E Shtune, 05 Mars 2005 http://www.korrieri.com/

Kaos ne LZHK per postin e Begese

 Deklarata kontradiktore te kryetarit te grupit parlamentar, Maksim Begeja, dhe nenkryetarit te Partise "Levizja e Legalitetit", Murat Basha

Kryetari i Grupit Parlamentar i Levizjes per Zhvillim Kombetar, Maksim Begeja hodhi poshte zerat, e pak diteve me pare, se Pretendenti per Fronin Mbreteror, Leka Zogu I e ka shkarkuar nga detyra. Sipas Begese, asgje nuk eshte e vertete ne lidhje me ndonje doreheqje apo largim te mundshem te tij nga Kryesia e Grupit Parlamentar te LZHK-se.

Kjo ceshtje e perhapur rreth tre dite me pare, nuk eshte komentuar as nga Oborri Mbreteror, te cilet jane te vetmit qe mund te konfirmojne te verteten e asaj qe ka ndodhur. "Te gjitha keto jane me teper, insinuata te bera nga nje e-mail klandestin, pirat, por qe sigurisht ka nje prapavije te disa forcave te tjera politike, jashte LZHK-se, te cilat kerkojne ne nje menyre apo ne nje tjeter te denigrojne kete levizje, te cilen e shohin si nje levizje qe do t'i konkuroje denjesisht ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare", eshte shprehur dje, deputeti Begeja.

Nderkaq, informacioni se Kryetari i Grupit Parlamentar i LZHK-se, Maksim Begeja eshte shkarkuar nga detyra e tij, u shpernda disa dite me pare ne emer te LZHK-se, me ane te postes elektronike (e-mail) ne te gjitha redaksite e lajmeve. Ne njoftimin e shperndare thuhej gjithashtu se, Grupi parlamentar i LZHK-se do te vazhdoje aktivitetin e tij me te njejten perberje, ndersa kryetari i ri i ketij grupi do te emerohet ne ditet e ardhshme.

Gjithsesi, mesohet se vete Begeja ka patur nje konflikt me Kryetarin e Partise Levizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu, ne mbledhjen e rradhes se Grupit Parlamentar te LZHK-se. Nderkohe, Nenkryetari i PLL-se dhe nje nga perfaqesuesit e LZHK-se, Murat Basha, pranon se lajmet e publikuara ne shtypin shqiptar, edhe mund te jene te verteta. "Nuk kam asistuar ne ate mbledhje. Une di ate cka dini ju nepermjet shtypit dhe kam pershtypjen se ajo qe thote shtypi eshte e vertete", deklaroi dje, Basha.

R. K


E Premte, 04 Mars 2005 http://www.kohajone.com/

Tė VEGJLIT KUNDėR NDARJES ZGJEDHORE

LZHK-sė iu shtuan edhe votat e dy deputetėve socialistė, Mezan Malaj dhe Hasan Hoxha. Ndėrsa deputetėt e LSI-sė nuk morėn pjesė nė kėtė votim. Tė gjithė deputetėt qė folėn e kishin hallin te zona e tyre tė cilave mund t"u ishte hequr ndonjė komunė apo ndonjė fshat. Argumenti qė ofronin kundėr kėtij projekti tė sjellė nė Kuvend ishte mosrespektimi i numrit mesatar tė votuesve nė zonat e tyre. Kryetari i Partisė Argrare, Lufter Xhuveli, e cilėsoi hartėn zgjedhore rezultat tė njė pazari dylapėsh tė bėrė nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. "Ky projekt qė ju na keni sjellė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė pėshtjellim dhe aspak njė pėrmirėsim", tha Xhuveli. Ai nėnvizoi se ky pėrshtjellim u bė pas njė vonese gjashtėmujore, periudhė nė tė cilėn dy palėt shkėmbyen komuna e zona elektorale pėr t"i ardhur nė ndihmė njėra-tjetrės duke mos menduar aspak pėr interesin kombėtar. Deputeti socialist Hasan Hoxha kundėrshtoi kalimin qė u ėshtė bėrė dy komunave tė Tiranės, Baldushk dhe Pezė, pėr nė qarkun e Rrogozhinės. "Kjo ėshtė e papranueshme. Si mundet qė kėto dy komuna tė Tiranės tė kalojnė nė zonat zgjedhore tė Rrogozhinės. Unė si deputet i dalė nga kėto dy komuna nuk e pranoj njė gjė tė tillė pasi ėshtė absurde", tha Hoxha. Por nuk ishte i vetmi deputeti Hoxha qė nuk e pėlqeu ndarjen e re tė zonave elektorale. Kreu i legalistėve, Ekrem Spahia, u shpreh se me ndarjen e re tė bėrė nga PS-ja dhe PD-ja nuk ėshtė bėrė gjė tjetėr veēse njė copėzim i zonave ku fitorja ka qenė gjithnjė e kėsaj partie. "Ju keni frikė nga fitorja e LZHK-sė dhe pėr tė penguar njė gjė tė tillė keni bėrė njė ndarje qė nuk ėshtė aspak konform kritereve qė ne kemi miratuar nė kėtė parlament", tha Spahia. Megjithė kundėrshtimet e disa deputetėve, votat e socialistėve dhe tė demokratėve bėnė tė mundur kalimin e projektit. Ndėrkohė kreu i parlamentit, Servet Pėllumbi, bėri tė ditur se Presidenti i Republikės kishte dhėnė pėlqimin pėr futjen nė fuqi tė kėtij projektligji menjėherė pas miratimit tė tij.

Kontestimi i LSI-sė

Pas shpalljes sė vendimit tė grupit tė LSI-sė kundėr ndarjes sė re elektorale, deputetėt e kėsaj force politike nuk morėn pjesė nė procesin e votimit. Kreu i grupit, Brokaj, u shpreh se "kjo ndarje ka krijuar vetėm njė zonė pėr zotin Nano".

Zona zgjedhore me numėr 99 qė i pėrket qarkut tė Sarandės nuk ka mbetur pa rėnė nė syrin e deputetėve tė cilėt e kundėrshtuan ndarjen e re zgjedhore. Aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr zonėn nė tė cilėn ka shpallur kandidaturėn pėr deputet kryetari i qeverisė dhe njėkohėsisht i Partisė Socialiste, Fatos Nano. Kreu i deputetėve tė LSI-sė, Sabit Brokaj, u shpreh se ndarja e re elektorale ka bėrė tė mundur vetėm krijimin e njė zone elektorale nė tė cilėn mund tė fitojė Fatos Nano. Ndėrsa kreu i legalistėve, Ekrem Spahia, u shpreh se zona me numėr 99 kishte 9555 zgjedhės mė pak se sa zonat qė janė krijuar nė zonėn e Burrelit. Sipas tij, nė krijimn e kėsaj zone nuk ėshtė zbatuar asnjė kriter nga ato qė ishin miratuar mė parė nga Kuvendi. Gjithsesi, njė problem i tillė nuk u ngrit nga opozitarėt e tjerė tė PD-sė, tė cilėt e cilėsuan kėtė hartė si njė nga mė tė mirat qė janė miratuar deri mė tani.

THANĖ NĖ PARLAMENT

Hasan Hoxha, PS

Harta zgjedhore ėshtė e papranueshme sepse ka zhvendosje tė tilla nga mesatarja deri nė shifrat e 20 pėr qindėve, nė njė kohė qė kodi e pėrcakton qartė se kjo zhvendosje duhet tė jetė vetėm 10 pėr qind. Gjithashtu zonat janė krijuar nė atė mėnyrė sa kalojnė nga njė rreth nė njė rreth tjetėr, duke mos marrė parasysh tė shkuarėn dhe kulturėn e njė zone. Nuk mund ta pranoj qė zonat e komunave Pezė dhe Baldushk, ta kenė qėndrėn e zonės nė Rogozhinė.

Lufter Xhuveli, PAA

Nė ndarjen e zonave ėshtė arritur njė marrėveshje qė nuk ka shtjellim dhe qė ėshtė e papranueshme. Janė bėrė bashkime komunash nga Bubullima e Lushnjes me komunėn e Pojanit tė Fierit qė ėshtė nė kufi me Mallakastrėn. Elektorati duhet tė vėrė mend dhe tė shohė se si manipulohet nga maxhoranca PS-PD.

Maksim Begeja, LZHK

Marrėveshja pėr ndarje zonale e votuar nga maxhoranca nuk respekton kriteret e pėrcaktuara nga Kodi Zgjedhor, pėr rrjedhojė, ne nuk mund ta pranojmė atė. Nė kėtė mėnyrė si ėshtė hartuar ajo jep njė shkas mė shumė pėr tė patur zgjedhje tė kontestueshme. Qėllimi i saj ėshtė qė tė ndajė nė tavolinė copat e tortės sė zgjedhjeve midis dy partive tė mėdha.

Sabit Brokaj, LSI

Edhe kjo marrėveshje, ashtu si gjithė marrėveshjet e tjera PS-PD, do tė shoqėrohet me efekte negative. Kjo marrėveshje ka qenė nėn merakun e kryeministrit Nano, i cili duke avancuar pėr nė Jug ka mundėsi qė ndonjė ditė tė kalojė pėrtej kufirit, ēka do tė ishte njė favor i madh pėr politikėn shqiptare.


 Faqe 6- Politikė http://www.panorama.com.al/  04/03/2005

 

Nė mbledhjen e Grupit Parlamentar tė LZHK i kėrkohet dorėheqja kreut tė Grupit

 

Leka Zogu shkarkon Begenė

Spahia apo Shehi mund tė zėvendėsojėn republikanin

 

Eva Gjura

Pėrshtjellime nė kampin e deputetėve qė pėrfaqėsojnė Lėvizjen e drejtuar nga Leka Zogu.

Maksim Begesė, ish-republikanit tė zgjedhur nė krye tė grupit parlamentar nė fillim tė sesionit tė ri parlamentar,i ėshtė kėrkuar dorėheqja nga drejtimi. Megjithėse asgjė nuk duket zyrtare, burime brenda oborrit mbretėror kanė deklaruar pėr “Panoramėn” se, nė mbledhjen e djeshme tė grupit parlamentar tė LZHK-sė, ku ka marrė pjesė dhe kreu i saj Leka Zogu, ky i fundit i ka kėrkuar dorėheqjen Maksim Begesė nga posti i kryetarit tė grupit parlamentarė tė LZHK-sė. Vetė Begeja e ka pranuar si tė pa vėrtetė,duke u shprehur se kėto janė vėtėm spekullime, sepse askush nuk i ka kėrkuar atij dorėheqjen nga posti i kryetarit tė grupit parlamentarė tė LZHK. Maksim Begeja ėshtė zgjedhur nė kėtė post qė nė fillim, kur u krijua grupi parlamentar LZHK, grup i cili mblodhi pranė vetes sė tij njė grup deputetėsh qė ikėn nga parti tė ndryshme, pėr t’u bashkuar me mbretin, megjithėse programet e partive qė ata pėrfaqėsonin nuk kishin asnjė lidhje me monarkinė. Begeja u largua nga posti i nėnkryetarit tė PR-s, pėr t’u bėrė anėtar dhe kryetar i grupit parlamentar tė LZHK-sė. Mėsohet gjithashtu nga oborri mbretėror se grupi parlamentar i LZHK-sė do tė vazhdojė aktivitetin e tij me tė njejtėn pėrbėrje, ndėrsa kryetari i ri i kėtij grupi do tė emėrohet nė ditėt e ardhshme. Dy janė emrat tė cilėt pretendojnė tė marrin drejtimin e grupit parlamentar tė LZHK-ė, demokrati i reformuar Dashamir Shehi,i cili ėshtė bėrė kohėt e funit anėtar i kėsaj lėvizjeje dhe kryetari aktual i PLL-sė, Ekrem Spahia. Pretendenti kryesor pėr tė drejtuar grupin parlamentar tė LZHK-sė ėhtė kryetari i PLL-sė, Ekrem Spahiu. Nga njoftimi zyrtar qė del nga oborri mbretėror mėsohet se nė mbledhjen e djeshme tė grupit parlamentar tė LZHK-sė, kryetarit aktual Begeja i ėshtė kėrkuar tė vazhdojė veprimtrinė pėr tė demaskuar marrveshjet, qė mund tė ēojnė nė manipulimin e zgjedhjeve dhe tė promovojė programin e LZHK-sė nė Kuvendin e Shqipėrisė. Nė kėtė mėnyrė, elektoratit shqiptar do t’i paraqitet alternativa e LZHK-sė, si njė alternativė nė dobi tė popullit shqiptar. Gjithashtu kryetari i LZHK-sė, Leka Zogu i I ka zhvilluar takime tė rėndėsishėm edhe me pėrfaqėsuesit e BSPSH-sė, tė kryesuar nga Gėzim Kalaja. Kalaja ka paraqitur edhe njė kėrkesė zyrtare pėr tė marrė pjesė nė Lėvizjen Elektorale tė LZHK.Takime kryetari i LZHK-sė ka zhvilluar dje edhe me kryetarin e komisionit elektoral tė LZHK-sė, Dashmir Shehi, ku ėshtė bėrė e njohur veprimtaria e disa prej Kėshillave tė LZHK nė zonat elektorale, tė cilat kanė organizuar takime me elektoratin, por edhe kanė pėrcaktuar problemet konkrete nė kėto zona.

 

Begeja: S’mė kanė hequr nga kryetar i grupit

Nuk ėshtė e vėrtetė se mė kanė kėrkur dorėheqjen nga posti i kryetarit tė grupit parlamentar tė LZHK-sė. Kėshtu ėshtė shprehur dje pėr “Panoramėn” Maksim Begeja. “Deklaratat e bėra nė lidhje me shkarkimin tim nuk kanė asnjė bazė vėrtetesie” ka theksuar Begeja, duke sqarur mė tej se ai vėrtet ka patur njė takim dje me kryetarin e LZHK-sė Leka Zogu, por ky i fundit nuk i ka kėrkuar shkarkimin e tij nga posti qė mban nė LZHK. Pėrkundrazi ėshtė shprehur Begeja, nė takimin qė pata me Leka Zogun mė ėshtė kėrkuar qė tė vazhdoj tė drejtoj grupin prlamentar tė LZHK-sė dhe veprimtarinė politike tė kėtij grupi pėr tė demaskuar marrveshjet qė mund tė ēojnė nė manipulimin e zgjedhjeve dhe tė promovoj programin e LZHK-sė nė kuvend. Lajmin pėr shkarkimin e Begėsė nga posti i kryetarit tė grupit prlamentar tė LZHK-sė nuk e ka pranuar as zėdhėnėsi i oborrit mbretėror Gėrmenji, duke u shprehur se nuk ėshtė e vėrtetė se Mbreti Leka i ka kėrkuar shkarkimin nga drejtimi i grupit parlamentar, deputetit Begeja. As kryetari i PLL-sė, Spahia i kontaktuar nga “Panorama” nuk ka dhėnė asnjė detaj lidhur me shkarkimin, ose jo tė Begesė, nga posti i kryetarit tė grupit parlamentar tė LZHK-sė, duke u shprehur se “nuk ėshtė detyrė e imja tė konfirmoj njė lajm tė tillė, por oborri mbretėror mund tė jap detaje tė mėtejshme”. Duke lėnė tė kuptohet se shkarkimi i Begesė ėshtė kėrkuar nga kryetari i LZHK-sė, Leka Zogu, megjithėse deputetė tė kėsaj lėvizjeje nuk duan ta konfirmojnė zyrtarisht.

 

Grupi parlamentar
Shehi synon drejtimin e LZHK-sė

Gjėrat nuk kanė shkuar dhe aq mirė nė LZHK me vajtjen e demokratit tė reformuar Dashamir Shehi. Mėsohet se deputeti Shehi ka shfaqur pretendimet e tij pėr tė qenė nė postet drejtuese tė kėsaj lėvizjeje dhe konkretisht pėr tė drejtuar grupin parlamentar tė LZHK-s. Me ikjen e Maksim Begese nga kryetar i grupit parlamentar tė LZHK-sė. Emri i Shehit ėshtė mė i mundshmi pėr ta zėvendėsuar.

 

Opozita reagon pas sqarimit tė qeverisė pėr abuzimet
Spaho: Administrata e Nanos rrit shpenzimet ēdo ditė

Qeveria Nano ėshtė qeveria me koston administrative mė tė lartė ndaj taksapaguesve shqiptarė. Vetėm njė ditė pasi zėdhėnėsi i qeverisė ka kundėrshtuar deklaratat e opozitės pėr shpenzimet e kabinetit “Nano”, Sekretari i Ēėshtjeve Ekonomike nė PD, Edmon Spaho, ka rishfaqur sėrish tė njėjtat akuza. “Administrata e qeverisė sė Nano-s gjatė vitit 2005 i kushton buxhetit tė shtetit 1095 milionė lekė, ajo e Ministrisė sė Financave 1027 milion lekė, ose sa gjithė fondi vjetor i pagesės pėr tė papunėt, ajo e Ministrisė sė Ekonomisė 606 milion lekė, e Ministrisė sė Drejtėsisė 676 milion lekė, e Ministrisė sė Punėve Publike 465 milion lekė, Shėrbimi Informativ 1105 milion lekė, e kėshtu me radhė” ka theksuar Spaho, duke sqaruar mė tej se tė gjitha kėto shpenzime janė bėrė dhe po bėhen pėr rikonstruksione dhe mobilime zyrash , blerje makinash dhe udhėtime jashtė shtetit. Megjithėse Drejtoria e Tatimeve shpenzon 1790 milion lekė dhe ajo e Doganave 1430 milion lekė, Shqipėria ėshtė vendi me evazion fiskal mė tė lartė nė Europė. Sipas Spahos, Shqipėria e krahasur me vendet e rajonit mbledh rreth 3 herė mė pak tatim mbi tė ardhurat personale,2 herė mė pak tatim mbi fitimin,3 herė mė pak tė ardhura nga sigurimet shoqėrore, e 2 here mė pak tė ardhura nga akcizat nė raport me PBB. Sekretari i ēėshtjeve ekonomike nė PD ka dhėnė edhe shifra tė tjera, duke tregur se qeveria e drejtuar nga kryeministri Nano rrit ēdo vit koston e adminitratės sė saj nga 19 miliardė lekė nė vitin 2003, nė 21 miliardė lekė nė vitin 2005. Lidhur me shpenzimet e qeverisjes sė ardhshme tė PD-sė,Spaho ėshtė shprehur se “PD-ja ka shpallur si thelbin e reformės sė saj zvogėlimin e qeverisjes dhe shkurtimin e shpenzimeve administrative”.

Dalipi: Shifrat e publikuar nga PD nuk janė tė vėrteta

Zėdhėnėsi i qeverisė, Aldrin Dalipi, i ka hedhur poshtė deklarimet e kryetarit tė PD-sė, Berisha, se shpenzimet e qeverisė Nano janė mbi 1 miliardė lekė. Sipas Dalipit, buxheti i veprimtarisė sė Kėshillit tė Ministrave, ėshtė nė shifrėn rreth 463 milionė lekė. Ai ka deklaruar se nė buxhetin e Kėshillit tė Ministrave pėrfshihet gjithashtu njė projekt i financuar nga BB, i cili kap shifrėn 530 milionė lekė, financimi i huaj pėr reformėn nė administratėn publike. Ndėrkohė, ai ka sqaruar se janė rritur shpenzimet, pasi ėshtė shtuar numri i institucioneve, nė zbatim tė Kushtetutės.

 

Nė Athinė
Nano: Emigrantėt do lėvizin lirisht pėr zgjedhje

Kryeministri Nano premton lėvizjen e lirė tė emigrantėve shqiptarė nė Greqi, nė kohėn e zgjedhjeve tė 3 korrikut nė Shqipėri. Nė ditėn e parė tė vizitės sė tij nė Athinė, Nano ėshtė takuar me njė grup emigrantėsh, qė jetojnė nė Greqi ku kanė qenė tė pranishėm edhe drejtues tė Bashkisė sė Athinės. “Pavarėsisht kohės sė miratimit dhe zbatimit tė ligjit tė ri grek pėr emigracionin, ne kemi marrė qė tani premtimin se nė kohėn e zgjedhjeve parlamentare nė Shqipėri, lėvizja pėr tė gjithė ata qė duan tė kontribuojnė pėr konsolidimin e demokracisė nė atdhe, lėvizja do tė jetė e lirė dhe e garantuar”, ka deklaruar Nano. Kryeministri Nano ka zhvilluar njė bashkėbisedim me emigrantėt pėr ēėshtjet, qė kanė tė bėjnė me jetėn e pėrditshme dhe problemet e tyre, integrimin e metejshėm nė jetėn shoqėrore dhe sociale greke, pėr hapat ligjorė qė po ndėrmerren nga tė dy vendet, pėr tė lehtėsuar jetėn e tyre nė Greqi. Emigrantėt e pranishėm nė kėtė takim, kanė falenderuar kryeministrin Nano pėr vėmendjen e treguar nė nxitjen e integrimit tė tyre nė shoqėrinė, ekonominė dhe institucionet e Greqisė. Ata janė shprehur gjithashtu, se jeta e tyre nė Greqi nuk ėshtė si mė parė, ėshtė shumė mė ndryshe, mė me dinjitet dhe e koordinuar, duke sjellė nė vėmendje faktin se shumė shqiptarė janė integruar dhe japin kontributin e tyre nė fushat e artit, kulturės, sportit, mjekėsisė, ekonomisė, si dhe nė shumė fusha tė tjera zhvillimi nė Greqi. Ndėrsa Nano ėshtė shprehur se ka progres tė madh nė trajtimin e emigrantėve nga qeveria greke. “Pa asnjė dyshim hallet tuaja sa vijnė e zbuten. Ato nuk janė hallet qė kishit para dhjetė vjetėsh, kur sapo kishit shkelur nė kėtė vend. Pėr kėtė arsye, edhe pse e di qė ende pėrballeni me halle tė pėrditshme, kam kėnaqėsinė tė vė re, progresin e jashtėzakonshėm qė keni kryer nė integrimin tuaj nė shoqėrinė ku jetoni, nė ekonominė dhe institucionet e Greqisė mike. Dhe kjo nuk ka qėnė e lehtė, pasi integrimi nė jetėn e Greqisė, nė analizė tė fundit ėshtė integrim nė jetėn e njė vendi antar tė Komunitetit Europian. Nė kėtė kėndvėshtrim ju jeni pararoja e integrimit tė Shqipėrisė nė kėtė Komunitet”, ėshtė shprehur Nano.


E Enjte, 03 Mars 2005  http://www.kohajone.com/

SINDIKATAT SHQIPTARE, MBESHTETJE PER LEKA ZOGUN

Ne zyrat e Partise Levizja e Legalitetit u nenshkrua dje zyrtarisht anetaresimi i Bashkimit te Sindikatave Profesinale te Shqiperise ne Levizjen per Zhvillim Kombetar. "Ky nenshkrim eshte zhvilluar ne seline e LZHK-se ne Tirane pas bisedimeve ndermjet kryetarit te LZHK-se, Leka Zogu I dhe kryesindikalistit Gezim Kalaja. Ne marreveshje eshte parashikuar qe sindikata e pavarur te kontribuoje maksimalisht ne fushate ne krah te LZHK-se dhe te kete ne listen e deputeteve nje numer te caktuar kandidatesh qe do te perzgjidhen ne keshillin ekzekutiv te LZHK-se", thuhet ne njoftimin per mediat te LZHK-se. Po keshtu, gjate dites se djeshme, kryetari i LZHK-se ka zhvilluar nje takim me deputetet e grupit te LZHK-se ku ka kerkuar me shume impenjim ne realizimin e politikave e programit elektoral te levizjes. "Deputetet kane rene dakord me kete kerkese te kreut te LZHK-se, Leka Zogu I", sqaron njoftimi i LZHK-se.


 E Enjte, 03 Mars 2005 http://www.korrieri.com/

LZHK, Leka Zogu largon Maksim Begene

Maksim Begeja duket se eshte larguar nga drejtimi i grupit parlamentar te Levizjes per Zhvillim Kombetar. Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te LZHK-se, qe u zhvillua nen drejtimin e Kryetarit te Levizjes per Zhvillim Kombetar, Leka Zogu, ky i fundit i komunikoi, z. Maksim Begeja, deri me sot kryetar i Grupit Parlamentar te LZHK, shkarkimin nga ky post. Grupi parlamentar i LZHK-se, sipas nje njoftimi per shtyp te zedhenesit te Levizjes, do te vazhdoje aktivitetin e tij me te njejten perberje, ndersa kryetari i ri i ketij grupi do te emerohet ne ditet e ardhshme. Por burime nga Oborri Mbreteror nuk konfirmuan nje vendim te tille te pretendentit te fronit, duke shtuar paqartesise rreth zhvillimeve politike ne rradhet e LZHK-se.

Maksim Begeja braktisi rradhet e Partise Republikane per te marre drejtimin e grupit parlamentar te Levizjes per Zhvillim Kombetar ne muajin shtator. Megjithate, marredheniet e tij me Partine "Levizja e Legalitetit" nuk ishin te mira. Gjate kesaj kohe ka patur debate te ndryshme mes deputeteve qe perbejne grupin parlamentar te LZHK-se.


03/03/2005  http://www.shekulli.com.al/

Sipas njė njoftimi pėr shtyp tė LZHK, Begeja ėshtė shkarkuar dje nga posti i kryetarit tė grupit parlamentar

LZHK, Leka shkarkon Maksim Begenė, deputetėt e mohojnė

N.Perndoj

TIRANE- Maksim Begeja nuk do tė jetė mė kryetari i grupit parlamentar i LZHK-sė. Sipas njoftimit pėr shtyp tė LZHK-sė, Begeja ėshtė shkarkuar dje nė mbledhjen e grupit parlamentar, qė u zhvillua nėn drejtimin e kryetarit tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar Leka Zogu. Ky i fundit i komunikoi deputetit Maksim Begeja, shkarkimin nga posti i kryetarit tė grupit. Grupi parlamentar i LZHK-sė do tė vazhdojė aktivitetin e tij me tė njėjtėn pėrbėrje, ndėrsa kryetari i ri i kėtij grupi do tė emėrohet ditėt e ardhshme. Nė fakt burimet e rezervuara kanė deklaruar dje pėr “Shekullin” se gjatė mbledhjes janė zhvilluar debate tė ashpra mes Begesė dhe Leka Zogut. Maksim Begeja, nuk e ka pranuar kėtė shkarkim duke paralajmėruar se ai mund ta braktiste lėvizjen. Kėtij “paralajmėrimi”, sipas burimeve, Leka i ėshtė pėrgjigjur me njė shprehje qė e thotė nė rastet e rralla tė nervozizmit “aq mė bėn!”
Nė mbledhje ėshtė diskutuar fillimisht rreth njė letre tė disa prej deputetėve tė LZHK drejtuar kreut tė kėsaj lėvizje Leka Zogu, ku kėrkohej qė Begeja tė rrinte nė krye tė grupit. Kjo letėr ėshtė pėrpiluar si reagim ndaj njė kėrkese tė mėhershme tė PLL e cila kėrkon shkarkimin urgjent tė Begesė, pėrndryshe PLL do tė radikalizojė qėndrimin e saj. Burimet saktėsuan se letrės sė deputetėve Leka Zogu i ėshtė pėrgjigjur shkurt dhe prerė se “kjo kėrkesė e juaja nuk pranohet”. Mė pas, gjithnjė duke iu referuar burimeve, Leka Zogu ka vazhduar nė ēėshtjen tjetėr, qė ėshtė pėrcaktimi i zonave pėr deputetė aktualė duke i pyetur secilin nė emėr. Sadedin Balla ka kėrkuar tė kandidojė nė Krujė. Et’hem Fezollari nė Pogradec. Maksim Begeja dhe Dashamir Shehu kanė kėrkuar tė kandidojnė tė dy nė tė njėjtėn zonė minibashkinė nr.8, ose Tiranėn e vjetėr. Shpėtim Roqi ka kėrkuar zonėn e “Varrit tė Bomit”, ndėrsa Uran Metko zonėn e Kodrės sė Priftit nė Tiranė.
Pakti
Pavarėsisht se ky ishte njė njoftim i shpėrndarė nga burime brenda LZHK-sė, deputetėt e ketij grupi e kanė mohuar shkarkimin e Begesė, ndėrsa me vetė ish-republikanin ka qėnė i pamundur kontaktimi. Sekretari i Marrėdhėnieve me Publikun, Shpėtim Rroqi, ka mohuar dje mundėsinė e shkarkimit tė Begesė. “Nė mbledhjen e grupit parlamentar tė LZHK-sė u rikonfirmua Maksim Begeja nė postin e kryetarit, Sadedin Balla si nėnkryetar ndėrsa unė sekretar i grupit, ndaj dhe asgjė nuk ėshtė e vėrtetė“,- tha Rroqi. Ndėrsa shumė prej deputetėve e kanė mohuar njė fakt tė tillė, burime tė rezervuara kanė theksuar pėr “Shekullin“ se Maksim Begeja ėshtė shkarkuar, por gjithēka ėshtė porositur qė tė jetė e fshehtė pėr t‘u bėrė publike vetėm ditėt nė vijim.