Faqja 14/15 - SPECIALE

Janar 8, 2005

 
DOSSIER
 
Zbulohet korespodenca e Mbretit Zog me ish-kryeministrin Frashėri. Mehdi beu: Gjeneral Telinin e vranė grekėt, tė cilėt mashtruan dhe pėr Himarėn
 
Letra e Zogut pėr Mehdi beun: Do shkruaj historinė e Shqipėrisė

Dashnor Kaloēi


Kam fillue pregaditjen e memoarve, natyrisht kam shėnime, porrė dot' mė pėlqente: njė Autoritet qi ka ndodhė nė ē'ashtjet mbrenda, tė mė japė sa shpjegime ma tė gjona. Pra' nė asht se do tė keni mundėsi tė mė jepni sė hollėsina mbi kėto pika qė po ju rendoj ma poshtė…Kėto nė ka posibilitetin t'mi shkrueni gjanėsishtė se, dot dishroshe qi nji personalitet qi i ka dhanė Shqipnis shėrbime tė shkėlqyeshme". Kėshtu shkruhet nė mes tė tjerash nė njė nga letrat e panjohura tė Mbretit Zog, qė mban datėn 20 janar tė vitit 1960, kur ai kalonte muajt e fundit tė jetės sė tij nė qytetin Kanė tė Francės, e cila i drejtohet ish-kryeministrit tė Shqipėrisė, Mehdi bej Frashėrit, qė asokohe jetonte si azilant politik nė kryeqytetin italian Romė. Siē del edhe nga letrat e Mehdi Frashėrit, nė atė kohė Mbreti Zog kishte vendosur qė tė shkruante kujtimet e tij nė lidhje me disa nga ngjarjet mė kryesore tė historisė sė Shqipėrisė. Por, pėr tė bėrė atė punė, Zogut i duheshin dėshmi e tė dhėna tė ndryshme nga persona qė kishin qenė vetė aktorė kryesorė nė ato ngjarje, dhe njė prej tyre ishte dhe Mehdi Frashėri, i cili, pėrveēse kishte mbajtur postin e kryeministrit tė Shqipėrisė pėr disa vjet, kishte pėrfaqėsuar qeverinė shqiptare nė Komisionin Ndėrkombėtar tė Kufijve nė vitin 1914. Po ēfarė shkruhet mė tej nė atė letėr tė Mbretit Zog dhe ēfarė i kėrkon ai Mehdi beut? Pėr tė gjitha kėto bėhet fjalė nė njė sėrė letrash e dokumentesh origjinale qė janė pjesė e korrespondencės sė plotė nė mes tyre, tė cilat janė ruajtur me kujdes nė arkivin familjar tė Mehdi bej Frashėrit nė Romė. Duke u nisur nga rėndėsia qė paraqesin ato letra e dokumente (tė cilat nuk ndodhen nė arkivat e shtetit shqiptar), ku flitet pėr disa nga ngjarjet mė tė pėrfolura tė historisė sė Shqipėrisė, si: Protokolli i Korfuzit nė 1914, veprimet e Komisionit Ndėrkombėtar tė Lidhjes sė Kombeve nė Shqipėrinė e Jugut, veprimet e Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit tė Kufijve, vrasja e Gjeneral Telinit etj., njė pjesė tė tyre ne po i botojmė tė plota nė kėtė shkrim, duke i sjellė nė gjuhėn e sotme, pa e prekur fare brendinė e tyre.


Korrespondenca e Zogut me Frashėrin
Nė fillim tė letrės sė tij pėr ish-kryeministrin Frashėri, e cila mban datėn 20 janar 1960, pasi e pyet pėr shėndetin dhe pjesėtarėt e tjerė tė familjes, Mbreti Zog ndėrmjet tė tjerash i bėn tė ditur Mehdi beut se ai ka filluar tė shkruajė kujtimet e tij sipas shėnimeve qė ka mbajtur pėr vite me radhė. Por pėr tė shkruar ato kujtime, Zogu i kėrkon Frashėrit qė ai ta ndihmojė atė duke i sqaruar me hollėsi disa nga ngjarjet mė kyēe tė historisė sė Shqipėrisė, si: Protokolli i Korfuzit nė 1914, veprimet e Komisionit Ndėrkombėtar tė Lidhjes sė Kombeve nė Shqipėrinė e Jugut, veprimet e Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit tė Kufijve, vrasja e Gjeneral Telinit etj. Pasi i pėrshkruan tė gjashtė pikat kryesore pėr tė cilat brenda mundėsive kėrkon sqarime tė hollėsishme, Mbreti Zog e mbyll letrėn e tij duke i kujtuar ish-kryeministrit Frashėri shėrbimet e mėdha qė ai i ka bėrė Shqipėrisė. Ndėrsa nė pėrgjigjen e ish-kryeministrit Mehdi Frashėri, e cila mban datėn 31 janar 1960, pas fjalėve tė zakonshme tė kortezisė, ai i shpreh kėnaqėsinė Mbretit Zog pėr iniciativėn qė ai ka marrė pėr tė shkruar kujtimet e tij, duke i thėnė se ato janė tė domosdoshme dhe do tė shėrbejnė, veē tė tjerash, edhe pėr tė ndrequr ato shtrembėrime qė i janė bėrė historisė sė Shqipėrisė nė 40 vjetėt e fundit, duke aluduar hapur pėr regjimin komunist tė Enver Hoxhės. Pasi i shpreh gatishmėrinė e tij Mbretit Zog pėr ta ndihmuar pėr tė gjitha ēėshtjet qė ai ka dijeni, nė fund tė letrės sė tij Mehdi beu i shkruan: "Jam akoma i mendimit se Shqipnija, e izolueme nga Rusija nuk ka se si mos gjej herėt a vonė nji konjukturė politike ndėrkombėtare tė favorshme, qė ti lejoj shqiptarėve me hedh kėtė zgjedhė, qė, nga tė gjitha ēka parė, asht sigurisht ajo ma e tmershmja".

"E vėrteta e Protokollit tė Korfuzit"
Njė ndėr ēėshtjet e para qė Mbreti Zog i kėrkonte ish-kryeministrit Mehdi bej Frashėri pėr t'i sqaruar, ishte ajo ku bėhej fjalė pėr "Veprimet e Komisionit Ndėrkombėtar nė Korfuz, nė 1914", apo, siē njihet ndryshe nė historinė e Shqipėrisė, "Protokolli i Korfuzit". Lidhur me kėtė pikė, nė sqarimin e tij Mehdi Frashėri ka shkruar: "Nė Konferencėn e Londrės mė 1913, me qenė se ishte vendosur qė Korēa e Gjirokastra t'i mbeteshin Shqipėrisė, Greqia nuk mund t'i sulmonte hapur kėto dy prefektura, tė cilat i quante Epiri i Veriut. Prandaj ajo kėrkonte qė indirekt tė gjente njė shkak qė kėto vende fillimisht t'i bėnte autonome, dhe mė vonė, nė njė fazė tė dytė, t'i aneksonte. Pėr kėtė qėllim, guvernatori grek i Janinės mendonte qė derisa ishin trupat greke atje, tė shtynte tė krishterėt ortodoksė tė asaj krahine nė formėn e njė xhandarmėrie kryengritėse, qė kur tė tėrhiqeshin trupat greke, vendin e tyre ta zinte xhandarmėria, e cila do tė luftonte me xhandarmėrinė shqiptare po tė shkonte ajo atje. Kjo fuqi kryengritėse me shpirt grek kishte nevojė pėr njė qeveri qė ta quante veten epiriote. Kėshtu, njė person i quajtur Gjergj Zografi, i biri i Kristaq efendiut, nga Lunxhėria e Gjirokastrės, me tė kunatin e tij, Karapanon, dhe njė oficer grek me origjinė shqiptare i quajtur Dhulis, formoi njė qeveri autonome tė Epirit tė Veriut (Shqipėrisė sė Jugut). Nė kėtė kohė popullsia myslimane e kėtyre dy prefekturave shqiptare i hapi luftė xhandarmėrisė epiriote. Nisur nga fakti se fuqia e xhandarmėrisė shqiptare ishte e pamjaftueshme dhe popullsia myslimane nuk ishte e organizuar, xhandarmėria epiriote filloj tė digjte katundet myslimane, pėr tė detyruar atė popullsi qė tė linte vendin dhe aty tė mbeteshin vetėm ortodoksėt. Pėr kėtė ngjarje, qeveria e Princ Vidit me kryetar Turhan Pashėn u detyrua t'i drejtohej Komisionit Ndėrkombėtar qė pėrbėhej prej delegatėve tė gjashtė fuqive tė mėdha, ku bėnin pjesė: Britania e Madhe, Franca, Italia, Gjermania, Austria dhe Rusia. Pėr tė bashkėpunuar me kėtė komision, nga ana e Shqipėrisė ishte caktuar si delegat Mehdi Frashėri. Nė kėtė kohė, nė Shqipėrinė e Mesme pjesa fanatike myslimane filloi njė lėvizje nė favor tė Turqisė, me parullėn: "Duam Baba Dovletin". Nisur nga kjo gjė, Qeveria e Princ Vidit mbeti nė njė pozitė shumė tė vėshtirė, pasi fanatikėt myslimanė kėrkonin nė vendin e Princ Vidit njė princ nga Turqia. Pas kėsaj Komisioni i Kontrollit Ndėrkombėtar lajmėroi Zografon se do tė vinte nė Korfuz dhe do tė bisedonte me qeverinė epiriote. Nė mbledhjen e Korfuzit delegatin shqiptar nuk e mbėshteti asnjė nga fuqitė e mėdha, nė mėnyrė qė ai ta detyronte Komisionin e Kontrollit pėr tė marrė vendime nė interes tė Shqipėrisė. Si rezultat i kėsaj, Komisioni Ndėrkombėtar vendosi qė prefekturat e Korēės e Gjirokastrės tė formonin njė qeveri autonome nėn juridiksionin e qeverisė shqiptare, ku oficerėt e xhandarmėrisė sė Epirit Autonom do tė pėrbėheshin prej oficerėsh grekė, me qenė se ortodoksėt shqiptarė tė vendit nė kohėn e Turqisė nuk kishin pasur oficerė. Kisha ortodokse e vendit do tė drejtohej prej klerit grek tė emėruar prej Patriarkanės sė Stambollit. Gjuha e mėsimit nėpėr shkolla tė veēanta tė ortodoksėve do tė ishte greqishtja. Siē shihet, tė gjitha kėto masa parashikonin greqizimin e njė pjese tė madhe tė Shqipėrisė sė Jugut. Pas kėsaj, vendimet e Konferencės sė Korfuzit iu paraqitėn Konferencės sė Ambasadorėve nė Paris pėr t'u miratuar. Nė kėtė kohė qeveria epiriote e Zografos kishte bėrė njė pakt me myslimanėt fanatikė tė Shqipėrisė sė Mesme, gjė e cila e detyroi Princ Vidin tė largohej nga Shqipėria. Nė kėtė kohė epiriotėt e thyen armėpushimin qė ishte lidhur midis fuqisė shqiptare dhe tyre, dhe vendin e qeverisė epiriote tė Zografos, siē edhe parashikohej, e zuri Greqia. Kėto ngjarje pėrkuan me fillimin Luftės sė Parė Botėrore. Nė kėtė kohė, Italia, me qenė se kishte rivendikime (pretendime) territoriale kundrejt Austrisė, me qėllim qė mė vonė tė hynte nė luftė, pushtoi Vlorėn dhe me forcat aleate firmosi njė traktat tė fshehtė, ku thuhej: Vlora me njė pjesė tė krahinave rreth saj do tė ishte drejtpėrsėdrejti nė administrimin e Italisė dhe Shqipėria e Mesme (myslimane) nėn protektoratin e saj. Ndėrsa pėr Shkodrėn nė Veri dhe Korēėn e Gjirokastrėn nė Jug nuk do tė bėnte asnjė kundėrshtim, nė qoftė se Konferenca Shkodrėn do t'ia jepte Serbisė dhe Korēėn e Gjirokastrėn Greqisė. Mbasi Lufta e Parė Botėrore zgjati disa vjet dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės hynė nė luftė kundėr Austro-Gjermanėve e nė favor tė aleatėve, Presidenti Uillson deklaroi se traktatet e fshehta nuk i njihte. Nė kėtė kuadėr, traktatin e fshehtė tė Italisė me aleatėt nė Konferencėn e Paqes ai e quajti tė pavlerė, por me gjithė kėtė, nė tratativat e konferencės nė fjalė ai propozoi qė Vlora t'i mbetej Italisė dhe ana nė jug tė lumit Vjosė t'i jepej Greqisė. Sa pėr pjesėn qė mbetej, njė zonė midis Vjosės e Liqenit tė Maliqit, do tė bėhej njė referendum dhe pėrfundimi i tij do tė ishte njė provė se kujt do t'i mbetej ajo zonė, Shqipėrisė apo Greqisė. Me qenė se nė kėtė zonė shumicėn e pėrbėnin myslimanėt dhe midis ortodoksėve kishte edhe nacionalistė shqiptarė, shpresa ishte e madhe qė ajo tė mbetej nė Shqipėri. Sa pėr Shkodrėn nuk u bė fjalė, sepse ajo ishte thjesht shqiptare. Nė vijim tė luftės aleatėt panė nevojėn qė nė Selanik tė zbarkonin njė ushtri pėr tė atakuar forcat austro-gjermane, duke pėrdorur dhe mbeturinat e ushtrisė serbe qė pėrbėhej prej 150 000 ushtarėsh, tė cilat nė Korfuz aleatėt i kishin riorganizuar dhe armatosur mė sė miri. Aleatėt i propozuan dhe Greqisė qė ajo tė hynte nė luftė nė favorin e tyre, mirėpo Mbreti Kostandin ishte dhėndri i Kaiserit (Mbretit tė Gjermanisė) dhe pėrveē Venizellozit, njė parti e madhe greke nuk dėshironte tė hynte nė luftė, vetėm nė qoftė se i jepnin Stambollin. Kjo ishte njė punė qė nuk bėhej, pasi ajo pėrkonte me qėllimet e Rusisė. Nė kėtė kohė, francezėt filluan tė dyshojnė se mos Greqia ishte nė favor tė Austro-Gjermanėve, dhe pėr tė ndaluar kontaktin midis Greqisė dhe Austro-Gjermanėve, me ndėrmjetėsinė e nacionalistit patriot Themistokli Gėrmenji, Gjenerali Sarail, komandant i ushtrive aleate nė Selanik, dėrgoi edhe njė batalion ushtarėsh nė Korēė. Kjo forcė pėrzuri ushtrinė greke dhe formoi qeverinė e Korēės, Autonome Shqiptare, me Themistokli Gėrmenjin. Pas kėsaj ajo organizoi dhe dy batalione xhandarmėrie shqiptare. Nė kėtė kohė fuqitė franceze ishin vendosur deri nė katundin Selenicė tė Kolonjės. Ndėrsa territorin nga Selenica e deri nė Sarandė e pushtoi ushtria italiane. Kėshtu, nė Korēė e Gjirokastėr nuk mbeti as ushtri dhe as qeveri greke. Nga zhvillimi i kėtyre ngjarjeve u bė e mundur qė nė Konferencėn e Paqes francezėt tė kundėrshtonin rreptėsisht pėr Korēėn e Gjirokastrėn dhe vendimet e Korfuzit nuk u morėn parasysh, pasi vetė Greqia e kishte prishur armėpushimin". Kėshtu e mbyll Mehdi Frashėri sqarimin e tij pėr Protokollin e Korfuzit, e cila ėshtė dhe njė nga pikat ku ai ėshtė ndalur mė gjatė nė pėrgjigjet qė i ka dėrguar Mbretit Zog.

"Ja e vėrteta e Himarės"
Dy nga pikat e tjera qė Mbreti Zog i kėrkonte sqarime Mehdi Frashėrit ishin: "Dhenomet (Privilegjet) e Himarės" dhe "Veprimet e Komisionit tė Lidhjes Kombeve nė Shqipėrinė e Jugut", ēėshtje tė cilat edhe sot e kėsaj dite vazhdojnė tė krijojnė probleme. Lidhur me kėto, ish-kryeministri Frashėri nė pėrgjigjen e tij pėr Zogun shkruan: "Privilegjet e Himarės janė po ato tė Korēės e Gjirokastrės, me ndryshimin se nė atė kohė, njė person i quajtur Spiro Milo, nga Himara, kishte vėnė njė kryq tė madh nė kraharor dhe kishte shoqėruar Zografon. Spiro Milo kėrkoi njė flamur tė Himarės, gjė qė nuk kishte ndonjė rėndėsi, prandaj iu pranua nga Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit tė Kufijve. Po kėshtu, nė atė kohė, nisur nga fakti se grekėt gjithmonė ankoheshin qė nė Shqipėri shkeleshin tė drejtat e pakicave greke, Lidhja e Kombeve vendosi tė dėrgonte nė Shqipėri njė komision tė posaēėm tė pėrbėrė prej: profesorit Siderholm (finlandez), Comte de Pourtales (francez), dhe njė oficeri norvegjez. Ky komision lėvizi nė tė gjithė Shqipėrinė, si nė Veri ashtu dhe nė Jug, dhe nė fund konstatoi se pakica greke kishte vetėm nė krahinėn e Dropullit nė Gjirokastėr dhe nė Vurgun e Delvinės, tė cilat nuk pėrbėnin ndonjė rėndėsi. Ndėrsa pėr prefekturėn e Korēės ata konstatuan se nuk kishte as edhe njė grek tė vetėm. Si pėrfundim, komisioni konstatoi se grekėrit quanin grekė edhe shqiptarėt ortodoksė. Pra, siē shihet, ky komision nė raportin e vet tregoi tė vėrtetėn siē ndodhesh". Kėshtu e pėrfundon Mehdi Frashėri sqarimin e tij nė lidhje me pretendimet e grekėve pėr pakicat e tyre nė Shqipėrinė e Jugut.

Frashėri: Telinin e vranė grekėt
Njė ndėr pikat e fundit qė Mbreti Zog i kėrkon Mehdi Frashėrit t'ia sqarojė, ėshtė ajo e vrasjes sė gjeneralit italian Telini, i cili kryesonte Komisionin Ndėrkombėtar tė Kontrollit tė Kufijve. Lidhur me kėtė ngjarje, nė pėrgjigjen e tij Mehdi Frashėri ka shkruar: "Komisioni i Kontrollit tė Kufijve e kishte filluar punėn e tij qė pėrpara Luftės sė Parė Botėrore, por me fillimin e asaj lufte ajo punė u ndėrpre dhe u la pėr mė vonė. Pas mbarimit tė luftės, u formua pėrsėri njė komision tjetėr i pėrbėrė prej: gjeneralit italian Telini, kolonelit britanik Jails dhe kolonelit francez Ordillion. Ndėrsa nga ana qeverisė shqiptare fillimisht u caktua Hil Mosi, por me qenė se ky dha dorėheqjen, nė vendin e tij u emėru Dhimitėr Berati. Pas kėsaj, gjeneral Telini dhe Dhimitėr Berati shkuan nė Janinė pėr tė marrė kontakt me autoritetet ushtarake greke, me qėllim qė tė plotėsonin komisionin me delegatin grek. Si delegat grek ishte caktuar kolonel Boēari, i cili ishte njė grek ekstremist dhe stėrnip i suliotit tė famshėm, Marko Boēarit. Me qenė se kolonel Boēari e konsideronte gjeneral Telinin si njė mbėshtetės tė Shqipėrisė, vendosi qė ta vriste atė. Pėr tė vrarė Telinin, ai bashkėpunoi me njė kriminel grek tė arratisur qė quhej Rexhei. Pas kėsaj, banda qė kryesohej nga Rexhei i zuri pritė dhe e vrau gjeneral Telinin, ndėrsa ai po kthehej pėr nė Shqipėri bashkė me pėrkthyesin e tij ortodoks qė kishte me vete. Pėr tė larguar pėrgjegjėsinė politike, qeveria greke kėtė vrasje ua ngarkoi shqiptarėve, dhe sipas versionit tė tyre, ajo gjė kishte ndodhur pėr faktin se gjenerali italian kishte marrė pjesė nė Luftėn e Vlorės. Por ky version i tyre nuk ishte gjė tjetėr veēse njė gėnjeshtėr e shpifje e madhe. Pas kėsaj qeveria italiane, nga raporti qė kishte marrė nga Telini, kishte kuptuar se autoritetet greke nė ēdo mėnyrė ishin shfaqur kundėr gjeneralit, prandaj Musolini dėrgoi njė flotė nė Korfuz dhe qeverisė greke i dha kėtė ultimatum: "Qeveria greke menjėherė do tė shkonte nė flotėn italiane qė ndodhej nė Pire dhe do tė kėrkonte ndjesė pėr ngjarjen e vrasjes tė gjeneral Telinit". Gjithashtu, ajo i kėrkoi edhe 50 milion franga si dėmshpėrblim pėr njerėzit e vrarė. Mbas kėsaj ngjarjeje, si delegat italian nė Komisionin e Kontrollit tė Kufijve, nė vend tė gjeneral Telinit, u emėrua gjeneral Gazzera, dhe nga ana Shqipėrisė, Mehdi Frashėri".

 

 
 
 
[ SHQIPERIA ]
 
 

Letra e Zogut per Mehdi beun: Do shkruaj historine e Shqiperise

Lajmi i ores 9:30 AM
TIRANE (8 Janar) -Kam fillue pregaditjen e memoarve, natyrisht kam shenime, porre dot' me pelqente: nje Autoritet qi ka ndodhe ne c'ashtjet mbrenda, te me jape sa shpjegime ma te gjona. Pra' ne asht se do te keni mundesi te me jepni se hollesina mbi keto pika qe po ju rendoj ma poshte?Keto ne ka posibilitetin t'mi shkrueni gjanesishte se, dot dishroshe qi nji personalitet qi i ka dhane Shqipnis sherbime te shkelqyeshme". Keshtu shkruhet ne mes te tjerash ne nje nga letrat e panjohura te Mbretit Zog, qe mban daten 20 janar te vitit 1960, kur ai kalonte muajt e fundit te jetes se tij ne qytetin Kane te Frances, e cila i drejtohet ish-kryeministrit te Shqiperise, Mehdi bej Frasherit, qe asokohe jetonte si azilant politik ne kryeqytetin italian Rome. Sic del edhe nga letrat e Mehdi Frasherit, ne ate kohe Mbreti Zog kishte vendosur qe te shkruante kujtimet e tij ne lidhje me disa nga ngjarjet me kryesore te historise se Shqiperise. Por, per te bere ate pune, Zogut i duheshin deshmi e te dhena te ndryshme nga persona qe kishin qene vete aktore kryesore ne ato ngjarje, dhe nje prej tyre ishte dhe Mehdi Frasheri, i cili, pervecse kishte mbajtur postin e kryeministrit te Shqiperise per disa vjet, kishte perfaqesuar qeverine shqiptare ne Komisionin Nderkombetar te Kufijve ne vitin 1914. Po cfare shkruhet me tej ne ate leter te Mbretit Zog dhe cfare i kerkon ai Mehdi beut? Per te gjitha keto behet fjale ne nje sere letrash e dokumentesh origjinale qe jane pjese e korrespondences se plote ne mes tyre, te cilat jane ruajtur me kujdes ne arkivin familjar te Mehdi bej Frasherit ne Rome. Duke u nisur nga rendesia qe paraqesin ato letra e dokumente (te cilat nuk ndodhen ne arkivat e shtetit shqiptar), ku flitet per disa nga ngjarjet me te perfolura te historise se Shqiperise, si: Protokolli i Korfuzit ne 1914, veprimet e Komisionit Nderkombetar te Lidhjes se Kombeve ne Shqiperine e Jugut, veprimet e Komisionit Nderkombetar te Kontrollit te Kufijve, vrasja e Gjeneral Telinit etj., nje pjese te tyre ne po i botojme te plota ne kete shkrim, duke i sjelle ne gjuhen e sotme, pa e prekur fare brendine e tyre. . bm/bm (GazetaShqiptare/BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/

 

08/01/2005 http://www.shekulli.com.al/

 Nuk ėshtė ėshtė shpallur monument kulture, por ka vlera historike

Nė rrezik streha e Nolit dhe Zogut

Ll.Kallēo

Durrės-Rrezikohet tė shkatėrrohet njė nga monumentet e pashpallur tė kulturės, nė qytetin tė Durrėsit, ku janė strehuar nė 1913 Fan Noli dhe nė 1924 Ahmet Zogu. Ndėrtesės me vlera tė veēanta arkitektonike, Monumet Kulture, i vjen ky rrezik si rezultat i amortizimit njė shekullor dhe braktisjes. Ndėrtesa pranė rrugės tregtare tė qytetit, ėshtė ndėrtuar nė fundin e shek.XIX dhe nė vitet 1913-1914 nė kėtė rezidencė qė i pėrkiste Mitropolisė sė Durrėsit, ėshtė strehuar Fan Noli, nė njė kohė qė nė vitin 1924 ėshtė strehuar pėr pak kohė dhe Ahmet Zogu. Sipas historianit dhe drejtorit tė Muzeut Etnografik nė Durrės, Sali Hidri, ndėrtesa ėshtė projektuar nga arkitektė italianė, por ėshtė ndėrtuar nga firma vendase “Ēitaku”. Pėr vite tė tėra kjo ndėrtesė luksoze ka qenė pėr kohėn qendėr administrative e kishės ortodokse tė Durrėsit, ku janė strehuar dhe figura tė tjera tė kohės, si dhe mysafirė tė tjerė tė kishės ortodokse. Hidri shpjegon se nė vitin 1968, ndėrtesa e Mitropolisė ashtu si dhe ndėrtesa tė tjera, humbi funksionin e saj duke u kthyer nga shteti komunist nė shtėpi banimi funksion qė vazhdon ta ketė edhe sot. Kati i parė i banesės pėr shkak tė amortizimit ėshtė i pabanueshėm dhe ėshtė strehė e maceve dhe minjve tė lagjes, nė njė kohė qė nė katin e dytė banojnė familje. Nė emėr tė tė ardhmes sė saj, historiani Hidri thotė se prej kohėsh ėshtė kėrkuar qė kjo banesė tė kthehet nė Monumet Kulture dhe tė ndėrhyet pėr restaurimin e plotė tė saj. Po sipas historianit Hidri, nuk ėshtė kjo ndėrtesa e vetme nė nivelin e monumentit tė kulturės qė ka nevojė pėr restaurim dhe ndryshim destinacioni. Hidri kujton rastin skandaloz kur ish-rezidenca e Princ Vidit e fillimit tė shek.XX nė krah tė Bankės Tregtare tė qytetit tė Durrėsit u shkatėrrua, pėr tė ndėrtuar njė pallat apo dhe raste tė tjera tė kėsaj natyre. Princ Vidi qėndroi nė kėtė banesė nė vitin 1914. “Duhet tė ndėrhyet menjėherė”, thotė Hidri pėr tė ruajtur kėto thesare kulturore tė qytetit, midis tė cilave ai pėrmend ish-hotelin e Bejve i njohur me emrin “Adriatiku”, ku nė 1884 ka qenė e vendosur konsullata Austro-Hungareze. Kjo ndėrtesė duhet restauruar, pėr t’u kthyer nė tė ardhmen nė njė muze tė lėvizjes patriotike shqiptare. Njė rast tjetėr flagrant sipas tij ėshtė ish-Konsullata Franceze, ngjitur me murin rrethues tė Durrėsit e cila gradualisht po rrėnohet. Nė kėtė banesė banon njė familje tė cilės mund t’i gjendet njė strehė dhe nė ato mjedise mund tė ngrihet fare mirė njė qendėr e kulturės. “Interesant ėshtė fakti se brenda kėsaj ndėrtese ekzistojnė shkallare tė cilat tė ēojnė direkt nė kalanė e lashtė. “Pėr tė gjitha kėto raste,- shprehet Hidri,- kemi vėnė nė dijeni organet kompetente, por deri tani nuk ėshtė gjetur njė zgjidhje konkrete.”