8 Shkurt 2005  http://www.panorama.com.al/

Leka I, takim me ambasadoren amerikane, Ris

Pretendenti i fronit mbretėror, tashmė, drejtues i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, Leka I, ka takuar dje, ambasadoren amerikane nė Tiranė, Marsi Ris. Takimi, i cili ėshtė i pari mes kreut tė LZHK-sė dhe shefes sė diplomacisė amerikane nė Tiranė, mėsohet se ėshtė pėrqendruar mbi temėn e pėrgatitjeve pėr zgjedhjet parlamentare tė kėtij viti. Kėshtu, Ris ka plotėsuar takimet me spektrin e politikės shqiptare, takime nė tė cilat ajo ka vėnė nė dukje rėndėsinė e madhe qė ka plotėsimi i standardeve ndėrkombėtare pėr integrimin e vendit. Nė takim, mėsohet se kreu i LZHK-sė ka informuar ambasadoren Ris pėr nismėn e tij politike dhe pėr pozicionimin e saj si njė lėvizje mbarėkombėtare. LZHK-ja ka pasur disa kontestime nė lidhje me mėnyrėn e riformulimeve nė kodin e ri zgjedhor, nė tė cilat, sipas drejtuesve tė saj, nuk u lejua tė marrė pjesė nga dy partitė e mėdha politike. Ndėrkohė, Ris mėsohet se ka theksuar mbėshtetjen qė qeveria amerikane ka dhėnė dhe do tė vazhdojė tė japė pėr infrastrukturėn zgjedhore. Kjo ndihmė, siē ishte fondi i akorduar pėr realizimin e hartave dixhitale, mbi tė cilat do tė mbėshten listat e ripara tė zgjedhėsve, jepet nė kuadėr tė interesimit tė madh tė komunitetit ndėrkombėtar pėr mbajtjen e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme. LZHK-ja ka shprehur se do tė dalė e vetme nė zgjedhjet parlamentare tė kėtij viti, duke shprehur besimin se do tė jetė njė forcė qeverisėse nė tė ardhmen.


http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
 
Faqja 14/15 - SPECIALE

Shkurt 8, 2005

 
DOSSIER I
 
Pėr herė tė parė publikohen dokumentet sekrete tė arkivit mbi pėrpjekjet e qeverisė shqiptare nė vitet 1952-'53, pėr tė bėrė tė mundur ekstradimin e Abaz Kupit nga Franca
 
Enveri francezėve nė 1953: Na ekstradoni Abaz Kupin

Dashnor Kaloēi


Me anė tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe asaj tė Drejtėsisė, tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet tona dhe demarshet e duhura pranė qeverisė franceze, nė mėnyrė qė ajo tė na dorzojė sa mė parė kriminelin e luftės, Abaz Kupin". Kėshtu u shpreh nė mes tė tjerash, nė fund tė fjalės sė tij nė njė prej mbledhjeve tė Byrosė Politike tė janarit tė vitit 1952, kryeministri i qeverisė shqiptare dhe njėkohėsisht Sekretari i Parė i Komitetit Qendror tė PPSH-sė, Enver Hoxha, i cili atė porosi tė prerė e dha menjėherė porsa zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme, Mihal Prifti, pėrfundoi raportin "Mbi veprimtarinė e emigracionit reaksionar shqiptar nė vende tė ndryshme tė botės", qė ishte dhe pika kryesore e rendit tė ditės tė asaj mbledhjeje. Po cilat ishin hapat qė ndėrmori qeveria shqiptare e asaj kohe pėr ekstradimin e Abaz Kupit nga Franca nė Shqipėri dhe ēfarė lėvizjesh diplomatike bėri ajo pėr tė zbatuar atė vendim tė Byrosė Politike? Pėr tė gjitha kėto bėhet fjalė nė njė numėr tė madh dokumentesh arkivore qė mbajnė siglėn "Tepėr sekret", tė cilat i pėrkasin periudhės sė viteve 1952-1953, kohė nė tė cilėn filluan pėrpjekjet e para tė qeverisė shqiptare pėr tė bėrė tė mundur ekstradimin e kreut tė Lėvizjes sė Legalitetit, Abaz Kupi, nga Franca nė Shqipėri. Kėto dokumente, njė pjesė prej tė cilave po i publikojmė nė kėtė shkrim, nuk e kanė parė kurrė dritėn e botimit dhe ato bėhen publike pėr herė tė parė, pasi pėr gati gjysmė shekulli me radhė janė ruajtur nė fondet sekrete tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave tė Shtetit Shqiptar.


Kėrkesėn e parė pėr ekstradimin e kundėrshtarėve tė saj politikė ose tė atyre qė u quajtėn "Kriminelė tė luftės", qeveria komuniste e Enver Hoxhės e kishte bėrė qė me mbarimin e luftės, nė fundin e vitit 1944, kur ajo kishte ardhur nė pushtet. Nė fillim tė listės sė gjatė prej mė shumė se 300 emrash, qė Tirana zyrtare ua dėrgonte nė atė kohė disa shteteve Perendimore ku ishin strehuar emigrantėt politikė shqiptarė, tė arratisur nga vendi, figuronte emri i mbretit Ahmet Zogu dhe pas tij, i dyti nė listė, vinte Abaz Kupi. Ndonėse qeveritė e vendeve tė ndryshme Perėndimore nuk iu pėrgjigjėn asnjėherė pozitivisht qeverisė sė Tiranės, dhe nuk ekstraduan asnjė nga personat qė figuronin nė atė listė tė gjatė, ajo kėrkesė vazhdoi tė qėndronte nė fuqi pėr vite me radhė. Nisur nga pėrgjigjet negative qė i vinin pėr atė problem, dhe duke e parė tė pamundur kėrkesėn e saj pėr sjelljen nė Shqipėri tė tė gjithė personave qė figuronin nė atė listė, nė fillimin e viteve '50 qeveria komuniste e Tiranės ndryshoi taktikė dhe mendoi qė atė gjė ta kėrkonte me nota proteste vetėm pėr disa persona tė veēantė, duke e filluar atė me Abaz Kupin.

Tirana pajton avokatin Francez
Pas porosisė sė prerė tė Enver Hoxhės dhe vendimit tė Byrosė Politike tė janarit tė vitit 1952, qė qeveria shqiptare tė bėnte tė gjitha pėrpjekjet e duhura pėr tė bėrė tė mundur ekstradimin e Abaz Kupit nga Franca nė Shqipėri, Ministria e Punėve tė Jashtme nisi dhe procedurat e para pėr zbatimin e atij vendimi. Siē shihet dhe nga dokumentet arkivore, pėrpara se Ministria e Jashtme nė Tiranė tė niste procedurat e saj pėr ekstradimin e Abaz Kupit nga Franca nė Shqipėri, ajo fillimisht i tatoi pulsin qeverisė franceze, duke parė sesi do reagonte ajo pėr atė problem. Kėshtu, me anė tė njerėzve tė shėrbimeve sekrete tė Zbulimit Shqiptar (Sigurimi i Shtetit), qė vepronin tė kamufluar nėn petkun e diplomatėve nė pėrfaqėsitė tona tė akredituara kryesisht nė Romė e Paris, Ministria e Jashtme e Shqipėrisė u lidh me avokatin francez Zhuvenel, i cili botoi nė gazetėn "Humanite" (organn i Partisė Komuniste Franceze) njė numėr artikujsh kundėr eksponentėve kryesorė tė mėrgatės politike shqiptare nė Perėndim, duke i cilėsuar ata si kriminelė lufte. Por pas kėtyre artikujve qė shėnuan dhe hapin e parė tė pėrpjekjeve tė Tiranės zyrtare mbi ēėshtjen e ekstradimit tė Abaz Kupit, ngjarjet nuk rrodhėn ashtu sikurse i kishte menduar qeveria shqiptare, pasi dolėn tė tjera probleme. Pas artikujve tė avokatit francez Zhuvenel, kreu i legalistėve shqiptarė nė Perėndim, Abaz Kupi, i cili ishte dhe njė nga personat mė tė anatemuar nė shkrimet e gazetės "Humanite", u indinjua pa masė. Ndaj akuzave tė bėra nė adresė tė tij, ai nuk qėndroi duarkryq, por pajtoi njė avokat tjetėr francez dhe paditi pėr shpifje Zhuvenelin, duke e hedhur atė nė gjyq. Pas kėsaj, Ministria e Jashtme nė Tiranė, nėpėrmjet zėvendėsministrit Mihal Prifti (nė atė kohė ministėr i Jashtėm ishte vetė Enver Hoxha), me anė tė disa telegrameve i kėrkonte legatės shqiptare nė Paris qė ajo ta mbante nė korrent vazhdimisht pėr problemin qė kishte dalė dhe ta njoftonte pėr kohėn kur do tė fillonte gjyqi ndaj avokatit francez Zhuvenel. Po kėshtu, nė ato telegrame Mihal Prifti i bėnte me dije ambasadorit Behar Shtylla se qeveria shqiptare kishte vendosur tė dėrgonte nė Paris dy dėshmitarė, Riza Sulon e Xhavit Qesen (Xhavit Qesja, funksionar i lartė i KQ tė PPSH-sė nė atė kohė, kishte dhe lidhje krushqie me Kupin), pėr tė dėshmuar kundėr Abaz Kupit dhe pėr tė mbrojtur avokatin francez Zhuvenel. Kjo gjė konfirmohet edhe nė njė nga telegramet e ambasadorit shqiptar tė asaj kohe tė akredituar nė Paris, Behar Shtylla (nė atė kohė quhej Ministėr fuqiplotė), tė dėrguar nė adresė tė Ministrisė sė Jashtme nė Tiranė. Nė atė telegram, qė mban datėn 14 janar 1952, midis tė tjerash thuhet: "Bisedova me Nordmanin. Gjyqi do filloj me 4 shkurt, veē nė rast se kundėrshtarėt kėrkojėn atė ditė, gjyqi mund tė vendosė tė shtyjė. Simbas tij, amerikanėvet nuk iu intereson tė bėhet ky gjyq, edhe ne nuk kemi fitim tė bėhet. Mendoj se Xhavit Qesja mjafton, por edhe tė dy po tė vijnė, mirė ėshtė. Vėndet miqė dėrgojnė shahitė. Unė mendoj tė vijė Xhaviti vetė. Ndėrhymė pėr vizat nė Ministrinė e Punėve tė Jashtėme. Ēėshtja e Arif Sulos ka ditė, legata frenge aty ėshtė, ka njoftuar tė jap vizėn". Behari.

Porositė pėr Behar Shtyllėn
Pas njoftimeve tė legatės shqiptare tė Parisit, pėr fillimin e gjyqit ndaj avokatit francez Zhuvenel, Tirana zyrtare nuk u mjaftua vetėm me idenė e dėrgimit nė Paris tė Xhavit Qeses, i cili do dėshmonte nė gjyq kundėr Abaz Kupit. Por, pėr t'i ardhur sadopak nė ndihmė avokatit francez, qeveria shqiptare mendoi qė atė gjyq ta shfrytėzonte dhe pėr tė deklaruar publikisht vendimin e saj pėr tė kėrkuar ekstradimin e Kupit nga Franca. Kjo gjė shihet mė sė miri dhe konfirmohet edhe nga njė telegram i zėvendėsministrit Prifti, dėrguar ambasadorit Behar Shtylla nė Paris. Nė atė telegram, ku nė fillim tė tij thuhet "Tepėr Sekret. Tė shkruhet vetėm me dorė dhe me shkrim tė pastėr", titullari i Ministrisė sė Jashtme ka shkruar: "Kėshillohuni me avokatėt e Zhuvenelit dhe me miqtė e tij dhe na njoftoni urgjentisht nėse ata e shikojnė opportune qė tė kėrkojmė qė tani nga Qeveria Franceze, dorzimin e Abaz Kupit si kriminel lufte me qenė se ka dekllaruar qėndrimin nė Francė. Simbas informtatave qė ka kjo Ministri, ay qėndron mė tė shumtėn e kohės nė Itali ku zhvillon aktivitetin e tij. Na njoftoni nėse tani me rastin e afrimit tė hapjes sė gjyqit, ndodhet nė Francė apo gjetkė. Stop. Mihal".(firma)
Pas kėrkesės sė Ministrisė sė Jashtme nė Tiranė, e cila i kėrkonte ambasadorit tė saj nė Paris, Behar Shtylla, qė tė bisedohej me avokatėt e Zhuvenelit, nėse qeveria shqiptare mund tė kėrkonte pranė qeverisė franceze ekstardimin e Kupit, ambasadori Shtylla i pėrgjigjet menjėherė shefave tė tij nė Tiranė, duke u dhėnė shpjegime tė hollėsishme pėr ato qė i kėrkoheshin. Nė telegramin e tij, qė mban datėn 19 janar 1952, nė mes tė tjerash shkruhet: "Dje kisha pėr ēaj avokat "Zhuvelin" dhe Manjenin. Biseduam pėr procesin. Dje, "Normanin" e kish njoftuar avokati i Abaz Kupit se Abaz Kupi nuk do paraqitet nė gjyq, gjoja se nuk e ditkan ku ndodhet tani. Tėrheqja e Abaz Kupit ose ėshtė manovėr ose pse e dinė qė ėshtė elementi mė i kompromentuar e mė i dobėt i akuzės. Mė parė ėshtė hequr njė rumun. Ne menduam kėshtu: Tė vazhdojmė pėrgatitjet sikur ai do tė paraqitej, po tė mos paraqitet materiali dhe dokumentat qė kemi kundėr tij tė pėrdoren pėr tė goditur tė tjerėt, e treta avokatėt tė gjejnė bazėn juridike qė Zhuveneli ta hedhė nė gjyq Abaz Kupin pėr akuzė shpifarake duke tentuar kėshtu qė ditėn e parė ta kthejmė gjyqin nė kundėr akuzė. Mendojmė tė vijė sidoqoftė njė shahit (dėshmitar). Pėr vizėn edhe sot ndėrhymė por s'kanė dhėnė pėrgjigje tė saktė. Qė sot filloi fushata nė "Humanite". Mė 21 gjer mė 24 Janar mblidhen nė Londėr krerėt e kriminelėve tė luftės tė Europės Lindore. Aty do tė marrin pjesė dhe disa socialistė tė sė djathtės, Spaak R. Ramadjer etj, Paul Rainot etj. Duket atje do tė caktohet ndėr tė tjera dhe qėndrimi dhe shahitėt e akuzojnė procesin e Juvenelit. Ka pak ditė qė gazeta "Le' Mond" shkroi tre artikuj tė gjatė mbi emigracionin e Europės Lindore nė Perėndim, pėr shqiptarėt shkroi vetėm tri rradhė. Kėta artikuj filluan fushatėn e reaksionit pėr procesin. Njoftoni Romėn tė na dėrgojė relacionin mbi Abaz Kupin. Pėr gjithė ēka tė re do ju njoftojmė". Behari.


Nota e protestės e qeverisėshqiptare pėr ekstradimin e Kupit

Kėrkesa e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė pranė legatės franceze nė Tiranė, ku i kėrkohet qeverisė franceze pėr tė dorėzuar Abaz Kupin

Pėr herė tė parė kėrkesa nominale pėr ekstradimin e Abaz Kupit nga Franca nė Shqipėri, u bė nė njė nga mbledhjet e Byrosė Politike tė vitit 1952, kur zėvėndėsministri i Punėve tė Jashtėme tė asaj kohe, Mihal Prifti, mbajti raportin "Mbi veprimtarinė e emigracionit reaksionar shqiptarė nė shtete tė ndryshme tė botės". Pas kėsaj, Enver Hoxha dha porosinė e prerė pėr ekstradimin e Kupit dhe si fillim, qeveria shqiptare bėri njė notė proteste pranė legatės franceze nė Tiranė, nė tė cilėn thuhej:"
Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės Popullore tė Shqipėrisė me urdhėr tė Qeverisė sė saj ka nderin t'i njoftojė Legatės sė Francės nė Tiranė me lutje qė t'ja transmetojė Qeverisė sė saj sa mė poshtė vijon: Nga informatat qė ka Qeveria e Republikės Popullore tė Shqipėrisė rezulton se krimineli i luftės dhe armiku i popullit shqiptar Abaz Kupi, ndodhet nė Francė dhe banon nė Paris nė adresėn 11, Rue Massaset XVI. Krimineli i luftės dhe armiku i popullit shqiptar Abaz Kupi ka qenė bashkėpunėtor i ngushtė i okupatorit gjerman dhe i Qeverive kuislinge qė ekzistonin nė Shqipėri nė okupacionin fashist dhe nazist. Ai ka qenė inisiatori dhe organizatori kryesor i organizatės tradhėtare Legaliteti. Nė bashkėpunim me ushtrinė e okupatorit gjerman dhe tė qeverive kuislinge, si dhe nė bashkėpunim me forcat mercenare tė organizatės tradhėtare "Balli Kombėtar", Abaz Kupi ka luftuar aktivisht kundėr Ushtrisė Nacional- Ēlirimtare dhe popullit shqiptar. Ai veēanėrisht ėshtė pėrgjegjės pėr tė gjitha shkatėrrimet dhe grabitjet, pėr vrasjet e patriotėve dhe tė popullsisė nė krahinat e Shqipėrisė sė mesme si nė Krujė, Mat, Peshkopi, nė rrethet e Tiranės, nė Prezė, Tujan, Shėngjergj, Selbė, Shėn-Pal e gjetiu. Abaz Kupi ka qenė inspiruesi i masakrave tė trishtueshme dhe tė pashembullta tė 4 Shkurtit 1944 nė Tiranė. Veprimtaria kriminale dhe anti-popullore e kėtij krimineli lufte dhe armiku tė popullit shqiptar, bashkėpunimi i tij me okupatorėt fashist dhe qeveritė kuislinge si dhe gjithė akuzat qė rėndojnė mbi tė janė tė njohura publikisht dhe tė faktuara nė mėnyrė tė plotė dhe tė padiskutueshme. Pėr t'i shpėtuar ndėshkimit tė drejtė tė popullit shqiptar pėr krimet e rėnda qė ka kryer gjatė okupacionit kundėr tij, nė pragun e ēlirimit tė Shqipėrisė, Abaz Kupi me ndihmėn e anglo-amerikanėve kaloi nė Itali e sė andejmi nė Francė ku sot ka vendbanimin e tij dhe nga ku vazhdon aktivitetin e tij armiqėsor kundėr Republikės Popullore tė Shqipėrisė dhe popullit Shqiptar. Komisioni Qendror i Shqipėrisė pėr krimet e luftės si dhe Qeveria e Republikės Popullore tė Shqipėrisė, duke u mbėshtetur nė deklaratėn e Moskės tė tė tre fuqive tė mėdha tė botuar nė tetor tė vitit 1943 si dhe mbi vendimet e mėpastajme tė marra nga fuqitė aleate mbi dorėzimin e kriminelėve tė luftės kanė kėrkuar pranė Komisionit Qendror pėr krimet e luftės nė Londėr, si dhe nga Qeveritė e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės tė Britanisė sė Madhe dhe tė Italisė, dorėzimin e kriminelėve me kombėsi shqiptare ose tė huaj qė gjatė luftės kanė kryer krime dhe kanė bashkėpunuar me agresorėt fashistė dhe nazistė nė kurriz tė popullit shqiptar. Nė tė gjitha kėto kėrkesa, emri i kriminelit tė luftės dhe armikut tė popullit shqiptar Abaz Kupi figuron nė krye tė listės sė kriminelėve tė kėrkuar pėr t'u dorėzuar. Qeveria e Republikės Popullore tė Shqipėrisė duke i bėrė tė ditur sa mė sipėr Qeverisė Franceze pėr aktivitetin armiqėsor dhe kriminal tė Abaz Kupit, duke u mbėshtetur nė deklaratėn e Moskės tė vitit 1943 tė tė tre fuqive tė mėdha mbi dorėzimin e kriminelėve tė luftės si dhe nė vendimet e mėvonshme tė fuqive aleate mbi kėtė ēėshtje, e bindur se vepron me frymėn e kartės tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara dhe me interesin e pėrbashkėt tė popujve dhe tė paqes dhe duke marrė parasysh se aktualisht Abaz Kupi ndodhet me banim nė Francė nga ku vazhdon aktivitetin e tij armiqėsor kundėr Republikės Popullore tė Shqiėprisė dhe popullit shqiptar, kėrkon nga Qeveria Franceze tė procedojė sa mė parė nė dorėzimin e kėtij krimineli lufte dhe armikut tė popullit shqiptar Qeverisė sė Republikės Popullore tė Shqipėrisė. Qeveria e Republikės Popullore tė Shqipėrisė dėshiron nga Qeveria Franceze qė tė ketė sa mė shpjejt qė tė jetė e mundur njė pėrgjigje mbi sa kėrkohet nė kėtė notė. Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės Popullore tė Shqipėrisė me kėta rast i shpreh Legatės sė Francės nė Tiranė sigurimet e konsideratės sė saj mė tė lartė.
(vijon nesėr)