09/03/2005 - Shekulli http://www.shekulli.com.al/

Leka: Do tė rivendos dėnimin me vdekje

 


TIRANE- Kryetari i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, Leka Zogu I ka thėnė dje pėr “News 24” se do tė rivendosė dėnimin me vdekje pėr trafikantėt dhe pėrdhunuesit pasi sipas vlerėsimit tė tij krimi po kthehet nė terrorizėm nė Shqipėri. Kreu i LZHK, Leka Zogu I e quajti “mashtrim” tė PS-sė dhe tė PD-se ndarjen e re tė zonave zgjedhore dhe Kodin e ri Zgjedhor. Dėnimi me vdekje nė Shqipėri ka disa vjet qė ėshtė hequr pas presionit tė Kėshillit tė Evropės dhe organizmave tė tjera tė Bashkimit Evropian. Megjithėse shkalla e kriminalitetit nė vend mbetet shqetėsuese dhe njė nga mė tė lartat nė Evropė, sėrish politikanėt e panė me vend qė t’u binden sugjerimeve dhe “kėshillave” tė evropianėve pėr hir tė interesave tė tyre tė ēastit. Republikanėt dhe legalistėt kanė qenė dy forcat politike qė e kanė kundėrshtuar fort heqjen e dėnimit me vdekje, pasi njė masė e tillė do tė rriste kriminalitetin. Gjithsesi rivendosja e tij tashmė duket e largėt, pasi jo vetėm Kėshilli i Evropės ėshtė nė tė njėjtin pozicion, por edhe nė mjedisin e brendshėm janė PS e PD ato qė llogariten.