12/11/2005 http://www.shekulli.com.al/

Zyrat e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės kanė kaluar pranė DPRR-sė. Pėr mungesė ambientesh, arkivat dhe makazina ka mbetur nė godinėn, qė iu rikthye pasardhėsve tė Mbretit Zog

Monumentet nė rrugė, arkivat nė shtėpinė e Zogut

 

A. Mile

Mund ta kuptosh qė ėshtė Instituti i Monumenteve tė Kulturės vetėm nga njė tavolinė e drunjtė “mitike” nė njė kėnd tė korridorit dhe tė gjithė ata qė dinė pėr shpėrnguljen, nga kutitė e objektet, qė ende nuk kanė zėnė vend nėpėr zyra. Nė tė kundėrt, fare natyrshėm mund tė ishin zyrat e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Rrugėve, qė ndodhet njė kat mė sipėr. Banesa ku pėr vite me radhė ėshtė strehuar Instituti i Monumenteve tė Kulturės, tashmė i ėshtė kthyer tė zotit. Edhe pse ndėrtuar pėr dikė tjetėr, pra pėr Mbretin Zog si shtėpi pritjeje, ato mure tė lartė, hyrjet me mozaikė e dysheme tė drunjta, tė bėnin tė ndiheshe tėrėsisht nė njė institucion ku flitet pėr monumente, aq mė tepėr kur ndėrtesa ishte pranė mureve tė Kalasė sė Tiranės. Pas njė vendimi pėr kthimin e ndėrtesės ish-pronarėve, punonjėsit dhe njė pjesė e materialeve tė Institutit kanė kaluar nė njė kohė rekord nė zyrat e reja qė ndodhen pranė gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, nė godinėn e DPRR-sė, ku ambientet janė maksimalisht tė kufizuara. Mėsohet se pėr shpėrnguljen nga godina e mėparshme drejtuesit e IMK-sė nuk kanė marrė ndonjė urdhėr, apo vendim qeverie, por ka qenė ministri i Turizmit dhe Kulturės, qė ua ka kėrkuar njė gjė tė tillė. Madje thuhet se kalimi i ish-pallatit tė Pionierėve nė pronėsi tė Leka Zogut, ėshtė vetėm njė vendim i dhėnė si vullnet i kryeministrit, por ende nuk ka marrė rrugė ligjore, sepse ende nuk ėshtė marrė asnjė vendim nga ana e Kėshillit tė Ministrave.
Drejtoresha e IMK-sė, Edlira Ēaushi, thotė se janė detyruar tė lėshojnė me shpejtėsi ambientet e mėparshme dhe se megjithėqė kanė ardhur nė ambientet e reja, arkivat dhe makazina e Institutit ka mbetur ende nė shtėpinė e vjetėr. “Kėtu nuk ka hapėsira tė mjaftueshme dhe ėshtė e pamundur qė tė vendosim arkivat, ndaj do ēojmė njė kėrkesė pranė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, si dhe Kryeministrisė, qė tė na krijojnė tė tjera hapėsira, nė kėtė ndėrtesė”, - thotė Ēaushi, duke shprehur shqetėsimin pėr arkivat, tė cilat janė restauruar vetėm pak kohė mė parė e qė kėrkojnė njė hapėsirė tė bollshme. Vetėm disa muaj mė parė, me njė fond prej 1,7 milionė lekėsh tė reja, akorduar nga MKRS, janė restauruar dhe rikonceptuar ambientet e arkivave tė IMK-sė. Nė kėtė arkivė ruhen rreth 200 projekte, genplane e harta zonash monumentale e arkeologjike, 40 mijė negativė, 250 mijė fotografi tė pėrmasave tė ndryshme, rreth 20 mijė diapozitivė, si dhe njė sasi e konsiderueshme materialesh bibliografike, kartela regjistrash, materiale filmike, etj. Pra njė trashėgimi e tėrė kulturore monumentale, ku veē tė tjerash, janė ruajtur dhe tė gjitha ndėrhyrjet qė janė bėrė nė to, historiku, etj. Pėr ruajtjen e kėsaj pasurie u ndėrtua njė impiant i ri pėr arkivin, i cili edhe pse jo i automatizuar, ėshtė mė komod se raftet dhe sirtarėt e dikurshėm. Gjithashtu u pėrmirėsua klimatizimi i ambienteve, qė tashmė nuk mund tė hyjnė mė nė punė pėr ruajtjen e arkivave, por pėr orenditė e pasardhėsve tė mbretit. Ndėrkohė, tė tjera materiale qė i shėrbenin punės sė Institutit dhe restauratorėve ndodhen nė makazinėn e dikurshme. Sadoqė tė pasistemuar nė zyrat e reja, drejtoresha Ēaushi thotė se projektet e nisura kanė vazhduar dhe pritet pėrurimi i disa monumenteve tė restauruara.


http://www.kohajone.com/ E Premte, 11 Nentor 2005

PLL: REFORMAT, JO SIPERFAQESORE

PLL-ja vlereson raportin e KE-se dhe konsideron ecurine dhe perpjekjet e qeverise dhe shtetit shqiptar, nga komisioneri Oli Rrehn ne mbledhjen e djeshme te Komisioni Europian ne Bruksel. Legalistet vleresojne seriozitetin e maxhorances aktuale per pershpejtimin e ketij procesi kompleks e jetik, pas nderprerjes se dhimbshme ne vitin 1997 dhe sabotimit vijues qe opozita e sotme i beri atij gjate 8 viteve ne pushtet. Duke mos e konsideruar kete proces si qellim ne vetvete dhe si per spekulim dhe vegjetacion politik, PLL kerkon nga maxhoranca dhe institucioet e vendit qe ato te respektohen dhe pershpejtohen, ne radhe te pare nepermjet jetesimit te vullnetit politik, dhe, ne vijim, nepermjet hartimit dhe zbatimit te nje sere projektesh dhe platformash te reformimit te thelle te institucioneve, me qellim arritjen e parametrave dhe standardeve te kerkuara nga partneret nderkombetare dhe te nenshkruara nga pala shqiptare. Bazuar ne gjendjen aktuale ne te cilen ndodhet vendi, PLL konsideron se nuk jane reformat standarde e siperfaqesore, te propaganduara dhe zbatuara nga ish-maxhoranca e djeshme, ato qe mund te sjellin permiresimin e imazhit dhe zhvillimeve te vendit, te sugjeruara nga nderkombetaret. Keto i mundesojne vetem reformat e thella strukturore, administrative e ligjore, si dhe vullneti i paepur politik per zbatimin e tyre.

Ne kete kuader, PLL-ja konsideron se lufta e vendosur kunder korrupsionit, ndermarre nga qeveria, eshte e pamjaftueshme per reformimin rrenjesor dhe demokratizimin e jetes se vendit.

 
http://www.panorama.com.al/ 
viti IV, Nr:1123
E Enjte 10 Nėntor 2005
Faqe 6/7 - Politikė

pronat e mbretit

vendimi

 

Zbardhet skandali, nuk ekziston asnjė urdhėr apo VKM

 

Qeveria, asnjė vendim pėr kthimin e pronės Lekės I

 

 
Anila Basha

Pretendentit pėr Fronin Mbretėror, Princit trashėgimtar Leka I nuk i ėshtė dhėnė asnjė dokument ligjor nė dorė, qė tė vėrtetojė qė ka marrė pronėn e quajtur “e tij” nė ambientet e ish-Pallatit tė Pionierėve, deri dje Instituti i Monumenteve tė Kulturės.

Lajmin e pohon pėr “Panorama” vetė drejtori i Informacionit nė Kėshillin e Ministrave, Ermal Hasimja.
“Mund tė them se deri tani, Kėshilli i Ministrave nuk ka nxjerrė asnjė vendim qeverie pėr kėtė ēėshtje. Nuk ka asnjė urdhėr tė kryeministrit. Eshtė njė vendim qė ėshtė dhėnė paraprakisht si vullnet i kryeministrit, deri nė momentin qė tė mbarojnė procedurat”, tha Hasimja i kontaktuar nga “Panorama”.
Por ndėrkohė, qė prona tė kthehet nė pronė tė Lekės sė I, patjetėr duhet tė ketė njė dokument, njė vendim tė Kėshillit tė Ministrave apo njė urdhėr.
Disa zyrtarė pranė kabinetit tė kryeministrit, thanė pėr “Panorama” se “prona ėshtė dhėnė nė pėrdorim”. Por nė fakt nuk ka asnjė vendim tė shkruar po nga Kėshilli i Ministrave qė kjo pronė tė jepet nė pėrdorim. Madje, Kėshilli i Ministrave mund tė japė pronėn shtetėrore (siē konsiderohet nė kėto momente prona ku pretendon tė banojė pretendenti pėr Fronin Mbretėror Leka I), por shteti ose mund ta shesė, ose mund ta japė me qira. Pėr tė kthyer apo dhėnė njė pronė, ekskluzivitetin e vetėm nė bazė tė ligjit e ka vetėm Komiteti Shtetėror pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronės.

Vendimi
Nė fakt, tė gjithė zyrtarėt pranojnė se ky ka qenė njė vullnet i kryeministrit. Por vullneti nuk ėshtė shprehur nė mėnyrė tė shkruar ligjore dhe me dokumente. Eshtė thėnė thjesht njė urdhėr me gojė, ēka do tė thotė se ndoshta njė ditė pretendentin pėr fronin mbretėror Leka I mund ta nxjerrin nga ajo godinė nė tė njėjtėn mėnyrė sikurse e futėn nė tė, pėr sa kohė qė nuk ka njė dokument tė shkruar.
I vetmi akt i shkruar ėshtė njė procesverbal, i cili nuk ka vlerė juridike, qė ėshtė njė akt-dorėzimi nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės tek trashėgimtarėt e familjes mbretėrore. Nė Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė e Sporteve, zyrtarėt e zėnė nga paniku, duke mos dashur tė prononcohen pėr kėtė problem, tė thonė vetėm njė fjalė: nuk ka asnjė vendim nga ministria pėr dhėnien e pronės, por thjesht njė urdhėr pėr drejtoreshėn e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės qė tė lėrė godinėn dhe tė shpėrngulet nė njė godinė tjetėr. Kjo nuk do tė thotė detyrimisht qė prona nė mėnyrė tė tillė t’i jepet pretendentit pėr fronin mbretėror Leka I.

Pronat
Nė kėtė mėnyrė mund tė ndodhė qė po me tė njėjtėn procedurė, trashėgimtari i fronit mbretėror Leka I tė vihet nė kėrkim edhe tė pronave tė tjera, tė cilat mund tė jenė objekte shumė tė rėndėsishme pėr shtetin shqiptar, siē ėshtė edhe Pallati i Brigadave apo hotel “Dajti”. Por ndėrkohė nuk ka asnjė urdhėr tė shkruar e as ndonjė vendim tė Kėshillit tė Ministrave qė tė legalizojė kėtė procedurė. Nė kėtė mėnyrė, pavarėsisht vullnetit tė qeverisė shqiptare, pa njė vendim tė Komitetit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė pronės nuk bėhet i mundur kthimi i kėsaj prone nė duart e pretendentit tė fronit mbretėror Leka I.

 

  • Urdher
    Drejtori i Informacionit nė Kėshillin e Ministrave thotė se nuk ka njė urdhėr tė dhėnė nga kryeministri Sali Berisha qė godina ku qėndronte Instituti i Monumenteve tė Kulturės tė kalojė nė pronėsi tė pretendentit tė fronit, Leka I
  • Vendim
    Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė nuk ka marrė asnjė vendim gjatė kėtyre ditėve qė tė kthejė pronėn pėr Lekėn I. Gjithashtu nuk ka marrė asnjė vendim qė kėtė pronė ta japė nė
    pėrdorim tek trashėgimtarėt e fronit
  • KSHKKP
    Komiteti i Pronave nuk ka marrė asnjė vendim qė t’i kthejė pretendentit tė fronit mbretėror Leka I ndonjė prej pronave qė ky i fundit pretendon. Komiteti shprehet se familja mbretėrore ėshtė njoftuar pėr tė gjitha procedurat
  • Kalimi
    Ministria e Kulturės ka urdhėruar vetėm nxjerrjen nga prona tė Institutit tė Monumenteve, por nė tė njėjtin urdhėr nuk ka vendosur faktin qė nė kėtė pronė tė kalojė familja e trashėgimtarit tė fronit mbretėror.

 

“Duhet tė ketė patjetėr njė VKM apo vendim tė KSHKKP”
Drejtoresha e Institutit: Kam vetėm njė urdhėr pėr lirim zyrash

Instituti i Monumenteve tė Kulturės nuk ka marrė nė dorė asnjė urdhėr ose vendim qeverie qė pronėn qė ai kishte nė pėrdorim, t’ia kalonte trashėgimtarėve tė fronit mbretėror. Kėtė e pohon pėr “Panorama” vetė drejtoresha e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, Edlira Caushi.
“Normalisht njė urdhėr i tillė duhet tė jetė te ministri, i cili e merr urdhrin nga kryeministri. Personalisht unė kam vetėm njė urdhėr qė duhet tė liroj zyrat dhe tė zhvendosem nė ambiente tė tjera, dhe mė pas tė bėj aktin e dorėzimit”, tha dje zonja Caushi pėr “Panorama”. Ndėrkaq, ajo thotė se vetė nuk ka parė asnjė urdhėr qė t’ia bashkėngjisė praktikės zyrtare lidhur me dhėnien e pronės pėr trashėgimtarėt e Mbretit Zog. “Unė nuk e di, ndoshta ka njė vendim qeverie apo njė vendim tė Komitetit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronės pėr tė bėrė njė gjė tė tillė sepse unė nuk e kam”, thotė Caushi. Kur mėson se nuk ka njė vendim tė tillė as nga Kėshilli i Ministrave dhe as nga Komiteti Shtetėror pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronės Caushi thotė: “Nuk di tė them tjetėr. Kjo ėshtė njė gjė qė e di ministri”, duke iu referuar ministrit Bujar Leskaj.
Situata ndėrlikohet edhe mė shumė. Caushi thotė se ka bėrė vetėm njė akt dorėzimi ku thuhet se Instituti i Monumenteve tė Kulturės i kalon nė varėsi Oborrit Mbretėror dhe ky akt dorėzimi (tip procesverbal) ėshtė firmosur vetė nga drejtoresha. “E theksoj edhe njė herė, unė kam thjesht njė urdhėr ministri pėr tė liruar zyrat. Edhe tani jam duke pėrgatitur njė dokumentacion lidhur me gjithė praktikėn nė Institutin e Monumenteve tė Kulturės”, thotė Caushi.
Duket se ky institut ka dhėnė vetėm njė procesverbal, i cili nė fakt nuk ka vlerė pėr kthimin e pronės, qė njė pronė shtetėrore e kalon nė pėrdorim tė Oborrit Mbretėror, por nuk ka asnjė dokument tjetėr ligjor qė tė vėrtetojė gjithė kėtė procedurė.
Ndėrkaq, vetė Instituti i Kulturės dhe Monumenteve ėshtė vendosur tek ish-Drejtoria e Ujėrave, duke i humbur rėndėsinė dhe vlerėn e kėtij institucioni tė rėndėsishėm, sidomos pėr restaurimin dhe ruajtjen e monumenteve tė kulturės nė vendin tonė.

 

 

Sokrat Sinaj: Dėshira ėshtė dėshirė, ligji ėshtė ligj
Komiteti i Pronave: S’kemi dhėnė asnjė vendim pėr Lekėn

Kryetari i Komitetit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronės, Sokrat Sinaj, tha dje pėr “Panorama” se “Komiteti Shtetėror pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronės nuk i ka kthyer asnjė pronė pretendentit pėr fronin mbretėror Leka I”.

Kjo hedh poshtė tė gjitha pretendimet e deritanishme pėr njė pronė tė kthyer Lekės I. Deri tani Leka I nuk gėzon nė duart e veta asnjė dokument ligjor qė ta bėjė atė pronar tė pronės sė tij dhe asnjė vendim apo ligj i mėparshėm nuk ia kthen kėtė tė drejtė. Edhe Ligji pėr kthimin dhe kompensimin e pronės i datės 29.07.2004 nuk e merr parasysh rastin nė tė cilin gjendet familja mbretėrore dhe shpronėsimet qė i janė bėrė kėsaj tė fundit. Nė nenin 2 tė kėtij ligji thuhet se "ēdo subjekt i shpronėsuar ka tė drejtė tė kėrkojė, nė pėrputhje me kėtė ligj, tė drejtėn e pronėsisė, nė rast se i ėshtė hequr sipas akteve ligjore, nėnligjore, vendimmarrjeve penale tė gjykatave ose tė marrė me ēdo mėnyrė tjetėr tė padrejtė nga shteti, nga data 29.11.1944 si dhe kthimin dhe kompensimin e pronės".
"E kam ndjekur debatin e kėtyre ditėve. Mė duhet tė them se ne veprojmė nė bazė tė dokumentacionit. Qė do tė thotė se, pretendenti pėr fronin mbretėror duhet tė paraqitet pranė zyrės sonė tė kthimit tė pronės nė Tiranė dhe aty duhet tė plotėsojė tė gjithė dokumentacionin e nevojshėm, pėr tė parė edhe procedurėn qė do tė ndiqet. Deri tani, asnjė hap i tillė nuk ėshtė bėrė", tha Sinaj dje pėr "Panorama".
I pyetur lidhur me sqarimet qė ka dhėnė anėtari i Komitetit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave Agim Toro se ligji pėr kthimin dhe kompensimin e pronės merret vetėm me tė shpronėsuarit e vitit 1944, pas 29 nėntorit tė kėtij viti, Sinaj pohon: "Po, ėshtė e vėrtetė. Duke u bazuar nė ligj, komiteti merret vetėm me tė shpronėsuarit pas kėtij viti".
Nga ana tjetėr, edhe nga deklarimet e kryetarit tė Komitetit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronės, duket se komiteti nuk e merr dot nė shqyrtim kėtė rast, pėrsa kohė qė ka njė ligj qė pėrcakton se vendimet e kėtij komisioni marrin si bazė vetėm shpronėsimet e ndodhura pas 29 nėntorit 1944. Nga ana tjetėr, ligji nė vetvete ka edhe njė pikė tjetėr, ku bllokon vendimmarrjen qeveritare pėr shitjen e pronės shtetėrore apo dhėnies sė saj me qira, pezullohen deri nė momentin qė do tė pėrfundojė procedura e kthimit dhe kompensimit tė pronės ish-pronarėve tė ligjshėm. Por gjithashtu, sipas deklarimit tė anėtarit tė Komitetit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė pronės, Agim Toro, "pala pretenduese ėshtė sqaruar gjatė takimeve qė kemi pasur me ta, se nuk mund tė bėhet dhe nuk mund tė realizohet asnjė lloj kthimi i pronės mbretėrore, pėr sa kohė qė nuk ka ndryshim tė ligjit aktual. Sepse ligji aktual nuk merr nė konsideratė shpronėsimet qė janė bėrė pėrpara vitit 1944".
Atėherė, si mendoni se do tė realizohet gjithė kjo procedurė?
Fillimisht dua tė them se pretendentėt pėr fronin dhe pėr pronėn e tyre duhet tė vijnė fillimisht nė komision. Tė prezantojnė dosjen e tyre dhe tė sjellin gjithė dokumentacionin e nevojshėm qė kėrkon njė procedurė e tillė.
Dua tė theksoj se ata kanė marrė kontakt me zyrėn e Tiranės pėr t'u sqaruar lidhur me procedurat qė duhet tė ndiqen. Dhe nė bazėn e gjithė dokumentacionit qė ata vetė do tė paraqesin, edhe ne do tė duhet tė bėjmė vlerėsimin tonė.
Po dakord, por ligji i kthimit tė pronės pėrcakton se ju merreni vetėm me atė kategori tė shpronėsuarish tė vitit 1944, ose mė saktė tė 29 nėntorit tė kėtij viti. Atėherė, si veprohet me kėtė kategori qė ėshtė shpronėsuar para kėsaj kohe?
Ligji do tė zbatohet rreptėsisht nga ana jonė. Se ēka ndodhur me ish-Mbretin nė atė kohė, nėse ėshtė shpronėsuar dhe nė ēfarė viti, ne do ta shohim kur tė shqyrtojmė tė gjithė dokumentacionin qė do tė na sjellė pala pretenduese. Do tė shikojmė tė gjitha detajet, dokumentet, kushtet kur ka ndodhur shpronėsimi. Ka njė Komision tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronės nė Tiranė qė do tė merret me tė gjithė dokumentacionin e nevojshėm.
Po nė bazė tė cilit ligj? Sepse ligji i vitit 2004 duket se shfuqizon edhe pretendimet e shfaqura nė ligjin e vitit 2003 pėr "Statusin e trashėgimtarėve tė ish-familjes mbretėrore"?
Dėshira ėshtė dėshirė, qeveria ėshtė qeveri, ligji ėshtė ligj. Ne do tė zbatojmė vetėm ligjin qė ėshtė nė fuqi.

 

Ligji i pronave nė 2004 ka shfuqizuar ligjin e mėparshėm
Dizdari: Pronėn e marrim me ligjin e vitit 2003

“Trashėgimtarėt e ish-familjes mbretėrore kanė tė drejtė tė disponojnė dhe tė pėrdorin pronat e tyre sipas ligjit “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve” si dhe ligjeve tė tjera nė fuqi”. Ky ėshtė neni i dytė i ligjit tė majit 2003 “Pėr statusin e trashėgimtarėve tė ish-familjes mbretėrore” me anė tė tė cilit avokati i palės mbretėrore, Shefqet Dizdari pretendon se ėshtė marrė prona pėr Lekėn I.
“Ne kemi njė akt dorėzimi nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės. Duhet t’i referoheni ligjit tė vitit 2003 pėr trajtimin e familjes mbretėrore dhe nė bazė tė tij ėshtė marrė prona”, tha pėr “Panorama” zėdhėnėsi i Oborrit, Fluturak Gėrmenji.
Me tė njėjtėn logjikė arsyeton edhe Dizdari i kontaktuar dje nga “Panorama”. Duke e quajtur kėtė si njė akt tė shtyrė nga njerėz qė kėrkojnė tė marrin atė truall, Dizdari thotė se njė gjė e tillė nuk mund tė ndodhė. “Ne kemi tė gjitha aktet qė pėrcakton ligji pėr kthimin e pronės pėr Lekėn I. Ekziston aktualisht njė akt dorėzimi nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės. Eshtė bėrė nga ana tjetėr edhe aplikimi nė Komitetin Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronės. Nga ēasti nė ēast, po plotėsohen tė gjitha procedurat”, tha Dizdari pėr “Panorama”.
Sipas tij, ligji pėr pronat trajton pronat pas ’44. “Po ndėrkohė ka njė ligj tė Kuvendit, tė vitit 2003 qė merret me kthimin e pronave tė familjes mbretėrore nė nenin dy tė tij. Dhe nė bazė tė kėsaj, familjes mbretėrore i njihet e drejta e pronės”, thotė Dizdari. Nė ligjin e vitit 2003 pėrcaktohet qė familja mbretėrore i merr pronat sipas ligjit pėr kthimin dhe kompensimin e pronės. Nė atė kohė, nė fuqi ishte ligji i vitit 1993 pėr kthimin e kompensimin e pronės.
Njė vit mė vonė, Kuvendi miratoi ligjin e ri pėr kthimin e kompensimin e pronės, i cili e anuloi ligjin e vjetėr. Sipas ligjit tė ri, nė nenin 30 tė tij shfuqizohet ligji i vitit 1993, dhe ēdo ligj tjetėr qė kishte tė bėnte me pronėn, si dhe “ēdo dispozitė tjetėr qė ėshtė nė kundėrshtim me tė”. Qė do tė thotė se, edhe neni dy i ligjit tė vitit 2003 pėr kthimin e pronės pėr familjen mbretėrore ėshtė shfuqizuar. Dizdari thotė se ky ligj nuk ėshtė shfuqizuar, meqenėse “ėshtė njė ligj i posaēėm”. Por ligji me 6 nene i vitit 2003 nuk ėshtė njė ligj i posaēėm.
Ndėrkaq, pretendentit tė fronit mbretėror Leka I patjetėr duhet t’i kthehet njė pronė. Ende nuk po gjendet mekanizmi ligjor, pavarėsisht se qeveria ka vullnetin pozitiv tė japė pronėn.
Nė vitin 2003 kur u miratua ligji, socialistėt akuzuan se ligji u bė me qėllim qė “Nano” tė merrte votat e legalistėve nė Kuvend, pėr tė kaluar dy ministrat e propozuar prej tij, Meksi e Bello. E pavarėsisht nga kjo nismė, dy ministrat nuk kaluan nė Kuvend.

 
Ambasadoret, Moisiu bllokon Berishen
E Marte, 08 Nentor 2005 http://www.korrieri.com/
Presidenti dekreton vetem emerimin e dy ambasadoreve te rinj, duke pezulluar emrat e Edith Harxhit, Lublin Diles dhe Tatjana Kongolit, me te kritikuarit edhe nga opozita. Bashkim Zeneli dhe Leontiev Cuci largohen nga Greqia e Zvicra

Dekretet me nr. 4686 dhe 4688 kane dale dje nga zyra e Presidentit te Republikes, me nenshkrimin e Alfred Moisiut. Nga pese propozime te mberritura ne Presidence per emerim ambasadoresh, Kreu i Shtetit ka firmosur vetem dy prej tyre. Duke lene ende pa firme, tre emrat me te rendesishem dhe me te diskutuar: Edith Harxhin, e cila propozohet te shkoje ne Uashington, Lublin Diljen te destinuar per ne Nju-Jork dhe Tatjana Kongolin per ne Vjene. Por pak minuta pas shpalljes se dekreteve, Dilja ka publikuar doreheqjen nga kandidatura, duke lene ne dore te Moisiut vetem dy femrat qe synojne te ndermarrin nje karriere te rendesishme diplomatike.

Me propozim te Kryeministrit Berisha, Presidenti Moisiu ka liruar nga detyra e ambasadorit te Shqiperise ne Republiken e Greqise, Bashkim Zenelin, duke emeruar ne vend te tij, Vili Minarollin. Ne te njejten kohe, ish-zyrtari demokrat do te akreditohet edhe si kryediplomat i Shqiperise ne Qipro dhe Tunizi. Gjithashtu, Moisiu ka urdheruar Leontiev Cucin, te lere detyren e ambasadorit te Shqiperise ne Zvicer. Duke derguar ne Konfederate, Mehmet Elezin, bashke me akreditimin si ambasador jorezident ne Principaten e Lihtenshteinit.

Dekretimi i Minarollit dhe Elezit nuk ishte vene per asnje cast ne diskutim. Gjithcka ka qene e fokusuar ne emrin e Edith Harxhit, propozuar si ambasadore ne Shtetet e Bashkuara, dhe Lublin Diles qe kerkonte te kalonte ne krye te Misionit shqiptar ne OKB. Per me teper, edhe emri i Tatjana Kongolit, ish-drejtoreshe e doganave ne qeverine "Nano", ka ngecur ne siten e Presidentit.

Edith Harxhi eshte kritikuar nga opozita dhe media per opinionet e saj ne shkrimin me titull "Komploti greko-komunist ndaj demokracise shqiptare", nje studim i ngjarjeve te vitit 1997, me bashkeautor Mal Berishen. Ne kete shkrim flitet per rolin percares te Greqise ne trazirat e vitit 1997. Ndersa Lublin Dilja, sipas informacioneve diplomatike, eshte perfshire nje vit me pare, ne nje incident seksual ne Nju-Jork. Ne kritikat e mberritura ne Presidence per emrat e propozuar nga Berisha, mesohet te jete permendur edhe Tatjana Kongoli. Gjate kohes qe ajo ka drejtuar sistemin doganor, mesohet te jene kryer nje numer i madh transferimesh te personelit te doganes. Te dhena keto, sipas burimeve nga Presidenca, jane perfshire edhe ne nje raport te Bashkimit Europian.

Megjithate, Moisiu ende nuk ka shprehur nje gjykim per dy emrat e propozuar per ambasadore. Ligji nuk percakton nje afat kohor per te dekretuar perfaqesuesit diplomatike, ndersa Shpetim Cuckes iu desh te priste tre muaj per emerimin ne Zagreb e Sarajeve, perpara se te jepte doreheqjen. Sidoqofte, Moisiut do t'i duhet te vendose nese do te hedhe firmen ne dekretet qe emerojne Harxhin ne Uashington dhe Kongolin ne Vjene. Dhe nese Presidenti do te firmose, dy zonjat do te kerkojne agrimentin ne vendet ku deshirojne te perfaqesojne Shqiperine. Por per Harxhin, kjo faze nuk duket te jete thjesht nje procedure.

M.E

Perzgjedhja e Presidentit te Republikes

U dekretuan:

Ambasador ne Athine, Greqi

ISHTE VJEN

Bashkim Zeneli Vili Minarolli

Ambasador ne Berne, Zvicer

ISHTE VJEN

Leontiev Cuci Mehmet Elezi

Ne pritje:

Ambasadore ne Vjene, Austri

ISHTE PRITET

Shpresa Kureta Tatjana Kongoli

Ambasador ne Uashington, SHBA

ISHTE PRITET

Fatos Tarifa Edit Harxhi

Ambasador ne OKB, Nju Jork

ISHTE DOREHIQET

Agim Nesho Lublin Dilja

 
 
Faqja 7 - POLITIKE

Nentor 9, 2005

 

PS dhe PD konsuensus pėr qėndrimin ndaj tė ardhmes sė Kosovės

Kosova, PD “djeg” platformėn e Mustafajt

Rezoluta, jo pavarėsi tė kushtėzuar

Rozeta Rapushi

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, gjetėn konsensusin pėr tė dorėzuar nė Kuvend njė rezolutė tė vetme pėr Kosovėn. Pas rreth njė muaji debatesh, Komisioni i Politikės sė Jashtme, arriti tė dalė me njė rezolutė tė vetme ku u pėrjashtua termi i ministrit tė Jashtėm, Besnik Mustafaj, pėr njė “pavarėsi tė kushtėzuar”. Grupi Parlamentar i PD e ka djegur kėshtu qėndrimin e ministrit Mustafaj nė lidhje me pavarėsinė e kushtėzuar. Kėshtu nė bllok, komisioni do tė dorėzojė nė seancė plenare njė draft i cili flet pėr njė Kosovė tė pavarur, demokratike, nė paqe dhe nė harmoni ndėretnike. Nė projekt nuk flitet pėr “kushtet” e pėrmendura vetėm nga ministri Mustafaj, qė tė interpretuara do tė thoshin njė pavarėsi qė kushtėzohet nga respektimi i minoritetit serb, zbutja dhe mos ndryshimi i kufijve, dhe njė pavarėsi qė pėrcillet nga njė prani e ndėrkombėtarėve.

Debati
Pėr njė orė, anėtarėt e Komisionit tė Politikės sė Jashtme, debatuan ashpėr pėr pėrmbajtjen qė do tė kishte rezoluta. Qė nė fillim tė mbledhjes qė u drejtua nga Arta Dade, socialistėt thanė prerė se nuk do tė pranojnė shkrirjen e dy projekteve tė paraqitura, pėrderisa nė atė tė Partisė Demokratike do tė kishte terma qė cungonin pavarėsinė e Kosovės. “Nuk do tė votoj fare nėse nė rezolutė do tė futen kushtet e ministrit”, - tha Namik Dokle, i mbėshtetur dhe nga anėtarėt e tjerė socialistė. Pėrballė kėtij presioni, deputetėt e mazhorancės u detyruan tė heqin nga pėrmbajtja njė paragraf tė projektit tė tyre, qė fliste se pavarėsia e Kosovės duhet tė jetė e kushtėzuar. Nė kėtė paragraf ishte transmetuar mesazhi i ministrit tė Jashtėm Mustafaj, qė ishte i vetmi qė pėrmendte pavarėsinė e kushtėzuar pėr Kosovėn.

Projekti
Fryma e projektrezolutės tė Komisionit tė Jashtėm, ėshtė qė Kuvendi shqiptar mbėshtet fillimin e bisedimeve pėr statusin e Kosovės, uron qė ato tė pėrfundojnė sa mė parė, dhe mbi tė gjitha vė theksin nė njė Kosovė tė pavarur dhe demokratike. Pas “luftės” mes forcave politike, demokratėt u bindėn tė heqin pjesėn e interpretimit tė deklaratės sė Mustafajit, duke lėnė ashtu siē thotė edhe qeveria, presidenti apo kryetarja e Kuvendit, paragrafin pėr njė Kosovė tė pavarur. “Ėshtė njė rezolutė qė shpreh tė gjitha qėndrimet e shtetit shqiptar, tė qeverive tė njėpasnjėshme dhe tė angazhimit tė tyre lidhur me ēėshtjen e Kosovės”, - tha pas mbylljes sė diskutimeve, Arta Dade. Edhe Paskal Milo pas arritjes sė konsensusit mes palėve, u shpreh se projektrezoluta ėshtė e arrirė dhe do tė marrė bekimin e tė gjitha grupeve parlamentare. Ajo do tė rishikohet edhe njė herė ditėn e enjte, dhe nė fund tė javės do u shpėrndahet tė gjitha grupeve.

Projektrezoluta
Projektrezoluta pėr Kosovėn do tė paraqitet nė Kuvend ditėn e hėnė. Ajo flet pėr njė Kosovė tė pavarur, demokratike, dhe nė paqe ndėretnike pa kushte.

 

 http://www.panorama.com.al/
viti IV, Nr:11022
E Mėrkurė 9 Nėntor 2005
 
Faqe 7 - Politikė

 

Komisioni i Jashtėm do tė paraqesė njė projekt tė vetėm pėr statusin e ardhshėm

 

Kosova, rikthehet paqja mes PD-PS

Dy anėtarėt, Dade dhe Milo: Ramė dakord pėr njė pavarėsi tė plotė

 
Bledar Hoti

Pozita dhe opozita bien dakord pėr paraqitjen e njė projektrezolute tė pėrbashkėt pėr statusin e Kosovės, duke kėrkuar e u shprehur pėr pavarėsi.

Pas shumė diskutimesh pėr pavarėsi tė kushtėzuar apo pėr pavarėsi tė plotė mes komisionerėve socialistė dhe demokratė, komisioni i politikės sė Jashtme ka arritur njė definicion tė pėrbashkėt. Dy ish-ministrat e Jashtėm, anėtarė tė kėtij komisioni, Arta Dade dhe Paskal Milo kanė bėrė prezent gjetjen e gjuhės sė pėrbashkėt nė mes pozitės dhe opozitės, ku pėr draftin e projektrezolutės pėr Kosovėn do tė kėrkohet pavarėsi e plotė, nė respektimin e tė drejtave tė njeriut, ku pėrfshihen pakicat dhe minoritetet serbe. Sipas burimeve, nė mes anėtarėve tė komisionit tė politikės sė Jashtme, ėshtė rėnė dakord qė tė ketė vetėm njė projektrezolutė, duke synuar qė mė pas tė arrihet nė njė konsensus politik, pėr kėtė ēėshtje madhore. Dade ka kėrkuar nė komision arritjen e njė konsensusi, pasi edhe vetė drejtuesit e lartė tė PD-sė janė shprehur pėr pavarėsinė e Kosovės, si kryeministri Berisha apo dhe kryeparlamentarja Topalli, dhe jo pėr njė “pavarėsi tė kushtėzuar”. Njė deklaratė e tillė duket se ka bindur anėtarėt demokratė tė komisionit, tė cilėt janė tėrhequr nga qėndrimi i tyre pėr mėnyrėn e pėrcaktimit tė statusit tė ardhshėm tė Kosovės.
“Nga procesi i bisedimeve shpresojmė tė dalim nė njė konkluzion tė pėrbashkėt, ēka ėshtė nė deklarimin pėr pavarėsi tė plotė tė Kosovės, sipas standardeve evropiane”, deklaroi pas mbledhjes deputeti i PDS-sė, Paskal Milo. Arritjen e kompromisit e konfirmoi edhe deputetja PS-sė, Arta Dade. Sipas saj, tani pritet hartimi i njė rezolute tė pėrbashkėt, e cila do tė bėjė tė mundur daljen me njė qėndrim unik tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Milo u shpreh se “projektrezoluta e PS-sė ėshtė me e pėrgjithshme, ndėrsa ajo e PD-sė ėshtė mė e plotė dhe i pėrgjigjet zhvillimeve mė tė fundit nė Kosovė”. Socialistėt kanė pasur pretendime pėr draftin e paraqitur nga ana e PD-sė, pėr shkak se paraqitja nė komisionin parlamentar tė Jashtėm, nuk iu ėshtė nėnshtruar procedurave parlamentare, ku fillimisht duhej tė ishte diskutuar nė konferencėn e kryetarėve tė grupeve parlamentare. Por mes anėtarėve tė komisionit parlamentar ėshtė rėnė nė konsensus pėr pėrfshirjen nė diskutime edhe tė draftit tė paraqitur nga ana e maxhorancės parlamentare.

Debatet pėr Kosovėn
Komisioni i politikės Jashtme thirri nė njė seancė tė veēantė parlamentare ministrin, Bensik Mustafaj, pėr qėndrimet e tij nė lidhje me statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Ministri i Jashtėm, Mustafaj ishte shprehur nė takimet e zhvilluara, si nė OKB apo nė BE, se “Shqipėria ėshtė pėr njė pavarėsi tė kushtėzuar tė Kosovės, e cila lidhet me respektimin e tė drejtave tė popullatės serbe dhe tė pakicave tė tjera nė kėtė krahinė”. Qėndrimi i kryediplomatit shqiptar solli edhe reagimin e opozitės, ku socialistėt u shprehėn kundėr deklaratės sė Mustafajt, duke e cilėsuar si tė pamatur. Madje ish-ministrja, Arta Dade, i kėrkoi kryeministrit Berisha rishikimin e pozicionit tė Mustafajt nė qeverinė e tij. Nga ana e tij, kryediplomati, nė raportimin e tij nė komisionin e politikės sė Jashtme, mbrojti tezėn e tij, duke theksuar se pavarėsia e Kosovės ėshtė e vetmja rrugė pėr zgjidhjen e kėtij statusi. Ai ka kėrkuar nga ana e opozitės qė tė jetė mė e qartė nė qėndrimet e saj dhe mė profesionale. Nė tė njėjtėn kohė edhe kryekomisioneri i Politikės sė Jashtme nė Kuvend, Preē Zogaj ka shprehur qėndrimin e maxhorancės, e cila ėshtė pėr njė pavarėsi, duke bėrė tė ditur se tė gjitha partitė politike bien nė njė qėndrim unik.


 

http://gazetametropol.com/
Rezoluta qė mbėshtet pavarėsinė do tė miratohet nė Kuvend
9 Nentor  Gjendet konsensusi mes PD e PS pėr statusin e Kosovės

Socialistėt dhe demokratėt kanė gjetur mė nė fund konsensusin pėr hartimin e rezolutės pėr ēėshtjen e Kosovės. Njė grup pune, i pėrbėrė nga nėnkryetarja socialiste e komisionit tė politikės sė jashtme, Arta Dade, Paskal Milo, Arjan Starova dhe Astrit Patozi kanė pėrfshirė nė njė dokument tė vetėm tė dyja rezolutat e hartuara mė parė nga PS dhe PD, duke hequr termin "pavarėsi e kushtėzuar". Rezoluta pritet tė miratohet tė premten nė seancė plenare. Gjatė mbledhjes sė zhvilluar dje, mes anėtarėve tė komisionit ka patur mjaft debate pėr elementėt qė duhet tė futeshin nė rezolutėn pėrfundimtare e qė do t'i propozohet Kuvendit. Deputetėt socialistė Arta Dade dhe Namik Dokle kanė debatuar ashpėr me pėrfaqėsuesit e mazhorancės pėr tė pranuar si rezolutė atė tė propozuar nga PS-ja, por qė tė pranohen edhe elementė tė rezolutės sė PD-sė. Nė fund tė mbledhjes Dade tha se, "shpresoj qė tė gjej mirėkuptimin nė kėtė rezolutė qė nė kėndvėshtrimin tim ėshtė njė rezolutė qė shpreh tė gjitha qėndrimet e shtetit shqiptar, tė qeverive tė njėpasnjėshme dhe tė angazhimit tė tyre lidhur me ēėshtjen e Kosovės qė nga fillimi dhe menaxhimi i krizės, roli qė shteti shqiptar luajti dhe pa dyshim dhe ēfarė i kėrkohet nga ana e parlamentit dhe qeverisė aktuale, lidhur edhe me nisma edhe projekte qė do tė ndikonin nė zhvillimin ekonomik, kulturor dhe njerėzor tė Kosovės". Kuvendi i Shqipėrisė shpreson qė nga procesi i bisedimeve do tė dalė njė rezultat i qendrueshėm, i

cili reflekton aspiratat dhe vullnetin e lirė tė qytetarėve tė Kosovės pėr njė shtet tė pavarur, demokratik dhe evropian, tha pas mbledhjes anėtari tjetėr i komisionit, Paskal Milo. Sipas tij, kjo projektrezolutė nuk kishte ndonjė pėrplasje thelbėsore me atė tė ministrit tė Jashtėm, por kishte vetėm njė veēori nė stilin e tė shkruarit.

D. Tanushi

 

RADIO FREE EUROPE/RADIO LIBERTY, PRAGUE, CZECH REPUBLIC
___________________________________________________________
RFE/RL NEWSLINE Vol. 9, No. 211, Part II, 9 November 2005

KOSOVARS PREPARE FOR STATUS TALKS... Kosovar President Ibrahim Rugova
said in a statement on 8 November that the negotiating team that will
represent the ethnic Albanian majority in the upcoming status talks
will accept nothing less than independence, and called on the Serb
minority to support them, dpa reported (see "RFE/RL Newsline," 14
September and 2 November 2005, and "RFE/RL Balkan Report," 20 May
2005). The statement noted that the committee "was authorized to
start work immediately...[on] a political platform for an independent
and sovereign Kosova." Rugova stressed that the "platform for the
talks is independence and, as such, is not negotiable." The work of
the negotiating team, which includes leaders from the four main
political parties, has been held up by public feuding between some of
the individuals involved. The talks are expected to begin soon under
the mediation of former Finnish President Martti Ahtisaari, who is a
veteran negotiator in Kosova and several other international trouble
spots. PM

..AND REJECT HALF MEASURES... Kosovar Prime Minister Bajram Kosumi
told RFE/RL's South Slavic and Albanian Languages Service in
Prishtina on 8 November that Kosova must become fully independent as
is the case with other countries in the region. He added that the
upcoming talks will center on three crucial issues: the right of
Kosova's citizens to have their own state, the functioning of the new
state and its institutions, and the establishment of peace in the
region. Several proposals, notably from within the EU, have called
for "conditional independence" for Kosova, which would not enjoy full
sovereignty until it joined the Brussels-based bloc and had adopted
its rules and restrictions (see "RFE/RL Newsline," 24 October 2005).
PM

..AS U.S. DIPLOMATS MAKE SOME POINTS. U.S. Undersecretary of State
Nicholas Burns told the Senate Foreign Relations Committee on 8
November that "the Kosovo Albanians...have to prove to...the
international community...that they can  govern democratically, that
they can govern effectively, and that they can design a future Kosovo
that will protect the rights of the minority population," RFE/RL
reported (see "RFE/RL Newsline," 20 October 2005, and  "RFE/RL Balkan
Report," 7 October 2005). He said that NATO is prepared to use force
to prevent any attempt to influence the status question through
violence and warned Belgrade against urging the province's Serbian
minority to boycott the talks. Former U.S. Balkan envoy Richard
Holbrooke told the same hearing that the Kosovar Albanians must give
the Serbs "iron-clad guarantees" regarding the protection of their
rights and cultural sites. Holbrooke stressed that it is important
for the United States to remain active in Kosova, saying that "we
must finish the job. And if we don't, the subsequent costs will be
even higher. War could resume, and what was done so far will have
been wasted." PM

MONTENEGRIN LEADER OUTLINES REFERENDUM QUESTIONS. Montenegrin Prime
Minister Milo Djukanovic said in Vienna on 8 November that the
planned referendum on independence will consist of two questions:
"Are you in favor of Montenegro becoming an independent and
internationally recognized state?" and "Do you agree that Montenegro
remains in a joint state with Serbia?" RFE/RL's South Slavic and
Albanian Languages Service reported (see "RFE/RL Newsline," 8
November 2005). He stressed that these formulations will enable the
voters to express their will clearly. PM