13/01/2005 http://www.shekulli.com.al/
LZHK ēon nė Kushtetuese Kodin Zgjedhor

 

Shekulli

Grupi parlamentar Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar do tė padisė nė Gjykatėn Kushtetuese, Kodin e ri Zgjedhor tė miratuar pak ditė mė parė nga Kuvendi nė njė seancė tė jashtėzakonshme. Njė prej deputetėve tė kėtij grupi, Dashamir Shehi, ka deklaruar dje se pėrmbajtja e kėtij Kodi Zgjedhor do tė ankimohet nė Gjykatėn Kushtetuese, ndėrkohė qė ka siguruar se vota e tyre do tė mbrohet pavarėsisht nga rrethanat qė do tė krijohen. “Ne do t’i drejtohemi Gjykatės Kushtetuese dhe njėkohėsisht komunitetit ndėrkombėtar. Kjo ėshtė njė shkelje e hapur flagrante. Nuk ka ndodhur ndonjėherė qė tė mos kesh asnjė vėzhgues brenda komisioneve tė numėrimit. Por sido qė tė rrjedhin ngjarjet, ne do tė hyjmė nė zgjedhje dhe do t’i ruajmė votat tona”, - tha dje Shehi. Grupet parlamentare LZHK-sė dhe LSI votuan kundėr Kodit tė ri Zgjedhor si dhe kundėrshtuan ashpėr marrėveshjen mes PS dhe PD tė nėnshkruar nė selinė e OSBE lidhur me ndarjen e re tė zonave zgjedhore

-----------------
 
http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
Faqe 6 - Politikė

 

PS-ja e PD-ja startojnė komisionin me ekspertėt e huaj

 

OSBE, firmoset ndarja konkrete e zonave zgjedhore

 
Juli Prifti

PS-PD konkretizuan dje pikėn kryesore tė marrėveshjes sė 30 dhjetorit, sipas sė cilės palėt do tė hyjnė nė zgjedhje me njė ndarje tė re tė zonave zgjedhore.

Pėrfaqėsuesit politikė, Sherifi e Bufi nga PS-ja dhe Rusmajli e Gjana nga PD-ja kanė konsistuar ngritjen e grupit tė ekspertėve pėr hartėn e re elektorale, nė njė takim nė selinė e Prezencės sė OSBE-sė nė Tiranė. Me ngritjen e kėtij grupi nis konkretisht puna pėr ndarjen e zonave, e cila do tė materializohet nė njė draft qė pritet t’i pėrcillet Parlamentit nė fund tė muajit shkurt. Baza e ndarjes sė re, ashtu si e pėrmban edhe marrėveshja, e cila i hapi rrugėn miratimit tė kodit tė ri elektoral nė Parlament, pėrfshin pjesėmarrėsit nė votimet e viteve 2000, 2001 dhe 2003. Grupi i ekspertėve pėrbėhet nga pėrfaqėsuesit e dy partive tė mėdha, Elmaz Sherifi e Ylli Bufi tė PS-sė, Ilir Rusmajli e Jemin Gjana tė PD-sė, si dhe nga ekspertėt ndėrkombėtarė. Nė krye tė grupit do tė jetė njė ekspert anglez, ndėrsa nė pėrbėrje tė tij ekspertė francez dhe estonez tė cilėt kanė nisur punėn nė prezencė tė OSBE-sė dhe tė Kėshillit tė Evropės. Drafti do tė punohet mbi bazėn e ligjit, i cili pėrcakton kriteret e ndarjes, por edhe detajon probleme eventuale qė mund tė dalin gjatė procesit. Gjithsesi, pėrfaqėsuesit politikė u shprehėn dje, optimistė pėr realizimin e kėsaj ndarjeje, sipas standardeve ndėrkombėtare, duke mos pėrfillur njė vendim tė Gjykatės Kushtetuese qė e shpall ligjin nė fjalė, antikushtetues.

Problemet
“Mendoj qė nuk ka shkak mė pėr tė paragjykuar dhe pėr tė pasur pretendime pėr kėtė ēėshtje”, ka theksuar dje, pas takimit nė OSBE, socialisti Sherifi. Por, demokratėt duket se do tė ndjekin me shumė vėmendje procesin, pasi, sipas Gjanės, debati ėshtė shumė i gjerė dhe i gjatė. Sipas tij, pėr disa nga pikat ėshtė rėnė dakord, ndėrsa pėr disa tė tjera jo. Megjithatė, edhe ai ka qenė optimist kur ka deklaruar se ekspertėt do tė dinė t’i japin vendin e duhur secilit prej problemeve.

Kriteret
Tre kriteret mbi tė cilat do tė punojė grupi i ekspertėve janė ato qė pranon ligji dhe, nė kėtė pikė, secila nga palėt i referohet rekomandimeve ndėrkombėtare pėr barazinė e numrit tė zgjedhėsve.

 

  • PD, Jemin Gjana
    “Problemet e zonave zgjedhore, specifikat qė do tė kenė secili prej kritereve, po shkojnė drejt mesatares. Pėr disa nga pikat ėshtė rėnė dakord, ndėrsa pėr disa tė tjera jo. Besoj se sipėrmarrja nga ana e grupit tė ekspertėve ndėrkombėtarė pėr tė shkuar drejt njė ndarje tė zonave ėshtė njė sipėrmarrje, e cila do t’i japė vendin e duhur secilit prej kritereve tė pėrcaktuara, sipas radhės sė rėndėsisė qė i ka pėrcaktuar ligji”.
  • PS, Elmaz Sherifi
    ”Ka filluar puna pėr ndarjen e zonave zgjedhore, sipas ligjit tė ri pėr kėtė qėllim. Grupi i ekspertėve qė do tė punojnė ėshtė njė ekip i ri, dhe janė edhe pėrfaqėsuesit politikė. Puna do tė realizohet edhe nė prezencė tė OSBE-sė dhe tė Kėshillit tė Evropės. Mendoj se nuk ka mė shkak pėr tė paragjykuar dhe pėr tė pasur pretendime pėr kėtė ēėshtje. Palėt kanė pranuar parimet ndėrkombėtare dhe ekspertėt do tė bėjnė punėn e tyre”.

 

Kėrkohet korrigjimi i marrėveshjes
LSI-ja e LZHK, ankim nė Kushtetuese pėr Kodin

Lėvizja Socialiste pėr Integrim dhe Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar, tė cilat votuan kundėr kodit tė ri elektoral nė parlament, do t’i drejtohen Gjykatės Kushtetuese. Kėrkesa ka tė bėjė me kundėrshtimin e kėtij kodi dhe vjen si njė nismė e LSI-sė, sė cilės i bashkangjitet edhe LZHK-sė. Njė nga deputetėt e LZHK-sė, Dashamir Shehi, tha dje, se edhe kjo lėvizje do tė dėrgojė nė Gjykatėn Kushtetuese kundėrshtimin e saj pėr mėnyrėn sesi funksionin kodi elektoral. “Do t’i drejtohemi gjykatės dhe, ndėrkohė me kėtė lėvizje, edhe komunitetit ndėrkombėtar”, ka pohuar Shehi. Sipas tij, kjo kėrkesė ka tė bėjė me faktin se dy formacione tė rėndėsishme politike janė pėrjashtuar nga pjesėmarrja nė zgjedhje, ende pa nisur fushata. “Eshtė njė shkelje flagrante, pasi nuk ke mundėsi tė kesh as vėzhgues brenda komisioneve tė numėrimit dhe shpresojmė tė marrim njė pėrgjigje pozitive”, ka theksuar drejtuesi i LZHK-sė, Dashamir Shehi. Ai i ėshtė bashkuar lėvizjes, duke u bėrė edhe pėrfaqėsues i saj nė Kuvend. Gjithsesi, Shehi pohon se LZHK-ja, sido qė tė vijnė punėt do tė hyjė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pėrsa i takon kėsaj pike, LSI-ja ka dhėnė si alternativė mbrojtjen e votės dhe numėrimin e tyre nga vetė lėvizja. Kodi i ri elektoral u miratua tė hėnėn nė Kuvend, nė njė seancė tė jashtėzakonshme, me 92 vota pro, dhjetė vota kundėr dhe pesė abstenime.