08/01/2005 http://www.shekulli.com.al/

Pranohet vetėm propozimi qė vėzhguesit tė marrin nga njė kopje procesverbali tė rezultateve

PS e PD lėnė jashtė komisioneve LSI e LZHK

Komisioni i Ligjeve rrėzon amendamentet e LSI dhe LZHK pėr tė pasur anėtarė nė KZZ e KQV

Shekulli

TIRANE- Lėvizja Socialiste pėr Integrim dhe Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar ngelen pėrfundimisht tė papėrfaqėsuar nė Komisionet e Zgjedhjeve Zonale dhe nė Komisionet e Qendrave tė Votimit. Komisioni parlamentar i Ligjeve, i dominuar nga deputetėt e PS-sė dhe PD-sė, hodhi poshtė dje amendamentet e hartuara nga kėto dy grupime politike, pėr t’i bashkangjitur nė paketėn e ndryshimeve tė Kodit Zgjedhor. Ndėrkaq amendamenti kryesor qė u rrėzua nga komisioni i Ligjeve, pėr tė cilin si LSI, ashtu edhe LZHK, kėmbėngulėn qė tė pėrfshihet nė Kodin Elektoral, lidhet me pėrfaqėsimin e kėtyre forcave politike nė KZZ dhe nė KQV. Lidhur me kėtė ēėshtje edhe presidenti Alfred Moisiu, ka sugjeruar para mbylljes sė sesionit tė kaluar kuvendor qė nė projektin e amendimeve tė hartuara nga komisioni bipartizan pėr reformėn zgjedhore-----------------, nė pėrputhje me realitetin e ri politik nė vend. Por duket se kompromisi i arritur mes dy partive politike qoftė gjatė hartimit tė kodit, qoftė gjatė nėnshkrimit tė protokollit nė fund tė vitit qė shkoi, nuk e kanė marrė nė konsideratė sugjerimin e ardhur nga presidenti Moisiu. Mes deputetėve u shkėmbyen replika dhe debate tė ashpra dje gjatė diskutimit tė amendamenteve nė komisionin e Ligjeve. Sipas deputetit tė LSI-sė Spartak Braho, mospėrfshirja e pėrfaqėsuesve tė LSI-sė dhe LZHK-sė nė KZZ, ishte pėrpjekje e hapur pėr manipulimin e zgjedhjeve tė pritshme parlamentare. Sipas tij ishte e pakuptueshme qė dy grupime politike me nivel pėrfaqėsimi tė konsiderueshėm nė Parlament tė mos kenė anėtar nė KZZ dhe nė KQV. Ndėrkaq edhe LZHK u shpreh se amendamentet e paraqitura prej tyre, synojnė njė pėrfaqėsim tė drejtė dhe tė plotė tė tė gjitha forcave politike nė procesin zgjedhor, duke e bėrė kėtė proces demokratik dhe tė pranueshėm nga tė gjitha palėt. I vetmi propozim qė u pranua dhe iu bashkangjit paketės ligjore pėr nenin 109, u jep tė drejtė vėzhguesve tė partive nė qendrat e votimit dhe nė KZZ, tė marrin kopje tė procesverbalit tė rezultateve tė votimit. Ndėrkohė nė amendamentin tjetėr tė LSI-sė pėr nenin 95, kėrkohej qė nė grupet e numėrimit tė kishte pėrfaqėsues nga tė gjitha partitė politike qė kanė grupe parlamentare nė Kuvend. Por as ky propozim nuk u pranua, pasi PS dhe PD iu referuan pėr kėtė kodit aktual, ku ėshtė pėrcaktuar qė pėrbėrja e KZZ-ve dhe KQV-ve, bazohet nė pėrqindjet qė partitė kanė siguruar nė zgjedhjet e kaluara parlamentare, ēėshtje kjo qė ka shkaktuar mjaft debate edhe gjatė punės sė komisionit bipartizan. Njė tjetėr ēėshtje e debatueshme ishte edhe ajo pėr transportimin e fletėve tė votimit nga KQV nė KZZ. Sipas LZHK-sė dhe LSI-sė, kutitė e votimit duhet tė shoqėrohen gjatė transportit nga tė gjithė vėzhguesit e KQV-sė, gjė qė u konsiderua e papranueshme nga socialistėt, pasi duheshin shumė mjete pėr ta realizuar kėtė. Disa nga propozimet e LZHK-sė, lidheshin kryesisht me anėn teknike tė fletėve tė votimit, ku ata kėrkonin qė pėr koalicionet politike tė shėnohej emri i plotė i drejtuesit tė saj dhe inicialet e krerėve tė partive.

Amendamentet e LSI-sė

N.34 ndryshohet si vijon:
Pėrbėrja e KZZ
KZZ pėrbėhet nga pėrfaqėsues tė partive politike qė kanė nė Kuvendin e Shqipėrisė grupe parlamentare si dhe sekretari…
Neni 95/2
Shtohet pika 3:
Grupet e numėrimit pėrbėhen nga pėrfaqėsues tė tė gjitha partive politike qė kanė nė Kuvendin e Shqipėrisė grupe parlamentare.
Neni 97
Shtohet pika 2:
Para fillimit tė procesit tė votimit fletėt e votimit nėnshkruhen nga tė gjithė anėtarėt e komisionit dhe vėzhguesit e subjekteve politike.
Neni 109
Nė pikėn 6 shtohet :
Kopje e procesverbalit tė mbylljes sė votimit iu jepet tė gjithė anėtarėve dhe vėzhguesve.
Neni 109/1
Dėrgimi i tyre bėhet me automjet tė veēantė ku qėndron vetėm punonjėsi i rendit. Materialet sigurohen nė bagazh dhe shoqėrohen nga anėtarėt dhe vėzhguesit e KQV pėrkatėse me automjete tė tjera.

Amendamentet e LZHK-sė
Neni 18
Nė vazhdim tė fjalisė “Tė drejtėn pėr tė caktuar vėzhgues” tė shtohet fjalia “...e kanė tė gjitha partitė e koalicionit”.

Neni 34
Pėrbėrja e KZZ
KZZ-ja pėrbėhet nga shtatė anėtarė tė cilėt emėrohen sipas procedurės sė mėposhtme: “Tre anėtarė propozohen nga tre partitė kryesore qeverisėse, kurse tre anėtarė tė tjerė propozohen nga tre partitė kryesore tė opozitės parlamentare. Anėtari i shtatė propozohet nė gjysmėn e KZZ-ve nga partia e renditur e katėrta nga partitė e spektrit qeverisės, kurse nė gjysmėn tjetėr tė KZZ-ve, nga partia e katėrt nė spektrin e partive opozitare”

Neni 34/4
Nė paragrafin e parė, hiqet fjalia e dytė me pėrmbajtje “Renditja e partive pėr efekt tė ndarjes sė vendeve nė KZZ sipas pėrcaktimeve tė kėtij neni bėhet mbi bazėn e numrit tė votave qė ka marrė secila parti nė votimin proporcional” dhe zėvendėsohet me: “renditja e partive pėr efekt tė ndarjes sė vendeve nė KZZ bėhet mbi bazėn e pėrqindjes qė ato kanė marrė nė zgjedhjet e fundit parlamentare”.

Neni 91
Pėrmbajtja e fletės sė votimit
Nė nenin 91, nė fundin e pikės 5, shtohet:“... apo kryetarit tė koalicionit”. Nė nenin 91, nė pikėn 6, pas fjalisė “Radha e renditjes sė tyre pėrcaktohet sipas rendit alfabetik” tė shtohet varianti i OSBE-sė: “Nė pjesėn e fletės sė votimit ku shėnohen partitė pjesėtare tė njė koalicioni zgjedhor me listė tė pėrbėrė, fleta e votimit tė tregojė nėpėrmjet elementėve tė posaēėm grafikė ose ilustrues pėrkatėsinė e partive pjesėtare nė koalicion”.
Neni 109/1
Nė pikėn 2, pas fjalisė “Dėrgimi i tyre bėhet me automjet nė tė cilin ndodhen anėtarėt e KQV-sė”, shtohet fjala “vėzhguesit”.
Neni 133
Nė pikėn 1, fjalia “Fushata zgjedhore fillon 30 ditė para datės sė zgjedhjeve”, zėvendėsohet me “Fushata zgjedhore fillon 45 ditė para datės sė zgjedhjeve”.

 

Bashkėshortja e Hoxhės tha se ministri i Mbrojtjes thjesht firmos statusin, ai nuk tė drejtė tė shfuqizojė vendimin

Enveri me statusin e veteranit, pa firmėn e Majkos

 

Darina Tanushi

TIRANĖ – Bashkėshortja e Enver Hoxhės, Nexhmije Hoxha deklaroi dje, pėr “Shekullin” se ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko ka refuzuar tė hedhė firmėn e tij mbi dėshminė qė i jep statusin e veteranit ish-udhėheqėsit komunist. Sipas saj, komisioni e ka marrė vendimin dhe ministri Majko nuk ka tė drejtė qė tė shfuqizojė vendimin pėr dhėnien e statusit. “Statusi ėshtė i miratuar dhe thjesht ministri i Mbrojtjes vė njė firmė”, -ėshtė shprehur bashkėshortja e Enver Hoxhės. Nexhmije Hoxha ka deklaruar dje, pėr “TV Klan” se tė gjithė e dinė pozicionin dhe kontributin qė ka dhėnė Enver Hoxha nė luftė dhe nuk ka nevojė qė ajo ta dėshmojė atė me dokumente. “Unė nuk marr dėshmi pėr tė vėrtetuar qė Enver Hoxha ėshtė veteran. Kėtė e kam refuzuar”, -ėshtė shprehur zonja Hoxha. Ajo tha se, “nuk ėshtė ēėshtje familjare ėshtė veteran apo jo Enver Hoxha. Unė nuk shkoj nėpėr dyer tė marr dėshmi qė Enver Hoxha ėshtė veteran. Eshtė turp, ėshtė absurde”. Ajo kėrkon qė edhe ai tė ketė njė dokument siē kanė tė gjithė veteranėt e tjerė. “Ai ka qenė udhėheqėsi i ushtrisė kombėtare. Unė nuk zbatoj rregullat, sepse Enver Hoxha nuk ėshtė si gjithė tė tjerėt”, -ėshtė shprehur Nexhmije Hoxha. Ndėrsa njė ditė mė parė ajo, e pyetur nga “Shekulli” u shpreh se, “A e ka lexuar historinė ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, ose a e ka parė apo jo pavijonin e Luftės Antifashiste Nacional Ēlirimtare nė Muzeun Kombėtar?”.
Takimi Majko-Moisiu
Mesditėn e djeshme Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko ka zhvilluar njė takim kokė mė kokė me Presidentin Moisiu, me tė cilin kanė biseduar pėrveēse pėr njė nisje tė mundėshme tė disa prej ushtarėve tanė nė ndihmė tė viktimave tė tėrmetit nė Azi edhe pėr ēėshtjen e statusit tė veteranit tė Enver Hoxhės. Mėsohet se Moisiu ka sqaruar edhe njė herė me ministrin se ai nuk ka kėrkuar pas letrės sė Nexhmijes dhėnien e statusit, por ka pėrcjellė letrėn nė mėnyrė qė ēėshtja tė shihet sipas rregullave dhe ligjeve nė fuqi. Nga ana e tij edhe ministri Majko ka konfirmuar dje, tė njėjtėn gjė, qė Presidenti vetėm ka pėrcjellė letrėn dhe shqetėsimin e bashkėshortes sė Enver Hoxhės, por nuk ka ndikuar nė nisjen e procedurave pėr dhėnien e statusit tė veteranit. Sipas njoftimit pėr shtyp tė Ministrisė sė Mbrojtjes, Majko e ka shfuqizuar tė enjten vendimin e Komisionit Qendror tė Statusit tė Veteranėve tė Luftės Antifashiste Nacional Ēlirimtare, pėr dhėnien e statusit tė veteranit Enver Hoxhės. Ndėrsa Nexhmije Hoxha tha se ajo nuk kishte dijeni pėr asnjėrin prej vendimeve, qė kishte marrė qoftė ministri Majko ashtu edhe Komisioni i Statusit tė Veteranėve. Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko sqaroi pėrmes zyrės sė tij tė shtypit se nuk ka pasur asnjė kėrkesė nga ana e familjes sė ish-diktatorit lidhur me statusin e veteranit. Para pak kohėsh bashkėshortja e Enver Hoxhės, Nexhmija ėshtė shprehur nė njė intervistė pėr agjencinė ROJTER, se nuk ka kuptim qė tė kėrkojė dėshmi qė Enver Hoxha ėshtė veteran.

Nexhmije Hoxha
Unė nuk shkoj nėpėr dyer tė marr dėshmi qė Enver Hoxha ėshtė veteran. Eshtė turp, ėshtė absurde
A e ka lexuar historinė ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, ose a e ka parė apo jo pavijonin e Luftės Antifashiste Nacional Ēlirimtare nė Muzeun Kombėtar?

Majko
Enver Hoxha ėshtė si gjithė tė tjerėt, njė nga aq njerėzit qė ka kontribuar apo ka kontributin e vet nė Luftėn Antifashiste Nacional Ēlirimtare dhe duhet tė plotėsojė tė gjitha procedurat ligjore. Pėrveē kėsaj ka edhe momente tė tjera qė unė mendoj se duhet tė diskutohen mė gjerė

Adnan Qatipi, kreu i veteranėve
Enver Hoxha njihet si komandanti i pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura dhe dihet kontributi i tij nė luftė. Enver Hoxha i pėrket kategorisė A, pasi ai jo vetėm qė ka marrė pjesė nė luftė, por pjesėmarrja e tij ka qenė para vitit 1943

 


 Berisha: Enveri veteran, provokacion pėr tė vrarėt dhe tė internuarit

 

N. Perndoj

TIRANE- Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, nuk e ka pritur aspak mirė vendimin e Komisionit Qendror tė Statusit tė Veteranėve pėr dhėnien e statusit tė veteranit, ish-diktatorit Enver Hoxha. Nė konferencėn e djeshme pėr shtyp, lideri i opozitės, u shpreh se ky ėshtė njė provokim i hapur nga presidenti Alfred Moisiu dhe kryeministri Fatos Nano. “Enver Hoxha ėshtė vėnė nė historinė e Shqipėrisė si krimineli mė i egėr dhe mė ēnjerėzor, qė shqiptarėt kanė patur nė tė gjithė shekullin. Josif Stalin njeriu qė udhėhoqi Bashkimin Sovjetik nė Luftėn e Dytė Botėrore, luftė nė tė cilėn popujt e kėtij vendi bėnė sakrificat mė tė mėdha njerėzore, ėshtė dhe mbetet nė analet e historisė si krimineli numėr njė i shekullit tė 20-tė. Hoxha ėshtė Stalini i shqiptarėve. Akti i Alfred Moisiut dhe i Fatos Nanos ėshtė njė provokacion i ulėt, nga mė tė ulėtit, qė mund t’u bėhen dhjetėra dhe qindra mijėra shqiptarėve tė cilėt pas luftės u ekzekutuan dhe u burgosėn dhe u internuan pėr bindjet e tyre. Duhet tė kesh ndėrgjegjen e klikės nė pushtet, qė tė pėrpiqesh tė shpallėsh diktatorin mė tė egėr tė Europės veteran”, - tha dje Berisha. Kryetari i opozitės, shtoi se iniciativa tė tilla, mund tė ēojnė edhe nė njė lėvizje tė dytė popullore, si ajo e shkurtit e vitit 1991. “Duhet t’i them kėsaj klike se mė 20 shkurt ne nuk rrėzuam bustin, por rrėzuam bustet e gjalla dhe t’i siguroj se loja e tyre mund tė ketė pasojė, qė edhe ata tė pėsojnė tė njėjtin fat tė busteve tė gjalla tė vitit ‘91. Tė mos provokojnė shqiptarėt dhe ky ėshtė njė akt i shėmtuar i atyre qė nuk kanė ndėrgjegje shoqėrore. Kjo ėshtė njė pėrpjekje monstruoze pėr tė rehabilituar monstrėn e historisė sė shqiptarėve”, - tha ai.

Presidenca sqaroi dje se nė lidhje me letrėn e bashkėshortes sė Hoxhės ka ndjekur procedurėn e zakonshme

Moisiu: Letrėn e Nexhmijes ia pėrcolla Majkos

N. Perndoj

“Presidenti i Republikės nuk ka dekretuar, nuk ka urdhėruar dhe as nuk ka propozuar dhėnien e statusit tė veteranit Enver Hoxhės”, - kėshtu e ka filluar dje deklaratėn pėr shtyp, zėdhėnėsja e presidentit, Afėrdita Sokoli, lidhur me rolin qė, kreu i shtetit Alfred Moisiu, ka pasur nė kėtė ēėshtje. “Pėr ēėshtjen nė fjalė sqarojmė se ėshtė ndjekur rruga zyrtare si pėr ēdo letėr drejtuar kryetarit tė shtetit. Letra e znj. Hoxha ishte njė nga 3700 letrat adresuar presidentit tė Republikės vitin e kaluar dhe pėr tė cilėn u ndoq praktika normale, duke ia kaluar pėr kompetencė ministrit pėrkatės”,- tha Sokoli. Ajo theksoi se, institucioni i Presidencės ėshtė mė tepėr i interesuar pėr ēėshtjet qė pėrfshijnė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Me kėtė rast presidenti i Republikės tėrheq vėmendjen pėr mė shumė pėrgjegjėsi nga tė gjithė, me qėllim qė ajo---------- tė realizojė misionin pėr tė pasqyruar me besnikėri tė vėrtetėn dhe pėr tė mos ngritur artificialisht tensione nė njė kohė kur para tė gjithėve qėndrojnė probleme madhore pėr tė ardhmen e vendit. Opinioni publik shoqėror ka nevojė tė dėgjojė si po pėrgatitemi pėr zgjedhjet, tė cilat janė vendimtare pėr kėtė vit. Ai do tė dijė ēfarė po bėhet pėr tė ulur papunėsinė dhe si gjykojnė forcat politike pėr tė; do tė dijė si do tė luftohet mė mirė korrupsioni, varfėria, kriminaliteti, dhe si do tė plotėsojmė mė shpejt kushtet pėr lėvizjen e lirė, etj.”,- tha ajo.

Ish-tė pėrndjekurit: Enveri luftoi kundėr shqiptarėve

Shekulli

Dhėnia ose jo e statutit tė veteranit ish-diktatorit Enver Hoxha nuk kishte se si tė mos shoqėrohej pa ndonjė reagim nga ish-tė pėrndjekurit politikė. Njė prej drejtuesve tė kėsaj shoqate, Afrim Maēi, deklaroi dje se, Enver Hoxha u dallua vetėm pėr luftėn qė ai i bėri popullit tė tij, ndaj dhe nuk meriton tė marrė statusin e veteranit. “Si do t’i falė ky popull 6500 tė vrarė para luftės dhe pas luftės me gjyq dhe pa gjyq me ato fjalėt boshe “Nė emėr tė popullit”. Dhe tė gjitha kėto i ka deklaruar pikėrisht ky njeri, i cili sot duhet tė bėhet edhe veteran i kėsaj lufte. Me kė luftoi Enver Hoxha. Kundėr kujt luftoi? Vetėm kundėr shqiptarėve, se kundėr gjermanėve nuk ma ha mendja, qė tė ketė hedhur njė pushkė Enver Hoxha”, - tha Maēi. Edhe sekretari i Marrėdhėnieve me Publikun nė PD, Spartak Ngjela, ka shprehur dje pakėnaqėsinė e tij ndaj mundėsisė pėr dhėnien e statusit ish-diktatorit Hoxha. “Kėta qė e iniciojnė, duan qė tė radhisin veten nė forcat e errėta tė shoqėrisė. Ata do tė mbajnė pėrgjegjėsinė e tyre”, -tha Ngjela.


 08 Janar 2005 http://www.kohajone.com/

BERISHA: QEVERIA DHE MOISIU BENE NJE PROVOKACION TE ULET

Partia Demokratike ka reaguar dje kunder dhenies se statusit te veteranit per ish-diktatorin Enver Hoxha. Kryetari i kesaj partie, Sali Berisha, ne nje konference per mediat e ka quajtur veprimin e qeverise dhe te presidentit si nje provokacion dhe nje perpjekje per te rehabilituar ish-diktatorin. "Enver Hoxha eshte ne historine e Shqiperise krimineli me i eger e me mizor qe shqiptaret kane patur ne te gjithe shekujt. Josif Stalin - njeriu qe udhehoqi Bashkimin Sovjetik ne Luften e Dyte Boterore, lufte ne te cilen popujt e ketij vendi bene sakrificat me te jashtezakonshme njerezore eshte dhe mbetet ne analet e historise si krimineli numer nje i shekullit te XX. Hoxha eshte Stalini i shqiptareve, akti i Alfred Moisiut dhe Fatos Nanos eshte nje provokacion i ulet, nga me te ultit qe mund t'u behen dhjetera dhe qindra mije shqiptareve te cilet pas luftes u ekzekutuan, u burgosen, u internuan per bindjet e tyre", tha Berisha. Gjithashtu lideri demokrat ka shtuar se ky eshte nje akt i papergjegjeshem i njerezve te cilet nuk kane ndergjegje, por ai u ka kujtuar dhe nje here pushtetareve te sotem 20 shkurtin e vitit 1991 ku u rrezuan bustet e ish-diktatorit ne te gjithe Shqiperine.

"Duhet te kesh ndergjegjen e klikes ne pushtet qe te perpiqesh te shpallesh diktatorin me te eger te Europes pas luftes veteran. Dua t'i them kesaj klike se me 20 shkurt ne nuk rrezuam bustin, ne rrezuam bustet e gjalla dhe t'i siguroj se loja e tyre mund te kete pasoje qe edhe ata te pesojne te njejtin fat te busteve te gjalla te vitit 1991", tha kreu i selise blu. Dhenia e statusit te veteranit Enver Hoxhes u quajt nga demokratet si nje provokacion i hapur dhe si nje perpjekje e deshperuar per te rehabilituar figuren e diktatures komuniste ne Shqiperi. "Te mos provokojne shqiptaret, ky eshte nje akt i shemtuar, ky eshte nje akt i atyre qe nuk kane ndergjegje shoqerore. Kjo eshte nje perpjekje monstruoze per te rehabilituar monstren e historise tone kombetare", tha Berisha.

Markel Bejdo


http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

 

Janar 8, 2005

 
 
Faqja 2 - FAQE E PARE

Janar 8, 2005

 
Presidenca: Pėrcollėm letrėn e Nexhmijes nė Ministrinė e Mbrojtjes
 
Moisiu kokė mė kokė me Majkon pėr Enver Hoxhėn

b.gj.


TIRANE

Statusi i veteranit pėr Enver Hoxhėn kthehet nė njė ēėshtje shteti. Presidenti Alfred Moisiu ka thirrur dje nė zyrė ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majko, pėr tė biseduar rreth debatit pėr dhėnien e kėtij statusi. Majko ka hyrė nė dyert e Presidencės rreth orės 11.00 dhe ka qėndruar nė zyrėn e Moisiut nė njė takim kokė mė kokė mė shumė se 30 minuta.

Takimi
Ky takim u bė vetėm njė ditė pasi Majko shfuqizoi vendimin e Komisionit tė posaēėm pėr dhėnien e statusit tė veteranit ish-diktatorit Enver Hoxha. Gjatė kohės qė Moisiu dhe Majko po sqaronin pozicionet e dy palėve nė kėtė ēėshtje, zėdhėnėsja pėr shtyp e presidentit Moisiu jepte njė konferencė shtypi, pėr tė sqaruar pozicionin e Presidentit nė kėtė debat. Burime pranė takimit kanė sqaruar pėr Gazetėn se biseda mes dy personaliteteve kishte tė bėnte me keqkuptimet qė janė ngjallur nė media. Sipas burimeve pranė Moisiut, Presidenti nuk i ka rekomanduar Komisionit dhėnien e statusit pėr Enver Hoxhėn, por vetėm sa i ka deleguar letrėn e Nexhimjes drejtuar atij. Ndėrkaq, Majko ka sqaruar kreun e shtetit pėr vendimin qė ka marrė, duke i dhėnė dhe argumentet ligjore, sipas tė cilave nuk mund t'i jepej statusi. Moisiu ka qenė njė nga tė rinjtė qė ka luftuar nė Luftėn e Dytė Botėrore, ndėrkohė qė i ati, Spiro Moisiu, ka qenė njė nga udhėheqėsit e kėsaj lufte. Dy muaj mė parė Nexhija Hoxha, nė njė letėr tė gjatė drejtuar atij, i kujtonte faktin qė i ati i tij dhe Enveri janė mbuluar nė njė batanije gjatė luftės. Por, mesa duket, ky kujtim nuk e ka prekur zemrėn e kreut tė shtetit, i cili ėshtė munduar tė qėndrojė neutral nė kėtė ēėshtje.

Reagimi
Ndėrkohė, njė sqarim mė tė qartė pėr pozicionin e Moisiut ka dhėnė zyra pėr shtyp pranė tij. Kjo zyrė ka reaguar dje pas lakimit tė emrit tė Moisiut nė media, si mbrojtės i tezės pėr dhėnien e statusit tė veteranit Enver Hoxhės. "Presidenti i Republikės nuk ka dekretuar, nuk ka urdhėruar dhe as nuk ka propozuar dhėnien e statusit tė veteranit Enver Hoxhės", deklaroi dje zėdhėnėsja e kreut tė shtetit, Afėrdita Sokoli. Sipas saj, ėshtė ndjekur rruga zyrtare, si pėr ēdo letėr drejtuar kryetarit tė shtetit. Letra e Nexhmije Hoxhės ishte njė nga 3700 letrat adresuar Presidentit vitin e kaluar dhe pėr tė cilėn u ndoq praktika normale, duke ia kaluar pėr kompetencė ministrit pėrkatės, sqaroi mė tutje zėdhėnėsja. Moisiu me kėtė rast ka tentuar tė tėrheqė vėmendjen e opinionit publik qė tė mos merret me kėtė ēėshtje, nė njė kohė kur ka tė tjera mė tė rėndėsishme dhe me jetike pėr vendin. Sipas tij, opinioni publik shoqėror ka nevojė tė dėgjojė si po pėrgatitemi pėr zgjedhjet, tė cilat janė vendimtare pėr kėtė vit. "Ai do tė dijė ēfarė po bėhet pėr tė ulur papunėsinė dhe si gjykojnė forcat politike pėr tė; do tė dijė si do tė luftohet mė mirė korrupsioni, varfėria, kriminaliteti, dhe si do tė plotėsojmė mė shpejt kushtet pėr lėvizjen e lirė etj", tha zėdhėnėsja Sokoli, duke folur nė emėr tė presidentit Moisiu.


Flet gjenerali, kreu i organizatės sė veteranėve

Parrllaku: Tė gjykohet Enveri

"Moralisht atij nuk i takon statusi"
TIRANE - Njėri prej bashkėluftėtarėve tė afėrt tė Enver Hoxhės, qė ende jeton, gjeneral leitnanti 85-vjeēar Rrahman Parrllaku, ėshtė i bindur se moralisht ish-komandanti i ushtrisė Nacionaēlirimtare nuk e meriton statusin e veteranit. "Vendimi i ministrit Majko, qė ka anuluar dhėnien e statusit, ka qenė i drejtė. Fillimisht duhet kryer njė gjykim i drejtė i figurės se Hoxhės dhe vetėm mė pas mund tė gjykohet pėr atributet qė i duhen dhėnė", shpjegon Parrllaku, qė ėshtė njėherėsh edhe kryetar i Organizatės sė Bashkuar tė Veteranėve tė Luftės. Tė njėjtin qėndrim rreth kėsaj ēėshtjeje pritet qė tė mbajė edhe organizata e veteranėve, e drejtuar prej tij.

Ēfarė qėndrimi do tė mbajė organizata juaj nė lidhje me debatin pėr statusin e veteranit pėr Enver Hoxhėn?
Ne diskutuam sot pėr kėtė ēėshje dhe do tė dalim me njė qėndrim zyrtar nė fillimin e javės sė ardhshme. Pak a shumė, qėndrimi ynė ėshtė se duhet tė kryhet njė vlerėsim i plotė i figurės sė Enver Hoxhės dhe mė pas tė vendoset pėr kėtė status. Qė nė vitin '90 duhej tė hapej njė proces dhe ai tė gjykohej pėr akuzėn e genocidit ndaj popullit tė tij. Sepse pas Pol Potit, Enveri ishte i vetmi qė ushtroi genocid ndaj popullit tė tij. As Hitleri nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė, sepse ka bėrė genocid ndaj popujve tė tjerė. Pas kėtij gjykimi, Enverit mund t'i ndalohen apo lejohen atributet qė i takojnė. Nė tė kundėrt, atij i takon ligjėrisht qė tė jetė veteran, sepse ka luftuar. Tani pėr tani, pengesa e vetme ėshtė ajo morale.

Si e gjykoni veprimin e ministri Majko?
Deri nė momentin qė nuk janė plotėsuar dokumentet me dėshmitė e veteranėve, qė ėshtė njė procedurė qė duhet ndjekur nga tė gjithė, ministri Majko ka vepruar drejtė. Por, edhe po tė plotėsohen kėto dėshmi, pėrsėri moralisht, Enveri nuk e meriton atė status.

Ju keni qenė njė ndėr bashkėluftėtarėt e Hoxhės. Do tė ishin i gatshėm tė siguronit dėshmitė qė nevojiten pėr statusin e veteranit pėr komandantin tuaj?
Unė nuk jam i vetmi qė kam luftuar. Ka shumė komunistė qė i kanė qėndruar pranė Enverit edhe mė vonė, dhe mund t'i japin dėshmitė. Le t'ia japė Ramiz Alia, Spiro Koleka apo edhe Hysni Milloshi. er.ta.


Berisha: Do tė rrėzojmė bustet e gjalla

Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmėruar revolta popullore nė rast se do tė vazhdohet me historinė e dhėnies sė statusit tė veteranit ish-diktatorit Enver Hoxha. "Ne do tė ndjekim, do tė ketė ēėshtje nė rast se do tė ndėrmerren hapa tė mėtejshme, tė jeni tė sigurt qė 20 shkurti nuk do tė kujtohet mė nga shqiptarėt, pas fatit qė mund tė pėsojnė bustet e gjalla tė atyre qė qeverisin", tha Berisha. Kreu i demokratėve nėnvizoi se dhėnia e statusit tė veteranit, ėshtė akti mė i ulėt qė u bėhet shqiptarėve. "Akti i Alfred Moisiut dhe i Fatos Nanos ėshtė njė nga provokacionet mė tė ulėta qė mund t'u bėhen dhjetėra dhe qindramijėra shqiptarėve, qė u ekzekutuan, u burgosėn dhe u internuan pėr bindjet e tyre", tha Berisha.

 
Faqja 3 - FAQE E PARE
INTERVISTE / Flet shkrimtari: Nuk mund tė mohohet historia
 
Agolli: Enveri e meriton statusin e veteranit tė luftės

Blerina Gjoka


Shkrimtari Dritėro Agolli kėrkon qė shteti tė shohė me ftohtėsi dhe realitet ēėshtjen e statusit tė veteranit pėr ish-diktatorin komunist Enver Hoxha. Sipas tij, atė qė ia jep historia nuk mund t'ia heqė dot askush. Enveri ka luftuar me pushkė nė krahė pėr tė ēliruar vendin dhe kjo nuk mund t'i mohohet pėr shkak tė faktit se mė pas u bė njė diktator. Shkrimtari Dritėro Agolli tenton t'u ofrojė njerėzve njė version tė qartė dhe tė pranueshėm tė historisė. Sipas tij, duhet tė pranojmė atė qė ėshtė e dukshme dhe e drejtė, fakti qė Enver Hoxha ka luftuar nė Luftėn Nacionalēlirimtare nuk mund tė mohohet nė mėnyrė arbitrare. Urtėsia e shkrimtarit me flokė tė bardhė tenton qė t'u tregojė, dhe atyre njerėzve qė kanė vuajtur nėn regjimin diktatorial tė Hoxhės, se historia duhet parė nė sy dhe jo tė mohohet. Dritėro Agolli thekson se statusi i veteranit nuk ėshtė njė medalje meritash pėr kohėn e regjimit, por ėshtė thjesht njė akt formal qė pranon njė aspekt tė historisė.

Zoti Agolli, ditėt e fundit opinioni ėshtė pėrfshirė nė debatin nėse duhet t'i jepet statusi i veteranit Enver Hoxhės. Sa e drejtė ėshtė, sipas jush, dhėnia e kėtij statusi ish-diktatorit?
Tė gjithė ata qė kanė marrė pjesė nė Luftėn Nacionalēlirimtare dhe kanė luftuar pushtuesin fashist, nazizmin dhe tradhtarėt e vendit, e kanė statusin e veteranit. Pavarėsisht ēfarė mund tė themi sot, se si shihet emri i Enver Hoxhės, ėshtė marrėzi qė tė mos i japėsh statusin e veteranit atij qė ka luftuar. Kjo ēėshtje duhet parė me ftohtėsi dhe nė kuadrin historik tė luftės.

Por kėrkesa e familjes sė Hoxhės pėr dhėnien e statusit ėshtė hedhur poshtė nga ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko...
Duhet tė sqarojmė njė gjė. A ka qenė Enver Hoxha me pushkė nė krah nė luftė? A ka qenė Enver Hoxha komandant i pėrgjithshėm i Luftės Nacionalēlirimtare? Ai e ka futur Shqipėrinė nė Lidhjen e Kombeve tė Bashkuara dhe ka formėzuar shtetin. Tė gjitha kėto nuk mund t'ia mohojė njeri.

Dhėnia e kėtij statusi mund tė sjellė reagim tek populli. Si mendoni?
Unė nuk them qė sot atij t'i jepet "Shqiponja e Artė", njė dekoratė e lartė. Por populli duhet tė mėsohet me historinė .
Ata qė janė fanatikė, apo ata qė kanė pėsuar ndonjė fatkeqėsi, duhet ta shohin historinė siē ėshtė. Ne s'mund tė themi qė ai ka qenė pėrkrah fashistėve. Historia ėshtė ajo qė ėshtė.


Ēako: Status ballistėve nėse i jepet Enverit

Deputeti i Ballit, Alfred Ēako, u shpreh se Enver Hoxhės do t'i jepej statusi i veteranit vetėm nė rast se ky status do t'u jepej edhe ballistėve tė rėnė nė luftėn e zhvilluar nė vitin 1943. Njė gjė e tillė ėshtė paraqitur edhe nė projektligjin e hartuar prej tij. "Nė projektligjin qė ne kemi hartuar ėshtė kėrkuar qė tė ndryshojė statusi i veteranit. Ose tė shkojė nė zero, tė mos ketė asnjė status tė tillė", tha Ēako. Njė tjetėr variant i tij ėshtė edhe njohja si luftė civile ajo e vitit 1943, "dhe tė dyja palėt tė jenė njėsoj nė status".


Nexhmije Hoxha: Enveri s'ėshtė si tė tjerėt

"Nuk do tė ndjek procedurat ligjore pėr tė fituar statusin e veteranit pėr Enverin, pasi ai njihet botėrisht se ishte Komandanti i Ushtrisė Antifashiste NacionalĒlirimtare". Ky ėshtė reagimi i bashkėshortes sė ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, dhėnė dje pėr mediat. Reagimi vjen menjėherė pas sqarimit tė dhėnė nga Ministria e Mbrojtjes pėr vendimin e marrė, nė tė cilin thuhej se dosja qė nevojitet pėr dhėnien e kėtij statusi Enver Hoxhės ėshtė e paplotė dhe se duhen edhe disa dokumente. "Unė pėr tė fituar statusin e veteranit kam ndjekur tė gjitha procedurat ligjore, por nuk mund ta bėj njė gjė tė tillė pėr atė qė njihet se ishte komandant", tha Nexhmije Hoxha. Ajo shpjegoi se arsyeja e vetme e letrės sė dėrguar prej saj te Presidenti i Republikės ishte vetėm dhėnia e statusit tė veteranit Enver Hoxhės dhe jo pėr tė pėrfituar pension nga ky status.

SKĖNDER GJINUSHI
Qė t'i jepet statusi i veteranit Enver Hoxhės, duhen parė kriteret qė duhen plotėsuar. Nėse i takon sipas kritereve, le t'i jepet. Por, mesa dimė, veterani duhet tė ketė qenė nė luftė. Enveri ka qenė komandant dhe komandanti merr pjesė nė luftė. Kjo s'ka lidhje me atė ēfarė ka bėrė mė pas ai. Ėshtė njėsoj si t'i mohosh Salės pjesėmarrjen nė lėvizjen e dhjetorit.

NERITAN CEKA
Njė veprim i tillė ėshtė abusrd dhe me pėrmbajtje politike. Shpallja e Enver Hoxhės veteran lufte ėshtė jashtė ēėshtjeve historike, por njė cilėsim thjesht politik. Ėshtė njė pėrpjekje pėr tė rikthyer figurėn e Enver Hoxhės, gjė qė ėshtė e pamundur. Ky debat ėshtė i padobishėm, pasi i duhet lėnė historianėve qė tė bėjnė vlerėsimin e tyre.

PASKAL MILO
Enver Hoxhės nuk mund t'ia japėsh statusin, kur ai e ka. Ėshtė absurde tė diskutosh pėr njė gjė tė tillė, pavarėsisht nga komentet dhe reagimet qė ngjall figura e Enver Hoxhės. Ėshtė njė e vėrtetė qė s'mund ta fshijė askush, se ai ka qenė komanndant i luftės dhe e ka drejtuar atė. Vetė debati pėr dhėnien e statusit ėshtė absurd.

 

URAN METKO
Historia bėhet nga ata qė fitojnė. Ne na ėshtė ofruar historia qė ėshtė bėrė nga vetė Enveri. Historianėt sė fundmi kanė nxjerrė fakte qė vėrtetojnė qė Enveri nuk ka qenė fare partizan, por njė emisar i sllavokomunizmit nė Shqipėri. Mendoj qė, pėrderisa historia ende nuk ėshtė vėnė nė linjėn reale, do tė ishte mirė tė mos merrej njė veprim i tillė pėr t'i dhėnė statusin e veteranit Hoxhės.

DASHAMIR SHEHI
Absolutisht qė nuk i takon Enver Hoxhės qė tė marrė statusin e veteranit, pasi ai ishte diktatori mė i egėr i vendit tonė dhe i Europės. Fakti qė ka bėrė luftė nuk do tė thotė se atij duhet t'i takojė ky status, pasi edhe Hitleri ka bėrė luftė, por kjo nuk do tė thotė qė t'i varim dekoratat e medaljet pėr masakrat qė ka bėrė.

SHPĖTIM ROQI
Kryekriminelit nuk mund t'i jepet njė vend nderi. Ky ėshtė restaurimi i komunizmit dhe i kriminelėve, pas restaurimit ekonomik qė ata i kanė bėrė vetes. Ata janė nė gjendje tė prodhojnė ngjarje mė tė dhunshme se ato tė 1990-s. Ky ėshtė absurdi i politikanėve shqiptarė, qė kanė lėnė pa strehė ish-tė pėrndjekurit politikė dhe kėrkojnė t'i japin statusin e veteranit kryekriminelit.

 

Faqja 5 - POLITIKE

Janar 8, 2005

 
Gjykata Kushtetuese i jep tė drejtė kėrkesės sė PSD pėr ndarjen e zonave
 
Bllokohet harta elektorale
Berisha: Vendimi, nėn diktatin e Nanos

Blerina Gjoka

 


Marrėveshja mes PS-sė dhe PD-sė pėr ndarjen e zonave zgjedhore ka marrė dje edhe "bekimin" ligjor nga ana e Gjykatės Kushtetuese. Megjithėse pak me vonesė, kjo gjykatė ka pranuar kėrkesėn e bėrė nga Partia Socialdemokrate pėr tė shfuqizuar ndarjen e zonave zgjedhore tė bėrė nė bazė tė numrit tė pjesėmarrėsve nė zgjedhje dhe jo sipas numrit tė votuesve. Vendimi i djeshėm i kėsaj gjykate vjen pas reflektimit tė bėrė nga politika pėr gabimin kushtetues tė bėrė nė nenin 73, pika 1, tė Kodit Zgjedhor. Iniciativa e PSD-sė pėr ta dėrguar projektin e ndarjes sė zonave nė dyert e gjykatės, u mbėshtet dhe nga PS-ja, pasi, sipas saj, kjo ndarje ishte antikushtetuese. U deshėn disa ditė tė gjata negociatash qė PD-ja tė bindej dhe tė firmoste nė praninė e pėrfaqėsu-esve tė OSBE-sė pėr realizimin e njė harte tė re elektorale, e cila tė bazohej mbi listat e votuesve dhe regjistrimin e popullsisė. Por, ēuditėrisht vendimi i gjykatės nuk ėshtė pritur aspak mirė nga Partia Demokratike. Kreu i saj Sali Berisha tha se vendimet e Kushtetueses merren nėn diktatin e Fatos Nanos.

Vendimi
Pas disa mbledhjesh, Gjykata Kushtetuese vendosi "shfuqizimin si tė papajtueshėm me Kushtetutėn tė frazės 'qė ka-nė marrė pjesė nė votime' nė fjalinė e parė dhe tė tretė tė nenit 73, pika 1, tė Kodit Zgjedhor". Duke shfuqizuar kėtė fjali, Kushtetuesja i rekomandon Kuvendit qė tė nisė punėn pėr tė bėrė rregullimet pėrkatėse nė kod, duke vlerėsuar nė tėrėsi pėrmbajtjen e kėsaj dispozite tė kodit qė tė shkojė nė harmoni me tė gjitha dispozitat e tjera ligjore dhe me vendimin e marrė nga kjo gjykatė. Kushtuesja ka pėrdorur dje tė njėjtin argumentim tė bėrė nga socialistėt, sipas tė cilit neni pėrkatės bie nė kundėrshtim me Kushtetutėn dhe cėnon tė drejtėn e votės. Sipas vendimit, formulimi i bėrė nė kod qė zonat tė ndahen nė bazė tė zgjedhėsve qė kanė marrė pjesė nė votime, lind njė kontradiktė ligjore me formulimin qė ėshtė nė nenin 64 tė Kushtetutės, i cili kėrkon ndarjen e zonave zgjedhore nė numėr tė pėrafėrt zgjedhėsish. "Njė formulim i tillė qė cėnon pa tė drejtė pėrmbajtjen e dispozitave kushtetuese pėrbėn antikushtetutshmėri", thuhet nė vendimin e Kushtetueses.

Reagimi
Partia mė e madhe e opozitės ka reaguar ndaj kėtij vendimi, megjithėse ai i shkon pėr shtat marrėveshjes sė bėrė mes saj dhe PS-sė. Kryetari i Partisė Demokratike Sali Berisha u shpreh se vendimi i marrė dje nga Gjykata Kushtetuese ėshtė njė vendim i marrė nėn diktatin e kryeministrit Fatos Nano, "por kjo nuk na lėkund ne nga marrėveshja". Kreu i demokratėve u shpreh se marrėveshja e nėnshkruar pėr ēėshtjen e ndarjes sė zonave elektorale nuk preket nga ky vendim. "Ne kemi njė marrėveshje me OSBE-nė, qė ka dhėnė njė kontribut tė madh, nė tė cilėn ka ndėrmjetėsuar edhe pėrfaqėsia e KE-sė". Duke shprehur besimin se marrėveshja mund tė funksionojė vetėm me kėtė mbėshtetje, Berisha shtoi se "unė kam bindjen mė tė thellė se kėto dy institucione do t'i qėndrojnė plotėsisht marrėveshjes". Por, Berisha ka shprehur dhe njė herė dyshime nėse PS-ja do tė qėndrojė nė binarėt e marrėveshjes. "Se ēfarė do tė bėjė PS-ja, kjo ėshtė njė gjė tjetėr", tha kreu i PD-sė.
Vendimi i Gjykatės Kushtetuese vjen nė njė kohė kur tė dy forcat mė tė mėdha politike nė vend, PS e PD e gjetėn zgjidhjen pėr hartėn pėrpara se tė arrihej nė njė verdikt kushtetues. Megjithatė, ėshtė lėnė qė Harta Elektorale tė diskutohet pas miratimit tė kodit zgjedhor nė Kuvend, qė ėshtė edhe njė nga pikat e protokollit tė firmosura mes dy forcave PS e PD. Ndėrkaq, socialistėt dhe demokratėt, duket se janė tė bindur kėtė rradhė pėr tė zbatuar tė gjitha rekomandimet e BE pėr tė pasur njė proces zgjedhor tė pranuar nga ndėrkombėtarėt.


Komisioni i ligjeve shqyrtoi dje amendamentet

PS e PD hedhin poshtė propozimet e LSI e LZHK
Komisioni i ligjeve hodhi poshtė dje amendamentet pėr Kodin Zgjedhor tė propozuara nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim si dhe nga Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar. I vetmi amendament qė mundi tė miratohet ishte ai i propozuar nga LSI-ja nė lidhje me tė drejtėn e ēdo vėzhguesi qoftė i KQV, apo i KZZ-sė, pėr tė marrė njė kopje tė procesvebalit qė do tė mbajnė kėto komisione. Njė nga amendamentet qė solli mė shumė kundėrshti ishte ai sipas tė cilit, kutitė e votimit duhet tė shoqėrohen nga njė punonjės i forcave tė rendit, i cili duhet tė ishte i vetėm nė makinė ndėrsa anėtarėt e KQZ-sė tė mund ta shoqėronin atė me automjete tė tjera. "Ne kemi mjaft raste, qė vėrtetojnė mundėsinė e blerjes sė anėtarėve tė KQV-sė. Shoqėrimi i kutive tė votimit nga njė punonjės i forcave tė policisė, bėhet pėr tė mos patur mundėsi manipulimi tė votave", tha Mustafa Muēi deputet i LSI-sė. Ky propozim, u kundėrshtua jo vetėm nga socialistėt, por edhe nga vetė demokratėt. Bardhyl Agasi, deputet i PS-sė, u shpreh se kjo mėnyrė shoqėrimi, do tė vinte pėrballė akuzės sė manipulimit, nė mėnyrė direkte, qeverinė. "Nė rast se do tė lihet shoqėrimi nė duart e njė punonjėsi policie, atėherė nė rast kontesimi tė zgjedhjeve, do tė thuhet se manipulimi i tyre ėshtė bėrė nga vetė qeveria", tha ai. Nėnkryetari i kėtij komisioni, demokrati, Fatos Beja, u shpreh se me formulėn e re tė pėrbėrjes sė KQV-ve nuk ėshtė e nevojshme miratimi i kėtij amendamenti. Edhe amendamenti, i cili parashikonte futjen nė KQV dhe nė KZZ, si anėtarė tė pėrfaqėsuesve tė LSI-sė dhe LZHK-sė u rrėzua. Sipas kryetarit tė komisionit Elmaz Sherifi shtimi i numrit tė anėtarėve tė kėtyre komisioneve, do tė sillte njė amulli nė to. Por sipas deputetit Muēi njė vėzhgues i vetėm nuk ėshtė nė gjendje qė tė bėjė kontrollin 35 anėtarėve qė do tė bėjnė numėrimin. Edhe kjo ēėshtje pritet tė zgjidhet. Kreu i komisionit Sherifi u shpreh se KZZ-tė pritet tė paisen me skanera ku do tė kalojnė tė gjitha fletėt e votimit.


http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
 
Faqe 5 - Aktualitet

zonat zgjedhore
vendimi
 

Institucioni i drejtuar nga Gjergj Sauli voton kėrkesėn e socialdemokratėve tė Gjinushit

 

Kushtetuesja rrėzon 100 zonat zgjedhore

Vendimi nuk e cėnon marrėveshjen e 30 dhjetorit mes PS e PD

 
Bledar Hoti

Gjykata Kushtetuese shpall si antikushtetues paragrafin e nenit 77 tė Kodit Zgjedhor, i cili pėrcakton se ndarja e re e 100 zonave zgjedhore duhet tė bėhet mbi bazėn e numrit mesatar tė atyre shtetasve qė kanė votuar.

Me shumicė votash, kjo gjykatė i ka cilėsuar si antikushtetues kėtė kriter, duke kėrkuar shfuqizimin e menjėhershėm tė paragrafit tė kėtij neni tė Kodit Zgjedhor. “Gjykata Kushtetuese frazėn nė nenin 73 tė Kodit: “qė kanė marrė pjesė nė votime”, e cilėson si antikushtetuese dhe kėrkon heqjen e saj. Ajo nuk ėshtė e pajtueshme me Kushtetutėn. Ky vendim ėshtė i formės sė prerė dhe hyn nė fuqi nė ditėn e publikimit nė fletoren zyrtare tė tij”, tha dje gjyqtari Sokol Sadushi. Sipas shpjegimit tė trupit tė gjyqtarėve nuk mund tė realizosh njė ndarje tė zonave zgjedhore, mbi bazėn e numrit tė personave qė kanė votuar, por duhet mbi bazėn e numrit tė pėrgjithshėm tė zgjedhėsve. Gjithashtu, njė sanksionim i tillė mund tė lėrė jashtė ata zgjedhės qė kanė fituar tė drejtėn pėr tė votuar, 18-vjeēarėt. Gjykata me kėtė vendim ka pranuar kėrkesėn e bėrė nga Partia Socialdemokrate, e cila kėrkoi shpalljen si antikushtetuese tė kėtij sanksionimi tė ligjit zgjedhor. Pėr ndarjen e re tė zonave zgjedhore do tė merren nė konsideratė jo ky kriter, pasi drafti i ri i paraqitur nė Kuvend qė nė muajin dhjetor tė vitit tė kaluar, ėshtė antikushtetues.

Neni 73
Nė Kodin Zgjedhor, nė nenin 73, parashikohet krijimi i zonave zgjedhore mbi bazėn e disa kritereve. “Ndarja e zonave zgjedhore bėhet sipas kritereve tė mėposhtme: Numrit tė zgjedhėsve qė kanė marrė pjesė nė votime, nė ēdo njėsi zgjedhore nė zgjedhjet e fundit qė i paraprijnė mbledhjes sė Komisionit. Asnjė zonė zgjedhore nuk lejohet tė ketė devijim mė tė madh ose mė tė ulėt se 5 pėr qind nga numri mesatar i zgjedhėsve nė shkallė Republike, pėrveē rasteve qė detyron zbatimi i pikės 7 tė kėtij neni. Numri mesatar pėrcaktohet nga pjesėtimi i numrit tė pėrgjithshėm tė zgjedhėsve qė kanė marrė pjesė nė votime me numrin 100 tė zonave tė zgjedhjeve. Vazhdueshmėrisė sė zonės zgjedhore. Asnjė zonė zgjedhore nuk lejohet tė ketė ndėrprerje ose ndėrfutje me zona tė tjera zgjedhore”, thuhet nė nenin 73 tė Kodit. Pikėrisht shprehjen “Numri mesatar pėrcaktohet nga pjesėtimi i numrit tė pėrgjithshėm tė zgjedhėsve qė kanė marrė pjesė nė votime me numrin 100 tė zonave tė zgjedhjeve”, kjo gjykatė e ka shfuqizuar.

Marrėveshja PS-PD
Edhe pse Kushtetuesja dha njė vendim tė tillė, ai mund tė jetė pa vlerė, pasi dy partitė mė tė mėdha politike, PS-PD, mė 30 dhjetor nėnshkruan njė marrėveshje, e cila rrėzoi kriterin qė zonat e reja zgjedhore tė ndėrtohen mbi bazėn e numrit mesatar tė votuesve dhe jo tė zgjedhėsve. Marrėveshja e re e firmosur nga Topi pėr PD-nė dhe Ruēi pėr PS-nė, ka si dėshmitar ambasadorin e ri tė OSBE-sė, Pavel Vaēek. Pas firmosjes sė saj ėshtė vendosur qė brenda muajit shkurt tė realizohet ndarja e re e 100 zonave zgjedhore.

 

Krahasimi
Sherifi: Mė shumė deputetė fshati se qyteti

PS ėshtė njė ka forcat kryesore politike ka qenė kundėr kriterit qė u pėrdor pėr ndarjen e re tė zoanve zgjedhore, duke mos marrė numrin e pėrgjithshėm tė votuesve, por tė atyre shtetasve qė kanė votuar nė zgjedhjet e fundit. Elmaz Sherifi, kryetar i komisionit tė Ligjeve e ka cilėsuar tė drejtė vendimin e Gjykatės Kushtetuese, pasi kriteri pėrcaktuar nė nenin 73 tė Kodit Zgjedhor ishte antikushtetues. “Njė pėrcaktim i tillė mohon tė drejtėn e tyre shtetave qė kanė mbushur 18 vjeē pėr tė votuar. gjithashtu nk mund tė merren nė konsideratė listat e pėrdorura nė zgjedhjet e vitit 2003, pasi vetė partitė politike kanė patur objeksionet e tyre, si dhe ka patur njė pėrqindje tė vogėl votuesish. Gjithashtu edhe me kėtė ndarje do tė kishim mė shumė deputetė nė zonat rurale se nė ato urbanė,, kur realiteti dmeokgrafik flet ndryshe”, thekson Sherifi.

Berisha: I besojmė marrėveshjes me OSBE

”Ne kemi njė marrėveshje me OSBE-nė dhe besojmė nė tė”, ka komentuar dje kreu demokrat, Sali Berisha, rrėzimin e ligjit pėr ndarjen e zonave zgjedhore nga Gjykata Kushtetuese. Ai i ka cilėsuar anėtarėt e kėsaj gjykate si mercenarė qė mund tė marrin ēdo lloj vendimi, por kjo nuk e hedh poshtė marrėveshjen. Madje, pėr tė theksuar rėndėsinė e saj, Berisha ka argumentuar se pėr tė arritur deri tek nėnshkrimi, ėshtė ndėrmjetėsur edhe nga pėrfaqėsues tė Komisionit Evropian nė Tiranė. Berisha tha se, Gjykata Kushtetuese u mblodh parakohe pėr tė marrė vendimin nė favor tė kėrkesės sė Partisė Socialdemokrate, pasi ishte pėr t’u mbledhur mė datėn 10 janar. Pikėrisht nė kėtė datė, Kuvendi pritet tė mblidhet nė njė seancė tė jashtėzakonshme pėr tė miratuar draftin e reformės elektorale.

 

Bie amendamenti pėr emigrantėt
Komisioni i Ligjeve “rrėzon” LSI dhe LZHK

Komisioni Parlamentar i Ligjeve nuk mori dje nė konsideratė amendamentet e paraqitura nga dy forcat politike, LSI dhe LZHK, qė tė kenė tė drejtėn e anėtarėve nė komisionet e Zonave Zgjedhore dhe nė komisionet e Qendrave tė Votimit. Gjatė diskutimit nė komision, deputetėt e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Mustafa Muēi, dhe tė LZHK-sė, Eqerem Spahia, paraqitėn amendamente, me anė tė tė cilave kėrkuan pėrfshirjen e tyre nė komisionet e votimit, por kėto propozime nuk u morėn parasysh. Muēi tha dje se, me kėto nene tė Kodit Zgjedhor numėrimi i votave nė njė furgon sjell manipulimin e votave nga tė dy partitė e mėdha, duke akuzuar Partinė Socialiste dhe Partinė Demokratike pėr pėrpjekje nė manipulimin e zgjedhjeve tė ardhshme. Gjithashtu, komisioni ka hedhur poshtė edhe njė amendament tė deputetit Muēi qė nė kėto zgjedhje tė votojnė edhe emigrantėt.
“Ne kėrkojmė transparencė pėr mėnyrėn e votimit, ndėrsa ju i vendosni ato nė furgon, kush na garanton ne transparencėn pėr fletėt e votimit, tė cilat nuk kanė as kundėrbiletėn”, theksoi Muēi. Tė njėjtin qėndrim ka mbajtur edhe Spahia i LZHK-sė, i cili kėrkoi qė tė dy partitė tė kenė anėtarėt e tyre nė KZZ dhe nė KQV. Por kryekomisioneri i Ligjeve, socialisti Sherifi, kundėrshtoi qėndrimin e deputetėve tė LSI-sė dhe tė LZHK-sė, duke u shprehur se “votat nuk do tė vidhen dhe se procesi i numėrimit tė votave ėshtė transparent dhe i hapur pėr tė gjitha partitė politike, si dhe pėr median”. Edhe deputeti i PR-sė, Mediu, theksoi se “nuk ka sesi dy forca PS dhe PD tė vjedhin votat, pasi kėshtu nuk do tė kishte fitues, por unė jam kundėr hyrjes sė dy partive tė tjera”. Komisioni i Ligjeve vendosi qė LSI-ja dhe LZHK-ja tė jenė vetėm me statusin e vėzhguesit nė kėto zgjedhje parlamentare.

 

 

(©AFP / 08 janvier 2005 16h04)

 

Un soldat tue un jeune homme d'ethnie albanaise dans le sud de la Serbie

BELGRADE - Un garde-frontičre de l'armée de Serbie-Monténégro a tué un jeune homme d'ethnie albanaise dans la région troublée de la vallée de Presevo (sud de la Serbie), a indiqué samedi le ministre de la Défense, selon l'agence Beta.

"Selon les premiers résultats de l'enquźte, Dashnim Hajrullahu a été tué alors qu'il franchissait illégalement la frontičre, un garde-frontičre ayant réagi en accord avec les rčgles de service", a dit le ministre Prvoslav Davinic, cité par Beta.

Le ministre s'est rendu rapidement sur place et a rencontré des responsables de la communauté albanaise afin de tenter de réduire la tension provoquée par cet incident.

Dashnim Hajrullahu, 16 ans, a été tué vendredi alors qu'il tentait de franchir illégalement la frontičre entre la Macédoine et la Serbie pour retourner dans son village de Miratovac, situé ą 500 m de la frontičre.

Aprčs sa mort, quelque 200 personnes d'ethnie albanaise, conduits par leurs leaders politiques, se sont rassemblés pour protester, accusant l'armée de Serbie-Monténégro du meurtre.

Au nom du gouvernement et de l'armée, M. Davinic a présenté ses condoléances ą la famille promettant "une enquźte approfondie et des sanctions" en cas de faute de la part d'un soldat.

"Un soldat ą la frontičre a tiré sur ce jeune homme", a indiqué ą l'AFP Ivan Bulatovic, un responsable de la justice de Nis (sud), précisant avoir ouvert une enquźte.

A Miratovac, un parent du jeune homme a indiqué ą l'AFP que c'était la premičre fois que Dashnim Hajrullahu tentait de franchir illégalement la frontičre aprčs une visite ą sa mčre en Macédoine.

Limitrophe du Kosovo, la vallée de Presevo oł vit une importante communauté albanaise, a été le théātre de 2000 ą 2001 d'affrontements entre forces serbes et guérilleros séparatistes albanais qui avaient constitué une "Armée de libération de Presevo, Mevedja et Bujanovac (ALPMB)".

Fin novembre dernier, l'armée de Serbie-Monténégro a décidé d'y renforcer sa présence avec deux bataillons supplémentaires.

Selon Belgrade, d'anciens guérilleros de l'ALPMB ont crée un nouveau groupe "l'Armée nationale albanaise" (ANA) qui affirme combattre pour une "Grande Albanie" comprenant le Kosovo (majoritairement peuplé d'Albanais) une partie de la Macédoine et le sud de la Serbie.

Considéré par la mission de l'Onu au Kosovo comme "une organisation terroriste", l'ANA a revendiqué l'année derničre plusieurs attaques contre des objectifs de l'armée et de la police serbes.