http://www.panorama.com.al/  08 Qershor 2005

Faqe 5 - Politikė

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akordon shumėn prej mbi 11.6 milionė lekėsh pėr ish-koalicionin PD+BF

 

Bllokohen paratė e fushatės sė PD

LZHK nuk firmos, koalicioni i PD nuk tėrheq dot lekėt
 
Bledar Hoti

Partia Demokratike dhe Partia Lėvizja e Legalitetit pėrplasen pėr mėnyrėn e ndarjes sė fondit tė dhėnė nga qeveria pėr fushatėn elektorale pėr zgjedhjet e 3 korrikut.

Largimi i Partisė Lėvizja e Legalitetit nga koalicioni me Partinė Demokratike, pėrveē luftės pėr marrjen e votave mes tė djathtėve, ka nxjerrė nė skenė edhe pėrplasjen pėr marrjen e fondeve.
Nė bazė tė vendimit tė KQZ-sė, Partisė Demokratike i ėshtė dhėnė njė fond prej 11.650.507 lekėsh, duke i bashkėngjitur edhe partitė si PR, PBK, PLL dhe PBL, tė cilat konkurruan nė zgjedhjet e vitit 2001 si koalicioni “Bashkimi pėr Fitore”. Nė vendimin e marrė, KQZ-ja nuk e bėri shpėrndarjen e fondeve pėr ēdo parti. Ajo, theksoi se do tė ishin vetė partitė nė bazė tė pėrqindjeve qė kanė marrė nė zgjedhjet e vitit 2001 tė cilat do tė ndanin paratė. Sipas zėdhėnėsit tė KQZ-sė, njė veprim tillė ėshtė kryer edhe gjatė zgjedhjeve tė vitit 2003 pėr pushtetin vendor, ku PD-sė iu dhanė pėrqindjet mbi bazėn e koalicionit zgjedhor. Gjithashtu nė kėtė koalicion ishin pėrfshirė edhe legalistėt. Por qė tė marrėsh paratė nga llogaria bankare duhen firamt e tė gjitha partive nė koalicionin e vjetėr. PLL, tani tek LZHK, nuk ėshtė mė koalicion me PD dhe nuk firmos nė llogarinė bankare qė partitė tė marrin paratė e fushatės. KJo bėn qė partitė e koalicionit dhe vetė PD tė mos tėrheqin asnjė lek nga fondet e fushatės.

Llogaria bankare
Sipas KQZ-sė, nė llogarinė bankare e “pagėzuar” me emrin PD+BF, partitė politike qė ishin nė koalicion me demokratėt duhet tė kishin tėrhequr prej kohėsh fondin prej 11.650.507 lekėsh. Njė gjė e tillė nuk ėshtė realizuar nga ana e subjekteve qė pėrfshiheshin nė kėtė koalicion zgjedhor. Deri ditėn e djeshme asnjė nga partitė politike nuk kanė shumėn e parave nė bankė, duke bėrė fushatė me forcat e tyre. Pėrfaqėsuesit e PD-sė, si Lulėzim Basha dhe Ferdinand Pone fajėsojnė KQZ-nė pėr mosndarjen e fondit pėr fushatėn elektorale. Pone, e ka argumentuar faktin e mostėrheqjes sė fondeve nga PD-ja me arsyen se duhet tė jetė vetė KQZ-ja, institucioni qė duhet tė bėjė nė mėnyrė tė qartė se sa lekė marrin partitė e djathta qė kanė qenė nė koalicion nė zgjedhjet e vitit 2001. Nė lidhje me kėtė qėndrim, zėdhėnėsi i KQZ-sė, Sinani theksoi se “KQZ-ja nuk ka arsye qė tė realizojė ndonjė ndarje, pasi nė kėtė mėnyrė ka vepruar edhe pėr zgjedhjet e vitit 2003”. Nga ana e drejtuesve tė PLL-sė, Spahia dhe Basha ende nuk dihen arsyet se pse akoma nuk i kanė marrė fondet e fushatės. “Ne jemi nė fushatė edhe akoma nuk e dimė e ēfarė po bėhet me fondin qė na ka akorduar KQZ-ja pėr fushatėn elektorale. Presim qė njė ēėshtje tė tillė ta shqyrtojmė tė hėnėn”, deklaroi Basha. Nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2001, koalicioni i djathtė PD+BF ka marrė 36,886 %, ose 494272 vota. Nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje PLL-ja merr mbi 3 pėr qind tė votave. Kjo pėrfshin edhe pėrqindjen e marrjes sė fondit prej 11.650.507 lekėsh. Njė pengesė e tillė duket se ka bėrė qė edhe aleatėt e tjerė tė PD-sė tė mos marrin fondet e tyre nė bazė tė pėrqindjeve, qė kanė marrė nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2001.

 

fushata

“Tė largohet Artur Zheji”
Zėdhėnėsi i fushatės sė PD-sė, Lulzim Basha i ka kėrkuar dje Kėshillit Kombėtar tė Radiotelevizonit tė bėjė njė mocion shkarkimi pėr drejtorin e Radiotelevizonit Publik, Artur Zheji pėr mosrespektimin e kohės televizive tė opozitės. “Partia Demokratike proteston se TVSH-ja po shpėrdoron nė mėnyrė tė qėllimshme kohėn nė dispozicion tė aktiviteteve politike tė demokratėve”, ėshtė shprehur Basha. Ai ka theksuar mė tej se Zheji po shkel kodin zgjedhor dhe rregullat e vendosura nga KKRT-ja.

Pango, ankesė pėr listat
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar dje kėrkesėn e kandidatit tė PD-sė, Ylli Pango pėr pėrjashtimin e 1400 studentėve nga e drejta e votimit nė Tiranė mė datėn 3 korrik. Pėrfaqėsuesi i PD-sė nė kėtė institucion, Pone kėrkoi qė pėr kėtė veprim, qė sipas tij ėshtė i padrejtė, njėsia bashkiake nr. 2 duhet tė gjobitet me njė shumė prej 50 mijė lekėsh. Pėr shkak tė mosparaqitjes sė kreut tė njėsisė bashkiake, Bodinaku, KQZ-ja vendosi ta shtyjė vendimin.

LSI-ja, kėrkesė pėr votat
Lėvizja Socialiste pėr Integrim, si subjekt zgjedhor pjesėmarrės nė zgjedhjet pėr Kuvendin e Shqipėrisė tė datės 3 korrik 2005 ka kėrkuar qė KQZ-ja tė bėjė njė sėrė ndryshimesh nė projektudhėzimet dhe udhėzimet e tij, me qėllim rritjen e transparencės nė zgjedhje pėr tė realizuar kėshtu ngushtimin e hapėsirave pėr manipulime tė mundshme tė procesit tė votimit dhe tė numėrimit tė votave. Nė tė pėrfshihet edhe ndryshimi i pozicionit dhe distancės sė Grupit tė Numėrimit.

 
 
Faqe 6/7 - Politikė

forum
zgjedhje 2005
 

Profesorėt, Pango, Angjeli, Panariti e gazetari Erebara premtojnė

 

beteja ne Zonen 38, aty ku lindi pluralizmi

 
Blerina Sinani

Kuarteti i garės elektorale nė zonėn nr.38 pėrbėhet nga tre profesorė dhe nga njė gazetar, tė cilėt kryesojnė sondazhet pėr mbėshtetje nė elektorat. Pėrfaqėsues tė katėr forcave politike tė mėdha (PD, PS, LSI dhe LZHK), katėr individualitetet e rubrikės sonė “Forum” shpalosin premtimet e tyre elektorale me tendencėn pozitive pėr ndryshimin dhe pėrmirėsimin e treguesve ekonomiko-socialė dhe kulturor tė zonės ku kandidojnė. Duke qenė se njė pjesė e zonės sė tyre elektorale pėrfshin edhe “Qytetin Studenti” protagonistėt kanė treguar njė interes tė posaēėm pėr investime dhe mbėshtetje. Njė pjesė jo e vogėl e zgjedhėsve pėrbėhet nga tė ardhurit nga zona tė ndryshme tė vendit, tė cilėt bashkėshoqėrohen me problemet e legalizimit, strehimit dhe punėsimit. Zona nr.38 ėshtė fituar me balotazh nga Angjeli pėrballė kandidatit Robert Ēeku tė kolicionit tė djathtė “Bashkimi pėr Fitore” nė zgjedhjet e 2001. Fakti qė rezultati kėtė herė shpallet me shumicėn e thjeshtė tė votave e vėshtirėson pozitėn pėr zotin Angjeli. Pėrkrah tij ėshtė profesor Panariti, i cili kėtė herė kėrkon votat e tė majtėve pėr LSI-nė. Pėrfshirja nė kėtė garė e profesor Pangos, njė nga pėrfaqėuesit kryesor tė KOP-it tė PD-sė, e ka bėrė akoma mė interesante fushatėn nė kėtė zonė.

 

Zona nr.38 pėrfshin disa lagje tė kryeqytetit me shtrirje deri nė Sauk. Por, e veēanta e saj ėshtė se ajo ka brenda saj “Qytetin Studenti” dhe lagjet pėrreth, pikėrisht atė pjesė ku nisi rrėzimi i rregjimit komunist dhe u shpall pluralizmi nė dhjetor 1990.

Ajo ėshtė njė zonė historike e opozitės demokratike, por qė nė zgjedhjet e fundit u fitua me balotazh nga socialitėt. Informaliteti i ndėrtimeve dhe problemet urbane janė serioze pėrballė njė dendėsie tė madhe banorėsh, qė kėrkojnė mė shumė rrugė, ujė e drita. Pėrballė gjithė kėtyre problemeve, katėr kandidatėt japin garancitė e tyre pėr ndryshmin dhe pėrmirėsimin e gjendjes aktuale.

1-Cilėt mendoni se do tė jenė zgjedhėsit qė do t’ju votojnė?
Anastas Angjeli (PS). Ata qė besojnė nė punėn dhe jo nė histerizmat politike, ata qė jetojnė ēdo ditė me ndryshimet qė ndodhin nė zonė. Ata qė kanė tetė vite qė kanė gjetur njė portė tė hapur ditėn dhe natėn pėr tė qenė pjesė e komunitetit qė pėrfaqėsoj. Ata banorė, jo vetėm socialistė dhe simpatizantė tė PS-sė, por dhe ata me tė cilėt nuk ndajmė tė njėjtat bindje politike, por ndajmė tė njėjtat shqetėsime dhe u kemi dhėnė zgjidhje nė shėrbim tė tė gjithėve. Sepse tė gjithė ecim nė tė njėjtat rrugė tė rindėrtuara apo tė reja, fėmijėt na mėsojnė nė tė njėjtat shkolla tė rindėrtuara. Tė gjithė e dinė se kam qenė realisht zėri i tyre, jo vetėm nė Parlament, por edhe nė tė gjitha institucionet e vendit nė shėrbim tė komunitetit.
Ylli Pango (PD). Kandidoj nė njė zonė heterogjene, ku ka banorė tė ardhur nga tė gjitha rrethet e Shqipėrisė, Tropoja, Kukėsi, Gjirokastra, ku ka fshatarė, qytetarė, tiranas tė vjetėr, pėr rrjedhojė mendoj se do tė mė votojė gjithė Shqipėria, sepse edhe nga sondazhet qė janė bėrė kam dalė nė avantazh tė theksuar me kundėrshtarin tim, pasi jam njė figurė tė pastėr akademike. Kam punuar 27 vjet, kam ndėrtuar, kam shkruar, kam mbajtur leksione, kam takuar me mijėra njerėz, studentė, prindėr qė kanė respekt, dhe si rrjedhojė shumė njerėz do tė votojnė pėr mua.
Edmond Panariti (LSI). Pa dyshim ata shqiptarė tė shumtė, tė cilėt rotacionin politik nuk e shohin si rrotullim rreth boshtit PD-PS. Do tė mė votojnė ata zgjedhės, tė cilėt besojnė se njė votė jo fanatike, por njė votė e peshuar dhe e menduar, e cila mbėshtet vlera dhe alternativa, ėshtė gjithmonė zgjedhja dhe zgjidhja e duhur.
Rudi Erebara (LZHK). Ata qytetarė qė besojnė nė shtet dhe rregulla ligjore. Do mė votojnė ata qė besojnė se mirėqenia nuk shpėrndahet me firma piramidale dhe as me diktaturė komuniste. Ata qė votojnė kundėr korrupsionit socialist dhe privatizimit tė institucioneve shtetėrore. Ata qė e ndiejnė veten zot tė pronės private, qė e kanė trashėguar apo blerė, por qė me ligjet e sotme, tė djeshme tė PS-sė dhe tė PD-sė, nuk munden ta pėrdorin si gjithė bota perėndimore, pasi pėr ēdo ditė mbeten nėn kėrcėnimin mjeran tė njė cope letėr qė quhet tapi, qė realisht, ligjėrisht dhe moralisht ėshtė detyrim shtetėror.

2-Cilat janė pikat kryesore tė platformės suaj elektorale?
Anastas Angjeli (PS). PS-ja dhe programi i saj pėr zhvillim dhe integrim janė baza e njė fitoreje tė padiskutueshme. Nė platformėn elektorale, duke qenė se e njoh thellėsisht zonėn ku jam dhe do tė jem deputet pėr herė tė tretė, kam disa prioritete. Sė pari, rritja e mėtejshme e shkallės sė pėrfaqėsimit tė banorėve nė Parlament, qė ėshtė njė element bazė i ēdo demokracie. Sė dyti, vazhdimi i projekteve nė tė gjitha fushat duke realizuar platformėn e zhvillimit tė zonės.
Ylli Pango (PD). Brenda sloganit tė PD-sė na takon tė ndryshojmė ēdo gjė, duke filluar me arsimin, pasi njė zonė me mijėra banorė nuk ka njė shkollė tė mesme. Shėndetėsia, pasi ka njė gjendje katastrofike pėr shėndetin e njerėzve dhe duhet punuar jashtėzakonisht. Problemet sociale, se duhet ngritur njė qendėr e shėrbimeve sociale. Pastaj ėshtė biznesi i vogėl. Kemi premtuar qė pėr 3 vjet do tė jetė i ēliruar nga taksat, sepse pjesa mė e madhe e shqiptarėve tė thjeshtė pėrfaqėsojnė biznesin e vogėl. Prioritet do tė jetė edhe infrastruktura, e cila ėshtė ndėrtuar shumė pak nga kundėrshtari im, mbi bazėn e parimit “ca tė nėnės, ca tė njerkės”. Mund tė shohėsh qė, aty ku janė lagjet e demokratėve, rrugėt janė tė pashtruara, ndėrsa disa lagje ku kanė votuar socialistėt, rrugėt janė tė shtruara. Gjithashtu edhe ndriēimi, dhe ju siguroj qė do tė ketė kushte shumė tė mira.
Edmond Panariti (LSI). Rikthimi i dinjitetit, pėrfilljes dhe pėrkrahjes pėr tė gjithė banorėt e zonės. Luftė frontale papunėsisė dhe varfėrisė sė banorėve me projekte zhvillimi, tė mbėshtetura me fonde dhe afate rigoroze. Legalizim i shpejtė i banorėve tė zonave informale. Garantimi i furnizimit me ujė dhe energji elektrike i banorėve, ngritje tė shkollave, kopshteve dhe tė qendrave shėndetėsore publike.
Rudi Erebara (LZHK). Pika kryesore e platformės ėshtė zgjidhja e procesit tė kthimit tė pronave, sepse gjykojmė qė kjo, moralisht pėr LZHK-nė dhe ligjshmėrisht pėr vendin, do tė rikthejė besimin e shkatėrruar mbi vlefshmėrinė e institucioneve dhe do tė rikonstruktojė fuqinė e shtetit. Nė tė gjitha raportet ndėrkombėtare Shqipėria dhe qeveritė pas 1990 gjykohen si tė papėrgjegjshme nė ligjet pėr kthimin e pronave tė sekuestruara nga regjimi diktatorial. Prioritet ėshtė ndėshkimi i krimit, pasi ai po e gjakos pėrditė Shqipėrinė. Rikthimi i dėnimit me vdekje do tė ulė krimin nė njė kohė rekord, kur kemi parasysh qė vetėm ky ligj vėrtet mund tė bėjė ēarmatosjen e popullsisė civile, veēanėrisht fėmijėve qė nėn kėtė kėrcėnim po kryejnė vetėvrasje.

3-A keni ju njė strategji pėr studentėt, duke qenė se njė pjesė e mirė e zonės banohet nga ata?
Anastas Angjeli (PS). Nuk ka munguar asnjėherė angazhimi ndaj “Qytetit Studentit”, si pėr sa u pėrket investimeve tė bėra nė tė, falė kėmbėnguljes sime si deputet, kur miratohej buxheti i shtetit, ashtu dhe si njeri dhe si prind, si njė familjar i mirė qė mendoj si pėr fėmijėt e mi. Kam pasur gjithmonė idenė pėr hartimin e njė projekti gjigant pėr “Qytetin Studenti” nė kthimin e tij nė njė kampus tė vėrtetė, me tė gjithė elementėt qė duhen pėr tė funksionuar si i tillė. Tashmė puna ka filluar dhe njė pjesė e elementėve kanė filluar tė jenė aktiv. Po punohet pėr infrastrukturėn, duke e ndarė tėrėsisht nga pjesa tjetėr qė nuk banohet nga studentė. Po punohet gjithashtu edhe pėr ndėrtimin e lehtėsirave tė tjera tė nevojshme pėr njė jetė dinjitoze dhe aktive, duke mos dalluar nga pjesa tjetėr e vendit, e cila po zhvillohet me shpejtėsi. Pjesė e kėsaj strategjie, e cila tashmė ka filluar tė implementohet ėshtė rikonstruksioni i plotė i bibliotekės, krijimi i klubeve studentore, ndėrtimi i kėndeve tė lojėrave, rikonstruksioni i kompleksit sportiv dhe atij social-kulturor.
Ylli Pango (PD). Pa dyshim sepse jam dhe kryetari i hartimit tė platformės pėr arsimin nė PD dhe si anėtar i KOP-it. Kam hartuar njė plaformė, e cila synon hapjen e dyerve tė universiteteve pėr tė gjithė shqiptarėt qė mbrojnė shkollėn e mesme. Drejtim, investim pėr arsimin e mesėm, zgjerim tė regjistrimit nė arsimin e mesėm si njė nga treguesit e zhvillimit kryesor, sipas BB. Zero tolerancė pėr analfabetizmin. Studentėt kanė qenė njė pjesė shumė e rėndėsishme e jetės sime. Pėr ta unė kam ndėrtuar njė fakultet, i cili ėshtė ndėrtuar nga e para dhe njė amfiteatėr me 300 vende, qė nuk e ka asnjė fakultet. Kam shtypur 11 libra pėr ta. I kam dashur dhe mė duan shumė. Ata janė votuesit e mi dhe padiskutim, ndonėse vota ėshtė e fshehtė dhe kundėrshtarėt e mi pretendojnė se kam konflikt interesash, duke qenė pjesė e zonės sime elektorale do tė votojnė pėr atė qė duan. Ata votojnė nė bazė tė asaj qė ke bėrė pėr ta, dhe them se do tė votojnė pėr mua pa asnjė lloj presioni.
Edmond Panariti (LSI). Si ish-student dhe tani pedagog, ndihem veēanėrisht i detyruar pėr t’ju gjendur nė krah dhe mbėshtetur fort kėtė komunitet. Studentėt nė Shqipėri nuk kanė status. Mungesa e statusit i privon ata nga shumė tė drejta dhe pėrfitime. Statusi i studentit sanksionohet nė kartėn e studentit. Ky dokument i lejon atij tė pėrfitojė me ēmime tė ulėta materiale shkollore, shėrbime tė multimediale, fotokopjime, skanime, shėrbime sociale, kulturore dhe shėndetėsore me tarifa tė reduktuara nė kampuset universitare. Ai pėrbėn angazhimin zyrtar tė shtetit dhe tė shoqėrisė nė mbėshtetje tė tyre. Unė angazhohem pėr miratimin e kėtij statusi nė Parlament. Besoj se “Qyteti Studenti” dhe tė gjitha kampuset universitare nė Shqipėri duhet urgjentisht tė ēlirojnė mjediset e studimit dhe tė banimit nga aktivitete, tė cilat nuk kanė tė bėjnė me jetėn studentore. Pėr kėtė unė garantoj vendosmėrinė time. “Qyteti Studenti” ka nevojė urgjente pėr salla studimi, mungesa e tė cilave e ka kthyer jetėn studentore nė njė stres tė mirėfilltė. Do t’i pėrkushtohem vendosmėrisht nxjerrjes sė fondeve pėr ngritjen e kėtyre ambienteve, tė cilat do tė ofrojnė ndėr tė tjera falas edhe shėrbime tė internetit dhe tė multimediave.
Rudi Erebara (LZHK). Kam qenė student i dhjetorit 1990. Nuk kam ngrėnė nė tasin e pistė tė politikės shqiptare dhe nuk e trashėgoj fare kėtė aftėsi prapalėpirėse qė karakterizon jetėn politike. Studentėt e dhjetorit ’90 rrėzuan diktaturėn komuniste me ideal lirinė, integrimin evropian pėr njė mirėqenie mė tė lartė sesa njė palė pantallona dhe njė banjė e qelbur pėr gjithė katin e konvikteve. Studentėt e atėhershėm kėrkonin realisht fjalė pėr fjalė mirėqenie. Bashkė sot do kėrkojmė liri dhe mirėqenie, si atėherė pėr tė mirėn e atdheut, kundėr korrupsionit komunist qė vazhdon dhe sot. Studentėt e kėtyre viteve e dinė po aq mirė sa ne atėherė qė diktatura nuk mbaroi me shembjen e murit tė Berlinit, pasi siē thotė Brehti pėr nazizmin barku qė e polli nė rastin tonė, komunizmin, ende nuk ėshtė tharė.

4-Legalizimet janė njė tjetėr problem. Ēfarė parashikohet nė programin tuaj?
Anastas Angjeli (PS). Duke qenė kandidat pėr njė zonė informale, kam punuar pavarėsisht problemeve tė legalizimit, qė tė zbusim efektet sociale tė kėtij procesi tė pashmangshėm. Tashmė, po tė hedhėsh njė sy do tė shohėsh se ėshtė ndėrtuar njė infrastrukturė moderne me rrugė, ndriēim, ujė tė pijshėm dhe rrjet telefonie. Kėto hapa janė njė pjesė e rėndėsishme e procesit tė legalizimit. Nuk do tė kishte kuptim qė tė jepnim disa karta formale dhe zona tė mbetej pėrsėri informale nga ana e zhvillimit. Jam krenar qė kam kontribuar qė zhvillimi i kėsaj zone tė jetė nė tė njėjtin hap edhe me lagjet e tjera tė kryeqytetit. Nga ana ligjore, Parlamenti tashmė ka marrė vendime tė rėndėsishme dhe ne kemi angazhuar shume vullnetarė pėr tė bėrė regjistrimet dhe pėr tė pėrgatitur dokumentacionin e nevojshėm. Nė kėtė drejtim jemi mė pėrpara se tė gjithė tė tjerėt dhe tė gatshėm pėr tė finalizuar procesin, duke i bėrė ata banorė tė ndjehen pėrfundimisht tė qetė pėrballė tė gjitha presioneve politike apo tė ēfarėdo lloji tjetėr.
Ylli Pango (PD). Gėnjeshtra mė e madhe e socialistėve ėshtė premtimi se, brenda 6 mujorit tė parė legalizimet do tė bėheshin pėr tė gjitha shtėpitė me kosto minimale, nga 2 deri 4 milionė lekė tė vjetėra. Nė zonėn 38 ka njė avantazh, ndryshe nga zona tė tjera, sepse kėto toka i janė blerė pronarit dhe i vetmi justifikim qė kanė nxjerrė socialistėt, pa tė drejtė, ka qenė qė kjo ėshtė bėrė kur nuk ekzistonte ligji pėr tokėn. Pavarėsisht nga kjo, toka ėshtė blerė nga pronari, dihet pronari, blerėsi i saj qė ka ndėrtuar dhe ėshtė shumė e drejtė dhe e arsyeshme tė legalizohet sepse i takon me tė drejtė tė ligjit.
Edmond Panariti (LSI). Angazhimi im nė kėtė drejtim ėshtė nė sinkroni tė plotė me mėnyrėn se si LSI-ja propozon tė zgjidhė kėtė ēėshtje. Ne jemi pėr legalizim pėrpara urbanizimit, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė do tė ndalojmė qė verbėria e fadromave tė rrafshojė brenda orės mundin dhe djersėn e njė jete tė tėrė tė banorėve tė zonės. Do tė zbatojmė pėr efekt kompensimi ēmime tė tokės tė vitit 1991-1992 pėr komunitetin. Unė kam bindje se kjo ėshtė e vetmja politikė e arsyeshme e sė drejtės shoqėrore, e cila ka si pikė referimi vitet dhe rrethanat kur kėta banorė u vendosėn nė kėto hapėsira. Ndėr tė tjera ēmimet janė plotėsisht tė pėrballueshme nga banorėt e zonės dhe ne do tė pengojmė zbatimin e ēmimeve stratosferike, zhvatėse, tė cilat synohen tė zbatohen mbi banorėt e zonės elektorale. Unė i garantoj se LSI-ja me ardhjen nė pushtet do tė abrogojė ligjin pėr legalizimet dhe do tė pajisė banorėt e zonave informale me dokument tė plota tė legalizimeve.
Rudi Erebara (LZHK). Unė jam sigurt se tė gjithė ata shqiptarė qė zbritėn nga varfėria nuk do ta besojnė kėtė radhė gėnjeshtrėn tip “skemė piramidale” e faljes sė fajdeve dhe pasurimit tip “ēek i bardhė”. Ata qė jetojnė nė zona informale duan tė jenė pronarė tė ligjshėm dhe e kanė shumė tė qartė qė nuk do tė bėhen kurrė mė premtimet elektorale tė tipit politikė sociale. Ekonomia shqiptare si mė 1945, ashtu edhe mė 1990, ka nevojė pėr kreditim nė sektorin prodhues. Po a mund tė ketė kreditorė qė tė lėvrojnė kredi nė zona tė tilla qė nuk dihet realisht se kujt i pėrkasin? I pėrkasin si tokė pėr LZHK-nė, pronarit tė ligjshėm ose tė vjetėr. LZHK-ja jo pa qėllim ka moton e saj lėvizėse “Ne bėjmė shtet”. Ne nuk premtojmė sahanėt e floririt, as se do t’i paguajmė pas luftės. Ne u garantojmė shqiptarėve qė janė me tapi, me hipotekė, se do tė jenė zotėr tė vendit ku jetojnė.

 

Rezultatet e zgjedhjeve tė 2001

Anastas Angjeli PS 9474 vota ose 50.8%
Robert Ēeku PD+PB 6427 vota ose 34.5%
Kreshnik Ēollaku PDR 890 vota ose 4.77%
Preē Zogaj PV 813 vota ose 4.36%
Banush Xhabrahimi PSD 362 vota ose 1.94%
Leka Bezhani AD 271 vota ose 1.45%
Luan Plaku PBDSH 93 vota 0.49%
Vasil Milo PBDNJ 60 vota ose 0.32%
Arben Zenelaj PKSH 47 vota ose 0.25%
Mehill Gecaj PDK 47 vota ose 0.25%


PS 9008 vota ose 47.2%
PD+BF 7402 vota ose 38.8%
PDR 853 vota ose 4.47%
PAD 612 vota ose 3.21%
PSD 370 vota ose 1.94%
PDK 123 vota ose 0.64%
PAA 115 vota ose 0.60%
PBD 87 vota ose 0.45%
PKSH 84 vota 0.44%
PBDNJ 81 vota ose 0.42%

 

Anastas Angjeli
Profesori i politikave fiskale

Anastas Angjeli kandidon pėr herė tė tretė nė kėto zgjedhje nėn siglėn e PS-sė. Aktualisht ėshtė ministėr i Ekonomisė. Ka lindur nė 1956 nė Sarandė dhe ka kryer studimet e larta pėr Ekonomi-Financė nė Universitetin e Tiranės. Eshtė i martuar dhe ka dy fėmijė. Eshtė doktor i Shkencave Ekonomike qė nga viti 1987 dhe ka marrė titullin Profesor nė vitin 1998. Angjeli ėshtė anėtar i KPD-sw socialiste qysh me themelimin e PS-sw saj dhe deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė qė nga viti 1992. Ka qenė anėtar i Kėshillit Bashkiak tė Tiranės, ndėrsa nė vitin 1998 ministėr i Punės dhe Ēėshtjeve Sociale. Gjithashtu Angjeli nė periudhėn tetor- shkurt 1998-2002 ka qenė ministėr i Financave. Ka dhėnė kontributin e tij nė pėrpunimin dhe zbatimin e politikave dhe tė reformės fiskale, si dhe pėr formulimin e Strategji-sė Kombėtare tė Zhvillimit Ekonomik e Shoqėror tė vendit. 

Ylli Pango
Psikologu me diplomėn e Klintonit

Ylli Pango kandidon pėr herė tė parė nėn siglėn e PD-sė nė kėto zgjedhje. Eshtė anėtar i PD-sė dhe anėtar i Kėshillit Kombėtar tė saj. Ai aktualisht ėshtė dekan i Fakultetit tė Shkencave Sociale nė Universitetin e Tiranės. Gjithashtu ka qenė zv.ministėr i Arsimit, nėnkryetar i Komisionit tė Kualifikimit Shkencor tė Shqipėrisė, kryetar i Kėshillit Drejtues tė RTSH, drejtues-menaxher i Fondit Shqiptaro-Amerikan tė investimeve si dhe drejtues i Seksionit tė Psikologjisė e Pedagogjisė nė ISP. Pango ėshtė diplomuar si matematikan, mban titullin Profesor dhe gradėn Doktor nė Psikologji. Ai ka fituar bursėn Fullbright dhe ka studiuar nė “Boston University” prej nga ka marrė diplomė tė firmosur nga presidenti Klinton. Ka kryer studime pasuniversitare nė universitetin e Barit nė Itali, Grenadės nė Spanjė, Uashington dhe Seatle nė SHBA.

Edmond Panariti
Akademiku i veterinarisė shqiptare

Edmond Panariti kandidon pėr herė tė parė si pėrfaqėsues i LSI-sė. Ka lindur nė Tiranė nė vitin 1960, ėshtė i martuar dhe ka dy fėmijė. Aktualisht Panariti ėshtė koordinator kombėtar i FAO-s pėr sėmundjet infektive ndėrkufitare dhe ekspert ndėrkombėtar i sigurisė ushqimore, si dhe anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Nju Jorkut qė prej vitit 1998. Studimet e larta i ka kryer nė degėn e Mjekėsisė Veterinare ku ėshtė diplomuar nė 1984, ndėrsa mė pas ka kryer studimet pasuniversitare nė universitetin e Zyhriut, Zvicėr. Eshtė dy herė fitues i njė granti ‘Fulbright’ pėr dhėnie leksionesh dhe kėrkime shkencore nė universitetet e Kentakit dhe tė Misisipit nė SHBA. Gjithashtu Panariti ėshtė fitues i disa granteve tė akorduara nga qendra e kėrkimeve bėrthamore Julich, fondacionet CDG, DAAD nė Gjemani, programi Tempus i BE-sė, pėr dhėnie leksionesh dhe kėrkime shkencore.

Rudi Erebara
Gazetari me shpresė tek Mbreti

Rudi Erebara kandidon pėr herė tė parė nėn siglėn e LZHK-sė, edhe pse nuk ėshtė anėtar i asnjė partie qė bėn pjesė nė kėtė koalicion. Ka lindur nė Tiranė nė vitin 1971. Eshtė i martuar me gazetaren Mimoza Picari. Studimet e larta i ka kryer nė Akademinė e Arteve, dega Pikturė dhe mė pas ka studiuar nė shkollėn angleze nė High Point, SHBA. Eshtė njė nga emrat e njohur tė shtypit shqiptar dhe pėr njė kohė tė gjatė ka punuar si analist politik nė disa gazeta tė pėrditshme. Nė vitet 1993-94 ka qenė kryeredaktor i gazetės “Zėri i Rinisė”, ndėrsa nė vitet 94-96 anėtar i bordit tė botimeve tė fondacionit Soros, 1994-1996. Nė kėtė fondacion mė pas ka qenė kėshilltar i bordit tė rinisė sė fondacionit Soros. Erebara ka ēelur disa ekspozita pikture nė Galerinė e Arteve nė Tiranė. Eshtė autori i disa librave mbi prozėn dhe poezinė.