Faqja 7 - POLITIKE

Qershor 10, 2005

 
LZHK Leka Zogu I, mbėshtet kandidatėt nė Has dhe nė Divjakė
 
LZHK: Do ulim varfėrinė e papunėsinė
Dashamir Shehi: Ulim taksat dhe i mbledhin mė mirė

Artemida Ēollaku

Krijimi i shtetit ligjor, ulja e nivelit tė varfėrisė si dhe nivelit tė papunėsisė janė pėrparėsitė kryesore tė qeverisė qė do tė drejtojė Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar nė rast fitoreje. Drejtuesit e LZHK-sė kanė prezantuar kandidatėt pėr deputetė tė Hasit dhe tė Divjakės.

LAJMI

Ardhja nė pushtet e Lėvizjes pėr Zhvillimin Komėbtar do tė sjellė uljen e niveleve tė papunėsisė dhe rritjen e tė ardhurave pėr ēdo familje duke e nxjerrė vendin nga nivelet e varfėrisė nė tė cilat ndodhen. Kėshtu u shpreh dje drejtuesi ekzekutiv i LZHK-sė Dashamir Shehi gjatė prezantimit Myftar Kastratit, kandidat nė Krumė tė Hasit. Shehi ėshtė shprehur se gjendja nė tė cilėn ndodhet vendi ynė duhet tė ndryshojė dhe njė gjė e tillė do tė bėhet vetėm nėse qytetėrėt e Shqipėrisė do tė pėrkrahin LZHK-nė nė kėtė proces zgjedhor. "LZHK-ja do tė ulė nivelin e taksave dhe do tė rrisė efektivitetin nė procesin e mbledhjes sė tyre pėr tė rritur nivelin e derdhjes sė tyre nė buxhetin e shetit", tha Shehi. Sipas tij nuk ėhstė niveli i lartė i taskave ai qė e bėn njė shtet tė ketė njė buxhet tė mirė por korrektėsia nė mbledhjen e tyre. Ai ka nėnvizuar faktin se nivlei i lartė i taksave pėr bizneset po ēon drejt falimentimit tė tyre dhe kjo ka sjellė edhe uljen e numrit tė tė punėsuarve.

Shteti ligjor
Drejtuesit e LZHK-sė kanė deklaruar se vendi ynė mė shumė se kurrė ka nevojė pėr krjimin e shtetit ligjor. "Njė shtet ligjor mund tė kryejė tė gjitha funksionet qė e detyron ligji duke nisur qė nga mbledhja e taksave, krijimi i vendeve tė punės, e deri te vendosja e rendit dhe e qetėsisė publike", tha Shehi. Nė fakt nė programin qeverisės tė LZHK-sė parashikohet vendosja e dėnimit me vdekje pėr njė periudhė pesė vjeēare gjė e cila do tė bėjė tė mudnur normalizimin e rendit nė vendin tonė "dhe mbi tė gjitha e bėn Shqipėrinė mė tė denjė pėr tė qėnė pjesė e bahskimit Europian". "Ne sė pari kemi nevojė pėr njė shtet, ku ligji ėshtė ligj dhe autoriteti i shtetit ėshtė i padiskutueshėm", nėnvizoi Shehi. Ndėrkohė kreu i Partisė Lėvizja e Legalitetit Ekrem Spahia i pranishėm nė kėtė takim elektoral u shpreh se pretendimi i LZHK-sė ėshtė qė nė tė ardhmen tė ketė njė qeveri shqiptare pėr tė gjithė shqiptarėt. Kryetari i PLL-sė, Spahia ka theksuar nė fjalėn e tij se vota pėr LZHK dhe Mbretin ėshtė votė pėr dinjitetin e Shqipėrisė, votė pėr luftėn kundėr koprrupsionit, pėr vende tė reja pune, pėr rend e qetėsi, pėr forcim tė shtetit ligjor, si dhe votė pėr anėtarėsimin e shpejtė tė Shqipėrisė nė familjen europiane. Ndėrkohė kreu ekzekutiv i LZHK-sė Shehi u shpreh se Leka Zogu ėshtė figura e vetme qė ėshtė mbi interesat e partive. Shehi u bėri thirrje votueve pėr tė mbėshtetur kėtė alternativė, qėllimi i sė cilės ėshtė qė vendi tė jetė pjesė e Evropės. "Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar premton bashkimin e trojeve shqiptare por jo krijimi i njė shteti por bashkim i trojeve nėpėrmjet kulturės, arsimit, informimit, si dhe krjimi i njė infrastrukture, e cila tė lidhė bashkėkombasit nga Gjirokastra nė Mitrovicė.

 
 
 

Faqja 23 - BOTE

Qershor 10, 2005

 
Kthimi i liderit ul tensionet. Avokatėt: Jo posteve nė administratė dhe largimit nga vendlindja
 
Ramush Haradinaj kthehet nė shtėpi
Kosovarėt presin si hero ish-kryeministrin e tyre
 

Ish-kryeministri i Kosovės, Ramush Haradinaj, mbėrriti dje nė Prishtinė, pak ditė pas vendimit tė Gjykatės sė Hagės pėr lirimin e tij me kusht. Ish-Kryeministri u prit nga qindra bashkėqytetarė, ndėrsa lirimi i tij u pėrshėndet edhe nga Presidenti dhe Kryeministri i Kosovės.

LAJMI

PRISHTINE

Kosovarėt presin si hero ish-Kryeministrin e akuzuar nga Haga. Ish-shefi i qeverisė sė Prishtinės, Ramush Haradinaj, u kthye dje nė kryeqytetin kosovar, dy ditė pasi gjykata vendosi lirimin e tij me kusht. Haradinaj mbėrriti nė aeroportin e Sllatinės rreth orės 16:00 tė ditės sė djeshme, ku u prit nga bashkėshortja e tij Anita, ish-kėshilltari Ardian Gjini dhe ish-shefi i kabinetit tė tij. Gjatė udhėtimit ai u shoqėrua nga zėvendėsshefi i UNMIK-ut nė Prishtinė, Lari Rosin, i cili dėshmoi edhe nė seancėn dėgjimore pėr Haradinajn. Qindra kosovarė qė ishin mbledhur tė prisnin ish-Kryeministrin dhe liderin e dikurshėm tė UĒK-sė, nuk arritėn dot as ta pėrshėndesnin atė nė aeroport. Haradinaj u nis menjėherė me makinė drejt Prishtinės, duke iu shmangur gazetarėve dhe operatorėve, qė prisnin me interesim kthimin e tij. E gjithė atmosfera u zhvendos pasdite nė shtėpinė e tij, ku qindra bashkėqytetarė u mblodhėn pėr t'i uruar mirėseardhjen. Vetė kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi, takoi paraardhėsin e tij, ndėrsa presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, pėrshėndeti lirimin. Avokatėt mbrojtės thanė se, sipas kushteve tė gjykatės, ish-kryeministri nuk duhet tė bėjė deklarata nė media dhe nė publik. Ish-Kryeministri nuk mund tė mbajė poste nė administratė dhe nuk mund tė largohet nga vendi i lindjes sė tij, ndėrsa pritet tė paraqitet nė Hagė nė seancėn gjyqėsore tė radhės. Analistėt thanė se prania e tij nė Prishtinė, edhe pse e heshtur, do tė ndihmojė nė uljen e tensioneve nė Kosovė vetėm pak muaj para nisjes sė bisedimeve pėr statusin. Situata ėshtė tensionuar sė tepėrmi, pasi politikanėt kosovarė kanė ngritur njė lumė akuzash kundėr njėri-tjetrit pėr pėrfshirje nė krimin e organizuar dhe pėrgjigje tė kundėrshtarėve politikė. Ndėrsa, kthimi i Haradinajt, i cili u vetėdorėzua nė Gjykatėn e Hagės pas ngritjes sė akuzave, konsiderohet si njė mundėsi pėr tė qetėsuar Kosovėn dhe pėr nxitur vazhdimin e proceseve politike.

 

 http://www.panorama.com.al/ 
viti IV, Nr:971
E Premte 10 Qershor 2005
 
Faqe 6 - Politikė

forum
zgjedhje 2005
 

Platforma e kandidatėve Prifti, Stefa, Grėmi dhe Krasniqi

 

Zona 72, beteja e forte mes te majteVE

 
GEZIM HAJDINI/ FIER

Rubrika e sotme “Forum” sjell para lexuesit profilet politike dhe individuale tė katėr kandidatėve kryesorė tė zonės 72 nė Fier. Ata janė Dritan Prifti i LSI-sė, Raimonda Stefa e PS-sė, Leonard Gremi i PD-sė dhe Rexhep Krasniqi i LZHK-sė. E veēanta e kėsaj gare lidhet me faktin se nė kėtė zonė ndeshen dy gjysmat e sė majtės. Ish-deputeti i PS-sė, Dritan Prifti pati fituar nė kėtė zonė 73.9 pėr qind nė zgjedhjet e vitit 2001, kundrejt 18 pėr qind qė pati fituar pėrfaqėsuesi i PD-sė, Agron Mile. Kjo zonė, pėrveē problemeve tė shumta infrastrukturore dhe ato qė janė evidente pėr rrethin e Fierit, deri mė tani ėshtė njohur si bastion i sė majtės. Ajo tani ka pėrballė dy kandidatė tė majtė, tė cilėt pritet t’i pėrgjysmojnė njėri-tjetrit votat e tyre. Jashtė logjikės matematikore tė rezultatit tė zgjedhjeve, votuesit e kėsaj zone presin premtime realiste pėr zgjidhjen e problemeve tė tyre. Zona 72 pėrbėhet nga katėr komuna, tė cilat pėrfshijnė njė rajon me ekonomi kryesisht bujqėsore. Nisur nga ky fakt, vihet re se premtimet e kandidatėve janė pėrqendruar nė ringritjen e sistemit tė bujqėsisė dhe rritjen e tregut pėr prodhimet vendase. Njė ndihmė tė madhe presin fermerėt e Fierit nga kreditimi bankar dhe ulja e ēmimit tė shėrbimeve tė agrobiznesit.

 

Zona elektorale nr. 72 ėshtė njė nga zonat mė tė nxehta nė Qarkun e Fierit. Ajo pėrfshin njė zonė rurale, ndoshta mė tė varfrėn ekonomikisht nė kėtė qark.

Veē kėsaj, kėtu pėrballja mes kandidatėve ėshtė shumė e fortė, pasi kandidon ish-deputeti i PS-sė, Dritan Prifti tashmė si kandidat i LSI-sė dhe ish-prefektja e Qarkut Fier, Rajmonda Stefa si kandidate e PS-sė. Kjo duket edhe si “dyshja” mė e fortė e rivalitetit, ndėrsa kandidojnė edhe kandidati i PD-sė, Leonard Grėmi dhe Rexhep Krasniqi nga LZHK-ja.

1-Cilėt janė zgjedhėsit qė do tė votojnė pėr ju?
Dritan Prifti (LSI). Do mė votojnė tė gjithė ata qė njohin familjen time dhe rrėnjėt e saj. Ata, tė cilėve u zgjidhur problemet, tė cilėve u kam qėndruar pranė tyre kur ka qenė nevoja pėr njė doktor, pėr njė bursė, pėr njė pension apo pėr njė shkollim jashtė shtetit. Besoj se kam njė thjeshtėsi dhe njė qartėsi nė komunikim me njerėzit si dhe kam marrėdhėnie dhe lidhje tė zgjeruara nė administratėn shtetėrore, por edhe jashtė shtetit. Rrethi im i gjerė ėshtė sėrish njė avantazh qė nuk e kanė kundėrshtarėt e mi, dhe kjo tregon mė sė miri faktin se zgjedhėsit qė do tė votojnė pėr mua janė pothuajse tė gjithė banorėt e kėtyre 4 komunave qė unė pėrfaqėsoj.
Rajmonda Stefa (PS). Zgjedhėsit e mi do tė jenė banorė tė Libofshės dhe komunave Mbrostar, Qendėr dhe Pojan. Do tė jenė banorė tė thjeshtė tė njė zone rurale, ku natyrisht ka edhe shumė probleme. Zgjedhėsit e mi do tė jetė fermerėt e thjeshtė, blegtorėt, nėpunėsit, intelektualėt, tė rinjtė, tė cilėt do tė besojnė nė sloganin tonė “Mbro tė ardhmen”. Ata qė do tė besojnė nė njė tė ardhme tė mirė fare pranė BE-sė do tė votojnė pėr alternativėn socialiste. Por, veē tyre do tė jenė edhe shumė tė zhgėnjyer nga PD-ja dhe LSI-ja, tė cilėt shohin se kanė vetėm trumbetime sa pėr tė kaluar radhėn.
Leonard Grėmi (PD). Ata qė do tė votojnė pėr mua do tė jenė miq tė mi dhe banorė tė Libofshė, Mbrostar, Qendėr dhe Pojan. Zgjedhėsit nuk janė pronė e imja, tė majtė apo tė djathtė, ata janė tė lirė dhe do tė bėjnė zgjedhjen e tyre nė bazė tė vullnetit, miqėsisė, bindjeve tė tyre dhe programit tė forcės politike. Unė nuk jam kėtu pėr t’i mbushur mendjen elektoratit, qė duhet tė mė votojnė patjetėr mua, pavarėsisht se jam bir i kėsaj zone, por pėr t’iu paraqitur atyre alternativėn mė tė mirė, dhe kjo do tė thotė se do tė votojnė pėr mua tė gjithė ata qė do tė kenė besim tek alternativa e djathtė.
Rexhep Krasniqi (LZHK). Zgjedhėsit e mi janė tė gjithė shqiptarėt qė duan tė formojnė shtet ligjor, shtet tė fuqishėm ekonomikisht, pra ata njerėz qė kėrkojnė familje me ekonomi tė kėnaqshme. Tė gjithė ata shqiptarė qė e ndjejnė simpatinė pėr Lekėn e I dhe pėr programin elektoral tė LZHK-sė, pasi pėrparėsitė qė ka ky program janė zhvillimi ekonomik i vendit. Do tė jenė tė gjithė ata persona qė duan tė formojnė njė shtet ligjor, pasi ky ėshtė njė tjetėr prioritet i programit tonė, do tė jenė tė gjithė ata banorė qė duan fuqi dhe ndihmė ekonomike, qė kanė lexuar pėr standardet e larta tė jetesės sė vendeve monarkiste, siē janė tė gjitha vendet mbretėrore, qė janė tė njė niveli tė lartė ekonomik.

2-Ku bazohet platforma juaj elektorale?
Dritan Prifti (LSI). Platforma ime bazohet nė epėrsinė e platformės sė partisė qė unė pėrfaqėsoj. Eshtė njė forcė e re, me njerėz tė rinj qė duan tė ndryshojnė gjithēka tė vjetėr dhe tė prapambetur qė la pas PS-ja. Bazohet nė epėrsinė e personit tim nė krahasim me kandidatėt e tjerė, nė besimin qė kam nė kėtė komunitet, nė alternativat dhe programin qė kam pėr tė sjellė ndryshim dhe pėrparim nė zonėn ku kandidoj. Nė katėr vite si deputet i zonės kam bėrė shumė ndryshime. Tani unė do tė sjell edhe mė shumė mirėqenie, mė shumė ujė dhe drita, mė shumė biznese. Kam besim absolut te fitorja dhe nėse nė zgjedhjet e 2001 dola deputeti i tretė mė i votuar nė Shqipėri, kėtė herė nuk e diskutoj fitoren.
Rajmonda Stefa (PS). Dua tė flas jo thjesht si Rajmondė, por si kandidate e alternativės sė majtė. Theksoj se duke u bazuar nė pėrvojėn time tė gjatė si drejtuese, kam shumė besim nė aftėsitė e mia, ndėrgjegjen dhe pėrvojėn time. Kam njė karakter tė fortė dhe jam e gatshme tė pėrballoj ēdo sfidė. Jam element i pastėr politikisht dhe bijė e thjeshtė e kėtij vendi. Siguria ime mė e madhe dhe mbėshtetja e platformės elektorale qėndron nė epėrsinė qė ka platforma e PS-sė si parti e tė gjithė popullit, me njė sėrė projektesh pėr rritjen e mirėqenies sė tyre. Sė pari pėr papunėsinė, mbėshtetjen e fermerit, kreditimin e tyre, etj. Eksperienca e punės sime mė jep gjithashtu siguri.
Leonard Grėmi (PD). Ajo ka nė thelb platformėn qė ka elektorati i djathtė, transformimin e zonės rurale nga qendra e varfėrisė dhe mjerimit, nė qendėr tė prodhimit dhe mirėqenies. Pika e parė e programit ėshtė krijimi i qendrave tė prodhimit, menaxhimit tė qendrave bujqėsore, tregtimit tė tyre, rishikimi i marrėveshjes sė tregtisė sė lirė, pėr tė bėrė tė mundur mbrojtjen e prodhimit vendas, rishikimi i taksave doganore, tė cilat stimulojnė prodhimin e huaj pėr tė depėrtuar nė vend, qė ēon nė shkatėrrimin e prodhimit vendas. Gjithashtu ngritja e shkollave tė mesme bujqėsore, krijimi i fermave bujqėsore, rishikimi i pensioneve dhe barazimi i tyre mes fshatit dhe qytetit.
Rexhep Krasniqi (LZ-HK). Duke u nisur nga ideja dhe mentaliteti qė ėshtė krijuar me fuqizimin e gjithė shteteve monarkiste, mbi platformėn dhe programin e mbretit tonė Leka Zogu, programi ynė bazohet nė disa pika si; fuqizimi i fermerėve, biznesi i vogėl dhe i mesėm do tė marrė “frymė” nėpėrmjet kreditimit dhe uljes sė taksave, qė do tė thotė se shteti do t’i pėrgjigjet prodhimit tė fermerit dhe biznesmenit. Si rezultat deputeti kontrollon menaxhimin e fondeve dhe eliminimin e korrupsionit.
Mendoj se platforma e LZHK-sė ėshtė njė platformė e sė nesėrmes sė lumtur tė gjithė popullit, pa dallim feje, krahine dhe ideje. Tė gjithė para ligjit monarkist do tė jenė tė barabartė.

3- Cilat janė problemet qė ka zona dhe cili do tė jetė angazhimi juaj pėr t’i zgjidhur ato?
Dritan Prifti (LSI). Premtoj se brenda 3 muajve tė parė tė mandatit prioritet ėshtė ndėrtimi i njė depoje tė madhe frigoriferike nė Mbrostar, me sipėrfaqe ndėrtimi 10 mijė metra katror. Pra do tė jetė shumė e madhe dhe do tė arrijė tė magazinojė tė gjitha produktet e zonės time elektorale, pse jo madje edhe nga Lushnja. Jam i bindur se ky premtim do tė realizohet, sepse kam qenė nė Vjenė para 2 javėsh, ku kam mbyllur bisedimet me njė konsorcium austriako-gjerman pėr kėtė investim prej 3.5 milionė eurosh, i cili do tė fillojė shumė shpejt. Me kėtė i garantoj njė treg tė sigurt elektoratit tim, pasi sot sheh gjithandej toka tė papunuara, sepse janė shumė larg tregut. Gjithashtu do tė pėrqendrohem nė rimėkėmbjen e bujqėsisė dhe si forcė politike do tė garantojmė qė nė stinėn qė vjen tė ketė sistem kullimi dhe vaditjeje modern.
Rajmonda Stefa (PS). Kemi njė sėrė projektesh, tė cilat do t’i vėmė nė zbatim menjėherė. Zona e Libofshės ku kandidoj, qė pėrfshin 4 komuna ėshtė njė vend bujqėsor, ndaj premtimi mė i shpejtė qė unė do t’i bėj kėsaj zone ėshtė ngritja e njė kompleksi modern dhe bashkėkohor agrobiznesi, qė do tė ndėrtohet nė komunėn Tropojė, nė ish-kampingun e kosovarėve nė Seman. Eshtė 64 ha dhe ka njė studim kompleks pėr serra, pėr kompleks gjedhi, fabrikė qumėshti dhe njė treg tė madh rural me qark tė mbyllur nė tė gjitha linjat deri te dhomat frigoriferike. Eshtė njė projekt i miratuar nga qeveria dhe do tė realizohet nga donatorė tė huaj dhe biznesi vendas. Premtime tė tjera unė mund tė pėrmend atė qė kryeministri ka bėrė pėr elektoratit tim, lidhjen e Manastirit tė Ardenicės me bregdetin e Ndėrnėnasit,
Leonard Grėmi (PD). Problemet e zonės janė ato tė sigurimit tė jetesės, pasi varfėria ka arritur kulmin, ka mungesė tė vendeve tė punės dhe fuqia mė e madhe e aftė pėr punė ėshtė larguar e pashpresė. Njerėzit nuk kanė kushtet mė minimale tė jetesės si drita, ujė, kanalizime tė ujėrave tė bardha dhe tė zeza, ka mungesė tė investimeve, ka mungesė tregu tė prodhimit vendas. Nė thelb kjo zonė ėshtė njė qendėr internimi mė e keqe se ato tė viteve ‘90. Angazhimi im qėndron nė dy plane; pėrpunimi i politikave dhe i sistemit ligjor, qė do tė bėjė tė mundur tėrheqjen e investimeve kolosale pėr tė ndryshuar infrastrukturėn e fshatit, futja e kultivarėve dhe drejtimi i specializimit qė kėrkon tregu i brendshėm dhe tregu i huaj, rishikimi i tė gjitha marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė, qė sigurojnė mbrojtjen e prodhimit vendas dhe uljen e taksave tė karburanteve.
Rexhep Krasniqi (LZHK). Problemi kryesor i zonės ėshtė qetėsia dhe ndaj ne kemi nė sloganin tonė “Paqe, bashkim dhe vėllazėrim”. Stabilizim do tė thotė qė banorėt e tė gjithė zonės elektorale tė jenė vėllezėr me njėri-tjetrin, fermeri do tė ketė punė dhe s’do jetė e nevojshme tė shkojė nė emigracion. Kjo do tė thotė qė sa mė shumė tė fuqizojmė biznesmenėt dhe fermerėt, aq mė shumė ulim varfėrinė dhe standardin e ulėt tė jetesės. Infrastrukturėn e ka nė dorė shteti me fondet e tij. Zona ku kandidoj ka papunėsi, sėmundje, pavarėsisht se ėshtė njė zonė turistike, dhe ne do tė ndėrhyjmė nėpėrmjet vendeve monarkiste pėr tė ndihmuar zonėn.

4-Vlerėsimi juaj pėr rivalėt?
Dritan Prifti (LSI). Janė dy kandidatė qė mendoj se do tė jenė pranė me vota. Eshtė kandidati i PD-sė, Leonard Grėmi, tė cilin e njoh sepse ka qenė pjesė e shtabit tim elektoral 4 vjet mė parė. Ai ėshtė djalė i mirė, por pavarėsisht se ėshtė nga zona, i ka qėndruar larg asaj dhe nuk ka eksperiencė politike. Eshtė njė njeri qė vjen nga njė biznes, ka punuar pėr tė tjerėt dhe nuk ndjej rivalitet, pasi PD-ja historikisht ka marrė 18% tė votave dhe nuk mendoj se Grėmi do ta rrisė elektoratin opozitar. Ndėrsa nga PS-ja ėshtė Rajmonda Stefa, e cila nuk ka opinion tė mirė nė popull, shihet si njė person qė nuk ka edukatė, si njė person qė fjalorin e rrugės e pėrdor kudo, si njė njeri qė nuk ka mbėshtetje nė nivelet e larta tė PS-sė. Kėshtu
as te Stefa nuk shoh rivalitet.
Rajmonda Stefa (PS). Natyrisht ēdo fushatė ka rivalėt e vet dhe nuk mund tė them qė s’kam tė tillė, aq mė shumė qė unė kam nė zonė ish-deputetin e PS-sė, qė tashmė ėshtė konvertuar te LSI-ja, i cili pėr 4 vjet rresht nuk bėri gjė tjetėr veēse ndau elektoratin dhe PS-nė, pa i sjellė asnjė dobi kėsaj zone. Ai e shpėrdoroi besimin e elektoratit dhe nuk ka tė drejtė morale tė kėrkojė votėn. Leonard Grėmi ėshtė djalė i mirė, i paprovuar, por mendoj se ai nuk duhet t’ia kėrkojė votėn elektoratit, pėr arsyen e thjeshtė se nė vitin 1994, kur Libofsha u masakrua nga partia pėr tė cilėn i kandidon, duke qenė njeri publik, i angazhuar nė media, ai duhej tė bėnte njė prononcim ,qoftė moral, nė mbėshtetje tė bashkėfshatarėve tė tij, gjė tė cilėn ai nuk e bėri.
Leonard Grėmi (PD). Jemi pėrpara fakteve interesante dhe vlerėsimi qė bėn populli pėr kandidatėt ėshtė sipėrfaqėsor, sepse pavarėsisht se ne jemi duke kontaktuar me masėn e gjerė tė njerėzve, ata e kanė shumė tė vėshtirė tė njohin nė thelb formimin politik qė ka secili kandidat, kulturėn e tij politike pėr tė bėrė shtet dhe pėr tė kontribuar nė bėrjen e politikave qė i shėrbejnė zhvillimit tė ekonomisė. Njerėzit kanė pamundėsi kohore pėr tė njohur vlerat morale dhe intelektuale tė secilit kandidat, kėshtu qė fushata zgjedhore nėpėrmjet propagandės qė bėhet nga partia nė pushtet i shėrben dezinformimit dhe manipulimit tė opinionit publik dhe jo zbulimit tė sė vėrtetės.
Rexhep Krasniqi (LZHK). Tė gjithė janė njerėz tė respektuar pėr mua. Rajmonda Stefa, kandidate e PS-sė, pėr mua ėshtė njė qytetare e rregullt. Dritan Prifti ėshtė njė deputet i votuar, pavarėsisht se jeton nė Tiranė dhe nuk e njeh aq sa duhet zonėn e tij elektorale. Edhe Leonard Grėmi banon nė Tiranė dhe nuk e njeh zonėn qė kandidon. Gjithsesi, ėshtė elektorati ai qė do tė vendosė pėr zgjedhjet nė 3 korrik, nėse kėrkon shtet ligjor, apo njė shtet ku sundon varfėria, mjerimi, papunėsia, sėmundjet, mungesa e perspektivės, apo edhe korrupsioni.

 

Rezultatet e zgjedhjeve tė 2001

Dritan Prifti 8 670 vota ose 73.9%
Agron Milaj PD+BF 2 111 vota ose 18.0%
Nikollaq Nushi PDR 379 vota ose 3.23%
Rexhep Krasniqi Pl.Mon.D 133 vota ose 1.13%
Nure Lamēellari PKSH 129 vota ose 1.10%
Kozma Koēi PSD 106 vota ose 0.90%
Miti Zabiku PBDNJ 63 vota ose 0.53%
Donika Bushi AD 53 vota ose 0.45%
Lili Sema PASH 34 vota ose 0.29%
Armand Xhemali P.KONS 19 vota ose 0.16%
Bektash Gremi PBKSH 19 vota ose 1.16%
Taip Buzi PDK 8 vota ose 0.06%


PS 7557 vota ose 64.4%
PD+BF 2402 vota ose 20.4%
PDR 369 vota ose 3.14%
PAA 245 vota ose 2.94%
PBDNJ 238 vota ose 2.03%
PSD 198 vota ose 1.68%
PKSH 120 vota ose 1.02%
PBD 81 vota ose 0.69%
PLMDSH 66 vota ose 0.56%
PSKSH 44 vota ose 0.37%
PDK 23 vota ose 0.19%
PBKSH 21 vota ose 0.17%

 

Dritan Prifti
Ish-ministri nė garė pėr LSI

Dritan Prifti kandidon pėr herė tė dytė nė zonėn nr.72, por kėtė herė nėn siglėn e PS-sė. Ka lindur nė vitin 1968 nė Fier, ndėrsa studimet e larta i ka kryer nė fakultetin e Gjuhėve tė Huaja. Pėr rreth njė vit Prifti ka qenė drejtor i pėrgjithshėm i KESH-it. Mė pas ministėr Shteti pėr Energjetikėn dhe shef i kabinetit tė qeverisė Meta nė vitin 2000. Ndėrsa nė vitin 1998 ai ka qenė shef kabineti i Ministrisė sė Financave. Prifti ka punuar nė INSIG, nė departamentin e marrėdhėnieve me jashtė, ndėrsa nė vitin 1993 ka kryer masterin nė universitetin e Nju Meksikos, USA. Nė Shqipėri ėshtė kthyer nė vitin 1996, ku pėr rreth njė vit ėshtė marrė me aktivitet privat. Angazhimi i tij nė administratėn e lartė ka vijuar dhe nė vitin 1997 kur ka qenė shef i kabinetit tė ministrit nė Ministrinė e Punės dhe Ēėshtjeve sociale. Eshtė deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė qė nga viti 2001.

Rajmonda Stefa
Ish-prefektja nė garė elektorale

Rajmonda Stefa ka qenė prefekte e Qarkut Fier nė vitin 2004 dhe kandidon pėr herė tė parė si pėrfaqėsuese e PS-sė. Ka lindur nė Fier nė vitin 1957, ėshtė e martuar dhe ka dy fėmijė. Nė vitet 2000-2004 ka qenė kryefinanciere e PS-sė si dhe aktualisht ėshtė anėtare e KPD-sė. Studimet e larta i ka kryer nė fakultetin Ekonomik nė Tiranė. Mė pas ka qenė anėtare e Komitetit Ekzekutiv tė Kėshillit Popullor, rrethi Fier, nė vitet 1991-1992 ka qenė kryetare e forumit tė gruas Fier, ndėrsa nė vitet 1996-1997 ka punuar nė Ministrinė e Financės (dega e shoqėrive publike). Gjithashtu, Stefa ka qenė pjesė e kabinetit qeveritar edhe nė vitet 1998-2000. Rajmonda Stefa zotėron anglishten dhe italishten.

Leonard Grėmi
Gazetari qė pėrfaqėson PD

Leonard Grėmi kandidon pėr herė tė parė nė kėto zgjedhje si kandidat i PD-sė. Ai ka lindur nė vitin 1959 nė Libofshė tė Fierit dhe ėshtė diplomuar nė fakultetin e Shkencave Politike e Juridike, mė degėn Filozofi-Drejtėsi. Eshtė i martuar dhe ka dy fėmijė. Nė vitet 1983-1986 Grėmi ka qenė drejtues i organizatės sė rinisė nė Fier, ndėrsa nė vitet 1986-1989 gazetar te gazeta “Zėri i Popullit”. Pėr njė kohė tė gjatė Leonard Grėmi ka punuar si pedagog i Filozofisė dhe Sociologjisė nė fakultetin e Shkencave Politike e Juridike. Qė nga viti 1993 e ai punon nė sektorin e mediave private, nė mediat e shkruara dhe elektronike nė Tiranė. Aktualisht ėshtė drejtor i gazetės “Shekulli”, Radio +2, televizionit A1. Zotėron shumė mirė anglishten dhe italishten.

Rexhep Krasniqi
Studiuesi i vendeve monarkiste

Rexhep Krasniqi kandidon pėr herė tė parė nė kėto zgjedhje si pėrfaqėsues i LZHK-sė. Ai ka lindur vitin 1949 nė Fier, ndėrsa studimet universitare i ka pėrfunduar nė fakultetin Ekonomik tė universitetit tė Tiranės. Pas vitit 1990, Rexhep Krasniqi ėshtė angazhuar me aktivitet privat, ku ėshtė pėrqendruar nė fushėn e biznesit. Gjithashtu, Krasniqi vitet e fundit ėshtė angazhuar nė politikėn shqiptare, duke i kushtuar njė rėndėsi tė madhe studimeve tė standardeve nė vende tė ndryshime monarkiste, siē janė Danimarka, Suedia, Norvegjia, Holanda, Belgjika apo Anglia. Eshtė i martuar dhe ka fėmijė. Krasniqi njihet prej kohėsh si mbėshtetės i mbretit.

 
 

Faqe 27 - Bota & Rajon

 

Ish-kryeministri do tė qėndrojė nė Kosovė deri nė fillimin e gjyqit nė Hagė

 

Haradinaj shkon nė shtėpi pa folur me gazetarėt

 

Ish-kryeministri i Kosovės, Ramush Haradinaj, nė ora 9:30 ėshtė liruar nga burgu Sheveningenit dhe rreth orės 16:00 ka mbėrritur nė aeroportin e Prishtinės, ku ėshtė pritur nga familjarė dhe qindra mbėshtetės tė tij.

Bashkėshortja e tij Anita Haradinaj, ish-kėshilltari Ardian Gjini dhe ish-shefi i kabinetit kanė qenė tė parėt qė e kanė takuar ish-kryeministrin. Me tė zbritur nga avioni, Ramush Haradinaj u nis menjėherė me makinė drejt Prishtinės duke iu shmangur gazetarėve dhe operatorėve qė prisnin me interesim kthimin e tij. Ai zbatoi kėshtu kushtin e parė qė vendosi Gjykata e Hagės, sipas tė cilės ish-kryeministri nuk duhet tė bėjė deklarata nė media dhe nė publik. Ai ėshtė pėrcjellur nga policia holandeze nė aeroportin Shipol tė Amsterdamt, ku i ėshtė dorėzuar zyrtarėve tė UNMIK-ut. Haradinaj me linjė tė rregullt ajrore, nga ky aeroport pėrmes atij tė Vjenės ka fluturuar pėr nė aeroportin e Prishtinės. Nė kėtė rrugė e shoqėruan koordinatori i ekipit tė mbrojtjes, Majkell O’Relli, zėvendėskryeadministratori Rosin dhe kėshilltari pėr siguri nė qeverinė e Kosovės, Hasan Gashi. Ramush Haradinaj do tė qėndrojė nė Kosovė deri nė fillimin e gjykimit tė tij. Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova dhe kryeministri Bajram Kosumi pėrshėndetėn dje vendimin e Tribunalit tė Hagės pėr lirimin e pėrkohshėm tė ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. “Pėrshėndes vendimin e Gjykatės sė Hagės qė zoti Haradinaj tė mbrohet nė liri. Eshtė njė ngjarje me rėndėsi, ndėrsa zoti Haradinaj do tė veprojė sipas procedurės sė Gjykatės sė Hagės dhe pėr mua ėshtė kėnaqėsi qė ai ka mundėsi tė mbrohet nė liri dhe tė jetė pranė familjes sė tij, tė jetė njė qytetar i lirė qė i pranon normat dhe rregullat e drejtėsisė kombėtare e ndėrkombėtare”. Kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi nė njė prononcim tė tij tha se kthimi i zotit Haradinaj do tė ndikojė pozitivisht nė proceset politike edhe nė forcimin e besimit tė popullit tė Kosovės, nė funksionimin e drejtėsisė ndėrkombėtare. “Sot ėshtė ditė e gėzuar edhe pėr mua edhe pėr qeverinė dhe tėrė popullin e Kosovės. Kthimi i zotit Haradinaj do tė ndikojė pozitivisht edhe nė proceset politike, por edhe nė forcimin e besimit tė popullit tė Kosovės nė funksionimin e drejtėsisė ndėrkombėtare”. Vendimi i Tribunalit tė Hagės pėr lirimin e Ramush Haradinajt ėshtė i arsyeshėm, sepse ai i nevojitet UNMIK-ut pėr tė stabilizuar gjendjen nė Kosovė, shkruan gazeta austriake “Standard”. Nė vjeshtė pritet tė fillojnė bisedimet pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės dhe nė kėtė fazė Haradinaj mund tė ndihmojė, sepse negociatat do tė jenė tė gjata dhe mund tė zgjasin deri nė fund tė vitit 2006, konstaton “Standard”. Edhe “Jane’s Intelligence Digest” shkruan se kthimi i Haradinajt nė Kosovė privatisht ėshtė mirėpritur nga administrata e Kombeve tė Bashkuara, e cila shpreson qė ai tė ketė ndikim stabilizues gjatė negociatave pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės.

 


LZHK prezanton kandidatin per deputet ne Divjake: Do te nxjerrim vendin nga varferia

Lajmi i ores 11:00 AM
DIVJAKE (9 Qershor) -Detyre paresore e LZHK-se do te jete nxjerrja e vendit nga varferia dhe kjo do te arrihet me ulje te taksave dhe vjeljen korrekte te tyre. Keshtu deklaroi koordinatori i fushates se LZHK Dashamir Shehi, ne Divjake, gjate prezantimit te kandidatit te zones 65 Bedri Coku. Shehi tha gjithashtu se LZHK eshte e angazhuar te beje shtet dhe kete do ta arrije me ane te vendosjes se rendit. db/db(NEWS24/BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/

http://www.panorama.com.al/

Spahia e Shehi prezantojnė Kastratin nė Has

Drejtuesit kryesorė tė “Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar - Leka I Zogu”, Dashamir Shehi dhe Ekrem Spahia kanė prezantuar nė zonėn zgjedhore nr.11 tė Hasit kandidatin pėr deputet, Miftar Kastrati. Spahia dhe Shehi gjatė fjalės sė tyre kanė shpalosur platformėn elektorale tė LZHK-sė dhe vlerat e kandidatit Kastrati. Ēėshtja kombėtare, forcimi i institucioneve tė shtetit, vendosja e rendit dhe e qetėsisė nėpėrmjet ligjit, shkėputja e vendit nga varfėria, plaga e emigracionit dhe pika tė tjera tė karakterit lokal, ishin problemet qė u theksuan mė shumė nė fjalimet e drejtuesve tė LZHK-sė nė kėtė takim. Deri mė tani LZHK-ja ka prezantuar pjesėn mė tė madhe tė kandidatėve nėpėr zona nga drejtuesit e lėvizjes nė qendėr. Nė disa prej kėtyre takimeve prezantuese ka marrė pjesė edhe vetė Leka I.


 
07/06/2005
LE CHEF DU GOUVERNEMENT NANO A SALUE LA DECISION  DU TPI DE REMETTRE EN LIBERTE PROVISOIRE L'ANCIEN PREMIER MINISTRE DE KOSOVE HARADINAJ

     TIRANA, 7 juin /ATA/ Le Premier ministre albanais, Fatos Nano a salué aujourd'hui la décision du Tribunal pénal international (TPI) de remettre en liberté provisoire l'ancien Premier ministre de Kosove, Ramush Haradinaj. "C'est une décision exprimant l'intégrité de ce tribunal, son impartialité et son professionnalisme", a-t-il indiqué.
     "Le gouvernement albanais considčre cette décision comme un geste important qui aurait un impact positif sur les processus en cours en Kosove et qui pousse en mźme temps toute la société de Kosove ą collaborer avec le TPI et toutes les autres institutions internationales", a annoncé le service de presse du gouvernement.
     Nano a apprécié également le comportement positif de Haradinaj, qui est aussi une contribution en faveur de la Kosove. "Ce geste est un succčs pour la Kosove qui continuera ą accomplir les normes d'une démocratique multiethnique avec un statut européen", est-il indiqué par le service de presse. /nila/klod/rimi/LP/ 

 

08/06/2005

LE PREMIER MINISTRE NANO PRESENTE LES PROFILS PRINCIPAUX DE L'ECONOMIE ALBANAISE LES10 PROCHAINES ANNEES  
    
     TIRANE, 8 juin /ATA/.- Le Premier ministre Fatos Nano a présenté aujourd’hui  (mercredi) les profiles principaux de l'économie albanaise, lesquels “consolideront  les capacités compétitives de l'Albanie pour s'intégrer dans l'économie globale les 10 prochaines années ”.
     Lors d'un entretien avec des entrepreneurs et des exportateurs albanais dans le complexe d'huilerie  “Olim”, ą Tiranė, le Premier ministre Nano a fait savoir que  les points principaux de l'orientation de l'économie albanaise seront  “la production et le montage des articles de consommation , le tourisme cōtičre et la création d'une industrie touristique, ainsi que le traitement du potentiel agro-alimentaire, agricole et d'élevage du pays ". 
     Egalement, le Premier ministre Nano a assuré le soutien du gouvernement ą  "l'orientation des exportations"./m.d/s.s./LS/