http://www.kohajone.com/
E Merkure, 13 Korrik 2005
SHEHI: LZHK-JA DO TE PARAQESE 40 ANKIME

Kreu ekzekutiv i Partise Levizja per Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehu u shpreh dje se kjo parti ka bere rreth 40 ankimime te cilat jane hedhur poshte nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas Shehut ankimimet e bera vijne si pasoje e sjelljeve flagrante te tilla si transferimi i votave te LZHK-se drejt partive aleate te Partise Demokratike si Partia Republikane, Partia Demokratike e Reformuar, ekzistenca e mijera fleteve votimi me teper se numri i votuesve, etj. Shehu theksoi se ankimimet do te vazhdojne te behen, madje- sipas tij- ato do te cohen ne gjykate per nje shqyrtim te metejshem.

http://www.panorama.com.al/

"Na janė vjedhur rreth 50 mijė vota gjatė numėrimit"
Shehi: LZHK nuk njeh rezultatin nė proporcional

LZHK-ja nuk do tė njohė rezultatet e proporcionalit tė zgjedhjeve parlamentare tė 3 korrikut, por vetėm ato tė maxhoritarit. Kėshtu deklaroi dje kreu ekzekutiv i LZHK-sė, Dashamir Shehi, i cili theksoi se arsyet qė kanė ēuar kėtė lėvizje nė kėtė qėndrim janė manipulimet qė janė bėrė nė procesin e numėrimit tė votave, ku LZHK-ja pretendon se i janė vjedhur rreth 50 mijė vota. Pėr tė zbardhur kėtė ēėshtje dhe pėr tė marrė votat qė LZHK-ja pretendon se i janė vjedhur nga komisionerėt gjatė procesit tė numėrimit, Shehi nėnvizoi se kėrkesat e tyre do tė bėhen objekt shqyrtimi i Kolegjit Zgjedhor pranė gjykatės sė Apelit. Qėndrimi i LZHK-sė nė lidhje me rezultatet e proporcionalit ėshtė bėrė publik pėr mediat dje gjatė njė mbledhjeje qė kanė zhvilluar me kreun ekzekutiv tė LZHK-sė njė pjesė e mirė e kandidatėve tė kėsaj lėvizjeje qė garuan mė 3 korrik. Gjatė takimit ėshtė bėrė analiza e pėrgjithshme e procesit tė zgjedhjeve parlamentare dhe e rezultateve tė manipuluara nė proporcional, sipas pėrfaqėsuesve tė lėvizjes sė drejtuar nga Leka Zogu I. Gjatė fjalės sė tij nė takim, Dashamir Shehu tha se: "Ne njohim vetėm maxhoritarin. Proporcionalin nuk e njohim, sepse ėshtė njė proces shumė qesharak. Deri tani janė tė paktėn 50 mijė vota tė LZHK-sė tė numėruara. Gjykojmė edhe njėherė qė po kaq na janė vjedhur", tha Shehi. Nga ana tjetėr ai nėnvizoi se nė gjykimin e forcės qė pėrfaqėson, ekziston njė skemė politike pėr tė nxjerrė jashtė lojės forcat realisht tė djathta, sidomos ato tė grumbulluara pranė LZHK-sė. Duke pasur parasysh, sipas LZHK-sė, vjedhjen e votave nė proporcional nga komisionerėt e dy partive tė mėdha nė favor tė aleateve tė tyre, Shehi u shpreh se forca nė tė cilėn ai bėn pjesė do tė vazhdojė tė kontestojė kėtė proces dhe do tė ankohet edhe nė Kolegjin Zgjedhor. "Ne do tė vazhdojmė ankimimin nė gjykatė, nė Kolegjin Zgjedhor dhe shpresojmė qė ai tė tregohet mė dinjitoz sesa KQZ-ja, tė mos e trajtojė ēėshtjen thjesht politikisht. Ne vazhdojmė t'i bėjmė thirrje komunitetit ndėrkombėtar tė rihapė proporcionalin e Shqipėrisė", tha dje Dashamir Shehi. Lėvizja e Mbretit Leka Zogu I, nė bazė tė rezultateve proporcionale tė shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk e ka kaluar pragun elektoral pėr tė qenė pjesė e Kuvendit tė Shqipėrisė.


 
Nisin propozimet pėr emrat e ministrave
ARMAND MAHO

13 Korrik  Jozefina Topalli deklaron katėr postet qė janė tė panegociueshme me aleatėt nė tryezėn e sė shtunės

Aliaj, Mustafaj, Spaho, Topi dhe Olldashi anėtarėt mė tė fortė nė kabinetin Berisha

Partia Demokratike ka pėrfunduar studimin pėr pėrbėrjen e qeverisė, qė do tė drejtohet prej Sali Berishės. Burimet thanė se njė sėrė ministrish do tė shkrihen me njėra-tjetrėn pėr tė qėndruar nė njė strukturė sa mė eficiente. Burimet thanė se, krahas me kėtė projekt, kanė nisur bisedimet pėr anėtarėt e qeverisė sė re. Nėnkryetarja e PD, Jozefina Topalli, tha se qeverisja e ardhshme do tė formohet nė bashkėpunim me aleatėt, ndėrsa shkurtimi i disa ministrive ėshtė pjesė e programit tė qeverisjes sė djathtė, pėr tė cilėn ėshtė rėnė dakord qė nė fillim dhe me partitė aleate.

Ministritė

Besnik Aliaj dhe Edi Paloka pritet tė jenė dy anėtarė tė qeverisė sė re, pavarėsisht se kanė humbur zgjedhjet. Burimet thanė se Aliaj mund tė marrė postin e ministrit te Ministria e Rregullimit tė Territorit, Turizmit dhe Ambientit. Nė kėtė ministri mund tė vendoset dhe Edmond Spaho, i cili ka fituar nė zonėn e tij. Ndėrsa Besnik Mustafaj, Bamir Topi dhe Sokol Olldashi tashmė janė konfirmuar si drejtues tė dy ministrive tė rėndėsishme nė qeveri. Aktualisht kabineti qeveritar ka 17 ministra dhe sė bashku me zv.kryeministrin dhe Kryeministrin ky kabinet shkon nė 19 portofole. Kėtij numri i shtohet dhe ministri i Shtetit. Burime nė PD shprehen se nė projektin e qeverisė sė PD parashikohet shkrirja e disa ministrive nė njė tė vetme, por dhe shkurtimi i portofolit tė ministrit tė Shtetit pėr koordinim. Zėvėndėskryeministri do tė ketė drejtimin dhe tė njė ministrie dhe nuk do tė jetė portofol mė vete. Ministria e Energjetikės pritet t'i bashkohet Ministrisė sė Transporteve dhe Telekomunikacionit, Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimi do tė kalojė si drejtori nė Ministrinė e Rendit, tė njėjtin fat do ta ketė dhe Ministria e Ambientit, e cila do t'i bashkohet Ministrisė sė Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, ndėrsa Ministria e Ekonomisė pritet tė bashkohet me Ministrinė e Financave. Gjithsej do tė ketė 14 ministri dhe sė bashku me postin e kryeministrit numri i portofoleve shkon nė 15 tė tilla.

Deklarata

Nėnkryetarja e PD tha dje se, pavarėsisht negociatave me aleatėt, ministritė e rėndėsishme, tė cilat pėrbėjnė dhe njė pjesė tė mirė tė programit tė PD, do tė vazhdojnė tė mbeten nėn kontrollin e PD. Sipas saj, nuk pėrjashtohet mundėsia qė nė kabinetin qeveritar tė bėjnė pjesė dhe personat qė nuk kanė mundur tė fitojnė direkt nė zonat e tyre elektorale, si Edi Paloka, i cili u deklarua gjatė fushatės si njė bashkėpunėtor i ngushtė i qeverisė sė ardhshme. “Ata qė nuk mundėn tė fitojnė janė pjesė e PD dhe, hė pėr hė, nuk mund tė flasim pėr emra tė sigurt, por ministritė si ajo e Financave, Ministria e Brendshme, Ministria e Jashtme, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shėndetėsisė do tė jenė prioritete tė PD, pasi janė pėrgjegjėsi i forcės politike qė kanė ēuar nė kėtė fitore. Ministritė e tjera mbeten pėrgjegjėsi e emrave qė do tė vijnė nga partitė dhe emrat do tė jenė lider nė profesionet dhe fushat e tyre”, tha Topalli. Sipas saj, koalicioni qeverisės do tė jetė solid dhe i konsoliduar, dhe shumė shpejt do tė bėhet real. Nė kėtė mėnyrė ėshtė reduktuar nė 9 portofole mundėsia e zgjedhjes prej aleatėve.

Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit shkrihet me Ministrinė e Rendit

Ministria e Ambientit shkrihet me Ministrinė e Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit

Ministria e Ekonomisė shkrihet me Ministrinė e Financave

Ministria e Energjetikės shkrihet me Ministrinė e Transporteve dhe Telekomunikacioneve

Zėvendėskryeministri ėshtė dhe ministėr

Shkurtohet posti i ministrit tė Shtetit pėr koordinim

Kryeministri

Ministria e Drejtėsisė

Ministria e Punėve tė Jashtme

Ministria e Integrimit

Ministria e Financave

Ministria e Energjetikės, Transportitt dhe Telekomunikacioneve

Ministria e Rendit dhe Pushtetit Vendor

Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Shėndetėsisė

Ministria e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale

Ministria e Bujqėsisė

Ministria e Arsimit dhe Shkencės

Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve

Ministria e Rregullimit tė Territorit, Turizmit dhe Ambientit


 

E Marte, 12 Korrik 2005    http://www.kohajone.com/
 
KANDIDATET E LZHK-SE, ANKIME TE VECANTA NE KOLEGJIN ZGJEDHOR

Kreret me te larte te Levizjes per Zhvillimin Kombetar do te mbledhin sot ne kryeqytet te gjithe kandidatet per deputete te kesaj partie per te diskutuar strategjine e denoncimit te manipulimit te votes se 3 korrikut. Sipas, drejtuesit te fushates elektorale te kesaj partie, Dashamir Shehi kreret e LZHK-se do te paraqesin ne Kolegjin Zgjedhor te gjitha provat e manipulimeve ne proporcional. Sic eshte bere publike, LZHK-ja nuk do te perfaqesohet ne parlament me deputete, pasi nuk arriti te kaperceje pragun elektoral prej 4% qe eshte i nevojshem per koalicionet. Me 3 korrik LZHK-ja konkurroi ne koalicion me PLL-ne. Nderkohe, te gjithe kandidatet e kesaj partie, do te bejne ankimime te vecanta ne Kolegjin Zgjedhor, pas refuzimit te KQZ-se per te rinumeruar votat e proporcionalit. Krahas kesaj, perfaqesues te 4 partive politike, Aleances Demokratike, Levizja Socialiste per Integrim, Levizja per Zhvillim Kombetar dhe Partia Demokracia Sociale kane kontestuar rezultatet e zgjedhjeve dhe kane kerkuar rinumerim te votave ne te 100 zonat e proporcionalit. Ne nje konference te perbashket per shtyp pak dite me pare perfaqesuesit e ketyre partive kane shprehur disa dite me pare pakenaqesite e tyre per transferim arbitrar te votave te tyre te partite e tjera, kryesisht tek Partia Social Demokrate dhe Partia Repubikane si dhe tjetersimin e pjesshem gjate perpilimit te procesverbalit perfundimtar te zonave zgjedhore nga KZZ-te. Perfaqesuesit e PAD-se, LSI-se, LZHK-se dhe PDS-se kerkuan me tej nga institucionet pergjegjese dhe kompetente, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor, qe te kryhet serish procesi i numerimit te votave proporcionale dhe te denohen penalisht shkaktaret e degjenerimit te procesit te numerimit te votave. Te katert keta perfaqesues bene me dije se neqoftese nuk do te plotesohen keto kerkesa ata nuk do te njohin dhe nuk do te pranojne rezultatin e ketyre zgjedhjeve. Ne fund te fjales se tyre ata i bene thirrje te gjitha partive te tjera politike, kryesisht Partise Socialiste dhe Partise Demokratike te bashkohen me kete qendrim per te shpetuar procesin zgjedhr ne Shqiperi, ashtu sikurse u bene thirrje dhe institucioneve nderkombetare te mbajne qendrim te drejte dhe objektiv ndaj ketij fenomeni.

 
http://www.shekulli.com.al/   12/07/2005

KQZ: Nuk parashikohet nga Kodi Zgjedhor

Rrėzohet kėrkesa e LZHK pėr rinumėrimin e proporcionalit

 

A. R

TIRANĖ- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrėzoi dje kėrkesat e ardhura nga koalicioni zgjedhor “Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar Leka I Zogu”, qė kundėrshtonin tabelat e rezultateve nė njė numėr tė konsiderueshėm zonash zgjedhore. KQZ-ja i konsideroi tė pabazuara ankesat e LZHK-sė, pasi nė procesverbalet e ardhura nga KZZ-tė, ku kėrkohej rivlerėsimi i fletėve tė votimit, nuk ėshtė bėrė asnjė vėrejtje pėr parregullsi nė procesin e numėrimit tė votave. Anėtarėt e KQZ-sė votuan nė mėnyrė unanime kundėr kėrkesės sė LZHK-sė pėr tė marrė njė kampion, qė mund tė jetė njė qendėr votimi ēfarėdo nė vend, dhe nė rast se konstatohej shkelje me rezultatin e deklaruar dhe atė qė do tė dilte, tė fillonte procesi i rinumėrimit tė votave nė proporcional pėr tė gjitha KZZ-tė. Por KQZ-ja ka argumentuar se procesi i rinumėrimit tė votave nuk ėshtė parashikuar nė dispozitat e Kodit Zgjedhor. Koalicioni i LZHK-sė mbetet pėrfundimisht jashtė Parlamentit, pasi nuk ka kaluar pragun elektoral prej 4 % pėr koalicionet dhe ka marrė pėr 98 zona zgjedhore 3,41 % tė votave. Por LZHK-ja e ka kontesuar kėtė rezultat publikisht, duke e cilėsuar atė tė manipuluar nga dy partitė e mėdha. Drejtuesit e LZHK-sė janė shprehur se komsionerėt e PS-sė dhe PD-sė kanė bėrė pazar me votat e kėtij koalicioni, duke ua kaluar ato aleatėve tė tyre. Pėrveē LZHK-sė, kontesime pėr rezultatet e proporcionalit kanė bėrė edhe LSI-ja, PDS-ja, PDK-ja dhe PAA-ja.

Deri tani KQZ-ja ka rrėzuar 70 ankesa nga 320 qė kanė mbėrritur gjithsej nė kėtė institucion

KQZ, rezultati mė 23 korrik

Kodi Zgjedhor: KQZ merr vendim pėrfundimtar pėr kėrkesėn ankimore brenda 10 ditėve nga data e regjistrimit tė saj

A.Rama

TIRANĖ-Shqyrtimi i ankesave tė depozituara nga kandidatėt dhe subjektet politike nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve pritet tė pėrfundojė brenda datės 23 korrik. Ndonėse deri tani janė regjistruar nė KQZ nė Regjistrin e Ankimeve Zgjedhore 320 ankesa pėr kundėrshtim tė tabelave tė rezultateve dhe disa pėr pavlefshmėri, afati i fundit qė pėrcakton Kodi Zgjedhor pėr tė mbyllur shqyrtimin e tyre ėshtė data 23 korrik. Kėshtu, subjektet zgjedhore dhe kandidatėt kanė tė drejtė tė depozitojnė nė KQZ ankesa mbi vendimet e marra nga Komisionet Zonale Zgjedhore deri 10 ditė pas zhvillimit tė zgjedhjeve, pra deri nė datėn 13 korrik. Ndėrsa KQZ-ja duhet tė shqyrtojė secilėn ankesė brenda 10 ditėve nga koha kur ajo ėshtė depozituar pranė saj. Ndėrkohė ankimimi i fundit lidhur me procesin zgjedhor tė 3 korrikut ėshtė regjistruar nė datėn 10. Por duke parė numrin e madh tė ankimimeve qė janė depozituar pėr kėtė proces zgjedhor, burimet nga KQZ-ja pohuan se mbyllja e shqyrtimit tė tyre do tė pėrfundojė deri nė fund tė javės qė vjen. Duke llogaritur se afati i fundit pėr t’u ankuar nė KQĖZ ėshtė data 13 korrik dhe KQZ ėshtė e detyruar tė vendosė brenda 10 ditėve nga dorėzimi i ankesės, del qė nė 23 korrik institucioni kryesor i zgjedhjeve tė mbarojė pune me ankesat nė 23 korrik. Gjatė kėsaj jave pritet tė pėrfundojnė tė gjitha ankesat pėr kundėrshtim tė tabelave tė rezultateve tė miratuara nga KZZ-sė, si dhe ankesat pėr mosmarrje vendimi pėr shpalljen e kandidatit fitues. Ndėrsa mė pas do tė shqyrtohen ankesat e ardhura nga subjektet dhe kandidatėt pėr shpalljen e pavlefshmėrisė sė zgjedhjeve nė zona tė caktuara. Deri dje nė mbrėmje KQZ-ja ka rrėzuar gati 70 ankesa, tė cilat kanė pasur si objekt kundėrshtimin e tabelės sė rezultateve tė proporcionalit nė qendra tė ndryshme votimi, apo edhe nė mjaft zona elektorale. Shumica e ankesave qė janė rrėzuar me votat unanime tė 7 anėtarėve tė KQZ-s. Kanė qenė tė partive tė vogla, tė cilat kanė kontesuar rezultatet e deritanishme tė proporcionalit. Konkretisht vetėm dje janė rrėzuar 10 ankesa tė LZHK-sė qė kishin si objekt kontesimin e rezultave tė proporcionalit. Ndėr kėrkesat e rrėzuara nga KQZ-ja me votim unanim, ėshtė edhe ajo e kandidates socialiste nė zonėn 90, Makbule Ēeēo, e cila kundėrshtonte vendimin e KZZ-sė pėr shpalljen tė pavlefshme tė 2 kutive tė votimit. KQZ-ja la nė fuqi vendimin e KZZ-sė, duke shpallur fitues kandidatin e PD-sė, Genc Ruli. Po kėshtu janė rrėzuar edhe ankesat e kandidatėve Neritan Sejamini i PD-sė dhe Mark Nikolli i PS-sė, tė cilėt kundėrshtonin rezultatet pėrkatėsisht nė KZZ-nė 42 nė kryeqytet dhe tė KZZ-sė 15. Ndėrkaq shpejtėsia nė pėrfundimin e shqyrtimit tė ankesave do tė jetė nė dorė tė Kolegjit Zgjedhor, i cili vetėm dje ka filluar shqyrtimin e 3 ankesave tė para qė kanė ardhur nga subjektet dhe palė tė tjera tė interesuara, pas vendimeve tė shpallura nga KQZ-ja. Pritet qė shumica e ankesave qė do tė shqyrtojė KQZ-ja, me pėrjashtim tė atyre qė janė pėr shpallje vendimi pėr kandidatėt fitues, tė apelohen nė Kolegjin Zgjedhor.


Neni 146
E drejta e ankimimit
Ēdo subjekt zgjedhor ka tė drejtė tė ankohet nė KQZ, kundėr vendimeve tė KZZ-sė qė cėnojnė interesat e tyre tė ligjshme brenda dy ditėve nga data e shpalljes sė vendimit.


Neni 161
KQZ-ja merr vendim pėrfundimtar pėr kėrkesėn ankimore brenda 10 ditėve nga data e regjistrimit tė saj.


http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

 

Faqja 4 - POLITIKE

Korrik 12, 2005

 
Hidhen poshtė 50 ankesa nga 320 e mbėrritura nė KQZ
 
KQZ: Jo rinumėrim tė votave nė proporcional

Blerina Gjoka

Rinumėrimi i proporcionalit deri mė tani nuk ka gjetur mbėshtetje nga KQZ-ja e cila ka rrėzuar ēdo kėrkesė tė partive qė kėrkon rikthim numėrimit tė votave pėr partitė. Gjithashtu KQZ-ja ka hedhur poshtė 50 kėrkesa nga 320 ankesa qė kanė mbėrritur nė zyrėn e saj. Tre tė katėrtat e kėtyre ankesave kanė tė bėjnė me pakėnaqėsitė e partive tė vogla pėr proporcionalin.

LAJMI

Mė shumė se 250 ankesa tė partive tė ndryshme kėrkojnė me kėmbėngulje rinumėrim tė votave nė proporcional duke pretenduar pėr vjedhje tė votave nga dy partitė e mėdha PS e PD. Por, rinumėrimi i votave nė proporcional nuk po sheh akoma dritėn jeshile nga KQZ-ja, ndėrkohė qė nė dyert e kėtij institucioni vazhdon tė rritet fluksi i ankesave pėr kėtė ēėshtje. Vetėm ditėn e djeshme kanė ardhur 17 ankesa nga LZHK-ja, 5 nga LSI dhe 2 nga PAA pėr rinumėrim tė votave nė qendra tė veēanta numėrimi. Burime pranė KQZ-sė pranojnė jozyrtarisht se nuk ka shpresa pėr njė rikthim tė procesit tė numėrimit nė proporcional. Sipas kėtyre burimeve procesi zgjedhor do tė futej nė kolaps nėse do tė rikthehej numėrimi i votave nė atė masė qė kėrkohet nga partitė. Deri mė tani tė gjitha ankesat qė bazohen tek kjo kėrkesė janė rrėzuar nga KQZ-ja, ndėrkohė qė mbeten pėr t'u shqyrtuar dhe dhjetra tė tjera.

Rrėzimi
LZHK-ja dhe LSI-ja janė mė kėmbėngulėse nė kėtė proces ankimimi, por asnjė kėrkesė e tyre nuk ėshtė pranuar deri mė tani nga anėtarėt e KQZ-sė. Nė mbledhjet e ditės sė djeshme KQZ nė mėnyrė unanime ka cilėsuar si tė pabaza kėrkesat pėr rinumėrim votash nė sistemin proporcional, njė sistem ky qė ka nxjerrė nė krye tė klasifikimit Partinė Republikane dhe atė Socialdemokrate duke lėnė pas dy partitė e mėdha PS e PD. Pėr proporcionalin kanė mbetur ende 3 zona pa nxjerrė tabelat e rezultateve, rezultate tė cilat mund tė ndryshojnė pak pėrqindjet aktuale tė partive. Sipas zėdhėnėsit tė KQZ-sė Erton Sinani megjithėse ka njė shqyrtim tė pėrshpejtuar tė ankesave nga 320 tė tilla vetėm 80 ankesa janė shqyrtuar. "KQZ po pėrpiqet qė nė njė kohė sa mė tė pėrshpejtuar tė shqyrtohet pjesa e mbetur e ankesave, pėr tė mos vonuar dhėnien e rezultatit pėrfundimtar pėr zgjedhjet e 3 korrikut", tha Sinani. Megjithėse volumi i punės nė kėtė komision ėshtė rritur ndjeshėm kėto ditė sipas Sinanit KQZ-ja pretendon tė pėrfundojė shqyrtimin e tė gjitha ankesave paszgjedhore brenda javės sė ardhshme pėr tė mundėsuar mė pas shqyrtimin e kėrkesave pėr pavlefshmėri tė zgjedhjeve nė zona tė caktuara. Tė gjitha subjektet dhe kandidatėt kanė tė drejtė tė ankimojnė ankesa pėr procesin deri mė datėn mė 13 Korrik.

Propocionali
LZHK-LSI dhe disa parti tė tjera tė vogla tė majta dhe tė djathta janė bashkuar nė tė njėtin qėndrim pėr tė rikthyer numėrimin e proporcionalit duke besuar se u janė vjedhur votat nė mėnyrė masive nga partitė e mėdha PD e PS. Dy ditė mė parė krerėt e kėtyre partive organizuan njė tryezė dhe i kėrkuan KQZ-sė qė tė rikthente numėrimin e votave. LZHK dhe LSI nuk kanė pasur komisionerė nė KZZ dhe akuzojnė komisionerėt e PD-sė e PS-sė se nė bazhkėpunim kanė vjedhur votat qė kanė qėnė pėr subjektin e tyre. Nuk bėn pjesė nė kėtė lobing vetėm PR-ja dhe PSD-ja, tė cilat kanė qėnė mė tė pėrfituarat nga zbatimi i skemės sė "Dushkut" duke marrė votat nga simpatizantėt e partive tė mėdha. Ndėrkaq, nė rezultatet pėrfundimtare pėr 93 zona sipas tė dhėnave tė KQZ-sė PR rezulton nė krye tė listės me 20.08 pėrqind e ndjekur nga PSD me 12.61 pėr qind. Renditja pėr partitė e tjera vijon si mė poshtė: LDLNJ 0.6 %, PBK 0.57 %, PAD me 4.9 %, PDR 7.65, PDK 3.22%, PR 20.08%, LZHK 3.43%, LSI 8.12 %, PAA 6.47%, PBNJD, PDS 4.33 %, PD 7.86%, PSD 12.61 % e PS me 8.97%.


Meta: S'njoh zgjedhjet nėse s'rinumerohen votat

LSI-ja ka akuzuar sėrish KQZ-nė se nuk po merr parasysh kėrkesat dhe provat e dėrguara nga kjo parti nė KQZ pėr vjedhjen e votave nė propocional. Kjo parti ka mbledhur dje kryesinė pėr kėtė ēėshtje duke e vendosur se nėse nuk i merren parasysh kėrkesat nga KQZ-ja atėherė kjo parti nuk do t'i njohė zgjedhjet e 3 korrikut. Kėtė e pohoi dhe kryetari i partisė Ilir Meta, i cili mori si shembull provėn qė vjen nga njė qendėr votimi, procesverbali i sė cilės ka dy shifra tė ndryshme pėr votat e LSI-nė. Nė fillim tė procesverbalit ėshtė numri 70 vota pėr LSI-nė ndėrsa nė fund tė tij nė rezultatet pėrfundimtare ėshtė nurmi 0 pėr votat e LSI-sė. Ndėrkaq LSI-ja ka akuzuar KQZ-sė se po pėrdoret politikisht dhe se nuk merr parasysh asnjė provė qė dėrgon nė komision pėrfaqėsuesi juridik i LSI-sė. Meta deklaroi se ėshtė i bindur se "KQZ nuk ėshtė mė institucioni qė do tė ēertifikojė zgjedhjet, por ka marrė pėr detyrė ēertifikimin e vjedhjeve tė 3 korrikut". Sipas numrit njė tė LSI-sė provat janė tė dukshme dhe tė pakundėrshtueshme dhe ato tregojnė qartė se nė zona tė caktuara dhe nė qendra tė caktuara numri i votave del mė i lartė se numri i votuesve. Sipas Metės "reagimi i KQZ-sė nė bllok 7 me 0 kundėr tė gjitha ankesave dhe kundėr marrjes nė shqyrtim edhe tė provave qė ne kemi ofruar tregon se KQZ po kthehet nė njė institucion kriminal".


Shehi mbledh sot tė 100 kandidatėt

LZHK, gati kundėrshtimin e ndarjes sė propocionalit
Drejtuesi Ekzekutiv i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar Dashamir Shehi do tė mbledhė sot 100 kandatėt qė konkuruan nė zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut. Qėllimi i kėsaj mbledhjeje ėshtė paraqitja dhe grumbullimi i tė gjitha parregullsive tė vėrejtura prej tyre nė ditėn e zgjedhjeve qė vėrtetojnė manipulimet e bėra ditėn e zgjedhjeve pėr votat e sistemit proporcional. Tė dhėnat do pėrdoren kundėr vendimit tė KQZ pėr propocionalitn qė e lė jashtė Kuvendit LZHK. Burime pranė kėsaj lėvizjeje bėjnė tė ditur se ankesat tė domukentuara me faktet qė vėrtetojnė shkeljet e kryera do tė kalojnė nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, pėr shqyrtim. Mė pas do tė jetė edhe Kolegji Zgjedhor qė do tė merret me kėto shkelje tė evidentuara. Mė pas tė gjitha dokumetat qė vėrtetojnė manipulimet e pretenduara nga kandidatėt e pėr deputetė tė LZHK-sė do tė depozitohen edhe nė institucionet ndėrkombėtare qė kanė monitoruar procesin zgjedhor nė 3 korrik. LZHK i qėndorn kėrkesės sė saj pėr tė bėrė tė mundur rinumėrimin e votave nė sistemin proporcional. Nė deklarat e bėra vazhdimisht pas ditės sė zgjedhjeve drektuesit e kėsaj force kanė akuzuar dy forcat e mėdha politike PS dhe PD pėr vjedhjen e votave dhe manipulimin e tyre nė sistemin proporcional. Edhe dje gjatė njė konference pėr shtyp, zėdhėnėsi i Fushatės elektorale Adi Veliu u shpreh se sė bashku me LSI-nė dhe forca tė tjera ėshtė nė bashkėveprim tė plotė pėr tė mbrojtur votat e shqiptarėve.

 
 
KZZ numėr 2 bllokohet sėrish. Vendimi shpejt nė dorėn e KQZ
 
KQZ: Mund tė rivotohet nė zonėn 2 nė Shkodėr
U bllokuan 17 qendra votimi nė zgjedhje

Rezarta Delisula


Zona Zgjedhore numėr 2 nė Malsinė e Madhe ėshtė "delja e zezė" e zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2005. Nė 17 qendra votimi zgjedhjet nuk u zhvilluan ndėrsa edhe te ato qendra ku votimi shkoi normalisht, Komisioni Zonal Zgjedhor krijoi probleme nė bllokimin e rezultateve. Vetėm para disa ditėsh Komisioni Qendor Zgjedhor kėrkoi ndjekje penale pėr 7 komisionerėt, tė cilėt nėn akuzėn "Pėr bllokim tė procesit Zgjedhor", rrezikojnė 6 deri nė dy vjet burgim. Nga KQZ-ja mėsojmė se komisioni zonal zgjedhor i riu ėshtė ngritur, por ende nuk ėshtė marrė njė vendim nga KQZ-ja se ēfarė do tė ndodhė me kėtė zonė. Zgjedhje nė 17 qendra apo nė tė gjithė zonėn 2? Tė dyja mundėsitė nuk pėrjashtohen nga KQZ-ja ndėrsa brenda javės do tė merret njė vendim pėr kėtė zonė e cila ka bllokuar maxhoritarin dhe propocionalin. Nė kėtė zonė kandidojnė Astrit Bushati pėr Partinė Demokratike dhe Pal Leraj pėr Partinė socialiste. Kodi Zgjedhor i jep mundėsi KQZ tė qė anullojė tė gjitha zgjedhjet nė kėtė zonė nė rast se numri i qendrave tė votimit qė janė ende pa votuar mund tė ndikojė nė rezultatin e pėrgjithshėm tė zonės dhe tė zgjedhjeve. Nė kėtė zonė, KZZ e vjetėr nuk mundi tė merrte asnjė vendim duke krijuar problem pėr shpalljen e vendimit pėr mazhoritarin por edhe pėr llogaritjen e propocionalit. Pėr kėtė arsye KZZ vendosi qė tė padisė pėr ndjekje penale tė 7 komisionerėt dhe u kėrkoi partive qė tė emėronin 7 komisionerė tė tjerė. Ata kanė disa ditė qė po merren me shqyrtimin e ēėshtjeve tė mbetura pezull dhe nuk po gjejnė asnjė zgjidhje. KQZ mendohet qė tė presė edhe sot nė marrjen e njė vendimi nga ana e KZZ numėr 2. Nė rast nuk del asnjė rezultat atėherė KQZ do tė vendosė pėrfundimisht se ēdo bėjė duke u bazuar nė Kodin Zgjedhor.

Balancat
Zona 2 pritet tė bėhet skena e lojrave politike mes tė majtės dhe tė djathtės. Megjithėse nuk ėshtė pranuar flitet se nė kėtė zonė do tė varet dhe hyrja apo jo e LZHK nė parlamentin e ardhshėm. Nėse ndonjė nga partitė e mėdha e ndihmon atė qė tė fitojė votat e nevojshme pėr tė arritur nė 4 pėrqind atėherė skema e shpėrndarjes sė mandateve nė propocional ndryshon. Tė majtėt dhe tė djathtėt humbin nga njė vend pėr shkak se LZHK merr minimumi 2 deputetė. Ndėrkohė nėse rivotohet e gjithė zona 2 nė Shkodėr vihet nė diskutim edhe rezultati nė mazhoritar. Megjithėse Astrit Bushati i PD-sė nė kėtė zonė ėshtė nė avantazh, ai ėshtė nė minorancė nėse bashkohen votat e PS dhe tė LSI atėherė kandidati i PS del nė avantazh tė ndjeshėm. PD (nė 40 qendra nga 70) ka 45.7% ndėrsa PS dhe LSI sė bashku kanė 50.4% kjo pa marrė parasysh edhe votat e aleatėve mė tė vegjėl si PAA, apo PSD tė cilat edhe pse kanė njė numėr tė vogėl votash nė mazhoritar nuk janė tėrėsisht tė parėndėsishme. Nėse ndodh njė bashkim i sė majtės nė kėtė zonė ka shumė gjasa qė Pal Lera ti shtohet listės sė kandidatėve tė PS qė vijnė nga Shkodra duke e ēuar numrin e tyre nė 3 po tė kihet parasysh edhe zona 1 nė Malėsinė e Madhe ku fitoi Paulin Sterkaj dhe zona 7 nė Velipojė dhe Bushat ku fitoi kandidati Tom Doshi. Por mund tė ndodhė qė e majta tė vazhdojė tė qėndrojė e ndarė dhe nė kėtė mėnyrė kandidati i PD-sė Astrit Bushati e ka rrugėn e hapur pėr tė fituar nė kėtė zonė. E gjithė kjo skemė ėshtė nė dorėn e KQZ e cila do tė vendosė nėse do tė votohet nė tė gjitha qendrat e votimit tė zonės 2 nė Shkodėr apo vetėm nė 17 qendrat e votimit qė u bllokuan nė datėn 3 korrik dhe nuk mundėn qė tė votojnė pėr shkak tė pėrplasjeve mes komisionerėve.


Pėrplasje nė KZZ e zonave pėr procesverbalet

Zgjedhjet, peng tė 5 zonave

KQZ s'ka nxjerrė ende rezultatet
Pesė zona zgjedhore nuk kanė nxjerrė rezultatin pėrfundimtar tė zgjedhjeve tė 3 korrikut. Komisionet Zonale Zgjedhore numėr 2, 64 dhe 100 nuk kanė firmosur tabelėn pėrfundimtare tė kandidatėve, ndėrsa KZZ-tė nr.2 dhe 92 atė tė propocionalit. Komisioni Qendror Zgjedhor brenda kėsaj jave duhet tė jap verdiktin mbi rezultatet nė kėto zona. Tabelės pėrfundimtare tė zgjedhjeve pėr partitė dhe aleancat, pra propocionalit, i mungojnė dy zona. Deri mė tani janė pėrllogaritur 98 zonat me pėrjashtim tė KZZ-sė 2 dhe 92 ku komisionerėt nuk kanė firmosur tabelėn pėrfundimtare. Mosfirmosja e tabelės pėrfundimtare pėr kandidatėt ėshtė ajo qė shkakton mė shumė shqetėsime. Nėrkaq edhe pa pasur njė ligjėrim tė rezultateve kanė ardhur kėrkesa pėr pavlefshmėrinė e zgjedhjeve nė kėto zona. Pėrveē zonės 2 ku janė Bushati i PD-sė dhe Leraj i PS-sė, kemi zonėn 64 ku kandidojnė Ilir Bano i Partisė Demokratike dhe Ethem Ruka i Partisė Socialiste. Ndėrkaq nė zonėn 100 janė Grigor Pasko i PD-sė dhe Stefan Ēipa i PS-sė. Nė zonėn 100 njė peshė tė madhe ka pasur kandidati i pavarur qė u mbėshtet nga PBDNJ-ja Thoma Miēo i cili ka depozituar pranė KQZ-sė njė kėrkesė pėr pavlefshmėrinė e zgjedhjeve nė kėtė zonė. Njė tjetėr ankesė pėr pavlefshmėrinė e zgjedhjeve ėshtė bėrė edhe pėr zonėn 92 nga kandidati i Partisė sė Bashkimit tė tė Drejtave tė Njeriut Spiro Ksera. Nė kėtė zonė kandiduan Vangjel Tavo i Partisė Socialiste dhe Artur Roshi i Partisė Demokratike. Deri mė tani nė KQZ janė depozituar 24 ankesa pėr pavlefshmėrinė e zgjedhjeve nė disa zona tė vendit.

 

 http://www.sot.com.al/
Over 300 complaints delivered to CEC
The number of the complaints at the Central Elections Commission has reached over 300. In such situation, where the halls of the main electoral institution in Albania have been occupied apart the television and written-media reporters, also by the complainers who as usual have privatized what is right.Inside these walls, we encounter the phrase “illegal elections”, which extremely weight upon the shoulders of common Albanians, who unlikely occurs to have shown such democratic culture on previous electoral processes, fulfilling their obligation in the best possible way. While the final results are being delayed, the tension among political parties is increased. The socialist leaders said they are going to recognize only the results certified by electoral institutions. The Minister of Integration, Ermelinda Meksi results to be one of the complainers. She expressed that, may be either in behalf of transparency or personal ego to gain more votes, even though she already got her mandate of MP, “complaints make the electoral process more interesting”, while the reactions of internationals express the opposite. The accusations between the Democratic Party and the Socialist Party for pressure toward state administration and institutions that work on the electoral process have opened many polemics. May be these declarations have made the candidates who lost the elections more thirsty to complain, where sometimes it is not so clear what they are asking for. The Central Elections Commission, because of this confusion and thirsty for power by complaining candidates, has dropped tens of requests for rewording them and many others for not complying with the legal code. The results of the proportional system and the complaints of candidates in various zones are increasing the hopes of socialists and their allies to get a higher result in these elections. There have been deposited over 300 post-electoral complaints in CEC contesting the tables of results. The socialist leaders declared they would recognize only the results certified by the electoral institutions. In this frame, the Minister of Integration, Ermelinda Meksi is one of the complainers.
 
Bode: Albtelecom privatization, abusive
“The Democratic Party will not recognize the selling of Albanian Albtelecom to a phantom company by the government, company which in the court has registered only the establishing act”, expressed the General Secretary of the Democratic Party, Ridvan Bode during a press conference. According to him, this is the final disgraceful act of a government that has its days counted.He added, describing the actual government as discharged by the people since July3, this unprecedented act does not derive simply from the pull over of the government, but it occurs on a moment when the Albanian government was publicly informed the company that pretends to privatize Albtelecom is not a shareholder of Turkish Telecom, as it pretended in the documents delivered for the tender. The decision taken yesterday by the prime minister in duty who has passed to opposition since July3 is more shocking for the public after publishing the fact that the buyer of Albtelecom is not Turkish Telecom as it was declared from the government at the moment of tender, but a phantom one, which has as an asset just the registration act in the court. Bode then accused the actual prime minister as involved in this suspicious act saying the winning company is established by Fatos Nano and the owner of charter planes that traveled Nano throughout the world. Nano, instead of canceling the tender for selling Albtelecom, he ratified the selling procedure in the yesterday’s government meeting and after that he head to Turkey to be interested not any more for the fate of Albtelecom, but for his corruption’s suitcase. According to the leader of Blue Headquarter, this consists on the last disgraceful act of the government and prime minister. But meanwhile, he declared the Democratic Party would not recognize the selling of this company and it will immediately cancel it once DP will form its government. DP will ask a full inquiry about this black file to find all responsible people. Bode asked what DP government will do with this case, he responded saying the Albanian Parliament will be the one to decide whether it will ratify the procedure or not, because only the parliament has the legal authority to do so. He went on saying the selling of Albtelecom will not find any support by the coming government and even by the coming opposition, because this is a irresponsible and corruptive act made personally by prime minister Nano in presence of a small number of ministers who have not been gathered since times ago. Nano, with such illegal decision is trying to show power even though he has lost the elections.
 

 http://gazetametropol.com/
Shehi: Nuk kam bėrė bisedime me socialistėt
11 Korrik  Drejtori Ekzektutiv i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, Dashamir Shehi, ka hedhur poshtė zėrat pėr njė bashkėpunim tė mundshėm mes kėsaj lėvizjeje dhe Partisė Socialiste. Sipas Shehit, LZHK ėshtė njė lėviztje e djathtė dhe ka deklaruar qė para fushatės elektorale se do tė jetė nė koalicion me tė djathtėn, duke hedhur poshtė ēdo mundėsi pėr koalicion me Partinė Socialiste. “Ne jemi njė grupim i djathtė dhe pėrpara zgjedhjeve deklaruam se nuk do tė bėjmė koalicion me asnjė parti, aq mė shumė me Partinė Socialiste. Nė rast se koalicioni jonė do tė formohej, atėherė ky do tė ishte koalicion me tė djathtėn por nė asnjė mėnyrė me tė majtėn”, tha Shehi. Nga ana tjetėr, ai theksoi se pėr momentin ėshtė nė aleancė me LSI-nė, por kjo pėr shkak tė kontestimeve qė ka kjo lėvizje pėr numėrimin e votave nė sistemin proporcional. Vetėm njė ditė mė parė, nė media u pėrhap lajmi se Shehi ėshtė takuar me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė PS, Gramoz Ruēi, pėr njė bashkėpunim tė mundshėm mes kėtyre dy partive. LZHK, nė zgjedhjet e 3 korrikut ėshtė regjistruar si koalicion, dhe pėr kėtė qėllim i nevojiten 4 pėrqind tė votave, pėr tė kaluar pragun elektoral. Deri mė tani, kjo lėvizje ka marrė vetėm 3.5 pėrqind, duke rrezikuar tė mos ketė asnjė deputet nė parlament.
 
 
Parlamenti i ri ndryshon ligjin e pronave
11 Korrik  Ai qė ka marrė tokėn e tij, pavarėsisht ligjit 7501, nuk ka tė drejtė tė kėrkojė kompensimin

Komiteti Shtetėror i Pronave, merr masat pėr uljen e faturės financiare

Parlamenti i ri pritet tė ndryshojė dhe njė herė ligjin pėr kthimin dhe kompensimin e pronave. Komiteti Shtetėror i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, pritet tė zhvillojė kėtė javė njė mbledhje ku do tė kėrkojė rindryshimin e ligjit, pasi nė tė, nuk janė pėrcaktuar qartė kriteret pėr tė kėrkuar kompensimin. Komisionerėt kanė konstatutar se ligji u lejon dhe atyre qė kanė marrė tokėn e tyre, pavarėsisht ligjeve qė janė miratuar pas vitit 1993, tė rikėrkojnė kompensimin. Kjo sepse nė procesin e regjistrimit tė pasurisė, toka e rimarrė ėshtė konsideruar si e pėrfituar prej ligjit 7501, i cili konsiderohet reformė. Ndaj dhe ish-pronarėve u lejohet qė tė rikėrkojnė kompensimin. Njė veprim i tillė do tė rrisė ndjeshėm faturėn financiare pėr shtetin, ndaj dhe komisioni ka vendosur tė kėrkojė ndryshimin e ligjit. Por ėshtė theksuar se personat qė kanė marrė pronė sipas ligjit 7501, pra jo ata qė kanė marrė tokėn e tyre, do tė kenė tė drejtė qė tė kėrkojnė kompensimin.

Debati

Sipas tė dhėnave tė shoqatės "Pronėsi me Drejtėsi", ligji 7501 ėshtė zbatuar vetėm nė 21 pėr qind tė rasteve tė deklaruara. Pra nga rreth 400 mijė ha tokė e ndarė, vetėm 80 mijė janė marrė sipas ligjit pėr reformėn e tokės sė miratuar nė vitin 1993. "Nė rreth 80 pėr qind e rasteve, toka ėshtė ndarė fshatēe", pra secila familje ka marrė tokėn qė ka pasur. Por nė zyrėn e hipotekės toka ėshtė regjistruar si e marrė prej ligjit 7501. Njė veprim i tillė, i jep tė drejtėn pronarėve qė tė kėrkojnė kompensimin sipas ligjit tė miratuar mė 29 korrik tė vitit 2004, pėr kthimin dhe kompensimin e pronave. Nga krerėt e shoqatės "Pronėsi me Drejtėsi", ėshtė theksuar se askush nuk mund ti heqė tė drejtėn pronarėve tė kėrkojnė kompensimin e tokės sė tyre, kjo edhe pse kanė pėrfituar nga reforma e ligjit 7501. "Tė gjithė janė tė barabartė para ligjit, ndaj dhe pronarėt kanė tė drejtė tė pėrfitojnė nga reforma", thanė drejtuesit e kėsaj shoqate. Por komiteti i pronave ka vendosur qė tė kėrkojė ndryshimin e ligjit, pėr tė ulur dhe faturėn financiare. Sipas kėtij komiteti, deri sa njė pronar e ka marrė tokėn e tij, pavarėsisht se e ka regjistruar si tė pėrfituar nga ligji 7501, nuk duhet tė ketė tė drejtėn e kompensimit.

Kėrkesa

Burimet kanė bėrė tė ditur se, menjėherė nga mbledhja e parė e Kuvendit tė Shqipėrisė do tė kėrkohet paraqitja e njė amendamenti, pėr tė ndryshuar ligjin. Kjo do tė jetė ndėrhyrja e dytė pėr ndryshimin e ligjit tė kthimit dhe tė kompensimit tė pronave, pas vendimit pėr shtyrjen e afateve tė paraqitjes sė kėrkesave pėr kompensimin. Pėr kėtė mėsohet se ėshtė parashikuar njė mbledhje e Komitetit, pėr tė vendosur pikat e amendamentit qė do tė pataqitet nė Kuvend.

Nė vitin 1944

ishin 393 mijė ha tokė

50 mijė ha ishin tokė shtetėrore

300 mijė ha tokė e re u hap gjatė komunizmit

133 mijė ha tokė rezultonte e lirė nė vitin 2003

Deri nė vitin 1944, nė Shqipėri ishin 393 mijė ha tokė e punueshme, truall, bujqėsore, livadh, etj. Prej kėsaj hapėsire, 50 mijė ha ishte pronė shtetėrore dhe 343 mijė ha, private. Por, mbas vitit 1944 ėshtė hapur 300 mijė ha tokė prej kėnetave, etj. Nė vitin 1972, me miratimin e Kushtetutės sė re, shteti ishte pronar i vetėm. Ndėrsa nė vitin 1992, shtetit i ėshtė hequr kjo e drejtė, duke rinjohur pronėn private. Por, me ligjet e pas vitit 1993, toka nuk iu dha pronarėve tė vjetėr, por ėshtė ndarė mes tyre dhe punonjėsve tė kooperativave apo fermave. Nė vitin 2003, ėshtė deklaruar se nė Shqipėri kishin mbetur vetėm 133 mijė ha tokė e lirė, shifėr e cila pritet tė jetė ulur dhe mė shumė gjatė kėtyre dy viteve.

PD merr zyrtarisht 73 vota, e majta mbetet 67
11 Korrik  Pritet pėrfudidmi i marrėveshjes me PBDNJ pėr pjesėmarrjen e minoriteteve nė qeverisjen qendrore

KQZ deklaron pėrfundimin e numėrimit tė votave nė mazhoritar dhe proporcional

Armand Maho

Njė javė pas zgjedhjeve tė 3 korrikut, zbardhet dhe pėrbėrja e deputetėve, qė do tė jenė pjesė e parlamentit shqiptar pėr legjislaturėn 2005-2009. KQZ ka nxjerrė rezultatin pėr 97 zona zgjedhore, pėr mazhoritarin, dhe 98 zona pėr sistemin proporcional. Nė bazė tė rezultateve tė deritanishme, Partia Demokratike ka arritur tė sigurojė 73 deputetė, sė bashku me aleatėt, duke siguruar kartonat e nevojshėm pėr tė formuar qeverinė. Ndėrsa kanė nisur bisedimet me PBDNJ, pėr ta afruar nė koalicion.

Mazhoritari

Nga 97 zona tė nxjerra deri tani, PD ka arritur tė sigurojė 55 deputetė nė mazhoritar, kundrejt 40 deputetėve qė ka arritur tė sigurojė Partia Socialiste, 1 LSI dhe njė tjetėr ka arritur ta marrė PBDNJ nė zonėn 98. Nė listėn e proporcionalit, nė bazė tė tė dhėnave pėr 98 zona, koalicioni i djathtė i ka tė sigurtė 18 deputetė, ndėrsa koalicioni i majtė 22 mandate. Pra, nė bazė tė rezultateve zyrtare tė shpallura nga KQZ, demokratėt dhe aleatėt e tyre kanė arritur tė sigurojnė 73 deputetė, ndėrkohė qė priten rezultatet nė dy zona tė tjera. Rezultatet e zonės 2, ku kandidon Astrit Bushati, dhe ato tė zonės 64 ku kandidon Ilir Bano, janė ende nė proces. Deri mė tani, nė tė dy kėto zona kryesojnė demokratėt. Burimet theksojnė se nė rast se do tė hyhet nė bisedime me aleatėt e PS, kjo do tė bėhet vetėm pėr tė siguruar mbėshtetje nė miratimin e presidentit, i cili kėrkon 84 vota. Megjithatė, 73 deputetėve tė opozitės, pritet ti shtohen dhe 3 deputetė tė PBDNJ, e cila pritet tė pėrfshihet nė qeverinė e ardhshme tė demokratėve. Ka qenė kreu i PD-sė, Sali Berisha, i cili e ka paralajmėruar njė muaj mė parė kėtė bashkim, duke dalė nė mbrojtje tė minoriteteve. Ndėrkohė qė PS, bashkė me aleatėt, do tė mbetet nė kuadrin e 65 deputetėve, pėrfshirė dhe PDS.

Proporcionali

Listėn e pėrqindjes sė proporcionalit vazhdon t’a kryesojė Partia Republikane, e cila nė kėto zgjedhje ka marrė 20.5 pėrqind tė votave. Nė bazė tė kėsaj pėrqindjeje, PR ka siguruar 12 mandate deputetėsh nė qeverisjen e ardhshme. Nė vend tė dytė vjen PSD me 12.7 pėrqind, duke siguruar 5 deputetė nė proporcional, pas saj vjen LSI me 8.37 pėrqind, e barabartė me 5 mandate dhe sė bashku me mandatin e fituar nga Meta, arrin tė sigurojė 6 vende nė parlament. PDR ka arritur tė sigurojė 4 vende, PAA 4 deputetė, PAD 3, PBDNJ sė bashku me njė mandat tė fituar nė mazhoritari 3, PDS 3 deputetė dhe PDK njė deputet.

Ankesat

Nė KQZ vazhdojnė tė shqyrtohen ankesat e bėra pėr pavlefshmėri apo rinumėrim nė zona tė ndryshme, tė bėra kryesisht nga kandidatėt socialistė. Dje u vendos qė tė shtyhet pėr ditėn e martė ankimi i bėrė nga kandidati i PS nė zonėn 73 Kastriot Islami, pėr rishikim tė procesit zgjedhor. KQZ ka shpallur fitues nė kėtė zonė Artur Shehun, kandidatin e PD. Edhe kandidatė tė tjerė socialistė kanė kundėrshtuar procesin, duke pretenduar pėr manipulime nė zonat e tyre. Pavarėsisht kontestimeve praktika e deritanishme e KQZ ka treguar se vendimet e KZZ-ve janė lėnė nė fuqi, duke prerė nė kėtė mėnyrė edhe atė shpresė tė vogėl tė disa prej kandidatėve pėr tė kthyer rezultatin nė favor tė tyre. Tashmė pėr humbėsit mbetet vetėm ankimi nė Kolegjin Zgjedhor. Pas pėrfundimit tė kėsaj faze, deklarohet dhe rezultati pėrfundimtar i zgjedhjeve parlamentare.

Basha deklaron fitoren e PD dhe votat pėr qeverinė

Lulėzim Basha, tha dje se e djathta e ka konsoliduar fitoren e saj dhe ka siguruar numrat e nevojshėm pėr tė siguruar mbarėvajtjen e qeverisė. “Pavarėsisht prej malit tė ankesave fallco tė kandidatėve humbės tė PS-sė fitorja e PD-sė ėshtė e konsoliduar. Nga rezultate e shpallura deri mė tani nga KQZ-ja nė mazhoritar, PD rezulton fituese nė 55 zona. Presim me siguri konformimin e fitores sė thellė te kandidatėve tė PD-sė pėr 3 zonat e tjera ku ende nuk janė shpallur rezultatet. Nga rezultatet e deritanishme numri i deputetėve nė proporcional ėshtė rreth 19 deputetė. Kandidatėt fitues tė sė djathtės, pavarėsisht logove me tė cilat kanė garuar janė brenda ligjit. Tė gjithė kandidatėt fitues tė PD-sė deputetėt e ardhshėme tė mazhorancės dhe te qeverisė sė PD-sė dhe aleatėve tė saj janė tė zgjedhur nė pėrputhje tė plotė me ligjet, rregullat dhe kushtetutėn e vendit”, tha Basha. Ai ka denoncuar dje shkelje nė zonėn zgjedhore 92 nė dėm tė kandidati tė PD-sė. Ai tha se nė zonėn numėr 92, nė kutinė e votimit tė proporcionalit janė gjetur rreth 1700 vota mė shumė sesa ka qenė numri i pjesėmarrėsve tė zgjedhėsve nė votim. Gjatė procesit tė numėrimit, hartimit tė tabelave tė rezultateve nga GNV-tė dhe nė procesin e hartimit tė rezultateve tė gjithė zonės zgjedhore nr. 92, kanė ndodhur deformime tė procesit zgjedhor dhe janė evidentuar pėrpjekje tė komisionerėve tė majtė, pėr tė manipuluar procesin dhe pėr tė shėnuar tė tjera shifra nga ato qė rezultojnė realisht nė kutitė e votimit.

Deputetėt PD

1) Ramiz Ēobaj (PD)

2) Gilman Bakalli (PD)

3) Arenca Troshani (PD)

4) Jozefina Topalli (PD)

5) Nard Ndoka (PD)

6) Rexhep Uka (PD)

7) Aleksandėr Biberaj (PD)

8) Jemin Gjana (PD)

9) Fatos Hoxha (PD)

10) Aldo Bumēi (PD)

11) Preē Zogaj (PD)

12) Gjovalin Prenga (PD)

13) Gjokė Vuksani (PD)

14) Pal Dajēi (PD)

15) Idriz Xhumara (PD)

16) Sali Shehu (PD)

17) Rahim Kaleci (PD)

18) Shkėlqim Ziri (PD)

19) Ndriēim Babasi (PD)

20) Sami Gjergji (PD)

21) Sokol Olldashi (PD)

22) Flori Bajramaj (PD)

23) Ferdinand Xhaferri (PD)

24) Gazmend Oketa (PD)

25) Genc Juka (PD)

26) Bamir Topi (PD)

27) Besnik Mustafaj (PD)

28) Lulzim Basha (PD)

29) Bujar Nishani (PD)

30) Ylli Pango (PD)

31) Majlinda Bregu (PD)

32) Gėzim Karapici (PD)

33) Spartak Ngjela (PD)

34) Safet Sulaj (PD)

35) Astri Patozi (PD)

36) Leonard Demi (PD)

37) Baki Shehi (PD)

38) Sali Berisha (PD)

39) Ėngjėll Cara (PD)

40) Luan Skuqi (PD)

41) Dashamir Sula (PD)

42) Aurel Bylykbashi (PD)

43) Blerim Ēela (PD)

44) Mevlan Xhindoli (PD)

45) Artur Shehu (PD)

46) Fatos Beja (PD)

47) Mehmet Xheka (PD)

48) Ridvan Bode (PD)

49) Ilir Rusmali (PD)

50) Edmond Spaho (PD)

51) Besnik Jaēelli (PD)

52) Mehmet Hoxha (PD)

53) Genc Ruli (PD)

54) Bujar Leskaj (PD)

55) Ardian Kollozi (PD)

56) Astrit Bushati (pritet)

57) Ilir Bano (pritet)

PR

1) Fatmir Mediu

2) Genc Sharku

3) Besnik Xhidra

4) Albert Faruku

5) Hajrulla Paturi

6) Artur Hasanbelliu

7) Robinson Lipe

8) Alfred Gega

9) Besnik Bisha

10) Lajla Pėrnaska

11) Parid Teferiēi

12) Galip Ramadhi

PDR

1) Genc Pollo

2) Tritan Shehu

3) Jak Ndoka

4) Frrok Gjini

PDK

1) Nikollė Lesi

PBL

1) Arjan Starova

Gjithsej 75 deputetė tė mundshėm

E Majta

1) Paulin Sterkaj (PS)

2) Tom Doshi (PS)

3) Qemal Minxhozi (PS)

4) Sadri Abazi (PS)

5) Andis Harasani (PS)

6) Shpėtim Idrizi (PS)

7) Ermelinda Meksi (PS)

8) Musa Ulqini (PS)

9) Durim Lamaj (PS)

10) Durim Hushi (PS)

11) Taulant Dedja (PS)

12) Bukurosh Stafa (PS)

13) Valentina Leskaj (PS)

14) Namik Dokle (PS)

15) Ndriēim Hysa (PS)

16) Elmaz Sherifi (PS)

17) Taulant Balla (PS)

18) Rrapush Tola (PS)

19) Arta Dade (PS)

20) Albert Ēaēi (PS)

21) Fatmir Xhindi (PS)

22) Ylli Bufi (PS)

23) Blendi Klosi (PS)

24) Erion Braēe (PS)

25) Marko Bello (PS)

26) Luan Memushi (PS)

27) Bashkim Fino (PS)

28) Rajmonda Stefa (PS)

29) Ben Blushi (PS)

30) Pandeli Majko (PS)

31) Fatmir Xhafaj (PS)

32) Alfred Dalipi (PS)

33) Flamur Hoxha (PS)

34) Gramoz Ruēi (PS)

35) Arben Malaj (PS)

36) Arben Isaraj (PS)

37) Besnik Dervishi (PS)

38) Fatos Nano (PS)

39) Petro Koēi (PS)

40) Vangjel Tavo (pritet)

41) Stefan Ēipa (pritet)

PBDNJ

1) Vangjel Dule

2) Leonard Solis

3) Spiro Peēi

LSI

1) Ilir Meta

2) Dritan Prifti

3) Mustafa Muēi

4) Sabit Brokaj

5) Pėllumb Xhufi

6) Ndre Legisi

PSD

1) Skėnder Gjinushi

2) Pajtim Bello

3) Diana Ēuli

4) Ferdinand Ibrahimi

5) Angjelina Kola

PAD

1) Neritan Ceka

2) Pirro Lutaj

3) Pashko Ujka

PDS

1) Paskal Milo

2) Hamit Kosta

3) Maks Fejzullahu

PAA

1) Lufter Xhuveli

2) Petrit Gjoni

3) Nikollaq Nerėnxi

4) Ymer Tola