7 Shkurt 2005    http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
Faqe 6 - Politikė

 

 

Sot nė Kuvend pritet njė debat i ashpėr mes socialistėve dhe demokratėve pėr hartėn e re

 

Zonat, PD kėrkon rikonfigurimin

PS negocion me aleatėt pėr tė siguruar votat pėr hartėn

 

Bllokimi i reformės zgjedhore pritet tė jetė objekt i debatit politik mes dy forcave kryesore tė politikės, socialistėve dhe demokratėve.

Seanca e ditės sė sotme pritet tė jetė mjaft e nxehtė, ku deputetėt e PS-sė dhe tė PD-sė pritet tė akuzojnė njėri–tjetrin pėr mosarritjen e konsensusit pėr ndarjen e tė 100 zonave zgjedhore. Ndėrkohė qė PD-ja ka theksuar se nė asnjė rast nuk duhet tė realizohet njė ndarje zonale, sipas vullnetit tė mazhorancės, duke kėrkuar arritjen e njė konsensusi politik. Nga ana tjetėr, PS-ja pėr ndarjen e re tė zonave zgjedhore, e cila votohet me njė shumicė tė thjeshtė tė votave, po synon ta zgjidhė me votat qė ajo ka nė dispozicion, duke pėrfshirė kėtu edhe kartonat pro tė aleatėve tė saj. Socialistėt kanė sulmuar ashpėr edhe qėndrimet e mbajtura nga njė pjesė e grupit tė ekspertėve tė OSBE-sė, duke i cilėsuar si jo tė aftė nė paraqitjen e zonave zgjedhore, sipas kėrkesave tė ligjit dhe tė vendimit mė tė fundit tė Gjykatės Kushtetuese. Ndėrkohė qė PD-ja nė seancėn e sotme tė Kuvendit pritet qė t’i bėjė thirrje socialistėve pėr gjetjen e njė konsensusi politik pėr hartėn e re zgjedhore, e cila ėshtė pjesė e njėrit prej kushteve mes palėve pėr reformėn zgjedhore. Burimet pranė kėsaj partie kanė pohuar se opozita e sheh si tė domosdoshme ndryshimin e hartės elektorale, pėr shkak se me 100 zonat zgjedhore aktuale pėrfitojnė tri zona direkt socialistėt. Socialistėt nė bisedimet me demokratėt kanė hedhur poshtė edhe njė nga variantet e paraqitura nga ana e PBDNJ-sė, e cila parashikon edhe bashkimin e disa krahinave tė tė dy qarqeve tė VLorės dhe tė Gjirokastrės me popullsi tė minoritetit. Njė variant i tillė nuk u pranua nga socialistėt, tė cilėt u shprehėn edhe tė habitur pėr dakordėsinė e shpallur nga demokratėt pėr njė propozim tė kreut tė kėsaj partie, Vangjel Dule. Socialistėt dhe demokratėt kanė rėndė dakord parimisht qė tė hiqen dy zona zgjedhore nga dy qarqet e Vlorės dhe tė Beratit, por dy partitė kryesore politike nuk kanė rėnė dakord se ku duhet tė vendoseshin ato. PD-ja ka kėrkuar qė njė zonė t’i shtohej Shkodrės, por qė u refuzua nga ana e socialistėve, pasi ky qytet njihet si bastion i demokratėve. ndėrsa demokratėt janė kundėr idesė qė njė zonė e tillė tė kalojė nė Qarkun e Dibrės. Pėrplasjet jo tė vogla kanė tė bėjnė edhe mė kriteret qė duhet tė merren nė konsideratė, ku socialistėt insistojnė pėr regjistrimin e fundit qė po kryhet nga njėsitė e qeverisjes vendore, bazė pėr tė cilėn do tė jenė edhe listat e zgjedhėsve.

 

Godo: Varianti Dule, i rrezikshėm

Kreu i Asamblesė sė Partisė Republikane, Sabri Godo, ka reaguar nė lidhje me variantin e paraqitur nga ana e kreut tė PBDNJ-sė, Vangjel Dule, pėr bashkimin e zonave tė minoritetit. “Ky ėshtė njė variant i rrezikshėm, i cili nuk duhet tė miratohet. Nuk e di se nga ka ardhur njė ide e tillė, ndoshta nga ato qarqe tė vjetėruara greke, qė synojnė tė krijojnė zona etnike tė pastra”, theksoi Godo. Ai kėrkoi tė ndalohej njė gjė e tillė dhe se partitė politike nuk duhej ta votonin njė variant tė tillė, tė cilėsuar si ogurzi. Sipas tij, kėtyre skemave iu ka kaluar koha dhe nuk duhet tė bėhet njė gabim me krijimin e disa zonave tė tilla. Ndėrkohė qė kundėr kėtij varianti ka dalė edhe njė parti tjetėr qė mbron tė drejtat e minoritetit. Kryetari i PLDNJ-sė, Ligoraq Karamelo, i cili e quajti si jo tė drejtė kėrkesėn e shpallur nga ana e Dules, duke shtuar se pėrqendrimi i votave tė zonave tė minoritetit do tė ishte njė gjė shumė e dėmshme. Kundėr variantit tė Dules pėr bashkimin e disa fshatrave tė tė dy qarqeve VLorė dhe Gjirokastėr ka qenė edhe PS-ja. Sipas njėrit prej negociatorėve, njė propozim i tillė bie ndesh me ligjin, pasi kriteret e sanksionuara pėr ndarjen e zonave ndalojnė bashkimin e dy qarqeve nė njė zonė tė vetme. PBDNJ-ja ka qenė kundėr heqjes sė njė zone zgjedhore nė Qarkun e Vlorės, pasi prekeshin fshatrat e minoritetit. Nisur nga ky fakt, Dule propozoi njė variant pėr zonat zgjedhore, i cili u kundėrshtua nga socialistėt, tė cilėt theksuan se janė kundėr krijimit tė zonave etnikisht tė pastra.

 

OSBE
Vulēanov, mision i pamundur

Pėr zhbllokimin e reformės zgjedhore nė Tiranė mbėrriti edhe zėvendėsdrejtori i pėrgjithshėm i ODIHR-it, Nikolai Vulēanov. Ai pėr disa ditė negocioi mes partive politike, PS-sė dhe PD-sė, si dhe me partitė e tjera parlamentare pėr zhbllokimin e kėsaj situate, por misioni i tij mbeti i papėrfunduar. Ndryshe nga herėt e tjera, Vulēanov nuk arriti t’i bindė socialistėt dhe demokratėt pėr tė arritur njė konsensus pėr hartėn e re zgjedhore.

 

Metodika e Komitetit tė Pronave pritet tė kundėrshtohet nė Kuvend nga partitė e djathta
Deputetėt, paketė tė re pėr ēmimin e trojeve

Partitė e djathta pritet tė paraqesin njė variant tė tyrin pėr mėnyrėn e kompensimit financiar tė pronave pėr pronarėt legjitimė. Partitė e djathta janė nė pritje tė mbėrritjes sė metodikės sė miratuar nga ana e Komitetit Shtetėror pėr Kthimin e Pronave. Sipas burimeve, LZHK-ja pritet tė paraqitet nė Kuvend me disa variante pėr kompensimin financiar tė kategorive tė ndryshme tė tokės, si asaj turistike, bujqėsore apo dhe trojeve. Me kėtė paketė synohet tė rritet vlera ēmimit pėr kompensimin financiar, veēanėrisht pėr trojet. Sipas deputetėve tė LZHK-sė, ėshtė i papranueshėm ēmimi i vendosur, prej 606 eurosh pėr metėr katror, pėr kompensimin e trojeve, nė njė kohė qė ēmimi maksimal nė Tiranė shkon sa dyfishi i asaj qė ka pėrcaktuar Komiteti Shtetėror i Pronave. Tri ditė mė parė, kryetari i kėtij institucioni, Sokrat Sina, paraqiti njė listė pėr mėnyrėn e kompensimit financiar tė pronarėve. Pėrcaktimi i kėtyre ēmimeve ėshtė nisur nga ēmimet e tregut dhe jo nga ato tė hipotekės apo tė ligjit tė tokės, kur ajo i ėshtė marrė pronarit tė ligjshėm. Kėshtu, pėr tokėn bujqėsore nė zonėn e Shqipėrisė sė Mesme, nė Berat dhe nė Lushnjė dhe nė tė gjitha zonat pėrreth, ēmimi i njė metri katror varion nga 3,4 nė 3,8 euro. Ēmimi pėr zonat urbane varion nga 78 euro pėr metėr katror, kur ėshtė fjala pėr Tiranėn pėr shembull, deri nė 606 euro pėr metėr katror. Ndėrsa pėr zonat turistike, ēmimi varion nga 40 euro pėr metėr katror deri nė 210 euro. Edhe pse tregu i tokės nė Shqipėri vazhdon tė mbetet informal, ēmimet qė publikoi Komiteti Shtetėror i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave janė nxjerrė duke u mbėshtetur nė prodhimin e mundshėm bujqėsor, pėr tokat bujqėsore, ėshtė fjala pėr dokumentet zyrtare tė ruajtura nė kadastra. Pėr tokėn turistike, Komiteti Shtetėror i Kthimit dhe i Kompensimit tė pronave nuk do tė ketė asnjė lloj kufizimi. Ēmimet dhe kriteret e mėsipėrme do tė diskutohen nė Parlamentin shqiptar, javėn e ardhshme, dhe vetėm pas miratimit tė tyre, mund tė nisė aplikimi i tyre.

 

Pronėsi me Drejtėsi takim nė Greqi

Shoqata Pronėsi me Drejtėsi ka marrė kėto ditė nė takimin e zhvilluar nga shoqata ndėrkombėtare e pronave nė Greqi. Nė kėtė takim janė shkėmbyer shumė mendime nė lidhje me procesin e kthimit dhe kompensimit tė pronave. Nė kėtė takim nga shoqata “Pronėsi me Drejtėsi” ka marrė pjesė avokat Agim Tartari, i cili u ka kėrkuar tė pranishmėve tė njihet me ekperiencėn qė kanė kaluar pėr kthimin dhe kompensimin e pronės. Gjithashtu, ai u ka kėrkuar drejtuesve tė kėsaj shoqate qė tė zhvillojnė njė vizitė nė Shqipėri, pėr t’u njohur nga afėr me kėto probleme.

 

Axhemi
“Fisnikėria e Veriut, vlerė pėr LSI-nė”

Nėnkryetarėt e LSI-sė, Pėllumb Xhufi dhe Sokol Axhemi, zhvilluan takime me strukturat drejtuese tė LSI-sė nė Shkodėr dhe Malėsi tė Madhe, nė kuadrin e organizimit tė punės lidhur me votimin pėr zgjedhjen e strukturave drejtuese tė LSI-sė, nė bazė tė parimit njė anėtar - njė votė. Nė Shkodėr nėnkryetarėt e LSI-sė, Axhemi dhe Xhufi, zhvilluan njė takim me kryesinė e LSI-sė pėr rrethin Shkodrės. Kryetari i LSI-sė pėr Shkodrėn, Agim Jahja, pasi theksoi faktin e mbėshtetjes sė madhe qė po gjen LSI-ja te banorėt e Shkodrės, bėri njė ekspoze tė deritanishme tė anėtarėsimeve dhe shtrirjes sė strukturave tė LSI-sė nė ēdo qendėr votimi dhe nė ēdo komunė. Nėnkryetari i LSI-sė, Axhemi, tha se “duhen tė merren tė gjitha masat pėr zhvillimin e zgjedhjeve tė drejtuesve tė LSI-sė nė bazė tė parimit njė anėtar – njė votė. “Asnjėri prej anėtarėve tė LSI-sė nuk duhet tė mbetet pa votuar, pasi secili prej anėtarėve ka tė drejtėn e tij pėr tė zgjedhur drejtuesit e partisė. Ne nuk bėjmė demagogji, siē bėjnė forcat e tjera, qė ndryshe thonė dhe ndryshe veprojnė. Ndaj, dhe fisnikėria e Shkodrės dhe e gjithė Veriut ėshtė vlerė pėr LSI-nė dhe jo demagogjia e PS-sė”, u shpreh Axhemi. Ndėrsa Xhufi foli pėr traditat dhe qytetarinė e Shkodrės, qė janė nėpėrkėmbur nga papėrgjegjshmėria e pushtetit aktual, duke theksuar se “ne do t’i kthejmė vlerat qė i takojnė Shkodrės sė kulturės dhe traditės, ndaj dhe shkodranėt duhet tė pėrqafojnė alternativėn e LSI-sė”. Dy nėnkryetarėt e LSI-sė, Xhufi dhe Axhemi, morėn pjesė edhe nė aktivin e LSI-sė nė Malėsinė e Madhe. Kryetari i kėsaj dege, Bahri Shabani evidentoi punėn organizative pėr pėrgatitjen e zgjedhjeve nė bazė tė parimit njė anėtar - njė votė dhe garantoi zhvillimin e suksesshėm tė zgjedhjeve brendapartiake.