Faqe 6/7 - Politikė

forum
zgjedhje 2005
 

Profili politik dhe premtimet e katėr kandidatėve tė zonės nr.4 nė Shkodėr

 

Dilemat per lagjet e vjetra shkodrane

 
Ritvan Dibra/ shkoder

Objekt i rubrikės “Forum” janė sot zona nr. 4 nė Shkodėr dhe kandidatėt e saj. Kjo zonė pėrfshin disa nga lagjet mė tė vjetra tė qytetit tė Shkodrės siē janė Tophana, Dudasi Kirasi dhe Rusi, tė cilat ndodhen nė perėndim tė qytetit, pėrbri liqenit tė Shkodrės. Infrastruktura tejet e amortizuar, papunėsia e lartė, numri relativisht i madh i banorėve tė ardhur nga zonat rurale dhe tė veriut tė vendit tonė, legalizimi i tyre etj, janė disa nga problemet mė tė mėdha qė ka kjo zonė. Kėtu do tė kalojė njė pjesė e rėndėsishme e segmentit rrugor tė Unazės sė qytetit, e cila do tė bėjė lidhjen e aksit rrugor Shkodėr-Hani i Hotit me atė Shkodėr-Tiranė. Por fatkeqėsisht, me gjithė premtimet e shumta tė qeverisė qendrore dhe tė donatorėve tė huaj, ky aks akoma ndodhet nė njė gjendje tė shkatėrruar dhe tė pakalueshme. Zona 4, ashtu si pjesa dėrrmuese e Shkodrės ka njohur shumė pak investime dhe pėr pasojė burimet e brendshme tė punėsimit janė shumė tė pakta. Aktiviteti kryesor ėshtė ai tregtar, por mungojnė investimet prodhuese. Turizmi ėshtė shumė i varfėr pėr shkak tė infrastrukturės sė dobėt dhe mungesave tė tjera.

 

Pėr zgjedhjet e 3 korrikut nė zonėn 4 beteja tashmė ka krijuar profilin e vet nga fushata qė po kryesojnė katėr subjektet politike: PD, PS, LSI dhe LZHK.

Njė nga shkaqet kryesore pėrse gara ėshtė bėrė kaq interesante lidhet me cilėsinė e figurave tė secilit nga kandidatėt e zgjedhur pėr tė konkurruar nė kėtė zonė. Secili prej tyre ka synim pėrmirėsimin e gjendjes aktuale nė kėtė zonė nėpėrmjet investimeve.

1-Si e vlerėsoni vendimin e partisė suaj pėr t’ju kandiduar nė zonėn nr.4?
Gilman Bakalli (PD). Zgjedhja ime nga kryesia e Partisė Demokratike si kandidat pėr deputet nė zonėn nr.4 duhet konsideruar si pjesė e atij procesi ristrukturimi dhe rikonceptimi qė ka pėrfshirė PD-nė. Ky proces ka filluar me krijimin e Komitetit tė Orientimit tė Politikave dhe vazhdoi me pėrfshirjen nė politikė tė individėve, tė cilėt si nė rastin tim, nuk ishin angazhuar direkt nė strukturat partiake. Unė e kam pritur me kėnaqėsi propozimin qė mė bėnė. Nga ana tjetėr unė e shoh kėtė besim si njė detyrim timin pėr elektoratin shkodran, i cili e meriton realisht ndryshimin me vepra dhe jo me fjalė.
Musa Heta (PS). Caktimi im si kandidat pėr deputet ėshtė vlerėsim dhe kėrkesė pėr angazhim. Kam parasysh faktin qė njė forcė e madhe dhe serioze, me kapacitete tė mėdha intelektuale, duke mė kandiduar mė ka dhėnė njė vlerėsim tė madh. Nga ana tjetėr ky vlerėsim kėrkon angazhim nga ana ime, sepse PS-ja nuk ėshtė e prirur tė gjejė thjesht njė konkurrent fitues, por ajo kėrkon mė shumė njė njeri tė pėrkushtuar, tė aftė tė krijojė lidhje tė qėndrueshme me elektoratin dhe t’i shėrbejė atij realisht nesėr nė Parlament. Pas shpalljes sė listės sė kandidatėve pėr deputetė tė PS-sė, mjaft emra ish-deputetėsh mungojnė pikėrisht pėr kėtė arsye.
Ruzhdi Fatusha (LSI). Ndjehem i respektuar nga subjekti qė unė pėrfaqėsoj, i cili mė besoi mua pėr tė kandiduar nė kėtė zonė. Eshtė edhe njė obligim moral dhe qytetar i imi qė unė tė kem kurajėn dhe forcėn e duhur pėr t’i kėrkuar votėn bashkėqytetarėve tė mi, miqve, shokėve dhe dashamirėsve, pasi ata kanė vite qė mė njohin.
Siē duket, personaliteti im jo vetėm nė fushėn profesionale, por edhe nė atė morale, politike dhe qytetare bėri qė forumet e kėsaj partie tė mė propozojnė nė kryesinė e saj, qė unė tė zgjidhem kandidat nė kėtė zonė.
Ferit Hafizi (LZHK). Pavarėsisht se pėrgjigjen e saktė mund ta japin ata qė e morėn kėtė vendim, pėr veten time mund tė them se kjo gjė mė ka prekur thellė. Do tė shkonte shumė gjatė tė shpjegoja elementėt qė kanė tė bėjnė nė kėtė rast, tė tilla si vlerėsimi i lartė, besimi qė kanė tek unė, shpresat qė ushqehen dhe pas gjithė kėtyre nuk ke si tė thuash me vete; A do tė jem nė lartėsinė e duhur? Me besimin se njė e djathtė reale e bėn shtetin dhe demokracinė, kam hyrė me kėnaqėsi nė kėtė garė.

2–Cilat janė disa nga problemet kryesore tė zonės suaj dhe ēfarė premtoni pėr zgjidhjen e tyre?
Gilman Bakalli (PD). Disa nga lagjet e zonės ku kandidoj kanė nivele tė larta papunėsie, njė infrastrukturė tė shkatėrruar, mungesė tė theksuar tė furnizimit me energji elektrike. Por, ēėshtja mė problematike e kėsaj zone mbetet shkalla e lartė e zhgėnjimit tė njerėzve nga politika, mungesa e besimit dhe shpresės sė tyre pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Aktualisht mendoj se zgjidhja e kėtyre problemeve duhet shqyrtuar nė dy plane, nė atė psikologjik dhe nė atė teknik. Me fjalė tė tjera, me kėta njerėz tė lodhur nga politikat indiferente apo mashtruese, duhet punuar pėr tė rindėrtuar komunikimin normal me shtetin. Kėta njerėz duhen bindur se problemet e tyre nuk mund tė zgjidhen pėrveēse nga njė pėrfaqėsues politik i angazhuar dhe i ndershėm. Mė pas mendoj se zgjidhja konkrete duhet bėrė nė bashkėpunim tė ngushtė me banorėt e zonės dhe me njė staf me kompetenca teknike tė spikatura. Do tė angazhohem qė kjo zonė e lėnė pas dore tė fitojė statusin e veēantė nė projektet e qeverisė sė ardhshme demokratike.
Musa Heta (PS). Unė jam banor i qytetit dhe si i tillė pėrjetoj shqetėsimet qė preokupojnė njerėzit, por si specialist vlerėsoj gjendjen e infrastrukturės, tė cilėn e konsideroj edhe problemin kyē tė zhvillimit tė zonės. Kjo zonė ka njė infrastrukturė tejet tė amortizuar nė raport me pjesėt e tjera tė qytetit dhe nga pikėpamja ekonomike mbetet zona mė e varfėr. Tė transformosh njė realitet tė tillė ka vėshtirėsi, por nuk ėshtė e pamundur. Pėrparėsi nė programin tim ėshtė ndėrtimi i Unazės sė qytetit, e cila kalon pikėrisht pėrmes kėsaj zone. Nga ana tjetėr, rėndėsi ka sistemimi dhe asfaltimi i rrugėve qė lidhin lagjet periferike me qendrėn e qytetit dhe me njėra-tjetrėn. U ndala nė kėto dy momente, sepse mungesa e Unazės dhe gjendja tejet e amortizuar e rrugėve ka bėrė qė lagjet e zonės sime, tė cilat janė periferike, tė mbeten tė shkėputura nė mėnyrė tė ndjeshme nė raport me dinamikėn e zhvillimit tregtar dhe ekonomik me pjesėt e tjera tė qytetit. Kėshtu, veē ca dyqaneve apo klubeve me aktivitet tė kufizuar nuk sheh asnjė investim tjetėr serioz, sidomos tė biznesit prodhues.
Ruzhdi Fatusha (LSI). Shkodra dhe zona nr.4, qė pėrfshin disa nga lagjet mė tė vjetra ka probleme pa fund. Kur vizitova zonėn me njė pjesė tė shtabit elektoral pashė njė infrastrukturė tė shkatėrruar, megjithėse zona ka resurse tė mėdha dhe njė numėr tė madh banesash tė paligjshme qė presin legalizimin. Ndaj dhe unė po hartoj njė strategji, duke u mbėshtetur nė platformėn elektorale tė subjektit qė unė pėrfaqėsoj dhe besoj se do tė jem zėri dhe mendja e halleve tė kėtyre banorėve.
Ferit Hafizi (LZHK). Unė i njoh problemet aq sa mund t’i njohė njė banor i thjeshtė, ndaj jam i sigurt qė ka tė tjerė qė teknikisht i njohin mė mirė dhe pikėrisht me kėta do tė bashkėpunoj. Unė ju ftoj t’i kushtoni vėmendje sloganit tonė; Ne bėjmė shtet! Kjo do tė thotė shumė dhe ne do tė pėrpiqemi t’ia shpjegojmė elektoratit sa mė gjerė e mė thellė domethėnien e saj. Duke qenė se sot problemet janė tė shumta, nganjėherė ka njė prirje qė ato tė thjeshtohen nė dy-tre elemente jetėsore si uji e dritat. Ne s’mund tė gėzohemi qė nė kėtė prag fushate vėrejmė se problemi i ujit dhe i dritave u zgjidh si me magji. Eshtė mėkat t’ua kursesh fjalėt e mira drejtuesve tė KESH-it. Kjo tregon se ka specialistė qė zgjidhin probleme tė tilla jetėsore dhe shumė shpejt! Tė bėsh shtet, tė kesh shtet do tė thotė qė ai tė jetė njė sistem i pėrhershėm i jetės sonė, qė probleme tė tilla tė funksionojnė pavarėsisht nga fushatat partiake, vullnetet subjektive dhe kjo pėr ēdo fushė tė jetės ku duhet tė ndjehet dora e shtetit.

3–Pse besoni se do tė fitoni nė kėto zgjedhje?
Gilman Bakalli (PD). Natyrisht qė besoj se do tė fitoj! Besoj nė zgjuarsinė instinktive tė elektoratit, i cili di tė bėjė fajtor pėr situatėn aktuale personat e duhur dhe t“i ndėshkojė ata me votėn e tij. Nga ana tjetėr, po ky elektorat di tė bėjė dallimin midis sė keqes dhe tė mirės.
Musa Heta (PS). Sigurisht kur futesh nė njė garė, e para gjė qė ke me vete ėshtė besimi dhe kur beson, njeriu mendon si tė arrijė fitoren. Armėt e mia nė kėtė garė janė morali im, pėrkushtimi, marrėdhėniet me njerėzit, si dhe zgjidhjet serioze qė unė u ofroj pėr problemet qė i shqetėsojnė ata. Ndoshta kėto qė thashė tingėllojnė pak si klishe, por gjithsesi janė cilėsitė e mia, sepse nė radhė tė parė jam njeri, pastaj ndėrtues qė gjithmonė kam punuar pėr njerėzit, duke cenuar edhe interesat e mia.
Ruzhdi Fatusha (LSI). Subjekti im politik dhe unė personalisht, nė kėtė garė elektorale kemi hyrė vetėm pėr tė fituar. Ndaj dhe bindjen time e mbėshtes nė disa faktorė; subjekti politik qė unė pėrfaqėsoj ėshtė shpresa kryesore pėr ndryshim dhe pėr integrimin e shpejtė drejt Evropės. Kryetari i LSI-sė, Ilir Meta ka qenė kryeministri mė i suksesshėm dhe ka ndikuar fuqishėm nė zhvillimin e zonės veriore e sidomos tė Shkodrės. Por nuk mund tė lė pa pėrmendur edhe njė fakt tjetėr qė mendoj se mė bėn optimist pėr ta fituar kėtė garė; sapo kisha vendosur posterat e parė nė disa pika tė qytetit krahas rivalėve tė mi, disa anėtarė tė shtabit erdhėn tė mėrzitur dhe mė thanė se ato ishin grisur. Mė pyetėn si do t’ia bėnim. Unė i pyeta pėr tė rivalėve dhe mė thanė se nuk ishin grisur. Atėherė u thashė tė mos mėrziten, sepse kjo ishte fitorja jonė e parė. Na konsiderojnė rivalė tė fortė, ndaj dhe na i kanė grisur posterat.
Ferit Hafizi (LZHK). Zakonisht fushatat shoqėrohen me zhurmė e bujė, me shumė fjalime e premtime e qė s’mund tė thuash qė s’e bėjnė efektin e tyre. Kėtė deri nė njė farė shkalle. Po ashtu, bėhen edhe disa punė, qė gjithsesi kanė dobinė e vet; diku njė rrugė, ca fonde tė shpenzuara aty-kėtu. Megjithatė, edhe ata qė duan tė shquhen nė kėsi raste fushatash e kanė kuptuar nevojėn e ndryshimeve dhe kjo ėshtė arsyeja qė fjala ndryshim artikulohet aq shumė sot. Unė i siguroj ata qė presin fushatėn tonė dhe u them tė kenė besim, pasi kjo do tė jetė njė fushatė ndryshe.

4– Cilat janė avantazhet tuaja ndaj kandidatėve tė tjerė?
Gilman Bakalli (PD). Nuk mund tė flas pėr avantazhe tė mia ndaj kandidatėve tė tjerė, pasi do mė duhej tė njihja dobėsitė e tyre. Mund tė them vetėm se njoh dy kategori politikanėsh; politikanėt e kategorisė sė parė, ku bėj pjesė, tė cilėt hyjnė nė politikė pėr t“i dhėnė asaj idetė, konceptet dhe alternativat, dhe politikanėt e kategorisė sė dytė, qė futen nė politikė pėr tė marrė prej saj favoret dhe statusin social. Pra, pika ime e fortė qėndron nė faktin qė unė futem nė politikė me vullnetin e mirė pėr t“i shėrbyer interesave tė komunitetit. Njė avantazh tjetėr i imi ėshtė edhe forca politike qė unė pėrfaqėsoj, si forcė e vetme qė mund tė luajė njė rol nė integrimin e vendit nė Evropė.
Musa Heta (PS). Nė radhė tė parė eksperienca ime, e cila pėrfshin njė hark kohor prej 35 vitesh pune si projektues dhe organizator. Ajo nis qė nga Fierza, Komani, ndėrmarrja e ndėrtimeve nė Zyrėn e Urbanistikės si shef i saj deri nė 1992, kur neni i famshėm 24/1 mė detyroi qė pėr tė mbijetuar tė krijoj njė firmė ndėrtimi e tė ballafaqohesha nė mėnyrė tė suksesshme me ligjet e tregut.
E gjithė kjo veprimtari mė ka siguruar njė kontakt tė vazhdueshėm me Shkodrėn, pėr rrjedhojė edhe me problemet e saj. Edhe problemet qė ka zona kanė tė bėjnė pikėrisht me ndėrtimin dhe sistemimin e rrugėve. Profesionalizmi, profesioni inxhinier ndėrtimi ėshtė njė epėrsi ndaj kandidatėve tė tjerė.
Ruzhdi Fatusha (LSI). Krahas vetive tė mia individuale mendoj se edhe forca politike ėshtė njė forcė e re, tamam ajo qė i duhej shkodranėve dhe shqiptarėve. Kjo ėshtė e vetmja forcė politike reale e majtė qė mendon pėr shtresat e varfra dhe tė mesme. Elektorati shkodran besoj se e ka kuptuar se si janė sjellė dy forcat e tjera politike. Kushdo qė mė njeh mua, si nė aspektin profesional dhe atė politik, besoj se e ka tė qartė qė unė nuk i kam zhgėnjyer asnjėherė.
Ferit Hafizi (LZHK). Fjalėt e bukura dhe listat e titujve nuk bėjnė shumė punė. Avantazhi, pėr tė cilin si unė edhe elektorati ynė ėshtė i sigurt, qėndron te simboli ynė fisnik; Mbreti Leka I-Zogu. Kemi kaq vite qė menjėherė pas rėnies sė simboleve tė komunizmit, krijuam idhuj tė rremė duke u atribuuar atyre lirinė qė na e fali Zoti, duke bėrė njė krim ndaj tė vėrtetės dhe kjo fushatė mendoj se do tė shėrbejė pėr tė ndriēuar disa tė vėrteta themelore, pa njohjen dhe respektimin e tė cilave nuk kemi si tė ecim pėrpara.

 

Rezultatet e zgjedhjeve tė 2001

Astrit Bushati PD+BF 7033 vota ose 53.0%
Esmeralda Uruēi PS 4731 vota ose 35.6%
Nexhat Kali PV 769 vota ose 5.80%
Alban Kraja PSD 310 vota ose 2.33%
Nadir Erkoēi PBDSH 154 vota ose 1.16%
Agim Lera PDK 117 vota ose 0.88%
Mahmud Ēuliqi PBDNJ 55 vota ose 0.41%
Gjergj Ujka PASH 46 vota ose 0.34%
Fran Shytani PKSH 38 vota ose 0.28%

 

PD+BF 7544 vota ose 56.7%
PS 4280 vota ose 32.1%
PDR 574 vota ose 4.31%
PSD 170 vota ose 1.27%
PAA 123 ose 0.92%
PKSH 94 vota ose 0.70%
PAD 79 vota ose 0.59%
PBD 71 vota ose 0.53%
PSKSH 65 vota ose 0.48%

 

Gilman Bakalli
Demokrati me diplomėn e “Graz”-it

Gilman Bakalli ka lindur nė Shkodėr nė vitin 1967. Kandidimi si pėrfaqėsues i PD-sė nė kėto zgjedhje pėrbėn kandidimin e tij tė parė. Eshtė anėtar i Partisė Demokratike qė nė krijimin e saj nė vitet ’90. Studimet e larta i ka ndjekur fillimisht nė Universitetin e Tiranės nė Fakultetin e Gjeologjisė, tė cilat nuk i ka pėrfunduar. Mė pas, nė vitet 1996-2000 ai ka ndjekur studimet nė Universitetin e Tiranės, Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja dhe ėshtė diplomuar nė Degėn e Gjuhės Gjermane. Gilman Bakalli mbron gradėn Doktor i Filozofisė nė Universitetin e Gracit, Austri, nė vitin 2004. Aktualisht Bakalli ėshtė drejtor i Departamentit tė Gjuhės Gjermane. Ka thelluar studimet e tij nė fushėn e gjermanistikės dhe lidhjeve austro-shqiptare dhe gjermano-shqiptare. Gjatė gjithė kėsaj periudhe 15-vjeēare ėshtė dalluar pėr devocion qytetar, kulturor dhe demokratik.

Musa Heta
Inxhinieri qė ndėrtoi hidrocentralet

Kandidon pėr herė tė parė nėn siglėn e Partisė Socialiste pėr zgjedhjet e 3 korrikut. Ka lindur nė Shkodėr nė vitin 1945 dhe ėshtė i martuar. Studimet e larta i ka ndjekur nė Universitetin e Tiranės, Dega Inxhinieri Ndėrtimi. Pas pėrfundimit tė studimeve, ai ka punuar nė hidrocentralin e Fierzės nė njė sėrė postesh drejtuese, nė vitet 1970-1979. Nė vitet 1979-1982 ka punuar brenda nė qytetin e Shkodrės, ndėrsa nė vitet 1982-1986 nė hidrocentralin e Komanit. Heta ka punuar gjithashtu edhe nė ndėrmarrjen e ndėrtimit nė Shkodėr, kurse aktualisht ėshtė kryetar i Shoqatės sė Ndėrtuesve pėr Qarkun e Shkodrės. Gėzon njė reputacion tė mirė nė shoqėri dhe njihet pėr pėrkushtim tė veēantė. Si ndėrtues kėrkon t’i ofrojė qytetit tė tij mė shumė rregull urbanistik, mė shumė investime infrastrukturore dhe mė shumė shėrbime sociale.

Ruzhdi Fatusha
Morali i ri i sė majtės shkodrane

Ruzhdi Fatusha kandidon pėr herė tė parė nė kėto zgjedhje si pėrfaqėsues Lėvizjes Socialiste pėr Integrim. Ai ka lindur nė vitin 1950 nė Shkodėr ku jeton aktualisht. Eshtė i martuar. Studimet e larta Fatusha i ka kryer nė Fakultetin e Inxhinierisė Mekanike nė Universitetin e Tiranės. Pasi ka pėrfunduar kėto studime, ai pėr vite tė tėra ka punuar nė sektorin e bujqėsisė. Kėshtu, nė vitet 2002-2003 ka qenė drejtor rajonal i Shėrbimit tė Transportit nė Tiranė. Gjithashtu nė vitet 1997-2000 ka qenė anėtar i Kėshillit tė Qarkut Shkodėr. Aktualisht Ruzhdi Fatusha punon nė njė kompani sigurimesh. Gjithashtu ai gėzon reputacion shumė tė mirė nė zonkn ku do tė kandidojė pėr zgjedhjet parlamentare.

Ferit Hafizi
Demokrati qė garon pėr LZHK-nė

Ferit Hafizi kandidon pėr herė tė parė si pėrfaqėsues i LZHK-sė. Ka lindur nė Shkodėr nė vitin 1939, ėshtė i martuar. Studimet i kreu nė Universitetin e Tiranės nė vitin 1971, ku u diplomua nė Degėn Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe. Nga viti 1983 deri nė 1990 ka punuar si specialist nė fondet Albanologji-Ballkanologji, nė bibliotekėn “Marin Barleti” tė Shkodrės. Mė pas, nė vitet ‘92-’93 ka qenė drejtor i kėsaj biblioteke. Pėr rreth njė vit ai ka qenė diplomat nė ambasadėn e Shqipėrisė nė Pakistan, ndėrsa nė vitet 1994-1996 specialist nė MPJ, Drejtoria e Vendeve Arabe. Gjithashtu Hafizi ka qenė diplomat nė Arabinė Saudite nė vitet 1996-1999. Mė pas ka punuar nė Drejtorinė e Arkiv-Dokumentacionit nė MPJ. Ka dalė nė pension nė vitin