E Shtune, 12 Mars 2005 http://www.korrieri.com/
Thaci-Haradinaj: Falenderime per Shqiperine
Drejtuesit kryesore te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, Hashim Thaci dhe Ramush Haradinaj, kane vleresuar ne deklaratat e tyre rolin e luajtur nga Shqiperia ne vitet 1998-1999. Gjate vizites se Kryeministrit Nano ne Kosove nje vit me pare, Thaci dhe Haradinaj kane vleresuar pozitivisht perpjekjet e Tiranes zyrtare dhe qeverise se kryesuar nga Nano. "Vizita juaj hap nje kapitull te ri per Shqiperine dhe Kosoven per procesin integrues, ndersa ju keni kontribut te vyer ne luften per liri dhe paqe te kosovareve", eshte shprehur kryetari i Partise Demokratike te Kosoves. Ndersa lideri i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, eshte shprehur se vizita e Kryeministrit, e para e zhvilluar nga Nano ne Kosove, eshte "nje moment i vecante per te gjithe Kosoven, i cili sjell ne kujtese rolin tuaj te pazevendesueshem ne perpjekjet per lirine e Kosoves".

Ndersa per publicistin Veton Surroi, me pas drejtues i Levizjes "Ora", "pas dhjete apo pesembedhjete vjetesh kur te shkruhet historia e perpjekjeve te popullit te Kosoves per liri dhe paqe atehere, do te evidentohet edhe kontributi dhe merita e padiskutueshme e z. Nano ne keto perpjekje per lirine e Kosoves".