Moisiu, Berisha, Mustafaj se bashku tek Bush |
E Premte, 09 Shtator 2005 http://www.korrieri.com/ |
Vetem dy dite pas
votebesimit te qeverise se tij, Berisha fillon mandatin me
pjesemarrjen ne Samitin Boteror te OKB-se, ku do te mblidhen, ne
nivelin me te larte, 170 krere shtetesh dhe qeverish, nder te cilet
dhe Bush, i cili organizon nje pritje private per te gjithe
Ernest Bunguri Mandati i Qeverise Berisha pritet te filloje me kembe te mbare, te pakten per kreun e qeverise, i cili votebesohet sot, maksimumi neser, nga Kuvendi shqiptar. Fill pas marrjes se mandatit, Sali Berisha do te largohet jashte atdheut, jo me pushime, por per te marre pjese ne takimin e nivelit me te larte qe zhvillon Organizata e Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork. Me 14, deri me 16 shtator, Alfred Moisiu, Sali Berisha dhe Besnik Mustafaj, do te perfaqesojne keshtu Shqiperine ne takimin, qe mbledh per here te pare, plot 170 krere shtetesh dhe qeverish, nder te cilet, sigurisht ato me te rendesishmit, ne seline e OKB-se. Pas samitit te Sarajeves ne vitin 1999, ku Mejdani, Majko dhe Milo ishin ne nje salle me Klintonin, ky eshte edhe takimi i dyte, jo i te njejtit nivel, ku tre drejtuesit me te rendesishem te diplomacise shqiptare, pritet te jene ne te njejte salle me Bushin. E rendesishme, pervec seriozitetit te pamohueshem te nje takimi te tille, edhe kur dihet se cfare shkakton per shqiptaret, qofte edhe nje foto e lidereve tane me Presidentin Amerikan. I ftuar prej kohesh nga kjo organizate, kryesuesi i delegacionit, Presidenti i Republikes, deri para disa ditesh, nuk e kishte plotesuar akoma mire listen e anetareve te tjere te perfaqesuesve shqiptare, megjithese ne ftese perfshiheshin edhe Kryeministri dhe Ministri i Jashtem i vendit. Ky i fundit, Besnik Mustafaj, konfirmoi para dy-ditesh pjesemarrjen e tij ne kete samit te rendesishem, i shtyre dhe nga bindja e plote, qe qeveria e re dhe posti i tij, do te konfirmohen dhe votebesohen ne Kuvend, para dates se nisjes per ne Nju Jork. Nderkohe qe, Sali Berisha nuk kishte vendosur ende ne do te merrte pjese apo jo, deri dje, kur pjesemarrja e tij u konfirmua nga zyrtare te larte te Partise Demokratike. Nga ana e Presidentit, para ketij konfirmimi, rezerva kryesore ishte, fillimisht vonesa dhe zvarritja e procesit zgjedhor, gje qe rrezikonte te linte vendin pa qeveri dhe kryeminister, deri ne kete date. E per te mos i bere qejfin askujt, ne menyre qe askujt te mos i mbetej hatri, fillimisht kishte vendosur te niset, si perfaqesuesi i te vetmit institucion shqiptar. Kjo duke pasur parasysh, qe votebesimi i vonshem i qeverise do te kishte bere qe ligjerisht, te ishte Fatos Nano kryeministri i vendit. Nderkohe qe para 14 shtatorit, kryeminister megjithe kabinet dhe mandate, konfirmohet vetem Berisha. Ky i fundit, se bashku me Mustafaj, gjate samitit shoqerojne Presidentin e Republikes, i cili ne rolin e kreut te delegacinit, eshte i vetmi nga te tre qe do te mbaje fjalen, duke perfaqesuar Shqiperine. Por takime te tilla, per kryeministrin e sapozgjedhur, jane nje shans i vertete per shtrengime duarsh dhe lidhje kontaktesh me krere shtetesh dhe qeverish, te cilet mblidhen se bashku ne sallonet, korridoret, dhe sallat e ndryshme te Selise se OKB-se ne Nju Jork. Sipas zyrtareve te PD-se, Moisiu dhe Berisha do te largohen nga samiti, ne perfundim te dy diteve te takimit te nivelit te larte. Nderkohe qe Besnik Mustafaj, ministri i jashtem i vendit, do te qendroje dhe perfaqesoje Shqiperine ne Asamblene e Pergjithshme, qe zgjat deri me 22 shtator. ernestbunguri@korrieri.com Cfare synon samiti i OKB Samiti Boteror 2005, qe mbahet me 14 deri me 16 shtator ne Seline e Organizates te Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork, bashkon kesaj rradhe, ne nje rekord historik, 170 shefa shtetesh dhe qeverish nga i gjithe globi. Nje rast ky per te marre vendime ne fushat e zgjedhura nga Kofi Anan, Sekretari i Pergjithshem i organizates, dhe qe kane te bejne me zhvillimin, sigurine, te drejtat e njeriut, por edhe me reformen e vete Organizates te Kombeve te Bashkuara. "Samiti boteror do t'i ofroje vendeve te Botes, rastin e rralle per t'u bashkuar kunder kercenimeve te renda qe peshojne mbi te gjithe dhe qe kerkojne zgjidhje kolektive dhe energjike", nenvizon Kofi Anan, ne lidhje me kete takim te nivelit te larte. "Ky samit do te ofroje gjithashtu, rastin per ringjalljen e OKB-se, duke qene me nje fjale, rasti per t'u kapur, per te tere njerezine", fton Anan. Bush, pritje private lidereve Zyra e informacionit e Presidentit Amerikan, ne nje komunikate per shtyp te shperndare dje, ka konfirmuar, se Presidenti Xhorxh Bush do te marre pjese ne Samitin Boteror te OKB-se per kete vit. Pervec kesaj, nga komunikata mesohet se ky i fundit do te mbaje edhe nje pritje private per lideret e pranishem ne Nju Jork, ne pasditen e 13 shtatorit, nje dita para celjes se samitit. Ne kete te fundit, dhe ne pjesen e fjalimeve te nivelit te larte, Bush do te mbaje fjalen e tij, pikerisht pas hapjes se takimit te Asamblese te Pergjithshme. Njoftohet se Presidenti amerikan do te theksoje angazhimin e SHBA-ve ne nje axhende te zgjeruar nderkombetare, e cila lidhet me lirine, demokracine, tregetine dhe zhvillimin si dhe me sigurine. |
Faqja 4 - AKTUALITET |
Shtator 10, 2005 |
Kryeministri: Me Turqinė ridimesionim tė marrdhėnieve
|
Berisha: Shpėrblim ata qė denoncojnė korrupsionin
|
Paraqitet programi me disa korigjime
|
|
Armando Meta
ZGJEDHJET 2006 ADMINISTRATA RRYSHFETI KORRUPSIONI PARANDALIMI DHURATAT SFIDAT LETRAT ME VLERĖ PĖRGJYSMIM I TAKSAVE UJĖ- ENERGJI 7501 NUK NDRYSHON SHTETI SOCIAL E PUNĖSIMI RROGAT E PENSIONET STREHIMI VOTA E EMIGRANTĖVE POLITIKA E JASHTME KOSOVA |
Faqe 2 - Politikė
|
Berisha lexon programin e qeverisė: Reformė nė administratė dhe rend |
PD rikthen letrat me vlerė |
Ruli: Do tė rishikohen tė gjitha koncesionet |
Eva Gjura
|
PD do tė rikthejė letrat me vlerė. Kartat, qė pėr 8 vite u mbyllėn nė shtėpitė e shqiptarėve pritet tė pėrdoren nė privatizimet strategjike apo ato jostrategjike. Pohimin e bėri dje gjatė seancės sė Kuvendit, ministri i ardhshėm i Ekonomisė, Genc Ruli. Ruli, duke ju pėrgjigjur pyetjes tė socialistėve, theksoi se do tė rishihen edhe njė herė tė gjitha koncesionet e dhėna nga qeveria. Pyetja e socialistėve kishte si synim njė pėrgjigje pėr koncesionin e famshėm tė hekurudhės Tiranė Durrės, tė General Elektrik. Ruli nė pėrgjigje pėrmendi kritikat e Bankės Botėrore dhe FMN pėr kėtė projekt, pėr tė argumentuar rishikimin e tė gjitha koncesioneve. Ministri i Ekonomisė konfirmoi dje se do tė rishikohet edhe njė herė privatizimi i Telekomit, ndėrsa pėrmendi uljen e ēmimit tė energjisė si rezultat i heqjes sė TVSH. Nė vitin 2007 do tė ketė drita 24 orė, pavarėsisht situatės tė rėndė apo tė rėnduar nga njė mosadministrim i mirė, sidomos nė kėtė 6 mujor tė sistemit tė energjisė elektrike, mendoj qė nė vitin 2007 do bėhet njė gjė e tillė. Programi i Berishės
Shefer: Nė NATO, pas tre vitesh Anėtarėsimi i vendeve tė Ballkanit nė NATO do tė shtyhet pėr nė vitin 2008. Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ka mbėshtetur njė propozim amerikan pėr tė shtyrė zgjerimin e mėtejshėm tė organizatės deri nė vitin 2008. Kėtė javė, zėvendėssekretari amerikan i shtetit pėr ēėshtjet evropiane, Kurt Vorlker, ka thėnė se amerikanėt kanė propozuar dy samite tė NATO-s, njė nė vitin 2006 pėr forcimin dhe transformimin e organizatės, dhe njė nė vitin 2008 pėr zgjerimin, pėr shkak se, sipas propozimit amerikan, vendet aspirante nuk janė ende gati. De Hoop Scheffer tha se propozimi amerikan duhet mė parė tė aprovohet nga aleatėt, por shtoi se ai e mbėshtet atė fuqishėm. Nuk mendoj se fakti qė NATO-ja mund tė ketė tani njė samit nė vitin 2008 pėr zgjerimin do tė ketė njė pasojė automatike pėr vendet e interesuara qė aspirojnė tė bėhen anėtare tė NATO-s, ka thėnė Scheffer gjatė njė konference shtypi nė Bruksel.
ministrat
|
Faqe 3 - Politikė |
|
Qeveria e re, socialistėt largohen nė shenjė proteste pėr njė orė e gjysmė |
PS si PD, braktis Kuvendin |
Shkaku: Su lexuan pyetjet. Rikthehen pas 90 minutash |
Luljeta Progni
|
Pas depozitimit tė 185 pyetjeve nė sekretarinė e Kuvendit, socialistėt gjetėn shkakun pėr tė kopjuar opozitėn e PD. Menjėherė pas fillimit tė pėrgjigjeve tė pyetjeve nga zv.
kryeministri i ardhshėm, deputetėt socialistė janė ndjerė tė fyer
se pėrse ky i fundit nuk i ka lexuar mė parė pyetjet dhe emrat e
atyre qė i kanė bėrė. Me kėtė sebep, Ben Blushi dhe disa deputetė
tė tjerė propozuan publikisht me gjeste dhe fjalė qė socialistėt tė
bojkotonin Kuvendin. Dhe kėshtu ndodhi pėr rreth 1 orė e gjysmė. Ruēi,
si kreu i grupit theksoi nė fjalėn e tij, se moslejimi i emrave dhe
pyetjeve nga ministrat ishte njė gjė e papranueshme pėr socialistėt
dhe mori vendimin pėr largimin nga salla, duke u hakmarrė kėshtu nė
tė gjitha largimet e PD nė miratimin e qeverive socialiste. PD nuk ka
qenė nė Kuvend gjatė miratimit tė qeverisė sė PS as nė vitin 1997
dhe as nė vitin 2001.
Pėr Xhuvelin: Ti je pornopolic, siē tė ka
thėnė Berisha Edhe gjatė vėrejtjeve tė socialistėve pėr programin e qeverisė sė PD-sė, Xhuveli i PAA-sė nuk i ka shpėtuar shigjetimeve nga ish-aleatėt e tij. Kreu i grupit parlamentar tė PS-sė, Gramoz Ruēi, duke folur pėr programin e qeverisė, ka falėnderuar Berishėn pėr marrjen nė qeveri tė kreut tė agrarėve. Si mund ta votojmė ne kėtė qeveri, ku ju keni marrė nė qeveri njė pornopoliciot, ku ju vetė e keni cilėsuar si tė tillė zotin Xhuveli, zoti Berisha. E falėnderoj zotin Berisha qė na mori pas fjalėn ,pjesėn e pornos, Xhuvelin, deklaroi Ruēi. Mė pas Ruēi, nė emėr tė Partisė Socialiste e cilėsoi dje programin e paraqitur nga ana e PD-sė, si mjaft tė dėmshėm pėr vendin, qė do rikthejė kaosin e futjen nė njė krizė ekonomike. Sipas tij, Berisha me krijimin e Ministrisė sė Brendshme si njė Gestapo synon qė tė pėrsėrisė skemėn e re tė 26 majit tė vitit 1996, duke pasur nė njė dorė tė vetme regjistrin kombėtar tė zgjedhėsve, certifikatat, listat etj. Socialistėt reformėn e PD-sė nė administratė e cilėsojnė si njė kaos social. Shqipėria nuk ėshtė nė vitin zero, ndėrsa ti Berisha nuk do tė kesh shansin tė na kthesh nė vitin 1997, deklaroi Ruēi. Ndėrsa nė lidhje me luftėn ndaj korrupsionit e konfliktin e interesave, kreu i PS-sė u shpreh se kabineti aktual nuk ka njė, por tri ministra me konflikt interesash. Ti zoti Berisha nuk mund tė luftosh korrupsionin, pasi ti je babai i korrupsionit tė Shqipėrisė moderne dhe koalicioni qė krijove ėshtė dėshmi, deklaroi Ruēi. Nė lidhje me qėndrimet e Ruēit, Berisha iu kundėrpėrgjigj se pėrgėzoj Fatosin pėr pasuesin qė ka lėnė.
ministrat
|