http://www.kohajone.com/  Enjte, 12 Maj 2005

LZHK-JA KUNDER PRIVATIZIMIT TE "ALBTELEKOM"-IT

Levizja per Zhvillim Kombetar shprehet kunder privatizimit te "Albtelekom"-it. Dje, nepermjet nje deklarate per shtyp, ky grupim politik ka kerkuar nga Parlamenti dhe Presidenti i Republikes, te nderhyjne me mjete ligjore per te bllokuar procedurat e shitjes se kompanise se telefonise fikse. Sipas LZHK-se, ky qendrim i saj "synon te mbroje interesat e qytetareve dhe biznesit shqiptar si dhe te pengoje tentativat e qeverise per te rrenuar interesat ekonomike te vendit". Ne te njejten linje, levizja politike e Leka Zogut te I nuk ka nguruar ta cilesoje privatizimin e "Albtelekom"-it edhe si nje tentative per t'i shnderruar shqiptaret ne skllever te te huajve. "Qeveria socialiste ne menyre te papergjegjshme dhe antikombetare, me shitjen e "Albtelekom"-it dhe kompanive te tjera strategjike publike ne fund te mandatit te saj, po jep proven me te qarte se deshiron qe shqiptaret te jene pergjithmone sherbetore te te huajve edhe ne vendin e tyre. Kompanite strategjike qe po privatizohen, rrezikojne te bien, qofte edhe me ane te te treteve, ne duart e monopoleve te sotme te kundershtareve historike te Shqiperise dhe shqiptareve, duke shtuar edhe me tej rrezikun e cenimit te sovranitetit kombetar te vendit", thuhet ne njoftimin per shtyp te LZHK-se. Nder te tjera ky grupim politik ka argumentuar dhe koston e rende financiare qe sipas tij do te kete buxheti i shtetit ne rast privatizimi te kesaj kompanie. "Renia ne dore te te huajve edhe te ketyre pasurive themelore te vendit, do te krijoje vrima te tjera te zeza financiare, qe i shtohen monopolit te celulareve, cigareve, naftes, etj, duke shkaktuar daljen e paarsyeshme jashte Shqiperise edhe te qindra e miliarda dollaresh te tjere, djerse dhe gjaku i te gjithe shqiptareve", nenvizon LZHK-ja. Gjithshtu kjo levizje politike ka apeluar dhe prane kompanive te huaja kandidate ne kete privatizim, te mos synojne te behen pronare te "Albtelekom"-it. Pasi ne rast te ardhjes se saj ne pushtet, LZHK-ja jo vetem nuk do t'i njohe privatizimet zgjedhore, por duke respektuar te gjitha aktet nderkombetare ligjore, do te kerkoje madje dhe shpalljen e tyre ligjerisht te pavlefshme.

Tedi Blushi

 

http://www.panorama.com.al/

Faqe 4 - Politikë

fushata elektorale
opozita
 

Lista e kandidatëve për deputetë e Partisë Demokratike

 

Sot kryesia e PD vendos për detajet e fushatës

 
Eva Gjura

Listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike i mungojnë dhe 20 emra.

Në Shkodër, e cila ka nëntë zona elektorale, deri më tani dihet se do të kandidojnë nën siglën e PD-së vetëm nënkryetarja Jozefina Topalli dhe Nard Ndoka, që është vendosur pas marrëveshjes së nënshkruar mes PD-së dhe PDR-së. Për shtatë zonat e tjera të Shkodrës kryesia e PD-së ende nuk ka nxjerrë emra konkretë. Po kështu e pavendosur është Lezha, Mamurrasi, Fushë-Krujë, Kruja, tri zona në Tiranë, Gramshi, Tepelena, i pambullur është edhe Qarku i Fierit. Mësohet se lista e plotë e PD-së me të 100 kandidatët e saj për deputetë duhet të jetë gati para 20 majit, pasi në këtë ditë kryetari, Berisha ka menduar për të organizuar një takim festiv për të shpallur publikisht listën e plotë të kandidatëve të PD-së. Për të diskutuar rreth zonave të pashpallur dhe emrave të shumtë që Berisha ka në tryezë, pritet që sot të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike, e cila do i diskutojë dhe do i vendosë në parim. Pasi është Këshilli Kombëtar i kësaj partie organi vendimmarrës për miratimin e plotë të 100 emrave, të cilët do të kandidojnë nën siglën e PD-së për zgjedhjet e 3 korrikut 2005. Sipas Berishës pengesë për mosshpalljen e listës së plotë të kandidatëve të PD-së për deputetë janë dhe aleatët, sepse PD-ja ende nuk ka zyrtarizuar marrëveshjen e bashkëpunimit edhe me katër parti të tjera të qendrës së djathtë, të cilat kanë shprehur dëshirën e bashkëpunimit të tyre me PD-në në këto zgjedhje. Brenda kësaj jave kryetari i PD-së, Berisha duhet të nënshkruajë përfundimisht marrëveshjen me katër partitë me të cilat pret të ketë aleanaca në këto zgjedhje për t’i dhënë fund listës së kandidatëve të PD-së. PD-ja do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi në këto zgjedhje me Partinë e Gjelbër të drejtuar nga Kokëdhima, me PBL-në të drejtuar nga Starova, me PBKD-në të drejtuar nga Selfo dhe marrëveshje bashkëpunimi para ose paszgjedhore PD-ja pret të nënshkruajë edhe me PBNJ-në të drejtuar nga Dule. Berisha dy ditë më parë u shpreh se këto parti vërtet janë të vogla, por hapin probleme të mëdha.

 

 

Vëzhguesit

“PD-ja do të rekomandojë më shumë vëzhgues në zgjedhjet e 3 korrikut, pikërisht në zonat e mafias, të atyre që duan të shndërrojnë paratë e pista në mandate, kandidatë që PD-ja i ka denoncuar në shtyp. Këto do të jenë në mikroskop, do të vendosen në analizë mikroskopike edhe nga komuniteti ndërkombëtar”, është shprehur Berisha.

Kandidimi

Për PD-në nuk ka asnjë rëndësi nëse PS-ja e ka nxjerrë listën e 100 kandidatëve të saj apo jo. “Ne s’kemi asnjë lidhje me PS-në. Pothuajse një pjesë e kandidatëve tanë janë në zona dhe kanë filluar punën, por kanë mbetur një numër i vogël zonash që do të finalizohen shumë shpejt”, ka deklaruar dje kryetari i opozitës, Berisha.

Pensioni

“Nano në çdo moment është i mbërthyer nga paniku i humbjes së pushtetit. Mund t’i them se çdo ditë që kalon e afron drejt fundit të tmerrit që po përjeton . I vetmi avantazh për të është se nuk kemi të bëjmë me një tmerr pa fund, sepse data 3 korrik po vjen dhe ai merr pensionin e parakohshëm”, theksoi Berisha.

 

Partia Demokratike mirëpret PBDNJ
Jemi të hapur për aleanca me Dulen

Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut e drejtuar nga Vangjel Dule është e mirëpritur gjithmonë pranë nesh për të bërë aleanca para dhe paszgjedhore. Kështu është shprehur dje kryetari i Partisë Demkoratike, Sali Berisha. Kreu demokrat nuk e përjashton mundësinë e krijimit të një aleance zgjedhore me PBDNJ. Ai ka pranuar se sekretari i përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode është në bisedime me të gjitha partitë e qendrës së djathtë, duke futur këtu edhe PBDNJ-në e drejtuar nga Dule. Sipas Berishës, kjo parti, duke qenë ende në koalicion me PS-në, nuk mund të firmosë marrëveshje, por ka deklaruar gatishmërinë për të qenë në aleancën e drejtuar nga PD-ja. Lideri opozitar tha se: “Pavarësisht nëse do të bëjë koalicion me ne, para apo paszgjedhor do të jetë pjesë e qeverisjes së ardhshme”.

 

 

Lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike

Qarku Tirane
Bamir Topi
Edi Paloka
Spartak Ngjela
Bujar Nishani
Ylli Pango
Apollon Baçe
Neritan Sejamini
Shaban Memia
Besnik Mustafaj
Lulzim Basha
Luftim Ahmetaj PDR
Gëzim Karapici
Baki Shehu
Majlinda Bregu
Leonard Demi
Marjeta Pronjari
Sali Berisha
Engjëll Cara

Qarku Korçë
Ridvan Bode
Eris Hoxha
Mehmet Hoxha
Gjergj Pendovini
Edmon Spaho
Ilir Rusmajli
Ismail Hoxha
Besnik Jaçelli
Gramos Pashko

Qarku Durrës
Sami Gjergji
Flori Bajrami
Ferdinat Xhaferri
Gazmir Oketa
Genc Juka
Sokol Olldashi
Nriccim Babasi ?
I pavendosur

Qarku Fier
Blerim Çela
Mevlan Gjindolli
Ndini Ndoi
Ilir Bano
PDK
Viktor Gjini
Ilia File
Bedri Mihaj
Leonard Gremi
Fatos Beja
Artur Shehu
PDK

Qarku Elbasan
Aurel Bylykbashi
Omer Stringa
Mehmet Ibaj
Nuri Haso
Muharrem Kajolli
Hyqmet Lleshi
Bexhet Uruçi
Dashamir Sula i PR
Luan Malltezi
Skënder Çota
Flamur Shehu

Qarku Berat
Mehmet Gjeka
Dritan Aznedari
Leonard Kumaraku
Muharrem Çobo
Luan Bregu

Qarku Vlorë
Bujar Leskaj
Moisi Meminaj
Ardian Kullozi
Xhevahir Rexhepi
Arian Dhimertika
Genci Panozori
Besnik Aliaj
Grigor Pasko

Qarku Shkoder
Jozefina Topalli
Nard Ndokaj
Aldo Bumcci
Ferit Hoti ?
Valentin Palaj ?
Pjetër Arbnori ?
PBL ?
Rexhep Uka

Qarku Lezhe
Preç Zogaj
Zef Gjoka ?
Gjovalin Prenga
Pal Dajcci ?

Qarku Dibër
Gani Hoxha
Idriz Xhumari
Neshat Fanaj
Rahmi Koleci
Sali Shehu

Qarku Kukes
Aleksandër Biberaj
Fatos Hoxha
Jemin Gjana

Qarku Gjirokastër
Genc Ruli
Artur Roshi
Mitro Çela
I pavendosur

© 2003 Gazeta Panorama
 

http://www.shekulli.com.al/ 11/05/2005

Pëllumb Berisha jep dorëheqjen nga Këshilli Kombëtar i PD-së

Deputeti i PD-së kandidon në Durrës për LZHK-në

 

N.Perndoj

TIRANË- Pëllumb Berisha nuk do të përfaqësojë më PD-në në zgjedhjet e korrikut. Mandati që ka fituar nën siglën e kësaj partie do të jetë i fundit për të. Pëllumb Berisha pritet të prezantohet në zonën 28 të Durrësit si kandidat i LZHK-së, përballë kandidatit reformator që do të garojë nën siglën e PD-së, Ferdinand Xhaferri. Pëllumb Berisha është votuar nga Kuvendi i fundit i PD-së për anëtar të Këshillit Kombëtar. Por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për të, duke dashur që të kandidojë sërish për një mandat të dytë. Para disa ditësh, kryesia e PD-së miratoi të gjithë kandidaturat e Durrësit, por emri i Pëllumb Berishës nuk figuronte. Për këtë arsye, duke dashur që të largohet nga politika me votë, siç u shpreh dhe vetë ai, Pëllumb Berisha vendosi që të pranonte ofertën e LZHK-së për të garuar nën siglën e saj. Berisha ka dhënë dorëheqjen edhe nga anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. “Unë kam dhënë dorëheqjen para se të merrja vendimin për të kandiduar. Arsyeja kryesore për të cilën unë pranova të kandidoj nën siglën e LZHK-së ka qenë se unë dua të largohem nga politika me votë. Unë e di që njerëzit vazhdojnë të më duan akoma dhe se kam lënë disa punë përgjysmë në favor të elektoratit tim, duke dashur që t’i mbyll në një mandat tjetër”, - tha dje për “Shekullin”, Pëllumb Berisha, tashmë anëtar i LZHK-së dhe kandidat i kësaj force. Ai është i pari deputet deri më tani që ka pranuar publikisht se është larguar nga PD-ja për të garuar nën siglën e LZHK-së, ndërkohë që e njëjta ofertë është bërë edhe për disa deputetë të tjerë, të cilët nuk do të jenë më në listën për kandidatë. Nisur nga lista paraprake që PD-ja ka bërë publike edhe përmes kryesisë së parë të saj, një pjesë e mirë e deputetëve aktualë të PD-së do të mbeten jashtë saj, në shpresë se disa prej tyre mund të kandidojnë për disa zona të mbetura si në Fushë-Krujë, Laç, Shkodër apo Lezhë. Deri më tani janë bërë publikë rreth 70 emra kandidatësh, përfshi edhe kandidaturat e aleatëve, ndërkohë që 30 të tjerat do të dalin brenda kësaj jave.

http://gazetametropol.com/
Nisin bisedimet PD-LZHK
11 Maj  Përfaqësues të koalicionit kanë zhvilluar dje bisedimet për formulën e bashkëpunimit

Fraksionet e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar pranojnë marrëveshjen

Pavarësisht se krerët e LZHK-së janë deklaruar se do të dalin të vetëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, fraksione të ndryshme brenda saj nuk kanë hequr dorë nga ideja për një bashkëpunim pjesën tjetër të opozitës. Burime në PD bëjnë të ditur se nga një pjesë e lëvizjes monarkiste ka pasur takime, për të bashkëpunuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Të njëjtat burime saktësojnë se dje është zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të PD, aleatëve të saj dhe përfaqësuesve të LZHK-së që janë pro bashkëpunimit me Partinë Demokratike. Të njëjtat burime shprehen se takimi ka qenë shumë konfidencial, ndërsa diçka më zyrtare pritet të zhvillohet ditët e ardhshme. Ndaj dhe është kërkuar zbardhja e emrave, që kanë nisur kontaktet e para mes të dy forcave, aq më shumë kur sekretari i Përgjithshëm i PD-së, që po zhvillon negociatat me aleatët, nuk ndodhet në Shqipëri.

Negociatat

Për të zhvilluar negociatat me partitë e djathta dhe aleatët, nga PD është caktuar sekretari i Përgjithshëm, Ritvan Bode. Të njëjtat burime shprehen se ai nuk ka qenë i pranishëm në takimin e djeshëm, pasi prej disa ditësh ndodhet në Vienë për arsye personale, pra takimi i djeshëm ka qenë jozyrtar. Biseda është zhvilluar në një nga lokalet e Tiranës dhe mësohet se përfaqësuesit që janë pro bashkëpunimit me PD të LZHK-së janë duke përgatituar dhe një draft mbi formulën e bashkëpunimit, i cili është në përpunim e sipër. Nga të njëjtat burime mësohet se nuk bëhet fjalë për lënie zonash të lira dhe bashkëpunime të tjera të kësaj forme. Marrëveshja përqëndrohet kryesisht në shmangien e sulmeve ndaj kandidatëve të të njëjtës parti dhe në zona të veçanta kandidatët të mbështesin njëri-tjetrin në mënyre respektive. Pra, në ato zona ku LZHK shkakton rrjedhje votash në sistemin mazhoritar për PD, por që nuk siguron dot numrin e duhur të votave të luftojë të marrë maksimumin në sistemin proporcional.

Iniciativa

Burimet shprehen se përkrahësit e koalicionit të LZHK-së që prej një jave kishin dhënë sinjalet e para për një afrim me PD, por kjo gjë nuk është bërë e mundur. Kjo temë është diskutuar dhe më parë mes përfaqësuesve të LZHK dhe atyre të PD, por sërish kontradiktat që lindën pas shkëputjes së një grupi partish, si dhe kundërshtimi i disa prej drejtuesve të lëvizjes ka bërë që deri më tani të mos arrihet diçka konkrete. Nga ana tjetër, krerët e lëvizjes shpresojnë të arrijnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare një rezultat të ngjashëm me atë që arriti pretendenti për fron në vitin 1997, kur shqiptarët votuan për mënyrën e sistemit, por në atë kohë kjo lëvizje mori në pjesën dërrmuese votat e PD-së. Vetëm një ditë më parë kreu demokrat Berisha u shpreh se nuk do të ketë marrëveshje me LZHK, pasi, sipas tij, Nano ka shtrirë duart në këtë lëvizje, duke akuzuar kështu një pjesë të drejtuesve të saj për bashkëpunim me të majtën.

Spahia: Do shikojmë formulën hap pas hapi

Kryetari i Partisë Lidhja e Legalitetit, Ekrem Spahia, tha dje për “Metropol” se LZHK do të dalë e vetme në 100 zona elektorale, por nuk përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit në ato zona, ku mund të shmanget rrjedhja e votave. “Ashtu siç e ka deklaruar dhe mbreti, ne do të dalim me 100 kandidatë në të gjitha zonat elektorale. Për sa i përket pyetjes tuaj në do ketë ndonjë marrëveshje, kjo do të shikohet hap pas hapi, të paktën për ato zona ku as PD nuk i merr dot votat. Kjo bëhet me qëllim që të mos ketë rrjedhje votash drejt së majtës”, tha Spahia. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka në përbërje të saj parti që në zgjedhjet e vitit 2001, kanë qenë në koalicion me Partinë Demokratike dhe shumë prej deputetëve të saj i kanë marrë mandatet e deputetit pikërisht në sajë të këtij bashkëpunimi.



http://www.panorama.com.al/ 

 
viti IV, Nr:941
E Mërkurë 11 Maj 2005

 

 

Faqe 5 - Politikë

 

Partia Demokratike nuk do të rikandidojë 18 deputetë të grupit të saj parlamentar në zgjedhjet e reja

 

LZHK mbledh të pakënaqurit e PD

Dashamir Shehi: Mirëpresim ata që duan të bashkohen me ne
 
Eva Gjura

Deputetët e pakënaqur të Partisë Demokratike do të kandidojnë nën siglën e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Drejtuesit e LZHK-së kanë pranuar dje se janë në bisedime me disa deputetë të papërfshirë në listën e re të kandidatëve të PD-së dhe shumë shpejt do të deklarohen publikisht emrat e tyre.

Ndërsa vetë deputetët e Partisë Demokratike, të cilët tashmë e dinë se nuk do të jenë në listën e 100 kandidatëve të opozitës shprehen me gjysmë zëri se nëse forca politike, ku ata aderojnë aktualisht nuk do t’i kandidojë më, atëherë mundësia që ata të largohen për të kandiduar nën siglën e LZHK-së është mjaft e madhe.

Largohen 18
Partia Demokratik nuk do të kandidojë më për deputetë një pjesë të mirë të emrave që aktualisht i ka në Parlament. Gati 18 deputetë, që janë në Kuvend nën siglën e PD-së nuk do të rikandidojnë më në zonat e tyre megjithëse pjesa më e madhe kanë fituar drejtpërsëdrejti. Disa nga këta deputetë, të cilët tashmë e kanë mësuar se nuk do të rikandidohen më, kanë hyrë në bisedime me drejtues të LZHK-së për të kandiduar nën siglën e tyre. Drejtuesi i LZHK-së, Dashamir Shehi e ka pranuar se janë në bisedime me disa deputetë të PD-së, të cilët duan të largohen nga formacioni i tyre politik për të kandiduar nën siglën e LZHK-së. “LZHK-ja i ka dyert e hapura për çdo njeri, i cili do të bashkohet me ne për të kontribuar në ndryshimin e madh të Shqipërisë. Ne jemi gjithmonë të hapur për njerëz të ndershëm dhe që e mbështesin programin politik të kësaj lëvizjeje. Ne nuk bëjmë dallime nëse është demokrat, republikan apo ballist, të gjithë që duan të punojnë me ne, ne i mirëpresim”, kështu është shprehur dje Dashamir Shehi i pyetur nga gazeta. Gjithashtu ai ka pranuar se deputeti i PD-së në Durrës në zgjedhjet e 2001-shit Pëllumb Berisha, në zgjedhjet e 3 korrikut 2005 nuk do të kandidojnë më nën siglën e PD-së, por nën siglën e LZHK-së. Dashamir Shehi pranoi gjithashtu se po diskutohet edhe me deputetë të tjerë të PD-së, të cilët janë të pakënaqur nga PD-ja dhe tha se: “Tani për tani nuk duam t’i bëjmë publikë emrat e tyre, por shumë shpejt do t’i njihni edhe ju se kush janë”.

Të papërcaktuara
Partia Demokratike i ka ende të papërcaktuara edhe 20 kandidatura për deputetë. Shkodra është e papërcaktuar, ashtu sikurse Laçi, Lezha, Kruja e Fushë-Kruja, dy zona në Tiranë, Kamza dhe Vora, Përrenjasi, dy zona në Fier, një zonë në Tepelenë dhe Ersekë Këto qytete ende nuk janë njohur me kandidaturat e PD-së për deputetë. Mësohet se ka mjaft ndërhyrje për këto zona te kreu demokrat, i cili megjithëse i ka piketuar emrat që do të kandidojnë sërish nuk po gjen konsensusin e duhur për t’i shpallur këto kandidaturat në zonat përkatëse.
Koha është mjaft e shkurtër dhe procesi i përzgjedhjes së emrave duhet të marrë fund, pasi fushata zyrtare së shpejti do të fillojë dhe kandidatët nuk janë njohur ende me zonat, në të cilat një pjesë e mirë kanë gati një muaj që kanë filluar propagandën e tyre. Berisha u shpreh një ditë më parë se “vërtet jemi pak vonë për shpalljen e kandidaturave për deputetë, pasi një pjesë e mirë tashmë e kanë filluar fushatën, por janë aleatët ata të cilët po e vonojnë punën”. ”Megjithëse të vegjël problemet po na i nxjerrin të mëdha” është shprehur Berisha gjatë një prononcimi për shtyp.

 

Aleancat
PD: S’bëjmë aleancë me LZHK

Në zgjedhjet e 3 korrikut 2005 Partia Demokratike do të bëjë aleanca me shtatë parti politike, por jo me LZHK-në. Deri më tani janë zyrtarizuar tri të tilla me PR-në, PDR-në, e PDK-në. Pritet që marrëveshje bashkëpunimi në këto zgjedhje Berisha të nënshkruajë edhe me katër parti të tjera. Ato janë PBL e Starovës, Partia e Blertë e Kokëdhimës, PBKD e Selfos. Bashkëpunim do të ketë edhe me PBDNJ-në.

 

Më 20 maj PD shpall deputetët

Më 20 maj Partia Demokratike pritet të mblidhet në një takim të madh festiv për të shpallur publikisht të 100 kandidaturat e saj për deputetë. Pas përzgjedhjes së emrave me të cilët PD-ja do të konkurrojë në zgjedhjet e 3 korrikut 2005, prezantimi publik i tyre do të bëhet ose në sheshin Skënderbej ose në Pallatin e Kongreseve.

LZHK shpall kandidaturat më 14 maj

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar do t’i prezantojë të 100 kandidaturat e saj për deputetë më 14 maj. Drejtuesit e LZHK-së shprehen se listës së tyre nuk i mungojnë edhe shumë emra, prandaj do të jetë fundi i javës që do të mbyllë gjithçka. Më pas secili kandidat do të vazhdojë punën në zonën e tij dhe për t’u përgatitur për zgjedhjet e 3 korrikut.

 

Berisha pret kandidatët e Durrësit, Vlorës e Elbasanit
Problemet e para në tryezën e kryetarit

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka pritur dje në zyrën e tij kandidatët për deputetë të Vlorës, Durrësit dhe të Elbasanit së bashku me kryetarët e degëve të PD-së të këtyre qyteteve. Takimi ka qenë më shumë teknik, me qëllim që kryetari Berisha të njihej me mbarëvajtjen e punëve të secilës zonë, çfarë problemesh kanë, si do t’i ndihmojë dega e PD-së në çdo qytet etj, pasi përzgjedhja e kandidaturave atje ka mbaruar. Në Durrës, PD-ja ka zgjedhur si kandidat të saj, Sami Gjergjin, Sokol Olldashin, Flori Bajramin, Ferdinant Xhaferrin, Gazmir Oketën, dhe Genc Jukën. Ndërsa në Elbasan janë Aurel Bylykbashi, Omer Stringa, Mehmet Ibaj, Nuri Hasa, Muharrem Kajolli, Hyqmet Lleshi, Bexhet Uruçi. Si kandidat për deputet në Vlorë janë paraqitur Bujar Leskaj, Moisi Meminaj, Ardian Kullozi, Xhevahir Rexhepi e Arjan Dhimertika. Këta kanë njohur kryetarin e PD-së me problemet që kanë zonat e tyre me listat e zgjedhësve, ku sipas tyre, janë vënë re mjaft mangësi. Gjithashtu mësohet se çështja e financimeve të tyre ka qenë një tjetër temë e diskutimit mes kandidatëve për deputetë dhe kryetarit të PD-së.

 

Meta: LSI do të fitojë kundër PS dhe PD

"Vota për LSI-në është jo vetëm mënyra më e mirë për ta larguar këtë qeveri, e cila tallet dhe i përbuz shqiptarët e popullin e vet, por është mënyra më e mirë për të penguar rikthimin në pushtet të Sali Berishës dhe PD-së". Kështu është shprehur dje kryetari i LSI-së, Ilir Meta gjatë prezantimit të Viron Bezhanit si kandidat për deputet i kësaj partie në zonën 37 në Tiranë. Kreu i LSI-së i ka akuzuar pushtetarët aktualë si përgjegjës për shifrat alarmante të papunësisë në Shqipëri. 'Mos harroni se janë këta pushtetarë të papërgjegjshëm, të cilët mbajnë përgjegjësi për papunësinë e jashtëzakonshme me të cilën ndesheni ju, dhe shqiptarët sot. 140 mijë vende pune më pak se katër vite më parë ka sot në Shqipëri. Ndërkohë që këta pa u skuqur fare nga turpi për këtë që kanë bërë, premtojnë 100 mijë vende të reja për katër vitet e ardhshme", tha Meta. Kjo ndodh se këta njerëz kanë masakruar biznesin e ndershëm, sepse këta nuk kanë lënë sektor të tregut pa u futur, pa krijuar kompanitë e tyre, pa u bërë ortak, pa prishur konkurrencën e ndershme, pa marrë më qafë me mijëra e mijëra biznese, sidomos ato të voglat e të mesme. Ndersa Bezhani tha se: "Unë kam bindjen se me fitoren e LSI-së do të fitojë dashuria mbi urrejtjen, drejtësia mbi padrejtësinë, gëzimi mbi trishtimin e mungesën e shpresës që po përjetojnë të gjithë qytetarët. Do të fitojë dinjiteti i nëpërkëmbur nga poshtërimi që i është bërë qytetarëve këto 15 vjet tranzicion".

 

 

Faqe 24/25 - Aktualitet

6 0 0 - v j e t o r i i s k e n d e r b e u t
s e k r e t i i p e r k r e n a r e s
 

Shpjegimet për kurorën që simbolizon bricjapin

 

Sekreti i brirëve në përkrenaren e Skënderbeut

 
Prof. Mihallaq Xhavo

Të mos mjaftohemi kurrë me aq sa dimë për të shkuarën, e për më tepër për figurat mitike si Skënderbeu.

Madhështia e tyre, shtatlartësia e tyre ka plane të dukshme e të padukshme, nganjëherë misterioze sepse pemët madhështore i largojnë rrënjët dhe i fshehin aq larg sa mendësia e një lulelakre nuk mund t’i imagjinojë.
Nuk është meritë e jona asnjë zbulim i ri mbi Skënderbeun, por e dritës që ai ka rrezatuar e vazhdon të rrezatojë për të plotësuar madhështinë e tij, zili e shumë fqinjëve tanë.
Historianët që kanë kontribuar deri tani në njohjen dhe modelimin e figurës së Skënderbeut vijnë nga fusha të ndryshme, por me bazë të njëjtë, që është rikrijimi nëpërmjet fakteve i një realiteti sa më konkret informativ mbi të. Pra ato mund të rikrijojnë realitetin e Skënderbeut për aq sa ne kuptojmë për realen, për aq sa ne dimë për këtë botë ku ne jetojmë.
Por mjafton të mendojmë pak se sot, në erën e informacionit, opinioni publik di shumë pak për mekanizmat e vërtetë që lëvizin botën e sotme, për të mos thënë që ka mekanizma të krijuar me qëllim që ta devijojnë e ta gënjejnë atë. Sa zhgënjyese është ideja se ajo që manifestohet, shkruhet haptazi është e vërtetë, aq më tepër e vërteta historike. Historisë i mbetet vetëm pluhuri i ngjarjeve, hiri i asaj që ishte dhe t’i besosh ose të mjaftohesh me historinë zyrtare, pozitiviste do të thotë ta marrësh hirin për dru të padjegur.
***
Sot ekziston një okultizëm teknologjik, okultizëm bankar dhe monopolizmi shkencor, ky është misteri i kohës tonë moderne. Në mesjetë dhe në rilindjen evropiane ekzistonte një mister tjetër, ai i mistikëve, templarëve, alkimistëve, dhe i ndërtuesve të katedraleve. Kjo botë u rrezikua nga dyndjet osmane dhe Gjergj Kastrioti si fisnik i asaj kohe, pra rrjedhimisht i ndërgjegjshëm për vlerat e saj e mbrojti me vetëmohim këtë kulturë. Mos vallë ai ishte nga të fundit templar, ishte pjesë e atij organizimi gjigant evropian i rozkruasë, i dijes mistike të alkimistëve ku edhe fisnikët shqiptarë të mesjetës mund kenë pasur eksperiencat e tyre jo më pak inferiore se ato evropiane.
Kjo fushë është një pjesë e historisë së Evropës, mjaft e fshehtë me një logjikë të veçantë kërkimi, me vlera shumë specifike, por edhe e demigruar shumë nga pozitivizmi dhe materializmi i shekujve të fundit, viktimë e të cilës janë edhe historianët. Në këtë fushë mund të futesh nëpërmjet simboleve dhe gjuhës së tyre, aq e dashur për mendimtarët e asaj kohe. Ata flisnin me gjuhën e analogjisë së kodeve, stemave që i vendosnin në veshjet e tyre, në përkrenaret e tyre të cilët tregonin gradën e caktuar të evoluimit në dijen, artin e madh të asaj shkencë mistike mbarë evropiane, që ishte edhe faktori i vërtetë i bashkimit të asaj Evrope.
***
Kudo që shkonte një kalorës, mbret, në rastin tonë Skënderbeu, paraqiste simbolet e tij të fisnikërisë që kishin një gjuhë universale e njohur nga ata, por jo nga masat e popullsisë.
Njohësit ishin mjeshtra të dijes së asaj kohe, të dijes Arkane (dije sekrete të antikitetit) të shkallëzuar sipas njohjes në fusha si ajo e astronomisë, astrologjisë, matematikës, alkimisë. Për kulturën e shumë studiuesve tanë profesionistë, alkimia është karikatura e kimisë. Por le ta gëzojnë ata injorancën e tyre, alkimia e asaj kohe ishte shkenca e evoluimit total të njeriut nëpërmjet një disipline të caktuar, sekrete, privilegj i kastave fisnike. Metalet që ata kthenin në arë dhe guri filozofik i tyre ishte realizimi i vetëdijes totale, rrezatuese dhe hyjnore. Njohja e këtyre sekreteve është shumë e vështirë edhe për faktin se ajo dije përdor me qëllim një gjuhë mundi, për të devijuar kuriozët e sipërfaqshëm, por edhe dëshira e ndryshimit të vetvetes, transformimit të unit është premisë e parë që ato sekrete të dorëzohen shkallë-shkallë.
***
Kastriotët mbanin stemën e shqipes me dy kokë, por e veçanta është se Skënderbeu mbajti veç saj si personale përkrenaren e famshme të tij. Çfarë do të thotë ai me ato dy brirët e cjapit? Kujt i drejtohej ai me ato simbole surreale dhe përse fisnikë të tjerë shqipëtarë pas tij ose njëkohësisht me të nuk e mbanin atë simbol? Mos ndoshta duheshin merita të caktuara për të mbajtur një përkrenare me të tilla simbole?
Përse kjo përkrenare u transportua brez pas brezi dhe u ruajt në muzeun e Vienës?
Po t’i hedhim një sy mesjetës me respekt për dijet dhe kulturat e saj, pa arrogancën e të diturit modern dhe po të pranojmë si të mirëqenë filozofinë e asaj kohe do të zbulohen rastësi interesante.

Duke përdorur edhe ne analogjinë si metodë studimi (ndërkohë që antikët e përdornin si metodë njohëse) do të vëmë re se nga astrologët e asaj kohe shenjat astrologjike kishin të bënin me një domethënie të caktuar që lidhej me nivelin e dijes dhe llojit të planetit që e dominon atë. Për ata, pra për mjeshtra në nivele të larta të alkimisë dhe astrologjisë dihej se ai që dominonte shenjën e vështirë të Saturnit është kalorës i dijes në nivel shumë të lartë dhe për rrjedhojë, mbante simbole në funksionin e gradës në rastin tonë, bricjapin. Dijetarë dhe alkimistë të asaj kohe e dinin midis tyre se kapuçi i tejzgjatur dhe i përkulur që ata mbanin simbolizonte bricjapin dhe i lejohej ta mbante vetëm ata që në rrugën e njohjes Arcane dhe Hermetiste njihnin misterin e rimishërimit.
***
Rëndësia e veçantë dhe sekrete njëkohësisht e kësaj shenje zodiakale vjen nga lidhja e saj me Saturnin. Nga ky planet, sipas Ermetistëve evropianë, shpirti fillon rrugën e tij drejt rilindjes, mishërimit dhe duke kaluar sferat planetare arrin Hënën, ku ndalon për të parë kozmosin në pritje të momentit dhe horoskopit të përshtatshëm, nëse mund të shprehemi kështu, për të rilindur në botën e mishit e të kockës. Simboli i bricjapit ka qenë i përdorur me këtë kuptim edhe në Orient, por në Perëndim është reduktuar në figurën e cjapit. Në mesjetë zakonisht ishte edhe një kombinim cjap-peshk (Saturni-Hëna). Në imazhet më antike babiloneze prezantohet një cjap me bishtin e një peshku. Ky kombinim i dyfishtë kishte një domethënie të thellë Arkane, Bricjapi mbretëron në të vërtetë si mbi njeriun e brendshëm, ashtu edhe mbi atë të jashtmin, pra sipas mentalitetit të asaj kohe tek njeriu, Bricjapi simbolizon bashkimin e strukturës së brendshme me të jashtmen. Bricjapi udhëhiqet nga Saturni, zoti i kohës, prandaj në antikitet është i lidhur edhe me shpatën, ajo që mbron jetën e dominon vdekjen. Ekziston një lidhje midis ndërtuesve të katedraleve të Bricjapit, strukturave të mëdha arkitektonike e të numerologjisë Indiane, misteret Arkane të Bricjapit ato i quajnë makara.
Kjo ishte zgjuarsia Arkane e Templarëve, mbrojtësve të kristianizmit dhe mund të kujtojmë se Evropa e hershme dhe e sotme e njeh Gjergj Kastriotin si mbrojtës të kristianizmit, i vetëdijshëm edhe për vlerat mistike-ezoterike të tij.
Në sistemet Kabalistike, në simbolet e letrave të tarokut gjejmë përsëri cjapin dhe e gjithë kjo do të mbetej një lojë koincidencash absurde po të mos përdorim teknologjinë e të menduarit të asaj kohe, analogjinë që na fton t’i shikojmë me shumë kuriozitet e vëmendje simbolet e përkrenares së Skënderbeut.
***
Për përkrenaren e Skënderbeut ka shumë fabula e histori, përsa i takon dhisë të zgjedhur nga ai si simbol, por për ne duken jo fort bindëse po të kemi parasysh përgjegjësinë e simboleve në atë kohë, dhe kotësinë e tregimit të këtyre përrallëzave popullore në oborret fisnike të Evropës, që siç e dimë ishte një Evropë kristiane me themele të dijes mistike ku respekti dhe njohja që Skënderbeu gjente në ato oborre vinte nga këto vlera të dijes që ai patjeter duhet t’i zotëronte. Ai mbante simbolin e cjapit për ato motive të vlefshme okulte që përmendëm, në shenjë grade dhe respekti, ai përfaqësonte shkollën shqiptare okulte, njohëse dhe transmetuese e traditës së mistereve po aq antike sa vetë shqiptarët. Pas tij kjo shkollë ezoterike shkrihet.
Që atëherë ne nuk e gjejmë më të përdorur simbolin e cjapit ose dhisë dhe që atëherë u çorodit dhe humbi vula antike e shqiptarëve e kërkuar, e dëshiruar më vonë nga të gjithë patriotët.

“Libri i luftës” ka vizatime si të Leonardo Da Vinçit. I përket shekullit XV
Libri i Skënderbeut vjen në Tiranë

Një libër i Skënderbeut vjen në Tiranë. I përket shekullit të XV dhe i takon bibliotekës së Skënderbeut. Eshtë një libër në pergamen dhe është me 281 faqe. Sipas drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar libri me titull “Libri i luftës” ka vizatime në lidhje me luftën. “Eshtë një libër i cili ka qenë në duart e Skënderbeut, pasi bën pjesë në bibliotekën e tij. Ndodhet në bibliotekën e Vaimarit. Nuk e ka parë asnjë studiues deri më sot. Di që vetëm kanë cituar nëpër shkrime që ekziston një libër i tillë”, tregon për gazetën drejtori Moikom Zeqo. Sipas tij libri do të publikohet në Tiranë pak ditë më vonë. “Unë i bëra një kërkesë Drejtorisë së Bibliotekës së Vaimarit që ma solli librin të dixhitalizuar, e kemi stamposur tashmë. Më vonë do të bëjmë publik librin dhe do të publikojmë në një ekspozitë vizatimet”, tregon më tej Zeqo. Sipas tij këto vizatime janë të ngjashme me ato të Leonardo da Vincit. “Këto vizatime kanë një gjë shumë interesante, se janë të kohës kur përfundoi epoka e armëve të ftohta, ku bëjnë pjesë shpatat, shigjetat dhe deri në epokën e armëve kur pushtohen kështjellat, si luftohet në mënyra të ndryshme”, shton ai.

© 2003 Gazeta Panorama