E Merkure, 05 Janar 2005 http://www.korrieri.com/
LZHK, forca e dyte ne krahun e opozites
Kryetari i grupit parlamentar te Levizjes per Zhvillim Kombetar, Maks Begeja, ka bere te ditur se Levizja e nismuar nga metonjesi per fronin mbreteror Leka Zog, synon qe ne zgjedhjet parlamentare te 2005, te jete forca e dyte politike ne krahun aktual te opozites. Sipas Begese, ky objektiv eshte teresisht i mundshem per faktin se LZHK tashme eshte nje realitet politik, tek i cili gjithnje e me shume po afrohen, jo vetem njerezit e zhgenjyer nga politika aktuale, por edhe ata qe rrine menjane per mungese te nje alternative serioze.

Gjithashtu, kreu i deputeteve te LZHK-se sqaron se, Levizja tashme ka perfunduar te gjithe ciklin pergatitor te programit te saj politik dhe elektoral dhe ka hyre ne fazen e perzgjedhjes se kandidateve per deputet per ne 100 zonat elektorale te vendit. "LZHK do te jete e hapur per koalicione qeverisese, duke marre ne vleresim nje bashkepunim kryesisht me forcat e spektrit te djathte politik qe sot jane ne opozite. Do te deshironim nje bashkepunim te ngushte paraelektoral me opoziten, por duke pare menyren se si po zhvillohen ngjarjet, LZHK eshte e vendosur te dale si formacion me vehte politik ne zgjedhje. Ceshtja e koalicioneve qeverisese do te diskutohet pas zgjedhjeve", nenvizon Begeja.

Sipas tij, nje efekt pozitiv per LZHK-ne ne zgjedhjet parlamentare te 2005, do te kete edhe puna e grupit te saj parlamentar, i cili, sipas te gjitha gjasave, do te jete me i madhj se ceshte tani. Begeja deklaron se LZHK eshte e hapur per cdo deputet te opozites qe te aderoje ne grupin parlamentar te LZHK, angazhim i cili, sipas tij, do te jape frute pozitive edhe ne zgjedhjet parlamentare.

A.META