07/01/2005 http://www.shekulli.com.al/


Kongresmenėt Lantos dhe Hyde vendosin ta paraqesin pėrsėri rezolutėn e tyre pėr pavarėsinė e Kosovės

Rezoluta pėr Kosovėn, nė Kongresin e ri amerikan

 

E.Kushova

Kongresmenėt demokratė amerikanė Tom Lantos, - anėtar i Komitetit pėr Marrėdhėnie ndėrkombėtare nė Dhomė dhe Henry Hyde, kryetari i kėtij komiteti, kanė riparaqitur rezolutėn e tyre nė Kongres, qė i bėn thirrje SHBA-ve qė tė shprehin menjėherė mbėshtetjen pėr pavarėsinė e Kosovės. Kėshtu thuhet nė njė njoftim pėr shtyp tė “Albanian American Civic League” me bazė nė SHBA. Nė seancėn pėr Kosovėn tė 7 tetorit 2004 nė komitetin pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare, kongresmeni Hyde premtoi se do ta paraqiste ēėshtjen e statusit final tė Kosovės nė Kongresin e ri (tė 109- tė) “nė detaje dhe nė thellėsi”. Ai dhe kongresmeni Lantos e mbajtėn premtimin duke paraqitur kėtė rezolutė “24” me rekomandime tė reja qė forcojnė pėrkushtimin e SHBA-ve pėr tė zgjidhur ēėshtjen e statusit final tė Kosovės si njė pjesė kryesore pėr tė sjellė paqe dhe stabilitet afatgjatė nė Evropėn Juglindore. Ndėrsa kongresmeni Lantos pohoi nė tetor nė seancėn pėr Kosovėn se “e vetmja mėnyrė pėr tė adresuar problemin e destabilitetit politik, ekonomik dhe social qė ka pllagosur nė Ballkan, dhe pėr tė shmangur rikthimin e dhunės nė rajon, ėshtė tė mbėrthejmė fort ēėshtjen e statusit final tė Kosovės. Unė kam besim se sa mė shpejt ta zgjidhim kėtė problem, aq mė mirė do tė jetė pėr paqen dhe stabilitetin nė rajon… Ne thjesht nuk mund tė vazhdojmė me servilizimin dhe nėnshtrimin e vazhdueshėm tė popullit shqiptar nė Ballkan”. Kryetari Hyde ishte i njė mendjeje me tė, duke pohuar se rezoluta “qė pėrfshin status quo-nė e pesė viteve tė fundit nė Kosovė ėshtė e papranueshme dhe se ėshtė koha pėr tė gjitha partitė tė angazhohen nė proceset politike pėr tė sjellė siguri, prosperitet dhe liri pėr tė gjithė kosovarėt”. Kėshilltarja pėr ēėshtjet e Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi duartrokiti ripohimin e mbėshtetjes amerikane pėr pavarėsinė e Kosovės nga liderėt e ēėshtjeve tė jashtme nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve tė Kongresit amerikan. Ajo pėrmendi varfėrinė nė rritje tė Kosovės, me rreth 70 % papunėsi dhe reduktimin e fondeve nga vendet donatore dhe diaspora, si dhe presionin e Beogradit pėr tė ripushtuar Kosovėn e veriut, si arsyet kryesore pėr zgjidhjen e statusit final menjėherė. “Rreziqet qė vijnė nga vonesat e vazhdueshme nė rezolutėn pėr statusin final tė Kosovės po shfaqen para nesh”, -tha ajo. “Pavarėsia ėshtė e rėndėsishme pėr tė sjellė paqe nė Kosovė dhe nė Evropėn Juglindore. Edhe njė herė kongresmenėt Lantos dhe Hyde po e vendosin veten e tyre nė pararojėn e interesave tė politikės sė jashtme amerikane pėr shekullin e 21-tė, sepse kėrkimi i paqes pėr Kosovėn ėshtė pjesė e njė kėrkimi tė rėndėsishėm pėr njė paqe afatgjatė nė Evropė- dhe kjo ėshtė thelbėsore pėr interesat e SHBA-ve. Ndėrkohė sipas ish -kongresmenit Joe DioGuardi president i ligės shqiptare nė SHBA, AACL, “paraqitja sėrish e kėsaj rezolute pėr pavarėsinė e Kosovės nga kryetari Hyde dhe kongresmeni Lantos ėshtė njė tjetėr moment historik nė punėn 15 -vjeēare tė Ligės Qytetare. “Unė dua tė falenderoj tė dy ish -kolegėt e mi pėr largpamėsinė dhe kurajon qė t’i kthehen ēėshtjes sė paqes e stabilitetit nė Ballkan nė kohėn kur lufta nė Irak, konflikti arabo-izraelit dhe tragjedia e fundit e tsunamit nė Azinė Jugore po dominojnė lajmet nė gjithė botėn dhe unė dua edhe njėherė t’u bėj thirrje gjithė liderėve tė Kosovės tė bashkojnė forcat pėr tė mbėshtetur publikisht rezolutėn Lantos-Hyde pėr pavarėsinė e Kosovės.

---------------------------------

http://www.shekulli.com.al/


Enver dhe Nexhmije Hoxha

Ministri: Nuk janė respektuar procedurat ligjore. Tė interesuarit s’kanė paraqitur dokumentacion

Enveri-veteran, Majko kundėr Moisiut

Darina Tanushi

TIRANĖ – Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko ka vendosur dje tė shfuqizojė vendimin pėr dhėnien e statusit tė veteranit ish-udhėheqėsit komunist Enver Hoxha. Sipas njoftimit pėr shtyp tė Ministrisė sė Mbrojtjes Majko e ka shfuqizuar kėtė vendim pėr mosrespektim tė kėrkesave proceduriale nga ana e Komisionit Qendror tė Statusit tė Veteranit tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare. Ky komision, sipas njoftimit nė mbledhjen e fundit tė para pak ditėve mori vendim qė tė nisin procedurat pėr Enver Hoxhėn dhe dėshmia pėrkatėse t’i dorėzohej tė interesuarės nė momentin qė kjo e fundit do tė paraqesė kėrkesėn pėrkatėse. Nė kėtė rast e interesuara ėshtė bashkėshortja Nexhmie Hoxha, e cila edhe sipas Majkos nuk ka paraqitur asnjė dokumentacion. “Bazuar nė ligjin 7874 datė 17.11.1994, i ndryshuar, “Pėr statusin e veteranit tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare tė popullit shqiptar”, tė interesuarit pėr marrjen e kėtij statusi nuk i kanė paraqitur Komisionit Qendror tė Statusit tė Veteranit tė LANĒ, dokumentacionin e nevojshėm sipas kėrkesave ligjore. Sapo ėshtė njohur me kėtė shkelje proceduriale, ministri i Mbrojtjes ka vendosur shfuqizimin e vendimit tė Komisionit Qendror tė Statusit tė Veteranit tė LANĒ”,-vijon deklarata e Ministrisė sė Mbrojtjes. Sipas sė cilės ligji ėshtė i barabartė pėr tė gjithė.
Pas sensibilizimit tė opinionit publik nga njė intervistė e bashkėshortes sė Enver Hoxhės nė agjencinė e lajmeve “Rojter” dhe pas ndėrhyrjes sė presidentit Moisiu, Komisionit Qendror i Statusit tė Veteranit tė Luftės Antifashiste Nacionaēlirimtare, vendosi nė mbledhjen e tij tė fundit tė vitit tė kaluar nė 24 dhjetor, qė tė nisnin procedurat pėr dhėnien e statusit tė veteranit Enver Hoxhės.
Hoxha qėndroi nė krye tė shtetit shqiptar pėr rreth 40 vjet. Pesė vjet pas vdekjes sė tij mori fund sistemi totalitar duke i hapur rrugė pluralizmit nė Shqipėri dhe komunikimit me botėn e jashtme. Pas pluralizmit, Hoxha u cilėsua si njė ndėr diktatorėt mė tė ashpėr tė sistemit komunist. Para disa kohėsh, e veja e Hoxhės iu drejtua presidentit tė Republikės pėr kėtė ēėshtje. Ky i fundit ia ka deleguar zgjidhjen pikėrisht Komitetit tė Veteranėve. Njė ditė mė parė, shefi i sektorit tė veteranit pranė Ministrisė sė Mbrojtjes Kujtim Sinani, ka sqaruar pėr median tė gjitha procedurat ligjore tė dhėnies sė statusit duke kaluar mė pas dhe nė rastin konkret tė Hoxhės. Sipas tij, duke ju referuar ligjit qė ekziston pėr statusin e veteranit dhe qė ėshtė ndryshuar dhe plotėsuar tre herė qė nga viti 1994 deri nė vitin 2000, me vendime tė ndryshme qeverie, kėtė status mund ta marrin tė gjithė personat qė kanė njė librezė veterani, ku ēdo muaj ėshtė shėnuar 100 lekėshi qė ata marrin dhe qė ėshtė i regjistruar nė Institutin e Sigurimeve Shoqėrore, ēertifikatėn personale dhe kėrkesėn e bėrė pėr tė marrė kėtė status. Sipas Sinanit, nuk ėshtė i vėrtetė dhe nuk ėshtė i parashikuar nė ligj qė duhen tre dėshmitarė pėr tė vėrtetuar nėse dikush ka qenė nė luftė apo jo. Njė gjė e tillė, ka thėnė ai bėhet vetėm nė rastet kur dikush qė nuk njihet fare bėn kėrkesėn pėr marrjen e statusit dhe kontributi i tij ėshtė i panjohur. Ndėrsa pėr rastin e Enver Hoxhės, ėshtė e pamundur dhe absurde tė kėrkosh gjėra tė tilla, pasi tė gjithė e dinė rolin qė ai ka patur, ka sqaruar nė media shefi i sektorit tė veteranėve. Ai ka mohuar qė njė vendim i tillė tė jetė marrė pas kėrkesės sė institucioneve shtetėrore, por ka pohuar se nuk kanė marrė kėrkesė nga e veja e ish-diktatorit.

Bashkėshortja e Enver Hoxhės deklaron se nuk do tė merret mė me kėtė ēėshtje

Nexhmija: Majko nuk njeh historinė

N. Perndoj

TIRANE - “A e ka lexuar historinė ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, ose a e ka parė apo jo pavionin e Luftės Antifashiste Nacional Ēlirimtare nė Muzeun Kombėtar?”. Kjo ėshtė pyetja qė shtroi dje bashkėshortja e Enver Hoxhės, Nexhmija, teksa u pyet mbrėmė nga gazeta “Shekulli” nėse kishte ndonjė koment rreth vendimit tė fundit tė ministrit tė Mbrojtjes, Pandeli Majko, pėr t’i hequr statusin e veteranit, ish-udhėheqėsit komunist. Sipas njoftimit pėr shtyp tė Ministrisė sė Mbrojtjes, Majko e ka shfuqizuar dje vendimin e Komisionit Qendror tė Statusit tė Veteranėve tė Luftės Antifashiste Nacional Ēlirimtare, pėr dhėnien e statusit tė veteranit, z.Enver Hoxha. Ndėrsa Nexhmije Hoxha pohon nė deklaratėn e saj se ajo nuk kishte dijeni pėr asnjėrėn prej vendimeve, qė kishte marrė qoftė ministri Majko ashtu edhe Komisioni i Statusit tė Veteranėve. “Unė nuk kam njoftim zyrtar si pėr vendimin, qė ka marrė Komisioni i Statusit tė Veteranėve tė LANĒ-it. Nuk kam as vendim zyrtar pėr shfuqizimin nga ana e ministrit tė Mbrojtjes, Pandeli Majko”,- tha ajo. Ndėrsa ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko argumenton pėrmes njė njoftimi zyrtar se nuk ka pasur asnjė kėrkesė nga ana e familjes sė ish-diktatorit lidhur me statusin e veteranit. Por njė fakt i tillė ėshtė argumentuar qartė dje nga Nexhmije Hoxha. “Mua kjo ēėshtje nuk mė intereson dhe nuk kam ndėrmend tė merrem mė. Pėr kėtė gjė jam shprehur nė njė intervistė, qė i kam dhėnė ROJTER-it, se nuk ka kuptim, qė unė tė kėrkoj dėshmi, qė Enver Hoxha ėshtė veteran. Ai ka qenė Komandant i Luftės Antifashiste. Po tė duan: Presidenca, qeveria me komisionin e saj tė drejtuar nga zv/kryeministri, qė hapėn dhe inaguruan pavionin e Luftės Antifashiste nė Muzeun Kombėtar si dhe komisioni i veteranėve, le tė merren vesh nė mes tyre. Nuk e kam dėgjuar vetė Majkon dhe nuk kam njė njoftim zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes pėr kėtė vendim tė tij, por nėse ėshtė e vėrtetė, pastaj vihet nė dyshim e ka lexuar apo jo Majko historinė, ose e ka parė apo jo pavionin e Luftės Antifashiste nė Muzeun Kombėtar”, - shtoi ajo.

Pas dy letrave tė bashkėshortes sė Hoxhės pėr Moisiun kreu i shtetit ka kėrkuar zgjidhjen e ēėshtjes

Moisiu i premtoi Nexhmijes statusin pėr Enverin

A.Rama

TIRANE- Bashkėshortja e ish -diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha i ėshtė drejtuar dy herė presidentit Alfred Moisiu, duke kėrkuar ndihmėn e tij me qėllim qė ish-udhėheqėsi komunist tė pėrfitonte statusin e veteranit tė luftės. Pas dy letrave tė mbėrritura nė adresėn e tij, presidenti Moisiu i ka kthyer pėrgjigje po me anė tė njė letre se do t’u kėrkojė organeve kompetente t’i japin zgjidhjen e duhur kėsaj ēėshtjeje. Letra e parė qė Nexhmije Hoxha, dėrgoi nė Presidencė, ėshtė dėrguar nė maj 2002, ndėrsa e dyta nė korrik tė vitit 2003, nėpėrmjet tė cilave ajo kėrkonte qė bashkėshortit tė saj tė mos i mohohej e drejta e pėrfitimit tė statusit tė veteranit tė luftės. Sipas burimeve nga Presidenca, kreu i shtetit i ka kthyer pėrgjigje duke i premtuar se kjo ēėshtje do tė merrte njė zgjidhje nė organet kompetente. Pak kohė mė vonė kreu i shtetit ia ka pėrcjellė letrat e Nexhmije Hoxhės Komisionit Qendror tė Statusit tė Veteranit tė Luftės Antifashiste duke kėrkuar qė ta marrin nė shqyrtim atė. Pikėrisht letra e dėrguar nga presidenti Moisiu, ka shėrbyer si shtysė kryesore qė komisioni nė fjalė tė merrte vendimin nė mbledhjen e zhvilluar nė fund tė muajit dhjetor pėr t’i njohur statusin e veteranit ish -diktatorit Hoxha. Ndėrkohė qė sipas procedurave duhet tė ishte dorėzuar kėrkesa e bashkėshortes Hoxha, ēertifikata e saj dhe tė gjitha dokumentet e tjera tė nevojshme. Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Mbrojtjes, Igli Hasani tha dje se, komisioni nė fjalė ka shkelur ligjin pėr statusin e veteranit, pasi, nga bashkėshortja e Hoxhės, Nexhmije Hoxha, nuk ėshtė bėrė asnjė kėrkesė qė bashkėshortit tė saj t’i njihet statusi dhe ajo tė pėrfitojė pagesėn shtesė nė pensionin e saj mujor si pensioniste. Sipas Hasanit, komisioni ėshtė bazuar vetėm nė letrėn qė Nexhmije Hoxha i kishte dėrguar pak kohė mė parė presidentit Alfred Moisiu. “Presidenti Mosiu letrėn e Nexhmije Hoxhės, ia ka pėrcjellė Komisionit Qendror tė Statusit tė Veteranit tė Luftės Antifashiste. Vendimi i marrė prej tyre mė pas duke u bazuar vetėm tek kjo ėshtė antiligjor”, -tha Hasani. Ndėrkohė zėvendėministri i Mbrojtjes Sadedin Stankaj, nuk bėri asnjė koment pėr shfuqizimin qė iu bė nga Ministria e Mbrojtjes vendimit tė Komisionit Qendror tė Statusit tė Veteranėve.


 

-------------------------

Zėdhėnėsi Paloka denoncoi kryeministrin pėr pushimet luksoze

PD: Nano ka harxhuar 80 mijė euro nė ditė nė Dubai

N. Perndoj

TIRANE - Pushimet e kushtueshme tė kreut tė ekzekutivit, Fatos Nano, nuk kish si tė mos denoncoheshin nga partia mė e madhe e opozitės. Zėdhėnėsi i selisė blu, Edi Paloka, deklaroi dje nė njė konferencė pėr shtyp, se kryeministri Fatos Nano ka harxhuar shuma marramendėse gjatė pushimeve dimėrore, deri nė 80 mijė euro nė ditė. “Partia Demokratike denoncon edhe njė herė qėndrimin e turpshėm tė kryeministrit Fatos Nano, i cili vazhdon tė tregojė se ėshtė njeriu mė i papėrgjegjshėm i kėtij vendi. Pėr herė tė tretė, nė momentet kur Shqipėria shpalli zi, kryeministri Nano gjendet duke dėfryer nė lokale e kazino jashtė vendit. Nga Dubai, ai vetė shpalli ditė zie pėr viktimat e tsunamit, por kjo nuk e pengoi qė ditėn e zisė tė harxhonte 80 mijė euro nė kazino”, - tha Paloka. Pėrfaqėsuesve tė selisė blu nuk u ka shpėtuar gjithashtu edhe “stafi”, qė ka shoqėruar kryeministrin Fatos Nano, gjatė pushimeve, qė ai zhvilloi nė njė nga hotelet mė luksoze tė Dubait. Sipas informacioneve tė pak ditėve mė parė, kreu i ekzekutivit ishte i shoqėruar edhe nga drejtori i Pėrgjithshėm i Doganave, Shpėtim Idrizi. “PD denoncon gjithashtu faktin qė tė gjitha paratė e harxhuara prej Nanos nė udhėtimet e tij te qejfit, janė para tė taksapaguesve shqiptarė. Prania e Shpėtim Idrizit nė delegacionin e qejfit tė Nanos dhe pagesat nė shifra kolosale, qė ai kryen pėr Nanon nuk janė gjė tjetėr veēse treguesi mė i mirė se ku pėrfundojnė paratė qė shqiptarėt paguajnė pėr tatime apo dogana”, -tha ai.

-------------------------

07 Janar 2005 http://www.kohajone.com/

BALLISTET: ENVERI VETERAN, NJE TURP PER SHQIPERINE

Markel Bejdo

Partia e Ballit Kombetar Demokrat e ka cilesuar fyerje dhe poshterim te gjakut te mijera te vrareve gjate viteve te diktatures dhenien e statusit te veteranit, ish-diktatorit Enver Hoxha. Kryetari PBKD-se, Hysen Selfo, ne nje prononcim per "KJ" e ka quajtur kete si provokimin e radhes nga ana e qeverise Nano dhe se partia e qe ai drejton do te ankohet ne instancat perkatese por gjithashtu do te sensibilizoje shqiptaret per te protestuar kunder ketij veprimi. "Dhenia e statusit te veteranit Enver Hoxhes eshte nje tjeter qendrim jo korrekt dhe i qellimshem i partise socialkomuniste qe po sundon sot Shqiperine. Me keto qendrime qeveria e Fatos Nanos po rikthen diktaturen ne Shqiperi dhe po fyen rende te gjitha ato viktima te cileve sot ne nuk u dime as eshtrat dhe keto viktima jane pasoje e dores kriminale te ketij krimineli qe nuk ka pare ndonjehere historia boterore, e ketij krimineli qe quhet Enver Hoxha", tha Selfo. Gjithashtu ai ne emer te tij, te Partise se Ballit Kombetar Demokrat dhe te gjithe elektoratit qe kjo parti perfaqeson e ka quajtur kete veprim nje ofendim te rende ndaj ketyre viktimave te diktatures komuniste. "Jo vetem qe Enver Hoxha nuk meriton kete status te nderuar por ai duhet te shpallet kriminel njesoj si Milloshevici, njelloj si Pinoceti, njelloj si te gjithe kriminelet e tjere dhe per krimet qe ka kryer, pavaresisht se ai nuk jeton sot, duhet te ishte para Gjykates se Hages se bashku me ata kriminele te tjere qe zbatuan urdhrat e tij. Urdhrat e ketij njeriu gjakatar, ketij njeriu gjakpires, e ketij njeriu qe nuk ngopej me gjakun e shqiptareve", tha kryetari i PBKD-se. Megjithese qendrimi i partise qe ai drejton eshte kunder dhenies se statusit te veteranit ish-diktatorit Hoxha dhe qendrimit te qeverise, Selfo shprehet se nga kjo qeveri nuk mund te presin gje tjeter vetem se te tilla poshterime, te tilla fyrerje te renda te cilat vazhdojne t'ju behen. "Prandaj ne presim zgjedhjet e qershorit dhe shpresojme qe nga Shqiperia te zhduket njehere e pergjithmone diktatura e eger, diktatura e rende dhe kriminelet. Mbas qershorit te kemi nje qeveri te re domokratike, me nje qeveri qe te respektoje njerezit, te drejtat e njeriut. Keshtu Shqiperia do te kete nje fytyre tjeter dhe kriminelet do te gjejne vendin e tyre. Dhe keto statuse false, keto dekorata te pamerituara qe po jepen sot patjeter do te zhvleftesohen dhe mendoj se qeveria e ardhshme, nje qeveri demokratike, nje qeveri qe vertet do te mbroje popullin shqiptar dhe te drejtat e tij dhe njekohesisht ate shtrese qe u persekutua barbarisht per 50 vjet nga ky kriminel (Enver Hoxha), do te dije t'u jape vendin qe u takon. Ne e quajme poshterim kete qendrim", tha Selfo.

Rrezohet vendimi i Komisionit te Veteraneve, Majko anullon statusin per Enverin

Lajmi i ores 8:15 AM

Enver Hoxha

TIRANE (7 Janar) -Sipas nje njoftimi zyrtar te Ministrise se Mbrojtjes, nje vendim i tille eshte marre per shkak te mungeses se dokumentacionit te nevojshem ne dosjen e ish-diktatorit komunist. Duhen sipas ministrise, edhe disa dokumenta te tjera qe te plotesohet nje dosje e tille dhe me pas te rimerret edhe nje here ne shqyrtim nga komisioni perkates qe percakton statusin e veteranit. Problemet per rastin e veteranit Enver Hoxha kane lindur pasi bashkeshortja e tij, e ka cilesuar si nje ulje kerkesen per te paraqitur tre deshmi veteranesh per pjesemarrjen e Enverit ne lufte, nje procedure qe duhet zbatuar nga te gjithe veteranet. "Nje gjeneral nuk ka nevoje per deshmite e ushtareve", ishte nocioni i shprehur nga e veja e diktatorit, ne nje leter qe i drejtoi Presidenti Moisiu ne mesin e nentorit te kaluar. Pas publikimit te faktit se ne 24 dhjetor, komisioni i veteraneve prane Ministrise se Mbrojtjes kishte pranuar kerkesen per statusin e Enver Hoxhes pas interesimit te presidences, dje ministri Majko ka vendosur te hedhe poshte kete vendim deri ne plotesimin e kriterit te tre deshmive te veteraneve te tjere per pranine e Hoxhes ne luften Nacionalclirimtare. Nexhmije Hoxha ka preferuar t'i shmanget dje interesimit te gazetareve pas vendimit te papritur te ministrit Majko. Por nderkaq, nje reagim shume i ftohte per kete ceshtje vjen edhe nga te afermit e tjere te ish-diktatorit komunist. Ilir Hoxha, djali i Enver Hoxhes, nuk pranon te komentoje gjate kete vendim te ministrit te Mbrojtjes. "Pyesni Majkon pse e ka marre nje vendim te tille. Ne nuk pyesim fare per ate qe Majko ka bere sot, duke shfyqizuar kete vendim. Enveri njihet se kush eshte dhe nuk mund te shtoje asgje tjeter per kete ceshtje", komentoi kete vendim dje per Gazeten, Ilir Hoxha, djali i ish-diktatorit komunist Enver Hoxha. db/db (GazetaShqiptare/BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/

 
 
"Enver Hoxha, jo veteran i luftes"
E Premte, 07 Janar 2005
Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, ka shfuqizuar dje vendimin per dhenien e statusit te veteranit te luftes Nacionalclirimtare, per Enver Hoxhen". Motivacioni: Mosrespektim i kerkesave proceduriale nga ana e Komisionit Qendror te Veteraneve. Kerkesa e Nexhmije Hoxhes nepermjet nje letre per Presidentin Moisiu dhe si veproi pas kesaj kreu i shtetit

Duke ndjere permasat jo te kendshme qe mund te merrte per Partine Socialiste ne kete vit elektoral, vendimi i Komisionit Qendror te Statusit te Veteranit te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare, per t'ia njohur kete te drejte edhe diktatorit komunist Enver Hoxha, ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, ka nxituar dje qe ta anulloje ate. Me ane te nje njoftimi per shtyp, dikasteri i tij njoftoi se zoti Majko e ka shfuqizuar kete vendim, per shkak se sic thuhej ne te, "per mosrespektim te kerkesave proceduriale".

Pas kesaj, sqarohet se Komisioni per dhenien e statusit "ne mbledhjen e fundit, mori vendimin qe te nise procedurat per Enver Hoxhen dhe deshmia perkatese t'i dorezohej te interesuares, ne momentin qe kjo e fundit do te paraqiste kerkesen perkatese". Por, sipas Ligjit Nr. 7874 date 17 nentor 1994, i ndryshuar, "Per Statusin e Veteranit te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare te Popullit Shqiptar" te interesuarit per marrjen e ketij statusi, nuk i kane paraqitur Komisionit te ngritur per kete qellim, dokumentacionin e nevojshem sipas kerkesave ligjore.

Ne kete rast, rruga qe eshte ndjekur ka qene ajo e dergimit te nje letre nga ana e bashkeshortes se Enverit, Nexhmije Hoxha ne mes te nentorit 2004, per Presidentin e Republikes Alfred Moisiu, ne prag te 60 vjetorit te clirimit te shqiperise nga pushtuesit nazi-fashiste. Ne te, ajo i kerkon ndihmen e tij, jo vetem si kreu aktual i shtetit, por edhe si djali i Spiro Moisiut, i cili gjate luftes ka qene Komandant i Pergjithshem i Ushtrise Nacionalclirimtare, ndersa Hoxha, Komisari i saj dhe Kryetari i Partise Komuniste Shqiptare.

"I shkrova Presidentit, duke i kujtuar se babai i tij dhe Enver Hoxha kane fjetur nen te njejten batanije mbi debore", kujton Hoxha, ne nje prononcim te dhene per kete rast, agjensise se lajmeve "Reuters". Por, qe kerkesa te jete ne rregull formalisht sipas ligjit, Nexhmije Hoxha, duhet t'i drejtohej personalisht Komisionit Qendror te Statusit te Veteranit te LANC, duke e shoqeruar kete, edhe me tre kerkesa te nenshkruara nga 3 ish partizane, te cilet duhet te vertetojne se bashkeshorti i saj, ka qene pjesemarres ne kete lufte.

Por, e veja e diktatorit komunist, e cila e ka fituar dhe e gezon personalisht statusin e veteranit te luftes, refuzon me krenari ta ndjeke kete procedure. "Kjo eshte absurde, pasi roli i Enver Hoxhes eshte i njohur gjeresisht. Eshte absurde t'u kerkosh ushtareve, qe te vertetojne vepren e Gjeneralit te tyre. Askush nuk mund ta ndryshoje historine",- thote zonja Hoxha. Ndaj ne vend te kesaj rruge ligjore, zonja Hoxha ka preferuar qe t'i drejtohet me nje leter, Presidentit Moisiu.

"Institucioni i kreut te shtetit, nuk kane te drejte ligjore dhe nuk kane miratuar ndonje kerkese per njohjen e statusit te veteranit te luftes, per Enver Hoxhen. Sapo zoti Moisiu eshte njohur me kete leter, sipas rregullave protokollare, ne i'a kemi percjelle ate, Komisionit Qendror per statusin e Veteranit te LANC",- thane burime nga presidenca shqiptare. "Une u kam shkruar te gjitha instancave qeveritare per t'i dhene tim shoqi statusin e veteranit, qe i eshte dhene mijera te tjereve te cilet luftuan nen urdherat e tij", shton 82 vjecarja Hoxha, qe jeton ne lagjen Laprake te Tiranes.

Letra te tilla, pas vitit 1997, kane marre te gjithe kryeministrat socialiste te kesaj kohe, perfshi edhe zotin Majko. Por, dje ne pozicionin e ministrit te Mbrojtjes, pandeli Majko e ka shfuqizuar vendimin per dhenien e statusit te veteranit te Luftes, Enver Hoxhes. Nje vendim qe duket se ishte zyrtarizuar nga Komisioni i ngritur per kete qellim dhe me sa duket, priste te formalizohej vetem nga firma e Majkos.

Por, vendimi i djeshem i ministrit te Mbrojtjes, duket se i ka dhene fund nje diskutimi per kete ceshtje, per aq kohe sa vete Nexhmije Hoxha, refuzon te marre tre vertetime nga 3 "ushtare" qe te vertetojne faktin se "Gjenerali" ka qene partizan, e cila eshte edhe nje kusht i domosdoshem ligjor per njohjen e statusit te veteranit te luftes.

Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, ironizon qeverine aktuale qe i kerkon te provoje se njeriu, i cili luftoi kunder pushtuesve italiane dhe gjermane gjate Luftes se Dyte Boterore, ploteson kushtet per te marre statusin e veteranit te luftes. "Kjo eshte absurde, pasi roli i tij eshte i njohur gjeresisht", i deklaroi dje Nexhmije Hoxha, agjencise britanike te lajmeve, "Reuters". Ajo shton se ka refuzuar te kerkoje tri vertetime nga ish- partizanet per t'i konfirmuar se Enver Hoxha ka qene partizan. E njohur zyrtarisht si veterane lufte, Nexhmija thote se i vjen keq qe i shoqi i saj nuk do ta marre titullin e veteranit, ne prag te festimeve te 60-vjetorit te Clirimit te vendit.

Por, e veja e Hoxhes, stalinizmi i te cilit e shnderrroi vendin ne nje nga shtetet me te izoluara dhe paranojake te botes, nuk do te pranoje fyerjen e kerkimit te vertetimeve. "Eshte absurde t'u kerkosh ushtareve vepren e gjeneralit te tyre. Askush nuk mund ta ndryshoje historine", thote krenare 82-vjecarja Hoxha. "U kam shkruar te gjitha instancave qeveritare per t'i dhene tim shoqi statusin e veteranit, qe iu eshte dhene mijera te tjereve te cilet luftuan nen urdherat e tij", shton ajo. Nderkohe, e veja e drejtuesit te Partise se Punes u shpreh dje per "Korrieri"-n, se u ka shkruar edhe te gjithe Kryeministrave socialiste prej vitit 1997. Letrat e Hoxhes kane perfunduar ne zyren e Nanos, Majkos dhe Metes. Megjithate, edhe Presidenti Alfred Moisiu, babai i te cilit ishte shok armesh me Hoxhen gjate luftes se viteve 1939- 1944 si lideri kryesor ushtarak, nuk i ka kthyer pergjigje. "I shkrova Presidentit, duke i kujtuar se babai i tij dhe Enver Hoxha kane fjetur nen te njejten batanije mbi debore", kujton Hoxha, ne prononcimin e saj per "Reuters". Megjithate, e pyetur mbremjen e djeshme nga "Korrieri", Hoxha refuzoi te jepje detaje te metejshme per letren, qe duket se nuk ka qene e perqendruar vetem ne ceshtjen e dhenies se statusit te veteranit per Enver Hoxhen. "Nuk do te ishte etike nga ana ime", tha e veja e ish-udheheqesit komunist, nepermjet linjes telefonike.

Si ne shume vende te tjera komuniste, - vijon raportimi i "Reuters", - simbolet e regjimit te vjeter totalitar jane shkaterruar. Ne mes te viteve '90 per heqjen e emrit te Hoxhes, shkruar me germa gjigande ne nje faqe kodre, u perdor edhe napalm. Gjate Luftes se Dyte Boterore, Enver Hoxha ishte komisar i Ushtrise Nacional- Clirimtare dhe Komandant i Pergjithshem. Pasi luftoi kunder nazi- fashisteve, ai drejtoi Shqiperine me dore te hekurt nga viti 1944 deri ne vitin 1985. Komunizmi ne Shqiperi u permbys ne vitin 1991 dhe qeveria e pare jokomuniste shqiptare e zhvarrosi Hoxhen nga varrezat e Deshmoreve te Kombit duke e vendosur ne ato publike. Nexhmije Hoxha jeton aktualisht ne periferi te Tiranes.

Presidenti Alfred Moisiu ka dhene ne nentor te vitit 2002, ne nje interviste per gazetarin Blendi Fevziu, opinionin e tij per marredheniet mes Spiro Moisiut dhe Enver Hoxhes. "Per here te pare Enver Hoxhen e kam pare ne '43. Ai njihej me emrin Tarasi", eshte shprehur Kreu i Shtetit ne intervisten per emisionin "Opinion" te Tv "Klan". "Im ate ishte komandant i Shtabit te Pergjithshem, ndersa Enveri ishte komisar i Shtabit te Pergjithshem. Atje ka qene ne ate kohe dhe Miladini. Ai thirrej Aliu", kujton Moisiu, vitet e adoleshences. I pyetur per marredheniet e gjeneral Spiro Moisiut me Enver Hoxhen, Presidenti i ka cilesuar ato si te komplikuara. "Marredhenie shume te komplikuara, per te cilat im ate nuk para fliste me mua. Nisej me shume nga fakti qe isha i ri dhe ai ishte nje njeri me pervoje shume te madhe", eshte shprehur Kreu i Shtetit. Sipas Moisiut, babai i tij, nga fundi i luftes, kishte shprehur rezerva. "Sidomos qe nga vrasja e Mustafa Gjinishit, te cilin e kishte shume shok. Gjinishi ishte gjithashtu nga Shqiperia e Mesme dhe njihej me te nepermjet Myslym Pezes", ka thene Presidenti, ne intervisten e vitit 2002. Me tej, ai ka kujtuar se babai i tij, Spiro Moisiu ishte nxjerre ne pension ne moshen 48 vjecare. "Ka patur shume probleme, - eshte shprehur Presidenti, - por me kryesori ka qene ai i keshilltareve, sepse menjehere ne vitin 1946, ishte problemi per te ngritur shtetin shqiptar". Duke risjelle nje pjese te bisedes, mes Enver Hoxhes dhe Spiro Moisiut, Presidenti eshte shprehur: "Enveri i thote: 'Ti themi marshall Titos te na dergoje disa specialista ushtarake'. Im ate i thote: 'Enver, po oficer jemi ne, oficer jane dhe ata, kacake ne, kacake dhe ata. C'do te na mesojne me shume. Nese do t'i thonim Stalinit, po, sepse ka bere nje lufte frontale, dhe kane ushtri te tille qe mund te na ndihmoje'. 'Por ,- i thote Enveri, - ata jane shume te ngarkuar'. 'Ata me mijera oficere, s'paska ai per te na cuar ne 500 vete apo 1000 veta per ushtrine'". Sipas Kreut te Shtetit ketu ka filluar konflikti i babait te tij me Enver Hoxhen. "Iu vu damka anijugosllav, Spiro Moisiut. Pastaj jam sqaruar me shume ne gjyqin qe iu be Koci Xoxes. Aty doli dosja e tim eti dhe te tjereve, qe ndiqej nga Sigurimi i Shtetit. Keto jane vertetuar nga njerez te asaj kohe, qe kishin edhe funksione partie dhe i kane lene me shkrim ne kujtimet e tyre, si ndiqej Spiro Moisiu, kur ishte ende shef i Shtabit te Pergjithshem", eshte shprehur Presidenti.