E Enjte, 10 Mars
2005 http://www.korrieri.com/
![]()
Takime te LZHK ne SHBA
|
Levizja
per Zhvillim Kombetar celi degen e saj ne Nju Jork, ku u zhvillua nje
darke perurimi, ne te cilen merrnin pjese me shume se 500
shqiptaro-amerikane. Pjesmarresit ne darke i pershendeti Dashamir Shehi,
Kryetar i Komisionit Elektoral te LZHK-se dhe Ekrem Spahia, Kryetar i
Partise "Levizja e Legalitetit". Pjemarretist e darkes u
shprehen dy te ftuarve nga Tirana mbeshtetjen e plote per kete levizje
te re politike ne Shqiperi. Gjithashtu, me daten 8 mars, Dashamir Shehi
pati nje takim ne Departamentin e Shtetit ne Uashington me zyrtarin e
ngarkuar per Shqiperine, Mitchell Benedict. Shehi i shpjegoi zyrtarit
amerikan se LZHK-ja eshte nje force e re opozitare gjitheperfshirese dhe
mbarekombetare, e cila do te luaje rol vendimtar per ardhjen e opozites
ne pushtet. Nder te tjera, ai parashtroi shqetesimet e LZHK-se, ne
lidhje me monopolizimin e procesit zgjedhor nga dy partite e medha ne
vend. |
E Premte, 11 Mars 2005 http://www.kohajone.com/
MUSTAFAJ: NANO PO NA ARMIQESON ME ALEATET TANE
Sekretari per Marredheniet me Jashte ne PD, Besnik Mustafaj, ka fajesuar
politikat e jashtme qe ndjek kryeministri Nano per rastin e ftohjeve te
marredhenieve me Italine. (Kane krijuar nje devijacion marredheniet me Italine,
nje largim te Shqiperise nga Italia duke braktisur ne nje fare menyre
deklarimin e marredhenieve me Italine si strategjike. Ne marredheniet
nderkombetare ka dy kushte qe duhet t(i zbatoje edhe Nano qe te kete vertet
marredhenie te mira, transparenca dhe respektimi i marredhenieve te miqesise(,
tha Mustafaj. Deputeti i PD-se i beri keto komente vetem nje dite pasi
ambasadori italian perseriti kerkesen per mbeshtetjen e Shqiperise per
formulen italiane te reformimit te OKB-se. Sipas sekretarit demokrat, kjo
perben nje shqetesim duke pare dhe rolin e fqinjit matane detit pasi dihet se
mbeshtetja e Italise nuk ka munguar asnjehere ne raste krizash si dhe ne
investime ne sektore kryesore. (Te dyja keto parime themelore, Nano i ka
tradhtuar ne marredheniet me Italine, i ka shkelur, i ka dhunuar dhe kjo eshte
arsyeja pse italianet sic merret vesh nga burimet diplomatike, zyrtare apo
gjysme zyrtare prej shume muajsh, ne te vertete temperaturen e marredhenieve
me Shqiperine e kane ne piken zero. Une jam i shqetesuar sepse Italia eshte
donatori kryesor i Shqiperise, ne periudhen e tranzicionit Italia eshte
asistuesja kryesore qofte financiarisht, qofte edhe me eksperte. Italia eshte
brenda Shqiperise per te hyre ne Europe(, tha Mustafaj. (Nese nje porte
mbyllet, duhet pare se pse u mbyll. Pra pergjegjesia eshte totalisht ne anen
shqiptare sepse ana e qeverise italiane, qofte me pare kur ne pushtet kane
qene te majtet, qofte tani qe jane te djathtet, nuk ka munguar asnjehere
ndjenja e miqesise ndaj Shqiperise(, tha Mustafaj. Ndersa, socialistja Arta
Dade tha se (eshte e drejta e nje vendi si Shqiperia qe te kete te percaktuara
qendrimet e veta te cilat pa dyshim duhet te jne ne favor te vete Shqiperise
dhe ne favor te ruajtjes se partnereve strategjike dhe afatgjate qe ne kemi(.
M.Bejdo
http://www.lajmet.com/index.php
Diaspora
shqiptare në Amerikë mbështetën kandidatin e pavarur(e përpunuar)
Diaspora
Shqiptare vendosi të përkrahë ato kandidatë të pavarur që janë
dëshmuar për aktivitetet e tyre kombëtare, që kanë sakrifikuar për
çështjen kombëtare dhe që nuk kanë qenë të involvuar në
korrupcion. Por ajo nuk mbështetën kandidatët e propozuar nga ana e
institucioneve partiake për shkak se mendon se ata përfaqësojnë
interesat e ngushta partiake dhe janë zhytur në korrupcion.
Diaspora shqiptare në Amerikë ka qenë në vazhdimësi katalizator i
zhvillimeve politike në trojet shqiptare në Ballkan. Duke nisur që
nga koha e Fan S. Nolit ajo ka pasur ndikim të madh në avancimin e
demokracisë në Ballkan. Kjo ndjenjë e lartë atdhetare dhe
humanitare e shqiptarëve të Amerikës e mbajti gjallë presionin
politik para dyerve të OKB-së dhe Shtëpisë së Bardhë gjatë tërë
periudhës së robërisë të Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare.
Ajo nuk pushoi me aktivetet e veta derisa e aktualizoi çështjen
shqiptare në përmasa botërore dhe arriti të inkuadrojë edhe
politikanët e mirënjohur amerikanë në zgjidhjen e kësaj çështje.
Diaspora shqiptare në Amerikë mbështeti të dy luftërat shqiptare
në të gjitha format e mundëshme dhe falë luftëtarëve të UÇK-së
dhe miqve tanë amerikan të dyjat u kryen pa humbje.
Sot shqiptarët në trojet shqiptare në Ballkan ballafaqohen me një
problem tjetër që është për t'u brengosur. Vlerat kombëtare dhe
ato humanitare janë duke u shkelur dhe keqpërdorur nga individët që
me ndihmën e diasporës erdhën në pozita udhëheqëse partiake dhe
shtetërore. Këto individë pa fije turpi kanë krijuar pasuri të
madhe pikërisht pasi u inkuadruan në pozitat partiake, duke shkelur
kështu mbi gjakun dhe nderin e kombit. Shqiptarët në Amerikë të
indinjuar thellë nga këto rrjedhat dekadente dënojnë publikisht
keqpërdorimet e tilla dhe shprehin gadishmëri të angazhohen në
identifikimin e këtyre individëve dhe nëse duhet të inkuadrojnë
edhe miqtë që t'u jipet fund korrupcionit dhe keqpërdoruesve të
vlerave kombëtare me qëllime profituese. Diaspora dënon të gjithë
ata të cilët thiren në trimërinë e heronjve tanë kombëtar si
Adem Jashari, ndërsa në anën tjetër krijojnë pasuri me gjakun e
popullit.
Në pragun e zgjedhjeve lokale në Maqedoni diaspora shqiptare edhe njëhere
deklarohet bindshëm se nuk mbështetën kandidatët e propozuar nga
ana e institucioneve partiake për shkak se mendon se ata përfaqësojnë
interesat e ngushta partiake të zhytura në korrupcion. Ndërsa
kandidatët e partive qeveritare nuk i përkrahën për shkak të marrëveshjeve
joprincipiele që ata kanë me partitë në koalicion. Këto marrëveshje
mbrojnë interesat e definuara paraprakisht nga të dyja partitë në
koalicion dhe që nuk përfaqëson interesin dhe dëshirën e popullit.
Prandaj diaspora shqiptare vendosi të mbështes ato kandidatë të
pavarur që janë dëshmuar për aktivitetet e tyre kombëtare, që
kanë sakrifikuar për çështjen kombëtare dhe që nuk kanë qenë të
involvuar në korrupcion.
Diaspora shqiptare në Amerikë mbështet kandidaturën e Z. Shpëtim
Polozhani si kandidat të pavarur për prefekt të qytetit të Strugës.
Ky vendim i diasporës shqiptare bazohet në veprimtarinë atdhetare,
në principielitetin dhe aftësitë që mbizotnon Z. Shpëtim
Polozhani. Ish i burgosur politik, organizator i shumë
manifestimeve kulturore në trevat e Iliridës, gjithmonë aktiv kur
është fjala për të drejtat e shqiptarëve dhe i përpiktë në
realizimin e projekteve. Z. Shpëtim Polozhani do të punojë për
qytetarët Strugës dhe jo për interesat partiake apo të koalicionit.
Z. Shpëtim Polozhani ka vlerësuar në kontinuitet merritat e diasporës
në realizimin e aspiratave kombëtare dhe do të krijojë kushte për
investime të diasporës shqiptare në qytetin e Strugës.
Sa i përket përkrahjes së kandidatëve në qytetet tjera të Iliridës
diaspora shqiptare do të deklarohet në kohën e duhur.
Ja lista e kandidatëve të pavarur që mbështetën diaspora:
1. Shpëtim Polozhani, Strugë
2. Naser Pajaziti, Haraçinë
3. Shazim Memeti, Gostivar
4. Zeqirja Jusufi, Dolneni
5. Sheval Memishi, Zhelinë
6. Destan Abdiu, Kërçovë
7. Semi Hebibi, Tetovë/ 10 03 2005/F.F.
![]() |
Autori i Lajmit: Silvana
Dervishi & Enkelejda Zajmi |