http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
 
 
Faqja 4 - POLITIKE

Qershor 7, 2005

 
Vendimi: Do nxirren jashtė pėrdorimit e quhen trashėgimi kulturore
 
Qeveria i kthen armėt e bllokuara Leka Zogut

 

Tė gjitha armėt qė iu sekuestruan pretendentit tė Fronit Mbretėror Leka I, me njė vendim qeverie, do t'i rikthehen familjes mbretėrore. Tre vite mė parė, policia e shtetit e bllokoi tė gjithė arsenalin e armėve qė Leka i kishte sjellė me vete dhe qė pretendonte se janė armė tė babait tė tij, ish-mbretit tė Shqiptarėve Zogu I. Por u deshėn plot tre vjet, qė qeveria tė mendojė seriozisht qė kėto armė tė mos i mbajė mė nė depot e saj, por t'ia rikthejė kėsaj familjeje, duke u kthyer nė tė njėjtėn kohė edhe nderin e nėpėrkėmbur. Me anė tė projektvendimit qė po pėrgatitet nga Ministria e Rendit Publik trashėgimtarėve tė familjes sė ish-Mbretit Zog I, iu rikthehet koleksioni i armėve pėr tė cilat parashikohet njė procedurė e vecantė nė pėrfundim tė sė cilės, armėt qė pėrbėjnė koleksionin do tė cilėsohen si trashėgimi kulturore. Vendimi parashikon njėkohėsisht qė tė gjitha armėt dhe municionet tė nxirren jashtė pune, pra tė mos jenė nė gjendje tė efektshme, duke u konsideruar vetėm si armė relike. Njėkohėsisht, pėr ēdo shitje apo dhuratė, familje mbretėrore duhet tė marrė leje tė posaēme nė drejtorinė e policisė sė Tiranės.

Trashėgimi kulturore
Koleksioni i ish-mbretit po vlerėsohet tashmė si njė trashėgimni kulturore nga organet kompetente shqiptare. "Armėt me vlera historike e kulturore, armėt e ftohta dhe tė zjarrit, tė prodhimit artizanal ose tė fabrikuara pėrpara fillimit tė Luftės sė Dytė Botėrore si dhe objektet personale tė ish-mbretit Zog i qė janė nė pronėsi tė trashėgimtarėve tė tij, konsiderohen objekte tė trashėgimnisė kulturore dhe rregjistrohen nė qendrėn Kombėtare tė Inventarizimit tė Pasurive Kulturore, e cila lėshon pasaportėn e objektit nė bazė tė tė dhėnave tė objekteve. Njė vendim i tillė ka marrė edhe pėlqimin e vetė familjes mbretėrore, e cila ka insistuar gjithnjė se bėhej fjalė pėr njė koleksion historik mė tepėr se pėr njė arsenal armėsh.

Kush i posedon kėto armė?
Tė gjithė trashė-gimtarėt e familjes sė ish-mbretit Zog i kanė tė drejtėn e posedimit tė kėtyre armėve koleksion tė familjes mbretėrore sipas vendimit qė pritet tė miratohet nga qeveria. Nė kėtė kategori pėrfshihen kryetari i zyrės sė Oborrit Mbretėror si dhe anėtarėt e grupit tė shoqėrimit, tė cilėt kanė tė drejtėn e paisjes me leje dhe mbajtjes sė armėve sipas propozimeve qė bėhen nga vetė Zyra e Oborrit Mbretėror. Kėrkesa pėr paisjen me leje pėr mbajtje arme paraqitet nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut tė Tiranės dhe shoqėrohet me dokumentacionin pėrkatės tė ligjit "Pėr armėt", nė vendimet e Kėshillit tė Ministrave si dhe nė Udhėzimet e Ministrit tė rendit publik. Kjo leje ėshtė njė dokument zyrtar individual, jepet vetėm pėr njė armė dhe i shėrben personave tė familjes mbretėrore. Ndėrkohė qė nuk jepet asnjė leje kolektive pėr mbajtjen e armėve. Pėr personat e caktuar nga oborri mbretėror leja jepet vetėm pėr mbajtje arme brezi dhe municioni i ēdo arme do tė jetė deri nė 20 fishekė. Pėr ēdo armė tė dhėnė me leje dhe tė rregjistruar, zbatohen tarifat e parashikuara nga legjislacioni nė fuqi.

Ligji i vitit 2003
Vendimi qė pritet tė marrė qeveria zbaton njė pjesė tė ligjit pėr "Statusin e Trashėgimtarėve tė Familjes Mbretėrore", i miratuar nga kuvendi shqiptar nė 8 maj 2003. Nėpėrmjet kėtij ligji tė propozuar nga disa deputetė legalistė dhe socialistė, familjes mbreėtrore u njihen disa atribute, mes tė cilėve edhe e drejta pėr tė mbajtur koleksione tė konsideruara pronė private, por qė duhet regjistruar mė parė nė organet shtetėrore. Ndėrkohė, ligji i jep tė drejtė trashėgimtarit tė Ahmet Zogut qė tė pėrdorė pronat e tij sipas ligjit pėr kthimin dhe kompensimit e pronave. Gjatė kėsaj periudhe, qeveria shqiptare i ka njohur tė drejtėn e pronėsisė familjes mbretėrore mbi vilėn nė kodrėn e Durrėsit, truallin ku ishte varrosur Nėna Mbretėreshė nė parkun Kombėtar tė Tiranės (I cili do tė shėrbejė si vend varrimi pėr familjen mbretėrore) si dhe pėrfshirjen nė protokollin shtetėror.


Historia / Policia sekuestroi 11 arka qė vinin nga Johanesburgu

Si u bllokuan armėt e Lekės nė Rinas

Koleksioni prej mbi 100 armėsh nga e gjithė Bota
Mesditėn e 28 qershorit 2002, Leka Zogu, pretendenti i fronit mbretėror shqiptar udhėtonte me njė limuzinė tė bardhė drejt kryeqytetit i shoqėruar nga njė turmė e madhe pėrkrahėsish tė monarkisė, ndėrkohė qė nė aeroportin e Rinasit policia bllokoi njė pjesė tė bagazheve tė tij, kryesisht 11 arka me armė tė kalibrave tė ndryshėm. Rikthimi nė atdhe pėr herė tė tretė i Leka Zogut, pėsoi njė goditje pas lajmit se atij i ishte bllokuar njė arsenal i tėrė luftarak nė aeroport. Leka reagoi menjėherė duke deklaruar se armėt e kapura nė Rinas nuk ishin gjė tjetėr veēse njė koleksion personal i tij, i pėrbėrė kryesisht nga armė trofe si dhe armė qė ai i kishte blerė nė ankande tė ndryshme nė disa vende tė botės. Arkat kishin pėrsipėr vulėn e Johanesburgut, kryeqytetit Afrikano-Jugor ku Leka qėndroi pėr 20 vjet me radhė, para se tė kthehej nė atdhe pas 63 vitesh mėrgimi. Nga inventari qė iu bė arsenalit luftarak qė kishte me vete Leka, rezultoi se ishin 100 armė dhe municione tė ndryshme, ku binin nė sy njė granathedhės, njė kundėrtank dhe njė murtajė. Nė koleksionin e tij Leka kishte armė tė lehta, si pistoleta tė modeleve tė ndryshme, armė gjahu, pushkė tė kėmbėsorisė, pushkė tė preēizionit tė lartė tė pajisura me optikė. Nė kėtė arsenal luftarak bėnte pjesė dhe njė automatik "Kallashnikov", prodhimi i parė i kėsaj arme, i blerė nė Vietnam. Armėt e sekuestruara nga policia i kaluan prokurorisė, e cila filloi ēėshtjen hetimore. Fillimisht u deklarua se Lekės do t'i ktheheshin vetėm disa armė tė lehta, kryesisht pistoleta dhe armė gjahu, ndėrsa pjesa tjetėr do tė konfiskohej dhe do tė vendosej nė njė muze tė veēantė. Nė pėrpjekjet e tij tė mėvonshme Leka Zogu nuk hoqi dorė asnjėherė nga koleksioni i tij i armėve dhe vazhdimisht kėrkoi qė ato t'i riktheheshin. Tashmė ky koleksion do tė jetė pronė e familjes mbretėrore por armėt do tė kenė vetėm vlera muzeale pasi janė nxjerrė jashtė pėrdorimit.


Vendimet

- Trashėgimtari Leka Zogu ka tė drejtė tė mbajė dhe tė pasurojė koleksionin e armėve tė familjes mbretėrore. Nė pėrbėrje tė koleksionit lejohen 10 copė pėr ēdo armė, shoqėruar me municionin pėrkatės, njė komplet prej 150.
- Familjes mbretėrore i rikthehet pėr banim njė nga pronat e tyre tė pėrdorshme pėr banim.
- Komisioni i kthimit tė Pronave tė pėrgatisė procedurat pėr kthimin dhe kompesimin e pronave tė Familjes Mbretėrore Shqiptare mbi bazėn e dokumentave pėrkatėse tė pronėsisė.
- Trualli ku ishte varrosur Nėna Mbretėreshė Sadije, qė ndodhet nė Parkun kombėtar tė Tiranės, tė kthehet nė pronėsi tė familjes mbretėrore shqiptare dhe tė shėrbejė si vend varrimi pėr anėtarėt e familjes mbretėrore shqiptare.
- Tė caktohet njė komision pėr sjelljen e eshtrave tė Mbretit Zog i dhe tė organizohet ceremonia zyrtare pėr rivarrimin e tyre nė Varrezat e Familjes Mbretėrore.

 
 
Faqja 5 - POLITIKE

Qershor 7, 2005

 
Pėrfaqėsuesi i oborrit, Fluturak Gėrmenji: Kėrkesa pėr kthimin u ėshtė paraqitur institucioneve
 
Familja mbretėrore: Ja pronat tona
Koleksioni i armėve vetėm pasuria e parė e rikthyer

al.kre


Koleksioni i armėve tė familjes mbretėrore ėshtė pasuria e parė qė po rifiton Leka Zogu pas kthimit tė tij nė Shqipėri. Tashmė qė kuvendi shqiptar ka miratuar qė prej vitit 2003 njė ligj qė pėrfshin edhe trashėgimtarin e Ahmet Zogut nė ligjin e kompensimit tė pronave, pritet qė qeveria t'u hapė rrugėn edhe rikthimit tė pronave tė tjera tė familjes. Lista e pronave tė familjes mbretėrore ėshtė tashmė nė dorėn e institucioneve shtetėrore. Fluturak Gėrmenji, pėrfaqėsuesi i oborrit mbretėror thotė nė emėr tė trashėgimtarit Leka Zogu I se "pasi Parlamenti miratoi ligjin pėr familjen mbretėrore ėshtė dėrguar nė komisionin e kthimit tė pronave tė Tiranės dhe tė Durrėsit, kėrkesa nga trashėgimtari, pėr pronat kryesore tė cilat janė tė dokumentuara me aktet e sekuestrimit nga qeveria fashiste. Paralelisht ėshtė depozituar akti i trashėgimisė nga gjykata e Tiranės". Ai mė pas tregon edhe listėn e gjatė tė pronave tė familjes mbretėrore shqiptare, pjesa mė e madhe e tė cilave nė Tiranė dhe nė Durrės. Sipas tij gjithēka ėshtė e dokuemntuar edhe me dėshmitė e konfiskimit qė ka bėrė qeveria fashiste pas rrėzimit tė mbretėrisė dhe pushtimit tė vendit nga Italia. Tė gjitha kėto dokumenta janė dorėzuar nė komisionet e kthimit tė pronave dhe pritet qė shteti tė marrė njė vendim pėr kthimin e tyre trashėgimtarėve tė kėsaj familje.

"Dosja e Tiranės"
Gėrmenji pėrmend si njė nga trashėgimitė mė tė spikatura, pallatin mbretėror, ose siē quhet sot Pallati i Brigadave pėr tė cilin janė tė dokumentuara tė gjitha tė dhėnat nga kadastra. Mbreti Zog ka blerė tė gjitha ngastrat e tokave qė nga rruga e Elbasanit deri nė Sauk. "Janė tė rregjistruara gjithashtu edhe pagesat qė i janė bėrė kompanisė italiane qė bėri ndėrtimin e Pallatit Mbretėror", thotė Gėrmenji duke shtuar se mbreti Zog kishte planifikuar qė me lindjen e djalit tė tij, tė transferohej nė kėtė rezidencė tė re. Ai tregon se pjesė e rėndėsishme e kėsaj trashėgimie qė duhet ti kthehet familjes mbretėrore ėshtė edhe pallati i vjetėr mbretėror. Nė kėtė vend ka banuar edhe Enver Hoxha pas ēlirimit. Ky pallat qė ekziston ende ėshtė nė mes tė Tiranės dhe quhet ndryshe, Pallati i Pionierėve dhe kinema Millenium 2. Eshtė quajtur mė parė edhe Pallati i princeshave dhe ishte trashėgimi i nėnės sė mbretit Ahmet Zog qė ėshtė pasardhėse e familjes sė madhe tė Toptanėve. Mė pas vjen edhe toka pėrreth varrit tė nėnė Mbretėreshė pranė pallatit mbretėror edhe kjo zonė e dokumentuar. Janė disa shtėpi nė Tiranė, pranė urrės sė Tabakėve, pranė pazarit tė ri por tė cilat sipas pėrfaqėsuesit tė oborrit mbretėror janė lėnė pėr t'u ndjekur nė njė fazė tė dytė. materialet pėr tė gjitha kėto prona janė depozituar nė muajin shtator dhe pritet reagimi i institucioneve shtetėrore pėr to. Sipėrfaqja mė e madhe e pronave ndodhet nė Durrės, ku janė rreth 2 milionė metra katrorė tokė e familjes mbretėrore.


Pronat

NĖ TIRANĖ
- Pallati i ri mbrėtėror ose ai qė quhet Pallati i Brigadave.
- Pallati i vjetėr mbrėtėror ose Pallati i pionierėve dhe Millenium 2.
- Territori i varrit tė Nėnės Mbretėreshė afėr pallatit mbretėror.
- Dy shtėpi nė bllokun midis komunitetit musliman dhe Urrės sė Tabakėve.
- Vila pranė ish-selisė sė Vefės.


NĖ DURRĖS
- Vila nė Kodėr nė Durrės.
- Plazhi i familjes mbretėrore, zona e shkėmbit tė kavajės midis "Bllokut" dhe "Kavalishencės".
- Tokė qė nga dalja e Durrėsit deri nė Portoromano, zona e spitallės, 2 milionė metėr katrore.
- Prona nė Burrel, Burgajet, Divjakė, Leskovik, Sarandė dhe nė Pėrmet.

 

 
http://www.sot.com.al/ Tuesday, 07 June 2005
 
The Committee of Properties : The institutions are obstructing us
The Committee of Restitution and Compensation of Properties is not able to step forward in compiling the prizes map, which is a very important issue for the process of restitution and compensation of properties according to the law.The indifference and the unaccountability of some responsible institutions for the realization of the process of restitution and compensation of properties is delaying further this process. A series of institutions and ministries, with the decision of the Council of Ministers, should send the information to the CoP. The Ministry of the Regulation of the Territory and Tourism with the decision of the CoM should put in disposition of the CRCP the maps of the zones that have priorities in development of tourism, of the inner zones of the country and many other data. CRCP, according to the information that should be delivered by these institutions, could compile a prizes map for each zone and category of land, a thing that easies the work of the local committees as well. But, the responsible institutions have not deposit the appropriate materials yet, which could have made possible the compilation of the prizes map. According to the spokesman of CRCP, Erion Kisi, this committee has delivered a request to these institutions to get the necessary information. But, so far, these institutions have been deaf. Responsible for the obstruction of the work in this committee are, the Ministry of the Regulation of the Territory and Tourism, Ministry of Economy, Ministry of Agriculture and Food, Ministry of Defense, Ministry of Public Order, Ministry of Local Government and Decentralization, organs of the local government and a series of research institutions, which have the necessary information for compiling the prizes map. In the meantime, according to Kisi, the process of handing in the documentation by the ex-owner is going on normally.

 
http://www.panorama.com.al/ 
viti IV, Nr:968
E Martė 7 Qershor 2005

Faqe 18/19 - Speciale

statusi i ushtarakeve
ligji
 

Gazeta publikon vendimin e plotė tė Parlamentit

 

Ja pėrfitimet nga statusi i ushtarakut

 

Rritja e re e pensioneve pėr ushtarakėt e Forcave tė Armatosura parashikohet tė bėhet mbi bazėn e statusit e tyre, tė miratuar nga Parlamenti shqiptar.

Vendimet e fundit tė qeverisė pėr rritjet e pensioneve tė ushtarakėve dhe pėrfitimet qė rrjedhin prej tyre, bėnė qė shumė ushtarakė tė dalė nė pension, tė kishin paqartėsi pėr lidhjet mes statusit tė ushtarakut dhe rritjes mė tė fundit tė pensioneve. Gazeta pas kėrkesave tė shumta nga ana e ushtarakėve nė pension, publikon statusin e plotė tė ushtarakut miratuar nga Parlamentin. Rritja e pensioneve do tė zbatohet edhe pėr shtesat mbi pension. Konkretisht, pėr shtesa mujore qė pėrfitojnė nga ligji “Pėr statusin e invalidit tė luftės” shtesa ėshtė 8 pėr qind, pėr pensionet e caktuara me dekretin e presidentit “Pėr njė mbrojtje tė veēantė tė ushtarakut”, gjithashtu, rritja ėshtė nė masėn 8 pėr qind. Edhe pas kėsaj rritjeje pensionistėt krahas tė ardhurave nga pensioni do tė vazhdojnė tė marrin tė ardhurat e tjera qė jepen me vendime tė veēanta tė Kėshillit tė Ministrave, si kompensimi pėr diferencėn e ēmimit tė bukės, kompensimi pėr energjinė elektrike dhe kompensimi pėr pjestarėt e familjes qė janė nė varėsi ekonomike.

 

Statusi i Ushtarakut te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise

 

Nė mbėshtetje tė nenit 78, 81, pika 1 dhe 83, pika 1 tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,
Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė

Vendosi:

Kreu I
Dispozita tė Pėrgjithshme

Neni 1
Qėllimi
Ky ligj pėrcakton pozitėn juridike, ekonomiko-financiare dhe shoqėrore, kėrkesat e pėrgjithshme tė pranimit, tė drejtat, detyrimet dhe kufizimet e ushtarakėve tė Forcave tė Armatosura nė Republikėn e Shqipėrisė, pėr arsye tė karakterit tė veēantė tė detyrės dhe tė shėrbimit ushtarak, si dhe garancitė ligjore pėr zbatimin e tyre.

Neni 2
Pėrkufizime
Nė kuptim tė kėtij ligji termat e mėposhtme kanė kėto kuptime:
“Ushtarak i Forcave tė Armatosura” ėshtė shtetasi qė shėrben nė Forcat e Armatosura, bėn betimin dhe mban uniformėn me shenjat pėrkatėse, tė miratuara sipas legjislacionit nė fuqi.
“Ushtarak i shėrbimit aktiv tė pėrhershėm” ėshtė shtetasi qė shėrben nė Forcat e Armatosura, si ushtarak (oficer, nėnoficer, ushtar me pagesė/ profesionist dhe fiton statusin e karrierės, tė pėrcaktuar nė ligjin, “Pėr gradat dhe karrierėn ushtarake tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė”.
“Ushtarak i shėrbimit aktiv tė pėrkohshėm” ėshtė shtetasi qė pranon tė shėrbejė nė Forcat e Armatosura, si ushtarak (oficer, nėnoficer dhe ushtar profesionist), pėr njė periudhė kohe tė caktuar.
“Ushtarak i shėrbimit aktiv tė detyrueshėm” ėshtė shtetasi qė kryen shėrbimin e detyrueshėm ushtarak, sipas ligjit.
“Ushtarak nė rezervė” ėshtė shtetasi qė ka shėrbyer nė Forcat e Armatosura, si ushtarak aktiv, oficer, nėnoficer, ushtar profesionist dhe pasi ndėrpret karrierėn ushtarake, sipas ligjit “Pėr gradat dhe karrierėn ushtarake” nė Forcat e Armatosura, si oficer, nėnoficer dhe ushtar.
“Ushtarak nė lirim” ėshtė shtetasi, qė ndėrpret karrierėn ushtarake nė Forcat e Armatosura, sipas ligjit “ Pėr gradat dhe karrierėn ushtarake nė Forcat e Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė”.
“Ushtarak nė pension ėshte shtetasi qė ka shėrbyer nė Forcat e Armatosura si ushtarak aktiv dhe rezervė dhe del nė pension, kur mbush moshėn e pensionit tė pleqėrisė.

Neni 3
Shėrbimi ushtarak si veprimtari e veēantė
Shėrbimi ushtarak ėshtė veprimtari e veēantė, shoqėrish e domosdoshme pėr shtetin, qė kryhet nė bazė tė dėshirės, vullnetit dhe detyrimit pėr t’i shėrbyer atdheut dhe interesave tė kombit, pėrgjegjėsisė pėr zbatimin e legjislacionit, paanėsisė politike, bindjes, profesionalizmit dhe vazhdimėsisė sė karrierės.

Neni 4
Fitimi i Statusit tė ushtarakut
Shtetasi shqiptar nga dita qė fillon tė shėrbejė nė Forcat e Armatosura, si ushtarak fiton Statusin e ushtarakut dhe gėzon tė drejtat dhe pėrmbush detyrimet e pėrcaktuar nė kėtė ligj dhe nė aktet e tjera ligjore dhe nėnligjore.
Kėtė status e fitojnė:
a. Ushtarakėt e shėrbimit aktiv tė pėrhershėm;
b. Ushtarakėt e shėrbimit aktiv tė pėrkohshėm;
c. Ushtarakėt e shėrbimit aktiv tė detyrueshėm, tė thirrurit nė stėrvitje ushtarake, pėr kohėn e stėrvitjes.
ē. Ushtarakėt nė rezervė, lirim ose pension sipas pėrcaktimeve tė bėra nė kėtė ligj dhe nė akte tė tjera ligjore e nėnligjore.

Neni 5
Ruajtja e statusit kur kapet rob
Nėse gjatė kohės sė veprimeve luftarake, ushtaraku aktiv mund tė kapet rob, nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė apo nė territorin e njė shteti tjetėr, ruan tė drejtat qė i njeh Statusi i ushtarakut dhe aktet e tjera, ligjore e nėnligjore.

Neni 6
Humbja e Statusit tė ushtarakut
Ushtaraku aktiv i Forcave tė Armatosura e humbet statusin kur:
a. dėnohet me burgim nga gjykata me vendim tė formės sė prerė pėr krime tė kryera me dashje.
b. Pėrfundon stėrvitjen ushtarake ose shėrbimin ushtarak aktiv tė detyrueshėm.
c. Pėrfundon kontratėn, pa shkaqe ligjore.
ē vdes
Kur ushtaraku aktiv vdes, familja e tij ruan disa nga tė drejtat e pėrcaktuara nė kėtė ligj.

Neni 7
Vjetėrsia nė punė dhe nė shėrbim
1. Njihet si vjetėrsi nė punė e ushtarakut tė Forcave tė Armatosura, pėr efekt pensioni, periudha nga dita e hyrjes nė shėrbim tė Forcave tė Armatosura, si ushtar me pagesė (profesionist), kursant (nėnoficer) dhe student nė shkollat e larta ushtarake, brenda dhe jashtė vendit. Kontributet pėr sigurimet shoqėrore, pėr kėtė periudhė, pėrballohen nga buxheti i shtetit.
2. Vjetėrsia e shėrbimit si ushtarak aktiv, pėr efekt tė pagės dhe pėrfitimit tė pensionit tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi, llogaritet nga dita e titullimit oficer, nėnoficer, ushtar me pagesė, ushtar profesionist nė Forcat e Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė.
3. Koha e kryerjes sė studimeve, pas pėrfundimit tė shkollės sė lartė ushtarake, brenda dhe jashtė vendit, llogaritet si vjetėrsi nė punė dhe vjetėrsi shėrbimi si ushtarak aktiv, dhe gradės.

Neni 8
Pranimi nė Forcat e Armatosura
Nė Forcat e Armatosura pranohet, si ushtarak aktiv, shtetasi qė plotėson kėto kėrkesa tė pėrgjithshme:
1. Tė jenė shtetas shqiptarė.
2. Tė kenė zotėsi tė plotė pėr tė vepruar.
3. Tė pėrmbushė kėrkesat ligjore pėr nivelin arsimor dhe tė zotėrojė aftėsitė e nevojshme, shėndetėsore e fizike, pėr vendin e shėrbimit.
4. Tė mos jetė dėnuar me burgim me vendim tė formės sė prerė tė gjykatės pėr kryerje tė njė krimi.
5. Tė mos jetė larguar nga puna pėr shkelje tė disiplinės.
6. Tė jetė i moshės 19-30 vjeē.
Kriteret e tjera, pėrveē sa parashikohen nė kėtė nen, qė duhet tė plotėsojė shtetasi, i cili shpreh dėshirėn pėr t’u pranuar dhe pėr tė shėrbyer nė Forcat e Armatosura pėrcaktohen nė ligjin “Pėr gradat dhe karrierėn ushtarake nė Forcat e Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė”, dhe nė akte tė tjera, ligjore e nėnligjore.

Neni 9
Gradimi dhe karriera ushtarake
1. Shtetasi shqiptar, me pranimin nė shėrbimin ushtarak aktiv si ushtar, nėnoficer dhe oficer, gėzon tė drejtėn e gradimit dhe tė karrierės ushtarake.
2. Kriteret pėr pėrparimin nė gradė dhe karrierė dhe ato tė ndėrprerjes sė karrierės ushtarake pėrcaktohen nė ligjin, “Pėr gradat dhe karrierėn ushtarake nė Forcat e Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė”, dhe nė akte tė tjera, ligjore e nėnligjore.

Neni 10
Pajisja me dokumentin e identifikimit
1. Ushtaraku aktiv, pėrveē letėrnjoftimit/pasaportės, pajiset dhe mban kurdoherė me vete dokumentin pėrkatės tė identifikimit ushtarak.
2. Dokumenti i identifikimit ushtarak lėshohet pėr oficerėt nga ministri i Mbrojtjes, ndėrsa pėr nėnoficerėt dhe ushtarėt profesionistė nga komandanti i forcės, komandanti i Komandės Mbėshtetėse, komandanti i njėsisė nė varėsi tė Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe drejtori i Personel-Organizimit nė Shtabin e Pėrgjithshėm.
3. Forma dhe pėrmbajtja e dokumentit tė identifikimit pėrcaktohen me urdhėr tė ministrit tė Mbrojtjes, me propozimin e shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm.

Kreu II
Tė drejtat dhe detyrat e Ushtarakut

Neni 11
Detyra themelore
Eshtė detyrim i ēdo ushtaraku t’i shėrbejė Republikės sė Shqipėrisė me besnikėri dhe ndershmėri, pėr tė mbrojtur, tė drejtat dhe lirinė e popullit. Eshtė detyrim i ēdo ushtaraku tė respektojė rendin kushtetues.

Neni 12
Betimi i oficerit dhe nėnoficerit
Ushtaraku aktiv, ditėn e titullimit oficer a nėnoficer aktiv i Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė, bėn betimin.
Formula e betimit ėshtė:
“Betohem, pėrpara Flamurit Kombėtar, nė nderin dhe bindjen time, se do t’i shėrbej Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, popullit dhe Atdheut tim, dhe pėr mbrojtjen e tyre, nuk do tė kursejė as jetėn time! Betohem.”

Neni 13
Hierarkia e urdhrit
1. Ushtaraku i bindet eprorit. Ai zbaton tė gjitha urdhrat qė jepen pėr qėllime shėrbimi.
2. Urdhri i ligjshėm ėshtė i detyrueshėm pėr zbatim edhe nė rast se paraqet rrezik pėr jetėn e ushtarakut.
3. Kur urdhri bie nė kundėrshtim me ligjin, ushtaraku duhet t’ia bėjė tė ditur eprorit dhe tė kėrkojė dhėnien me shkrim tė urdhrit.
4. Ushtaraku nuk zbaton urdhrat, tė cilat bien nė kundėrshtim flagrant me ligjin, dhe njofton urdhėrdhėnėsin dhe eprorin e vet.
5. Tė drejtat e eprorit pėr dhėnien e urdhrit, mėnyrat e dhėnies sė tij dhe procedurat pėrcaktohen nė akte tė tjera ligjore.

Neni 14
E drejta pėr mbajtjen dhe pėrdorimin e armės
1. Ushtaraku aktiv, gjatė kryerjes sė shėrbimit dhe jashtė tij, ka tė drejtė tė mbajė dhe tė pėrdorė armėn vetjake, nė pėrputhje me ligjet “Pėr armėt” dhe “Pėr pėrdorimin e armėve tė zjarrit”.
2. Kur ushtaraku aktiv, pėr shkaqe tė ndryshme, ndėrpret karrierėn ushtarake, dorėzon armėn vetjake.
3. Ushtaraku aktiv me gradė madhore, kur del nė rezervė, lirim apo pension pleqėrie, ka tė drejtėn e mbajtjes sė armės vetjake (pistoletė), por pasi tė jetė pajisur mė parė me autorizimin pėrkatės nga eprori i vet mė i lartė. Arma vetjake i jepet pasi tė regjistrohet nė organet e rendit publik.
4. Kur ushtaraku vdes, familjarėt janė tė detyruar ta dorėzojnė armėn vetjake nė komandėn pėrkatėse, brenda 30 ditėve, duke njoftuar organet e rendit pėr ē’rregjistrimin e saj.

Neni 15
E drejta pėr propozime dhe ankesa
1. Ushtarakėt aktivė kanė tė drejtė, nė mėnyrė individuale apo nė grup, tė bėjnė, sipas rastit, propozime, kėrkesa apo ankesa pėr veprime tė paligjshme tė eprorėve, kur ju preken tė drejtat e tyre.
2. Propozimet, kėrkesat apo ankesat u drejtohen autoriteteve dhe organeve kompetente me shkrim, sipas legjislacionit nė fuqi.
3. Ushtaraku nuk i nėnshtrohet asnjė mase, ndėshkuese apo disiplinore, pėr shkak tė ankesės apo kėrkesės sė bėrė prej tij.

Neni 16
Tė drejta tė tjera
Ushtaraku aktiv gėzon edhe kėto tė drejta :
1. Pune tė garantuar nė Forcat e Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė, nė pėrputhje me legjislacionin ne fuqi.
2. Pėrparon nė gradė e nė rendin e pėrgjegjėsive (karriere), sipas akteve ligjore e nėnligjore.
3. Mbrohet nga shteti nė kryerjen e detyrave tė ngarkuara.
4. Tė trajnohet, kualifikohet dhe ndjekė studimet nė institucionet arsimore, ushtarake apo civile, brenda dhe jashtė vendit, vetėm kur i jepet leje, sipas legjislacionit nė fuqi dhe nė pėrputhje me profesionin.
5. Tė ushtrojė tė drejtėn e besimit dhe veprimtarisė fetare, jashtė territorit tė repartit ose institucionit ushtarak dhe pa uniformė ushtarake.
6. Tė shėrbejė brenda dhe jashtė territorit tė Republikės sė Shqiperisė, nė operacione tė ndryshme ndėrkombėtare, me leje tė autoritetit pėrkatės.
7. Tė pėrdorė veshje civile jashtė kohės sė punės e tė shėrbimit, kur e kėrkon natyra e shėrbimit. “
8. Tė organizohen nė shoqata, tė cilat nuk kanė karakter politik apo sindikalist.

Neni 17
Detyrat dhe pėrgjegjėsitė
Ushtaraku aktiv i Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė ka kėto detyra dhe pėrgjegjesi kryesore:
1. Tė njohė, tė respektojė, tė zbatojė dhe tė veprojė nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe legjislacionin ne fuqi.
2. Tė ruajė kurdoherė nderin e dinjitetin e ushtarakut.
3. Tė shėrbejė ku ta kėrkojnė interesat e Forcave tė Armatosura.
4. Tė pėrgatitet ushtarakisht, tė jetė i gatshėm dhe i disiplinuar, pėr tė ēdo sakrificė, gjer nė dhėnien e jetės pėr mbrojtjen e Atdheut.
5. Tė sigurojė pėr publikun e gjerė, palėt e interesuara dhe institucionet publike, informacionin e kėrkuar, me pėrjashtim tė rasteve kur informacioni ėshtė i klasifikuar, nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi.
6. Tė respektoje orarin e punės dhe ta shfrytezojė vetėm per kryerjen e detyrave.
Koha (orari) e punės dhe i shėrbimit, me urdhėr tė eprorit mund te zgjatet pėr interesa tė rėndėsishme tė shėrbimit e tė detyrės.
7. Tė rrisė aftėsitė profesionale dhe tė marre.pjesė nė veprimtari trajnuese pėr kėtė qėllim.
8. Tė mos kėrkojė apo pranoje asnjė pėrfitim material, pėr kryerjen e detyrave, me pėrjashtim tė pagės dhe tė pėrfitimeve tė tjera, tė pėrcaktuara me ligj e akte tė tjera nėnligjore.
9. Tė mbajė pėrgjegjėsi tė plotė pėr ligjshmėrinė e veprimeve tė veta, gjatė kryerjes sė detyrės.
10. Tė zbatojė rregullat e etikės.
Ushtaraku, pėrveē detyrave tė pėrcaktuara nė kėtė ligj, kryen dhe pėrgjigjet edhe pėr detyra te caktuara me akte tė tjera, ligjore, nėnligjore, rregullore apo manuale organike, tė specifikuara sipas funksionit.

Neni 18
Pėrgjegjėsia e ushtarakut para ligjit
1. Ushtarakut aktiv, pavarėsisht nga grada dhe detyra janė tė barabartė para ligjit.
2. Pėr shkelje tė akteve ligjore dhe nėn]igjore, kėrkesave tė disiplinės ushtarake, mosushtrimit tė pėrgjegjesive e tė detyrave dhe pėr dėme materiale, tė shkaktuara ndaj pronės pubike dhe private, ushtaraku mban pėrgjegjėsi penale, civile, administrative dhe disiplinore, nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi.

Neni 19
Ndalimet pėr shkak tė detyrės apo tė shėrbimit
Ushtarakut aktiv, pėr shkak tė detyrės apo shėrbimit, i ndalohet:
1. Tė jetė anėtar i partive politike, i organizatave a shoqatave me karakter politik, si dhe tė marrė pjesė nė veprimtaritė politike qė organizohen prej tyre.
2. Tė bėjė grevė.
3. Tė pėrdorė pronėn shtetėrore pėr pėrfitime vetjake.
4. Tė bėjė pushime apo tė shkojė pėr vizita tek tė afėrmit e tij jashtė vendit pa marrė leje me shkrim.
Ministri i Mbrojtjes, nė zbatim tė pikės 4 tė kėtij neni, nxjerr urdhėr, ku tė percaktohen procedurat dhe autoritetet pėrgjegjėse pėr dhėnien e lejeve.

Kreu III
Paga, shtesat mbi pagė dhe kompensimet

Neni 20
Paga dhe shtesat mbi pagė
1. Paga e personelit ushtarak aktiv, qė shėrben nė Forcat e Arrnatosura, caktohet nė bazė tė pagės bazė pėr gradėn ushtarake pėrkatėse.
2. Paga mujore e personelit ushtarak aktiv (pėrfshirė ushtarėt e shėrbimit tė detyrueshėm, ushtarėt profesionistė, nėnoficerėt, oficerėt, kursantėt dhe studentėt e shkollave tė larta) pėrbėhet nga paga bazė dhe shtesat mbi page pėr kushte tė veēanta pune e shėrbimi.
a. Paga bazė ėshtė paga pėr gradėn ushtarake pėrkatėse, sipas viteve tė shėrbimit nė Forcat e Armatosura.
b. Shtesa mbi pagė, pėr kushte tė veēanta pune dhe sherbimi, jepet nė njė masė fikse.
Masa e pagės bazė pėr gradė, pėrcaktuar nė pikėn 1, tė kėtij neni, kriteret dhe masa e pėrfitimit tė shtesave mbi pagė pėrcaktohen me vendim te Kėshillit tė Ministrave.

Neni 21
Kompensimet
Personelit ushtarak aktiv (oficer, nėnoficer, ushtar me pagesė, ushtar profesionist) i jepet kompensim per:
a. qera banesė, kur ushtaraku i shėrbimit aktiv nuk mund tė strehohet me banese nga Ministria e Mbrojtjes. Masa e kompensimit ėshtė jo mė shumė se 80 pėr qind e vlerės sė qerasė.
b. ushqim.
Masa e kompensimit, pėrcaktohet me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, me propozim tė ministrit tė Mbrojtjes.

Neni 22
Paga e kursantit dhe e studentit ushtarak
Paga mujore e kursantit, qė fillon studimet nė akademitė ushtarake, pas diplomimit nė universitete apo shkolla tė larta, brenda dhe jashtė vendit, ėshtė e njejtė me pagėn bazė tė gradės “nėntoger”.

Neni 23
Paga pėr usbtarakėt e sherbimit nė rezervė
Personeli ushtarak rezervist (oficer, nenoficer e ushtar rezervist), per kohen qė thirret nė shėrbim apo stėrvitje ushtarake nė strukturat e Forcave te Armatosura, pėrfiton pagė dhe kompensim pėr ushqim pėr ditė shėrbimi apo stėrvitjeje tė njejtė me atė tė ushtarakut aktiv te sė njėjtės gradė apo funksion.
Paga u jepet ne repartet ku ato kryejne shėrbimin apo stėrvitjen.

Neni 24
Pagesa pėr aktivizimin e personelit ushtarak ne rezervė nė trajtim me pagesė kalimtare, nė pension tė parakobsbėm apo pension pleqerie
1. Pėr nevojat e Forcave te Armatosura dhe pėr zgjidhjen e problemeve qė kėrkojnė specialiste me kualifikim te veēante, ministri i Mbrojtjes mund tė aktivizojė ushtarakė tė dalė nė rezervė, lirim apo pension.
2. Ushtaraku, kur aktivizohet, sipas pikės 1 te ketij neni, vesh uniformėn ushtarake dhe pėrfiton pagė mujore tė njėjte me atė te ushtarakut aktiv, tė tė njėjtit funksion (gradė), si dhe u nėnshtrohet tė gjitha detyrimeve si paga e ushtarakut aktiv.
3. Ushtaraku i aktivizuar nuk mund tė marre nė tė njejtėn kohė pagėn qė i takon nė zbatim tė pikės 2, tė kėtij neni dhe pagesėn kalimtare, pensionin e parakohshėm per vjetėrsi sherbimi apo pensionin e pleqerisė.
4. Ushtarakut tė aktivizuar i ndėrpritet pagesa kalimtare, pensioni i parakohshėm pėr vjetėrsi sherbimi apo pensioni i pleqėrisė nė ditėn e aktivizimit.
5. Pagesa e percaktuar ne pikėn 2 te kėtij neni pėrfundon ditėn qė ushtaraku i aktivizuar ndėrpret aktivizimin dhe kthehet nė statusin e tij tė mėparshėm, dhe rimerr pagesė kalimtare, pensionin e parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi apo pensionin e pleqėrisė.
6. Ministri i Mbrojtjes, ministri i Financave dhe ministri i Punės dhe i ēeshtjeve Sociale tė nxjerrin udhėzimin e pėrbashkėt, pėr zbatimin e kėtij neni.

Neni 25
Kompensimi nė rast emėrimi apo komandimi nė detyrė jashtė vendbanimit
1.Ushtarakut te Forcave te Armatosura, qe pėr nevoja sherbimi emėrohet nė njė detyrė jashtė vendbanimit te perhershėm e nė tė njejten kohe, transferon dhe familjen, i jepet kompensim per shpenzimet pėr udhetim e transport te materialeve tė shtėpise. Shpenzimet pėrballohen nga buxheti i Ministrise sė Mbrojtjes.
2.Kur ushtaraku i Forcave tė Armatosura komandohet nė njė detyre tjetėr, jashtė vendbanimit te tij tė perhershėm, Ministria e Mbrojtjes i siguron fjetjen dhe transportin.
Ne rastet kur fjetja dhe transporti nuk i sigurohen nga Ministria e Mbrojtjes, ai pėrfiton dieta, sipas legjislacionit ne fuqi.
Kriteret dhe masa e kompensimit, te percaktuara ne pikat 1 dhe 2, te kėtij neni, pėrcaktohen nga Kėshil1i i Ministrave.

Neni 26
Trajtimi nė rast trajnimi , kualifikimi apo arsimimi
1. Ushtaraku aktiv (oficer, nėnoficer, ushtar me pagese, ushtar protesionist), pėr periudhen e trajnimit , kualifikimit apo arsimimi nė kurse, shko11a tė larta ushtarake (akademi) apo universitete, brenda dhe jashtė vendit, pėrfiton page dhe kompensime si me poshte :
a. per periudha trajnimi dhe kualifikimi ne kurse dhe shko11a te larta ushtarake (akademi) apo universitete brėnda vendit pagėn e plotė mujore, sė bashku me tė gjitha kompensimet;
b. pėr periudha trajnimi dhe kualifikimi nė kurse dhe shkolla tė larta ushtarake apo universitetet jashtė vendit pagėn bazė pėr gradė.
2. Ministria e Mbrojtjes pėrballon shpenzimet pėr transportin, akomodimin, ushqimin dhe shpenzimet pėr pėrkujdesjen shėndetesore pėr ushtarakun aktiv, qe arsimohet, kualifikohet apo trajnohet nė njė vend te huaj, kur kėto shpenzime nuk mbulohen nga vendi i huaj .
3. Ushtaraku aktiv (oficer, nėnoficer, ushtar me pagesė, ushtar profesionist), gjatė periudhės sė trajnimit, kualifikimit apo arsimimit, pėrfiton tė gjitha rritjet nė pagė, si gjithė ushtarakėt e tjerė, nė detyrė.

Neni 27
Trajtimi me uniformė
1. Ushtarakut aktiv (oficer, nėnoficer,.ushtar me pagesė, ushtar profesionist, ushtar i sherbimit tė detyrueshėm) tė Forcave tė Armatosura, i jepet falas uniforma ushtarake pėrkatėse.
2. Studentėt dhe kursantėt ushtarake tė shkollave tė larta ushtarake, brėnda dhe jashtė vendit, kursantėt e Akademise sė Nenoficerėve dhe ushtarėt e sherbimit te detyrueshėm, pajisen me uniformė ushtarake, me grada dhe simbole te tjera, qė mbahen me uniforme, falas.
Uniforma falas, ne zbatim tė pikave 1 dhe 2 te kėtij neni jepet sipas kritereve dhe normave te percaktuara me vendim te Kėshi11it tė Ministrave.

Neni 28
Trajtimi i familjarėve tė ushtarakut, kur ushtaraku humbet jetėn nė detyre apo pėr shkak tė detyrės
1. Familja e ushtarakut aktiv i Forcave te Armatosura (oficer, nenoficer, ushtar me pagesė, ushtar profesionist, studentė ne akademitė ushtarake brenda dhe jashtė vendit), qė humbet jetėn ne detyre apo per shkak tė detyrės, pėrfiton pension familjar nė masėn 100 per qind tė pagės mujore tė muajit tė fundit, pavarėsisht nga periudha e sigurimit tė tė ndjerit.
2. Kur ushtaraku (oficer, nėnoficer, ushtar me pagesė, ushtar profesionist, ushtar i sherbimit te detyrueshem, studente nė akademitė ushtarake brenda dhe jashtė vendit), humbet jetėn gjatė kryerjes sė detyrės, nė operacione ndėrkombetare apo operacione ne ndihmė tė popullsisė brenda vendit, farnilja e tij perfiton kompensim te vecantė, masa e tė cilit pėrcaktohet me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.
Fėmijeve tė ushtarakut qė ka humbur jetėn ne detyre apo pėr shkak tė detyrės, kur fitojnė tė drejtėn e ndjekjes sė arsimit tė lartė, shteti u jep bursė te plotė.

Neni 29
Trajtimi nė rastet e ndėrprejes sė karrieres pėr shkak gjymtimi.
1. Kur ushtaraku aktiv (oficer, nėnoficer, ushtar me pagesė, ushtar profesionist) i Forcave te Armatosura, lirohet nga sherbimi, si rezultat i njė gjymtimi fizik apo mendor, nė detyrė apo pėr shkak tė detyrės duke humbur plotėsisht aftėsinė pėr pune, pėrfiton pension nė masėn 100 pėr qind tė pagės mujore tė ushtarakut nė detyrė.
2. Kur ushtaraku aktiv (oficer, nėnoficer, ushtar me pagesė, ushtar profesionist, studentė nė akademitė ushtarake brėnda dhe jashtė vendit) i Forcave te Armatosura, lirohet nga sherbimi nė Forcat e Armatosura, pėr arsye shėndetsore, pėrfiton trajtim financiar deri nė punėsimin e tij ose deri nė daljen nė pension pleqėrie, nė masėn dhe sipas kritereve tė percaktuara me vendim te Kėshillit te Ministrave.
Personat, tė cilėt plotėsojne kushtet e pėrcaktuara nė ligjin pėr sigurimin shoqėror suplementar tė ushtarakėve, pėr pension te parakohshėm pėr vjetėrsi sherbimi, kanė tė drejtėn e zgjedhjes ndėrmjet kėtij trajtimi financiar dhe pensionit te parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi.
3. Ushtaraku ka tė drejten e zgjedhjes sė pėrfitimit tė pensionit, sipas pikės 1 te kėtij neni ose sipas nenit 14, tė ligjit, nr 8087, date 13.3.1996, “Pėr sigurimin shoqėror suplementar tė ushtarakėve tė Forcave tė Annatosura tė Republikės sė Shqipėrise,tė ushtarakėve te Ministrisė sė Rendit Publik dhe Sherbimit Informativ Kombetar”.

Faqe 20/21 - Speciale

8 Qershor 2005

statusi i ushtarakut
ligji
 
 

Statusi i Ushtarakut te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise

 
vijon nga numri i kaluar

Gazeta vazhdon sot publikimin e statusit tė plotė tė ushtarakut miratuar nga Parlamenti, pas kėrkesave tė shumta nė redaksi. Rritja e re e pensioneve pėr ushtarakėt e Forcave tė Armatosura parashikohet tė bėhet pikėrisht mbi bazėn e statusit tė miratuar nga Parlamenti shqiptar, qė mė 23.04.2004. Ndėrsa ligji i ri i ndryshuar pėr pensionet suplementare dhe ato tė parakohshme kanė shtuar pikėpyetjet nė radhėt e ushtarakėve. Sipas ligjit tė ri tė miratuar, rritja e pensioneve do tė zbatohet edhe pėr shtesat mbi pension. Konkretisht, pėr shtesa mujore qė pėrfitojnė nga ligji “Pėr statusin e invalidit tė luftės” shtesa ėshtė 8 pėr qind, pėr pensionet e caktuara me dekretin e presidentit “Pėr njė mbrojtje tė veēantė tė ushtarakut”, gjithashtu, rritja ėshtė nė masėn 8 pėr qind. Edhe pas kėsaj rritjeje pensionistėt, krahas tė ardhurave nga pensioni do tė vazhdojnė tė marrin tė ardhurat e tjera qė jepen me vendime tė veēanta tė Kėshillit tė Ministrave, si kompensimi pėr diferencėn e ēmimit tė bukės, kompensimi pėr energjinė elektrike dhe kompensimi pėr pjestarėt e familjes qė janė nė varėsi ekonomike. Ligji pėrfshin pension pleqėrie shtesė pėr rreth 8 800 pensionistė ushtarakė tė para viteve ’90. Ndėrkaq, numri total i atyre qė pėrfitojnė ėshtė 100 mijė, ku pėrfshihen edhe familjarėt e ushtarakėve. Pension tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi pėrfitojnė tė gjithė ushtarakėt aktivė, qė dalin nė lirim ose rezervė, bazuar nė ligjin “Mbi gradat dhe karrierėn nė Forcat e Armatosura”.

Neni 30
Ndihma financiare nė raste vdekjeje, sėmundjeje ose fatkeqesie

1. Nė rastet kur, ushtaraku aktiv, oficeri, nėnoficeri, ushtari me pagese apo ushtari profesionist i Forcave te Armatosura vdes, pėson semundje te rėndė e te gjatė apo demtime tė mėdha tė pronės: si rezultat i njė fatkeqėsie natyrore: familjes ose atij i jepet ndihmė financiare e menjėhershme, nė masėn deri 6 (gjashtė) paga mujore.
2. Nė rastet kur ushtarakut aktiv i vdes bashkeshorti/tja, apo njė familjar nė ngarkim tė tij pėson sėmundje tė rėndė e tė gjatė i jepet ndihmė financiare e menjėhershme nė masėn deri 3 (tri) paga mujore.
3. Kur studenti i shkollave tė larta ushtarake, kursanti, ushtari i sherbimit tė detyrueshėm dhe ushtaraku rezervist (oficer, nėnoficer dhe ushtar) gjatė kohės sė studimeve, sherbimit apo stervitjes vdes, familjes u jepet ndihmė financiare e menjėhershme nė masėn deri 4 (katėr) pagae mujore, tė gradės sė nentogerit.
4. Kur ushtaraku rezervist (oficer, nenoficer dhe ushtar), pėson gjatė kohės sė stėrvitjes, sėmundje tė rėndė e tė gjatė apo dėmtime tė mėdha tė pronės sė tij, si rezultat i njė fatkeqesie natyrore, i jepet ndihmė financiare e menjėhershme nė masėn e 2 (dy) pagave mujore te gradės qė ka.
Ndihmat financiare, sipas ketij neni, jepen me urdhėr tė ministrit tė Mbrojtjes.

KREU IV
TE DREJTAT SHOQERORE TE USHTARAKUT DHE FAMILJES SĖ TIJ

Neni 31
Kohezgjatja e punes

1. Kohėzgjatja normale e punės pėr personelin ushtarak aktiv tė Forcave tė Armatosura, si rregull, eshtė e njėjtė me atė tė administrates publike.
Ministri i Mbrojtjes miraton orarin normal te punės pėr tė gjithė personelin e Forcave tė Armatosura, sipas misionit dhe territorit ku kryejnė veprimtarinė.
2. Kur e kėrkon misioni i njėsive apo situata operacionale, personelit tė Forcave tė Armatosura i kėrkohet tė punojė edhe nė ditėt e pushimit javor dhe festave, pa tė drejtė pėrfitimi apo pagese suplementare.

Neni 32
E drejta pėr pushim

1. Ushtaraku aktiv i Forcave tė Armatosura gėzon tė drejtėn e pushimit javor, pushimit vjetor tė paguar dhe tė pushimeve tė tjera tė paguara, tė pėrcaktuara nė kėtė ligj dhe akte tė tjera, ligjore e nėnligjore.
2. Kohėzgjatja e pushimit vjetor tė paguar pėr oficerėt dhe nėnoficerėt aktivė tė Forcave tė Armatosura ėshtė 45 ditė kalendarike, ndėrsa pėr ushtarėt me pagesė (profesionistė) ėshtė 30 ditė kalendarike.
3. Kur ushtaraku, pėr shkak tė detyrės, nuk e kryen lejen e pagueshme vjetore, paga per lejen e pakryer, i jepet ne pagesen e dytė tė muajit mars tė vitit pasardhės.
4. Kur ushtaraku gjatė kryerjes sė lejes sė pagueshme vjetore, pėr arsye shėndetėsore bėhet i paafte pėr punė dhe kėtė e verteton me raport mjekesor, njofton vendin e punės, dhe pushimi vjetor i zgjatet pėr atė periudhė kohe.
5. Ushtaraku aktiv i Forcave tė Armatosura, pėrveē pushimeve tė pėrcaktuara nė pikėn 2, tė kėtij neni, ka tė drejten e pushimit tė paguar edhe pėr rastet e martesės, martesės se fėmijes, lindjes sė fėmijes, semundjes sė rėnde ose vdekjes sė bashkėshortit, fėmijės, prindėrve, vėllezėrve dhe motrave, pėson dėmtime nga fatkeqesitė natyrore, ndėrron banesėn, ndėrron vendbanimin e pėrhershėm pėr shkak tė detyrės, pėr pėrgatitjen dhe mbrojtjen e titujve pasuniversitare, per punen qe kryejne, kur thirret nga organet e drejtesise si pale, deshmitar apo ekspert, si dhe per raste te tjera, te paparashikuara, te cilat vleresohen nga eprori i tij . 6. Ushtaraku i Forcave te Armatosura ka te drejte qe, ne raste te veēanta, te kerkoje leje pa te drejte page, per arsye shendetesore, personale, per femijet, bashkeshortin apo prinderit. Kohėzgjatja maksimale e tė gjitha lejeve tė papaguara, brėnda njė viti kalendarik nuk mund tė jetė mė e gjatė se 45 ditė.
Kriteret pėr dhėnien dhe kohėzgjatjen e pushimeve, tė parashikuara nė pikat 5 dhe 6 tė kėtij neni, percaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

Neni 33
E drejta e pushimit nė shtėpitė e pushimit

1. Ushtaraku aktiv (oficer, nėnoficer, ushtar me pagesė, ushtar profesionist) i Forcave tė Armatosura dhe familja e tij, ka tė drejtė tė pushojė nė shtėpitė e pushimit tė ushtarakėve, nė pėrdorim dhe administrim tė Ministrisė sė Mbrojtjes.
2. Tė drejtėn e pushimit nė shtėpitė e pushimit tė ushtarakėve e ka edhe ushtaraku (oficer dhe nėnoficer) nė rezervė, lirim apo pension pleqėrie, sė bashku me familjen e tij.
Rregullat, kriteret dhe masat e pagės pėrcaktohen nga ministri i Mbrojtjes.

Neni 34
E drejta pėr pushim e ushtarėve tė shėrbimit tė detyrueshėm aktiv

1. Leja e pushimeve vjetore pėr ushtarėt e shėrbimit tė detyrueshėm aktiv ėshtė 15 ditė pėr gjithė kohėn e kryerjes sė shėrbimit.
2. Nė raste gėzimi ose fatkeqėsie familjare dhe kur interesat e shėrbimit e lejojnė dhėnien e saj, ushtarit tė shėrbimit aktiv i jepet 5 ditė leje, e cila llogaritet si kohė shėrbimi

Neni 35
E drejta pėr pension tė parakohshėm

Oficerėt, nėnoficerėt dhe ushtarėt rrogtarė, me vjetėrsi shėrbimi nė Forcat e Armatosura, 15 vjet pėr burrat dhe 12 vjet pėr gratė, gėzojnė tė drejtėn e pensionit tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi nė masėn 50 pėrqind e pagės mujore, deri nė plotėsimin e kushteve pėr pėrfitimin e pensionit tė pleqėrisė.
Pėr ēdo vit tjetėr shėrbimi, mbi kufirin e mėsipėrm, ushtarakut i jepet njė shtesė pensioni nė masėn 2 pėr qind tė pagės mujore
Kriteret dhe kushtet e pėrfitimit tė pensionit tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi pėrcaktohen nė ligjin, “Pėr sigurimet shoqėrore suplementare tė ushtarakėve tė Forcave tė Armatosura nė Republikėn e Shqipėrisė”.

Neni 36
E drejta pėr pension suplementar

Ushtaraku aktiv (oficer, nėnoficer, ushtar me pagesė, ushtar profesionist) i Forcave tė Armatosura dhe ushtarakėt nė rezervė, lirim apo pension, pavarėsisht nga koha e ndėrprerjes sė karrierės ushtarake, pėrveē pėrfitimeve tė pėrcaktuara nė kėtė ligj, pėrfitojnė pension suplementar pėr vete dhe familjen, tė pėrcaktuar nė ligjin “Pėr sigurimet shoqėrore suplementare tė ushtarakėve tė Forcave tė Armatosura nė Republikėn e Shqipėrisė”.

Neni 37
Mbrojtja shoqerore e familjes sė ushtarakut

1. Kur ushtaraku aktiv (oficer, nenoficer, ushtar me pagesė, ushtar profesionist) i Forcave tė Armatosura, nė rastet e emėrimit nė detyre jashtė vendbanimit tė pėrhershėm tė tij, brenda dhe jashtė vendit, ndėrron vendbanimin se bashku me familjen dhe si rrjedhojė e kesaj, bashkėshorti/tja humb vendin e punės, nė pamundėsi te punėsimit nė vendbanimin e ri, i jepet pagė papunėsie, nė masėn dhe sipas kritereve tė pėrcaktuara me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

Paga e papunėsisė jepet nė emėr te bashkeshortes

2. Koha e qėndrimit papunė e bashkeshortes/tit te ushtarakut, per njė periudhe deri ne 7 vjet, njihet si vjetėrsi sigurimi, pėr efekt pėrfitimi pensioni pleqėrie. Kontributi pėr kėtė periudhė pėrbaIlohet nga buxheti i shtetit. Kriteret dhe masa, percaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.
Personat, tė cilet e kanė pėrfituar kėtė tė drejtė, sipas nenit 17 tė Iigjit nr.7496, datė 3.7.1991, “Pėr statusin e ushtarakut tė Forcave tė Armatosura tė Republikėn e Shqiperisė”, do tė vazhdojnė ta pėrfitojne kėtė pagese edhe pėr periudhėn e pėrcaktuar nė pikėn 2 tė kėtij neni, po jo mė shume se 15 vjet.
3.Bashkeshortja/i e/i ushtarakut e pėrfiton pagėn e papunėsise edhe pėr periudhėn kur ushtaraku nxirret nė rezerve/lirim apo vdes, por jo mė shumė se periudha e pėrcaktuar nė pikėn 2 tė ketij neni.

Neni 38
E drejta pėr sigurim banese

1.Ushtarakut aktiv te Forcave te Armatosura (oficer , nenoficer, ushtar me pagese dhe ushtar profesionist), te pastrehuar apo me sipėrfaqe tė vogel banimi, i jepet kredi pėr strehim nga buxheti i shtetit.
2. Ushtarakėt aktive tė Forcave tė Armatosura (oficer, nenoficer, ushtar me pagese dhe ushtar profesionist), tė cilėt kur dalin nė rezerve, lirim apo pension pleqėrie dhe janė tė pastrehė apo me siperfaqe tė vogel banimi trajtohen pėr strehim, si ushtaraku aktiv.
3.Ushtaraku aktiv i Forcave tė Armatosura (oficer, nėnoficer, ushtar me pagesė dhe ushtar profesionist), i cili ėshtė trajtuar sipas ketij neni, kur del ne rezervė apo lirim dhe nuk ka shlyer detyrimet pėrkatėsė vazhdon t’i shlyeje ato si ushtaraku aktiv.4. Perjashtohen nga e drejta e pėrfitimit, sipas kėtij neni, ushtarakėt tė cilėt dalin nė lirim, pėr shkak se dėnohen me burg per krime, me vendim gjykate tė formes sė prerė.
Kriteret pėr kredinė dhe masa e saj percaktohen me vendim te Keshillit tė Ministrave.

Neni 39
Ushtarakeve aktivė dhe ne rezervė u njihet e drejta e parablerjes, per objektet sė bashku me trojet, tė cilat dalin tė lira nga ristrukturimi i Forcave tė Armatosura dhe mbeten prone e shtetit sipas nevojave, per strehim. Kriteret e perfitimit percaktohen nga Keshilli i Ministrave.

Neni 40
Trajtimi shendetesor

1.Ushtaraku aktiv i Forcave te Armatosura, (oficer, nenoficer, ushtar me pagese dhe ushtar profesionist) dhe pjesetaret e familjes, ne ngarkim te tij, si dhe ushtari i sherbimit te detyrueshem aktiv, perfitojne ndihme mjekesore falas ne institucionet mjekesore shteterore ushtarake dhe civile, ose qendrat mjekesore private brenda vendit.
2. Ushtaraku aktiv i Forcave te Armatosura, (oficer, nenoficere, ushtar me pagese dhe ushtar profesionist) dhe pjesetaret e familjes, qe jane ne ngarkim te tij, si dhe ushtari i sherbimit te detyrueshem aktiv, perfitojne ndihme mjekesore falas, ne institucionet mjekesore shteterore, ushtarake dhe civile ose ne qendrat mjekesore private, kur dergohen per t’u kuruar ose per t’u diagnostikuar, jashte vendit.
3. Ushtaraku ne rezerve, lirim apo pension, (oficer, nenoficer) dhe pjesetaret e familjes, qe jane ne ngarkim te tij, si dhe ushtari i sherbimit rezerve kur semuret ne sherbim ushtarak, perfitojne ndihme mjekesore falas, ne institucionet mjekesore shteterore, ushtarake dhe civile, brenda vendit.
4. Ushtaraku ne rezerve, lirim ose pension, (oficer, nenoficer) dhe pjesetaret e familjes, ne ngarkim te tij, si dhe ushtari i shėrbimit rezerve kur semuret ne sherbim ushtarak, kur dergohet per t’u kuruar ose per t’u diagnostikuar ne institucionet mjekesore shteterore jashte vendit, perfiton ndihme mjekesore falas.
5.Nga ky nen nuk perfitojne ushtaraket, te cilet dalin nė lirim per shkak se jane denuar me burg per krime, me vendim gjykate te formes se prere.
Perfitimet nga ky nen perballohen nga buxheti i shtetit.
Kriteret dhe masat e perfitimit te ndihmes mjekesore falas, caktohen me vendim te Keshillit te Ministrave.

Neni 41
Kompensimi i barnave

1. Ushtarakut aktiv te Forcave te Armatosura, (oficer , nenoficer, ushtar me pagese dhe ushtar profesionist), ushtaret e sherbimit te detyrueshem aktiv, oficeret, qe kane dale ne rezerve, lirim apo ne pension pleqerie, iu rimbursohen barnat ne masen 80 per qind ne rast se ne akte te tjera nuk parashikohet nje perqindje me e larte.
2. Ushtaraku, qe ka marre pjese ne operacionet nderkombetare, perfiton rimbursim te plote te barnave, kur shendeti eshte demtuar gjate operacioneve te tilla dhe kompensimi zgjat per aq kohe sa te behet riaftesimi shendetesor .
3. Nga ky nen, nuk perfitojne ushtaraket qe dalin nė lirim per shkak se jane denuar me burg per krime, me vendim gjykate te formes se prere.
Forma dhe kriteret e rimbursimit percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave.

Neni 42
Te drejtat e ushtarakeve ne rezervė , lirim dhe pension

Ushtaraket (oficer dhe nenoficer) ne rezerve, lirim dhe pension, perveē te drejtave te percaktuara ne nenet e tjera te ketij ligji, gezojne edhe keto te drejta:
1.Te anetaresohen ne shoqata apo parti politike dhe te marrin pjese ne veprimtarite e tyre;
2.Te krijojne shoqatatat e ushtarakeve ne rezerve, lirim e ne pension dhe te anetaresohen ne shoqata jopolitike.
3. Te zgjedhin vendbanimin.
4. Te marrin pjese ne ceremonite ushtarake, pervjetorė armesh e sherbimi, stervitje ushtarake, te perfaqesojne organizatat e ushtarakeve ne rezerve apo lirim, ne veprimtari brenda dhe jashte vendit.
5. Te mbajne dhe perdorin (veshin) uniformen dhe gradat ushtarake, te njesuara me funksionin (detyren) qe kane patur ne ēastin e daljes ne rezerve, lirim apo pension pleqerie, kur marrin pjese ne veprimtarite e percaktuara ne piken 4 te ketij neni, si dhe ne ditet e festave zyrtare.
6. Ne rastet kur ndryshohet uniforma ushtarake e ushtarakeve te Forcave te Armatosura, Ministria e Mbrojtjes planifikon dhe pajis me uniforme te re, kundrejt pageses, ushtaraket ne rezerve, lirim apo pension pleqerie.

Neni 43
Shoqatat e ushtarakėve nė rezervė, lirim apo pension

1.Shoqatat e ushtarakeve ne rezerve, lirim apo pension krijohen dhe funksionojne sipas legjislacionit per organizatat jofitimprurese.
2. Menyra e komunikimit e shoqatave te ushtarakeve ne rezerve dhe lirim me Ministrine e Mbrojtjes, Shtabin e Pergjithshem te Forcave te Armatosura dhe institucionet shteterore, percaktohet me marreveshje te perbashketa.
3. Shoqatat e ushtarakeve ne rezerve dhe lirim kane te drejte te anetaresohen ne Konfederaten Nderaleate te Oficereve ne Rezerve e Lirim te NATO-s (CIOR) dhe organizata te tjera.
4. Shpenzimet per perballimin e pageses se kuotes se anetaresise dhe pjesemarrjes ne veprimtarite nderkombetare, qe organizohen nga Konfederata Nderaleate e Oficerėve ne Rezerve te NATO-s (CIOR), perballohen nga buxheti i Ministrise se Mbrojtjes.

Neni 44
Mbrojtja e veēantė ligjore

1. Jeta, figura dhe dinjiteti i ushtarakut dhe familjes se tij jane te paprekshme dhe mbrohen me ligj.
2. Gjate kryerjes se detyres dhe per shkak te saj, ushtarakut aktiv dhe ne rezerve i garantohet mbrojtja e veēante ligjore.
Ushtaraku aktiv nuk mund te ndalohet dhe arrestohet nga policia e shtetit, perveē kur kapet ne kryerje e siper ose menjehere pas kryerjes se nje krimi te rende.
Ai ndalohet dhe arrestohet vetem nga Policia Ushtarake, sipas legjislacionit ne fuqi.
3. Ne rastet kur ushtaraku aktiv ndalohet nga Policia e Shtetit, sipas pikės 2 te ketij neni, ajo menjehere njofton Policine Ushtarake.
4. Ne rast se per shkak te detyres qe kryen ose ka kryer, familja ose pasuria e ushtarakut rrezikohen nga veprime te paligjshme, me urdher te ministrit te Mbrojtjes, atij i garantohet mbrojtje e vecante nga struktura te Policise Ushtarake deri ne ēastin e zhdukjes se rrezikut.
5. Ēdo veprim qe drejtohet kunder jetes, figures dhe dinjitetit te ushtarakut dhe familjes se tij denohet sipas dispozitave ligjore, ne fuqi.

Neni 45
Ceremoniali ushtarak

1.Veprimtaritė perkujtimore, pritja e personaliteteve te vendit dhe te huaja, zhvillohen me ceremoni ushtarake.
2. Ne rast se ushtaraku aktiv, ne rezerve, lirim ose pension vdes, varrimi kryhet me ceremoni ushtarake.
3. Shpenzimet e varrimit perballohen nga Ministria e Mbrojtjes. Instituti i Sigurimeve Shoqerore, ben rimbursimin e Ministrise se Mbrojtjes, sipas kritereve te percaktuara ne dispozitat ligjore.
Rregullat e ceremonialit ushtarak percaktohen ne “Rregulloren e ceremonialit ushtarak”, e cila miratohet nga ministri i Mbrojtjes, me propozim te shefit te Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura

KREU V
DISPOZITA TE FUNDIT

Neni 46
Ristrukturimi

1.Ne rast ristrukturimi, kur behen ndryshime ne strukture dhe shkurtime ne numrin e personelit te Forcave te Armatosura, ushtaraku, funksioni i te cilit shkurtohet dhe sistemimi /emėrimi nė njė detyrė tjetėr, nė pėrputhje me gradėn dhe kualifikimin ėshtė i pamundur del nė rezervė/lirim.
2.Ushtaraku i dalė nė rezervė/lirim, siē pėrcaktohet nė pikėn 1 tė kėtij neni dhe qė nuk plotėson kriteret pėr pension tė parakohshėm, shpėrblehet.
Shpėrblimi jepet nė masėn e pagės sė plotė mujore pėr ēdo vit tė plotė shėrbimi aktiv. Ky shpėrblim jepet vetėm njėherė dhe pėrcaktohet nė urdhrin e daljes nė rezervė/lirim.

Neni 47
Detyrat dhe pėrgjegjėsia e organeve shtetėrore pėr sigurimin e Statusit tė ushtarakut

1. Institucionet qendrore, vendore dhe komandat e njėsive ushtarake brenda kompetencave dhe nė pėrputhje me dispozitat e kėtij ligji dhe tė akteve tė tjera, ligjore e nėnligjore sigurojnė realizimin e Statusit tė ushtarakut.
2. Pėr mosplotėsimin e detyrimeve qė pėrcaktohen nė kėtė ligj personat pėrgjegjės mbajnė, sipas rastit, pėrgjegjėsi disiplinore, civile dhe penale, tė cilat pėrcaktohen me dispozita ligjore.
3. Ministria e Arsimit dhe e Shkencės, planifikon pėr ēdo vit, nė bazė tė kėrkesės sė Ministrisė sė Mbrojtjes, tė drejta studimi pėr nė fakultetet e shkollave tė larta tė Republikės sė Shqipėrisė, pėr fėmijėt e ushtarakėve qė kanė humbur jetėn nė detyrė ose pėr shkak tė detyrės.

Neni 48
Nxjerrja e akteve nėnligjore

1. Kėshilli i Ministrave, brenda 12 muajve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, tė nxjerrė aktet e nevojshme pėr zbatimin e neneve 20, 21, 25, 27, 28/2, 29/2, 32/5, 32/6, 38 dhe 39, tė kėtij ligji.
2. Kėshilli i Ministrave, brenda 24 muajve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, tė nxjerrė aktet e nevojshme pėr zbatimin e e neneve, 37/1, 37/2, 40 dhe 41 tė kėtij ligji dhe tė paraqesė ndryshimet pėrkatėse nė ligjin nr.8087, datė 13.3.1996 “Pėr sigurimin shoqėror suplementar tė ushtarakėve tė Forcave tė Armatosura nė Republikėn e Shqipėrisė, tė ushtarakėve tė Ministrisė sė Rendit Publik dhe tė Shėrbimit Informativ Shtetėror”, nė zbatim tė neneve 35 dhe 36 tė kėtij ligji.
3. Ministria e Financave, Ministria e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale dhe Ministria e Mbrojtjes, brenda 3 muajve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, nė bashkėpunim me njera-tjetrėn tė nxjerrin udhėzimin e pėrbashkėt pėr zbatimin e nenit 24/6 tė kėtij ligji.
4. Ministria e Arsimit dhe e Shkencės dhe Ministria e Mbrojtjes, brenda 6 muajve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, nė bashkėpunim me njera-tjetrėn tė lidhin njė akt-marrėveshje pėr zbatimin e nenit 47/3 tė kėtij ligji.
5. Ministria e Mbrojtjes brenda 6 muajve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji tė nxjerrė aktet e nevojshme pėr zbatimin e neneve, 10/3, 19/4, 31/1, 33 dhe 45 tė kėtij ligji.

Neni 49
Shfuqizime

1. Ligji nr.7496, datė 3.7.1991 “Pėr statusin e ushtarakut tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė”, neni 50 i ligjit nr.7978, datė 26.7.1995, “Pėr Forcat e Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė”, shprehja “por jo mė shumė sesa masa e pensionit maksimal tė pleqėrisė nė shkallė vendi”, nė shkronjėn “b”, tė nenit 11, tė ligjit nr.8087, datė 13.3.1996 “Pėr sigurimin shoqėror suplementar tė ushtarakėve tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė, tė ushtarakėve tė Ministrisė sė Rendit Publik dhe tė Shėrbimit Informativ Kombėtar”, si dhe tė gjitha aktet ligjore dhe nėnligjore, qė janė nė kundėrshtim me kėrkesat e kėtij ligji, shfuqizohen.

Neni 50
Hyrja nė fuqi

Ky ligj hyn nė fuqi, 15 ditė pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.

Kryetari
Servet Pėllumbi