http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
Faqe 6 - Politikė

 

Sesioni i ri/ Grupit qė pėrfaqėson Lekėn I i shtohen dhe dy deputetė. Shkrihet e “Djathta”

 

Shehi dhe Metko bashkohen me LZHK

Pas largimit tė Karamelos, nė rrezik edhe “Qendra Liberale”

 
Bledar Hoti

Grupi parlamentar Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar pritet tė marrė nė gjirin e saj edhe dy deputetė tė tjerė nga spektri i djathtė parlamentar.

Pas shkėputjes sė bujshme tė disa deputetėve tė djathtė si republikani Maksim Begeja, ballisti Shpėtim Rroqi, kėsaj lėvizjeje pritet qė t’i shtohen edhe dy deputetė tė tjerė Dashamir Shehi dhe Uran Metko, duke rrezikuar shkrirjen e njė grupi tjetėr parlamentar “E Djatha”. Sipas burimeve pranė LZHK-sė, Shehi dhe Metko do tė jenė pjesėtarėt e rinj tė grupit parlamentar tė monarkistėve, duke e ēuar nė tetė numrin e tyre. Ndėrkohė qė ende nuk ėshtė vendosur nėse do tė jetė pėrsėri Begeja kryetar i grupit parlamentar ose jo, pasi mund tė jetė edhe Shehi. Grupi parlamentar LZHK u krijua nė shtatorin e vitit 2004. Njė lėvizje e tillė bėri bujė, pasi me largimin e Rroqit dhe tė Begejės u shkri njė grup parlamentar, ai i PBK-sė dhe PR-ja shpėtoi falė ndihmės sė dhėnė nga PD-ja, duke i dhėnė deputetėt e saj borxh.

Grupet parlamentare
Pėr kėtė sesion parlamentar pritet qė tė reduktohet numri i grupeve parlamentare, pasi “E Djathta” ėshtė drejt shpėrbėrjes. Nga 12 grupe parlamentare qė janė aktualisht, numri i tyre pritet qė tė shkojė nė 11 tė tillė. Nga ky grup parlamentar kanė qenė deputetėt Dashamir Shehi PDRN, Uran Metko PBK, Alfred Cako i PBKD-sė dhe dy demokratėt Brahim Bruka dhe Zef Gjoka. Ndėrkohė qė i vetmi deputet qė mbetet pa grup parlamentar ėshtė Cako. Sipas burimeve pranė LZHK-sė, pretendenti pėr fronin mbretėror gjatė kėtyre ditėve po vazhdon trativa me deputetė tė djathtė pėr tė shtuar mė tepėr grupin parlamentar, me qėllim pėr t’u bėrė faktor politik nė Kuvend. Ndėrsa grupet e tjera parlamentare tė djathta pritet qė tė mos ndryshojnė, duke mbajtur pothuajse tė njėjtėt deputetė nė grup. PD-ja do tė ndihmojė republikanėt pėr tė pasur grupin e tyre parlamentar, duke i huazuar dy deputetėt Luan Malltezi dhe Ndriēim Babasi. Gjithashtu, edhe PBL-ja e Teodor Laēo pritet qė tė ketė tė njėjtin grup parlamentar. Nga ana e kampit tė majtė politik mė nė rrezik ėshtė PBDNJ-ja, e cila me largimin e deputetit Karamelo mund tė detyrojė kreun e kėsaj partie Dule qė tė kėrkojė deputetė borxh nga PS-ja pėr ta ruajtur atė. Nė grupin parlamentar i “Qendrės Liberale Demokrate”, bėjnė pjesė deputetėt Ejup Tabaku i PS-sė, Ligoraq Karamelo, Kristo Goēi, Neritan CEKA(PAD) dhe Vangjel Dule. Pas largimit tė Karamelos nga PBDNJ-ja ky grup aktualisht ėshtė nė krizė. Zgjidhja pėr kėtė grup mund tė vijė vetėm nėse i bashkohet kreu i PDS-sė, Paskal Milo, i cili nuk ėshtė i angazhuar nė asnjė grup parlamentar. Krijimi i grupeve parlamentare sipas Rregullores nis ēdo fillim sesioni, ku deputetėt duhet tė deklarojnė se mė cilin grupim politik do tė jenė nė tė ardhmen.

 

Rregullorja e re dhe grupet parlamentare

Kuvendi i ri Shqipėrisė, i cili do tė dalė pas zgjedhjeve tė reja parlamentare tė kėtij viti, do tė funksionojė mbi bazėn e njė rregulloreje tė re. Ky dokument qė pėrbėn “kushtetutėn” e kėtij institucioni ėshtė miratuar nė dhjetor tė vitit tė kaluar. Nė tė ėshtė parashikuar krijimi i grupeve parlamentare me nga shtatė deputetė, duke e rritur numrin e detyrueshėm pėr formimin e tyre. Nga pesė deputetė qė ėshtė aktualisht, rregullorja e re thekson se “pėr formimin e njė grupi parlamentar nevojiten se duhen shtatė deputetė”. Ndėrkohė qė nė kėtė rregullore ėshtė hequr sanksionimi, i cili nuk lejohet qė deputetėt e partive tė tjera tė jepen nė formė huazimi pėr partitė e vogla politike, pėr tė pasur mundėsinė e krijimit tė njė grupi parlamentar. Njė gjė e tillė ka favorizuar sė tepėrmi partitė e vogla, tė cilėt edhe pas kėtyre zgjedhjeve do tė shpresojnė qė tė marrin nga dy partitė e mėdha deputetėt e tyre, me qėllim pėr tė pasur mė shumė pėrfitime ekonomike si grup parlamentar.

 

Grupet parlamentare

Grupi parlamentar “E Djathta”
1. Alfred ĒAKO Lista Shumemėrore
2. Brahim BRUKA Zona 44
3. Dashamir SHEHI Lista Shumemėrore
4. Uran METKO, kryetar, Lista Shumemėrore
5. Zef GJOKA Zona 12

Grupi parlamentar i qendrės Liberal Demokrate
1. Ejup TABAKU Zona 46
2. Ligoraq KARAMELO, kryetar, Lista Shumemėrore
4. Kristo GOCI, sekretar, Lista Shumemėrore
3. Neritan CEKA, n/kryetar Lista Shumemėrore
5. Vangjel DULE Lista Shumemėrore

Numri aktual i grupeve
1. Grupi parlamentar i PS-sė
2. Grupi parlamentar i PD-sė
3. Grupi parlamentar i LSI-sė
4. Grupi parlamentar i PDR-sė
5. Grupi parlamentar i LZHK-sė
6. Grupi parlamentar i Qendrės Liberaldemokrate
7. Grupi parlamentar “Tė Gjelbrit”
8. Grupi parlamentar i PSD-sė
9. Grupi parlamentar i PR-sė
10. Grupi parlamentar i Djathtė
11. Grupi parlamentar Liberaldemokrat
12. Grupi parlamentar Aleanca pėr Demokraci

 

Kėrkohet qė kjo trevė tė mos lihet jashtė vėmendjes nga qeveria
Shkodėr, krijohet “Lidhja e Veriut”

Njė grup tė rinjsh nga Veriu dhe Verilindja e Shqipėrisė kanė ndėrmarrė njė nismė tė quajtur “Lidhja e Veriut”. Kjo nismė ka pėr qėllim qė tė rrisė peshėn nė vendimmarrje pėr popullsinė e kėsaj treve, si dhe tė tentojė njė zhvillim mė tė balancuar mes pjesėve tė vendit. Sipas Alban Krajės, njė nga anėtarėt e grupit nismėtar tė kėsaj lėvizje, qėllimi i kėsaj nisme nuk ėshtė pėrēarja e vendit nė Jug-Veri, por njė integrim mė tė madh tė kėsaj treve tė Shqipėrisė, e cila ėshtė lėnė nė prapambetje. Gjithashtu, “Lidhja” ka pėr qėllim punėn pėr zhvillim tė barabartė midis krahinave tė vendit pa dallime, pėr t’i dhėnė njė zhvillim tjetėr kėtyre zonave. “Tė gjithė jemi dėshmitarė qė Veriu ėshtė lėnė nė stanjacion, ėshtė lėnė nė mėshirė tė fatit, ndryshe nga pjesa jugore e vendit. Nuk mund tė ketė ecje pėrpara dhe integrim tė Shqipėrisė pa njė zhvillim tė tė gjitha pjesėve tė vendit”, tha Kraja. Nė muajin shkurt do tė zyrtarizohet selia e kėsaj lėvizje nė Shkodėr ku do tė jetė edhe qendra e saj, ndėrsa do tė punohet gradualisht pėr tė shtrirė degėt nė tė gjitha rrethet veriore dhe verilindore tė vendit deri nė Tiranė. Nė kėtė lėvizje duhet tė pėrfshihen tė gjithė ato potenciale njerėzore qė ka kjo trevė, e cila ka bėrė jo pak pėr historinė dhe kulturėn e Shqipėrisė, pa dallime politike. “Nė rast se vullneti i masės e kėrkon qė kjo lėvizje duhet tė marrė pjesė edhe nė zgjedhjet e qershorit, ne nuk do ta pėrjashtojmė kėtė mundėsi”, kanė pohuar nismėtarėt e kėsaj lėvizje. Kėshtu, “Lidhja e Veriut” duket tė jetė njė lėvizje politike rajonale, e ngjashme pėr nga emri dhe formati me “Lega Nord” tė kryesuar nga senatori Umberto Bossi nė Itali. Por, ndryshe nga kjo e fundit, e cila shfaqet si njė lėvizje separatiste, “Lidhja shqiptare e Veriut” kėrkon bashkėngjitjen e veriut tė vendit me zhvillimin e krahinave tė tjera tė vendit. Nė Itali, Veriu i pasur kėrkon shkėputjen nga Jugu mė i pazhvilluar, ndėrsa “Lidhja e Veriut” e drejtuar nga Alban Kraja, kėrkon bashkimin e veriut tė varfėr me jugun, si njė pjesė mė e zhvilluar e vendit.

Ē’ėshtė “Lidhja e Veriut”

“Lidhja e Veriut” duket se pėrfaqėson njė nismė jo mė shumė politike, sesa qytetare tė banorėve tė njė treve me tradita si Shkodra, por qė shpeshherė e konsideron veten tė anashkaluar nga pushteti. Njė nga drejtuesit e kėsaj lėvizje, Alban Braja, duket se ėshtė nisur nga modeli i “Lega Nord” nė Itali, meqenėse punon dhe jeton atje prej vitesh, pavarėsisht se ka ndryshuar mjaft nė thelbin e kėsaj nisme.

 

 

 
E Marte, 04 Janar 2005 http://www.korrieri.com/
Spahiu: PLL mund te mos njohe rezultatin e zgjedhjeve
Legalistet vleresojne se viti 2004 u mbyll me deshtimin e plote te Reformes zgjedhore, cka eshte nje paralajmerim qe zgjedhjet e ardhshme parlamentare jane te rrezikuara. Kryetari i PLL, Eqerem Spahiu, deklaron se PS dhe PD, me marreveshjet e tyre antikushtetuese dhe antidemokratike, u deshmuan shqiptareve dhe nderkombetareve se jane shume larg parimeve dhe standardeve demokratike per zgjedhje te lira, te ndershme, e me shanse te barabarta per te gjithe konkurruesit. "Nese do te merrej parasysh propozimi i PLL per nje sistem zgjedhor proporcional te paster, nuk do te bllokohej reforma, pasi nuk do te kishim nevoje per ndarje te zonave elektorale. Nese do te respektoheshin rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit te Venecias; kerkesat e kreut te Shtetit Alfred Moisiu; renditja e partive ne zgjedhjet parlamentare sipas rezultateve te shpallura nga KQZ; realitetet e reja politike etj., lidhur me kontrollin e votes ne komisionet zgjedhore – nuk do te kishim bllokim te projekt-ligjit per Kodin zgjedhor", vlereson Spahiu. Sipas tij, ndarja e zonave elektorale nuk eshte nje deshire e PLL apo PD, por eshte nje domosdoshmeri perballe realitetit te ri elektoral, prandaj i ben thirrje PS qe te heqe dore nga aventura e saj per te perfituar te pakten 5- 6 deputete, pa u futur akoma ne zgjedhje, pasi kete nuk do ta pranojne partite opozitare, por edhe shumica e shqiptareve. "Ne i bejme thirrje PS dhe PD, qe te mos behen bashke ne synimin per kontrollin e plote te votes gjate procesit te votimit, transportit te kutive dhe ate te numerimit te votave ne KZZ, sepse kjo kompromenton zgjedhjet. Tendenca e tyre per te menjanuar PLL nga ky proces shume i rendesishem, do te kundershtohet ashper deri ne mosnjohjen e rezultatit te manipuluar", ka deklaruar Spahiu.

A.M
 
 

Leka Zogu I shprehet se Kosova eshte ne rrugen e krijimit te shtetit te pavarur

Lajmi i ores 12:30 PM

Leka Zogu

TIRANE (4 Janar) -Pretendenti per fronin mbreteror te shqiptareve Leka Zogu I eshte shprehur se Kosova eshte ne rrugen e krijimit te shtetit te pavarur. Drejtuesi i Levizjes per Zhvillim Kombetar Leka Zogu thote se roli i Tiranes duhet te jete me ndikues edhe per shqiptaret ne ish-republiken jugosllave te Maqedonise. Problemet e shqiptareve jane ne vemendje edhe ne jugun e rajonit. Leka Zogu mendon se camet duhet t'i fitojne te gjitha te drejtat e tyre etnike ne Greqi, megjithese, sic eshte shprehur, "fqinji yne jugor nuk po bene hapa perpara per te permiresuar kete imazh". db/db (Kosova/BalkanWeb)  http://www.balkanweb.com/

 

Monday, January 3, 2005 Posted: 4:07 PM

 

Agreement between PD and PS, an important step for 2005 elections
progress


TIRANA, Jan 3 (ATA) - By A.Struga, M.Marini/ - Bilateral
agreement, signed by the end of 2004 from Socialist Party (PS)
and Democratic one (PD,) marked a positive and important step for
the progress of 2005 parliamentary elections.
Mediation of OSCE enabled attainment of compromise between
the two main policies forces in Albania, PS and PD, as regards
division of constituencies, an issue towards which both parties
had opposite stands.
Following the two-day talks, chairmen of parliamentary
groups of PD and PS, respectively Bamir Topi and Gramoz Ruēi,
decided to recompile a new law on division of constituencies. The
draft-law will be based on registration of 2001 year of the
population, as well as on the lists of electors and voters who
had participated in electoral processes of 2000 and 2003 years.
The new agreement between PS and PD actually envisages
voting of the amendments in the electoral code by the Parliament
on January 2005, whereas, the draft on division of constituencies
will be voted within February.
New pact between the two main parties nears concretization
of the electoral reform and marks a positive development in the
relations of political cooperation between the majority and the
opposition./lola/e.p/