PS e PD, si po "groposin" LSI e LZHK |
E Diele, 05 Qershor 2005 |
Projektet
e dy partive te medha per te demtuar rivalet ne secilin krah. Kalimi i
votave te socialisteve dhe demokrateve ne proporcional per aleatet
perkates, do te pakesoje numrin e deputeteve qe do te marrin nga lista
dy levizjet, ajo e Ilir Metes dhe Leka Zogut. Nje levizje qe rrit
pandershmerine e zgjedhjet te 3 korrikut Armando META Vezhguesit e proceseve zgjedhore ne vend deklarojne se zgjedhjet e 3 korrikut do te hyjne ne historine politike pluraliste te Shqiperise, ndoshta si zgjedhjet me te pandershme te zhvilluara ndonjehere ne vend. Kjo, sipas tyre, per shkak te deformimit qe dy partite e medha po i bejne proporcionalit, nepermjet praktikes se "Dushkut te Madh". Aplikimi i kesaj formule i ka bere thellesisht jo serioze koalicionet e krijuara, sidomos ate te opozites. Formula zgjedhore e percaktuar ne Kushtetute thote, se 100 deputete zgjidhen nga zonat njeemerore, ndersa 40 mandate ndahen nga lista e propocionalit. Kufiri per t'u perfaqesuar si force politike ne Parlament eshte 2.5 % e votave ne shkalle vendi, ndersa si koalicion eshte 4% e votave. Nderkohe Kodi Zgjedhor percakton se votimi behet me nje raund dhe se hyn ne Kuvend ai kandidat qe fiton me shume se kandidati qe eshte renditur i dyti. "Formula matematike ne Kod percakton se nese numri i vendeve ne mazhoritar qe ka fituar partia X eshte me i madh se perqindja e fituar ne proporcional (rasti i PS ne zgjedhjet e vitit 2001), atehere subjekti nuk perfiton asnje vend nga lista e proporcionalit. Pra, me pak fjale "Dushku i Madh" eshte e vetmja mundesi per dy forcat kryesore politike, per te bere te mundur formimin e qeverise qe do te dale pas 3 korrikut", shprehen eksperte te zgjedhjeve. Sipas tyre, te gjitha parashikimet tregojne qe votimi ne mazhoritar nuk do t'i jape me shume se 55 vende, maksimumi deri ne 58, nje force politike (qofte PS apo PD me satelitet), ndaj si menyre per te bere numrin e nevojshem te deputeteve, 71 (shumica parlamentare), do te jete pikerisht alokimi i votave te proporcionalit tek satelitet e partive kryesore. Cfare do te sjelle formula e "Dushkut"? Ekspertet e zgjedhjeve komentojne se zbatimi i kesaj formule do te zvogeloje automatikisht efektin LSI dhe LZHK, si dy formacione politike qe hyjne te vetme ne zgjedhje. Ne 2001, vetem fale votave te alokuara ne proporcional nga PS tek PAD, PA, PBDNJ, u arrit qe subjektet ne fjale te perfaqesoheshin ne Kuvend, duke e kapercyer pragun elektoral te 2.5 %. Per pasoje, koalicioni i majte fitoi rreth 9 depuetet (tre per cdo force), nderkohe qe u zvogelua numeri i deputeteve per PSD dhe PDR, te cilat pa mbeshtetjen e subjekteve te medha, kishin fituar vota ne shkalle kombetare. Gjinushi dhe Pollo, te "djegurit" e "mini- Dushkut" te 2001, do te jene perfituesit kryesore te skemes qe po pergatitet. Por kesaj rradhe efekti zinxhir eshte me i madh. Disa dite me pare PD u regjistua me rreth shtate parti, dhe nese bejme nje llogari te thjeshte keto parti, nese kalojne fale votave te simpatizanteve te PD 2.5 % ose pragun elektoral, ato do te marrin thuajse gjysmen e shportes se proporcionalit. E njejta gje edhe ne kampin e PS. Per pasoje, matematika e votave ne te dy kampet do te ule ne te vertete shanset e LSI dhe LZHK per t'iu imponuar dy te medhenjve. Ne kete kuader LSI duket se do te kete vetem nje efekt ne zgjedhjet e 3 korrikut: sa do te demtoje realisht kandidatet e PS ne mazhoritar, pasi ne proporcional formula matematike "alla Gjinushi", do t'ia ule ndjeshem ndikimin. E njejta logjike vlen edhe per LZHK ne raport me kandidatet e PD-se. Sondazhet dhe "exit-polls" Sipas eksperteve per zgjedhjet, sondazhet, sado profesionale qe te jene, testojne opinionin publik ne proporcional, pra per voten qe do te hedhin shqiptaret per subjektin dhe jo per voten qe do te hedhin ata per kandidatin. Nderkohe, sipas tyre, hapesira ligjore qe lejon formula zgjedhore e ben cdo sondazh te pa vlere, per vete faktin se si PD, ashtu dhe PS, jane duke i bere thirrje mbeshtetesve te tyre qe ne proporcional te votojne per satelitet e tyre. Ndaj fituesi i zgjedhjeve do te jete realisht "Gjinushi", e ndoshta edhe "Mediu", partia e te cilit nuk e ka kaluar kurre 2% te votave. "Surpriza" mund te kete vetem ne mazhoritar, ndersa ne proporcional do te kete nje shperndarje deri diku te perafert vendesh. "'Exit Polls' (sondazhet pas votimit) ka elementin negativ qe mund te shoqeroje administrimin e votes, pasi mund te bllokohet procesi i administrimit (shoqerimi i kutise, mbushja e procesverbalit, respektimi i rregullave dhe kodit te sigurise se kutise etj). Nese nuk rezulton i vertete me vullnetin real te shqiptareve mund te nxjerre ne shesh perkrahesit e njeres pale dhe mund te sherbeje si element tensioni", komentojne ekspertet. OSBE e "Dushku i Madh" OSBE duhet thene se po luan nje rol jo konstruktiv. Eshte Kodi i trete qe behet me ekspertet dhe asistencen e saj dhe ne vend qe te eliminoje keto pasoja nuk merr asnje pergjegjesi. Ne fakt, fatkeqesia filloi qysh kur ne menyre antikushtetuese u be i ashtequajturi balancim i KQZ-se. Procesi duhej te ishte me i qarte, ose nje administrim zgjedhor politik ose nje administrim zgjedhor profesionalo-teknik. Ndoshta pas 3 korrikut duhet te ndryshoje sistemi zgjedhor dhe shqiptareve i duhet dhene mundesia te provojne nje sistem proporcional rajonal, i cili realisht shmang, jo vetem deformimet e zgjedhesve, por edhe ringun individual te kandidateve ne 100 zona. |
viti
IV, Nr:966
|
E
Diel 5 Qershor 2005
|
Faqe 6/7 - Politikë |
|
forum |
zgjedhje 2005
|
Përballja e 3 korrikut mes Koçit, Ngresit, Kallucit e Veliut |
Zona 67, premtimet politike ne Fier |
|
Gezim Hajdini/ fier
|
Zona zgjedhore nr. 67 konsiderohet nga elektorati në qytetin e Fierit si zona më e “nxehtë “ e bashkisë. Ajo përfshin zgjedhësit buzë lumit Gjanica dhe ka probleme të madha infrastrukturore. Kandidatët, sigurinë e fitores së tyre e mbështesin më shumë në njohjet shoqërore, familjare e politike, duke dhënë premtime bazuar në programin e partive që përfaqësojnë. 1-Cilët janë zgjedhësit që do të votojnë për ju? 2- Ku bazohet platforma juaj elektorale? 3-Cilat janë problemet që ka zona dhe cili do jetë
angazhimi juaj në zgjidhjen e tyre? 4-Cili është vlerësimi juaj për rivalët?
Rezultatet e zgjedhjeve të 2001 Petro Koçi PS 7486 vota ose 61.77%
Petro Koçi Petro Koçi kandidon për herë të tretë në zonën zgjedhore 67 në Fier për Partinë Socialiste. Ai është aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ka lindur në qytetin e Fierit në vitin 1962. Eshtë i martuar dhe ka dy fëmijë. Koçi ka kryer studimet e larta në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në degën Anglisht. Eshtë anëtar i PS-së që në fillimet e krijimit të saj. Nga viti 1991 deri në vitin 1997 ai ka qenë kryetar i degës së PS-së në Fier. Në qeverisjen e PS-së, Koçi ka qenë për një vit, 1998-1999, ministër i Rendit Publik. Gjithashtu në vitet 1996-1997 ka qenë anëtar i Këshillit të Rrethit, Fier si dhe për katër vite të tjera anëtar i Këshillit të Bashkisë. Gjithashtu ka qenë dhe sekretar organizativ i Partisë Socialiste, ndërkohë aktualisht është kryetar i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ka qenë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS-së. Vasillaq Ngresi Vasillaq Ngresi kandidon për herë të parë në këto zgjedhje si përfaqësues i PD-së. Ka lindur në qytetin e Fierit në vitin 1959. Studimet e larta i ka kryer në fakultetin Gjeologji-Miniera, dega Gjoefizikë, ku është diplomuar në 1984. Eshtë anëtar i PD-së që nga viti 1992. Eshtë i martuar dhe ka tre fëmijë. Ka punuar si inxhinier në ndërmarrjen sizmike në vitet 1984-1992, ndërsa në vitet 1992-1994 ka punuar si specialist në Institutin Gjeologjik të Naftës në Fier. Gjithashtu Vasillaq Ngresi ka qenë drejtor i ndërmarrjes sizmike, Fier për tre vjet. Aktualisht, që nga viti 1997, ai është pronar i firmës “Adva” sh.p.k, e cila merret me shpime hidrogjeologjike. Zotëron katër gjuhë të huaja, frëngjisht, italisht, serbokroatisht dhe anglisht. Haxhi Kalluci Haxhi Kalluci kandidon nën siglën e LSI-së në zgjedhjet parlamentare. Ka lindur në Skrapar më 1959, por prej vitesh jeton në qytetin e Fierit. Eshtë i martuar dhe ka dy fëmijë. Haxhi Kalluci është një nga anëtarët e PS–së që ka aderuar në LSI dhe aktualisht është kryetar i kësaj partie, dega Fier që nga viti 2004. Studimet e larta i ka kryer në Akademinë e Arteve të Bukura, dega Skulpturë, ku është diplomuar më 1983 dhe është emëruar skulptor dhe pedagog në shkollën artistike “Jakov Xoxa”. Ka qenë aktiv në ekspozitat e arteve figurative kombëtare dhe në vitin 1996 ka hapur një ekspozitë personale në Greqi. Kalluci në 1996 është zgjedhur drejtor i shkollës artistike “Jakov Xoxa” dhe në vitin 2000 themelon grupimin intelektual “Miqtë e klubit SOROS, Frashëri”, në qytetin e Fierit. Gjithashtu në qershor të vitit 2003 ka qenë botues i gazetës “Frashëri”. Gëzim Veliu Gëzim Veliu ka lindur në Fier në vitin 1958, është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ky është kandidimi i parë i tij në zgjedhje, nën siglën e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK). Studimet e larta i ka kryer në fakultetin Ekonomik në Universitetin e Shkodrës. Më pas ka ndjekur në sistemin pa shkëputje nga puna degën Biznes, po në këtë universitet ku ka përfunduar rezultate të shkëlqyera. Gëzim Veliu nga viti 1991 deri në vitin 1995 ka punuar në import-eksport, ndërsa në vitet 1995-2005 ka qenë pronar i fabrikës së miellit në qytetin e Vlorës. Eshtë i njohur kudo në Fier për korrektesë dhe profesionalizëm. Me bindjen se modeli që zbatoi Ahmet Zogu në qeverisjen e tij ka nevojë të rikthehet, ka provuar të hyjë në politikë. Ai ka shpresë dhe besim se LZHK-ja mund të rikthejë besimin te shteti dhe institucionet e tij. Natyrisht, pra, ai është vota e parë për Leka Zogun në Fier më 3 korrik. |
|
SHISH-Prokurori fillon përgjimin on-line të celularëve | ||
EDMOND HOXHA | ||
Fillon përgjimi on-line i telefonave celularë në të gjithë vendin. Zyra e përgjimit, e ngritur pranë qendrës së Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), ka nisur funksionin e saj prej disa javësh. Kështu, tani mund të përgjohen të gjitha bisedat telefonike celulare që në momentin që ato kryhen. Nëse një numër i caktuar futet në përgjim, atëherë mund të regjistrohet gjithë biseda që ai kryen, si dhe ajo e biseduesit të tij. Madje, arrihet të lokalizohet edhe numri me të cilin ky person po bisdeon në celular. Tani nuk është e nevojshme të kryehen përgjimet ambientale, por mund të zbardhet çdo bisedë që kryhet me anë të telefonave celularë të të dy kompanive në vend. Në çdo vend që mund të ndodhen personat e përgjuar, gjithë biseda që ata kryejnë zbulohet. Aparatura që kryen këtë përgjim është dhuratë e qeverisë angleze dhe kushton rreth 1 milion dollarë. Ndërsa stafi përbëhet nga afro 50 specialistë të SHISH-it dhe Prokurorisë. Zyra Që prej fundit të vitit të kaluar, pas dhuratës së qeverisë angleze, pranë ndërtesës qendrore të SHISH-it, u krijuan zyrat e posaçme të përgjimit. Qeveria angleze i dhuroi strukturave të sigurisë sonë një aparaturë përgjimi me vlerë afro 1 milion dollarë. Stafi i kësaj zyre të re që ka filluar funksionin disa javë më parë, përbëhet nga 50 specialistë. Lajmi është bërë dje i ditur nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe SHISH-it, të cilat sqaruan se stafi përbëhet nga specialistë të përzgjedhur të të dyja institucioneve. Prokurorët do të kryejnë përgjime të bisedave telefonike me celular për llogari të hetimeve që kryejnë. Ata nuk kanë asnjë varësi nga SHISH, ndërsa ky i fundit për të kryer një përgjim zyrtar është i detyruar t’i kërkojë prokurorisë dhe gjykatës leje të posaçme. Kjo zyrë mund të zbardhë të gjitha bisedat telefonike që kryen me celular, duke identifikuar edhe numrin tjetër. Përgjimi Sipas burimeve, me anë të kësaj aparature mund të regjistrohen të gjitha bisedat celulare që në momentin që ato kryhen, mjafton që numri të futet në përgjim. Gjithashtu nuk përbën problem edhe vendi apo largësia që i ndan dy biseduesit. Burimet pohojnë se nën përgjimet e Prokuorisë do të nënshtrohen të gjithë ata numra celularë, pronarët e të cilëve janë nën hetim për trafiqe e krime të ndryshme. Për të disponuar një përgjim zyrtar që përdoret në cilësinë e provës materiale, Prokuroria duhet t’i kërkojë leje gjykatës, e cila vendos. Burimet theksojnë se me hapjen e kësaj zyre, shpresohet që lufta kundër krimit të organizuar të thjeshtëzohet. Kjo, pasi nuk është e nevojshme që të kërkohet ndihmë nga autoritetet e drejtësive të huaja dhe numrat celularë të personave nën hetim mund të mbahen nën përgjim për orë apo ditë të tëra. Ndërkaq, SHISH nga ana e tij do të kryej përgjime në ndihmë të sigurisë kombëtare dhe luftës kundër terrorizmit, përfundojnë burimet. |