RADIO FREE EUROPE/RADIO LIBERTY, PRAGUE, CZECH REPUBLIC
___________________________________________________________
RFE/RL NEWSLINE Vol. 9, No. 3, Part II, 6 January 2005
WILL MONTENEGRO MAKE A CONCESSION TO EU ON INDEPENDENCE VOTE?
Montenegrin Foreign Minister Miodrag Vlahovic told the Paris daily
"Le Figaro" of 5 January that his government will organize a
referendum on independence from the joint state of Serbia and
Montenegro in 2006, RFE/RL's South Slavic and Albanian Languages
Service reported (see "RFE/RL Newsline," 2 December 2004, and
"RFE/RL
Balkan Report," 27 August and 17 September 2004). Some Montenegrin
leaders had previously called for a vote in 2005, which is widely
seen in Brussels as one year before the earliest legal possibility.
The "Frankfurter Allgemeine Zeitung" wrote on 5 January that "it
is
apparently not possible to make a joint state out of Serbia and
Montenegro" in view of the seemingly irreconcilable political
differences between Belgrade and Podgorica. The daily noted that the
EU, which helped create the joint state in an effort to prevent the
further dissolution of former Yugoslavia, has begun to moderate its
previously uncompromising stand on preserving the joint state. PM
---------------------------
QEVERIA REHABILITON ENVER HOXHEN
Nexhmije Hoxha perfiton 42 mije leke shperblim. Komisioni: Gjithcka sipas
ligjeve ne fuqi
Edlira Prenga
Diktatori Enver Hoxha qe nga fundi i vitit te kaluar gezon te drejten e statusit
te veteranit te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare. Me nje vendim te
vecante te Komisionit Qendror te Statusit te Veteranit qe funksionon prane
Ministrise se Mbrojtjes te vitit qe sapo lame pas, pritet t'i dorezohet familjes
Hoxha statusi i veteranit te LANC-it per ish-diktatorin. Ne kete menyre
rehabilitimi i figures qe beri historine e mbrapshte apo jo nuk mund te gjykohet,
por pranohet boterisht qe vendi yne ka kaluar nen regjimin e tij nje nga
diktaturat me te egra, nuk lartesohet me vetem neper pervjetore clirimesh, ku ne
muzete e vendit ka zene tashme vendin e vet, por ligjerisht tashme eshte dhe
veteran lufte. Dhe kete te drejte vleresimi ja ka dhene Ministria e Mbrojtjes,
por me kerkesen e bere nga institucioni i presidences. Ishte e thene qarte ne
protokollin e Ministrise se Mbrojtjes ku thuhej se me date 24.12.2004, Enver
Halil Hoxha, merr statusin e Veteranit te Luftes se LANC-it, duke hedhur poshte
tashme cdo aludim nese ish-diktatori eshte apo jo pjesemarres i luftes se bere
kunder pushtuesit te huaj. Eshte heret per te thene e gjykuar historine e vendit
tone, pasi jane historianet qe do ta bejne nje gje te tille. Por dhe ligjerisht
nepermjet kerkeses se bere nga presidenca, Hoxha e ka tashme statusin e
veteranit. Para do kohesh ishte e veja e Hoxhes qe i beri dy here kerkese me
shkrim kreut te shtetit shqiptar, Alfred Moisiu, qe Hoxha te marre statusin e
veteranit duke i kujtuar atij se babai i tij ka fjetur nen nje batanije me
Enverin ne ditet e luftes. Dhe kujtesa i ka vlejtur kreut te shtetit per te
kerkuar nga zv/ministri i Mbrojtjes qe Komisioni Qendror i Statusit te Veteranit
te marre ne shqyrtim kerkesen per dhenien e statusit. Dhe kerkesa ka gjetur
menjehere diskutim dhe miratim ne mbledhjen e fundit te vitit qe sapo lame pas
te ketij komisioni, duke marre tashme fuqine ligjore te saj. Nuk mund te mohohet
qe Hoxha ka qene pjese drejtuese e shtabit te pergjithshem te LANC-it, por
tashme kjo gje eshte e vertetuar ligjerisht.
Hoxha nuk ka patur status veterani
Prane Ministrise se Mbrojtjes, aty ku paraqiten dhe kerkesat per dhenien e
statusit se veteranit, morem dje te gjitha sqarimet ligjore se si dhe kur merret
statusi i veteranit. Kujtim Sinani, shef i Sektorit te veteranit ne kete
ministri, sqaroi dje per "KJ" te gjitha procdurat ligjore te dhenies
se statusit duke kaluar me pas dhe ne rastin konkret te Hoxhes. Sipas asaj qe
citoi dje Sinani, duke ju referuar ligjit ne Kuvend qe ekziston per statusin e
veteranit dhe qe eshte ndryshuar dhe plotesuar tre here qe nga viti 1994 deri ne
vitin 2000, me vendime te ndryshme qeverie, kete status mund ta marrin te gjithe
personat qe kane nje libreze veterani, ku cdo muaj eshte shenuar 100 lekeshi qe
ata marrin dhe qe eshte i regjistruar ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore,
certifikaten personale dhe kerkesen e bere per te marre kete status. Sipas
Sinanit, nuk eshte i vertete dhe nuk eshte i parashikuar ne ligj qe duhen tre
deshmitare per te vertetuar nese dikush ka qene ne lufte apo jo. "Nje gje e
tille behet vetem ne rastet kur dikush qe nuk njihet fare ben kerkesen per
marrjen e statusit dhe kontributi i tij eshte i panjohur. Ndersa per rastin e
Enver Hoxhes, eshte e pamundur dhe absurde te kerkosh gjera te tilla, pasi te
gjithe e dine rolin qe ai ka patur", sqaroi per "KJ", shefi i
sektorit te veteraneve, duke mohuar ne menyre kategorike qe nga institucionet
shteterore eshte kerkuar nje gje e tille, pretendim i ngritur pak kohe me pare
nga e veja e ish-diktatorit. Sipas Sinanit dhe dokumentacionit qe ai kishte ne
dispozicion Komisioni Qendror i Statusit te Veteranit, nuk ka marre kerkese nga
Nexhmije Hoxha, as ne kohen kur ajo vete beri kerkesen per te marre statusin e
saj dhe as ne vitet e mepastajme.