10/04/2005 http://www.shekulli.com.al/
LZHK-ja
nis fushatėn nė Korēė
J.
Gjanēi
KORĒĖ - Ėshtė
konstituuar dje nė Korēė dega e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar nė kėtė
rreth. Nė takimin e zhvilluar me kėtė rast, ėshtė zgjedhur kėshilli
drejtues i kėsaj degė dhe kryetari i saj. Siē ėshtė bėrė e ditur nė njė
konferencė pėr shtyp qė ėshtė organizuar nė fund tė kėtij takimi, nė Lėvizjen
pėr Zhvillim Kombėtar bėjnė pjesė partitė politike pjesėmarrėse nė kėtė
koalicion elektoral, shoqatat e tė pėrndjekurve politikė, shoqata Pronėsi
me Drejtėsi dhe njė grup intelektualėsh nga shoqėria civile. Ishte i
pranishėm edhe i dėrguari i Leka Zogut, Dashamir Shehi. Nė konferencėn pėr
shtyp u bė e ditur se kėshilli drejtues i kėsaj dege pėrbėhet nga 21
persona, prej tė cilėve 50 pėr qind u pėrkasin partive politike dhe pjesa
tjetėr intelektualėve tė shoqėrisė civile. Kryetar i degės sė LZHK-sė nė
Korēė ėshtė zgjedhur Adhon Polena, ndėrsa sekretar i saj Nebi Ganellari. Kėshilli
drejtues u la detyrė qė brenda muajit prill tė organizojnė njė takim tė
hapur tė Lėvizjes nė Korēė, nė tė cilin do tė marrė pjesė edhe Leka
Zogu. Aty do tė shpallet platforma politike dhe kandidatėt pėr deputetė.
E Diele, 10 Prill 2005 http://www.kohajone.com/
KUSH DO T'I FITOJE
KETO ZGJEDHJE?!
Nga ILIR YZEIRI*
Kjo nuk eshte nje pyetje qe mund ta marre pergjigjen nga grupet e interesit te
cilat kane gllaberuar lidershipin e partive kryesore ne Shqiperi, nuk mund ta
marre pergjigjen as nga militantet e drobitur apo zemerzjarr, nervoze apo
ballelarte te po ketyre formacioneve politike; per fat te keq, pergjigjen e
kesaj pyetjeje nuk mund ta perftosh as nga opinionistet e perkushtuar apo
gjaknxehte te po ketyre grupimeve politike. I veshtire, gjithashtu, eshte edhe
leximi i kumteve te fshehura neper rreshta deklaratash te perfaqesuesve te
ndryshem e te larte te organizmave nderkombetare, kur ato kumte mbeshtillen me
fraza standarte raportesh apo deklaratash per Shqiperine. I vetmi mesazh qe
lexohet qarte nga te siperpermendurat, eshte fraza: kete radhe nuk do te
tolerojme zgjedhje te parregullta. Po atehere kush do t'i fitoje keto zgjedhje?
Ne nje vend si ky yni, ku per 15 vjet eshte mbjelle vetem deshperim e zhgenjim,
ku drobitja mendore dhe mediokriteti skandaloz bashkejetojne me kulturen
analfabete te "boseve" ekonomike, qe kane ndertuar pushtetin e tyre,
ne me te shumten e rasteve, me grabitje e krim, me sherbime politike e me
klientelizem, shperdorime e vjedhje te fondeve publike, e, me ne fund, ne nje
vend ku pjesa me e madhe e pushtetit mediatik eshte ne dore te nje grupi te
vogel njerezish te cilet e mbajne ngritur kete pushtet jo me fitimet qe
prodhohen nga tregu i mediave, por me norma fitimi te bizneseve te tjera qe
ata i perfitojne nga flirtimet me shtetin apo nga fshehja e fitimeve ndaj
shtetit, ne nje vend ku e vetmja media publike, TVSH-ja, kthehet gati me
heroizem ne nje megafon te peshtire te dy njerezve dhe shnderrohet ne nje
qender zeri si ato te pikave te hapjes se ushtrise se dikurshme te diktatures
per t'i hapur rruge lulezimit te mediave me cilesine qe permenda me siper apo
per te trukuar portretin e shformuar te politikaneve tradicionale, ne nje vend
te tille, kush do t'i fitoje zgjedhjet e ardhshme, kush? Eshte pak e
trishtueshme ta pohosh, por nuk eshte as cinike dhe as nuk permban ndonje
nenshtrese tjeter emocionale po te thuash se ne Shqiperi ka vdekur ose me
sakte nuk ka lindur akoma embrioni qe ushqen nje demokraci normale dhe qe
eshte: nderrimi i pushtetit me ane te votes. Ky embrion nuk ka gjase te linde
me kete strukture politike qe kemi sot, sepse Shqiperia, ndryshe nga shume
vende te ish-regjimit komunist, pas renies se murit te Berlinit, pra ne keto
15 vite, eshte mberthyer nga qeverisje qe perbehen nga mbeturina komuniste dhe
kapitalizem mafioz.
***
Le te hapim nje paranteze. Para disa ditesh, ne nje emision te FRANCE 5,
zhvillohej nje debat per te ardhmen e Bashkimit Europian. Ne studio ishin te
ftuar Valery Zhiskar D'Estain dhe dy profesore te studimeve politike, ndersa
ne lidhje te drejtperdrejte, nga zyra e tij ne Gjeorgji, ishte presidenti me i
ri i otes Shakashvili. Pasi perfundoi argumenti "Turqia", presidenti
gjeorgjian kerkonte te bindte auditorin se edhe Gjeorgjia eshte vendi qe duhet
perfshire ne celjen e bisedimeve per anetaresim ne BE, sepse, sipas tij, ai
vend i ploteson te gjitha kriteret dhe ai, pak a shume, tha se kur lindi ideja
per BE, u percaktuan si kritere: qyteterimi greko-romak, besimi kristian dhe
standartet demokratike. Ne te trija keto kritere i plotesojme. Me kete mendim,
pra me zgjerimin e BE deri ne Gjeorgji, Ukrahine e Kirkiztan nuk ishte ne nje
mendje Zhiskar D'Estain, por nje nga profesoret e ftuar iu kundervu dhe
paraqiti nje argument qe mua me duket se ka lidhje te drejtperdrejte me ne. Ai
tha se Europa i ka kushtuar pak vemendje zhvillimeve qe ndodhen pas renies se
Murit te Berlinit dhe se, duke u marre me kriteret tradicionaliste, Europa ka
harruar se ne shumicen e ketyre vendeve te ish-Lindjes Komuniste, pas
revolucineve antidiktature, u instaluan regjimet qe karakterizohen nga
mpleksja e mbeturinave komuniste me kapitalizmin mafioz. Ajo qe ndodhi ne
Gjeorgji, Ukrahine, Kirkiztan eshte revolucioni i dyte qe shembi pikerisht
keto regjime.Ndaj keto vende duhen inkurajuar tha profesori francez dhe duhen
shmangur vendet qe kane instaluar regjimin qe ai e karakterizoi shume bukur:
mbeturina te komunizmit dhe kapitalizem mafioz. Kete inkurajim vazhdoi
profesori nuk e beri dot Europa tradicionaliste, por kampionet e lirise- SHBA,
perfundoi profesori francez. Kuptohet lehte se Shqiperia eshte vendi kampion
qe per 15 vjet sundohet nga ky tip regjimi. Po atehere kur pritet te ndodhe ky
zhvillim? Natyrisht qe nuk mund te ndodhe me PD-ne, sepse PS dhe PD jane
regjime qe deshmuan se kane te pleksura mbeturina te komunizmit me
kapitalizmin mafioz. Nuk mund te ndodhe sepse ka edhe nje shkak tjeter dhe kjo
eshte humbja e vemendjes dhe e vullnetit gjeopolitik te SHBA-se ndaj vendit
tone. Te kuptohemi ne vazhdojme te jemi nder partneret me te afert te SHBA-se,
por nuk jemi ne vemendjen e shkalles se pare. Transferimi i ambasadorit Xhefri
ne Irak eshte vetem nje tregues i dukshem i perfundimit se SHBA nuk kane
ndermend qe te nxisin dhe te inkurojajone ndryshime radikale ne politiken
shqiptare, pra nuk kane deshire dhe interes qe te frymezojne nje ndryshim me
ngjyre portokalli ne Shqiperi. Kjo duhet te na binde se ne, edhe per nje kohe
te caktuar, do te vazhdojme te qeverisemi nga nje regjim me elemente te
perziera te mbeturinave komuniste dhe te kapitalizmit mafioz. Keshtu edhe kete
radhe ne zgjedhjet e veres se vitit 2005, pushteti as nuk do te nderrohet dhe
as nuk do te vazhdoje si rezultat apo per shkak te votes. Votuesit
shqiptare do te shkojne te votojne, por rezultati i vullnetit te tyre nuk do
te merret vesh kurre. Pse? Po t'i veshtrosh me gjakftohetsi partite politike
nga pikeshikimi i teorise se komunikimit do te veresh kete gje: ne, marresit e
mesazheve politike, kemi ne perceptimin tone pak a shume kete konfiguracion
politik qe po perpiqem ta shtjelloj me poshte. PS perceptohet nga shqiptaret
si partia qe perbehet nga militantet fanatike dhe me te kaluar te begate ne
regjimin komunist, nga nepunes pa fund te admistrates socialiste, nga falangat
e medha te punonjesve te ish-sigurimit te shtetit, nga nje pjese e madhe e
fshataresise sidomos ne jug ku perjetimi emocional i luftes partizane ndihet
ende si nje dominante kyc per te ndare shqiptaret ne ne dhe ata, etj. Kete
shtrese te madhe njerezish e manipulojne me vendimmarrje njerez amorfe pa
bindje te qendrueshme politike, pa nje ideologji te qarte, por me nje veteije
te ngulet qe eshte ajo e "homo albanicus", term ky qe perdoret ne
ndonje rast per te karakterizuar tipin e shqiptarit qe njeh si kuptim te jetes
fitimin, parane dhe moralin e kodoshit dhe qe perben kapitalistin mafioz. Ky
tip ka krijuar bindjen se ne demokraci duhet ta mbash pushtetin me cdo kusht,
se, sa kohe qe je ne pushtet, duhet te punosh per te pasuruar veten, te
afermit e tu, shoket, duhet te krijosh klanin qe te beje presion mbi kedo dhe
te manipuloje gjithkend se shteti dhe pushteti na perkasin neve dhe ai duhet
mbajtur me cdo kusht. Sa kohe qe je ne pushtet, duhet te besh ligje qe te
sigurojne jetegjatesine e pushtetit dhe jo nderrimin demokratik te tij, duhet
te emerosh me forcen e kartonit njerezit e tu besnike te cilet duhet te kene
bindjen se jane zgjedhur aty qe te ruajne se mos na e marrin pushtetin. Nuk ka
rendesi se a vjedh apo jo, se a bashkepunon me krimin apo jo, rendesi ka qe ti
duhet te jesh ne balle te barrikades qe shteti te mos bjere, qe shtetin te mos
na e marrin ata.
***
Ne anen tjeter ndodhet opozita, me sakte PD-ja, e cila u rrezua nga pushteti
me ane te kryengritjes se armatosur dhe formalisht me ane te nje procesi
elektoral qe, per nga forma apo nga permbajtja, ishte me i pergjakur edhe se
procesi elektoral ne Afganistan, dhe me i shfytyruar se ai ne Irak. Opozita,
PD-ja, pra, ne gjithe keta vjet u mekua me idene se pushtetin duhet ta marrim
dhe se opoziten duhet ta ruajme. PD-ja perfytyrohet ose perceptohet nga
shqiptaret si forca politike qe ka me se shumti njerezit antikonformiste dhe
antikomuniste. Sot eshte e veshtire te hetosh me saktesi harten sociale te
PD-se, por, ne pjesen me te madhe te saj, gjenden kundershtaret e djeshem te
regjimit komunist, disidentet e fshehur dhe antikomunistet e perftuar per
shkak te talentit te tyre njerezor dhe me ne fund strukturat e ngritura te nje
partie te madhe dikur, kane krijuar tashme rreth vetes nje formacion njerezish
te konsiderushem. Po ashtu, antikomunistet konstante qe shohin te Fatos Nano
vazhdimin e partise Komuniste dhe qe kane si idhull Berishen me qenese
projektojne ne karizmen e tij forcen e tyre dhe mllefin per ta mundur Fatos
Nanon, jane te shumte, ashtu sic jane te shumte edhe antiberishjanet qe
projektojne te stili i Nanos urrejtjen, mllefin dhe pathosin e tyre per ta
mundur Berishen. Ndersa shtresa e madhe e te perndjekurve politike eshte e
veshtire te thuhet se eshte e tera pjese e PD-se, sepse nje mase e madhe e
tyre jane edhe kontigjente te forcave tradicionaliste shqiptare. Ketu duhet
mbajtur ne veshtrim se PS per shkak te konsumimit te gjate ne qeverisje ka
prodhuar me tepri edhe percarje ne gjirin e PS-se, ashtu sikunder edhe Berisha
e PD, per shkak te qendrimit te gjate ne opozite dhe per shkak te konceptimit
te opozites si nje qeveri ne mergim ka prodhuar me shume tepri percarje,
zhgenjim dhe shkurajim. Po te analizosh dy anet e mesazheve qe kane mbushur
komunikimin e jetes sone ne keta vjet, ndoshta arrin ne ato perfundime qe une
permenda me siper, megjithese kjo eshte nje pune shume me e nderlikuar se kaq.
Nga kjo pamje e pare duket se mbeten jashte sidomos dy formacione, LSI-ja dhe
LZHK-ja. Keto dy formacione kane ne qender dy autoritete, Ilir Meten dhe Leka
Zogun. Personalisht mendoj se keto dy forca politike kane dhe po krijojne me
shpejtesi nje elektorat te qendrueshem. Ne rastin e Ilir Metes, LSI-ja ka
rreth vetes nje pjese te madhe socialistesh qe nuk gjejne dothapesira ne
partine e "madhe" te Fatos Nanos. Keto struktura qe Ilir Meta po i
ngre me shpejtesi, kane qene te gatshme dhe rreth tyre, ne me te shumten e
rasteve, po mblidhen njerez qe kane bindjen se pjesemarrja ne politike eshte
nje shans i mire per t'i dhene kuptim jetes ne kete vend. Me kete shpjegohet
edhe kontrasti, fjala vjen, midis te perfolurit ish-shef te SHISH-it , Fatos
Klosi dhe intelektualit te respektuar Pellumb Xhufi. Ndersa Leka Zogu, pa
dyshim qe ka nostalgjiket e tij te shumte dhe LZHK-ja me mbretin si figure ka
nje elektorat te qendrueshem. Eshte interesante te vihet re se edhe ne PD
grupi dominant qe merr vendimet, i perngjet atij qe eshte rreth Fatos Nanos.
Edhe vendimmarrja e Berishes behet nga njerez amorfe qe e perceptojne opoziten
si nje pushtet qe nuk duhet humbur, por qe duhet ruajtur ne menyre qe te
kthehet neser ne nje shtet. Ndaj vendimmarrja e Berishes behet nga keta njerez
amorfe te cilet synim kryesor kane te denoncojne armiqte e Berishes dhe te
ruajne klanin e tyre ne menyre qe aty te mos infiltrohet askush. Kesaj
dominanteje tani i jane shtuar edhe mjeshtrat e intriges qe pasi emigruan ne
vise te majta, u kthyen dhe duke i rene ne gjunje pashait te madh i thane se
ti je ylli i karvanit, por duhet te pastrohesh nga njerezit qe te rrine afer.
Berisha ben sikur nuk e kupton po perkedhel dhe kendell emocionet e tij kur
ata i thurrin himne apo i demaskojne ndonje tradhtar. Po te rinjte, pjesa me e
madhe e pedagogeve te universiteteve, studentet, shtresa e njerezve qe merren
me pune mendore, ku ndodhen? Ne me te shumten e rasteve ata punojne qe te
largohen nga ky vend, kur nuk e arrijne kete ose shohin punen e tyre ose
mbushin radhet e atij qe quhet populli abstenues. Ky kontigjent ne vende si
Ukrahina apo Gjeorgjia ka sherbyer si formacion politik hipotetik qe eshte
ngritur me shpejtesi dhe ka realizuar "revolucionin e portokallinjte".
Mirepo kush do t'i fitoje zgjedhjet e ardhshme? Ne qofte se do te shtrydhnim
nervat dhe do t'i besonim operacioneve politike qe po bejne PS-ja dhe PD-ja
per t'i bindur shqiptaret qe te votojne a per njerin a per tjetrin, do te
shihnim se shqiptaret duhet te votojne ose per nje hajdut ose per nje kriminel,
sepse i vetmi mesazh qe Fatos Nano dhe klani rreth tij leshojne per shqiptaret
kur i therrasin ata te votojne, eshte qe te mos votojne per kriminelin Berisha
dhe i vetmi mesazh konstant qe leshon Berisha dhe te tijte kur i fton
shqiptaret per te votuar, eshte qe ata te mos votojne per hajdutin Nano. Kjo
eshte ana me e dukshme e mesazhit, sepse ka dhe nje nenshtrese tjeter. Nano,
per te na bindur se do ta rinovoje partine e tij, na ka paraqitur tash ne fund
mes shume figurave te reja edhe nje figure qe eshte drejtori i KESH-it, Andis
Harasani, ndersa Berisha, per te luftuar korrupsionin, na ka paraqitur nje
figure qe quhet Fatbardh Kadilli. Te parin nuk e njoh, por di shume mire qe
energjia elektrike eshte shtrenjtuar, se, i leme te tjerat, por nje qytet i
tere si Shkodra eshte shkaterruar edhe nga politika e mbrapshte e KESH-it, se
Shqiperia lengon nga mungesa e energjise elektrike dhe se, edhe atehere kur
ajo te vjen, duhet ta paguash me nje cmim skandaloz. Atehere pse Fatos Nano na
paraqit kete model? Eshte pune per te dhe per filozofine e tij. Berisha na
paraqit nje fare Fatbardh Kadilli si kopist qe do te hartoje platformen per te
luftuar korrupsionin. Kete Kadill une e njoh, sepse kam qene dhe jam anetar i
Koalicionit Kunder Korrupsionit qe ne vitin 2001 ur ky zoteri punonte ne zyrat
e kompanise amerikane MSI qe organizoi ne vendin tone ACAC. Te gjithe e dine
se njeriu qe shkaterroi kete Koalicion dhe qe ngaterroi deri edhe amerikanet
me njeri-tjetrin, njeriu qe e quante Berishen "gogoli"(tani nuk e di
si e therret), ai qe nuk linte gje pa share dhe pa thene kunder Berishes, ai
qe pasdite vizitonte Berishen dhe ne darke me celular i rrefehej Mimi Kodhelit
se si ia kishte futur "gogolit", ky njeri me emrin, Fatbardh Kadilli,
thirret nga Berisha per te bere platformen e luftes kunder korrupsionit. Edhe
kjo eshte pune e Berishes dhe e filozofise se tij. Vetem se, ne qofte se sot
eshte shkaterruar Koalicioni Kunder Korrupsionit, kjo ka ndodhur per shkak te
njeriut qe quhet Fatbardh Kadilli. Oborrit te Berishes i mungonte nje i tille.
Tani ai e ka ate. Dhe te dyja keto forca politike perbejne ate sistem qe nga
analistet e sotem quhet perzierje e mbeturinave komuniste dhe kapitalizmit
mafioz.. Po atehere kush do t'i fitoje zgjedhjet ne Shqiperi? Personalisht
mendoj se megjithe dollaret pafund qe do te futen ne xhepa komisioneresh,
megjithe shterzimin mediatik, as PS-ja dhe as PD-ja nuk do te marrin me
shumicen qe do t'u lejonte atyre qe me aleanca te dsyhimta te formonin
qeverine. LSI-ja dhe LZHK-ja do te jene nje problem, por asnje nga keto kater
forca nuk do t'i fitoje dot keto zgjedhje. Ky do te ishte varianti ideal, pra
ai qe mund te ndodhe, kurse se cfare mund te ndodhe, kete askush nuk e di. Nje
gje me jep shprese. Para disa kohesh, greva e pedagogeve te Universiteteve te
Shqiperise dha modelin e nje levizjeje te delire e me shume qytetari. Aty
pashe figura pedagogesh te kthjellet, te permbajtur e me vizion, aty pashe
indin e nje formacioni te ardhshem politik, ashtu sic kam vene re se energjite
e djemve te "Mjaft-it" do te ishin te mjaftueshme po te bashkoheshin
me maturine e pedagogeve per te pasur me ne fund nje force politike qe jo
vetem do t'i fitonte zgjedhjet, por do te bente te mundur qe me ne fund te
fitonim qe te gjithe, te fitonte Shqiperia. Kur mund te ndodhe kjo? Ndoshta
atehere kur te gjithe, shqiptaret ne fillim, por edhe komuniteti euroatlantik
te bindej se ka ardhur koha qe ne Shqiperi te nxitet ajo force qe do te
permbyse elementet komuniste dhe kapitalizmin mafioz. Kur do te ndodhe kjo?
Dikush thote se mund te ndodhe edhe pas ketyre zgjedhjeve... Te jete e vertete?
*Pergjegjes i seksionit te media-komunikim
ne fakultetin e Shkencave Sociale te U."A.Xhuvani" Elbasan
9th April 2005 http://www.panorama.com.al/
Leka Zogu nis reformimin e lėvizjes
LZHK-ja heq Rroqin nga posti i sekretarit
Pretendenti i
fronit mbretėror, njėkohėsisht edhe kreu i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar,
Leka Zogu me anė tė njė vendimi shkarkon deputetin Shpėtim Rroqi nga posti
i shefit tė Departamentit pėr Marrėdhėniet Publike. Nė njė njoftim pėr
median, bėhet publike se "kryetari i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar,
Leka Zogu I, nė mbėshtetje tė autoritetit tė tij, me qėllim krijimin e
mundėsive pėr disa individė pėr t'u marrė drejtpėrdrejtė nė zonat e
tyre elektorale dhe pėrmirėsimin e punės sė LZHK-sė nė tėrėsi ka bėrė
ndryshimet e mėposhtme nė disa funksione drejtuese, ku Tomorr Malasi lirohet
nga detyra e kryetarit tė Kėshillit Koordinues tė LZHK-sė, Shpėtim Rroqi
lirohet nga detyra e shefit tė Departamentit tė Marrėdhėnieve me Publikun
dhe Met Dervishi shkarkohet nga detyra e kryetarit tė LZHK-sė pėr rrethin e
Durrėsit". Disa ditė mė parė, LZHK-ja caktoi edhe Dashamir Shehin si
njė nga udhėheqėsit kryesorė tė trupės elektorale tė kėtij formacioni
politik tė djathtė.
Faqe
6 Politikė
E Shtune, 09 Prill 2005 http://www.korrieri.com/
Leka
Zogu ndryshon kupolen e LZHK |
|
Kupola
e Levizjes per Zhvillim Kombetar peson ndryshime ne perberjen e saj. Sipas
nje informacioni te leshuar nga zyra e shtypit e LZHK-se, Kryetari i
Levizjes per Zhvillim Kombetar, Leka I Zogu, "ne mbeshtetje te
autoritetit te tij, me qellim krijimin e mundesive per disa individe per
t'u marre drejrperdrejt ne zonat e tyre elektorale dhe permiresimin e
punes se LZHK ne teresi, ka bere disa ndryshime". Leka Zogu ka
vendosur te heqe nga funksionet qe mbulojne Kryetarin e Keshillit
Koordinues te LZHK-se, Tomorr Malasi, shefin e Departamentit per
Marredheniet me Publikun, Shpetim Rroqi, si dhe Kryetarin e LZHK-se per
rrethin e Durresit, Met Dervishi. |