E Shtune, 12 Shkurt 2005 http://www.korrieri.com/
Legalistet: Pse duhet te ike Begeja
Perkeqesohen marrdheniet midis drejtuesve me te larte legaliste dhe kryetarit te grupit parlamentar te Levizjes per Zhvillim Kombetar, Maks Begeja. Zyrtare te larte te PLL-se bejne te ditur se aktualisht, ka nje presion ne rritje te bazes legaliste, lidhur me veprimtarine politike te pakenaqshme dhe aspak rezultative te grupit te LZHK-se ne Kuvend. Ata shprehen se po vihen re qartazi tentativa te Begese, per te shtene ne dore drejtimin politik te LZHK-se, pervec atij parlamentar. Legalistet vleresojne si te papranueshme qendrimet e Begese, lidhur me largimet dhe mungesat e pajustifikuara te tij ne seancat e rendesishme plenare.

Nga ana tjeter, legalistet, ne mbledhjen e fundit te Keshillit Kombetar, e kane perkthyer qendrimin e Begese per pjesemarrje me cdo kusht te perfaqesuesve te LZHK-se ne Komisionin qeveritar per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, si tentative per te percare te djathten dhe per te nxitur futjen me cdo kusht te PD-se ne kete komision. Sipas tyre, vete fakti i propozimit te nje kandidature nga Begeja, ne emer te LZHK-se per kete komision, po sipas legalisteve, "te le te kuptosh se ky veprim nuk ishte asgje tjeter, vecse efekti i karremit per realizimin e skemes se Nanos". Nga ana tjeter, legalistet kane reaguar edhe ndaj deklarates se Begese per nje aleance qeverisese paszgjedhore te LZHK me LSI, duke e vleresuar ate si nje deklarate personale. Ata e kane konsideruar kete deklarate si nje kundervenie te drejteperdrejte ndaj deklarimeve te meparshme te metonjesit per fronin mbreteror Leka Zogu, per "mosdeklarimin e asnje aleance te paragjykuar, para apo paszgjedhore".

Keto pakenaqesi kane qarkulluar me kohe midis legalisteve, por rasti i pare i shfaqjes publike te divergjencave midis drejtuesve me te larte te PLL-se dhe Begese, u be i dukshem gjate javes se kaluar ne nje konference per shtyp te nenkryetarit te PLL Murat Basha, menjehere pas deklarimit te Begese ne takimin me Presidentin e Republikes per caktimin e dates se zgjedhjeve parlamentare brenda afatit kushtetues. Legalistet e akuzojne Begene se ka shfrytezuar autoritetin per te marre edhe postin e sekretarit te njerit nga komisionet e perhershme parlamentare.

Drejtuesit me te larte te PLL deklarojne se ata perfundimisht i kane hequr mbeshtetjen politike Begese, si kryetar i grupit te LZHK, gje qe duket se ve ne pikepyetje vijueshmerine normale te tij ne krye te grupit parlamentar. Por, pavaresisht nga metimet e krereve te PLL-se, ne baze te Rregullores se Kuvendit, Begeja e con deri ne fund te kesaj legjislature mandatin e tij si kryetar i grupit parlamentar te LZHK-se.

A.META
 
 
Legalizimet, cmimi maksimal 28 euro/m2
E Shtune, 12 Shkurt 2005
Metodika e Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave eshte dorezuar ne komisionet parlamentare dhe parashikon nje cmim maksimal per legalizimin e zonave informale 28 euro per meter katror. Cmimi vjen duke u ulur ne varesi te largesise se nderteses pa leje nga vija e verdhe e qytetit

Blerina Hoxha

Cmimi maksimal qe nje qytetar duhet te paguaje per legalizimin e baneses pritet do te jete 28 euro per meter katror. Kjo shifer eshte e vlefshme per zonat informale ne Tirane dhe do te vije duke u lehtesuar ne varesi te largesise qe ndertesat pa leje do te kene nga vija e verdhe e qytetit. Niveli maksimal i cmimit per legalizimin eshte llogaritur ne baze te metodikes se Komisionit te Kthimit dhe te Kompensimit te Pronave, e cila nje dite me pare eshte dorezuar ne Komisionet Parlamentare. Diskutimi i ketij dokumenti pritet te filloje gjate javes se ardhshme ne komisionet e perhershme, per ti lene me pas vendin parlamentit per te vendosur ne seance plenare. Metodika, e hartuar nga grupi i eksperteve eshte vleresuar nga anetaret e KSHKKP-se si nje projekt i mire, qe con drejt llogaritjes se cmimeve reale te tokes ne zonat turistike dhe ne trojet bujqesore. Kryetari i KSHKKP, Sokrat Sina, ka deklaruar disa dite me pare gjte konference per shtyp, se cmimi per kthimin dhe kompensimin e pronave do te mbeshtetet mbi cmimet e tregut dhe ajo mbi ate te hipotekave apo ligjit te tokes kur jane zene keto troje. Cmimet jane te ndryshme, si rrjedhoje e percaktimit te prones. Ne kete menyre, nje meter katror toke bujqesore ne zonen e Lushnjes do te kete nje cmim prej 3.4 euro, ndersa e njejta siperfaqe ne Berat do te kete cimin prej 3.8 eurosh. Por, Sina ka deklaruar se keto nuk jane cmime, te cilat do aplikohen kudo ne Shqiperi, pasi ato jane te ndryshme, ne zona te ndryshme te vendit. Nderkohe, Sina ka dhene edhe cmimet me te cilat do te shiten trojet urbane ne kryeqytet. Keshtu, cmimi ne Tirane do te varioje nga 78 euro per meter katror, deri ne 606 euro per meter katror. Ndersa trojet turistike do te kene nje cmim qe do te nise nga 40 euro per meter katror e deri ne 210 euro, per po kete siperfaqe. Lidhur me kete ceshtje, ditet e fundit politika shqiptare eshte perfshire nga debati rreth cmimit te tokes ne zonat informale, pas publikimit pak dite me pare nga KSHKKP, te disa cmimeve te tokave ne zona te ndryshme te vendit. Ne kete kuader Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per integrim kane kerkuar se fundi rikthimin ne Kuvend te ligjit per legalizimin e zonave informale. Gjate nje konference per shtyp, kryetari i LSI-se, ilir Meta, u shpreh se "rishikimi i ketij ligji do ti jape zgjidhje cmimit te tokes ne zonat informale, i cili duhet te llogaritet me cmimin e tokes bujqesore te vitit 1993". LSI pretendon se, "ligji aktual synon vetem legalizimin e ndertimeve pa leje ne te ashtuquajturat "zona informale", duke lene jashte procesit shume familje shqiptare". Kjo kerkese e tyre eshte kundershtuar dje ne parlament nga zevendeskryeministri Namik Dokle, i cili ne emer te qeverise kerkoi qe te mos abuzohet me kete ceshtje, pasi do te jete Kuvendi, i cili do te vendose per cmimin e shitjes se tokes, pasi te njihet me metodiken e paraqitur nga komisioni per kthimin dhe kompensimin e pronave.


 
Faqja 16 - GAZETA E TIRANES

Shkurt 12, 2005

 
Histori qė vėrtiten nė kėrthizėn e vendit. Ja si ndryshoi qyteti pas vitit 1920
 
Tirana, 85 vitet e tė qenit kryeqytet
Mesazhi i Zogut qė lajmėroi vendimin e Kongresit tė Lushnjės

Rezarta Delisula


TIRANE

Ti bėhet me dijt popullit atjeshėm se kabineti i ri zgjedhun nga mbledhja kombtare e Lushnjes nė 11. tė K. muajit mrriti nė Tiranė e filloji nga puna. Tirana u shėnue pėr kryeqytet. Pėr dorėzimin e aktevet nė Durrės, masat e nevojshme jan marrė". Kėshtu njoftoi 85 vjet mė parė ministri i Punėve tė Brendshme Ahmet Zogolli. Kongresi i Lushnjės vendosi mė 1920 qė Tirana tė ishte kryeqytet i vendit. Ramiz Xhani, drejtori i Muzeut tė Tiranės, nėnvizon dy arsyet e shpalljes sė Tiranės kryeqytet; patriotizmin dhe infrastrukturėn e pėrshtatshme pėr vendosjen e godinave qeveritare. Tirana ėshtė kryeqyteti i vendit qė prej 1920-ės dhe nė 85 vjetorin e saj rritmet e zhvillimit janė tėrėsisht ndryshe.

Popullsia
Rritja e Tiranės vazhdonte thuajse ēdo vit, por jo me hapa galopantė. Ēdo gjė ishte e kontrolluar dhe jo spontane. Nė vitin 1820 numri i popullsisė arriti nė 12 mijė banorė. Regjistrimi i fundit turk nė kryeqytet ėshtė bėrė nė vitin 1911. Popullsia shėnonte 15 mijė banorė, ndėrsa sipėrfaqja e qytetit ishte 3 kilometra katrorė. Nė vitin 1913 Tirana u hapi dyert dibranėve, tė cilėt nuk u pritėn nė Shkodėr e Elbasan. Me shpalljen e Tiranės kryeqytet i vendit mė 1920, vendim i cili u mor nė Kongresin e Lushnjės, ajo u kthye automatikisht nė epiqendrėn e vendit, si nė administratė dhe nė biznes. Normalisht nisi njė mėsymje drejt kryeqytetit. Nė vitin 1923, sipas librit tė studiuesit Gazmend Bakiu "Themelimi i Tiranės", shėnohet se: Rrethi i Tiranės pėr nga numri i popullsisė rreshtohej i katėrti nė Shqipėri me 24 549 banorė. Pra, 44 pėr qind e popullsisė sė vendit banonte nė kryeqytet.

Jeta
Nė fund tė viteve 1920, duke qenė se Tirana ishte qendra e vendit dhe ishte shumė e vizituar jo vetėm nga vendėsit por edhe nga tė huajt, nisi lulėzimi i hoteleve tė para nė kryeqytet. Ato u shtuan me shpejtėsi. Nė atė periudhė hotelet mė kryesore ishin hotel "Kontinental", hotel "Internacional" dhe hotel "Tirana Palas". Ndėrkaq, nisi me shpejtėsi ndėrtimi i infrastrukturės rrugore. Shumica e rrugėve u hapėn dhe u rikonstruktuan, ndėrsa pikėrisht nė fillim tė viteve '20 morėn udhė planet e para rregulluese pėr kryeqytetin e vendit.


Festa e kryeqytetit ndan Bashkinė me Shoqatėn "Tirana"

Bashkia e Tiranės me rastin e 85 vjetorit tė shpalljes sė Tiranės kryeqytet ka organizuar nė ambientet e Galerisė Kombėtare tė Arteve njė aktivitet, ku veē simpoziumit ku u relatuan data e fakte historike, ishte ansambli i kėngėve e valleve, qė tėrhoqi disa kurreshtarė nė oborrin e Galerisė. Veē kėsaj nė kėtė ceremoni nuk kishte asnjė pjesėtar tė shoqatės "Tirana". Kėta tė fundit nė ambientet e Hotel Dajtit organizuan festėn qė nė fakt mė shumė se tė gjithėve u takon atyre. Fjalėt qė u shpėrndanė pėr kėtė ndarje tė Bashkisė me shoqatėn "Tirana" pa dyshim qė nuk u larguan shumė nga politika. "Jemi nė oponencė me shoqatėn 'Tirana'". Kėshtu u pėrfol dita kur kryeqyteti mbushi 85 vjeē. Festa e organizuar nga shoqata "Tirana" ishte shumė e grohtė. Mjaftuan dy fakte politike, qė mė pas vajzat e vogla tė nisnin vallen me motivet e muzikės tiranase.


 

 
 
Faqja 14/15 - SPECIALE

Shkurt 12, 2005

 
DOSSIER
 
Pėr herė tė parė rezoluta e protestės e senatorit amerikan Charles Kersten nė 1953, ku ai i bėri thirrje Presidentit tė SHBA-sė qė tė mos njihte qeverinė komuniste nė Shqipėri
 
Senatori Kersten: Ja krimet e Enver Hoxhės nė Shqipėri

Dashnor Kaloēi


Qeveria e Enver Hoxhės, posa mori fuqinė nė dorė, nė fillim me forcė dhe pastaj me zgjedhje tė fallsifikuara, ka shtypur ēdo pozitė me arrestime, burgime dhe pushkatime, po ushtron mėnyra brutale pėr tė zhdukur ēdo ndjesi njerėzore e kombėtare, ka grabitur pasurinė private, ka skllavėruar bujq e punėtorė nė ferma dhe fabrika shtetėrore, ka internuar burra, gra fėmijė, pleq e tė rinj nė kampe pėrqėndrimi me qėllim qė tė zhdukė fare racėn shqiptare dhe kulturėn e saj. Enver Hoxha po helmon gjithashtu rininė e Shqipėrisė me njė doktrinė amorale dhe ka zhdukur shumicėn e klerit katolik, orthodoks e mysliman. Prandaj i lutem Presidentit qė tė urdhėrojė pėrfaqėsuesit amerikanė pranė Kombeve tė Bashkuara qė tė kėrkojnė tėrheqjen nga Shqipėria tė organizatorėve rusė dhe tė policisė sekrete, dhe gjithė agjentėve tė imperializmit sovjetik qė janė grumbulluar atje me qėllim qė tė turbullojnė paqen botėrore". Kėshtu thuhet nė mes tė tjerash nė njė prej pikave tė rezolutės sė senatorit amerikan Charles Kersten, tė paraqitur para Senatit tė SHBA-sė nė shkurtin e vitit 1953, ku politikani amerikan, pasi i bėnte njė analizė tė hollėsishme regjimit diktatorial tė Enver Hoxhės, i bėnte thirrje zyrtare Presidentit tė SHBA-sė qė tė formulonte njė politikė tė jashtme mė tė fortė, nė mėnyrė qė Amerika tė mos e njihte regjimin komunist nė Shqipėri. Po ēfarė thuhet mė tej nė rezolutėn e senatorit amerikan Kersten, si e pėrshkruan ai gjendjen nė Shqipėri dhe krimet e regjimit diktatorial tė Hoxhės? Si e cilėson ai politikėn qė ndiqte asokohe Bashkimi Sovjetik ndaj Shqipėrisė dhe cilat ishin masat qė, sipas tij, duhej tė ndėrmerrte Presidenti amerikan pėr ta bėrė mė tė ashpėr politikėn e jashtme ndaj vendit tė vogėl komunist tė Ballkanit. Pėr tė gjitha kėto bėhet fjalė nė njė sėrė dokumentesh arkivore ku ndodhet e pasqyruar e gjithė korrespondenca qė Ministria e Punėve tė Jashtme nė Tiranė ka mbajtur me disa nga ambasadat shqiptare tė akredituara nė vendet perėndimore, tė cilat e informonin rregullisht atė mbi veprimtarinė e emigracionit reaksionar shqiptar nė kėto vende, shtypin qė nxirrnin ata dhe fjalimet apo protestat e diplomatėve amerikanė kundėr politikės sė qeverisė komuniste tė Enver Hoxhės. Tė gjitha kėto dokumente arkivore, tė cilat pėr vite me radhė janė konsideruar si "tepėr sekret" dhe tė njė rėndėsie tė veēantė, ndodhen nė arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė Tiranė dhe tashmė ato janė tė deklasifikuara nga komisionet pėrkatėse qė kanė punuar pranė atij arkivi, duke qenė tė hapura pėr studiuesit dhe publikun e gjerė.


Senatori Miller: "Enveri spastroi deputetėt"
Njė nga informacionet e diplomatėve shqiptarė tė pėrfaqėsive tona diplomatike tė akredituara nė shtetet perėndimore, dėrguar pėr Ministrinė e Jashtme nė Tiranė, ėshtė edhe ai i titulluar: "PJESĖ NGA SHTYPI SHQIPTAR I KRIMINELĖVE TĖ LUFTĖS GJATĖ MUAJVE JANAR DHE SHKURT 1953", me nėntitull: "Mesazhe dhe deklarata tė plota tė personaliteteve amerikane" (AMPJ. Viti 1953. Dosja 291). Nė fillim tė kėtij informacioni, jepet mesazhi i admiralit amerikan Miller, kryetar i Komitetit "Evropa e Lirė", drejtuar popullit shqiptar me rastin e Krishtlindjeve. Mesazhi i Millerit, i cili njėkohėsisht ishte dhe njė nga 96 anėtarėt e Senatit tė SHBA-sė, ėshtė botuar nga gazeta "Shqipėria" (organ i Komitetit Kombėtar Shqipėria e Lirė) nė numrin e saj tė 1 janarit 1953. Nė atė mesazh midis tė tjerash thuhet: "Tė dashur dėgjues shqiptarė? Sot, shumė prej jush bashkohen me qindra miljon tė krishterė nė tė gjithė botėn pėr tė festuar lindjen e Krishtit. Unė besoj se kjo ditė, megjithse shumė prej jush jeni tė ndaluar tė shkoni nė kishė, i mbush zemrat tuaja me gėzim, ditė lutje pėr ēlirimin tuaj. Ju jeni tė fortė dhe keni me vete historinė e gjithė njerzimit. Midis jush mund tė ketė njerėz qė nuk bashkohen me ne nė festimet e sotme, se ata s'kanė Zot, se janė shėrbėtorė tė Stalinit. Kėta duhet ta kuptojnė se sa tė kėqija vijnė nga lindja dhe jeta e njė njeriu tė keq. Radio Europa e Lirė nuk ėshtė njė organizatė propagandistike e ndonjė besimi fetar, por njė organizatė qė i kushtohet tėrėsisht idealit qė njeriu duhet tė jetė i zoti qė tė jetojė me liri dhe vullnet tė mirė. Ky ėshtė mesazhi qė ju dėrgoj miqve shqiptarė pėr Krishtlindje dhe nuk do tė pushoj kurrė sė dėrguari mesazhe tė tilla. Unė jam njė nga 96 antarėt e Senatit amerikan. Shumė nga kėta nuk janė dakord me kėto qė po ju flas sot juve, po natyrisht pa marrė parasysh politikėn zyrtare tė qeverisė s'onė, ata dhe unė kemi mundėsi tė ēfaqim hapur parimet nė tė cilat jetojmė. Kjo ėshtė baza e qeverisjes demokratike. Me mbarimin e luftės u bėnė zgjedhjet nė Shqipėri, si dhe nė vėndet tė tjera dhe qeveritė e Frontit Popullor, tė formuara nga parti tė ndryshme muarėn frerat nė dorė. Por megjithė kėtė komunistėt nuk ishin fort tė kėnaqur, deri sa nuk kishin nė dorė tė tyre fuqinė totale. Nuk ėshtė nevoja t'ju kujtoj juve fatin e Eduart Benesė ose tė Jan Masarickut. Spastrimi i antarėve tė Asamblesė Popullore Shqiptare nga ana e Enver Hoxhės dhe i shokėve tė tij ėshtė ende i freskėt nė mėndjen t'uaj. Ėndrra juaj pėr njė liri kombėtare, shpresat e juaja pėr njė sigurim ekonomik, dėshira e juaj pėr njė liri individuale, tė gjitha janė tė destinuara tė pėrmbushen nė njė tė ardhme jo tė largėt. Miljona amerikanė janė thellėsisht tė ndėrgjegjshėm pėr faktin qė tiranija mbi Shqipėri ėshtė njė kėrcėnim i lirisė dhe i demokracisė nė mbarė botėn. Sot populli amerikan shikon me keqardhje tė madhe vuajtjen e popullit Shqiptar dhe shpreson mė nė fund se Shqipėria do tė kthehet nė Komitetin e Kombeve tė lira".

Rezoluta e senatorit Kersten
Pas mesazhit tė senatorit Miller, nė faqen e katėrt tė informacionit pėr Ministrinė e Jashtme nė Tiranė, diplomatėt e ambasadės shqiptare tė akredituar nė njė nga shtetet perėndimore, japin tė plotė edhe rezolutėn e senatorit amerikan Josep Charles Kersten, tė titulluar: "Pėr lirinė e Shqipėrisė", i cili ia ka paraqitur atė Senatit amerikan.
Nė atė mesazh, midis tė tjerash, senatori Kersten ka shkruar: "Bashkimi Sovjetik ka shkatėrruar mundėsitė e lirisė dhe tė indipendencės sė Shqipėrisė, qė duhesh t'i kishte fituar qė kur mori fund Lufta e Dytė Botėrore, dhe e ka vėnė Shqipėrinė nėn zgjedhėn dhe kontrollin e njė qeverie komuniste, kukull e Kremlinit. Ky rregjim ėshtė munduar me premtime tė rreme tė sigurojė njohjen e tij nga ana e Amerikės dhe Anglisė. Qeveria e Enver Hoxhės, posa mori fuqinė nė dorė, nė fillim me forcė dhe pastaj me zgjedhje tė fallsifikuara, ka shtypur ēdo pozitė me arrestime, burgime dhe pushkatime, po ushtron mėnyra brutale pėr tė zhdukur ēdo ndjesi njerėzore e kombėtare, ka grabitur pasurinė private, ka skllavėruar bujq e punėtorė nė ferma dhe fabrika shtetėrore, ka internuar burra, gra fėmijė, pleq e tė rinj nė kampe pėrqėndrimi me qėllim qė tė zhdukė fare racėn shqiptare dhe kulturėn e saj. Enver Hoxha po helmon gjithashtu rininė e Shqipėrisė me njė doktrinė amorale dhe ka zhdukur shumicėn e klerit katolik, orthodoks e mysliman. Kundrejt Shqipėrisė janė bėrė gabime tragjike nga politika e disa shteteve tė lirė, ndėr to dhe Amerikan, pėr arsye se nė njė kohė ėshtė shpresuar njė bashkėpunim i sinqertė me Komunistėt. Sot jemi tė bindur dhe ėshtė provuar se Komunizmi nė Shqipėri ėshtė mjet konspiracioni nė duart e komunizmit ndėrkombėtar dhe vė nė rrezik paqen ndėrkombėtare. Prandaj: I lutem kėsaj Dhome tė Deputetėve tė vendosė qė Kongresi i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės tė bashkojė pėrsėri me miqėsinė historike e tradicionale popullin amerikan me atė shqiptar, tė cilėt kanė aspirata tė pėrbashkėta pėr liri, demokraci e drejtėsi. I lutem kėtij Kongresi tė shprehė bindjen e patundur tė popullit amerikan qė populli shqiptar ka tė drejtėn e vet tė qeverimit me pėlqimin e tij tė plotė, me anė zgjedhjesh tė lira dhe qė asnjė komb tjetėr nuk mund ta ndajė prej tokės sė tij me forcė, as edhe qė ta mbajė tokėn shqiptare me forcė. I lutem Senatit tė Shteteve tė Bashkuara qė tė shprehė bindjen e popullit amerikan se populli shqiptar ka tė drejtė tė gėzojė tė drejtat themeltare tė lirisė pėr tė cilat ai ėshtė hedhur nė luftra shekullore; midis kėtyre tė drejtave numėrojmė kėto: 1. Tė drejtėn e fshatarėsisė mbi zotėrimin e tokės, qė ta punojė ashtu si i pėlqen dhe tė disponojė frytet e saj sipas dėshirės. 2. Tė drejtėn e punėtorėve pėr tė zgjedhur lirisht llojin e punės e pėr tė pėrfituar nga rroga e tyre, si dhe pėr tė caktuar ata vetė orėt e punės me anė tė sindikatave tė lira. 3. Tė drejtėn e intelektualėve pėr tė krijuar lirisht aksione shkencore dhe artistike nėpėrmjet institutesh edukative, shkencore dhe kulturale tė pavarura nga shteti. 4. Tė drejtėn e besimit, tė fjalės, tė shfaqjes sė mendimit dhe tė lirisė sė shtypit. Pėrveē kėtyre, pėr tė ndihmuar popullin Shqiptar, Presidenti i Shteteve tė Bashkuara ėshtė i lutur qė: 1. Tė formulojė njė politikė tė jashtme tė re mė tė fortė, nė mėnyrė qė tė mos e njohė rregjimin komunist nė Shqipėri. 2. Tė fajėsohet rregjimi komunist i Rusisė si agresor, rregjim qė ka shkelur parimet themeltare tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara dhe marrėdhėniet ndėrkombėtare duke robėruar Shqipėrinė. 3. Presidenti tė urdhėrojė pėrfaqėsuesit amerikanė pranė Kombeve tė Bashkuara qė tė kėrkojnė tėrheqjen nga Shqipėria tė organizatorėve rusė dhe tė policisė sekrete dhe tė gjithė agjentėve tė imperializmit sovjetik qė janė grumbulluar atje me qėllim qė tė turbullojnė paqen botėrore. 4. Tė kėrkojė qė tė bėhen zgjedhje tė lira nė Shqipėri nėn mbikėqyrjen e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara mbas njė periudhe pėrgatitore. T'i jepet mundėsi popullit shqiptar qė tė shporrė terrorin komunist, qė kėshtu tė rivendoset atje paqeja dhe liria".

Ndikimi i rezolutės
Po a ndikoi mesazhi i Kerstenit nė qėndrimin e SHBA-sė ndaj Shqipėrisė? Ky mesazh i dhėnė para Senatit amerikan nė janarin e vitit 1953, duket se pati njė ndikim jo tė vogėl nė politikėn amerikane ndaj regjimit komunist tė Enver Hoxhės. Kjo gjė shihet qartė po tė kemi parasysh se, pas asaj periudhe, qeveria e SHBA-sė i rriti ndjeshėm financimet pėr Komitetin "Shqipėria e Lirė", si dhe ato tė grupeve tė ndryshme tė shqiptarėve tė mėrgatės antikomuniste nė Perėndim, tė cilėt stėrviteshin nė bazat e Italisė, Greqisė, Gjermanisė dhe Maltės pėr tė zbarkuar nė Shqipėri. Kjo kohė pėrkon dhe me hedhjen nė Shqipėri tė grupeve tė Hamit Matjanit, Halil Branicės, Zenel Shehut etj., tė cilėt, siē dihet, u kapėn nga Sigurimi i Shtetit, pas tradhtisė qė kishte bėrė Kim Filbi.


Kush ishte senatori Kersten

Sipas tė dhėnave tė Kongresit amerikan, Charles Joseph KERSTEN u lind nė 26 maj tė vitit 1902 nė shtetin e Ēikagos dhe nė Senatin amerikan ai ishte pėrfaqėsues i Uiskonsin-it. Kersten u diplomua nė Universitetin e Drejtėsisė Marquette nė Milwaukee, Uiskonsin, nė vitin 1925, dhe po ashtu nė Shoqatėn e avokatėve nė tė njėjtin vit. Pas diplomimit, nė vitin 1928 ai nisi praktikėn, fillimisht si asistent i Prokurorit tė Pėrgjithshėm nė Kontenė e Milwaukee. Nga viti 1937 deri nė vitin 1943 ai u zgjodh si senator republikan. Nė Kongresin e 80-tė nė 3 janar 1947, ai u rizgjodh pėrsėri duke mbajtur mandatin deri nė 3 janar 1949. Kersten-i nuk u rizgjodh nė vitin 1948 nė Kongresin e 81-tė, por u rizgjodh nė Kongresin e 82-tė dhe 83-tė. Nga 3 janari i vitit 1951 deri nė 3 janarin e vitit 1955 ai ishte kryetar i zgjedhur nė Komitetin kundėr Agresionit Komunist (Kongresi 83), ku ngriti zėrin e tij duke dėnuar dhunėn e shtypjen qė ushtronin regjimet komuniste ndaj vendeve tė tyre. Nė vitin 1954 ai tentoi pėrsėri tė rizgjidhej nė Kongresin e 84-t, por rezultoi i pasuksesshėm. Nė vitet 1955-1956 Kersten ishte kėshilltar nė Shtėpinė e Bardhė, pėr ēėshtjet psikologjike tė luftės, dhe mė pas ai iu kthye punės sė tij si jurist. Kersten vdiq mė 31 tetor tė vitit 1972 nė Milwaukee, Uiskonsin.