti Tiranė-Vorė, qė ėshtė njė zonė e mirė industriale ka ofruar shumė punė. Por pėrsėri, papunėsia ėshtė e madhe, sepse jo tė gjithė mund tė punojnė nė ndėrtim apo profesione tė tjera. Besoj se programet e zhvillimit dhe projektet, qė ka qeveria pėr Kamzėn do tė ofrojnė njė perspektivė mė tė mirė punėsimi. Punėsimi ėshtė njė pikė qė mė obligon edhe mua, jo thjesht si biznesmen, por edhe si deputet i kėsaj zone. Nxitja e biznesit tė brendshėm pėrmes kreditimeve do tė jetė njė ambicie e imja pėr tė gjithė ata qė kėrkojnė njė gjė tė tillė.
Astrit Kola (LZHK). Luftėn kundėr varfėrisė, LZHK-ja do ta bėjė nėpėrmjet zbatimit tė programeve tė njėmendta kundėr varfėrisė dhe atyre pėr zhvillimin ekonomik, zgjidhje qė janė prioritare nė platformėn tonė politike dhe elektorale. Pas ērrėnjosjes sė varfėrisė, qė ėshtė plaga mė e rėndė nė njė shoqėri demokratike dhe njėkohėsisht shprehje e tiranisė sė kamufluar tė oligopoleve dhe segmenteve tė politikės sė lidhur me to, lufta kundėr papunėsisė do tė jetė shumė mė e lehtė.
Mustafa Tola (LSI) Problemet mė madhore qė ka zona ku kandidoj unė janė varfėria dhe papunėsia. Varfėria shprehet te kushtet e jetesės dhe pamundėsia qė kanė qindra familje pėr tė bėrė njė jetė normale. Papunėsia, burim kryesor i kėsaj gjendjeje, ėshtė plaga qė vulos situatėn nė Kamėz. Pavarėsisht pėrpjekjeve qė janė bėrė, pėrsėri kjo zonė ka papunėsinė mė tė madhe. Kjo situatė nuk ėshtė mirė as pėr Tiranėn. Stabiliteti i zonės sė Kamzės ėshtė progres edhe pėr Tiranėn.

5-Vlerėsimi juaj pėr rivalėt?
Safet Sula (PD). Rivali qė kandidon pėrballė meje ėshtė ai i PS-sė. Eshtė patrioti im nga Kukėsi. Personalisht e njoh si ēdo kuksian. Nuk kam dėshirė tė shprehem mė tepėr. Populli i Kukėsit na ka parė tė dyve. Tė dy kemi marrė votat e kuksianėve.
Shyqyri Duraku (PS). Unė kam nderin tė kandidoj me kundėrshtarė shumė seriozė, njerėz qė i njoh nga larg, tė cilėt rrjedhin nga familje shumė tė mira dhe qė kanė dhėnė prova qė bėjnė punė tė mira. Kėshtu qė, edhe unė jam i obliguar tė bėj njė fushatė sa mė rezultative dhe sa mė tė qytetėruar. Pėr mua nuk ka rėndėsi beteja personale, por ballafaqimi pėr vlerat dhe alternativat.
Mustafa Tola (LSI). Rivalėt e mi unė i vlerėsoj nė raport tė partive politike qė pėrfaqėsojnė. Nuk kam gjė me planin elektoral tė tyre, sepse nuk i njoh mirė, por forcat e tyre politike, sidomos PD-ja dhe PS-ja janė forca politike tė konsumuara dhe nuk mund tė japin diēka tė re pas shumė vitesh.
Astrit Kola (LZHK). Pavarėsisht se e vlerėsoj realisht fuqinė politike dhe mbėshtetjen e tyre, ndiej se mund t’i rivalizoj me dinjitet. Mendoj se nė raport me ta kam avantazhe nė planin politik, ideor dhe programor. Jam i bindur se gara nė zonė tonė do tė jetė intriguese, e fortė dhe dinjitoze.

 

Rezultatet e zgjedhjeve tė 2001

proporcional
Shaban Memia PD+BF 7824 vota ose 55.1%
Muhabet Bela PS 4370 vota ose 30.8%
Qiqiri Cenaj AD 420 vota ose 2.96%
Fajton Softa PV 396 vota ose 2.78%
Osman Shehu PR 329 vota ose 2.32%
Pavlin Mema PLPSH 199 vota ose 1.40%
Rustem Preci PSD 183 vota ose 1.29%
Sokol Frroku PDK 164 vota ose 1.15%
Muharrem Tatoshi PKBSH 69 vota ose 0.48%
Sadik Troēi PBDSH 52 vota ose 0.36%
Fiqiri Burreli Pl.Mon.D 42 vota ose 0.29%
Qamil Gjuci PKSH 35 vota ose 0.24%
Fajton Liksinaj P.KONS 24 vota ose 0.16%
Hazis Porja PASH 24 vota ose 0.16%

mazhoritar
PD+BF 7857 vota ose 54.96%
PS 4005 vota ose 28.01%
PDK 1.012 vota ose 7.08%
PDR 439 vota ose 3.07%
PSD 295 vota ose 2.06%
PBDNJ 157 vota ose 1.09%
PAD 156 vota ose 1.09%
PKSH 115 vota ose 0.80%
PKBSH 58 vota ose 0.40%
PBD 50 vota ose 0.35%
PAA 24 vota ose 0.16%
PBSH 20 vota ose 0.14%
PSKSH 18 vota ose 0.12%
PLPSH 16 vota ose 0.11%
PBDSH 13 vota ose 0.09%

 

Safet Sula
Kryebashkiaku i luftės sė Kosovės

Safet Sula kandidon pėr herė tė parė nė zgjedhjet parlamentare tė kėtij viti, si pėrfaqėsues i Partisė Demokratike. Zoti Sula mbahet mend nė opinionin e gjerė si kryebashkiaku i qytetit qė pėrballoi krizėn humanitare tė luftės sė Kosovė. Safet Sula ėshtė anėtar i partisė mė tė madhe opozitare, qė nga viti 1995. Eshtė i martuar dhe ka dy fėmijė. Safet Sula ka lindur nė Kukės nė vitin 1961. Studimet e larta i ka kryer nė universitetin e Shkodrės, nė degėn Fizikė Speciale, tė cilat i ka pėrfunduar nė vitin 1987. Mė pas ai ėshtė emėruar asistent pedagog nė universitetin e Shkodrės. Nga ky post ėshtė larguar me dėshirė nė vitin 1993 dhe mė pas ka punuar rreth njė vit nė Drejtorinė Arsimore nė qytetin e Kukėsit. Nė vitin 1996-2000 ka qenė kryetar i bashkisė sė Kukėsit. Sula ka punuar mė pas nė Tiranė, nė Drejtorinė e Doganave pėr rreth tre vjet.

Shyqyri Duraku
Biznesmeni pa teserė partie

Shyqyri Duraku, deputeti aktual i PS-sė kandidon nė zonėn e Kamzės, duke synuar kėshtu tė fitojė njė mandat tė dytė nė zgjedhjet e 3 korrikut. Zoti Duraku ka lindur nė vitin 1954 nė qytetin e Kukėsit. Kandidon nė zonėn zgjedhore 43, si pėrfaqėsues i Partisė Socialiste, ndėrkohė qė nuk ėshtė anėtar i PS-sė. Duraku ėshtė i martuar dhe ka pesė fėmijė. Studimet e larta i ka kryer nė universitetin e Tiranės pėr Shkenca politike. Shyqyri Duraku pjesėn mė tė madhe tė jetės ia ka kushtuar biznesit, duke filluar nga viti 1990. Aktualisht ėshtė pronari i “Eurodrin”, njė nga firmat e karburanteve mė tė mėdha nė Shqipėri. Gjithashtu ai ėshtė dhe aksioner nė shoqėrinė e sigurimeve “Sigal”, si dhe nė mjaft shoqėri tė tjera, brenda vendit dhe nė Kosovė. Eshtė njė nga biznesmenėt mė tė suksesshėm nė vend.

Mustafa Tola
Dibrani i LSI nė garė pėr Kamzėn

Mustafa Tola kandidon pėr herė tė parė si pėrfaqėsues i LSI-sė nė zgjedhjet e tre korrikut. Eshtė i martuar dhe ka fėmijė. Ai ka qenė njė nga anėtarėt e PS-sė, nė vitet 1990-2004, por mė pas ka aderuar nė radhėt e LSI-sė. Tola ėshtė banor nė zonėn ku do tė kandiojė, edhe pse vendlindja e tij ėshtė Dibra. Studimet e larta i ka kryer nė Universitetin Bujqėsor tė Tiranės, nė Fakultetin e Mjekėsisė Veterinare. E ka ushtruar kėtė profesion pėr njė kohė tė gjatė. Aktualisht ėshtė anėtar i Kėshillit Koordinues Kombėtar pėr mbrojtjen e konsumatorit nė Ministrinė e Ekonomisė. Nė zonėn zgjedhore ku kandidon dhe jeton, Tola ėshtė kryetar i Komitetit Drejtues tė zonės pėr LSI-nė, i zgjedhur sipas parimit “njė anėtar, njė votė”. Gjithashtu ėshtė anėtar i Konventės Kombėtare tė LSI-sė dhe i propozuar pėr strukturat e larta.

Astrit Kola
Gazetari qė synon politikėn

Astrit Kola kandidon nė zgjedhjet e tre korrikut si kandidat i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar. Eshtė i martuar dhe ka njė fėmijė. Ka lindur nė qytetin e Burrelit nė vitin 1955. Studimet e larta i ka kryer nė Universitetin Bujqėsor tė Tiranės, nė degėn Mjekėsi Veterinere. Pėr shumė vite ka punuar nė profesionin e tij. Angazhimi i tij nė politikė ka nisur qė nė vitin 1990, si njė nga themeluesit e PD-sė, si njė angazhim qė pėrfshin kontribute dhe pjesėmarrje nė forume drejtuese lokale tė kėsaj partie dhe nė mediat e djathta opozitare. Aktualisht ėshtė anėtar i Partisė Lėvizja e Legalitetit, ku mbulon funksionin e zėdhėnėsit politik tė saj, si dhe tė kryeredaktorit tė organit tė saj periodik, gazetės “Atdheu”. Astrit Kola ka qenė mjaft aktiv nė shtypin shqiptar, kryesisht nė gazetat e djathta, nė tė cilat ka botuar mjaft artikuj me tematikė politike.