06/04/2005 http://www.shekulli.com.al/

Elbasan, njė prift kandidat pėr PDK e LZHK

Kujtim Borici

ELBASAN- Kleriku Atė Nikollė Marku, kreu i kishės "Shėn Mėri" nė Elbasan ka tė ngjarė tė jetė i pari klerik shqiptar i dekadave tė fundit qė mund tė zgjidhet deputet nė Parlamentin shqiptar. Atė Nikollė Marku, i njohur si kėmbėngulės qė nė krye tė Kishės Ortodokse tė jetė njė shqiptar dhe jo grek, kritikues i kreut aktual Janullatos, njėkohėsisht i vendosur pėr tė zbatuar rrugėn e Fan Nolit pėr kishėn shqiptare, ėshtė propozuar si kandidat pėr deputet ngė PDK-ja, por i mbėshtetur edhe nga Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar. Pėr mė tepėr, siē shprehet pėr gazetėn At Nikollė Marku, pranimi i kėsaj oferte, edhe pse nuk ėshtė anėtar i asnjė partie, ėshtė pėr tė obligim i shumėfishtė, sė pari, se ai ka mbėshtetjen e tė gjithė besimtarėve banorėve tė Elbasanit, pavarėsisht nga besimi fetar, por dhe se Parlamentit shqiptar i duhet njė klerik, njė zė qė tė pėrfaqėsojė Kishėn Autoqefale Shqiptare, zėrin e besimtarėve. “Si njeri i Zotit, por dhe si atdhetar, unė kam besim se bashkėqytetarėt e mi qė mė njohin shumė mirė, do tė mė japin pa diskutim votėn e tyre, dhe unė nuk do t’i zhgėnjej, sikur nuk i kam zgjėnjyer gjatė kėtyre viteve, u premtoj se do tė bėj gjithēka qė Kisha Autoqefale tė jetė shqiptare e tė drejtohet nga shqiptarėt, qė meshat nė kėtė tokė tė lashtė tė kėndohen vetėm shqip, qė nė Parlament nė vend tė frymės sė dreqit e pėrēarjes qė po fut ndonjė deputet, tė mbizotėrojė besimi te Zoti, te paqja e mirėkuptimi, besimi, e mira, qė Shqipėria tė mos mbahet peng, por tė kapė kohėn e humbur,- pohon pėr gazetėn kleriku At Nikollė Marku. Dalja publike e klerikut At Nikollė Marku si kandidat pėr deputet, sipas burimeve pėr gazetėn, ka sjellė pėshtjellim nė selitė lokale tė socialistėve e demokratėve. Disa kandidatė rivalė nė zonėn qė do tė jetė At Nikollė Marku, qė e quanin veten tė sigurt, sipas burimeve pėr gazetėn, kanė kėrkuar tė ndėrrojnė zonė

 

E Marte, 05 Prill 2005 http://www.korrieri.com/

LZHK: Jo aleance parazgjedhore me PD

Metonjesi per fronin mbreteror Leka Zogu do te dirigjoj te gjithe fushaten elektorale te Levizjes per Zhvillim Kombetar. Ai do te jete edhe ideatori i te gjithe strategjise elektorale qe do te ndjeke LZHK-ja gjate fushates per zgjedhjet parlamentare te 2005, duke filluar qe nga percaktimi i tezave politike qe do te mbizoterojne, ashtu dhe persa i perket aleancave elektorale.

Drejtues te larte te kesaj Levizje ben te ditur se Leka Zogu, si dhe rrethi i ngushte i bashkepunetoreve te tij, nuk kane ndermend qe te krijojne ndonje aleance paraelektorale, sidomos me dy subjektet politike qe kane qeverisur vendin qe nga vendosja e pluralizmit politik, PS dhe PD, me arsyetimin se keto dy forca politike jane pergjegjesit e drejteperdrejte dhe kryesore te situates se rende qe po kalon vendi.
"Nuk kemi asnje lloj marreveshjeje paralektorale me asnje force politike. Nuk kemi deshire te bejme marreveshje. Ne kemi nje profil tonin politik dhe do te shkojme te mbrojme voten e atij elektorati qe mbeshtet profilin tone", deklaron drejtuesi i shtabit elektoral te LZHK, Dashamir Shehi. Ky i fundit perjashton cdo mundesi bashkepunimi me PS-ne, pas zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, duke shtuar se forca ku ai eshte deputet do te lidhe marreveshje vetem me partite kryesisht te qendres se djathte. "Nuk mund te bashkohemi me nje force qeverisese, e cila e ka keqperdorur pushtetin gjate 8 vjeteve. Gjykojme se opozita e sotme ka nje limit te caktuar, qe e ka treguar ne shume vite qe nuk mund te kapercehet pertej ketij limiti. I vetmi element qe mund ta riktheje kete parti ne pushtet eshte Levizja per Zhvillim Kombetar", nenvizon Shehi.

Edhe pse eshte shprehur i sigurte per aleancat qe mund te lidhen ne te ardhmen, deputeti i LZHK-se mohon kategorikisht marreveshjet parazgjedhore. Zyrtare te larte te LZHK jane shprehur se nuk mund te kete aleance me PD-ne, sepse kjo e fundit nuk eshte treguar korrekte lidhur me hartimin e Kodit Zgjedhor, ku PLL-ja u perjashtua nga PD nga e drejta e numerimit te votave dhe pjesemarrjes ne perberjen e komisioneve zonale zgjedhore.

A.META

 

E Hene, 04 Prill 2005 http://www.kohajone.com/

MALASI: LEKA I PARE NUK KANDIDON

Tomorr Malasi, ish-nenkryetar i Kuvendit ne vitet 1992-1996, duke perfaqesuar ne kete detyre PD-ne, tashme e sheh veten te pozicionuar prane Levizjes per Zhvillim Kombetar. Pas vitit 1997, ai e braktisi Partine Demokratike, qe sic shprehet vete ai e beri kete per mosperputhje parimore me lidershipin e asaj kohe, tashme e sheh veten prane LZHK-se, madje si kandidat i mundshem ne nje nga zonat e Tiranes. Ne nje interviste per "Koha Jone" si drejtor i departamentit politik te kesaj levizjeje shpjegon platformen e saj dhe pse i tha po thirrjes se pretendentit per fronin mbreteror Leka i Pare.

Intervistoi: Edlira Prenga

-Zoti Malasi, pas kaq vitesh ju i riktheheni politikes. Pse ndodh ky rikthim i juaji dhe tashme prane LZHK-se?

-Vitin e kaluar, mbreti Leka i Pare u kumtoi ish-politikaneve, intelektualeve dhe shtresave te ndryshme ne emer te LZHK-se, per t'u organizuar ne kete levizje. Kesaj thirrjeje per zhvillimin kombetar ju pergjigja dhe une. LZHK-ja erdhi si nevoje historike dhe une e pashe te domosdoshem angazhimin tim, pasi kjo eshte nje levizje me shtrirje ne te gjithe territorin e Shqiperise dhe me gjere. Nevoja per te patur nje levizje te tille me obligoi te behesha pjese e saj.

-Cfare perben ne vetvete Levizja per Zhvillim Kombetar dhe cili eshte programi i saj?

-LZHK-ja eshte levizje mbarekombetare me frymezim patriotik dhe qytetar dhe njekohesisht me deshiren e mire per ndryshime pozitive ne vendin tone. LZHK-ja eshte nje grupim politik gjitheperfshires, mbarekombetar. E inicuar nga Leka i Pare, ne programin e saj perfshihen ndryshimet politike, ekonomike dhe sociale te vendit tone. Kjo levizje do te perballoje sfidat e medha. Ne ceshtjen e pare, programi politik i saj kerkon ne radhe te pare vendosjen e shtetit ligjor, garantimin e nje rendi te plote si dhe luften kunder fenomeneve negative qe vihen re ne shoqerine e sotme, me sherimin e plageve shoqerore sic jane korrupsioni, trafiqet ilegale, hakmarrja, gjakmarrja dhe konsiderimin e sinjaleve qe vijne nga pertej detit per ekzistencen e nje mafie ne vendin tone. Ne planin kombetar perfshihen shume ceshtje sic jane, zgjidhja e statusit te Kosoves, per vendosjen e saj para standardeve, per pavaresine e saj. Se dyti per zbatimin e marreveshjes se Ohrit, se treti per zgjidhjen e ceshtjes came, gjithashtu dhe per mbrojtjen e te drejtave kulturore dhe kombetare ne Mal te Zi e gjetke. Nga ana tjeter ne programin tone theksohet dhe mbrojtja e diaspores dhe emigranteve shqiptare kudo ndodhen sipas Kushtetutes se vendit tone.

-Permendet fjalen Kushtetute. Ju si levizje jeni per rikthimin e mbreterise, duke qene se inicuesi i saj eshte pretendenti per fronin mbreteror?

-Leka i Pare eshte kryetar dhe frymezues per zhvillimin kombetar. Ceshtja e formes do te percaktohet duke e lene ne deshire te votuesit shqiptar. Jane ata qe duhet te percaktojne se ne c'forme drejtimi e duan kombin e tyre.

-Zoti Malasi, a do te jete LZHK-ja pjese e ndonje koalicioni ne zgjedhjet parlamentare te ketij viti? Kam parasysh ketu nje koalicion te mundshem me PD-ne.

-LZHK-ja eshte force e vetme qe nuk ben koalicion me asnje grup tjeter politik. Ajo u ben apel njerezve te politikes, personave te shtresave te ndryshme qe te aderone ne kete levizje me spekter te gjere, ku te arrijme qe demokracine shqiptare ta kthejme nga demokraci perfaqesuese ne demokraci pjesemarrese. Duke e shpjeguar me tej do te shtoja qe te gjitha pjeset integrante te grupimeve kane te drejten e perfaqesimit dhe si fraksione, korente, lobingje, ne menyre qe ne parlament te krijohet ai mozaik per te cilin ka nevoje ne te vertete vendi yne.

Gjate kesaj periudhe po punojme per shtrirjen horizontale te LZHK-se, konstituimin e saj ne te gjitha qarqet e Shqiperise dhe paralelisht ne caktimin e kandidateve per deputet ne 100 zonat e sistemit proporcional.

-Cila eshte filozofia e kesaj levizjeje?

-Udhehiqemi nga nje doktrine politike qe ka si yll polar nje filozofi politike te bazuar ne shartimin e konservatorizimit progresiv me liberaldemokracine moderne, gje qe do te thote qe ne konsiderojme mendimin politik me te mire te tradites shqiptare, ngjarjet me te shenuara te historise sone monumentale, duke filluar nga rilindasit tane, nga Lidhja e Prizrenit, shpallja e Pavaresise, Kongresi i Lushnjes, doktrina politike zogiste, etj. Nga ana tjeter, ne konsiderojme ne filozofine tone politike moderne paneuropiane dhe boterore apo trenin e zhvillimit aktual europian dhe boteror qe eshte liberaldemokracia. Duke tentuar te hyjme ne Europe, themi se evoluimi i ndergjegjes nga ajo kombetare ne ate europiane do te behet duke ruajtur identitetin tone kombetar. Pra kjo levizje kerkon t'i ngjaje Rilindjes tone kombetare ne kuptimin e nje levizjeje kulturore-politike qe nenkupton se ne programin e saj eshte percaktuese dhe nje etike e moral.

-Kush e ka mbeshtetur levizjen tuaj?

-Kjo levizje ka gjetur mbeshtetje te gjere ne Shqiperi dhe jashte saj.
Si force e re dhe e pozicionuar ne qender tenton te integroje pjesen me te madhe te shtresave te ndryshme shoqerore te Shqiperise. Gjithashtu ka gjetur aprovimin dhe mbeshtetjen dhe tek te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen jashte atdheut. Bipolarizimi i politikes shqiptare solli tranzicion te tejzgjatur dhe zhgenjim. Eshte koha per nje force te trete politike me integritet dhe moral politik qe Shqiperise ne momentin aktual t'i jape nje shtytje perpara drejt perafrimit me standardet europiane. Eshte fatkeqesi kombetare emigracioni masiv i rinise fale papunesise dhe varferise ekstreme. Lidhur me keto, ne kemi nje program ekonomik qe do t'u jape degeve te ndryshme te ekonomise vendin qe meriton, si per shembull, filimisht mendojme qe bujqesise t'i jepet perparesi duke krijuar keshtu nje suport per agrobiznesin, turizmin, etj. Do te nxisim dhe mbeshtesim biznesin e vogel. Gjithashtu ne programin tone perfshihet nje politike fiskale e proporcionale qe do te lehtesonte zhvillimin e pergjithshem.

-E kerkon apo jo elektorati pretendentin per fronin mbreteror Leka i Pare?

-Kjo levizje eshte grupim i perzier. Nuk eshte vetem shtepia e monarkise, por eshte strehe e te gjithe atyre qe kane interes dhe jane te gatshem te bejne perpjekje per ndryshim dhe qe mbeshtesin ceshtjen kombetare. Kryetari Leka eshte figura qendrore si shprehesi me simbolik i unitetit dhe patriotizmit shqiptar. Ai eshte nje figure jo vetem si trashegimtar i ish-mbretit Ahmet qe u karakterizua nga nje historian me keto fjale: "Atje ku ishte nje popull dhe anarkia, themeloi nje shtet dhe nje komb", por -_e nje njeri i edukuar ne Perendim ne shtete me demokraci te zhvilluar, me frymezim patriotik, me nje fisnikeri familjare dhe me ndjenjen e respektit per keto dhe te gjithe.

-Do te jete Leka Zogu pjese e parlamentit te ardhshem?

-Sipas te dhenave qe kemi deri tani, oborri mbreteror si i tille nuk do te kandidoje asnje.

-Po ju ku do te kandidoni?

-Nuk kam vendosur ende, por besoj do te kandidoj ne Tirane.

-Cfare do te thote konfrontim alternativash dhe jo qendrime tradicionale qe sipas jush kane percare popullin?

-Me duhet t'ju kujtoj nje thenie te Nene Terezes: "Vellezer po nuk deshet njeri-tjetrin nuk do t'ju doje askush".
Ne krenohemi dhe ne tribunen politike shpesh shpaloset ideja se popullin se kane percare fete. Te bejme pyetjen historike, idelogjite na percane? Nese kjo eshte e verteta, ka ardhur koha te themi qe te djathtet dhe te majtet, pjesetare te ketij populli te lodhur dhe te varfer jane vellezer dhe duhet te gjejne gjuhen e perbashket, energji per detyrat e medha qe kemi perpara se te ndare nuk arrihen kurre, ndaj tingellon aktuale thirrja fillestare e Lekes se Pare: "Paqe, bashkim, vellazerim". Mendojme se ka ardhur koha kur autoret e drames shqiptare 50-vjecare te ndiejne pergjegjesi dhe pendim per ate qe ndodhi.

-Zoti Malasi, si e parashikoni kete proces zgjedhor?

-Mendoj se ka ardhur koha qe ne Shqiperi me ne fund te behen zgjedhje te lira dhe te ndershme. Deklaratat e njepasnjeshme dhe vemendja e nderkombetareve e imponon kete. Ne qofte se grupet apo persona te ndryshem do te tentojne t'i manipulojne ato, do t'i benin dem te pallogaritshem Shqiperise dhe shqiptareve dhe do te mbanin pergjegjesi te madhe para historise se ketij kombi. Eshte shansi i fundit dhe rasti me i mire, si me shembullin e Kosoves, qe ne vullnetet politike shqiptare te gjendet reflektimi i merituar ne parlamentin e ardhshem shqiptar.